Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Edicioni i 9-të i ZA Fest ndizet në Kalanë e Rozafës këtë korrik

By: Kult Plus
23 July 2025 at 15:12

Edicioni i nëntë i ZA Fest do të vijë për publikun përsëri nga Shkodra në datat 24, 25, dhe 26 korrik.
Zëri që kumbon prej kalasë së Shkodrës për tri net do të sjellë artistët më në zë të momentit duke bashkuar arti modern me traditën, në një skenë plot emocione, intimitet e energji shpërthyese njëherësh.

Pjesë e këtij festivali do të jenë emra si Armend Rexhepagiqi, Rednex, MC Kresha & Lyrical Son, Casadilego, Petrit Çarkaxhiu, Arbër Agalliu, Lorik Cana, Rafael Hoxhaj etj.

ZA Fest është aktivitet kulturor i përvitshëm, krijuar nga pasioni i artistit Vlashent Sata.

Skenë e këtij eventi është bërë Kalaja e Rozafës, shtëpitë muze në Shkodër, lugina e Thethit etj.
“A jeni gati të përjetuar kujtime të paharrueshme në netët plot art, muzikë të mirë dhe ju, publiku më zemërbardhë?”, thotë drejtuesi i festivalit, Vlashent Sata nga Kalaja e Rozafës, në videon promovuese të aktivitetit./atsh/

“Dasma shkodrane” – Vepra që mishëron kulturën dhe historinë e Shkodrës

By: Kult Plus
23 July 2025 at 12:45

Nga Albert Vataj

Ka çaste kur një vepër arti bëhet më shumë se një dritare mbi të shkuarën; ajo kthehet në një rit të gjallë, një këngë pa zë që rreh në zemrën e kujtesës. “Dasma shkodrane”, kjo kryevepër e Kol Idromenos e vitit 1924, është një prej atyre mrekullive ku historia dhe arti bashkëjetojnë në një përqafim të rrallë. Një kanavacë ku ngjyrat janë të rrahura nga drita e një qyteti që mbartte mbi supe peshën e traditës dhe hijeshinë e një elegance qytetare, që e shndërron momentin e dasmës në një ikonë të shpirtit kombëtar.
Vështroni këtë peizazh të gjallë: oborri me kalldrëm, muret e larta, portiku që hapet si një skenë teatri, aty ku përplasen zërat e këngëve dhe hapa të veshjeve të trasha, të gjera e të hijshme. Femrat me çitjane të zeza e përparëse të bardha, me shallin e mbështjellë rreth kokës, ecin në një ritëm solemn, një koreografi e lashtë që përçon rregulla dhe krenari. Fëmijët e vegjël, të veshur me rroba festive, mbahen prej dore nga nënat apo qëndrojnë kureshtarë në skaj, duke marrë pjesë pa e ditur në një liturgji të përjetshme. Në sfond, një minare e hollë përshëndet qiellin dhe tingujt e largët të qytetit.

Idromeno nuk e pikturoi thjesht një dasmë; ai ngriti një monument të një qytetërimi të tërë, një kod të heshtur zakonesh e marrëdhëniesh që merr formë përmes veshjes, qëndrimit dhe hapit. Dhe kjo tablo, e veshur me atë tejdukshmërinë e kujtesës që na bën të ndjehemi sikur jemi të fshehur pas xhamit të një dritareje, ose hipur mbi një pemë të lagjes, është një dëshmi e rrallë se si arti shndërrohet në dokument dhe rit njëherësh.
Në të vërtetë, kjo nuk është vetëm një pikturë, por një mjet për të eksploruar shpirtin e një bashkësie. Në fjalët e antropologut Clifford Geertz, një vepër arti është një mekanizëm që forcon rregullat, vlerat, lidhjet shoqërore. Dhe “Dasma shkodrane” bën pikërisht këtë, na lejon të lexojmë kodin e heshtur të një shoqërie ku familja, nderi dhe riti janë të shenjtë.
Nga kjo tablo mësojmë se si ndërtohej marrëdhënia midis fiseve, si peshoheshin rolet gjinore, si merreshin vendimet që mbartnin peshën e një fisi të tërë. Dhe ndonëse sot emocionet tona janë të tjera, ndonëse syri ynë modern sheh më shumë folklor se sa kod social, fuqia e kësaj vepre është se ajo i tejkalon kohët, ajo na lidh me një identitet që, edhe pse i kaluar, është ende i gjallë në rrënjët e shpirtit shqiptar.
Kështu, Kol Idromeno nuk na la thjesht një pikturë; ai na la një rrëfim të përjetshëm, një akt solemn dashurie ndaj qytetit të tij dhe kulturës që e ushqeu. Dhe çdo herë që sytë tanë ndalen mbi këtë kryevepër, ne bëhemi pjesë e asaj dasme, dëgjues të këngëve të vjetra, pjesëmarrës në një vallëzim që nuk resht kurrë.
“Dasma shkodrane” mbetet kështu një dritare drejt një kohe kur arti, tradita dhe jeta ishin një, dhe ku çdo hap i nuseve e çdo vështrim i burrave ishte një poezi e shkruar me ngjyrë e dritë.

