Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekrani i “të mëdhenjve”, fushata e pabarabartë në televizione

8 May 2025 at 13:37

Autore: Klesjana Omeri | Citizens.al | Tiranë

Në një demokraci funksionale, roli i medias gjatë fushatave zgjedhore është i pazëvendësueshëm: ajo filtron premtimet elektorale, analizat dhe përplasjet politike për publikun.

Por në Shqipëri, para çdo procesi zgjedhor, shtrohen pyetje mbi mënyrën se si media ushtron këtë rol, nëse siguron transparencë, apo bëhet pjesë aktive e garës, duke ndikuar në rrjedhën e saj.

Për zgjedhjet e 11 majit, Citizens ka monitoruar për tre javë (1–20 prill) edicionet informative të tre televizioneve kombëtare: Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.

Të dhënat janë të qarta: mbi 80% e kohës editoriale të lajmeve i është kushtuar Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, dhe figurave kryesore të politikës shqiptare: Edi Rama dhe Sali Berisha. Dominimi i ekraneve prej tyre ka qenë i theksuar, por edhe brenda këtij “dueti”, ndarja e minutazhit në televizionet kombëtare ka qenë e pabarabartë.

PS ka dominuar hapësirat në të gjitha edicionet informative duke zënë 35-42% të kohës, ndërsa PD ka pasur një mbulim më të ulët 26-31%.

Ngjashëm, sa i përket figurave të partive, Rama ka dominuar në të treja televizionet duke qenë më i pranishëm në Top Channel (23.08%) ndërsa Berisha në Vizion Plus (12.6%).

Ky përqendrim bie ndesh me Nenin 84 të Kodit Zgjedhor, që kërkon shpërndarje të balancuar të kohës televizive për partitë me mbi 20% të mandateve.

Pyetur për këtë çështje, gazetari dhe pedagogu Lutfi Dervishi vë në dukje se fushata është transformuar në një garë personalitetesh, të cilat synojnë të riformësojnë opinionin publik.

“Në këtë mënyrë, zgjedhjet nuk janë më një proces reflektimi mbi programet, por një ‘reality-show’ me protagonistë të përhershëm,” thotë Dervishi.

Monitorimi i edicioneve informative Top-Channel, Vizion Plus, TV Klan/Citizens.al

Partitë dhe kandidatët e rinj “strehohen” në rrjetet sociale

Partitë e reja dhe kandidatët e rinj rezultojnë “të padukshëm” në edicionet informative të tre televizioneve më të mëdha në vend. Nga analizimi i të dhënave, këto subjekte kanë marrë 1% të minutazhit në edicionet informative.

Në këto kushte, shumica prej tyre kanë riformatuar fushatën në platformat sociale.

Gerti Metani, kandidat për deputet i Partisë Socialdemokrate, dhe Edona Haklaj kandidate e koalicionit “Nisma, Shqipëria Bëhet”, janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, e sidomos në Instagram, duke e konsideruar si aplikacionin kryesor për të komunikuar me zgjedhësit.

Për Citizens, tregojnë se si po ndikon kjo metodologji në fushatën e tyre, shumë larg tradicionales.

“E vërteta është që kjo ndikon në perceptimin publik, duke e vështirësuar për kandidatët alternativë të shfaqin programin apo të arrijnë audienca të gjera në të njëjtën mënyrë,” thotë Metani.

“Televizionet shpesh shërbejnë si burimi kryesor i informacionit për një pjesë të mirë të popullsisë dhe, kur hapësira shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, krijohet një perceptim sikur vetëm partitë e mëdha kanë zgjidhje për vendin,” thotë Haklaj.

Sipas saj qytetarëve i mohohet mundësia të dëgjojnë zëra të rinj, ide të reja dhe alternativa jashtë sistemit të vjetër.

Drejtori i “Qëndresës Qytetare”, Rigels Xhemollari thotë se aktiviteti në rrjetet sociale mund të jetë edhe në favor të këtyre kandidatëve. Sipas tij këto zgjedhje mund të jenë të fundit që televizioni të ketë peshë në garat elektroale.

“Partitë e reja kanë shansin të përdorin në masë rrjetet sociale, formë që mund të jetë efikase, për ta përdorur si balancues të faktit që s’kanë hapësirë në ekranet kombëtare. Gjithsesi, ka më shumë lodhje dhe sakrificë,” thotë Xhemollari për Citizens.

Media si “treg”

Media është kthyer dhe në hapësirë tregu. Disa redaksi lajmesh kanë ofruar çmime për hapësirë televizive gjatë fushatës, një praktikë që rrezikon të zhbëjë parimin bazë të informimit të paanshëm.

Çdo minutë në ekran ka çmimin e vetë, dhe shifrat qe televizionet u ofrojnë partive për promovim nuk janë më një sekret, por një praktikë e pranuar dhe e normalizuar.

Syri TV, për shembull, ka publikuar tarifa të qarta për secilin kandidat, duke e shndërruar fushatën në një garë jo vetëm për vota, por edhe për pagesa.

Çmimet variojnë nga 4 mijë euro për 10-15 minuta në emision mëngjesi, deri në 8 mijë euro në emision “prime time”. Sipas Lutfi Dervishit ky fenomen dobëson rolin e votuesit.

“Media që nuk hulumton, nuk i sfidon kandidatët, por i amplifikon,” thekson Dervishi, sipas së cilit vakumi i informimit i dobëson qytetarët si votues duke i ekspozuar ndaj manipulimeve.

“Procesi zgjedhor, në këto kushte, rrezikon të jetë një ritual i zbrazët, ku zgjedhja nuk bazohet në njohuri, por në perceptime të manipuluara”, thotë ai.

Në kushtet kur çdo fjalë kushton dhe barazia në garën elektorale nuk është më një realitet.

Ku qëndrojnë gazetarët?

Në një fushatë zgjedhore ku partitë çojnë materiale të gatshme dhe linjat editoriale janë të përcaktuara, gazetarët që mbulojnë çështjet politike shpesh gjenden përballë një sfide të heshtur: të informosh drejt një realitet të shtrembëruar.

Pa kohë për të verifikuar premtimet elektorale apo për të bërë analiza të thelluara, gazetarët shndërrohen në një “postier” të mesazheve politike.

Këtë e tregon dhe rezultati i monitorimit të edicioneve informative, që nuk nxjerr asnjë analizë të thelluar, investigim apo verifikim të premtimeve që partitë politike bëjnë pa kursim.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tregon se në shumë pak raste i ka ndjekur në terren aktivitetet elektorale të partive.

“Ka qenë një dakordësi mes të dyja palëve, si nga ana e drejtuesve të televizionit, por edhe meje si gazetar që kryesisht mbuloj zhvillimet e kampit opozitar,” thotë Hoxha për Citizens.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku thotë se ngarkesa e madhe e materialeve që duhet të përgatisin për transmetim lë pak kohë për të bërë thellim të çështjeve që diskutohen.

