Turbulenca është një nga përvojat më të zakonshme dhe shpesh shqetësuese për pasagjerët gjatë një fluturimi. Por çfarë e shkakton atë dhe a është vërtet për t’u frikësuar?
Sipas ekspertëve të aviacionit, turbulenca ndodh kur aeroplani kalon nëpër rrjedha të paqëndrueshme ajri që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si: ndryshimet në temperaturë, lëvizjet vertikale të ajrit, malet, stuhitë, apo zonat ku dy masa ajrore me temperatura të ndryshme përplasen. Edhe avioni i njëjtë, në dy fluturime të ndryshme, mund të përjetojë nivele të ndryshme turbulence për shkak të kushteve atmosferike.
Megjithatë, edhe pse mund të ndihet si “rrëzim” ose lëkundje e fortë, në shumicën dërrmuese të rasteve turbulenca nuk është e rrezikshme. Aeroplanët modernë janë të ndërtuar për t’i përballuar pa problem këto lëvizje. Pilotët janë të trajnuar të monitorojnë dhe shmangin zonat me turbulence të fortë dhe shpesh paralajmërojnë ekuipazhin dhe pasagjerët për të qëndruar të ulur me rripin e sigurisë të vendosur.
E vetmja rrezikshmëri reale lind nëse një pasagjer nuk është i lidhur dhe mund të lëndohet nga lëvizjet e papritura. Prandaj, mbajtja e rripit të sigurimit gjatë gjithë fluturimit është një masë e thjeshtë që mund të parandalojë incidente.
Në kundërshtim të besimit popullor se dëmtojnë mendjet e të rinjve, kalimi i më shumë kohë duke luajtur videolojëra mund të jetë i lidhur me rritjen e inteligjencës tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri.
Ndërsa ndryshimi i vëzhguar në aftësitë njohëse është i vogël dhe nuk vërteton një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkak-pasojë, shkencëtarët e konsiderojnë atë të rëndësishëm.
Studimi i vitit 2022 kontrolloi me kujdes variabla të tilla si ndryshimet gjenetike dhe statusi socioekonomik i fëmijëve.
Është interesante se shikimi i televizionit dhe përdorimi i rrjeteve sociale, ndryshe nga loja e lojërave, nuk treguan as një efekt pozitiv dhe as negativ në inteligjencë.
Këto rezultate mund të kontribuojnë ndjeshëm në debatin rreth sasisë së përshtatshme të kohës së kaluar para ekranit për fëmijët, raporton ScienceAlert.
“Media digjitale përcakton fëmijërinë moderne, por efektet e tyre njohëse janë të paqarta dhe objekt i një debati të nxehtë”, shkroi ekipi kërkimor nga Holanda, Gjermania dhe Suedia në punimin e tyre.
“Ne besojmë se studimet me të dhëna gjenetike mund të sqarojnë pretendimet shkakësore dhe të korrigjojnë rolin zakonisht të anashkaluar të predispozitave gjenetike.”
Shkencëtarët analizuan të dhënat mbi kohën e kaluar para ekranit nga 9,855 fëmijë amerikanë të moshës nëntë dhe dhjetë vjeç.
Mesatarisht, fëmijët kalonin 2.5 orë në ditë duke parë televizor ose video në internet, një orë duke luajtur videolojëra dhe gjysmë ore në rrjete sociale.
Dy vjet më vonë, u mblodhën të dhëna për më shumë se 5,000 të të njëjtëve fëmijë.
Doli që fëmijët që kalonin më shumë kohë duke luajtur videolojëra kishin një rritje të IQ prej 2.5 pikësh mbi mesataren.
Rritja e IQ u përcaktua bazuar në rezultatet në detyrat që matën të kuptuarit e leximit, përpunimin vizual-hapësinor, kujtesën, të menduarit fleksibël dhe vetëkontrollin.
Edhe pse studimi u krye vetëm tek fëmijët në SHBA dhe nuk bëri dallim midis llojeve të videolojërave, të tilla si ato të luajtura në telefona celularë ose konsola, ai ofron një pasqyrë të vlefshme mbi lidhjen midis lojërave dhe IQ.
Ai gjithashtu mbështet idenë se inteligjenca nuk është një tipar i fiksuar me të cilin lindim.
“Rezultatet tona mbështesin pohimin se koha para ekranit në përgjithësi nuk dëmton aftësitë njohëse të fëmijëve dhe se të luash videolojëra në fakt mund të ndihmojë në rritjen e inteligjencës”, tha neuroshkencëtari Torkel Klingberg i Institutit Karolinska në Suedi. /Telegrafi/
Në raportin e ri mbi Shtetin e së Drejtës, Komisioni Europian nuk evidenton drejtpërdrejt çështje të lidhura me ekonominë, por shqyrton disa fusha kyçe që ndikojnë ndjeshëm në klimën e të bërit biznes për kompanitë dhe sipërmarrësit në Serbi. Një prej fushave të veçuara është prokurimi publik. Është theksuar se përjashtimet nga Ligji për Prokurimin […]
Në natën e 28 korrikut, jo si në netët e mbushura me muzikë, ngjyra, pije dhe festë të gjallë, Prishtina e zhurmshme dhe e etur për jetë, perëndoi nën një tjetër frymë, më e heshtur, më e mbyllur, më melankolike. Ajo nuk ishte më qyteti që vallëzonte nën dritat e netëve të verës, por një qytet që kujtonte, që kthehej pas, që dëgjonte zërin e kujtimeve të veta, të tjetrit, apo edhe të vetes e tjetrit së bashku.
Në burgun-muze të Prishtinës, “Burgu i Idealit” aty ku dikur mbylleshin trupat por jetonin idealet, u ngjitën dy net radhazi skenat e shfaqjes “Kujtime nga Lumi”, nga regjisorja dhe dramaturgia Zana Hoxha. Në një hapësirë të ngarkuar me histori dhe heshtje, ku muret janë dëshmitarë të dhimbjeve e shpresave, zërat e aktorëve sollën një rrëfim ndryshe, një udhëtim poetik ndërmjet kujtesës dhe ëndrrës, mes lirisë së mohuar nga tjetri dhe asaj që vazhdon të kërkohet për veten.