“Zvarritja e konstituimit të Kuvendit, e qëllimshme”, Shkodra: Kurti i paaftë të udhëheqë Kosovën

By: Rovena
21 July 2025 at 17:30

Kriza politike në Kosovë po thellohet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e Kuvendit vazhdojnë të dështojnë. Analistja Magbule Shkodra, në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh pesimiste për një zgjidhje të shpejtë, duke theksuar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është e qëllimshme dhe pa vullnet për formimin e qeverisë.

Sipas saj, vonesat sistematike, mungesa e marrëveshjeve dhe moskonstituimi i institucioneve po dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës, veçanërisht në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik dhe në prag të zgjedhjeve lokale.

“Tani na mbetet që të shohim nëse zoti Limaj ka hequr dorë nga pakti i kreut të Kuvendit. Sot ishte tentimi i 50-të, në fakt ne kishim një pritje se do të arrihej një marrëveshje mes tyre, por ja që nuk ndodhi. Duhet që të konstituohet Kuvendi, por unë sot nuk pashë ndonjë lëvizje dhe, me thënë të drejtën, nuk kam shpresa se do të zgjidhet gjë.

Kurti po luan lojëra politike, nuk ka aspak vullnet për krijimin e qeverisë. Kurti këtë zvarritje e ka bërë të qëllimshme sepse nuk është i gatshëm që ta qeverisë vendin në këto kushte gjeopolitike. Duhet të kujtojmë që ai e ka humbur numrin dhe mbështetjen e popullatës vetëm nga kjo zvarritje.

Nga ana tjetër, të mos harrojmë që Serbia, një nga propagandat më të mëdha që bën për Kosovën, është se shqiptarët nuk dinë të bëjnë qeverisje. Zgjedhjet lokale tani janë shumë afër. Tani Kurti, duke qenë në pozitën e kryeministrit, është duke mbajtur dy pozicione, dhe paaftësia e tyre do të ndikojë në zgjedhjet lokale.

Të gjithë e kishim shpresën se VV do të sillte ndryshimin, por kjo krizë tregon se VV dhe Albin Kurti janë të paaftë të qeverisin Kosovën dhe ta çojnë në dyert e BE-së. Fatkeqësisht, në të gjitha ekuacionet e Kurtit nuk është qeverisja e Kosovës dhe qytetarët,” tha analistja./abcnews.al

“Pazari i humbur i Shkodrës”, një përqafim i përmallshëm me kohën përmes ringjalljes së kujtesës

By: berti
19 July 2025 at 13:07

Nga Albert Vataj Në Shkodër asgjë nuk humbet, e aq më pak Pazari, një nga ikonat e kohjes dhe historisë së qytetit. Sepse në Shkodër, aty ku çdo gur rruge mban në vete një copë histori dhe çdo erë mëngjesi bart një aromë kujtese, u hap një dritare e re mbi të kaluarën, një ftesë për të ecur nëpër gjurmët e qytetit që di të jetësojë vlerat e veta. Shkodra, qyteti i madhështisë së heshtur…

Source

Shkodra, qyteti ku lindi fryma feministe shqiptare dhe u ripërcaktua roli i gruas në familje dhe shoqëri

By: Kult Plus
13 July 2025 at 23:00

Nga Albert Vataj

Fotografia që e sjell si ilustrim është një imazh i rrallë dhe jashtëzakonisht domethënës, një grua shkodrane, e veshur me kostum tradicional, e ulur me një qasje të lirshme e vetbesuese, pozon duke pirë një cigare, një ikonografi që thyen shumë nga normat gjinore të kohës. Kjo pamje, e kapur me mjeshtëri në studion Marubi, përfaqëson më shumë se një pozë fotografike, është një manifest i qetë por i fuqishëm i ndryshimit të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare të fillimshekullit XX.


Në një kohë kur pjesa tjetër e Shqipërisë po përpiqej ende të dilte nga errësira e analfabetizmit dhe izolimit, Shkodra shndërrohej në vatër të emancipimit, qytet i mendimit, artit dhe gruas së vetëdijshme për rolin e saj në shoqëri.


Qysh në vitin 1919, Shkodra thyen tabu, në dramën “Eminia e vorfën”, për herë të parë në historinë e skenës shqiptare, një grua, dhe jo një burrë i veshur si femër, siç ishte zakon, ngjitet në skenë për të interpretuar një rol femëror. Ky ishte një akt i guximshëm artistik dhe emancipues, që hodhi themelet e një mendësie të re në kulturën shqiptare. Akti nuk ishte vetëm estetik apo teatral, por simbolik, ishte vetë zëri i gruas që për herë të parë fliste me zërin e vet në publik.