“Janë me dhjetëra kronika televizive që duhet të përgatiten gjatë ditës. Jemi të kufizuar për të bërë thellime të ngjarjeve,” thotë ndër të tjera.

Problemet me të cilat përballen gazetarët në fushatën zgjedhore, për të disatën herë janë evidentuar dhe nga OSBE/ODHIR. Në raportin paraprak nënvizohen ndërhyrjet në pavarësinë editoriale dhe vetëcensura.

“Mungesa e qëndrueshmërisë financiare për shumë media, e shkaktuar nga rënia e të ardhurave nga reklamat dhe modelet alternative të biznesit të pazhvilluara, ndikon në pavarësinë dhe diversitetin e medias dhe raportimit,” thuhet në raport.

Kur mediat kryesore zgjedhin të amplifikojnë vetëm të njëjtët zëra, ato jo vetëm deformojnë garën politike, por edhe besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Nëse votuesit informohen vetëm për një pjesë të garës, atëherë vetë zgjedhjet rrezikojnë të mos jenë më një akt i lirë, por një formalitet me rezultate të parashikueshme.

Lexoni gjithashtu:

The post Ekrani i “të mëdhenjve”, fushata e pabarabartë në televizione appeared first on Citizens.al.

Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

By: user 6
6 June 2025 at 21:36

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj.

Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i drejtohet Majkos: “Të tëra të mirat i ke të keqen nëna, që të gjesh një burrë”.

Pas një fushate derë më derë në qarkun e Vlorës, Majko i tha BIRN se ajo që aktori tha me humor ishte në fakt një prej klisheve më të shpeshta paragjykuese me të cilën u përball vazhdimisht në terren.

“Nuk besoj që ndonjë burrë kandidat e pyesin nëse është i martuar apo ka fëmijë, por kjo mua më ndodhte shpesh,” tha Majko. “M’u krijua përshtypja se nëse do isha e martuar dhe me fëmijë, do merrja ndonjë votë më shumë,” shtoi ajo.

Ballafaqimi me stereotipet gjinore ishte vetëm ana e dukshme. Në rrjetet sociale, Majko thotë se u sulmua me komente të dhunshme dhe gjuhë urrejtjeje fillimisht se ishte pjesë e komunitetit rom dhe më pas si grua.

“Dua të them që këta janë të njëjtët persona, një racist është seksist dhe homofob njëkohësisht. Nuk mund të presësh që dikush që është seksist, të mos jetë edhe racist apo të respektojë kategori të tjera,” i tha ajo BIRN, ndërsa shtoi se “gjuha e urrejtjes ishte ende aty”

Përvoja e Majkos nuk është e izoluar. Mes 787 grave që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej tyre u targetuan në rrjetet sociale me gjuhë fyese, denigruese dhe urrejtjeje mbi bazë të gjinisë.

BIRN analizoi mbi 150 mijë komente të mbledhura nga faqet në Facebook të kandidateve gra nga i gjithë spektri politik në rrjetet sociale, me ndihmën e mjeteve teknologjike si Google Colab, SentiOne dhe Apify, dhe identifikoi gjerësisht përmbajtje seksiste, e cila varion deri në nëntë për qind të totalit të komenteve pa dallim force politike.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ndaj grave në politikë pati sulme të organizuara nga profile false, të cilat synonin që t’i paraqisnin kandidatet si “kukulla”, “të përdala” apo zgjatime të burrave në garë.

Kandidatet u targetuan pothuajse njësoj nga komentet fyese, denigruese apo gjuha e urrejtjes, pavarësisht partisë politike të cilën ato përfaqësojnë. Një diferencë e vogël në përqindje u vu re ndaj disa kandidateve të mazhorancës, të cilat u sulmuan disi më fort se të tjerat.

Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se një klimë e tillë online, e shoqëruar edhe me qëndrimet seksiste të liderëve të partive politike, ndikon negativisht në përfaqësimin e grave në politikë, duke ulur vetëbesimin dhe gatishmërinë e tyre për të kandiduar në të ardhmen.

“Ndikon patjetër për disa arsye: krijon klimë frike apo dhune psikologjike, forcon stereotipet gjinore duke i cilësuar gratë apo vajzat si të paafta për të përballuar emocionalisht çështjet e politikës,” thotë Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN.

“Shumë gra vendosin mos të kandidojnë apo përballen publikisht për shkak të sulmeve të mundshme apo përdorimit të figurës së tyre,” shtoi Leskaj.

Sulme seksiste të organizuara

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i dhanë një mandat të katërt pothuajse të cilësuar kryeministrit Edi Rama, numri i grave në garë si në listat e mbyllura ashtu edhe në ato preferenciale ishte i konsiderueshëm, 787 në total.

Mes tyre u zgjodhën deputete 50 gra nga katër forca politike; 34 prej të cilave nga Partia Socialiste në mazhorancë, 13 nga Partia Demokratike, 2 nga Partia Socialdemokrate dhe një mandat i diskutueshëm nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Numerikisht, gratë përbëjnë sot rreth 35 për qind të parlamentit të ardhshëm në Shqipëri ose 5 pikë më lart se kuotat e detyrueshme gjinore për promovimin e barazisë gjinore në politikë. Megjithatë, nën koracën e numrave fshihen sulme individuale apo të orkestruara vetëm për shkak të gjinisë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se një pjesë e komenteve me gjuhë seksiste dhe denigruese për kandidatet e të dyja forcave kryesore vinin nga profile false. Një grup profilesh, që kishin në URL një pseudonim apo emër e mbiemër të supozuar, të ndarë me pikë dhe përfundonin me “.2025”, u përdorën për të sulmuar me gjuhë seksiste kandidate të të dyja forcave kryesore politike. Profile të ngjashme po ashtu bënin komente pozitive, të cilat në mjaft raste ishin të njëjta.

Një pjesë e këtyre profileve ishin lehtësisht të identifikueshme si të rreme, pasi ishin krijuar pothuajse në të njëjtën kohë, kishin numër të kufizuar ndjekësish, nuk kishin postime reale dhe fotografitë e profilit i kishin të marra nga interneti. Një pjesë e profileve që përfundonin me “.2025” ndanin të njëjtët miq dhe rezultuan të fshira pas përfundimit të fushatës elektorale.

Anita Doçi punoi gjatë fushatës si menaxhere e rrjeteve sociale për kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe një ndër punët e saj ditore ishte fshirja e dhjetra mesazheve fyese dhe denigruese. Doçi thotë se kishte hasur shumë raste ku në postimet nga terreni, Tabakut i shkruanin mesazhe të llojit “rri gjithë ditën rrugëve” apo “s’mendon fare për familjen, fëmijët”.

“Komente që nuk i gjen te kandidatët meshkuj,” tha ajo.

Vetë Tabaku i tha BIRN se gjatë fushatës ishin aktivizuar grupe të organizuara me qëllimin e vetëm për të sulmuar. Sulmet, sipas saj, ishin masive në ato video që u përzgjodhën prej fushatës për të prezantuar një kandidate më normale – si për shembull një video ku ajo kishte ndaluar të vishte atletet.

