Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI

By: Ela
7 August 2025 at 09:55

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Gentian Llana, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete, banesa dhe motoçikleta. Operacioni policor i koduar “Pamjet” çoi në identifikimin dhe kapjen e tij, falë analizimit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera. I dyshuari ishte shpallur më herët në kërkim për […]

The post Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Blerje votash/ SPAK çon për gjykim 5 persona, mes tyre Shkëlqim Hoxha, kandidat i PD-së për kryetar

By: redi
4 August 2025 at 18:07

SPAK ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për blerje votash në Rrogozhinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023. Ata janë Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha. Sipas SPAK, në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se: Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë…

Source

Vjedhje në një vilë në rezidencën “Valamar” në Gjirin e Lalëzit

By: Ela
4 August 2025 at 09:55

Një vilë në Bllokun D të kompleksit rezidencial “Valamar”, pranë fshatit Hamallaj në Gjirin e Lalëzit, është vjedhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:40. Vila e vjedhur është vila D35, ndërsa dëmi ekonomik ende nuk është bërë i ditur. Sipas dëshmive të banorëve, kompania private e sigurimit nuk ka reaguar në kohë, […]

The post Vjedhje në një vilë në rezidencën “Valamar” në Gjirin e Lalëzit appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan

4 August 2025 at 09:19

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vazhdimësi policia ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, pranga “skifterit”

By: Rovena
2 August 2025 at 12:29

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 21-vjeçarin, Orgito Hajrullaj pasi vidhte në qytetin e Durrësit e Tiranës, vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.

Janë zbardhur 11 vjedhje të kryera në qarqet Durrës dhe Tiranë nga 21-vjeçari, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik. Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është neutralizuar dhe vënë në pranga./abcnews.al

 

Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve në Durrës, në pranga autori i dyshuar

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve në Durrës, në pranga autori i dyshuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Itali/ Vjedhje spektakolare, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

By: Ardit
1 August 2025 at 19:16

Një episod që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor, por ka ndodhur realisht në Sorrento të Italisë. Një grua 36-vjeçare është arrestuar pasi vodhi 100 euro nga një bar, por ajo që çuditi më shumë karabinierët ishte zbulimi i një pajisjeje “POS contactless” aktive brenda çantës së saj. Sipas hetimeve, gruaja – e […]

The post Itali/ Vjedhje spektakolare, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët appeared first on BoldNews.al.

Vidhen 30 armë zjarri brenda një poligoni të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet

1 August 2025 at 09:38

Një person ka raportuar se persona të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda një poligoni të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 01:29, në Drenas.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të maskuar kanë depërtuar me forcë brenda poligonit të shenjëtarisë dhe nga aty kanë arritur të marrin rreth 30 armë zjarri të vogla të kalibrave të ndryshëm në vlerë të konsiderueshme. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet. /Telegrafi/

 

The post Vidhen 30 armë zjarri brenda një poligoni të shenjëtarisë në Drenas, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Abraham publikon videon, ndoqi “live” përmes celularit plaçkitjen e shtëpisë së tij

By: armand
31 July 2025 at 15:52

Pas eksperiencës së tij në Serie A, Tammy Abraham është transferuar te Besiktas. Aktualisht, sulmuesi anglez është i angazhuar me klubin turk në fazën kualifikuese të Europa League. Ndërsa ndodhej në Stamboll, ai ka marrë një lajm tronditës: shtëpia e tij në Londër është grabitur. Futbollisti ndoqi ngjarjen në kohë reale, përmes një aplikacioni të […]

The post Abraham publikon videon, ndoqi “live” përmes celularit plaçkitjen e shtëpisë së tij appeared first on BoldNews.al.

💾

I vodhi portofolin me para dhe kartat e bankës një personi tjetër në Ksamil, arrestohet hungarezi

By: Ardit
31 July 2025 at 10:32

Një 36-vjeçar hungarez është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi rezulton i  shpallur në kërkim për një rast vjedhjeje të ndodhur më 28 korrik në Ksamil. Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një portofol që përmbante një shumë parash dhe karta bankare të një personi tjetër. Po ashtu, […]

The post I vodhi portofolin me para dhe kartat e bankës një personi tjetër në Ksamil, arrestohet hungarezi appeared first on BoldNews.al.

Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës

30 July 2025 at 23:10

Burim Kastrati, 42-vjeçar nga Gjilani, i dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për tetë raste vjedhjeje, thotë se i hyri rrugës së krimit për të siguruar bukën e gojës.

Në një rrëfim për emisionin “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, ai tregon se skamja dhe mungesa e përkrahjes familjare e shtynë drejt vjedhjeve, kryesisht të kabllove dhe hekurave nga objekte të braktisura.

“Krejt për hekura e kablla jam në burg, as 1 mijë euro vlerë s’kanë pasë. Po e mbaj këtë dënim që 9 vjet. Skamja më ka shty, kam pasë vetëm një social prej 60 eurove, e gruan të sëmurë me diabet”, thotë Kastrati.

Ai rrëfen se ka hyrë në vjedhje pa maskë, pa armë, e gjithmonë i vetëm, ndërsa mohon të ketë rrezikuar ndonjë familje.

Edhe pse është arrestuar disa herë, thotë se nuk i ka mjaftuar pendesa pa hyrë në burg.

