Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sot, afati i fundit që bizneset të lirojnë hapësirat përgjatë akseve kombëtare, qeveria paralajmëron ndëshkim për ata që refuzojnë

By: V K
31 July 2025 at 11:23

Këtë të enjte 31 Korrik 2025, është afati i fundit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka lënë bizneseve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, përgjatë akseve kombëtare.

Pas këtij afati, parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi.

Një ditë më parë, zv. kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë.

Balluku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë subjekt, duke theksuar se siguria rrugore mbetet një prioritet i vazhdueshëm.

“Kemi informuar një javë më parë, i kemi bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe subjekteve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masa dhe për të liruar hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve, aty ku rrinë automjete të cilat tregtohen për pjesë këmbimi apo edhe për arsye të tjera që sipas një akti normativ të vitit 2011 duhet të qëndrojë 1 kilometër larg rrugës kombëtare”, tha Balluku.

Edhe kryeministri Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për lirimin vullnetar të hapësirave, duke theksuar se pas datës 31 korrik, çdo shkelje do të pasohet me penalizime.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, u shpreh Rama.

The post Sot, afati i fundit që bizneset të lirojnë hapësirat përgjatë akseve kombëtare, qeveria paralajmëron ndëshkim për ata që refuzojnë appeared first on Albeu.com.

Bizneset paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për tregun e lirë energjetik

30 July 2025 at 09:57

Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë paralajmëruar veprime të ashpra nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se bizneset shprehin shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, i cili rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.

“Nëse ZRRE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike. Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda”, thuhet në njoftim.

Bizneset anëtare të DHTIK paralajmërojnë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.

“Andaj edhe njëherë kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit në çdo proces që ndikon në funksionimin e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Bizneset paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për tregun e lirë energjetik appeared first on Telegrafi.

Rama: Çdo hapësirë publike e marrë peng do t’i kthehet komunitetit

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga disa subjekte që kishin marrë peng hapësirën komunitare.

“3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë: Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!”, shkroi Rama.

Kryeministri u shpreh se, “edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

/e.i/ /gj.m/

The post Rama: Çdo hapësirë publike e marrë peng do t’i kthehet komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

By: V K
26 July 2025 at 11:52

Partia Demokratike, ka reaguar sërish lidhur me ndërhyrjet e IKMT-së në zonat turistike, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dyfishtë të ligjit dhe mbrojtje selektive të ndërtimeve në varësi të lidhjeve me pushtetin.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, u ndal te shembjet në Theth, ku sipas saj banorët kanë ndërtuar mbi prona private të nxitur nga premtime për legalizim dhe zhvillim të turizmit malor.

Sipas PD-së, reagimi shtetëror ndaj tyre ishte i dhunshëm dhe përjashtues, duke injoruar kontributin e qytetarëve që kishin investuar për jetesën në zonë.

Krahasuar me këtë situatë, PD sjell shembullin e një hoteli në zonën e Currilave, Durrës, për të cilin pretendohet se është në pronësi të familjarit të një drejtori në bashki, që sipas saj nuk është prekur nga asnjë institucion kontrolli.

Partia Demokratike, thekson se ndonëse janë denoncuar prej kohësh raste të ndërtimeve të paligjshme në zona të tjera si Spitallë, Porto Romano dhe Shën Vlash, këto nuk janë bërë objekt hetimi nga SPAK apo IKMT.

Sipas PD-së, ky qasje e pabarabartë përforcon perceptimin se institucionet shtetërore veprojnë në mënyrë selektive, ndërsa qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për ndërtimet, në të njëjtat kushte ku të tjerët lejohen të zhvillojnë biznese të mëdha pa pengesa.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike dënon me forcë veprimet arbitrare dhe të padrejta të qeverisë ndaj banorëve të Thethit, të cilët, të nxitur nga premtimet publike të Kryeministrit Edi Rama, për legalizime dhe mbështetje ndaj turizmit malor, ndërtuan me mund dhe sakrificë në pronat e tyre private.

Përgjigjja shtetërore ndaj kësaj iniciative qytetare ishte një akt i dhunshëm, shembja e investimeve dhe mohimi i së drejtës për të zhvilluar jetesën dhe turizmin në zonat malore të Shqipërisë.

Por për të kuptuar më mirë këtë akt të pastër hipokrizie, mjafton të zhvendosemi për pak në Durrës, diku në plazhin e Currilave.

Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës.

Pronari i Hotel Villa Tramonto, me adresë në Durrës dhe në Jonufër Vlorë është Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Ardian Iljazaj, ish-Drejtor i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, pasi u shkarkua nga Edi Rama live dhe u arrestua nga policia për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit gradohet si Drejtor Shërbimesh në bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, biznesi i familjes së tij lulëzon në mes të Durrësit, pa asnjë shqetësim nga IKMT apo organet e drejtësisë edhe pse ndërtimi është futur pothuaj brenda në det.

Ky është standardi i dyfishtë i qeverisë Rama: qytetarët e zakonshëm, veçanërisht ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, përndiqen dhe ndëshkohen: ndërsa klientela e qeverisë mbrohet dhe shpërblehet.

Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht ndërtimet sidomos së fundmi lejet në këmbim të votave në zona si Spitallë, Porto Romano, Kënetë, Shën Vlash e të tjera në Durrës, por këto raste nuk janë objekt hetimi për SPAK, IKMT apo asnjë institucion tjetër.

Kjo sepse në Shqipërinë e Edi Ramës, ligji aplikohet vetëm kundër qytetarëve që nuk i shërbejnë interesave të tij.

Sepse Edi Rama, shfaqet se është vet ligji, është IKMT, është policia, është prokuroria është SPAK-u është drejtësia, është media, është ekzekutivi.

As nuk mban ndonjë keqardhje as shfaq ndonjë interes për ata qytetarë që kanë investuar jetën e tyre në projekte si ato në Theth, që i kanë ndërtuar me borxhe dhe përkushtim, duke besuar në premtimet e tij boshe.

Në fakt për ne asnjë habi… të gjitha këto i ka paralajmëruar prej kohësh lideri i opozitës professor Doktor Sali Berisha.

Koncepti i Ramës nuk është ai në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e kundërta. Kjo është arsyeja pse IKMT nuk shkon në Currilat e Durrësit, ku zaptohen pa frikë plazhet.

 

 

The post PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin appeared first on Albeu.com.

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

25 July 2025 at 09:18

Duke filluar nga pasditja e ditës së djeshme, në mbrëmje dhe sot në mëngjes, bizneset raportojnë se nuk po arrijnë dot të dorëzojnë online pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aplikimi bëhet përmes sistemit E-Albania. Kjo është një histori që përsëritet shpesh në ditët e fundit të korrikut, teksa subjektet nxitojnë që të dorëzojnë […]

The post Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet appeared first on BoldNews.al.

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

6 July 2025 at 16:22

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit ka dalë këtë të diel në terren, në disa prej zonave më të populluara të Tiranës, në kuadër të një aksioni të koordinuar për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte private. Ky aksion […]

The post Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren appeared first on BoldNews.al.

Tokë e xanun tek “21 Dhjetori”/ Paralajmërimi i Ramës për bizneset: Hiqni barrikadat dhe lironi trotuaret, ndryshe…

By: V K
5 July 2025 at 13:30

Kryeministri Edi Rama, ka denoncuar një tjetër rast të zaptimit të hapësirave publike, konkretisht tek zona e “21 dhjetorit” në Tiranë.

Rama paralajmëron bizneset të lirojnë urgjentisht hapësirat, ndërshe do të përballen me pasojat e ligjit.

 

 

Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…

Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!

The post Tokë e xanun tek “21 Dhjetori”/ Paralajmërimi i Ramës për bizneset: Hiqni barrikadat dhe lironi trotuaret, ndryshe… appeared first on Albeu.com.

Bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

By: user 11
4 July 2025 at 07:43

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit. Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.

Disa prej kompanive më të mëdha shqiptare në sektorë si telekomunikacioni, ndërtimi, banka dhe energjia kanë filluar të zgjerojnë praninë e tyre në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajone të tjera të Ballkanit, duke krijuar degë ose duke investuar në partneritete.

Disa grupe familjare që kanë konsoliduar kapital të konsiderueshëm në dekadën e fundit po diversifikojnë portofolin përmes investimeve jashtë vendit, sidomos në tregje me kosto të ulët ose lidhje të forta kulturore e gjuhësore si Kosova.

Gjithashtu marrëveshjet rajonale kanë lehtësuar qarkullimin e kapitalit. Përmirësimi i sistemit bankar dhe aksesit në shërbime ndërkombëtare financiare ka ndihmuar në transferimin më të lehtë të fondeve për investime jashtë vendit.

