Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik

22 August 2025 at 15:51

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) renditet në krye të Europës dhe Ballkanit për rritjen e fluturimeve.

Sipas njoftimit të aeroportit, “Tirana International Airport në krye të Europës dhe Ballkanit!”.

“Në korrik 2025 Shqipëria shënoi një rritje rekord prej +152% të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë, duke u bërë lider absolut në Ballkan dhe e para në gjithë Europën”, thuhet në njoftim.

Aerporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se, “turizmi shqiptar po njeh zgjerimin më të madh ndonjëherë, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtarët ndërkombëtarë”.

1 nga 2

/a.f/

 

The post Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

By: Ela
22 August 2025 at 08:20

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë. Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria […]

The post Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë

By: V K
22 August 2025 at 07:49

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024, tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë, duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem.

Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane, kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm.

Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO, tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%.

Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria, jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore./ Monitor

The post Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

By: Ela
21 August 2025 at 20:49

Një numër rekord zjarresh pyjore po përfshin Bashkimin Evropian këtë vit, me më shumë se 10 milionë hektarë tokë të djegura deri më tani, një sipërfaqe më e madhe se ishulli i Korsikës. Sipas të dhënave të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), kjo është sipërfaqja më e madhe e […]

The post 2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE: Tarifa 15% për barnat dhe makinat

By: Ela
21 August 2025 at 19:13

Janë dashur pothuajse katër javë për të arritur marrëveshjen, por tashmë Uashingtoni dhe Brukseli kanë dalë me një deklaratë të përbashkët që vulos marrëveshjen mbi tarifat doganore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dokumenti është fryt i takimit në Skoci mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump. […]

The post Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE: Tarifa 15% për barnat dhe makinat appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

By: Elva
21 August 2025 at 15:12

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm […]

The post Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare

By: V K
21 August 2025 at 15:16

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë, kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT.

Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10.

Kjo vlerë është pak më e ulët, krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3.

Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8.

Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur, sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së.

Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend. Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së.

Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu, vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë.

Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë./ Monitor

 

The post Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare appeared first on Albeu.com.

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

By: Elva
21 August 2025 at 11:52

Turizmi në Shqipëri prej vitesh po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer në një ndër sektorët me zhvillimin më të shpejtë. Ky fakt pasqyrohet qartë edhe në rritjen e ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, sidomos pas periudhës së pandemisë, ku ky treg ka njohur një zgjerim të jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave […]

The post Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik appeared first on BoldNews.al.

Evropa mes dy zgjedhjeve: Armatim nga SHBA apo zhvillim vendor?

21 August 2025 at 07:24

Ndërsa Evropa hyn në një fazë të re të investimeve masive në mbrojtje, dilema thelbësore është: të mbështetet te teknologjia amerikane apo të fuqizojë industrinë ushtarake të kontinentit?

Për 23 shtetet që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, angazhimi për të shpenzuar 3.5% të PBB-së në mbrojtje përkthehet në rreth 270 miliardë euro shtesë në vit.

Shumica e këtyre fondeve shkojnë për pajisje ushtarake dhe rekrutim, shkruan Euractiv.

Por vendimi i madh është se ku do të investohen këto para: në blerje nga jashtë apo në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme?

Armatimi amerikan i avancuar, por i shtrenjtë

Pajisje si F-35 dhe sistemi Patriot janë shumë të kërkuara.

Një bateri Patriot kushton rreth 1 miliard dollarë dhe çdo raketë 4 milionë.

Disa shtete, si Polonia, kanë zgjedhur këtë rrugë duke përparuar shpejt në modernizimin e ushtrisë së tyre.

Zhvillimi vendor më ekonomik dhe strategjikisht i qëndrueshëm

Alternativa evropiane, si sistemi SAMP/T, ofron zgjidhje të ngjashme me kosto më të ulët.

Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet që shtyjnë për pavarësi strategjike, përmes projekteve si FCAS, një avion luftarak i gjeneratës së ardhshme.

Polonia: përparësi shpejtësisë, jo bashkëpunimit evropian

Varshava ka dyfishuar buxhetin e saj ushtarak dhe ka bërë blerje të mëdha nga SHBA dhe Koreja e Jugut, shpesh duke anashkaluar projektet e përbashkëta evropiane.

Kjo ka ngritur shqetësime për mungesën e kohezionit strategjik brenda BE-së dhe NATO-s.