“Ajo video u bë nga më të ndjekurat, nuk e di me 1 milion shikime, dhe duke u futur njerëzit atje, nuk e ke idenë lloj-lloj komentesh për një atlete që vesh,” tha Tabaku.

Ajo tha se gratë shiheshin si target më i lehtë për komentuesit edhe kur nuk ishin të organizuar nga forca politike rivale.

“Ndoshta e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë ndaj grave. U duket më e thjeshtë për të sulmuar një grua se mendojnë që ndoshta nuk ka përgjigje,” shtoi ajo.

BIRN vuri re se numri më i lartë i komenteve seksiste ishte në ato postime në rrjetet sociale që i vendosnin kandidatet në mjedise të cilat përkojnë me paragjykimet gjinore. Videot në fshat, vizitat në fasoneri si dhe takimet me fëmijë dhe të moshuar përmbanin shpesh komente seksiste dhe gjuhë të tillë. Po ashtu, postimet e grave kandidate lidhur me drejtuesit e forcave politike apo prania në të njëjtin mjedis tërhoqi më shumë gjuhë seksiste.

Në kampin e mazhorancës, kandidatet Klodiana Spahiu dhe Blerina Gjylameti thonë se u përballën me gjuhë fyese në rrjetet sociale.

“Kuptohet që nuk kanë qenë komente që të merrnin shkak nga diçka konkrete apo në lidhje me takimin, thjesht gjuhë fyese kundrejt personit tim dhe përkatësisë time partiake,” tha Spahiu.

Gjylameti, e cila nuk arriti të futej në Kuvend për një grusht votash, tha se kishte vënë re një rritje të komenteve fyese apo seksiste në javët e fundit të fushatës. Ajo theksoi gjithashtu se komente të tilla përpiqeshin që t’i fshinin për të mos nxitur më tej gjuhën e urrejtjes.

“Nga eksperienca ime personale, postimet e fushatës elektorale, sidomos në javët e fundit, u shoqëruan me vrull komentesh urrejtje politike dhe kryesisht të bazuara në të qenit grua,” tha Gjylameti.

“Çfarë përmban një gjuhë jo etike, me terminologji seksiste apo denigruese, vullnetarët që janë pjesë e stafit tim i fshijnë dhe kjo si një mënyrë që të mos nxitet më shumë gjuha e urrejtjes,” theksoi ajo.

Tolerancë institucionale dhe shoqërore

Gjuha denigruese dhe seksiste në hapësirën online konsiderohet si zgjatim i së njëjtës gjuhë të përdorur rëndom nga drejtuesit e partive politike dhe media tradicionale në Shqipëri. Për ekspertët dhe studiueset e këtij fenomeni, fushata e fundit zgjedhore vazhdoi në të njëjtin trend, duke krijuar një klimë jo të mirë për gratë që përfshihen në politikë.

Izela Tahsini, psikoterapiste dhe Profesore e Asociuar në punë sociale i tha BIRN se gjuha seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale përforconte stereotipet e dëmshshme dhe minonte besueshmërinë e kandidateve në garë.

“Sensacionalizmi dhe gjuha seksiste, për fat të keq, nuk u eliminuan, veçanërisht në seksionet e komenteve online, duke krijuar një mjedis armiqësor për gratë në politikë,” tha Tahsini.

“Rrjedhimisht, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, jam e bindur se vazhdon të mbajë jashtë politikës një sërë grash”, shtoi ajo.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit politik, mendon se komentet e personave anonimë në rrjetet sociale frymëzohen nga liderët e tyre politikë.

“Komentet tallëse të nisura nga politikanët apo mediat shtjelloheshin më tej në komente pa fre online, edhe në faqet e disa prej mediave të mëdha”, tha Gjoni. “Çdo person anonim ndjen se ka të drejtë të reduktojë kandidatet gra në stereotipe gjinore, duke minimizuar kështu zyrtarisht rolin e tyre si kontribuuese politike,” shtoi ajo.

Edhe Marsela Dauti, autore e studimeve mbi përfaqësimin e grave në politikë, i tha BIRN se seksizmi dhe gjuha denigruese ndaj grave ishin të ngulitura thellë në politikën shqiptare.
“Kjo është shumë e vështirë, pasi gjuha denigruese shpesh konsiderohet si pjesë normale e politikës — madje edhe nga vetë gratë politikane,” tha ajo duke theksuar se këtë e kishte vënë re gjatë një studimi për dhunën ndaj grave në politikë.

“Gjuha ofenduese apo dhuna në përgjithësi perceptohen si një kosto që duhet paguar për të qenë pjesë e jetës politike,” shtoi Dauti.

Gjatë fushatës së fundit elektorale, kryeministri Edi Rama u apeloi grave dhe i lavdëroi ato, shpeshherë përmes shprehjeve të tipit “Partia Socialiste është grua” apo “Ngjyra rozë është ngjyra e grave dhe vajzave si dhe ngjyra e Partisë Socialiste”.

Por kjo narrativë konsiderohet si “seksizëm i sheqerosur” nga Dauti, e cila theksoi se shprehje të tilla ishin përdorur për të pastruar imazhin e PS gjatë fushatës elektorale për mëkatet e veta të korrupsionit.

Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, kujton një tjetër episod seksist të fushatës së Ramës, ku ai këshilloi gratë që “të përdorin aftësitë e tyre joshëse”. Në anën tjetër të spektrit politik, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u denoncua po ashtu për përdorim të gjesteve fyese dhe vulgare.

Leskaj tha se kjo gjuhë e drejtuesve politikë tolerohet. “Toleranca institucionale dhe shoqërore është e pranishme, për shkak të mendësisë se gratë në politikë nuk janë të “fuqishme”,” tha Leskaj.

Edhe UN Women vuri re tolerancë ndaj gjuhës denigruese gjatë monitorimit të fushatës së fundit.

“Në Shqipëri ka një tolerancë institucionale dhe shoqërore ndaj gjuhës denigruese, si ndaj grave ashtu edhe burrave në politikë. Kjo ndodh për disa arsye, përfshirë mungesën e mekanizmave efektivë për të adresuar dhe ndëshkuar sjellje të tilla, si dhe normat kulturore dhe stereotipet gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri,” tha organizata në përgjigje me shkrim.

Pabarazia në garë

Dhurata Çupi (Tyli), deputete e Partisë Demokratike prej vitit 2017, e humbi garën në Tiranë në zgjedhjet e fundit. Ajo thotë se fakti që ishte grua u përdor taktikisht për t’ia “trembur” votuesit.

“Ka shumë raste që takoja votues dhe pas meje takonin burra kandidatë të listës së hapur dhe influenconin votën kundër meje me argumentin që është grua”, tha Çupi. Sipas saj, diskriminimi pozitiv në ligj u përdor në krah të kundërt, për t’i bindur votuesit se gratë kishin vetëm një në tre vende dhe se një grua nuk do të dilte dot deputete.