“Më ka përmirësu burgu. Tash jam më i pjekur, e kam kuptu që nuk ia vlenë me hy në atë rrugë. Puna qoftë dhe për 200 euro është më mirë se me kalbë në burg”.

Ai kritikon Policinë e Gjilanit për raportet që, sipas tij, ia kanë vështirësuar të drejtën për fundjavë jashtë burgut.

“Raportin për vikend e jep Dubrava, jo Policia e Gjilanit. S’kanë pse më nxijnë me të kaluarën time”.

Kastrati, tash gjysh, falënderon bashkëshorten për durimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u bën thirrje të rinjve të largohen nga rruga e vjedhjes:

“Mos hyni në krim për asnjë çmim. Punoni, ecni përpara, se jeta në burg është e rëndë. Unë humba 11 vjet – nuk ia vlenë”.

The post Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës appeared first on Telegrafi.

Vidhte banesa në Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden para cash e bizhuteri, në kërkim një tjetër (VIDEO)

By: V K
30 July 2025 at 15:15

Një person i dyshuar për grabitjen e dy banesave në kryeqytet në harkun kohor të 5 muajve, 57-vjeçari me iniciale R. K., është vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, 30-vjeçari me iniciale G. L.

Dyshja në fjalë realizon vjedhje përmes thyerjeve. Në banesën e të arrestuarit janë sekuestruar 900.000 lekë, 5.700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.

 

 

“Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 2 autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57-vjeç, është arrestuar, ndërsa tjetri, shtetasi G. L., 30-vjeç, është shpallur në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë”, njofton policia.

Sakaq, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar.

The post Vidhte banesa në Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, i gjenden para cash e bizhuteri, në kërkim një tjetër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vodhi 1400 € brenda automjetit të pushuesit në Porto Palermo, arrestohet “skifteri” nga Kosova

By: Ela
29 July 2025 at 15:06

Një 25-vjeçar nga Kosova u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur rreth 1400 euro nga automjeti i një pushuesi në plazhin e Porto Palermos. Policia ka sekuestruar shumën e vjedhur dhe automjetin e përdorur për kryerjen e vjedhjes. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një person […]

The post Vodhi 1400 € brenda automjetit të pushuesit në Porto Palermo, arrestohet “skifteri” nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

“Buxheti iu vidhet”/ Zhupa: Emergjencat nuk kanë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve

By: Ardit
28 July 2025 at 20:52

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar se mosmenaxhimi i situatës me zjarret tregon dështimin e shtetit. Zhupa tha se Shqipëria ka buxhete të jashtëzakonshme për të përballuar këto situata, por sipas saj ato, vidhen. Më tel ligjvënësja demokrate theksoi se emergjencat civile në Shqipëri janë vetë në emergjencë, pasi nuk kanë mjetet e duhura […]

The post “Buxheti iu vidhet”/ Zhupa: Emergjencat nuk kanë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve appeared first on BoldNews.al.

“Partnerë në krim”/ Arrestohet çifti, grabitën me dhunë dy të moshuar në Librazhd (EMRAT)

28 July 2025 at 15:20

Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë janë arrestuar nga Policia e Librazhdit në bashkëpunim me atë të Elbasanit, pasi akuzohen se kanë grabitur me dhunë sendet personale të dy të moshuarve. Në kuadër të operacionit të koduar “Partners in crime” (Partnerë në krim) janë vënë në pranga shtetasit Vatë Kolndreu, 32 vjeç, banues […]

The post “Partnerë në krim”/ Arrestohet çifti, grabitën me dhunë dy të moshuar në Librazhd (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

28 July 2025 at 11:22

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, i cili akuzohet për vjedhje. Në pranga është vënë shtetasi Jani Prençe, i cili sipas autorieteve policore, është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një banesë. Policia thotë se po vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari Materialet […]

The post EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

By: Ardit
27 July 2025 at 11:59

Një 48-vjeçar është arrestuar Policia e Lushnjës, pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë në flagrancë, pasi u konstatua brenda ambienteve të Kishës Katolike. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në […]

The post Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

“Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO)

By: Oldi
23 July 2025 at 17:19

Asfaltimi i rrugës në fshatin Kraps, pjesë e një investimi të fundit nga Bashkia Fier, është kthyer në shqetësim për komunitetin lokal. Vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve, në disa segmente të rrugës janë shfaqur dëmtime serioze, përfshirë çarje dhe shembje të shtresës së asfaltit. Banorët pretendojnë se problemi qëndron te cilësia e dobët […]

The post “Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

By: Ardit
23 July 2025 at 11:21

Dy punonjës të një kompanie që shiste tekstile me metrazhe, janë në telashe me drejtësinë pasi kanë vjedhur 409 000 euro nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve, rreth 409 000 euro. Policia bën me dije se financierja dhe shpërndarësi i porosive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë  vjedhur paratë në kompanitë ku ishin të punësuar. Në […]

The post Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet skema e mashtrimit/ Vodhën mbi 400 mijë euro në subjektin ku punonin, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

23 July 2025 at 11:09

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Doublefront”. Një skemë mashtrimi është zbardhur nga Policia e Tiranës pas rreth 6 muajsh hetime.

Nga hetimet ka rezultuar se një 37-vjeçar, që ishte edhe shpërndarës i porosive në subjektin që shiste tekstile me metrazhe, në bashkëpunim me një 30-vjeçare, financiere , kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve rreth 409 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

❌
❌