Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

Mashtroi një shtetas për 100 000 euro, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Dy shtetas të shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit dhe e Tiranës janë arrestuar në kuadër të operacionit “Totali”.

Policia e Tiranës arrestoi një 27-vjeçar, pasi nëpërmjet mashtrimit në bashkëpunim me 3 të tjerë, i kishin marrë një personi 100 mijë euro.

Policia njoftoi sot se u arrestua “S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr”.

Gjithashtu është arrestuar edhe “A. O., 42 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Xhamlliku”, pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Mashtroi një shtetas për 100 000 euro, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

By: Oldi
23 July 2025 at 20:45

Në mungesë të investimeve nga Bashkia e Elbasanit, edhe pse Gledian Llatja mbledh rregullisht taksat, banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak u vunë vetë në lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën. Ata vendosën t’i financojnë nga “xhepi” i tyre punimet për shtrimin e rrugës që i lidh, duke mbushur boshllëkun që institucioni lokal dhe qendror i […]

The post “Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Policia arreston vëllain e deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak (EMRI)

By: V K
21 July 2025 at 14:05

Këtë të hënë, në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, policia ka konfirmuar arrestimin e vëllait të deputetit socialist Saimir Hasalla, Denis Hasalla.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe në atë të Hasallës, ku është zbuluar një sasi municioni të paautorizuar.

Denis Hasalla, mban aktualisht funksionin e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Peqinit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar lidhjen e mundshme të tij, me hetimin për inceneratorin apo ndonjë vepër tjetër penale.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Policia arreston vëllain e deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, shoqërohet vëllai i deputetit të PS

By: Ardit
21 July 2025 at 13:52

Në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ku gjatë një prej tyre është gjetur një sasi municioni pa leje. Raportohet se është shoqëruar në komisariat vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, Denis Hasalla pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar 30 […]

The post Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, shoqërohet vëllai i deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja

By: V K
21 July 2025 at 12:54

Në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb,    Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh, me urdhër të Prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë.

Gjithashtu, policia ka bastisur edhe shtëpinë e administratorit të kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.

Në fokus të hetimeve, janë gjithashtu disa zëvendëskryetarë bashkish të Qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Kontrollet zhvillohen në një moment kur Prokuroria ka përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët janë thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit.

Hetimi është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.

Pritet që në ditët në vijim të ketë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, për shkak të dyshimeve për abuzim me fonde publike në bashkëpunim me kompaninë “ECO-ELB”.

Hetimi, që është konsideruar voluminoz dhe kompleks, është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan.

Bëhet fjalë për pagesa të kryera për katër lloje shërbimesh, përfshirë dhe procesin e djegies së mbetjeve, i cili sipas hetimeve është kryer pjesërisht, për periudha të kufizuara, ose nuk është kryer fare, ndonëse pagesat janë realizuar rregullisht.

Të dhënat zyrtare të transaksioneve sipas Prokurorisë janë si vijon.

Bashkia Gramsh, 72 transaksione, në vlerën e 209 milion lekëve të vjetra. Bashkia Librazhd, 65 transaksione, me vlerë 265 milionë lekë të vjetra.

Bashkia Prrenjas, 71 transaksione, në vlerën e 223 milion lekëve të vjetra. Bashkia Cërrik, 71 transaksione, me një shumë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

Për secilën nga këto bashki, po verifikohet nëse shërbimet e kontraktuara janë kryer realisht dhe në përputhje me kontratat.

Ndërsa kontrollet dhe verifikimet e dokumentacionit vijojnë, organet e drejtësisë po përqendrohen edhe në përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë firmosur kontratat dhe kanë urdhëruar pagesat.

Sipas burimeve të sigurta me hetimin, çështja pritet të zgjerohet më tej, ndërsa masa konkrete ndaj zyrtarëve të përfshirë pritet të merren në ditët në vijim.

Kjo është një tjetër çështje që shton dyshimet për abuzim me fondet publike në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, duke vendosur sërish inceneratorët në qendër të vëmendjes së drejtësisë dhe opinionit publik.

Ndërkohë, situata mjedisore në Elbasan është rënduar ndjeshëm, pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në fushën e mbetjeve, ku në muajin qershor të këtij viti, landfilli u përfshi nga flakët për disa ditë me radhë, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit dhe shqetësim të madh për banorët përreth.