Konkretizim: Më 11 gusht të vitit 1919, në Teatrin e Shoqnisë “Vllaznia” në Shkodër, u vu në skenë drama me tri akte “Erminia e vorfën”, e shkruar nga Kolë Gurakuqi. Kjo shfaqje shënon një moment historik në skenën teatrore shqiptare: për herë të parë, roli kryesor i një gruaje u interpretua nga një grua e vërtetë — Roza Sovaria Shoshi.


Roza, e cila më vonë do të njihej edhe si nëna e Tonin Topallajt (i burgosur me grupin e studentëve të Gjimnazit “28 Nëntori”), pati guximin të thyejë një rregull të pathënë të kohës, ku rolet femërore interpretoheshin ekskluzivisht nga burra të maskuar si gra. Me interpretimin e saj të Erminisë, Roza jo vetëm që solli një realizëm të ri në artin skenik, por u bë edhe simbol i një emancipimi të hershëm, duke i hapur rrugën grave të tjera drejt skenës dhe zërit të tyre të merituar në artin shqiptar.


Në vitet që pasuan, konkretisht më 1921-1922, Shkodra njohu një lulëzim artistik me shfaqje si “Katër caqet themelore” dhe “E tradhtuemja”, të interpretuara tërësisht nga aktore femra, Tina e Gjon Ashikut, Kristina e Zef Gjonej, Ida e Kel Kodhelit, Marta e Logorecit, dhe shumë të tjera. Këto vajza dhe gra, me guximin e tyre, shkelën në skenën teatrore me zërin e zemrës dhe me vetëdijen se po ndryshonin përjetësisht rolin e gruas në art dhe në shoqëri.


Por ky emancipim nuk ishte rastësor. Ai ishte fryt i vetë Shkodrës, qytet i konsullatave, i misioneve katolike e shkollave laike, i Gjuhadolit dhe Sarreqit që zienin nga librat, ideologjitë dhe përplasjet kulturore të një Evrope që derdhej përmes artit, gazetës dhe mendimit tek qytetarët. Ishte një qytet ku kultura e huaj nuk ishte kërcënim, por frymëzim; ku fjala e shkruar, muzika dhe arti ishin mjet për të ngritur vetëdijen, edhe atë të grave. Një mënyrë e qasshme e jetes perëndimore në një realitet ku ende ishin të dukshme orientalizmat dhe ndikimi i thellë që ishte pleksur nën trysninë e sundimit kohëgjatë dhe një asimilimi asgjësues.


Në një Shqipëri ku zëri i gruas dëgjohej rrallë, Shkodra kishte gra me veshje elegante, me libra në dorë, me këngë në buzë, ëndrra në dëshirime, histori dashurie në zemra, dhe me një qëndrim kritik ndaj shoqërisë patriarkale. Ato nuk ishin vetëm të bukura, por të mençura dhe të zëshme. Ato e morën hapësirën që iu mohua brezave të mëparshëm, dhe këtë e bënë me dinjitet dhe pasion.


Fotografia që sjell këtë histori, një grua shkodrane, e ulur lirshëm, me cigaren në dorë e vështrimin sfidues, është portreti i një kohe që ndryshoi. Është një dëshmi vizuale e vetëbesimit, e sfidimit të normave, e një feminizmi të heshtur por rrënjësor që Shkodra e përqafoi shumë përpara se fjala “feminist” të bëhej pjesë e fjalorit tonë kulturor./ KultPlus.com

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

“Kokainë, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore”, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 July 2025 at 09:43

Një person me inicialet Gj.M i moshës 42 vjeç është arrestuar pas një operacioni “Precedenti”, për armëmbajtje pa leje në fshatin Kryebushat të Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se janë sekuestruar 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje në Kryebushat të Shkodrës.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç. Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post “Kokainë, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore”, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër appeared first on Telegrafi.

Turistët vizitojnë muzetë/ Shkodër, polakët dhe izraelitët në muzeun e rezidencës ndaj komunizmit

By: Rovena
26 June 2025 at 15:20

Të huajt kanë interes për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë. Në  muzeun që i kushtohet vuajtjeve të të burgosurve politik gjatë regjimit komunist në Shkodër vizitorët janë shtuar.

Turistët janë nga shtete të ndryshme, por sipas drejtuesit të muzeut numër më të lartë vizitorësh ka pasur nga Polonia dhe  Izraeli. Nuk kanë munguar as ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia.

