Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 August 2025Main stream

“Zgjohen” zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janë ende aktive

8 August 2025 at 21:41

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 6 janë shuar plotësisht, ndërsa 7 vatra vijojnë të jenë aktive.

Situata paraqitet më problematike në zona me terren të vështirë malor dhe bimësi të dendur, ku ndërhyrja nga toka është e kufizuar dhe operacionet ajrore janë thelbësore.

Forcat zjarrfikëse, shërbimet pyjore dhe mjetet ajrore vendase dhe ndërkombëtare janë angazhuar intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur deri më tani rrezikun për banesat dhe jetët njerëzore.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë – Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Fier – Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.

Qarku Lezhë – Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qarku Dibër – Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.

Qarku Elbasan – Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.

Qarku Tiranë – Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa./Tv Klan

The post “Zgjohen” zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra janë ende aktive appeared first on Telegrafi.

Kryebashkiaku Dredha: Forcat zjarrfikëse janë në punë për shuarjen e zjarrit në Tragjas

By: redi
8 August 2025 at 19:56

Në Tragjas të Vlorës po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se forcat zjarrfikëse janë aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, në zonën e Tragjasit. “Megjithëse në terren të vështirë, po merren të gjitha masat për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, tha Dredha…

Source

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

By: Elva
8 August 2025 at 17:12

Pasditen e sotme, një vatër e re zjarri ka shpërthyer në malin e Tragjasit, në Qarkun Vlorë. Në 24 orët e fundit, Shqipëria është përballur me një valë zjarresh në disa zona malore dhe pyjore, përfshirë jugun dhe qendrën e vendit. Temperaturat e larta, që në disa raste kanë arritur mbi 40 gradë Celsius, si […]

The post Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike appeared first on BoldNews.al.

‘Vajzë Fest 2025’, një përvojë unike në zemër të Vlorës

By: Kult Plus
8 August 2025 at 14:45

Në fund të çdo gushti, fshati Vajzë i Vlorës, vendlindja e poetit Ali Asllani, kthehet në një qendër të gjallë të kulturës, artit dhe mikpritjes shqiptare.

Edhe këtë vit, nga data 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzë Fest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që ndërthur me mjeshtëri traditën me frymën bashkëkohore, kujtesën me rininë krijuese.

Artistë të njohur, kineastë, muzikantë, piktorë dhe figura publike do të sjellin në Vajzë një energji të re përmes tre ditëve plot ngjarje: shfaqje filmike e teatrore, ekspozita arti, poezi, muzikë polifonike, valle popullore, cirk, muzikë bashkëkohore dhe aktivitete të dedikuara për fëmijët.

Një nga risitë e këtij edicioni është “Dita Olimpike”, e cila do të zhvillohet në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Kjo iniciativë sjell një frymë të re në një vend me histori të lashtë, si një rikthim simbolik i shpirtit të lojërave antike.

Për të rinjtë e apasionuar pas aventurës dhe natyrës, do të ketë ecje në shtigjet malore, kampingje nën yje, netë me zjarr rrethues dhe muzikë live, duke krijuar kujtime dhe miqësi që zgjasin.

Eksplorimet do të shtrihen në disa nga perlat natyrore dhe historike të zonës: Ujvara e Rasalit, Ura e Bratajt, shpellat e Velçës, Beuni historik, dhe rrënojat mbresëlënëse të Amantias.

Pjesë e pandashme e kësaj përvoje do të jetë edhe kuzhina vendase. Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gatime tradicionale, mish të pjekur, bulmet të freskët, raki dhe verë vendi, të ofruara në shtëpi mikpritëse, stenda të improvizuara, apo në lokalin piktoresk pranë Shpellës së Bletës, ku natyra dhe qetësia krijojnë një atmosferë magjepsëse.