Djegia e mbetjeve dhe pamundësia për të kontrolluar situatën ngritën pikëpyetje serioze mbi funksionimin e inceneratorit dhe kapacitetet e tij reale.

Kjo ngjarje shërbeu si një nga nxitësit për thellimin e hetimit, për shkak të dyshimeve se shërbimet e kontraktuara për menaxhimin dhe djegien e mbetjeve nuk janë zbatuar siç parashikohet.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

By: Ela
21 July 2025 at 08:24

Prokuroria dhe policia e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës (21 korrik), kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, […]

The post Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

By: M C
15 July 2025 at 23:09

Afera e inceneratorëve duket se nuk mbaron asnjëherë. Ashtu sikurse kostot financiare që ajo prodhon për qytetarët shqiptarë.

Qeveria shqiptare pagoi mbi 3.3 miliardë lekë me tvsh ose 33 milionë euro me kursin aktual për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit.

Pas ndërtimit me Partneritet Publik Privat nga kompania Albtek Energy dhe shlyerjes së plotë të pagesave nga buxheti i shtetit, vepra kaloi në pronësinë e bashkive të qarkut Elbasan, të cilat krijuan ndërmarrjen Eco-Elb për menaxhimin e inceneratorit dhe landfillit.

Por në vend të një aseti, që do të zgjidhte problemin e mbetjeve në Elbasan, qytetarët shqiptarë kanë paguar 33 milionë euro një gropë të madhe financiare.

Të dhënat e siguruara nga Kapitali tregojnë se inceneratori i Elbasanit ka filluar të prodhojë humbje në seri, teksa borxhet e kompanisë po bëhen mal, ashtu si plehrat, të cilat herë pas herë përfundojnë në flakë.

Dhe me sa duket për shkak të humbjeve të vazhdueshme, kompania Eco-Elb po shkon në pamundësi financiare.

Një javë më parë ndërmarrja Eco-Elb së bashku me inceneratorin si aset të saj u sekuestrua nga një kompani private për shkak të borxheve të pashlyera. Kapitali nuk arriti të saktësojë dot se për sa detyrime bëhet fjalë në total, por faturat e pashlyera i përkasin minimalisht vitit të kaluar.

Pas njoftimeve të vazhdueshme për shlyerjen e tyre vullnetare, kompania private 2 AT e Alketa Torit dhe Nuçi Shamijas ka marrë udhër përmbarim me vendim gjykate duke vendosur në sekuestro kuotat e shoqërisë Eco-Elb dhe bashkë me të edhe inceneratorin.

Dy muaj më parë, Bashkia e Elbasanit vendosi të rrisë çmimin për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill, nga 2500 lekë në 2600 lekë për ton, pa TVSH. Praktikisht inceneratori i Elbasanit tashmë tarifon thuajse njësoj se ai i Tiranës. Por jo vetëm kaq.

çmimi 2600 lekë ose 26 euro për tonë është vetëm për depozitimin në landfill, pra me incenerator fikur. Nëse inceneratori i Elbasanit ndizet, atëherë tarifa e depozitimit shkon automatikisht në 5 mijë lekë ose 50 euro për ton.

Në relacionin e rritjes së tarifave thuhet se çmimi u rrit në bazë të analizës së kostos për landfillimin.

Aktualisht, mbetjet thjesht depozitohen në landfill, ndërsa inceneratori, që do t’i digjte mbetjet për të krijuar energji, nuk dihet se kur do të vihet në punë.

Tarifa e re nuk paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, megjitheate rritja mund të ndikojë tek ata, pasi bashkitë mund të rrisin tarifën për pastrimin dhe sherbimet.

Ndërkohë që landfilli eshte i tejmbushur me mbetje urbane, nuk ka një datë të qartë se kur do të vihet në punë inceneratori i Elbasanit, një projekt i shumëpërfolur dhe me kosto të lartë.

Por pavarësisht tarifave të larta që paguhen nga Bashkitë dhe qytetarët e qarkut të Elbasanit, inceneratori vazhdon të prodhojë humbje. Dhe me sa duket do ta bëjë këtë gjithë kohën, pasi koha po tregon se djegësit janë një aset toksik, të cilët jo vetëm nuk e zgjidhën problemin e mbetjeve, por tashmë po djegin paratë publike me humbjet e tyre./ Kapitali.al

The post Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Në arrest shtëpie për vjedhje, 19-vjeçari në Elbasan nuk vë mend/ Thyen masën dhe vjedh një automjet

By: Rovena
15 July 2025 at 12:46

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi theu masën e sigurisë dhe gjatë natës vodhi një automjet.