Vendi i dëshmisë dhe kujtesës vizitohet nga mosha të ndryshme. Të huajt shkojnë kryesisht në grupe të organizuara që ndërsa vizitojnë Shkodrën ndalojnë në dhe në këtë muze për t’u njohur me të shkuarën  e Shqipërisë./abcnews.al

Conference League, “Vllaznia” do të luaj në “Elbasan Arena” ndaj “BFC Daugavpils”

TIRANË, 18 qershor/ATSH/  Klubi “KF Vllaznia” ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League do ta luaj në “Elbasan Arena”. Ndeshja është parashikuar të luhet në të enjten e datës 10 korrik 2025, ndërsa përballë do të jetë skuadra nga Letonia “BFC Daugavpils”. Ndeshja e kthimit pritet të luhet më 17 korrik, në Letoni.

Klubi Shkodran njofton vendimin në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu diskutimeve se ku kuqeblutë do ta zhvillojnë sfidën e parë evropiane të sezonit të ri futbollistik. Më herët klubi shkodran kishte arritur marrëveshje dhe me “Teutën” e Durrësit, që ndeshja të zhvillohej në “Niko Dovana”.

Më herët klubi “KF Vllaznia” dhe Bashkia e Shkodrës kanë patur diskutime në distancë për stadiumin ku kuqeblutë do të zhvillonin debutimin në kupat e evropës. Bashkia e Shkodrës kërkonte që ndeshja të luhej në qytetin e Shkodrës

/a.f/

The post Conference League, “Vllaznia” do të luaj në “Elbasan Arena” ndaj “BFC Daugavpils” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

16 June 2025 at 07:39

Megjithëse aktualisht ekziston vetëm si emër, shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës, gjatë vitit të fundit, është vënë në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve. E ardhmja e saj po diskutohet gjerësisht për shkak të zbulimit të një siti të rëndësishëm arkeologjik, përfshirë edhe një vilë të periudhës romake, pikërisht në themelet ku ishte planifikuar […]

The post Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti” appeared first on Reporter.al.

Braktisën emigrimin për Shkodrën, çifti Shkodran pas 35 vitesh emigrim investojnë në qytetin e tyre

By: Rovena
15 June 2025 at 14:55

Çifti shkodran Alda e Bepin Shtylla janë rikthyer në Shkodër pas 35 vitesh emigrim.

Ata kanë sjellë në qytetin e tyre të lindjes eksperiencën e përfituar në baret dhe restorantet italiane ku  kanë hapur një biznes .Alda thotë se vendosën të kthehen në Shkodër pas 3 dekadash e gjysmë pasi janë shumë të lidhur me qytetin e lindjes .

Në restorantin që kanë hapur kanë ekspozuar  njëkohësisht antikuarë, të cilat i kanë koleksionuar ndër vite.

Bepin Shtylla tregon se ka pasur gjithmonë pasion të koleksionoj objekte sidomos orët, por edhe magnetofonat. Ndërsa ka mësuar që ti riparoj ato duke I bërë funksionale. Thotë se biznesin e ngritën me fitimet e mbledhura gjatë punës së tyre në shtetin italian .

Përvojat e fituara në Itali dhe antikuarët e grumbulluara për mbi tre dekada kanë shtyrë çiftin Shkodran që ashtu si 35 vite më parë kur u larguan nga Shqipëria,  vendosin që të rikthehen për të përjetuar sërish “fillimin e ri”, por kësaj here në shtëpinë e tyre, në Shkodër./abcnews.al

“Rally Albania” nis nga Shkodra/ Gara motorike përshkon terrenet piktoreske të vendit

By: Rovena
8 June 2025 at 13:46

Nga Shkodra ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania.  Ngjarja më e madhe e garave motorike në vend dhe një nga më të njohurit në Ballkan.

Për shtatë ditë me radhë, pilotë nga vende të ndryshme të botës do të përshkojnë terrenet më të vështira dhe panoramat më të bukura që ofron Shqipëria, në një sfidë që bashkon adrenalinën me aventurën.

Me dhjetëra automjete dhe motorë të specializuar për gara në terrene të thyer, “Rally Albania” këtë vit ka zgjedhur pikërisht Shkodrën si pikënisje simbolike të këtij udhëtimi sfidues, duke promovuar jo vetëm sportin ekstrem, por edhe turizmin në Shkodër.

Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër qytete, male dhe zona të thella të vendit, përpara se të përmbyllin garën në Tiranë. Organizatorët theksojnë se ky edicion do të ketë më shumë etapa, më shumë kilometra dhe një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrësve nga jashtë.