“Vajzë Fest” është rezultat i përkushtimit të Shoqatës së fshatit Vajzë, në bashkëpunim me Bashkinë Selenicë dhe banorët vendas, të cilët besojnë se trashëgimia shqiptare ka ende shumë për të treguar./KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, lëndohet një punonjës

By: Elva
7 August 2025 at 16:41

Një situatë alarmante është regjistruar sërish në fushën e mbetjeve në Vlorë, e cila është përfshirë nga flakët. Zjarri ka krijuar një re të dendur tymi toksik që ka rrezikuar shëndetin e punonjësve në terren. Një punëtor ka mbetur i lënduar si pasojë e thithjes së tymit të dendur dhe është transportuar me urgjencë në […]

The post Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, lëndohet një punonjës appeared first on BoldNews.al.

Përsëritet historia në Vlorë, fushës së mbetjeve në mes të qytetit i vihet zjarri sërish në pikun e sezonit

By: M C
7 August 2025 at 16:12

Fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasditen e kësaj të enjte flakët kanë “kapluar” fushën e mbetjeve dhe si pasojë i gjithë qyteti është mbuluar nga një re e tendyr tymi.

Djegia e mbeturinave urbane është kthyer në një histori të ripërsëritur disa herë në qytetin e Vlorës. Sërish, në pikun e sezonit turistik veror, flakët kanë përfshirë këtë zonë dhe si pasojë tymi toksik është përhapur në të gjithë qytetin, i cili muajt e verës është edhe “shtëpia” e mijëra turistëve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor, një situatë e cila alarmoi edhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Kjo histori përsëritet çdo sezon veror, të paktën vitet e fundit, kur në pikun e turizmit fushës së mbetjeve i vihet zjarri.

The post Përsëritet historia në Vlorë, fushës së mbetjeve në mes të qytetit i vihet zjarri sërish në pikun e sezonit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë

By: Elva
7 August 2025 at 15:40

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një situatë alarmante për banorët dhe autoritetet lokale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë re të dendura tymi dhe flakë që kanë mbuluar të gjithë zonën, e cila më parë është goditur disa herë nga zjarre të ngjashme. Flakët kanë djegur edhe një nga eskavatorët […]

The post VIDEO/ Zjarri “përpin” Ermal Dredhën/ Flakët rikthehen në fushën e mbetjeve në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e Besnik Koçiut në burg, KSHH: U mbajt 8 ditë në qeli i sëmurë

By: V K
7 August 2025 at 15:51

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës së të paraburgosurit Besnik Koçiu, i cili ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në ambientet e IEVP “Jordan Misja” në Tiranë.

Reagimi i KShH-së, pason një letër të hapur të familjarëve të të ndjerit, të cilët bënë apel për hetimin e rrethanave të vdekjes së tij.

Pas publikimeve në media, më 29 korrik KShH realizoi një monitorim në ambientet e institucionit, ku u verifikua se Besnik Koçiu, ishte transferuar në paraburgim më 16 korrik 2025.

Ai kishte raportuar diagnoza të rënda shëndetësore, përfshirë Diabetin Tip 2, hipertension të avancuar, dislipidemi dhe një AVC ishemike të kaluar vetëm 6 muaj më parë.

Që në ditët e para, Koçiu kishte paraqitur shqetësime si dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Për shkak të gjendjes së tij, ai ishte transferuar nga godina A në godinën B të burgut për kushte më të mira akomodimi, dhe më pas ishte vendosur vetëm në dhomën nr. 6.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga KShH, më 22 korrik 2025, një punonjës policie kishte rekomanduar mbajtjen nën vëzhgim të vazhdueshëm të Koçiut dhe informimin e specialistit të informacionit për çdo ndryshim në gjendjen e tij.

Megjithatë, nuk u gjetën praktika të dokumentuara që të vërtetonin këtë mbikëqyrje.

Mbrëmjen e 23 korrikut, ndihmës mjekja e burgut e kishte vizituar të paraburgosurin dy herë për matje tensioni, por pas kësaj nuk ka asnjë dokumentim tjetër deri në mëngjesin e 24 korrikut, kur Koçiu u gjet pa ndjenja në dhomën e tij në orën 7:00.