Në Prishtinën që kujtonte, përjetonte dhe lëkundej mes harresës dhe rikthimit, perëndimi i diellit i gjeti spektatorët të mbledhur pranë Fontanës së Pallatit të Rinisë. Ajo fontanë, që prej kohësh është vëzhguar si një objekt, mori jetë sërish atë mbrëmje nga fryma e artit, përcjellë KultPlus.
Në këtë hapësirë simbolike, aktorët dolën në skenë mes tingujve të këngës së Minatorit “E di se do të shoh”, një nisje e butë e ngarkuar me ndjesi që paralajmëronte udhëtimin emocional që do të pasonte. Prej aty, publiku u ftua të ndjekë shfaqjen më tej, në një tjetër hapësirë plot domethënie, në Burgun e Idealit, ku zëri i artit bëhet dëshmi.
Që në çastin kur publiku kaloi portën e Burgut të Idealit, u bë e qartë se kjo nuk do të ishte një shfaqje e zakonshme.
Vendosja e shfaqjes në burg, në vetvete, ishte një deklaratë, një zgjedhje e guximshme artistike që i jepte trup shfaqjes para se të niste, që krijonte një tension të ndjeshëm te spektatorët. Nuk kishte nevojë për fjalë, vetë korridoret e ngushta, të mbyllura dhe zhurma e hapave në beton, paralajmëronin se kjo natë do të ishte e ngjethshme.
Njerëzit e ulur aty, mes mureve që kishin dëgjuar klithma dhe heshtje të rënda, tashmë dëgjonin fjalën e artit të shkruar për tu kthyer në një art që vihet në skenë. Dhe secili, në mënyrën e vet, përjetonte dramën jo vetëm si spektator, por si dëshmitar i një historie të përbashkët, që na flet nga e kaluara, por ende ndikon në frymëmarrjen e së tashmes.
Oborri i dikurshëm i të burgosurve ishte zgjedhur për të ndjekur shfaqjen “Kujtime nga lumi”. Në atë hapësirë të heshtur tani ngrihej zëri i aktorëve, dhe qielli që dikur ishte vetëm një copëz lirie për të dënuarit, u bë kupolë e një shfaqjeje që flet për lirinë, dhimbjen, mungesën dhe shpresën.
Burgu, si vend konkret por edhe si metaforë, ishte më shumë sesa një sfond. Ai ishte një personazh i heshtur në vetë shfaqjen, një prani që thellonte çdo fjalë të thënë dhe çdo heshtje të qëllimshme. Kjo hapësirë, që dikur përfaqësonte kontrollin, izolimin dhe nënshtrimin e individit, u kthye në një ide të fuqishme për të eksploruar pikërisht të kundërtën, kërkimin për të qenë vetvetja, nevojën për t’u dëgjuar, për të dalë jashtë strukturave që kufizojnë shpirtin.
Duke ndjekur narrativën e dyfishtë të Mances dhe Hanës, shfaqja ndërtonte ura mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme, mes krizës individuale dhe realitetit kolektiv. Sepse liria, ashtu si mungesa e saj, kurrë nuk është vetëm personale, ajo është një përvojë që na bashkon dhe na përplas, një nevojë që na lidhet me tjetrin, me shoqërinë, me sistemin.
Ngjarja nis në vitin 1994, në një kohë të turbullt, por në një moshë kur njeriu nuk e kupton ende peshën e historisë. Mance dhe Hana, dy adoleshentë, luajnë buzë një lumi, lumi i tyre që i mbledh të gjitha: kujtimet, turpin, heshtjen, dhimbjen, dëshirën për të qenë dikush tjetër dhe për të shpëtuar.
Hapësira e skenës ishte ndërtuar me kujdes për të ripërjetuar kujtimet. Lumi i improvizuar në mes të skenës nuk ishte thjesht vendi ku ndodhte veprimi. Ai ishte vetë kujtesa, ai që rrjedh dhe kurrë nuk qëndron i njëjtë.
Dritat kaltëroshe që ndriçonin skenën krijonin një atmosferë të brishtë, gati të tejdukshme, si një ëndërr që nuk e di nëse po ndodh apo po kalon. Kjo dritë nuk ishte ndriçim, ishte ndjesi, ajo e një kujtese të papërpunuar, që endet si mjegull mbi të tashmen.
Ideja e krijimeve të tilla, improvizimeve skenike në një hapsirë jo të zakonshme, dritat e zbehta por të forta në të njëjtën kohë, kostumet secili me domethënie të veten deri te robdishambri simbolik i vdekjes e tretjes, duhet të kenë qenë sfidë për krijuesit e organizatorët. Sa i përket kësaj pjese Zana Hoxha u shpreh se procesi i provave ka qenë shumë i mirë.
“Kemi filluar diskutmet për shfaqjen në prill, në maj kemi filluar provat, pastaj kemi vazhduar në fund të qershorit e në korrik. Nuk kemi pasur hapsirë tonën të rregullt për prova dhe ka qenë sfiduese në aspektin teknik, po në aspektin njerëzor jo, sepse të gjithë e kanë dashur projektin.”- thotë regjisorja dhe njëkohësisht edhe dramaturgia e shfaqjes.
Në strukturën e rrëfimit të shfaqjes u përjetua një narrativë e dyfishtë mes Mances dhe Hanës, duke pasuar shpesh me anakroni. Të dy personazhet bartën kujtime të thella dhe të pathëna.
Hana, e lënduar nga lufta, nga trauma e një dhune që nuk ka pasur emër, ndërsa Mance, i dhunuar nga shtëpia, nga vetja, nga shoqëria që nuk e lejon të jetë ashtu siç është.
Kujtimi i Hanës, e rrahur nga një i rritur si fëmijë, nuk përçoi vetëm kujtimin e një personazhi, por kujtimin e vetë regjisores, i vënë në skenë jo për të rrëfyer vetëm një të kaluar, por për të kuptuar se si kjo e kaluar vazhdon të formësojë çdo të tashme.
Në atë çast, ndodh një ndërprerje, regjisorja, Zana, del vetë në skenë. Nuk është më teatri që po luhet. Është jeta. Është rrëfimi i saj, kujtimi i saj. Një rrëfim që nuk është më pjesë e skenarit, por një hapje e vetes. Ajo flet për atë që ka qenë dhe për atë që është, dhe befas, kufiri mes publikut dhe skenës tretet.