“Rally Albania” nuk është vetëm një garë, por një aktivitet që gjallëron jetën ekonomike dhe turistike të zonave ku kalon, duke promovuar Shqipërinë si destinacion për sportet motorike./abcnews.al

Nxënësit e shkollave profesionale spektakël unik veshjesh frymëzuar nga xhubleta

By: Kult Plus
31 May 2025 at 14:40

Nxënës dhe mësues të shkollave profesionale nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani, përmes përkushtimit dhe krijimtarisë sollën një spektakël unik veshjesh frymëzuar nga xhubleta, veshja e lashtë shqiptare e shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Në aktivitetin përmbyllës, ku tradita u bë frymëzim dhe zanati u kthye në art, të rinjtë dëshmuan se aftësimi profesional është një rrugë e fortë drejt vetërealizimit dhe inovacionit kulturor.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit shprehu mirënjohjen e veçantë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollave profesionale nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani.

Xhubleta, me formën e saj të veçantë që daton që nga epoka e bronzit, u bë pikënisja për interpretimet moderne të stilit dhe identitetit, një shembull i gjallë sesi trashëgimia jonë e pasur mund të jetojë nëpërmjet brezave të rinj.

MEKI falënderoi për organizimin e këtij aktiviteti fondacionin “TRE MARIAT”, Qendra Antropologjike XHUBLETA, AKPA – për koordinimin me shkollat profesionale, SDC/S4J – për mbështetjen dhe besimin e treguar, Drejtorinë e Pronësisë Industriale – për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen ligjore të krijimeve, Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, që i japin jetë dijes çdo ditë dhe Albanian Night – një shtëpi e madhe e artit dhe mikpritjes shqiptare.

Ky projekt është dëshmi se kur rinia, kultura dhe edukimi bashkëpunojnë, rrënjët dhe krahët ecin bashkë.

Xhubleta shqiptare katërmijëvjeçare u pranua në 28 nëntor 2022 në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste./atsh/KultPlus.com

Kur artistët kinez vizituan Shkodrën në vitin 1955 (FOTO)

By: Kult Plus
27 May 2025 at 16:16

Shkodra është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë. Po ashtu Shkodra gjatë viteve të tëra, ka qenë një vend ku është zhvilluar kultura dhe jeta artistike, shkruan KultPlus.

Një fotografi e postuar nga Vinceś Mudroū‎, dëshmon se këtë qytet e kanë vizituar edhe artistë kinezë, në vitin 1955. Derisa ata parakalojnë përmes rrugëve të këtij qyteti, qytetar të shumtë kanë dalë për të pritur ardhjen e tyre.

KultPlus, ju sjellë këtë fotografi që tregon një atmosferë të këndshme në këtë qytet, derisa me buzëqeshje, e duartrokitje artistët kinez përshëndeten me banorët e qytetit të Shkodrës./ KultPlus.com

Shkodra, mes traditës së bastionit dhe revoltës së heshtur

By: FAKTOJE
27 May 2025 at 17:00

Nga Emi Kalaja

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Shkodrës u zhvilluan në një klimë të pasigurt për Partinë Demokratike, e cila për herë të parë pas 35 vitesh garoi pa kontrollin e Bashkisë Shkodër.

Humbja e pushtetit vendor kishte dobësuar ndjeshëm influencën tradicionale të PD-së mbi administratën dhe rrjetet sociale lokale, duke e bërë mobilizimin elektoral më të vështirë se kurrë më parë.

PD ruan mandatet

Megjithë këtë disavantazh, PD arriti të ruajë 5 mandatet parlamentare, një rezultat që në kushtet aktuale vlerësohet si fitore e rëndësishme morale. PD arriti të rikthejë në politikën qendrore, përmes listave të hapura, një nga figurat me influencë në radhët e saj ish-kryebashkiakun Bardh Spahia. Nëpërmjet sistemit të listave të hapura, Spahia mori afro 10 mijë vota nominative.

Spahia u votua drejtpërdrejt nga qytetarët, pavarësisht humbjes së kontestuar nga opozita së bashkisë në vitin 2023.

PS, fitore e pamjaftueshme

Partia Socialiste, me gjithë fuqinë e pushtetit qendror dhe lokal, arriti të marrë 4 mandate, një më shumë se në vitin 2021. Për gazetarin Bepin Kolvataj, ky rezultat nuk përfaqëson rritje reale të mbështetjes popullore.

“Mandati i katërt u sigurua falë transferimit politik të ish-deputetit të LSI-së, Agron Çela, dhe kandidimit të vajzës së tij në listat e PS-së, Xhenis Çela. Dhe kjo është tërësisht e provuar bazuar mbi shifrat.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia Socialiste në Bashkinë Shkodër dhe rrethinat e saj mori 15,848 vota, ndërsa Agron Çela, asokohe kandidat i LSI-së, arriti të merrte 7,880 vota. Në këto zgjedhje të dyja së bashku në këtë bashki kanë marrë 24,115 vota, pra shumatorja e 2021-shit me një plus minimal prej vetëm 387 votash,” përfundon gazetari Kolvataj.