Ai u transportua në urgjencën e QSUT, ku u konstatua vdekja me diagnozën e dyshuar: arrest kardiak.

Pavarësisht ankesave të shpeshta dhe gjendjes së përkeqësuar, i paraburgosuri nuk u dërgua në spital. Sipas stafit mjekësor, parametrat e tij ishin brenda normales dhe ishte planifikuar thjesht ndjekja me ekzaminime laboratorike.

KShH ngre shqetësimin se gjendja e tij kërkonte një reagim më të shpejtë dhe një trajtim të specializuar, gjë që nuk ndodhi.

KShH thekson se, bazuar në nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, institucionet e vuajtjes së dënimit janë të detyruara të sigurojnë kujdes shëndetësor 24 orë dhe të transferojnë të burgosurit në spitale kur është e nevojshme.

Organizata referon gjithashtu standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila thekson se ndihma mjekësore në burgje duhet të jetë jo vetëm formale, por e vazhdueshme, sistematike dhe e orientuar drejt parandalimit të përkeqësimit të shëndetit.

Komiteti i Helsinkit kërkon një hetim të thelluar, objektiv dhe të gjithanshëm nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për identifikimin e përgjegjësive dhe marrjen e masave parandaluese për raste të ngjashme në të ardhmen.

Në përfundim, KShH kritikon ashpër përdorimin e tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg”, sidomos në raste kur të dyshuarit nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kanë probleme serioze shëndetësore.

“Kjo nuk është hera e parë që një person me probleme të rënda shëndetësore humbet jetën në paraburgim. Sistemi duhet të garantojë jo vetëm drejtësi, por edhe dinjitet njerëzor dhe mbrojtje të shëndetit e jetës”, – përfundon reagimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

The post Vdekja e Besnik Koçiut në burg, KSHH: U mbajt 8 ditë në qeli i sëmurë appeared first on Albeu.com.

Dasmorët në Vlorë ia marrin valles në mes të rrugës, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

By: V K
7 August 2025 at 14:36

Tashmë jemi zyrtarisht në sezonin e dasmave dhe disa tradita duket se nuk do të vdesin kurrë. Kështu disa dasmorë në qytetin e Vlorës, kanë zgjedhur që lumturinë e tyre ta ndajnë edhe me njerëz të tjerë.

Sipas disa informacioneve, dasnorët fillimisht ia kanë marrë valles në rrugën Transballkanike, duke shkaktuar kështu edhe për disa çaste bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Pas këtij momenti, siç shihet edhe nga pamjet, shohim se disa prej dasmorëve ecin me shpejtësi për t’u larguar me makinat e tyre.

The post Dasmorët në Vlorë ia marrin valles në mes të rrugës, bllokojnë qarkullimin e automjeteve appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët

By: V K
6 August 2025 at 15:29

Këtë të mërkurë, një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.

The post Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një apartament, panik tek banorët

By: redi
6 August 2025 at 14:57

Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu. …

Source

VIDEO/ Zjarr në një apartament në Vlorë, nuk dihen ende shkaqet

By: Rovena
6 August 2025 at 14:38

Një apartament në Vlorë, në zonën pranë rrugës “Transballkanike” është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure.

Zjarrfikëset dhe policia në vendngjarje për të fikur zjarrin dhe që mos të përhapet në banesa të tjera. Dëme materiale. Kanë nis hetimet për shkaqet e zjarrit në banesë./abcnews.al

Vlorë/ Humb jetën 59-vjeçarja, dyshimet e para 

6 August 2025 at 14:03

Një 59-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë. Sipas informacioneve 59-vjeçarja është mbytur në det.