Në një intervistë për KultPlus, regjisorja Hoxha, kur u pyet rreth zanafillës së idesë së shfaqjes u shpreh se ka qenë në një rezidencë artistike në Vjenë, këtë vit në maj, “Mu kthyen kujtimet e shokut tim Mance që unë i kisha harruar gati krejt dhe e ndieva si nevojë t’i trajtoj këto kujtime dhe të bëj diçka.” – shtoi regjisorja.
Publiku gjatë shfaqjes u ftua të ndajë kujtime, ato që njeriu i ka ngulitur thellë në harresë e nuk e di pse nuk i ka thënë kurrë. Sepse, në të vërtetë, kjo është forca e kujtesës, ajo nuk jeton vetëm në vetëdije.
Frojdi do të thoshte se shumë nga ato që na përcaktojnë, që na bëjnë ata që jemi, qëndrojnë në nëndijen tonë, të shtypura, të fshehura, por gjithsesi veprojnë. Kujtimet që i kemi harruar me vetëdije, jo sepse nuk vlejnë, por sepse na kanë lënduar, janë ato që shpesh na formësojnë në heshtje.
Arketipi, siç do ta quante Jungu, lind pikërisht këtu, kur një përvojë e veçantë bëhet e përbashkët. Kur kujtimi i një individi nis të flasë për shumëkënd. Në këtë shfaqje, Mance nuk është më vetëm një djalë i rrahur dhe i heshtur, ai bëhet arketip i të gjithë atyre që janë mbyllur në ndonjë mënyrë, për shkak të identitetit, zërit, dëshirës, kujtesës. Ai është kujtim, por edhe pasqyrë.
Mance, personazhi më i brishtë, por ndoshta edhe më i thelli, është një shpirt që kërkon një zë. Ai është ndryshe, jo vetëm sepse këndon, jo vetëm sepse nuk ndihet si vetja në veten e tij, por sepse ka guximin të mos e fshehë veten. Dhe për këtë, dënohet. Rrihet. Izolohet. Në një nga momentet më tronditëse, ai vesh robdishambrin e nënës së tij dhe kapet duke kënduar në një çast intimiteti, gëzimi të pastër por që i ndalet menjëherë. Muzika fiket, ai mbyllet. Është një simbol i asaj se si sistemi, familja, shoqëria, të gjitha ndërhyjnë për të ndalar të bukurën nëse ajo nuk është “në rregull”.
Mance është një personazh real i kujtimeve të Zana Hoxhës. Për KultPlus ajo tregoi se Mance ka qenë miku i saj që është vetëvrarë.
“Mance ka vdekur, ia ka marrë jetën vetes dhe unë kam dashur të kthej vëmendjen te fenomenet e tilla kur personat ndihen që nuk i sheh askush dhe janë të pashpresë. Kam dashur të kthej njëlloj shprese dhe ta bëj në një mënyrë që edhe publiku t’i ndaj përvojat e veta bashkë me aktorët”- u shpreh regjisorja.
Po në zemër të shfaqjes “Kujtime nga lumi” qëndron edhe një tekst, vepra “Lum Lumi” nga Ali Podrimja. Kjo vepër, e shkruar pas humbjes së birit të poetit, nuk është thjesht elegji. Është një akt i zhveshjes së shpirtit, një përpjekje e dëshpëruar për të gjetur kuptim në një dhimbje.
Ali Podrimja shkroi “Lum Lumi” për të birin, por si çdo vepër e madhe, ajo del përtej kontekstit personal. Në këtë shfaqje, dhimbja e Podrimjes përthithet nga dhimbjet e Mances, Hanës, regjisores, e më pas edhe nga vetë publiku. Po ashtu si Podrimja që nuk mund të gjejë përgjigje pse ndodhi humbja, edhe shfaqja nuk ofron përgjigje, por ndan të njëjtin boshllëk, të njëjtën plagë, të njëjtën heshtje që pason.
Lidhja mes poezisë dhe skenës është një urë që nuk shihet, por që ndihet. Fëmija i humbur në poezinë e Podrimjes gjendet sërish në Mancen, një jetë e mohuar para kohe, një dritë që nuk u lejua të rritet. Dhe ashtu si Podrimja i flet birit të tij që nuk i përgjigjet më, edhe aktorët i flasin kujtimeve të veta, personave të humbur, vetes që nuk është më.
Përmes poezisë, shfaqja arrin një dimension më universal, ajo nuk është më vetëm për Kosovën e viteve ’90, për luftën, për identitetin, për seksualitetin apo për dhunën. Ajo bëhet për çdo humbje që s’mund të thuhet plotësisht, për çdo të afërm të zhdukur, për çdo vetvete të shtypur, për çdo dashuri që s’arriti të jetojë.
Në fund të shfaqjes Mance vdes. Pas gjithë kësaj rruge që ndjek shfaqja, nga lumi si lojë, në lumin si dëshmitar i dhimbjes, nga kujtimet që përpiqemi t’i harrojmë, në kujtimet që na formojnë, ajo që mbetet në fund është Hana, e vetme. Ajo nuk është më ajo vajza që luante buzë lumit. Tani ajo qëndron në heshtje përballë gjithë asaj që ka humbur, Mancen, zërin e tij, shpresat e papërmbushura, kohët që nuk kthehen, e vetveten që është detyruar të mbijetojë duke bartur gjithçka.
Ky fund i heshtur, pa zgjidhje dhe pa kthim, nuk është pessimist,është i vërtetë. Sepse ndonjëherë, nuk ka shërim të plotë. Ka vetëm vazhdimësi. Dhe në këtë vazhdimësi, Hana mbetet si një figurë që kujton, që nuk harron, që zgjedh të mbajë kujtimet jo si barrë, por si dëshmi.
Mesazhi i shfaqjes nuk është vetëm për të kujtuar të kaluarën por për të kuptuar se sa shumë nga ajo që jemi, edhe sot, vjen nga gjëra që nuk i themi me zë. Që kujtimet nuk janë të padëmshme, por kanë fuqi. Dhe se, për t’u bërë vërtet të lirë, duhet të guxojmë të shohim përbrenda, të përballemi me to, t’i ndajmë, edhe nëse na lëndojnë.