“19-vjeçari theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se më datë 14.07.2025, gjatë natës, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh”, njofton policia. Nga verifikimet rezultoi se 19-vjeçari e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Rama i qan hallin të vdekurve të Elbasanit, pasi helmoi të gjallët

By: user 4
11 July 2025 at 11:54

Zjarri që përfshiu fushën e mbeturinave në Elbasan, për 6 ditë me radhë lëshoi një re të madhe tymi që qëndroi mbi qytet duke helmuar ajrin për të madh e të vogël. Shkak i flakëve nuk ishin vetëm temperaturat e larta të verës, por edhe babëzia e ministrave të Edi Ramës që në vend se të ndërtonin një incenerator funksional që do të trajtonte mbeturinat, mbushën xhepat me para dhe lanë pas një karakatinë, që Rama e quan incenerator, por që nuk funksionon.

Për pasojë, fusha e mbeturinave përfshihet nga flakët çdo verë duke helmuar qytetarët e Elbasanit me helme toksike që prodhon djegia e plehrave.

WhatsApp Video 2025-07-01 at 22.07.04 (1)

Për gjashtë ditë me radhë, Edi Rama heshti për këtë skandal që helmoi të gjallët, por këtë të premte doli se ishte shumë i shqetesuar për të vdekurit e Elbasanit. Ai iu përvesh kryebashkiakut të qytetit Gledian Llatja në takimin me kryebashkiakët, sepse kishte lejuar të rritet bari në varreza dhe që më vonë mori flakë.

“Iniciativat e qeverisë, gadishmëria e qeverisë për të mbështetur njerëzit, të mos trajtohen si bari i varrezave të Elbasanit. Bari i varrezave të Elbasanit ka potencialin të bëhet kallam edhe të bëhen varrezat si kallamishte. është një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur sa jo vetëm rritet por mund të synojë të bëhet kallam. Pastaj kur shkon dikush i vë flakën dhe për turp bëhen varrezat vend zjarrvënie, del që është i çekuilibruar mendërisht, mund të jetë e vërtetë por nëse bari është i qethur siç duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin” tha Rama gjatë takimit që pati me kryebashkiakët.

Kjo retorikë e Ramës, i cili ngre si shqetësim zjarrin që bie tek të vdekurit, por shpërfill flakët që helmojnë të gjallët, kthen përmbys çdo logjikë politike dhe sfidon çdo parim për një qeverisje të përgjegjshme.

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për inçeneratorin

Si shpjegohet që një kryeministër që heshti për flakët që lëshonin gazra toksike dhe helmuan dhjetëra mijëra banorë, sot e ngre zërin për flakët në varreza? Përse nuk flet asnjë fjalë për inceneratorin që nuk punon në Elbasan? Përse nuk kërkoi ndjesë për mbeturinat që digjen çdo verë?

Kuptohet se arroganca e Ramës e ka një shpjegim; Pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, ndërsa të gjallët janë katandisur të nënshtruar e të mpirë nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, për atë që i sundon, ata vlejnë edhe më pak se të vdekurit.

The post Rama i qan hallin të vdekurve të Elbasanit, pasi helmoi të gjallët appeared first on Lapsi.al.

Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim

By: Elva
9 July 2025 at 22:13

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia e ka cilësuar si “katastrofë mjedisore” zjarrin që përfshiu së fundmi vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. I ftuar në emisionin Log. në News24, Kikia theksoi se nuk bëhet fjalë për një rast të zakonshëm zjarri, por për një problem të thellë dhe të qëllimshëm. Sipas tij, në atë vend nuk […]

The post Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim appeared first on BoldNews.al.

Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, “fshesa Rama” mbërrin edhe në Elbasan

By: Rovena
9 July 2025 at 09:20

Pas vizita të befasishme në Bashkinë e Vlorës, Fierit e Durrësit, kryeministri Rama është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në Bashkinë e Elbasanit.

Ku njësoj si në tre bashkitë e mëparshme edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e drejtueseve, për t’u lënë vendin njerëzve të rinj, me ide dhe ambicie të reja.

Vizitat e kryeministrit vijnë në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë.