Disa kompani shqiptare janë tërhequr nga regjimet tatimore më të lehta në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni, duke i përdorur këto vende si qendra operacionale ose të regjistrimit të biznesit.

Në disa raste, investimi “në dalje” përfshin kapitalin që lëviz nga Shqipëria drejt nismave të drejtuara nga shqiptarë të diasporës, në Itali, Zvicër apo Gjermani, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, transportit dhe tregtisë.

Megjithatë Shqipëria ka një bazë prodhuese të kufizuar dhe numër të vogël korporatash me kapacitet për ekspansion ndërkombëtar. Kapitali i njerëzor me aftësi të ulëta dhe mungesa e kapaciteteve për të konkurruar në sektorë me vlerë të shtuar kufizon zgjerimin jashtë.

Rritja e FDI-së në dalje nga Shqipëria është një tregues pozitiv i kapacitetit në rritje të ekonomisë shqiptare për të eksportuar kapital dhe eksperiencë.

Stoku të përgjithshëm i investimeve në dalje në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ishte 9.4 miliardë euro në 2024. Serbia dominon me 5.1 miliardë euro, ndërsa vendet e tjera si Shqipëria (1.6 mld euro), Kosova (1.2 mld euro) dhe Bosnja (793 mln euro).

Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim modest, por ngelen shumë pas fqinjëve të tyre lindorë në BE. Investimet në dalje janë tregues kyç jo vetëm i forcës ekonomike, por edhe i integrimit të kompanive kombëtare në zinxhirët ndërkombëtarë të vlerës. Për vendet e Ballkanit perëndimor kapërcimi i këtij hendeku do të kërkojë më shumë reforma strukturore, ndihmë teknike dhe qasje në kapital të lirë analizojnë ekspertët e Institutit të Vjenës./ Monitor

The post Bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit appeared first on Lapsi.al.

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

3 July 2025 at 22:56

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë. Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari […]

The post Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm, bizneset që do raportojnë

By: user7
26 June 2025 at 07:51

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ngrejë dhe administrojë një Sistem të Dhënash mbi Turizmin i cili do të jetë produkt i raportimeve direkte të një sërë palëve dhe që do të përmbajë të dhëna parësore ndërkohë që pjesë plotësuese do të jenë edhe të dhënat indirekte të cilësuara dytësore.

Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit “Për përcaktimin e të dhënave parësore dhe dytësore të sistemit të të dhënave në turizëm” parashikon specikisht çfarë synohet të arrihet, kush do raportojë dhe kush mund të përdorë këto të dhëna.

“Konkretisht Baza e të dhënave shtetërore në Sistemin e të Dhënave në Turizëm, në vijim, baza e të dhënave, përbëhet nga:

a) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agjenci turistike;

b) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si udhërrëfyes turistik;

c) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si struktura akomoduese;

d) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator i turizmit detar;

e) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agroturizëm;

f) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator turistik;

g) te dhënat e ardhura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;

h) të dhënat e ardhura nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore;

i) të dhënat e ardhura nga Instituti i Statistikave;

j) të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit” thuhet në draft.

Ndërkohë ky dokument specifikon se të dhëna parësore konsiderohen informacionet specifike, të mbledhura nga institucioni administrues ndërsa dytësore konsiderohen informacionet që merren nga një bazë tjetër të dhënash, ku ato janë parësore.

Të dhënat do të përdoren nga një sërë institucionesh përfshirë këtu edhe Tatimet.

“Dhënës të informacionit në bazën e të dhënave shtetërore parësore dhe dytësore në sistemin e të dhënave në turizëm janë:

a) Agjencitë turistike dhe operatorët turstike;

d) Banka e Shqipërisë;

dh) Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit;

e) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

f) Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Subjekte të interesuara për të dhënat parësore dhe dytësore janë:

a) njësitë e vetëqeverisjes vendore;

b) Agjencia Kombëtare e Bregdetit;

c) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

Subjekte private që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit” vlerëson drafti.

Ky sistem pritet që të ngrihet nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit./ Monitor

The post Ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm, bizneset që do raportojnë appeared first on Lapsi.al.

Tregu i lirë i energjisë elektrike, Rizvanolli fton bizneset të marrin pjesë në seminarin informues

5 June 2025 at 10:50

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ftuar bizneset të marrin pjesë në seminarin që do të mbahet mbi aspektet teknike të furnizimit me energji elektrike në tregun e hapur.