Në fund, “Kujtime nga lumi” është një shfaqje për ata që janë ndryshe, për ata që kanë humbur në vete dhe për vete, për ata që kanë heshtur dhe për ata që guxojnë ta thyejnë këtë heshtje. Është një kujtim i përbashkët që bëhet ujë i përbashkët, dhe ndoshta, në atë ujë, gjenden copëza nga vetja.
Sepse siç lumi rrjedh gjithmonë, edhe kujtimi, edhe dhimbja vazhdojnë. Dhe ajo që mbetet është njeriu që kujton, e që nuk lejon që tjetri të harrohet. Këtë bën Hana. Këtë bën Zana. Këtë bën Mance. Këtë bën shfaqja.
Ndërkaq ju kujtojmë që në këtë shfaqje lujnë aktorët Qendresa Kajtzati dhe Edon Shileku, në rolet kryesore, si dhe Flamur Ahmeti dhe Elsa Belegu. Kompozitor Liburn Jupolli, skenografe Grace Ramsey, menaxhere produksioni Venera Ismaili dhe Elira Lluka Qorrolli, si dhe teknik i dritave Skënder Latifi./KultPlus.com
Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese. Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e […]
TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Nga Baza Ajrore e Farkës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një prononcim për mediet sot, foli për situatën e rënduar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit.
Ministri bëri të ditur se qeveria shqiptare është e angazhuar për të forcuar kapacitetet e vendit për përballimin e emergjencave.
Ai deklaroi se Shqipëria do të investojë në avionë zjarrfikës dhe mjete të specializuara ajrore, për të qenë më e përgatitur ndaj kërcënimeve që vijnë nga zjarret, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Vengu konfirmoi angazhimin maksimal të Forcave të Armatosura dhe theksoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, si dhe planet për të rritur kapacitetet ajrore të Shqipërisë në përballimin e emergjencave natyrore.
“Forcat tona janë të angazhuara intensivisht në përballjen me zjarret në Dukat dhe Llogora, ku është bërë një punë heroike, si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të ndalur përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur Parkun Kombëtar”, u shpreh ministri Vengu.
Ai bëri të ditur se janë ndarë detyrat edhe me forcat aleate, të cilat po veprojnë në zona të ndryshme në vend.
Nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Shqipërisë i janë vënë në dispozicion dy helikopterë të ushtrisë hungareze, të cilët aktualisht po operojnë në zonat e Shkopetit dhe Ulëzës, ndërkohë që një avion zjarrfikës Canadair i Forcës Ajrore Kroate ka ndërhyrë në mënyrë vendimtare në Parkun Kombëtar të Lurës.
Ministri e vlerësoi këtë ndihmë si dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Bashkimit Europian në përballimin e emergjencave natyrore.
Duke folur për gjendjen e sigurisë, Vengu tha se nuk rrezikohen zona të banuara dhe se vatrat aktive janë kufizuar, ndërsa janë vendosur perimetra sigurie në të gjitha zonat problematike.
Ministri vlerësoi reagimin efikas të strukturave në terren, duke theksuar se në disa raste, falë ndërhyrjeve të shpejta, është bërë e mundur që flakët të neutralizohen plotësisht.
Një ndër shqetësimet kryesore për Ministrinë e Mbrojtjes mbetet faktori njerëzor. Vengu theksoi se shumë prej zjarreve kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo edhe nga zjarrvënie të qëllimshme. Ai përmendi një rast të fundit në Parkun Kombëtar të Llogorasë, ku, ndërkohë që forcat po vepronin në një zonë tjetër, një vatër zjarri u ndez në mënyrë të dyshimtë. Sipas tij, ngjarja do të hetohet, por reagimi i shpejtë i forcave bëri të mundur shmangien e një katastrofe të mundshme.
Në këtë kuadër, ministri Vengu u bëri apel strukturave vendore, rrjeteve të vullnetarëve dhe Mbrojtjes Civile që të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të gatshëm për ndërhyrje në çdo moment, duke përdorur të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion.
TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri bëri të ditur sot se, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.
Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e projektit, qendrën Psiko-Sociale Vatra, dhe partnerët nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Gjykata e Lartë dhe forcat shqiptare të zbatimit të ligjit, theksuan nevojën për bashkëpunim mes organeve të rendit, institucioneve të drejtësisë dhe komuniteteve për të çmontuar rrjetet e trafikantëve dhe për të mbështetur viktimat.
Në njoftimin e Ambasadës, thuhet se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në luftën kundër trafikimit, sigurimin e kufijve dhe çmontimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare që shfrytëzojnë individët më të cenueshëm”.
Konferenca përmbyllëse e projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambas...
Në qendër të qytetit të Kukësit, lulishtja kryesore – një nga të paktat hapësira publike të gjelbra në qytet, po zhduket nën një shtresë betoni. Në emër të një “investimi për fëmijët”, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër, për t’u kthyer në një kënd lojërash. Punimet janë financuar nga fondacioni turk TIKA dhe […]
Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky […]
PRISHTINË, 22 korrik/ATSH/ Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka deklaruar se vendi është duke u përballur me një situatë të vështirë nga temperaturat e larta, ku si pasojë vetëm gjatë javës së fundit janë paraqitur 320 raste të zjarreve malore, fushore por edhe në objekte. Aktualisht shtatë zjarre janë aktive dhe po punohet që të shuhen plotësisht, tha AME të martën, më 22 korrik, në një konferencë për media.
“Bazuar në paralajmërimet nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës nga temperaturat e larta vendi është duke përballur me një situatë të vështirë, ku si pasojë janë paraqitur shumë zjarre në të gjithë vendin. Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 320 raste të zjarreve duke përfshirë zjarre malore, fushore por edhe objekte. Për të gjitha këto raste kemi intervenuar me sukses, pas intervenimit dhe koordinimit gjendja aktuale është stabile, momentalisht i kemi shtatë zjarre aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht. Ky numër i madh dhe pasojat e mëdha që mund të sjellin këto zjarre janë alarmante. Fatkeqësisht kemi humbur një zjarrfikës nga Gjakova, gjithashtu e ka humbur jetën një qytetarë nga komuna e Klinës. Për momentin i kemi të lënduar dy zjarrfikës një nga komuna e Lipjanit dhe Vitisë”, tha drejtori i AME-së, Genc Metaj.
Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se janë arrestuar gjithsej nëntë persona për zjarrvënie. Ai tha se deri më tani Policia ka intervenuar 211 herë dhe numri i rasteve të zjarrvënieve të iniciuara në polici dhe rrezikut të përgjithshëm, është 63.
“Policia e Kosovës ka marrë një varg aktivitetesh, po ashtu ka marrë pjesë edhe vet me autobotet tona që tu ndihmojmë AME dhe të gjitha institucionet tjera për parandalimin dhe përhapjen e zjarreve. Ne jemi duke bërë dhe hetime, kemi dy vepra penale sipas kodit penal që është shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe po ashtu zjarrvënie. Numri i përgjithshëm i zjarreve i raportuar në Kosovë është 183, numri i zjarrvënieve është 54, numri i personave të arrestuar është gjithsej 9, numri i intervenimeve të policisë është 211 dhe numri i rasteve të iniciuar në polici të zjarrvënies dhe për shkak të rrezikut të përgjithshëm është 63″, theksoi Hoxha.
Në këtë konferencë u theksua se sfidë mbetet vetëdijesimi i qytetarëve për të mos ndezur zjarre të qëllimshme.
Kosova po përballet me temperatura të larta, maksimalet e të cilave pritet të arrijnë në 39 gradë Celcius në fund të kësaj jave. /Kosovapress/
Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.
Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.
Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.
Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.
Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.
Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.
Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.
Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.
Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencëpolitike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.
Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.
Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.
Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:
Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.
Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.
Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.
Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.
Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.
Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.
Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.
“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.
Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?
Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.
Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.
Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.
Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.
Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.
Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.
Brenda dhe jashtë kufirit, gratë që zgjedhin të studiojnë në shkenë janë të pakta, por të vendosura.
Shembuj të grave shqiptare dhe italine, tregojnë se pavarësisht stigmatizimeve të thella, ekziston një brez i ri vajzash të guximshme të cilat e ndjekin këtë rrugë pavarësisht pengesave.
Marta Abbà, Itali; Arbjona Çibuku, Shqipëri.
Po çfarë i shtyn këto grua të bëhen inxhiniere në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit?
E thënë me zë të lartë ose e menduar në heshtje, kjo pyetje përsëritet si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali.
Edhe pse të dyja vendet renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të nëntë në Europë për përqindjen më të lartë të studenteve në fushat STEM, ato mbeten të lidhura nga stigmat e forta kulturore që e shndërrojnë këtë rrugë të premtuar në rrugë pa krye, ose, në rastin më të mirë, në një rrugëtim të vështirë, të lodhshëm dhe ndonjëhërë pa të pashpërblyer, sidomos në aspektin ekonomik.
Kjo është veçanërisht e dukshme në sektorin e inxhinierisë së telekomunikacionit.
Pak gra studiojnë TIK, një fat i keq dhe i keqpaguar
Në Itali, vetëm 22.9% e të regjistruarve në këtë program inxhinierik janë gra, dhe në nivel master kjo përqindje bie në 13.7%. Të dhënat nga Fondacioni Kombëtar i Inxhinierëve tregojnë se kjo është një nga fushat më pak të përzgjedhura, sidomos krahasuar me inxhinierinë civile dhe atë biomjekësore. Gratë e pakta që diplomohen më pas “dënohen” me rrugë karriere më të ndërlikuara sesa kolegët e tyre meshkuj dhe me paga sistematikisht më të ulëta.
Sipas të dhënave më të fundit të “Inarcassa”, të ardhurat mesatare bien nga 44,459 euro në 26,083 euro në varësi të gjinisë, me një hendek gjinor page prej pothuajse 48% në disfavor të grave. Nëse jetojnë në Italinë e Jugut, rreziku i papunësisë rritet me 15 pikë përqindje krahasuar me veriut (burimi: Qendra Kombëtare e Inxhinierëve).
Në Shqipëri, me më pak dallime gjeografike, panorama është e ngjashme: sektori i TIK dominohet nga meshkujt (58.5%), ashtu si edhe shërbimet (68.8%) dhe fushat e inxhinierisë së lidhur me prodhimin dhe ndërtimin (62.5%). Nga këndvështrimi i pagave, sektori TIK në Shqipëri pasqyron, në një shkallë më të vogël, dinamikat e një tregu pune kombëtar ku hendeku gjinor në pagesë për profesionistë me arsim të lartë është 17.7%. Ky është një tregues i përgjithshëm, por të dhënat e INSTAT tregojnë se TIK është ndër fushat ku kjo pabarazi është e dukshme.
Stereotipe të ngjashme, të mbartura por ende aktuale
Në të dy vendet, Shqipëri dhe Itali, ka nisma dhe thirrje, disa të zjarrta dhe të sinqerta, por deri më tani pa rezultate të dukshme.
“Sfidat më të mëdha vijnë nga stereotipe dhe paragjykime të thella gjinore, si të brendshme ashtu edhe të jashtme,” thotë Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë SciDev. Në Shqipëri, shprehje si “Shkencat e forta nuk janë për gratë” dhe “Burrat janë më të mirë në shkencë” janë, sipas saj, “perceptime me origjinë të lashtë që vazhdojnë të ndikojnë të tashmen, duke penguar aksesin dhe përparimin e grave në STEM dhe duke ngadalësuar karrierat e tyre.” Ndërsa “gratë përgjithësisht kanë më pak vetëbesim se burrat,” Xhaferraj thekson se në inxhinieri kjo tendencë rrezikon të përkeqësohet për shkak të mungesës së modeleve femërore në rolet e shkencëtareve, shpikëseve dhe novatoreve.
Duke analizuar arsyet e pabarazive gjinore, Barbara De Micheli, eksperte për barazi gjinore në Fondacionin G. Brodolini, vëren të njëjtin problem: “Stereotipet për fushat ‘femërore’ dhe ‘mashkullore’ janë ende shumë të forta, dhe karrierat në startup-e dhe teknologjitë e reja përshkruhen ende si botë ekskluzivisht mashkullore,” shpjegon ajo. Edhe në Itali, “matematika nuk është për vajzat,” dhe gratë që diplomohen në fushat si inxhinieria kompjuterike dhe telekomunikacioni—të konsideruara “ekstremisht mashkullore”—nuk e kanë të vështirë të diplomohen, por hasin vështirësi për të gjetur punë. Dhe kur e gjejnë, thotë De Micheli, “duhet të mësojnë të lundrojnë në struktura organizative që janë ende larg barazisë gjinore. Bordet drejtuese janë ende të mbushura me burra.”
