Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dominuan diskutimet edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, e parafundit për ketë legjislaturë të dhjetë.
Edhe pse rinumerimi i votave po fakton se është partia demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të merituara, Sali Berisha akuzoi sërish kundërshtarët për masakër elektorale.
“Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend.”
Por Berisha i lexon sic di vetë gjetjet e Këshillit të Europës, i cili në raportin për Shqipërinë, shkruante se procesi i votimit është zhvilluar i qetë. Për këtë arsye, ishte Petro Koci, ai që i kujtoi, se si zhvilloheshin zgjedhjet kur demokratët qeverisnin vendin.
“Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit shtetit në 96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS në Librazhd, e masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale. Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare.Turp të kesh”
Berisha nuk la pa shigjetuar as deputetët e rinj, ndonëse socialistët i kujtuan listën e partisë së tij, me në krye aleatin e tij në qeli Ilir Metën, për të cilin dikur nuk i kursente akuzat.
“Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.”
“E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën.”
Në seancë plenare, debatete pati edhe për shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura në shtator por edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Demokratët kërkuan futjen e tij në rend të ditës por socialistët thone se nuk ka konsultim për një emër konsënsual.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota. Me nisjen e legjislaturës së re, përzgjedhja do jetë me e lehtë pasi mazhoranca I ka 83 dhe i duhet vetëm një votë./abcnews.al