Çupi thotë se ajo u diskriminua edhe nga forca e vet politike dhe u braktis gjatë fushatës në favor të burrave që ishin pjesë e garës. “Nga partia kam marrë zero mbështetje. Asnjë mbështetje. Përkundrazi ka patur raste kur lidershipi ka influencuar votën për kandidatët preferencialë,” tha ajo.

Kandidate të tjera ndërkohë vunë në dukje se gara ishte e pabarabartë. Sidomos në zonat rurale dhe qyteza ku gratë përfshihen pak në politikë dhe të takon të shohësh shpesh takime kandidatesh në prani vetëm të burrave.

“Në përgjithësi, shoqëria shqiptare është maskiliste dhe vëmendjen më të madhe e zënë burrat”, tha kandidatja Lindita Metaliaj, e cila garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Lezhë.

Kandidatet e intervistuara vunë në dukje gjithashtu disbalancën financiare dhe vështirësitë për të ngritur fonde.

“[Kishte] Burra biznesmenë në garë, që shpenzimet i kishin të pakrahasueshme me buxhetin tim”, tha Çupi.

“Ngritja e fondeve për fushata elektorale është një nga vështirësitë më të mëdha që gratë kanë në krahasim me burrat, aq më tepër në kontekstin kulturor shqiptar,” tha Gjylameti nga Partia Socialiste, e cila kërkoi të kishte ndryshime ligjore në këtë pikë.

Sulmet seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale apo gjuha e përdorur në media janë pengesa shtesë mbi këto pabarazi, të cilat në thelb duan t’i trembin dhe largojnë gratë nga politika. Për kandidate si Ina Majko, vështirësi të tilla të bëjnë të humbësh edhe besimin.

“Vajzat e gratë kur përfshihen në politikë nuk i besojnë dot më asnjë burri,” tha Majko, ndërsa shtoi se edhe një foto e pafajshme mund të kthehet në një mundësi për të të targetuar. “Kjo është e frikshme!”. /Marrë nga Reporter.al

The post Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

By: Ardit
10 May 2025 at 14:27

Në një fushatë të dominuar nga videot e shkurtra dhe mesazhet emocionale të shpërndara në media sociale, kryeministri Edi Rama i dha një kthesë të papritur dhe tërësisht personale komunikimit politik me 21 prill, gjatë një mitingu në bregdetin e Kavajës. “Gjithë ky zdap siç më kishte bërë nëna,” tha ai me një buzëqeshje të […]

The post Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale? appeared first on BoldNews.al.

Fushata e cirkut Trumpist dhe e politikës së emocioneve ul siparin

9 May 2025 at 20:38

Katër prej forcave politike garuese në zgjedhjet e 11 majit duket se zgjodhën politikën e emocioneve të huazuar nga fushatat e presidentit amerikan, Donald Trump, përkundrejt politikës së ideve, duke vijuar një traditë që dukshëm do ta zgjasë tranzicionin shqiptar drejt demokracisë dhe shtetit së së drejtës. Fenomeni novator i këtyre zgjedhjeve ka qenë dominimi […]

The post Fushata e cirkut Trumpist dhe e politikës së emocioneve ul siparin appeared first on Reporter.al.

Berishës s’i mbushen karriget/ Pamje me dron, pak mbështetës në mitingun përmbyllës të PD

9 May 2025 at 19:12

Tiranë- Pas një muaji mbyllet këtë të premte fushata elektorale. Partia Demokratike mitingun e saj përmbyllës ka zgjedhur ta mbajë në Bulevardin e ri.

Gazetari Andon Kello tha për ABC News, se fushata është ende e vakët, ndërsa shihen edhe nga pamjet me dron pak mbështetës në mitingun përmbyllës të PD.

Në këto zgjedhje për herë të parë voton edhe Diaspora.

Ndërsa vetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen mitingut përmbyllës.

/abcnews.al/

Berisha falënderon pjesëmarrësit në takime: Fushatë e njerëzve të lirë

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi këtë fushatë elektorale si “fushatën më të bukur, më entuziaste, më optimiste, të shqiptarëve të lirë, të njerëzve të lirë”.

Gjatë një konference për mediet, Berisha ftoi qytetarët për takimin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Bulevardin e Ri të kryeqytet.

“Kjo fushatë, për të cilën unë dua të falënderoj me mirënjohje çdo pjesëmarrës nga të katër anët e Shqipërisë, nga Saranda në Tropojë, kjo fushatë u karakterizua me një uragan të vërtetë që buroi nga zemra dhe shpirti i popullit shqiptar”, tha Berisha,

Berisha tha se “dy fushata ecën paralel në territoret e vendit, njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin”.

Berisha shtoi se “sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë.

“Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi sot në Bulevardin e Ri në një festë madhështore të fitores të datës 11 maj”, përfundoi Berisha. /j.p/

The post Berisha falënderon pjesëmarrësit në takime: Fushatë e njerëzve të lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria Bëhet” zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës, ja vendi dhe ora

By: Oldi
8 May 2025 at 15:03

Ditën e enjte koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Takimi final do të zhvillohet në kryeqytet sot në orën 19:00 në hyrje të Bulevardit të ri (pranë ish-stacionit të trenit). Në këtë takim të fundit do të flasin politikanët kryesorë të “Shqipëria Bëhet” e cila sipas sondazheve mediatike pritet të jetë […]

The post “Shqipëria Bëhet” zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës, ja vendi dhe ora appeared first on BoldNews.al.

Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

28 April 2025 at 11:45

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara të kryeministrit, dizajno e të cilave dukshëm është frymëzuar nga reklamat e jack pot që zakonisht përdorin kazinotë. “400 euro pension në muaj, vetëm me EDIN!” thotë njëra pankartë. “Rrogë mesatare […]

The post Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti appeared first on Reporter.al.

“Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë”/ Kryeministri Rama në Maliq: Ky qytet baston i palëkundur…

19 April 2025 at 11:55

Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë fjalës së tij në Maliq se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Rama theksoi se angazhimi i qeverisë ka qenë për të kthyer mbështetjen e qytetarëve në vepra konkrete, si ndërtimi i infrastrukturës moderne, krijimi i mundësive për punësim, dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.

Ai u shpreh se Maliqi është një bastion i palëkundur i Partisë Socialiste dhe ka pasur një mbështetje të madhe nga qytetarët.Rama përmendi veçanërisht rinovimin e Pallatit të Kulturës në Maliq, një tjetër projekt i rëndësishëm që ka sjellë transformim për këtë qytet. Ai gjithashtu theksoi se këto projekte janë vetëm fillimi, dhe se Maliqi do të vazhdojë të jetë një shembull për të gjithë vendin në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit.

Edi Rama: Maliqi ka një energji të madhe e Maliqi mbetet bastion i palëkundur i PS-së. Ne jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, vepra të reja për ju, rrugë të reja për zhvillim, punësim e mirëqenie. Kemi gjetur mbështetje të madhe te kryetari juaj. Kjo bashki është transformuar totalisht. Keni edhe Pallatin e Kulturës të Rilindur në Maliq. Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë. T’i japim mesazh Europës, se shqiptarët e duan BE-në. Ne kemi bërë dhe po bëjmë detyrat që na takojnë në rrugën drejt BE-së.