Në Itali, “Gjinia është pushtet,” sipas një raporti të fundit nga Info.Nodes dhe onData. Megjithëse ekziston një certifikatë gjinore, De Micheli e quan atë “një masë hibride.” Kjo certifikatë cilësore, me fokus te proceset, ka merita në ndërgjegjësim, por mund të ishte më efektive nëse kriteret e barazisë gjinore përfshiheshin në thirrjet për financime, duke përdorur stimuj ekonomikë. Megjithatë, sipas saj, mungon një planifikim strategjik i qartë dhe i thellë për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrjen femërore në përgjithësi.
Në Shqipëri, përpjekjet zyrtare për të rritur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në STEM ekzistojnë. Gjurmë të tyre gjenden në Strategjinë e Arsimit 2021-2026 dhe Strategjinë e Barazisë Gjinore 2021-2030. Por, Xhaferraj thekson se “të gjitha këto kuadro strategjike duhet të përkthehen në masa praktike dhe të zbatohen në mënyrë efektive: kjo mbetet një sfidë në një shoqëri ende e ndikuar nga normat dhe perceptimet kulturore që i disfavorizojnë gratë dhe paraqesin pengesa të mëtejshme për karrierat e tyre shkencore. Këto sfida nuk i shoh të izoluara,” përfundon ajo. “Janë sistemike, të ndërlidhura dhe e forcojnë njëra-tjetrën.”
Arti i mësimdhënies së STEM-it për të gjithë
Për të kuptuar detajet duhet të dëgjojmë ata që i përjetojnë sfidat çdo ditë. Salvina Pëllumbi e bën këtë duke dhënë mësim matematikë në një shkollë në Elbasan, rreth 50 km nga Tirana. Ajo e zgjodhi këtë lëndë sepse pati “mësuese gra shumë të forta që ia dilnin gjithkund—me familje dhe karrierë”—duke i treguar se nuk kishte pse të zgjidhte mes të dyjave. Ajo e di që ka qenë me fat, pasi “në përgjithësi, nënat shqiptare paraqesin figurën e gruas që i përkushtohet vetëm familjes.”
Në punën e saj, ajo takon “vajza shumë të zgjuara dhe punëtore shqiptare që kanë nevojë për motivim, për t’u treguar tregun e punës, mundësitë e punësimit dhe perspektivat e pagave në fushat STEM.” Këtë e bën si mentore në projektin “Albanian Girls in ICT Academy” dhe përmes iniciativave të saj, ku përfshin laboratorë virtualë tërheqës që nxisin të menduarit kritik për botën. Ajo thekson se duhen ndërhyrje sistemike—si seanca të këshillimit të karrierës, më shumë modele femërore dhe fushata ndërgjegjësimi në rrjete sociale. Por problemet më të mëdha, thotë ajo, lindin pas universitetit, “kur rruga e karrierës bëhet më e vështirë, sepse në kulturën shqiptare pritet që nënat të kujdesen për gjithë shtëpinë dhe vetëm nëse kanë kohë, të ndjekin studimet apo kërkimin shkencor.”
Rrjete inkurajimi: Nuk jemi pak
Në këtë fazë, vajzat shqiptare që hyjnë në tregun e punës STEM mund të mbështeten te Rrjeti i Grave Shqiptare në STEM (NAW-STEM). Xhaferraj e themeloi atë “për të kontribuar në emancipimin ekonomik dhe shoqëror të grave, duke rritur përfaqësimin e tyre në sektorin STEM, si në industri ashtu edhe në akademi.” Ky rrjet përballet drejtpërdrejt me stereotipet dhe paragjykimet përmes serisë së podkasteve STEMspresso, duke përfshirë edhe gra shqiptare nga diaspora, sepse një rrjet i vërtetë nuk njeh kufij.
Në Itali, një tjetër rrjet ekskluziv për inxhiniere dhe arkitekte është AIDIA. Themeluar në vitin 1957, aktualisht ka mbi 450 profesioniste të regjistruara. Tre prej tyre ndanë përvojat e tyre, të cilat, megjithëse të ndryshme, japin një panoramë të plotë të situatës në Itali.
Giovanna Iannuzzi është një sipërmarrëse e konsoliduar në sektorin kimik-farmaceutik të teknologjisë së informacionit, por ka arritur aty ku është falë mbështetjes së familjes, që e ndihmoi të përballonte lindjen e binjakëve. Ajo vijoi punën e saj dhe nuk u ndal edhe pse shpesh kolegët meshkuj ia marrin promovimet thjesht sepse janë burra.
“Ende është e vështirë të sigurosh pozicione menaxhimi projektesh apo kontrata të mëdha; si gra, ne perceptohemi si një rrezik,” thotë ajo. “Vazhdohet të jetë e vështirë të arrish pozicione të shpërblyera me perspektivë rritjeje: gjithmonë duhet të luftosh me dhëmbë e thonj, dhe nuk i merr gjithmonë ato që meriton.” Ndonëse shpesh ftohet të flasë në evente, ndodh shpesh të jetë e vetmja grua.
“Shpeshherë jam gruaja e vetme në takimet ku jam ftuar, por e di që nuk jam gruaja e vetme në këtë fushë,” kujton ajo.
Nga bota akademike ku ajo u rrit, Antonia Russo vëren “një turp që i ngërthen vajzat; ato hezitojnë të dalin në pah.” Ajo thotë se duhet ta tejkalojmë këtë prirje, të ndajmë historitë tona dhe të bashkohemi. Rrjetet janë thelbësore për të fuqizuar këto zëra dhe për të ndarë përvojat e grave të tjera. “Ne nuk jemi të pakta në STEM, por shpesh heshtim,” thotë ajo.
Në përfundim, Russo pohon: “Jam e bindur që aftësitë nuk kanë gjini.” E njëjta frazë u shpreh edhe nga studenta e re nga Shqipëria, Hygerta T.