Rizvanolli thotë se në takim do të adresohen çështjet kryesore që janë ngritur së fundi në takim me bizneset dhe furnizuesit.

“Të dashur përfaqësues të bizneseve. Bazuar në nevojën dhe kërkesën tuaj, po organizojmë një seminar për të adresuar çështjet kryesore që janë ngritur në gjatë takimit të fundit me ju dhe furnizuesit. Ky seminar është vazhdimësi e diskutimeve paraprake dhe i paraprin një takimi B2B me biznese e furnizues, me qëllim që në takimin B2B të jeni sa më të përgatitur për të vlerësuar e negociuar kontratat më të favorshme për ju”, ka shkruar ajo në Facebook.

Seminari informues është planifikuar të mbahet me 10 dhe 11 qershor.

Bizneset mund të regjistrohen duke klikuar këtu./Telegrafi/

The post Tregu i lirë i energjisë elektrike, Rizvanolli fton bizneset të marrin pjesë në seminarin informues appeared first on Telegrafi.

Pa kontratë, pa zgjidhje, qindra biznese në mëshirën e furnizuesit të fundit

1 June 2025 at 17:43

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë.

“Me sukses, të gjithë që kanë lidhur kontrata me furnizuesit kanë dalë në tregun e hapur. Ato që nuk kanë lidhur kontratë, kanë kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit”, tha për mediat në Kosovë, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Megjithatë, Fejzullahu nuk dha shifra se sa kompani, nga rreth 1300 që preken nga vendimi i liberalizimit të tregut, kanë lidhur kontrata dhe sa të tjera do të furnizohen me rrymë nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Kalimi në tregun e hapur, përkatësisht në tregun me çmime të parregulluara për furnizim me energji, po bëhet pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga ana e bizneseve. Pas hyrjes në fuqi të vendimit, Aleanca Kosovare e Bizneseve, tha se ZRRE-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme, pa transparencë “dhe duke shpërfillur realitetin ekonomik të vendit”.

The post Pa kontratë, pa zgjidhje, qindra biznese në mëshirën e furnizuesit të fundit appeared first on Sot News | Lajme.

ZRRE paralajmëron: FMF nuk është zgjidhje e qëndrueshme për konsumatorët

1 June 2025 at 13:57

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, se ka filluar me sukses vazhdimi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe të shumëpritur drejt ndërtimit të një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent, i cili do të ofrojë më shumë mundësi për konsumatorët që të zgjedhin lirshëm furnizuesin e tyre të energjisë elektrike.

“Liberalizimi i tregut synon të sjellë përfitime konkrete për konsumatorët përmes rritjes së konkurrencës ndërmjet furnizuesve, përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe krijimit të kushteve të favorshme për çmime transparente dhe në parime të tregut të lirë. Ky është një hap thelbësor drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe integrimit të plotë të tregut të energjisë së Kosovës në tregun rajonal dhe atë evropian”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

ZRRE fton të gjithë konsumatorët e kualifikuar për të dalë në treg të lirë që ende nuk kanë përzgjedhur furnizuesin e tyre të energjisë elektrike, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të gjetur furnizuesin më të përshtatshëm sipas nevojave të tyre dhe kushteve më të favorshme që ofron tregu.

“Çdonjëri nga këta konsumator obligohen të zgjedhin lirshëm furnizuesin e tyre në tregun e hapur, duke u bazuar në oferta që përputhen me profilin dhe kërkesat individuale të konsumit. Konsumatorët që mbesin pa furnizues, kalojnë automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF), por ZRRE thekson se qëndrimi te FMF është një mundësi e fundit për furnizim të garantuar, dhe se ky furnizim nuk përfaqëson një zgjidhje të qëndrueshme, e as kushte të volitshme për konsumatorët”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas ZRRE, Furnizuesi i Mundësisë së Fundit duhet të shihet si një zgjidhje e përkohshme, deri në zgjedhjen e një furnizuesi nga ana e konsumatorit i cili zgjatë jo më shumë se 60 ditë.