Tashmë që rezultati i mandateve është definitiv, mund të thuhet se nga 11 mandate që prodhon Qarku i Shkodrës, 5 mandate i ka marrë PD, duke tejkaluar me një mandat listën e mbyllur, 4 PS dhe 2 PSD e Tom Doshit.

Malësia e Madhe votë për PS

Në bashkitë Pukë, Fushë-Arrëz dhe Shkodër ka fituar Partia Demokratike; në bashkinë Vau i Dejës PSD doli forcë e parë, ndërsa PS doli forcë e tretë. E vetmja fitore e plotë e PS-së u regjistrua në Malësinë e Madhe, e cila u “blindua” nga Partia Socialiste me një prezencë të fortë organizative, katër kandidatë të pozicionuar fort në listë dhe bashki me pushtet të majtë.

Arsyet

Ergys Kavaja, gazetar në Shkodër, thotë se shpërndarja e 11 mandateve në Shkodër ka treguar se partitë politike në këtë qark nuk kanë arritur të dalin jashtë kuadratit të mbështetësve tradicionalë të forcave politike.

“Kjo fushatë tregoi që kandidatët, kryesisht ata të listave të hapura, nuk dolën jashtë kuadratit të subjektit politik, ku PS, PD dhe PSD kanë numër më të ulët mbështetësish në raport me 2021, ku edhe pjesëmarrja është më e ulët, si një ndëshkim për besimin ndaj politikës”

PSD

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit konfirmoi fuqinë e saj si faktor, duke mbajtur sërish 2 mandate, një rezultat identik me atë të zgjedhjeve të mëparshme. PSD vazhdoi të ushtrojë ndikim të fortë në zonat rurale dhe në segmentet sociale të pakënaqura, duke ruajtur pozicionin e saj si vendimmarrëse në lojën e mandateve.

Megjithatë, raportet e tensionuara me PS-në, veçanërisht pas akuzave të drejtpërdrejta të Doshit ndaj kryebashkiakut Benet Beci dhe aksionit të bujshëm të SPAK pak ditë para zgjedhjeve, treguan qartë se PSD ka dalë nga “hija” e bashkëpunimeve të dikurshme dhe synon të mbajë një pavarësi të theksuar në lojën politike.

Mbështetësit

Një ndër mbështetësit e hershëm të Tom Doshit e sheh rezultatin e tij të pritshëm, por tregon se ndjen keqardhje për përçarjen dhe luftën e brendshme me PS Shkodër:

“Ne kemi ardhur në 2013 tek Partia Socialiste me Tom Doshin, ai ka qenë përherë ‘gjenerali’ i fitoreve të socialistëve dhe nuk ka lëshuar kurrë njerëzit e tij. Nuk mund të shihemi nga PS si armiq,” thotë ai, i cili nuk e feston fitoren me të njëjtin entuziazëm si herët e tjera.

Nga ana tjetër, deputetja Greta Bardeli, teksa përmbyllet procesi, shprehet e zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, por ngre kokën lart kur flitet për Shkodrën:

“Duhet t’i puthim dorën çdo shkodrani dhe t’i falënderojmë me zemër. 12 vite nuk kemi pasur ne si deputetë asgjë për t’u ofruar dhe tashmë ata mbajnë presionin e ‘bukës së gojës’ mbi supe. Me gjithë faktorët dhe tentativat për shit-blerje të votës, ata sërish na besuan,”  thotë ajo e përlotur.

Fitore “me pishman”

Demokratët e thjeshtë sërish nuk gjejnë paqe. Një nga numërueset e PD-së, në përfundim të numërimit të votës preferenciale, thotë:

“Po të kishim qenë aq garues me PS-në sa u treguam në garën e brendshme, sot do të kishim 6 deputetë. Na mungojnë 6 mijë vota të demokratëve, të cilat i morën partitë e vogla, pasi ne nuk ditëm të krijonim besim. Dhe kjo është humbja jonë sot,”  thotë ajo, teksa dorëzon procesverbalin e fundit.

Kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Shkodrës dhe njëkohësisht drejtuesi politik i këtij qarku, Benet Beci, në përmbyllje të procesit, shkroi në një status në Facebook:

“Në Qarkun e Shkodrës, edhe pse nuk jemi forcë e parë, kemi arritur objektivin tonë kryesor: sigurimin e një mandati shtesë deputeti dhe kemi qenë shumë pranë mandatit të dytë shtesë. Kemi ruajtur epërsinë dhe fitoren në Malësinë e Madhe, ndërsa kemi shënuar një rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, një dëshmi që qytetarët po e mbështesin gjithnjë e më shumë betejën tonë për zhvillimin e këtij qyteti.