The post “Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë”/ Kryeministri Rama në Maliq: Ky qytet baston i palëkundur… appeared first on Sot News | Lajme.

“Pa debat, pa ide” Minxhozi kritikon fushatën elektorale: Rama dhe Berisha i shmangen debatit si frikacakë politikë

14 April 2025 at 20:28

Analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet e fundit në kuadrin politik në valën e fushatës zgjedhore e cila ka nisur zyrtarisht. Sipas tij, kultura e debatit ka humbur dhe se në vendet europiane dhe në SHBA debati ka ndodhur gjithmonë. Minxhozi u shpreh më tej se dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama ëstë mëkat të mbyllin karrierën politike pa një debat që t’i mbetet arkivës.

“Kultura e debatit ka humbur, kush ka qenë në qeverisje nuk e ka preferuar. Në cdo shtet europian, në SHBA debatin e kanë në thelb, brenda partisë debatohet dhe gjatë fushatës ka disa debate të dakortësuara. Kështu ka ndodhur gjithmonë.

Gjermania si dhe në Kanada që ka zgjedhje. Debati quhet si një rrethanë e shkëlqyer për votuesin që t’i shoh në kontakt të afërt platformat. Ne kemi shumë vite që zgjedhjet i kemi në votime sepse nuk kemi përballje idesh, plaformash. Përballjet në rrjete sociale nuk janë ballafaqime por përpilime listash oferte të njërës palë apo tjetër, debatet nxjerrin plus minuset e krerëve. Dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama është mëkat ta mbyllin karrierën pa një debat që t’i mbetet arkivës. “

The post “Pa debat, pa ide” Minxhozi kritikon fushatën elektorale: Rama dhe Berisha i shmangen debatit si frikacakë politikë appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria 2030 në BE, Rama: Mbrojmë drejtësinë e re nga orvatjet destruktive të “kënetës”

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Partia Socialiste çeli sot fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në sheshin “Skënderbej”.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u shpreh se Shqipëria ka shansin që të mbyllë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda dy viteve të ardhshme, duke hyrë në familjen europiane deri në vitin 2030.

“Vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju këtu mund të mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e “kënetës”, mund të mbyllin negociatat me BE-në brenda dy vitesh”, tha Rama.

Rama u ndal gjithashtu edhe të programi ekonomik i PS-së. Sipas tij, Shqipëria e vitit 2030 do të përfitojë nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Evropian.

Duke votuar Partinë Socialiste qytetarët shqiptarë sipas Ramës “mund të rrisin pagën mesatare në sektorin publik nga 1000 euro që është sot, në të paktën 1200 euro. Apo pagën e përgjithshme mesatare mund ta rrisin nga 830 euro që është sot në të paktën 1000 euro. Pa harruar pensionet dhe pensionistët të cilët ne jemi shumë të vetëdijshëm që meritojnë më shumë nga të gjithë dhe kanë përfituar më pak nga të gjithë”.

Sa i takon pensioneve, Rama u shpreh se PS synon që pensioni minimal të shkojë në 200 euro.

“Për pensionet dhe gjithë kontribuesit në skemë ne do ta ngjisim mesataren deri në 400 euro, ndërsa minimumin do ta synojmë deri në 200 euro”.

Rama shtoi se “pagën minimale që ishte 157 euro ne u themi atyre mund ta ngrenë me votën e tyre për ne, qysh prej janarit 2026 nga 400 euro, në 500 euro dhe në Shqipërinë 2030 ta kemi në 650 euro”.

Rama tha se të votosh për Shqipërinë 2030, do të thotë të votosh për një Shqipëri të re në aspektin financiar.

“Të votosh për Shqipërinë 2030 në BE do të thotë të votosh për një Shqipëri të re dhe në aspektin financiar. Shqipëria do të ketë falë arkës së përbashkët të asaj familje një buxhet solidariteti ekstra. E thënë ndryshe, nëse në këto vite kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliard euro, nga të cilat 90% janë kredi dhe 10% grant para e falur, kur Shqipëria të ulet në atë sofër do të marrë të njëjtën shumë, 1 miliard e ca euro çdo vit, si vend anëtar i BE-së, 90% do të jetë para solidariteti grant, e falur dhe vetëm 10% do të jetë kredi”, tha Rama.

Rama shtoi se deri tani bujqësia shqiptare ka përfituar më pak se 200 milionë euro për fermerët nga BE-ja, por me anëtarësimin, vetëm për këtë sektor do të akordohen 300 milionë euro në vit.

“Vetëm për bujqit, fermerët, Bashkimi Evropian na ka dhënë në tërë këto vite shumë më pak se 200 milionë euro, por në Shqipërinë 2030 do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për fshatin dhe bujqësinë”, tha Rama.

/r.e/

The post Shqipëria 2030 në BE, Rama: Mbrojmë drejtësinë e re nga orvatjet destruktive të “kënetës” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Më 11 maj, me ne në BE ose me “kënetën madhështore” dhe shitësit e qilimave fluturues

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Partia Socialiste çeli sot fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në sheshin “Skënderbej”.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha se Shqipëria ndodhet në një  moment historik që nuk duhet humbur, duke theksuar se vendi ka marrë një afat për të mbyllur negociatat dhe për të nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027.

“Sot është dita, ky është muaji, i ndarë mes prillit dhe majit, kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian të Shqipërisë mu në dorën tonë, ku si asnjëherë më parë që ne dolëm nga ferri komunist BE ka shkuar përtej fjalëve, përtej premtimeve dhe ka hapur portën e madhe duke na dhënë një afat për të mbyllur negociatat dhe për të nënshkruar marrëveshjen e hyrjes sonë në atë shtëpi të ëndërruar për të: 2027-n. E pra, tamam në këtë vit të 2025-s, që përpos të tjerash është jubilar, është një vit i shenjtë përbotësisht kur gjëmimet dhe kanosjet e luftës në dyert e Europës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohëra dhe sfida të mëdha përpara, ne shqiptarët nuk mundet në asnjë mënyrë ta humbasim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sepse sado komike të duket, kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit”, tha Rama.

Rama tha se duhet të jemi të gjithë të bashkuar për mundësinë historike që i është dhënë vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se vetëm përmes anëtarësimit në BE mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi e pavarur.