Ndërkohë dyshohet se shkak të jetë bërë një goditje në zemër. Megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Zjarr në një apartament në lagjen “Pavarësia” në Vlorë

By: Ela
6 August 2025 at 14:54

Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të fikur zjarrin dhe që mos të përhapet në banesa të tjera. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem dëme materiale. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet […]

The post Zjarr në një apartament në lagjen “Pavarësia” në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë, 59-vjeçarja humb jetën në det

By: Elva
6 August 2025 at 14:15

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Vlorë, ku një grua 59-vjeçare ka humbur jetën teksa ndodhej në det. Sipas informacioneve paraprake, viktima është nxjerrë nga familjarët në breg dhe është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Trupi i pajetë është transportuar më pas në […]

The post E rëndë në Vlorë, 59-vjeçarja humb jetën në det appeared first on BoldNews.al.

Sërish protesta në Vlorë: Kërkohet largimi i TEC-eve lundruese

6 August 2025 at 11:29

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm para Prefekturës në Vlorë për të kërkuar largimin e dy termocentraleve (TEC) lundruese nga porti i peshkimit. Kjo është e disata herë që protestohet për këtë çështje që prej vitit 2022.

Protesta, e thirrur nga mjedisori Lavdosh Ferruni, nisi me thirrje për anulimin e kontratave të qirasë dhe largimin e dy anijeve që prodhojnë energji me djegie.

“Gjiri i Vlorës është i yni, TEC-et janë të maskarenjve”, apo “SPAK ndalo peshkaqenët me kravatë!” ishin disa nga pankartat e grupimit qytetar të quajtur “Aleanca për Vlorën”.

“Këto TEC-e nuk duhen për Shqipërinë, sepse nuk ka nevojë, ka energji hidrike, energji djellore, ere, këto duhen që të shkojnë në Itali, Greqi, pra Shqipëria të punojë për vendet e tjera,” tregoi Ferruni për Citizens.al, teksa theksoi se kjo qasje është një lloj kolonializmi ndaj shtetit shqiptar.

“Protestoj për të mirën e Vlorës, për pastërtinë e saj dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, ekonominë e tyre, sepse këto përbindsha korruptues tërheqin para nga buxheti i shtetit,” u shprej aktivistja Lela Qejvani për Citizens.al

Grupi i qytetarëve kërkoi takim me Prefektin, Plator Nesturi, apo përfaqësues tjetër, por nuk mori përgjigje pozitive.

Pas kësaj ata marshuan drejt portit të peshkimit ku janë ankoruar dy TEC-et lundruese. Njësoj, edhe atje, qytetarët nuk u pritën nga asnjë përfaqësues i kompanive, pavarësisht thirrjeve.

Historia e TEC-eve lundruese

Dy TEC-et e mbiquajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” mbërritën në Gjirin e Vlorës në janar 2022. Ato u ankoruan në portin e peshkimit, njohur edhe si Triport, që ndodhet në Pyllin e Sodës, pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ardhja e tyre nga Bangladeshi u justifikua nga qeveria si zgjidhje për krizën energjetike që parashikohej të kaplonte Evropën pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak Rusi-Ukrainë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, premtoi se dy anijet e marra me qira për dy vite nga kompanitë Excelerate Energy dhe Renco do të ishin të mjaftueshme për ta përballuar krizën. Në media u raportua se marrëveshja u mbështet nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas marrëveshjes, qiraja dhe mirëmbajtja kushtojnë përkatësisht 63,000 dhe 31,500 dollarë në ditë, për një total prej 94,500 dollarësh çdo ditë, edhe nëse nuk prodhojnë energji.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka deklaruar se pagesat do të nisnin vetëm pas “komisionimit të suksesshëm” të pajisjeve, por ajo nuk ka publikuar ndonjë verifikim zyrtar nëse ky moment është arritur apo jo.

