Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024, për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.
Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).
Të dhënat e Eurostat, tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore, ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.
Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.
Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara.
Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara.
Gjithashtu, në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3-vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.
Nga viti 2015 deri nĂ« 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijĂ« persona nĂ« vit, 80% e tyre tĂ« rinj, ndĂ«rsa nga 2020 â 2025 ky tregues Ă«shtĂ« mesatarisht -34,5 mijĂ« nĂ« vit. Emigracioni i tĂ« rinjve Ă«shtĂ« rritur mĂ« shumĂ« se dyfishi pas pandemisĂ«
Anketat e Monitor, kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu, vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.
MĂ« shumĂ« se 66% e tĂ« anketuarve qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanĂ« si arsye pĂ«r emigrimin âmungesĂ«n e perspektives pĂ«r tĂ« ardhmenâ.
Gjithashtu, mĂ« shumĂ« se gjysma mendojnĂ« si arsyen e dytĂ« mĂ« kryesore pĂ«r largimin nga vendi âstandardet mĂ« tĂ« larta tĂ« jetesĂ«sâ, nĂ« vend tĂ« tretĂ« âmungesa e njĂ« shĂ«rbimi shĂ«ndetĂ«sor tĂ« pĂ«rshtatshĂ«mâ, nĂ« vend tĂ« katĂ«rt, âmungesa e sigurisĂ« dhe stabilitetit politik, ndĂ«rsa 46% e tĂ« anketuarve kishin si njĂ« arsye âarsim mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«tâ.
Ndryshe nga vende që kanë krijuar politika për të tërhequr ose rikthyer diasporën, Shqipëria nuk ka asnjë politikë efektive për të ruajtur apo kthyer qytetarët e saj.
PĂ«r mĂ« tepĂ«r, shpesh emigrimi Ă«shtĂ« parĂ« si âzgjidhjeâ e heshtur pĂ«r tĂ« ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.
Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen.
Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.
Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ Monitor
The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024 appeared first on Albeu.com.