Ajo tregon se është “krejtësisht e vetëdijshme për ekzistencën e pabarazive gjinore në fushën që ka zgjedhur, ashtu si edhe në shumë të tjera, por nuk dua që ky realitet të më pengojë apo të më kufizojë.” Pas universitetit, Hygerta T. dëshiron të krijojë zgjidhje të dobishme, veçanërisht në epokën ku teknologjia po përparon me ritme të shpejta, por fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) e zgjodhi sepse “është një nga fushat më të kërkuara për programuesit dhe ofron paga konkuruese,” shpjegon ajo. Për të siguruar që paga e saj të përshtatet me atë të kolegëve meshkuj, ajo tashmë e di se do t’i duhet “të punoj edhe më shumë për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për të gjetur vendin tim në tregun e punës, pavarësisht që jam grua.”
Ky “pavarësisht që jam grua” e shoqëroi edhe Gaiën Bertolinon gjatë studimeve të saj pothuajse të përfunduara në inxhinieri kompjuterike. Ajo guxoi të ndiqte këtë rrugë ndërsa banonte në jug të Italisë, një rajon me hendekun gjinor dhe hendekun më të madh të pagave.
Ambienti shoqëror dhe akademik nuk e ndanë të njëjtën pikëpamje, por Bertolino gjeti vetë rrugën dhe hartoi një strategji: “Për të kompensuar supozimin e mungesës së aftësive teknologjike që na atribuohet neve si gra, duhet të përqendrohemi edhe në aftësitë e buta dhe në komunikim,” shpjegon ajo.
Ajo dhe koleget e saj femra në universitet po përgatiten t’i futen tregut të punës me këtë mentalitet: “Ne jemi të pakta, por shumë të motivuara, ambicioze dhe të vendosura — ndryshe nga shumë prej kolegëve tanë meshkuj, të cilët shpeshherë janë më pak të motivuar, pasi janë regjistruar në TIK pas valës së lulëzimit të sektorit ose nën ndikimin e stereotipeve.” Ndonjëherë, stereotipat bien edhe mbi to.
Ky artikull është prodhuar brenda Iniciativës për Gazetari Kollaborative dhe Hulumtuese (CIJI), një projekt i financuar pjesërisht nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetëm e Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ditën e sotme është zbuluar një aktivitet i rëndë kriminal në fabrikën “Master AL”, pronë e Skifter Taganit në qytetin e Vorës. Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e […]
Kjo i ndodh edhe më të mirëve dhe nuk ka asnjë arsye për panik!
Mos bëj drama – ktheje në një mundësi për të forcuar lidhjen, për të treguar mirëkuptim dhe për të ndërtuar intimitet edhe më të fortë. Dashuria, komunikimi dhe durimi janë zgjidhja më e mirë.
Mos harro se një pengesë e vogël mund të shndërrohet në një afrim edhe më të ngushtë mes jush. Jepi siguri, ndihmoje të çlirohet nga turpi dhe shijoni të gjitha format e prekjes, përkëdheljes dhe dashurisë që ju lidhin.
Bëhu e mençur, lexo këto këshilla dhe mëso si ta përballosh këtë situatë pa e lënduar, por duke e afruar edhe më shumë.
1⃣ Mos e fajëso veten
Mos harro: kur ai humb ereksionin, nuk ndodh sepse ti nuk i dukesh seksi apo nuk e tërheq dot. Përkundrazi, shpesh ndodh sepse të dëshiron shumë, ka presion të brendshëm, frikë se mos nuk të kënaq plotësisht, ose e mundon mendimi që ‘nuk po tregon performancë të mjaftueshme’.
2⃣ Bëhu e kuptueshme dhe ofro siguri
Mos e kritiko, mos e ngacmo, mos e përqesh dhe mos i bëj pyetje të sikletshme. Thjesht thuaji: “Herën tjetër çdo gjë do të jetë në rregull, s’ka asgjë për t’u brengosur.” Jepi një puthje, përqafoje dhe vazhdoni të kënaqeni me intimitet në mënyra të tjera, transmeton Telegrafi.
3⃣ Kupto se ka shumë shkaktarë
Humbja e ereksionit nuk është gjithmonë psikologjike. Shkaqet mund të jenë:
Stresi dhe lodhja kronike Ankthi dhe presioni emocional Konsumimi i alkoolit, drogës apo barnave Depresioni Sëmundjet si diabeti, obeziteti, tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare Niveli i ulët i testosteronit
Nëse kjo ndodh shpesh, bisedoni hapur dhe mos ngurroni të kërkoni ndihmën e një mjeku (urolog, endokrinolog apo psikolog). Shumë burra e kalojnë këtë fazë me trajtime të thjeshta dhe pa turp.
4⃣ Çfarë mund të bësh në moment
Ndryshoni pozën – ndonjëherë një ndryshim i vogël mund të sjellë mrekulli. Zgjatni paralojën – përqendrohuni më shumë te puthjet, përkëdheljet, prekjet. Eksperimentoni me lodra seksi, vajra masazhi, ose bëni një dush të përbashkët – kjo mund ta relaksojë dhe ta motivojë.
5⃣ Fillo ti, por me kujdes
Nëse ai ndihet në siklet, ti mund të marrësh iniciativën. Por bëje me kujdes, që të mos e ndiejë sikur po ‘kompensoni’ diçka. Për shembull, përqafoje më shumë, nis një paralojë më të gjatë, por mos e detyro dhe mos i ushqeni ndjenja turpi.
6⃣ Shmang çdo gjë që mund të lëndojë
Mos e krahaso me të tjerët apo me të kaluarën. Mos i thuaj se duhet ‘ta mendojë më mirë’. Mos e bëj të ndihet sikur të ka zhgënjyer.
Të gjitha këto thellojnë ankthin dhe e përkeqësojnë situatën.
7⃣ Kënaquni me çdo pjesë të intimitetit
Seksi i mirë nuk varet vetëm nga një penis i fortë! Kënaquni me puthje, përkëdhelje, seks oral, masazhe erotike – intimiteti dhe kënaqësia nuk maten vetëm me ‘performancën’.
8⃣ Kur duhet të kërkoni ndihmë?