“Sot është dita dhe ky muaj i ndarë mes prillit dhe majit është koha që ne të nisim jo fushatën elektorale të radhës, por kuvendimin e madh të maleve dhe fushave të qyteteve dhe fshatrave të shqiptareve dhe shqiptarëve, përtej të majtës dhe të djathtës, matanë barrikadave partiake dhe ndasive të vjetra, për Shqipërinë zonjë në flamurin e madh të familjes së bashkuar europiane. Sa më të bashkuar dhe sa më të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në derë – por jo përgjithmonë, sepse takimet me historinë nuk presin – ne duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime për njëri-tjetrin dhe pa tundime për budallallëqet e radhës, nëse duam t’i japim fund historisë së një populli padrejtësisht i mbetur si i dorës së dytë dhe t’u dorëzojmë fëmijëve tanë dhe të gjithë brezave që vijnë një vend brenda kufijve të BE-së, ku mes shqiptarit, italianit, grekut apo gjermanit të mos ketë më asnjë dallim dhe jo vetëm të mos ketë më asnjë dallim por të mos ketë më asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë”, tha Rama.

“Shqipëria sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën në asnjë fushë, askund, përveçse në kënetën e opozitës dhe të medias rreth saj, ku për hir të së vërtetës situata është edhe më keq se ç’ishte kur ne morëm detyrën, por nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria sot nuk do të jetë gjëkundi njësoj me Shqipërinë 2030 në BE. Në asnjë fushë dhe në asnjë drejtim, mbase dhe këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë, por kjo është e vetmja gjë që e ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve. Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re një vend me një tjetër pozicion dhe një tjetër fuqi si një shtet anëtar i një familje të madhe lirish, të drejtash dhe mundësish që ne sot nuk i kemi akoma dhe që as nesër nuk mund t’i kemi pa u bërë pjesë e asaj familjeje. Në atë familje liria individuale e shqiptarëve, të cilën kurrsesi nuk duhet ta marrim të mirëqenë dhe të dhënë njëherë e mirë, nuk mund të vihet në asnjë diskutim nga asnjë qeveri, sepse kush hyn në atë shtëpi nuk luan më dot kukafshehtas me qytetarët e vet”, tha Rama.

Rama e konsideroi 11 majin si një ditë vendimtare për fatin e vendit, duke e cilësuar votimin jo si një garë mes partive, por si një zgjedhje midis një Shqipërie në BE dhe kthimit pas në “gropën” e së kaluarës.

“Prandaj dhe në atë familje askush nuk e vë dot në pikëpyetje barazinë para ligjit për qytetarët e vet të cilën ne socialistët dhe progresistët e Shqipërisë e kemi sjellë për herë të parë si zhvillim real konkret aktual në jetën shqiptare, ku nuk ka pasur barazi para ligjit dhe as drejtësi të pavarur qysh nga viti 1912, prandaj qysh nga viti 1912, deri pak vite më parë nuk ka pasur kurrë, asnjëherë, në asnjë rast një individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar e gjykuar nga prokurorë e gjykatës të pavarur prej qeverisë. Por ama, barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorën e qeverive dhe të parëve të qeverisë këtu, por duhet ta marrë vetë në dorë, duhet të mbarojë me gjithë forcën e vullnetit të vet duke filluar nga 11 maj ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne ose me “kënetën madhështore” dhe me shitësit e qilimave fluturues të pazarit të moçaleve të vegjël rreth saj, që kanë edhe ca emra qesharakë, jo bëhet, jo s’bëhet; jo mundet, jo s’mundet; jo bashkë, jo veç. Vetëm Shqipëria 2030 e blindon përfundimisht pa asnjë mundësi prapakthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajën ta hedhë dhe deri atëherë deri kur ne ta fusim në atë zonë”, u shpreh Rama.

/r.e/

The post Rama: Më 11 maj, me ne në BE ose me “kënetën madhështore” dhe shitësit e qilimave fluturues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Autobusi elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, Kryetari Shehaj: Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori…

11 April 2025 at 13:54

Turi me autobusin elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, ku kryetari Agron Shehaj dhe ekipi i tij i kandidatëve u takuan me qytetarë të zakonshëm në rrugë, por u ndalën edhe në bizneset e vogla të cilat shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje më mungesën e vëmendjes dhe mbështetjes nga qeveria. Shehaj dha një mesazh për numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se askush të mos mendojë se do mund të mashtrojë me votat për Partinë Mundësia, pasi do të përballen me pasojat që parashikon ligji. Shehaj paralajmëroi dhe hapjen e çdo kutie votimi nëse do ketë dyshime për mos numërim të saktë të votave.

“I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia. Shehaj prezantoi kandidaten që kryeson listën në qarkun e Durrësit, Jonida Çeçe, për të cilën tha se “është një njeri i ndershem që mund t’ju përfaqësojë në Parlament”. Në një biznes të vogël që shiste veshje, Agron Shehaj u takua me një qytetare e cila kërkoi zgjidhje për rritjen e pensioneve, për të cilin tha se nuk i mjafton.

Kryetari i Mundësia i shpjegoi zonjës se në programin e partisë është e parashikuar rritje e pensioneve dhe ulja ne taksave për bizneset vetëm nga kursimi i parave që do të vijë nga shtrydhja e administratës, e cila sot është e tej fryrë, duke sjellë edhe shembullin e RTSH-së, në të cilën mund të kursehen 25 milionë euro që t’u kthehen qytetarëve.

Qytetarja: Icik dobët puna, po avash avash. Ndonjë gjë e re cfarë bëhet?

Agron Shehaj: E reja është Jonida, votoni ndryshimin që të ndryshojnë gjërat për mira.

Qytetarja: Ishalla o Zot faleminderit.

Agron Shehaj: Sa vite ke që punon këtu?

Qytetarja: Kam 4 vite e punësuar, ngaqë me vdiq im shoq dhe me pensionin nuk ia dilja. Vetëm këtë duam nga ju pensionin.

Agron Shehaj: Ne duam që të kursejmë paratë që shpërdorohen që të ulim taksat dhe të rrisim pensionet.

Qytetarja: Vetëm ato na boni.

Agron Shehaj: Kur thashë për RTSH-në që nga 30 milionë euro të kursjejmë 25 milionë euro, m’u versulën, më thanë Agroni do të mbyllë RTSH. Por të njëjtët që thonë duhen rritur pensionet të njëjtët thonë që të vijojmë të shpërdorojmë paratë publike.

Kreu i Partisë Mundësia deklaroi se edhe UKT-ja ishte një institucion që shpërdoronte dhe vidhte para dhe të cilin do ta reformonte duke shkurtuar kostot dhe duke i kthyer para qytetarëve. “Dje isha te UKT dhe denoncova si shpërdorohen dhe vidhen paratë e qytetarëve, më shkruajti dikush që punonte tek UKT, më tha se 20% e punonjësve këtu unë nuk i njoh, nuk i kam parë ndonjëherë, janë punonjës të partisë jo të administratës.

E kur ne themi që kur të marrim besimin e qytetarëve do e shtrydhim administratën për të ndaluar shpërdorimin e parave publike nga këta patronazhistët e tua kthejmë shqiptarëve 1 miliardë euro, e nisa sa do marrim nga RTSH, te UKT e do ua kthejmë qytetarëve shqiptarë 1 miliardë euro”, theksoi Shehaj në fjalën e tij. Agron Shehaj shpjegoi edhe propozimin që Partia Mundësia ka në programin elektoral për adaptimin e euros në vendin tonë, njësoj si në Kosovë. Shehaj theksoi se nga zhvlerësimi i euros, hyrja e parave të pista në vend dhe për shkak të korrupsionit, janë goditur më së shumti bizneset që eksportojnë produkte jashtë vendit.