Gazetarja e ABC News ka mësuar se këtë pasdite kryeministri do të niset drejt Romës, ku do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet me Ukrainën./abcnews.al

Shkarkimet/ Pas Vlorës, Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin edhe në Bashkinë e Elbasanit

By: V K
9 July 2025 at 10:11

Mëngjesin e kësaj të mërkure, pas vizitave të befasishme në Bashkinë e Vlorës, Fierit dhe Durrësit, kryeministri Rama, është nisur në Bashkinë e Elbasanit.

Ashtu si në tre bashkitë e mëparshme, edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e drejtueseve, për t’u lënë vendin njerëzve të rinj, me ide dhe ambicie të reja.

Vizitat e kryeministrit, vijnë në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë.

Mësohet se këtë pasdite kryeministri do të niset drejt Romës, ku do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet me Ukrainën.

The post Shkarkimet/ Pas Vlorës, Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin edhe në Bashkinë e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari

By: Besnik
7 July 2025 at 16:53

Një pjesë e varrezave të Elbasanit u përfshi nga flakët pasditen e së dielës, duke shkaktuar shqetësim dhe ngarkesë të madhe emocionale për familjarët që kanë të afërmit e tyre të prehur aty.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 33-vjeçari, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij.

Flakët u përhapën më pas me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe më të gjerë.

Zjarri ka përfshirë disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.

Në një reagim zyrtar, Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke theksuar se edhe pakujdesitë më të vogla mund të sjellin pasoja të rënda.

Elbasani po përballet prej ditësh me disa vatra zjarri, ndërsa ky i fundit në varreza ka prekur ndjeshëm ndjenjat e dhimbjes dhe respektit të familjeve që kujdesen për të afërmit e tyre të ndjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Berisha: Qytetarët pësuan agresionin toksik më të madh

By: user 11
7 July 2025 at 10:44

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij pas daljes nga godina e SPAK, ka deklaruar se landfilli i Elbasanit ishte prej 6 ditësh në flakë duke e quajtur ngjarjen një krim mjedisor.

Berisha u shpreh se qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e qytetit. Gjithashtu theksoi ai, e njëjta gjë po ndodh edhe në qytetin e Vlorës.

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit. Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët dioksinë që mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës”, tha Berisha.

Berisha sqaroi edhe arsyen e mos marrjes pjesë në seancën e parë për dosjen “Partizanin”. Ai tha se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar dhe se ishte në një udhëtim.

The post Djegia e mbetjeve në Elbasan, Berisha: Qytetarët pësuan agresionin toksik më të madh appeared first on Lapsi.al.

“Rrezikohen qytetarët”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: Ajri është ndotur ndjeshëm

5 July 2025 at 13:13

Eksperti i mjedisit dhe planifikimit të territorit, Imeldi Sokoli, ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për nivelin e ndotjes të shkaktuar nga djegia e mbetjeve në landfill.

Ndojtja mjedisore e shkaktuar nga djegjet e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ka arritur përmasa shqetësuese dhe mjaft të rrezikshme për banorët që jëtojnë afër vendgrumbullit dhe zonat përreth.

“Dhe në këtë rast, sidomos në afërsi të zonës së landfillit, është e këshillueshme që lëvizjet të jenë sa më të pakta dhe të lëvizet me maska dhe mjete mbrojtëse për aparatin respirator. Kjo për sa i përket zonës kryesore aty ku ka ndodhur ndotja e ajrit apo vatrat aktive të zjarrit. Jo vetëm kaq, por edhe gjatë periudhës së ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është një periudhë që nuk këshillohet që njerëzit të jenë të ekspozuar afër kësaj zone. Pas rënies së zjarreve dhe procesit të fikjes së zjarreve në landfill, kemi realizuar disa matje, rreth 500 metra nga landfilli, të cilat janë edhe distancat ku metodologjia e matjes lejon dhe matjen e parametrave të ndryshëm të cilësisë së ajrit”,- tha Sokoli.

Eksperti tregoi se 2 stacionet matëse të cilësisë së ajrit tregojnë se kjo e fundit është ulur ndjeshëm, duke rrezikuar më së shumti qytetarët me probleme respiratore, por edhe personat e shëndetshëm.

“Kemi edhe matjet që janë pamjet e stacionit ku ne marrim të dhëna në kohë reale në 24 orë në ditë për sa i përket cilësisë së ajrit. Në qytetin e Elbasanit kemi dy stacione matëse. Gjatë zjarrit, parametrat kanë kaluar nga ndotje e moderuar apo lëvizje e pashëndetshme për personat e ndjeshëm ndaj problemeve respiratore. Është e këshillueshme që të kemi sa më pak ekspozim në zonë’,– tha Sokoli.