Nëse problemi përsëritet rregullisht, mos prisni gjatë. Mos u turpëroni të flisni me një mjek – trajtimi shpesh është i thjeshtë, me medikamente, terapi ose ndryshim të stilit të jetesës. Shëndeti seksual është pjesë e mirëqenies së përgjithshme. /Telegrafi/
Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet […]
Shkencëtarët kanë zbuluar një “armë të fuqishme të dyfishtë” që mund të ndihmojë pacientët me kancer të mbrojnë flokët nga rënia gjatë kimioterapisë. Kjo metodë inovative përfshin kombinimin e dy teknikave: përdorimin e kapuçëve të ftohtë për të ftohur skalpin dhe aplikimin e një locioni me antioksidantë, disa prej të cilëve janë të pranishëm në rrushin e kuq.
Hulumtimi i kryer nga studiuesit e Sheffield Hallam University e quajti këtë zbulim një “gur kilometrik” në luftën kundër rënies së flokëve gjatë trajtimit me kimioterapi. Sipas tyre, temperatura e duhur për ftohjen e skalpit është thelbësore për të parandaluar humbjen e flokëve, me 18 gradë Celsius që ka rezultuar të jetë temperatura më efektive.
Ftohja e skalpit mund të ndihmojë duke ulur qarkullimin e gjakut, çka bën që më pak ilaçe të arrijnë në folikulat e flokëve, dhe kështu të reduktohet dëmtimi që shkakton kimioterapia. Sipas ekipit të studimit, ftohja e skalpit para, gjatë dhe pas kimioterapisë mund të mbrojë folikulat nga dëmtimi, që ndodhte për shkak të toksicitetit të ilaçeve.
Dr. Nik Georgopoulos, një nga studiuesit kryesorë, theksoi se ilaçet e kimioterapisë janë të afta të vrasin shpejt qelizat kancerogjene, por ndodhin edhe dëmtime të qelizave normale që ndodhen në bazën e folikulave të flokëve, të cilat rriten vazhdimisht. Ai shpjegoi se përdorimi i ftohjes mund të ndihmojë në ruajtjen e këtyre qelizave dhe mund të parandalojë vdekjen e tyre.
Në eksperimentet e kryera, folikulat e flokëve u ndanë nga skalpi dhe u rritën në laborator, ku u nënshtruan ndikimit të kimioterapisë për të studiuar efektet e saj. Sipas rezultatëve, ftohja në temperaturën e duhur ka treguar se mund të mbrojë këto qeliza nga dëmtimi, duke parandaluar vdekjen e tyre dhe duke siguruar një mbrojtje më të fortë.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e këtij studimi është përdorimi i një locioni që ka përmbajtje antioksidantësh dhe N-Acetylcysteine, një suplement që mund të ndihmojë në mbështetje të procesit të ftohjes dhe për të përmirësuar mbrojtjen e flokëve gjatë trajtimit.
Pacientët që përdorin këtë metodë duhet të vendosin kapuçin me ftohje për gjysmë ore para fillimit të kimioterapisë, gjatë trajtimit dhe për 90 minuta pas përfundimit të mjekimeve. Ky studim hap mundësi të reja për ata që kërkojnë të ruajnë flokët gjatë periudhës së vështirë të trajtimit kundër kancerit.
TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje për reagim të menjëhershëm në çdo situatë, si dhe nisjen e prodhimit të mjeteve më moderne nga kompania shtetërore për prodhimin e mjeteve ushtarake, në muajin gusht.
Ministri Vengu theksoi se synimi kryesor është fuqizimi i bashkive, që ato të jenë fronti i parë i ndërhyrjes, ndërsa pas ezaurimit të kapaciteteve të tyre, forcat e Emergjencave Civile do t’u vijnë në ndihmë.
Ai njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të ngrihen edhe dy drejtoritë rajonale për ndërhyrje, për të përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin në terren.
“Synojmë të fuqizojmë bashkitë si front të parë, si dhe qendrat rajonale që do të themelohen në Finiq e Bushat, në mënyrë që Forca e Armatosura dhe ‘BMEC’ të jenë reaguesi i fundit, në rast ezaurimi të kapaciteteve. Kjo ndarje më e mirë e detyrave dhe përgjegjësive do të rrisë efikasitetin e ndërhyrjeve”, u shpreh ministri.
Ministri theksoi se do të jetë një sezon i vështirë, siç tregojnë analizat meteorologjike, ndaj ai kërkoi që gatishmëria të jetë maksimale.
Ai shtoi se flota e mjeteve do të zgjerohet dhe specializohet për rrethana specifike, jo vetëm për ndërhyrje në zona urbane.
“Ndaj kërkohet ekspertiza e ekipeve të emergjencave civile në bashki, në mënyrë që të gjenerojnë kapacitete dhe të specializohen për fatkeqësi natyrore të ndryshme”, tha ai.
Sipas tij, brenda muajit gusht parashikohet nisja e prodhimit të mjeteve më moderne dhe të sofistikuara nga kompania shtetërore.
PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.
Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.
Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.
Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.
AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.
Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.
Enca ka lënë fansat pa fjalë me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ndau një foto që ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Këngëtarja duket se po shijon një lidhje të re dashurie, një moment të ri në jetën e saj.
Enca tani ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj këtë hap të rëndësishëm personal. Fotoja që ajo ka postuar shoqërohet me disa “emoji” të cilat flasin vetë për çaste të lumtura dhe romantike.
Duket se Enca ka lënë pas një pjesë të kaluarës dhe tani është e përqendruar në një lidhje që po i sjell shumë gëzim dhe emocion.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka rikthyer vëmendjen e publikut drejt saj me një postim të fundit që po bën xhiron e rrjetit.
Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka dhënë një sinjal të qartë se është në një lidhje të re dashurie.
Ajo shihet duke shijuar momente romantike me një person të panjohur, duke shoqëruar foton me disa emoji dashurie, që lënë të kuptohet se ndodhet në një periudhë të lumtur emocionale.
Duket se artistja ka lënë pas lidhjen e mëparshme me ish-partnerin e saj afrikan dhe tashmë është fokusuar në një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.
Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar – komentet janë të shumta, nga urimet për dashurinë e re, te kurioziteti për të zbuluar identitetin e partnerit të ri të Encës.
Me këtë postim, Enca jo vetëm që “trazoi” rrjetin, por edhe konfirmoi se është gati për t’u dashuruar sërish – dhe për ta ndarë këtë ndjesi me fansat e saj.