Ndërkohë, dy ndezje prove janë raportuar deri më sot: në gusht 2024 dhe shkurt 2025, por në asnjërën prej tyre nuk është raportuar prodhim energjie për rrjetin, teksa mjedisorët kanë ngritur shqetësim për mungesë transparence për procedurën.

Sipas Ferrunit, pagesat kanë nisur prej shtatorit 2024. Për këtë ai i referohet një dalje televizive të ministres Balluku, pas “komisionimit” të TEC-eve. Prej asokohe, sipas tij, qeveria paguan sistematikisht qiranë.

“Çdo muaj bëhet një pagesë ‘off-shore’ rreth 3 milionë euro,” u shpreh Ferruni për Citizens.al.

Mjedisorë dhe qytetarë të Vlorës e kanë paditur marrëveshjen e TEC-eve në gjykatë dhe seanca e radhës, e cila pritet të jetë përfundimtarja, parashikohet të zhvillohet më 22 shtator.

Ilustrim grafik nga protesta kundër TEC-eve lundruese, Vlorë/Citizens.al

Rreziku mjedisor dhe paditë ndaj aktivistëve

Aktivistët dhe organizatat mjedisore kanë denoncuar që në fillim potencialin ndotës të TEC-eve lundruese, të cilat funksionojnë me naftë të rëndë dhe ndodhen pranë vijës bregdetare.

Sipas tyre, bloza e sedimentuar në tokë rrezikon Pyllin e Sodës, po ashtu edhe produktet bujqësore të fshatrave pranë.

Mjedisori Lavdosh Ferruni ka shprehur shqetësimin e impaktit që TEC-et mund të kenë edhe në botën e gjallë ujore, pasi uji që përdoret për ftohjen e motorëve të anijeve shkarkohet në det. Kjo mund të shtojë temperaturën e ujrave duke rrezikuar faunën detare në një hapësirë të gjerë.

Nuk e japim Vlorën! apo TEC fosil, largohu! kanë qenë disa nga thirrjet e para të protestave, të cilat kanë qenë të vazhdueshme që pas projekteve me rrezikshmëri të ngjashme si Petrolifera apo dhe vetë TEC-i i Vlorës, i cili ndodhet rreth 500 metra larg portit të peshkimit.

Por, përveç shqetësimeve mjedisore, disa prej aktivistëve janë përballur edhe me sulme personale dhe paditje.

Në vitin 2022, Ferruni u padit nga kompania italiane Renco për shpifje, pas një artikulli ku ai ngrinte shqetësime për lidhje të mundshme të kompanisë me struktura mafioze në Itali.

Por në vitin 2024, gjykata vendosi në favor të Ferrunit, duke e shpallur të pabazë padinë ndaj tij.

Lexoni gjithashtu:

The post Sërish protesta në Vlorë: Kërkohet largimi i TEC-eve lundruese appeared first on Citizens.al.

Turistët në Himarë: Kalaja të ofron panoramë mahnitëse

6 August 2025 at 08:02

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Shëtitjet në Himarën e vjetër, rreth e rrotull kalasë, ofrojnë pamje mahnitëse.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë publikoi në rrjetet sociale intervista të turistëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë këtë zonë të Shqipërisë. Ata shprehen të mahnitur nga panorama që ofron Kalaja e Himarës.

Një vajzë e lindur në Nju Jork por me origjinë shqiptare, tha se kishte ardhur me bashkëshortin dhe miqtë e saj për të parë Kalanë e Himarës.

“Sapo vizituam Kalanë e Himarës. Është absolutisht e bukur. Dhe pamja panoramike e Himarës, mahnitëse. Na pëlqeu shumë. Pothuaj humbëm atje, duke parë kishat dhe shtigjet e lezetshme me lule. Na pëlqeu shumë”.

Një tjetër çift vizitorësh të huaj u shpreh se kalaja është e bukur dhe pamjet gjithashtu shumë të bukura dhe se ua rekomandonin dhe të tjerëve ta vizitonin.