“Sa i përket problemeve shëndetësore, unë nuk jam ekspert, por mund të ndikojë edhe personat që janë të shëndetshëm, duhet të kenë kujdes për ekspozime të tilla, sidomos për periudha kritike që tashmë ka kaluar”,– shtoi ai.

Përveç cilësisë së ajrit, djegja e mbetjeve në landfillin e Elbasanitm mund të ndotur edhe tokën e ujin në që kalon afër asaj zone, ndaj bëri thirrje për matje të shtuara.

“Këtu duhet përmendur edhe diçka tjetër, që landfilli në përgjithësi në shkallën e piramidës së menaxhimit të mbetjeve, është vendi i fundit, ku ne i çojmë mbetjet që asgjësohen. Nuk është e këshillueshme të jetë afër trupave ujore, sepse mbetjet e këtij depozitimi mund të depërtojnë në shtresat ujëmbajtëse dhe shtresa nëntokësore”,– tha eksperti.

The post “Rrezikohen qytetarët”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: Ajri është ndotur ndjeshëm appeared first on Sot News | Lajme.

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik

By: V K
5 July 2025 at 09:31

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh, vazhdon të digjet si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi. Pavarësisht përpjekjeve për të ndërprerë djegien, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen nga masa e mbetjeve duke ndotur rëndë ajrin e zonës përreth dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Burime në terren bëjnë të ditur se po punohet pa ndërprerje, për të mbuluar me dhe sipërfaqet e prekura nga zjarri në përpjekje për të ndërprerë kontaktin me oksigjenin dhe për të ndalur procesin e djegies në brendësi të landfillit.

Deri më tani, janë hedhur mbi 20 mijë metër kub dhera, një sasi e konsiderueshme që megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar situatën.

Ndërkohë, është shfaqur një krizë e re, mungesa e dherave, të cilat janë thelbësore për të menaxhuar emergjencën në vijim.

Meqenëse vatrat e zjarrit janë të shpërndara në disa shtresa të mbetjeve dhe janë të thella, nevojiten sasi të mëdha dheu për të realizuar një mbulim efektiv.

Në këtë kuadër, gjatë natës së fundit kanë mbërritur në landfillin e Elbasanit rreth 50 kamionë me dhera nga zona të ndryshme të Tiranës, një përforcim i domosdoshëm logjistik që synon të mbajë nën kontroll situatën, të paktën për momentin.

Megjithatë, ekspertët shprehen se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Djegia në thellësi, një proces i vështirë për t’u ndalur me mjete të zakonshme, mund të vijojë për javë apo edhe muaj nëse nuk ndërhyhet me strategji afatgjata dhe mekanizma modernë të kontrollit dhe shuarjes së zjarreve nën sipërfaqe.

Ndërkohë, banorët përreth vazhdojnë të përballen me ndotje të lartë të ajrit. Shumë prej tyre raportojnë probleme me frymëmarrjen, acarime të syve dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Tymi i zi dhe i rëndë nuk mbetet vetëm në zonën e landfillit, por përhapet në drejtim të zonave të banuara të qytetit, veçanërisht gjatë natës, kur qetësia atmosferike e lehtëson shpërndarjen horizontale të gazrave toksikë.

Institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë dhënë ende një afat të qartë për neutralizimin e plotë të zjarrit, ndërkohë që komuniteti civil dhe specialistët e mjedisit kërkojnë transparencë, ndërhyrje të koordinuar dhe një plan afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Elbasan.

Kjo situatë e zgjatur ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të menaxhimit të mbetjeve dhe ka rritur ndjeshëm shqetësimet për pasojat afatgjata në mjedis dhe në shëndetin publik.

Ndërkohë që dherat po hidhen dhe tymi vazhdon të ngjitet mbi qytet, një pyetje ngrihet me forcë,sa gjatë do të zgjasë kjo krizë dhe a jemi të përgatitur për të shmangur përsëritjen e saj?

The post Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik appeared first on Albeu.com.

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura

5 July 2025 at 08:46

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në terren. Në këtë situatë, zjarrëfikëset kanë angazhuar edhe një pompë uji më të fuqishme për të minimizuar dëmet. Ndërkohë, sapo janë nisur nga Tirana për në landfill 14 mjete të tonazhit të rëndë, për të ndihmuar dhe përshpejtuar në shuarjen e atyre vatrave që kanë mbetur.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen sonte. Në landfill ndodhen gjithashtu ministri Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën.