Fitorja më e madhe padyshim është qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti që i dhamë Shkodrës gjatë kësaj periudhe të gjatë gare, si rrallëherë më parë. Dhe këtë hap e bëmë bashkë me të gjithë qytetarët e qarkut tonë.”

Diaspora ruajti bastionin

Edhe pse procesi i votimit në diasporë u shoqërua me problematika të shumta, përfshirë vonesa në shpërndarjen e zarfeve dhe kontestime procedurale, rezultati përfundimtar në 13,523 zarfa të ardhura për qarkun e Shkodrës konfirmoi edhe një herë dominimin e Partisë Demokratike. Ky rezultat tregon qartë se, pavarësisht sfidave organizative dhe përpjekjeve për të ndikuar votën jashtë vendit, diaspora mbetet besnike ndaj bindjeve tradicionale dhe ndihmoi në ruajtjen e bastionit historik të së djathtës në Shkodër, qoftë edhe simbolikisht.

Megjithatë, ky proces është parë me mosbesim edhe nga vetë emigrantët, të cilët i frikësoheshin manipulimit të votës.

Arben dhe Lucie Gjeloshi, një çift që prej vitesh jetojnë në Itali, kanë udhëtuar posaçërisht për të votuar në Shkodër:

“Ne jemi demokratë në shpirt, nuk u regjistruam hiç në Itali se nuk kishim besë. Ishalla këtu nuk na bëjnë filma, por ne ndihemi më të lehtësuar kështu,”  thonë ata për Faktoje.

Partitë e vogla

Votat e partive të vogla në këtë qark tregojnë një përpjekje për diversifikim politik, por vetëm PSD arriti të marrë dy mandate  ndërsa të tjerat mbeten të papërfillshme në ndikimin politik të qarkut.

Rezultatet tregojnë se në votën e diasporës është evidentuar një mbështetje më e gjerë për partitë e vogla, krahasuar me prirjet brenda vendit. Elvis Deda, i riu kandidat i partisë “Mundësia”, thotë për Faktoje: “Unë kam qenë gjithmonë demokrat, kam qenë vëzhgues dhe mbështetës i kësaj force politike në shtabet e tyre në Shkodër. Zgjodha partinë ‘Mundësia’ sepse vërtet më dha ‘mundësinë’ në një eksperiencë që më rriti shumë në përballjen direkte me qytetarët e Shkodrës. Këtë herë isha në vijë të parë të fushatës dhe munda të njoh shumë njerëz, të njihja më nga afër qoftë mentalitetin, qoftë qasjen e tyre ndaj politikës.

Më vinte keq teksa shpërndanim broshura me programin e partisë dhe të parët që na sulmonin ishin kandidatët e rinj të Partisë Demokratike në listën e deputetëve. Si unë dhe ata e dinim që nuk do arrinim të futeshim në Kuvend, por e di që misioni im nuk përfundon me një garë elektorale. Jam idealist dhe jam i lumtur pasi shkodranët na votuan për aq sa na njohën,”, tha ai

Pjesëmarrje e ulët

Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2011 deri në 2023, popullsia e Qarkut Shkodër ka rënë me 28.3%, kryesisht për shkak të emigracionit masiv dhe tkurrjes demografike.

Kjo rënie e ndjeshme e popullsisë ka reflektuar drejtpërdrejt në këto zgjedhje, me ulje të numrit real të banorëve rezidentë dhe, si rrjedhojë, edhe të votuesve aktivë.

Pavarësisht rritjes së peshës së votës së diasporës, ajo nuk ka mjaftuar për të kompensuar këtë rënie të thellë në pjesëmarrjen lokale. Por kjo mund të përkthehet edhe si një sinjal i qartë i pakënaqësisë, indiferencës ose mosbesimit ndaj ofertës politike

SPAK

Kur procesi i numërimit të votave ishte në kutitë e fundit, SPAK zbarkoi në Shkodër. SPAK dhe BKH ndërmorën një tjetër aksion në Shkodër, ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore. Gjithashtu ka pasur edhe një aksion për kontroll personal dhe të automjeteve me vendim të GJKKO.

Më 8 maj, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë, gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

BKH dhe policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete që, sipas burimeve, i përkisnin anëtarëve të shtabit të PSD.

Një ndër lajmet më të bujshme ishte se SPAK kishte sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Kryebashkiaku reagoi të nesërmen nga terreni, duke konfirmuar se ishte në detyrë, por pa mohuar ose pohuar lajmin për sekuestrimin e telefonit personal.

The post Shkodra, mes traditës së bastionit dhe revoltës së heshtur appeared first on Faktoje.al.