“Ky vend është shumë interesant, i bukur dhe i lashtë”, thotë një tjetër turiste ndërsa shëtit në Himarën e vjetër.

Kalaja e Himarës është një thesar i trashëgimisë kulturore. Në majën e kodrës, mbi të cilën ajo ngrihet, takohet deti me historinë dhe shpirtin e banorëve të kësaj zone.

“Kur ec përreth kalasë, kur ec mes ledheve mund të admirosh peizazhin”, thotë një turiste nga Franca.

Panorama është mahnitëse dhe vizitorët që mbërrijnë deri aty, për ta shijuar, janë të shumtë. Kalaja e Himarës i pret çdo ditë me dyert hapur dhe shpirtin e saj të lashtë. Vizitorët, vendas e të huaj, enden rrugicave me gurë, duke zbuluar kisha e shtëpi të vjetra të cilat dikur gjallonin. Kalaja e Himarës është ndërtuar nga kaonët e lashtë. Ajo ishte një fortesë e fuqishme nëpër shekuj, që ka parë pushtime romake, bizantine dhe osmane, por gjithmonë ka qëndruar kryelartë.

/a.f/

The post Turistët në Himarë: Kalaja të ofron panoramë mahnitëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dendura të shiut përmbytën Vlorën, reagon Ermal Dredha: Ekipet e bashkisë në terren, brenda 2 orëve situata u kthye në normalitet

By: M C
5 August 2025 at 23:06

Kryebashkiaku Ermal Dredha ka reaguar pas përmbytjes së qendrës dhe disa nga akset rrugore në qytetin e Vlorës.

Reshjet e dendura të shiut të cilat pushtuan jugun e Shqipërisë pasditen e sotme shkaktuan përmbytje masive në Vlorë duke shkaktuar bllokim të qarkullimit si dhe probleme serioze për bizneset në disa zona.

Dredha njofton se tashmë situata është nënkontroll dhe se rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë.

“Pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se 2 orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë! Puna vazhdon për pastrimin e të gjithë territorit!”

The post Reshjet e dendura të shiut përmbytën Vlorën, reagon Ermal Dredha: Ekipet e bashkisë në terren, brenda 2 orëve situata u kthye në normalitet appeared first on Albeu.com.

Dredha: Pas shiut, rrugët e Vlorës në normalitet të plotë

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut përfshinë sot qytetin e Vlorës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, mes tyre edhe rruga “Albano dhe Romina”, ndërsa nën “pushtetin” e ujit është lagjja historike e Muradies.

Kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha reagoi sot në mbrëmje duke u shprehur se “pas reshjeve intensive të shiut, brenda më pak se dy orësh, rrugët e qytetit janë kthyer në normalitet të plotë, falë angazhimit të menjëhershëm të Ujësjellësit dhe të gjitha ekipeve të bashkisë”.

Ndërkohë, Dredha tha se vazhdon puna për pastrimin e të gjithë territorit.

Zonat më të prekura nga reshjet e shiut ishin në lagjen “Skelë” (afër kryqëzimit të madh), zonën pranë bibliotekës publike, përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”.

Në disa segmente rrugore, automjetet u bllokuan për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, ndërsa shërbimet e emergjencës nisën punën për pastrimin e pusetave dhe rivendosjen e normalitetit në qarkullim.

Nga puna e punonjësve të bashkisë Vlorë për pastrimin e qytetit pas reshjeve të shiut
1 nga 15

/e.i//r.e/

The post Dredha: Pas shiut, rrugët e Vlorës në normalitet të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

5 August 2025 at 19:05

Vlora është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi shiu, duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet. Por ndërkohë, ka mjaftuar vetëm disa minuta shi që vlonjatëve t’u kujtohen “tmerret” e përjetuara tetorin e vitit të kaluar, ku iu përmbytën baneset dhe zonat. Përmbytje ka patur edhe pasditen e sotme, kryesisht në rrugët e qytetit, […]

The post Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