“ZRRE, informon se për te gjithë konsumatorët që janë duke u furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është siguruar energjia përmes bursës Shqiptare (APLEX). Për të lehtësuar këtë proces, ZRRE ka publikuar në faqen zyrtare www.ero-ks.org listën e furnizuesve të licencuar të energjisë elektrike dhe ka vënë në dispozicion udhëzime praktike për mënyrën e përzgjedhjes së furnizuesit, krahas informacioneve për të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve në tregun e liberalizuar”, thuhet më tej në njoftim.

ZRRE thekson se mbetet e përkushtuar që të sigurojë një treg të drejtë, funksional dhe në shërbim të konsumatorit, duke vazhduar angazhimin për monitorim aktiv, informim të rregullt dhe mbrojtje të interesit të konsumatorit final. /Telegrafi/

The post ZRRE paralajmëron: FMF nuk është zgjidhje e qëndrueshme për konsumatorët appeared first on Telegrafi.

Protesta e bizneseve në Prishtinë gjen mbështetje të gjerë nga qytetarët, tregon sondazhi

30 May 2025 at 12:54

Të enjten, për dy orë u mbyllën hyrjet kryesore të Prishtinës si pjesë e një proteste të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha pjesët e vendit.

Protesta kishte për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj mënyrës së trajtimit të procesit të kalimit të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa përgatitjen e nevojshme institucionale dhe teknike.

Ndërkohë, reagimi i qytetarëve ndaj protestës ka qenë kryesisht në përkrahje të kësaj kërkese nga bizneset.

Në një sondazh të zhvilluar nga Telegrafi, me pyetjen: “A e vlerësoni protestën e bizneseve për mbylljen e hyrje-daljeve në Prishtinë për dy orë?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Nga mbi 3 mijë votues në vetëm 24 orët e para, 71 për qind kanë votuar në favor të protestës, ndërsa 29 për qind kanë qenë kundër.

Ndryshe, nga Oda Ekonomike e Kosovë kanë thënë se ky tranzicion po ndodh në mënyrë të papërgatitur dhe pa konsultime të mjaftueshme me komunitetin e biznesit, çka, sipas tyre, rrezikon rëndë stabilitetin financiar të ndërmarrjeve dhe konkurrueshmërinë në treg. /Telegrafi/

 

The post Protesta e bizneseve në Prishtinë gjen mbështetje të gjerë nga qytetarët, tregon sondazhi appeared first on Telegrafi.

“Paralizohet” Prishtina, bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

29 May 2025 at 16:35

Përfaqësues të bizneseve i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë.

Mëngjesin e së enjtes, ata filluan i bllokuan për rreth dy orë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha gjatë protestës se bizneset po detyrohen të dalin në tregun e lirë dhe se ato do të përballen me një çmim të ri të rrymës, “220 deri në 270 për qind më të lartë”.

“Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim të protestojmë sot. Kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë. Ne duam vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë. Kemi kërkuar një vit për ta përgatitur tregun dhe bizneset. Çdo shtet ka një fazë tranzicioni, e ne nuk kemi”, tha Rafuna.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme./REL

The post “Paralizohet” Prishtina, bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë appeared first on Sot News | Lajme.

Shqiptarët po sigurojnë me shumë jetën/ AMF: Në janar-prill, rritje me 11 për qind

29 May 2025 at 15:21

SHQIPËRI- Sigurimet për jetën kanë pësuar një hov gjatë këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare tregojnë se qytetarët shqiptarë  kanë  shpenzuar më tepër për të siguruar jetën.

Primet nga sigurimet  të jetës gjatë periudhës  janar-prill 2025, arritën në rreth 730 milionë lekë, ose 10.55 % më shumë se  në janar-prill 2024.

Një pjesë e konsiderueshme e këtij zëri lidhet edhe me sigurimin e detyrueshëm të jetës për shkak të marrjes së kredive për blerje banese. Tregu  mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.43% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.52%.

Sigurimi i detyrueshëm motorik vijon të ketë rritje dhe gjatë 4 muajve të parë të këtij viti arriti në 4,6 miliardë lekë, ose 14.26% më shumë se në janar-prill 2024.

Ndërkohë që me rënie të konsiderueshme kanë rezultuar   sigurimet për pronën  apo shëndetin. Sipas të dhënave zyrtare  në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar-prill 2025, vihet re një ulje  me gati 10%  të të këtij portofoli.

Ndërsa Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar-prill  2025, arritën në rreth 460 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 9.58% në krahasim me janar-prill 2024.