“Nuk duhet të tregohen kokëfortë”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet analistja: ‘Fatura’ i shkon Lëvizjes Vetëvendosje

26 May 2025 at 13:12

Në lidhje me këtë ngërç politik në Kosovë, analistja Magbule Shkodra shprehet se fatura për këtë krizë i shkon Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të dielën (25 maj) për herë të 21-të radhazi ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

“Kosova është në një krizë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Ne kemi ngecur në zgjidhjen e kryetarit. Lëvizja Vetëvendosje ka edhe 47 deputetë të tjerë që mund të propzojë”, tha Shkodra.

Më tej analistja nënvizon se çështja e votimit të fshehtë sipas LVV është që deputetët të votojnë Albulena Haxhiun.

“Në lidhje me votimin e fshehtë ka spekulime se 4 deputetët të Listës Serbe janë gati të votojnë Haxhiun”, shtoi analistja ndërsa theksoi se çelësi për zgjidhjen e kësaj situate është Gjykata Kushtetuese.

Shkodra nënvizoi dhe se kjo krizë po sjell shumë probleme për Kosovën dhe për këtë çështje ishte dakord me deklaratën e shpreh ish-presidenti Fatmir Sejdiu në rrjetet sociale ku ndër të tjera ky ngërç do të sjell edhe dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

“Ka shumë marrëveshje që duhet të ratifikohen. Jemi duke shkuar drejt dështimit. LVV nuk duhet të jenë kokëfortë, por të japin një propozim të ri. Kurti thotë se situata është e mirë, por nuk është kështu. Nesër kemi shfaqjen e 22-të, dhe ata po mundohen të maskojë situatën përmes votimit të fshehtë”, tha Shkodra.

The post “Nuk duhet të tregohen kokëfortë”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet analistja: ‘Fatura’ i shkon Lëvizjes Vetëvendosje appeared first on Sot News | Lajme.

Gjergj Luca në Shkodër për të kujtuar rebelin antikomunist të artit, Agim Radën, sot në ditëlindjen e tij

By: berti
24 May 2025 at 12:05

Nga Albert Vataj Në një ditë të shënuar, 24 majin, ditëlindjen e Agim Radës, një prej skulptorëve më të spikatur të artit shqiptar, qyteti i Shkodrës, kjo fortifikatë e kujtesës dhe qëndresës, mirëpriti në gjirin e saj sipërmarrësin e guximshëm dhe mikun e tij besnik, Gjergj Luca. Ishte një kthim simbolik, një homazh i heshtur dhe i thellë në vendin që i ngjan shpirtit të Radës. Shkodra…

Source

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

23 May 2025 at 17:58

Në dosjen e SPAK për operacionin “Ura” zbardhet edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka alias Cukaj, ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti. Në emër të tij, është personi Bexhet Mema që […]

The post 3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë appeared first on BoldNews.al.

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

18 May 2025 at 19:43

Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita do të jetë gati për sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut të Durrësit po realizohet me një fond prej 348 milionë lekë të dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e ndërhyrjeve i […]

The post Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë appeared first on Reporter.al.

Vllaznia duhet të presë/ Egnatia rrëmben titullin kampion, fiton 3-0 në ‘Arenën Kombëtare’

By: xhir jeta
12 May 2025 at 22:11

Egnatia është kampione e superiores për të dytin vit radhazi.

Ekipi i Rrogozhinës, mposhti me rezultatin 3 me 0 Vllazninë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e kësaj të hënë në Arenën Kombëtare.

Dy golat e Lushkjas dhe i Melos në fund, i dhanë fitoren Egnatias, duke shuar ëndrrat e shkodranë për të ngritur kupën pas 25 vitesh pritje.

Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:

Egnatia 2 – 2 Vllaznia

Vllaznia 0 – 2 Egnatia

Egnatia 1 – 1 Vllaznia

Vllaznia 3 – 1 Egnatia

Hasi, Tropoja dhe Shkodra “nuk e lëshojnë” Sali Berishën

By: user7
12 May 2025 at 11:19

Në një kohë kur në shumicën e qarqeve është duke kryesuar bindshëm Partia Socialiste, disa zona në veri mesa duket nuk kanë “ndërmend” të “lëshojnë” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga të dhënat e përditësuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se demokratët janë në “rrufë të drejtë” në qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike në këtë qark kryeson me 15946 vota, e përkthyer në përqindje me 41.07%. Ndërkohë që ndiqen më tej nga socialistët me 35.08%, ose e thënë ndryshe 13622 vota.

Partia Socialdemokrate është forca politike e cila ka “zënë” vendi ne tretë në këtë qark me 7339 vota.
Për t’iu futur më imtësisht këtij qarku rezulton se demokratët po udhëheqin në Fushë-Arrëz, Pukë, Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ndërkohë që në Malësi të Madhe deri më tani kryesojnë socialistët me 1849 vota, ndërsa demokratët në këtë zonë marrë deri më tani 1206 vota.

The post Hasi, Tropoja dhe Shkodra “nuk e lëshojnë” Sali Berishën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