“Sa i takon euros, shumë transaksione bëhen në euro, të gjithë ata që eksportojnë, që janë ndikuar nga zhvlerësimi i euros dhe që ka ardhur edhe nga futja e parave të pista dhe korrupsionit. Nëse më parë 100 euro vlenin 120 mijë lekë, tani nuk vlejnë as 100 mijë lekë, e dëmi që i kanë bërë bizneseve që eksportojnë është i jashtëzakonshëm.  Jo vetëm që do ishte mirë, por është e domosdoshme për të dhënë më shumë siguri bizneseve. Kjo na garanton më shumë stabilitet ekonomik dhe financiar, ka vetëm të mira.

Kush ka në dorë politikat monetare në Shqipëri? Banka e Shqipërisë? Më mirë të jemi të mbrojtur nga pushteti i tyre, më mirë ta bëjë Banka Qendrore Evropiane politikën momentare në Shqipëri se sa Banka e Shqipërisë. E para ta bëjmë taksimin sa më të thjeshtë e konkurues, e ne propozojmë ulje të taksave. Sipërmarrësit do investojnë më shumë. Kur taksën e ul, është incentim për të ngritur deklarimin, sa më e lartë do jetë taksa aq më shumë bizneset do fshihen pas informalitetit” – u shpreh Shehaj.

Kreu i partisë Mundësia u takua në një pikë të një dyqani telefonik të qytetit të Durrësit edhe me disa nga vajzat që punojnë aty dhe i thanë se po e ndiqnin live në Tik Tok nisjen e fushatës elektorale dhe shprehën pëlqimin për këtë risi të Partisë Mundësia. Ndalesa e radhës i turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Kavajës dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

The post Autobusi elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, Kryetari Shehaj: Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha fton shqiptarët në çeljen e fushatës elektorale

By: user7
10 April 2025 at 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në nisjen e fushatës elektorale të PD-së më 11 prill. Me anë të një video të shpërndarë në Facebook, Berisha ka theksuar se nisja e fushatës do të bëhet më orën 19:00.

Me moton: ‘Mblidhemi në shehsin Nënë Tereza për një Shqipëri Madhështore’, Berisha fton të gjithë shqiptarët të mbushin sheshin, për të nisur një rrugëtim të ri nën qeverisjen e demokratëve.

The post Berisha fton shqiptarët në çeljen e fushatës elektorale appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha pritet të sjell surpriza për çeljen e fushatës, ja si mund të shkojë fushata…

10 April 2025 at 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet në lidhje më fushatën elektorale që do të startojë nesër në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Ai nuk dha detaje për mënyrën e organizimit të kësaj fushatë, duke u shprehur se nëse i zbulon, ato nuk quhen surpriza, por bëri një koment:

“Problemi është se çifti dashurohet muaji apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt të tjerëve të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra mijëra herë vrapojnë ti shohin atë ditë si çift me kostumin e nusërisë. Ndaj të gjitha surprizat janë nesër”, tha kreu i PD-së Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha pritet të sjell surpriza për çeljen e fushatës, ja si mund të shkojë fushata… appeared first on Sot News | Lajme.

“Lëvizja BASHKE” do të hapë fushatën elektorale nga Fieri, ja DATA dhe ORA

By: Oldi
9 April 2025 at 11:25

“Lëvizja BASHKE” e udhëhequr nga Arlind Qori do të hapin fushatën elektorale nga Fieri. Lëvizja BASHKË do ta nisë rrugëtimin elektoral ditën e diel (13 maj, ora 10:30) te teatri Bylis. “NISIM FUSHATËN KOMBËTARE NGA FIERI Lëvizja BASHKË do ta nisë rrugëtimin e vet elektoral nga Fieri, një nga qarqet më të rëndësishme ekonomike, sociale […]

The post “Lëvizja BASHKE” do të hapë fushatën elektorale nga Fieri, ja DATA dhe ORA appeared first on BoldNews.al.

‘Ëndrra europiane’: Si po e përdor Edi Rama integrimin në BE si kartë elektorale

21 March 2025 at 07:41

Kur mbeten ende 3 javë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka nisur të artikulojë tezat e tij në kërkim të një mandati të katërt në qeverisje. Të enjten, Rama publikoi në rrjetet e tij sociale një poster me numrin 5, që tregon renditjen e Partisë […]

The post ‘Ëndrra europiane’: Si po e përdor Edi Rama integrimin në BE si kartë elektorale appeared first on Reporter.al.

Fushata në Berat: Presion për vota dhe akuza për keqpërdorimin e administratës

25 February 2025 at 07:02

Më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, dyqani me lule në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në hyrje të qytetit të Beratit ishte i mbushur plot me blerës.  Pronari i dyqanit, një djalë rreth të 30-ve nxiton të shpërndajë porosi me buqeta me trëndafila, ndërsa i gëzohet klientelës. “Sot kemi pak punë, se ditët e tjera […]

The post Fushata në Berat: Presion për vota dhe akuza për keqpërdorimin e administratës appeared first on Reporter.al.

BIRN: Banorët e prekur nga tërmeti, i varin shpresat te fushata elektorale

By: V K
22 February 2025 at 13:50

Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit, është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet.

“Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur”, thotë Hava Lleshi në Thumanë, e cila bashkë me familjen e saj mezi pret të marrë në dorëzim fondin e rindërtimit dhe të ndërtojë shtëpinë e vet. Bashkë me dy fëmijët e mitur, ajo jeton mes kontenierit dhe shtëpisë së pabanueshme, ku në ditë-netët e ftohta të dimrit dhe në këtë situatë të ngarkuar virale, mund të ndezë sobën e druve dhe të ngrohen.

Më shumë se pesë vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në qarkun e Durrësit mbetet një çështje problematike, duke theksuar mosplotësimin e premtimeve të bëra për rikthimin e familjeve në shtëpitë e tyre. Pavarësisht përpjekjeve dhe fondeve të alokuara, bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë tregojnë ritme dhe rezultate të ndryshme në këtë proces.

Edhe pse autoritetet premtuan përfundimin e procesit në vitin 2022, dy vjet më vonë, qindra familje presin ende të futen në shtëpitë e reja. Për opozitën, paratë e hedhura në këtë proces janë keqpërdorur për fushata elektorale dhe ata presin që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë vit.

“Janë përdorur dhe në zgjedhjet 2021, 2023, duke dhënë dhe dëmshpërblimet për familjet në pallatet e përcaktuara fillimisht DS3 e që më pas kaluan në DS4 për prishje ose riforcim”, thotë këshilltari bashkiak i opozitës në Durrës, Joni Myshketa.