Ndërkohë që në katër muajt e parë rezulton se kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak detyrime për aksidentet në krahasim kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al

Bizneset dhe qytetarët morën 100 mld lekë kredi për një vit, rritje 13% në prill

By: fra nc
29 May 2025 at 14:56

Bankat kanë një portofol kredie me vlerë 872 mld lekë. Shifra tregon për interes të shtuar të biznesit dhe qytetarëve për të investuar përmes huas bankare.

Kredia e përgjithshme, e cila është marrë në bankat tregtare në Shqipëri ka arritur në fund të muajit prill vlerën 872 miliardë lekë.

Në krahasim me prillin e kaluar, vihet re një rritje 13%, çka tregon se individët dhe bizneset përveç interesit për të investuar, kanë rritur besimin për sektorin financiar.

Me të dhënat që raporton Banka Qendrore, rezulton se për një muaj kredia është rritur 5.5 miliardë lekë, dhe për një vit 101 miliardë lekë.

Për krahasim, zgjerimi  i atribuohet kryesisht kreditimit për biznesit, i cili ka kërkuar 54 mld lekë përgjatë një viti.

Po ashtu, kredia në valutë ka shënuar rritje 18%, e cila ka dominuar mbi kredinë në lekë që është zgjeruar 7%.

Rritja e kreditimit në prill është sinjal i mirë për ekonominë dhe sistemin bankar. Ajo tregon një sistem financiar aktiv dhe që mbështet rritjen ekonomike. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me kujdes dhe politika të qëndrueshme për të ruajtur cilësinë e borxhit.

The post Bizneset dhe qytetarët morën 100 mld lekë kredi për një vit, rritje 13% në prill appeared first on Euronews Albania.

Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po ushtron presion ndaj bizneseve

29 May 2025 at 12:46

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka folur për protestën e sotme të bizneseve dhe vendimin e ZRRE-së për dalje në treg të hapur që prek rreth 1200 biznese.

“Ky proces është i përcaktuar me Ligj të Energjisë i miratuar në vitin 2016. Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në këtë tranzicion”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo shtoi se kanë ftuar një takim për sot në orën 13:00 me bizneset dhe kompanitë furnizuese, derisa tha “shpresoj që Oda Ekonomike e Kosovës ua ka përcjell ftesën bizneseve”.

Ministrja në detyrë ngjashëm si kryeministri në detyrë, kritikoi Odën Ekonomike të Kosovës se ka nisur luftë politike.

“Kemi dërguar ftesë që të kemi takim sot në orën 13:00. Bizneset kanë presion nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mos marrë pjesë në takime,  për të mos nënshkruar oferta me furnizues dhe për të dalë në protesta Disa furnizues kanë thënë se hezitojnë të vijnë në takimin e sotëm për shkak se nuk ndjehen mirë në një pozitë të tillë se nga disa biznese dhe oda i bëjënë të ndjehen sikurse po e marrin njërën anë e jo atë të luftës politike që ka zgjedh Oda Ekonomike e disa të tjerë”, tha Rivanolli.

Ajo shtoi se e kanë parasysh se këta që janë destruktiv e bllokues janë pak por janë të zëshëm.

Tutje ministrja në detyrë tha se raportimet se KESCO do të blejë energji për 30 euro nuk janë të sakta.

“Nuk është e saktë që KESCO ka të drejtë ta blejë me 30 euro energjinë dhe ta shes në treg të rregulluar”, tha Rizvanolli. /Telegrafi/

The post Rizvanolli: Oda Ekonomike e Kosovës po ushtron presion ndaj bizneseve appeared first on Telegrafi.

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë

By: Oldi
28 May 2025 at 19:28

Disa kompani në Kosovë kanë marrë oferta për energji elektrike deri në trefish më të larta se tarifat e tanishme, dhe shumica nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata me furnizuesit. Megjithatë, nga 1 qershori, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të gjitha bizneset e mëdha do të dalin nga skema e […]

The post Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

24 May 2025 at 14:53

Tirana është kthyer në qendër ekonomike, por bizneset e vogla po përballen me sfida për shkak të rritjes së taksave vendore nga Bashkia, disa me efekt prapaveprues. Mungesa e transparencës dhe njoftimit i ka penalizuar edhe bizneset që kanë qenë të rregullta. Komisioni i Apelimit është jo funksional, ndërsa rruga gjyqësore është e gjatë dhe […]

The post Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave appeared first on BoldNews.al.

❌
❌