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura appeared first on Sot News | Lajme.

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ekspertët: Rrezik kancerogjen për banorët

By: redi
4 July 2025 at 20:38

Kodra e mbetjeve në Elbasan është përpirë nga flakët, dhe në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur ndotjen e shkaktuar në mjedis nga djegia e mbeturinave. Një grup i specializuar nga Co-PLAN dhe Milieukontakt monitoruan situatën në terren dhe vlerësuan ndikimet e zjarrit në cilësinë e ajrit. ”Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të…

Source

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, bie në vëmendjen e ‘New York Times’/ Ja artikulli i zbardhur (FOTO)

4 July 2025 at 18:51

Përmes një shkrimi të publikuar këtë të premte, media amerikane thekson se një zjarr në një zonë komunale në qytetin qendror të Elbasanit u shndërrua në flakë të pakontrollueshme.

Gazeta prestigjoze amerikane ‘New York Times’ ka publikuar sot një artikull, ku ndër të tjera ka shkruar edhe për situatën me zjarret masive që vijojnë prej ditësh në zonën pranë landfillit të Elbasanit.

“Në Shqipëri, përtej Detit Adriatik nga një Itali ende e nxehtë nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, një zjarr veror në një deponi komunale në qytetin qendror të Elbasanit u shndërrua në flakë të pakontrollueshme.

Të përballur me temperaturat që arritën në 106 gradë Fahrenheit (41 gradë Celsius), zjarrfikësit luftuan për ta kontrolluar atë. Dhe me re tymi toksik që valëviteshin nga deponia, protestuesit u mblodhën jashtë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë, kryeqytet, duke deklaruar se ajo ishte riemëruar “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Ashtu si në vendet e Evropës Perëndimore që u goditën këtë javë nga vala e të nxehtit, të moshuarit në Shqipëri po vuanin më shumë. Fatmir Dervishaj, 76 vjeç, tha se zakonisht dilte gjatë ditës për të luajtur domino me miqtë e tij, por kishte mbetur i bllokuar në shtëpi për shkak të nxehtësisë.

“Vera mund të jetë e gëzueshme për shumë njerëz, por për mua, ndihet shumë izoluese”, tha ai. Për të tjerët, mjerimi ishte i mirë për biznesin. Ermir Metushi, 48 vjeç, një shofer taksie në Tiranë, tha se vala e të nxehtit ishte “e vështirë për t’u duruar”, por se i kishte rritur të ardhurat, sepse “gjithnjë e më shumë njerëz po i dorëzohen komoditetit të ajrit të kondicionuar të taksive, madje edhe për distanca të shkurtra”. Kjo dhe një fluks turistësh gjatë verës, tha ai, “do të thotë që unë me të vërtetë nuk mund të ankohem”,-shkruhet në artikull.

The post Zjarri në Landfillin e Elbasanit, bie në vëmendjen e ‘New York Times’/ Ja artikulli i zbardhur (FOTO) appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri ka depërtuar brenda mbetjeve në landfillin e Elbasanit, përhapet tym toksik

By: user 11
4 July 2025 at 09:22

Vatra e zjarrit në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktive prej 4 ditësh. Flakët kanë përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë si pasojë tymi i dendur toksik dhe era e rëndë kanë pushtuar zonën, duke sjellë shqetësim tek qyetarët dhe duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Një ditë më parë, nisi dhe ndërhyrja nga ajri, por depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë të vështirë fikjen e zjarrit.

Helikopterët nisën operacionet ajrore mbi zonën e prekur me qëllim përshpejtimin e ndërhyrjes dhe minimizimin e rrezikut nga përhapja e mëtejshme e zjarrit në thellësinë e mbetjeve. Ndërhyrja nga ajri është bërë e domosdoshme për shkak të vështirësive në akses dhe intensitetit të flakëve që vazhdojnë të digjen në shtresat e brendshme të fushës së mbetjeve, pavarësisht hedhjes së mbi 10.500 metra kub dherash. Ndërkohë sot është paralajmëruar edhe një protestë pra prokurorisë dhe bashkisë së Elbasanit.

The post Zjarri ka depërtuar brenda mbetjeve në landfillin e Elbasanit, përhapet tym toksik appeared first on Lapsi.al.

❌
❌