Ai fajëson mungesën e transparencës për përdorimin e fondit prej 1.2 miliardë që u mor në formë grantesh e kredish të buta, ndërsa superministria që u krijua për këtë qëllim përfundoi me ministër në arrati.

“U krijua edhe një superministri e rindërtimit, e drejtuar nga një ministër që sot është në arrati dhe denoncon ish-qeverinë e tij. Ndërkohë, çështja e të prekurve nga tërmeti mbetet ende e pazgjidhur”, tha Mushketa.

Prej vitesh në konteinerë dhe rrënoja

Kontenierët si zgjidhje e përkohshme e deklaruar zyrtarisht nga qeveria vazhdojnë të mbeten ende si streha më e sigurt për shumë familje në qarkun e Durrësit, të cilat tremben se pas çdo lëkundjeje sado të lehtë tërmeti që ndjehet në zonë, banesat e dëmtuara që prej 2019 mund të shemben plotësisht.

Në këtë situatë është edhe Hava Lleshi. Kontenieri ku ajo jeton me familjen është i sigurt, por i akullt dhe me një sipërfaqe të pamjaftueshme për familjen e saj prej 6 anëtarësh. Ajo thotë se shpresat i ka varur këtë vit. Madje në janar, pranë njësisë administrative Thumanë ka dalë lista me emrat e përfituesve dhe fondet që ata marrin për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara.

Lëvrimi i fondit u është thënë se do të bëhet në shkurt, pasi të vlerësohet toka ku do të bëhet shtëpia. Por edhe shkurtit po i vjen fundi dhe tashmë nuk u jepet asnjë afat, ndaj afrimi i zgjedhjeve shihet si mundësi e re nga shumë banorë.

“Na thanë se do të presin përgjigje për analizat sizmike të tokës dhe pastaj do të na japin fondin. Nuk e di nëse do të dalë ai fond për të rindërtuar shtëpinë, por u lumturova kur doli lista pas kaq vitesh. Isha në fillim të shtatzënisë kur ra tërmeti. Tani djali i ka mbushur 4-vjeç dhe ende jemi të pasistemuar dhe të pasigurt. Mezi pres të rindërtohet shtëpia e të fus fëmijët në të”, thotë Lleshi.

Edhe Shpresa Guçe në zonën e plazhit në Durrës qëndron me shpresën se halli i saj do të marrë zgjidhje. Shirat e fundit që shkaktuan përmbytje masive në Durrës e prekën dhe atë. Uji depërtoi në kontenierin që ndodhet nën hijen e shtëpisë së dëmtuar pa kthim nga tërmeti.

“Çfarë ka rënë jashtë, ka hyrë brenda. Jam duke u mbytur në shtëpi, nuk po rri dot në kontenier,” tha ajo. “Nuk e di ç’po bëhet nga ky shtet. Po bëhen 6 vjet dhe ngela jashtë rrugëve që po jetoj si qen bashkë me mbesat. Pas shiut të fundit i kam çuar te vajza. Deri kur kështu?!”, thotë ajo.

Gruaja thotë se kanë marrë premtime në çdo fushatë dhe se i është premtuar shtëpi direkt nga kryebashkiakja, por asgjë nuk ka ndodhur.

Transparencë e pjesshme

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Durrësit për BIRN, janë përdorur mbi 14.3 miliardë lekë nga totali i 15.6 miliardë lekëve të alokuara për periudhën 2020-2024. Këto fonde janë investuar në rikonstruksione banesash, përmirësimin e infrastrukturës së kullimit dhe sistemimin e zonave urbane.

Bashkia tha gjithashtu se 18 319 aplikues kanë përfituar deri tani. Megjithatë, bashkia nuk deklaron numrin e familjeve që ende nuk kanë përfituar nga programi i rindërtimit, një mungesë transparence që ngre pikëpyetje për ecurinë reale të procesit dhe përfituesit.

Në terren, shumë familje jetojnë ende në kushte të papërshtatshme. Apartamentet e reja, ndonëse të ndërtuara, përballen me mungesa të theksuara infrastrukturore, si mungesa e lidhjes së energjisë elektrike dhe kanalizimeve. Këto vonesa janë justifikuar nga bashkia si “probleme të veçanta”.

“Ju bëjmë me dije se, procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar ende dhe arsyet e vonesave janë të ndryshme, në varësi të secilit aplikim”, thuhet në përgjigjen me shkrim që bashkia nisi.

Bashkim Gjika, banor i lagjes nr. 5 dhe i sëmurë kronik, i njohur edhe si njeriu i protestave kundër vonesave në Durrës, ndjehet pa shpresë nga mungesa e informacionit se kur do të zhvendoset në apartamentin e ri.

“Pranuam të zhvendosemi te lagjja e re në Spitallë se na u tha që s’bëhet më pallati aty. U bë shorti, po kaq. As çelësa. Asgjë”, ankohet Gjika.

Në Durrës ka ende pallate që nuk kanë marrë një përgjigje nga Instituti i Ndërtimit se çdo të bëhet me to. Mes tyre, sipas burimeve nga Bashkia, dhe ai i kompanisë “Falke shpk” i Fiqiri Farrukut, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

“Nuk dimë asgjë. Jetojmë brenda tij me frikën për jetën”, shprehet një banore teksa kërkon ndihmë për të kuptuar ç’po ndodh.

“Kemi mijëra familje prej mëse 3 vitesh pa bonus qiraje qe janë detyruar të rifuten në banesat e tyre të paprekura që prej termetit, duke rrezikuar jetët e tyre”, tha këshilltari Mushketa, i cili e akuzon shumicën qeverisëse për papërgjegjshmëri “në dëm të jetës e jo vetëm në keqpërdorim e keqmenaxhim parash publike”.

Ndërkohë në Shijak, procesi i rindërtimit është menaxhuar kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke bërë që bashkia të ketë një rol minimal zbatues dhe kryesisht si njësi përfituese. Sipas të dhënave, janë përfunduar të gjitha projektet, duke ndihmuar 874 banesa private të shembura, 339 apartamente për rikonstruksion dhe 521 apartamente të ndërtuara nga e para. Shijaku është e vetmja bashki në qark që deklaron përfundimin e plotë të procesit të rindërtimit, duke mos lënë asnjë prej familjeve të prekura pa zgjidhje.

Ndryshe nga Shijaku dhe Durrësi, Bashkia Krujë, kur ka kaluar mbi një muaj e gjysmë, nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare për pyetjet e bëra nga BIRN, pavarësisht se afatet ligjore kanë kaluar. Kjo heshtje tregon mungesën e transparencës përballë një procesi kaq jetik për qytetarët. Ndërkaq në terren, realiteti flet për familje që vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, duke shpresuar që premtimet e bëra në periudhën pas tërmetit të përmbushen, të paktën para zgjedhjeve. Në të kundërt, i pret edhe një vit tjetër i vështirë./ BIRN

The post BIRN: Banorët e prekur nga tërmeti, i varin shpresat te fushata elektorale appeared first on Albeu.com.

❌
❌