Rreziqet e varësisë nga SHBA

Rikthimi i mundshëm i Trump dhe paqartësitë për angazhimin amerikan ndaj mbrojtjes së Evropës kanë nxitur debat për varësinë afatgjatë nga SHBA.

Kritika gjithashtu ngrihen ndaj objektivave të NATO-s që bazohen në PBB, duke stimuluar më shumë shpenzime sesa ndërtim të kapaciteteve reale.

Rritja e çmimeve dhe sfidat në zinxhirin e furnizimit

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka katërfishuar çmimet e municioneve.

Linjat evropiane të prodhimit janë të ngadalta, ndërsa furnitorët amerikanë dhe aziatikë dorëzojnë më shpejt.

Kjo rrit presionin ndaj vendeve që duan rezultate të menjëhershme.

 

Before yesterdayMain stream

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Europë janë katërfishuar që nga viti 2023

By: Ardit
20 August 2025 at 15:40

Rusia i ka rritur ndjeshëm operacionet sabotuese në të gjithë Evropën, sipas një raporti të ri. Numri i sulmeve ndaj infrastrukturës kritike është katërfishuar që nga viti 2023. Gjetjet, të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, përputhen me një numër në rritje raportimesh nga media, aktakuzash dhe paralajmërimesh të shërbimeve të inteligjencës, të cilat […]

The post Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Europë janë katërfishuar që nga viti 2023 appeared first on BoldNews.al.

Krali kundër Pekmezit – Lufta në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918

By: Elva
20 August 2025 at 14:47

Nga Kurt Gostentschnigg Komisia Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918 është një shembull i shkëlqyeshëm për ndërthurjen e të gjitha fushave relevante – Fusha e Politikës, Fusha e Ushtrisë, Fusha e Shkencës dhe Fusha Brückenkopf, shqip Urë Lidhëse – lidhur me marrëdhëniet austro-hungareze-shqiptare. Ne i referohemi këtu Teorisë së Praktikës (Prakseologjisë) sipas Pierre Bourdieu-s, e cila […]

The post Krali kundër Pekmezit – Lufta në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër 1916–1918 appeared first on BoldNews.al.

“Kurs i Gjuhës Shqipe” për të huajat në IEVP Pojskë – Një hap drejt rehabilitimit dhe riintegrimit

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Pojskë, në Pogradec ka nisur zyrtarisht kursi i Gjuhës Shqipe për të dënuarat e huaja që ndodhen në këtë institucion.

Ky program ka si synim kryesor të lehtësojë komunikimin, të përmirësojë përfshirjen në jetën institucionale dhe të mbështesë procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarave në shoqëri.

Kursi përfshin: Mësim praktik të gjuhës shqipe; Mbështetje psiko-sociale; Aktivizim të të dënuarave në procesin arsimor dhe social.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cilëson këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt një trajtimi më gjithëpërfshirës dhe dinjitoz për çdo individ, pavarësisht prejardhjes së tyre.

Ky projekt përforcon qasjen humane të sistemit penitenciar shqiptar dhe nxit ndërtimin e urave të integrimit për të gjithë të dënuarit.

Për realizimin e këtij projekti po bashkëpunojnë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë, Shërbimi i Provës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, Qendra Spitalore e Burgjeve, Ievp-të: Fier, Rrogozhinë, Pojskë Pogradec, Vlorë, Elbasan, Lushnje, Lezhë, Tepelenë, Fushë-Krujë, Tiranë, Burel, Durrës, Berat, Shkodër, Korçë, Peqin.

1 nga 2

/e.xh//a.f/

The post “Kurs i Gjuhës Shqipe” për të huajat në IEVP Pojskë – Një hap drejt rehabilitimit dhe riintegrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO: Dëmet nga përmbytjet në Evropë janë ulur që nga vitet 1950, rreziqet mbeten

18 August 2025 at 18:41

BERLIN, 18 GUSHT /ATSH-DPA/- Masat e mbrojtjes nga përmbytjet kanë ulur ndjeshëm dëmet ekonomike  për shkak të  përmbytjet në Evropë që nga viti 1950, bëhet e ditur sipas një studimi gjerman.

Raporti i Institutit të Potsdamit për Kërkimet e Ndikimit në Klimë, i publikuar sot, tha  se masat e adaptimit, të tilla si sistemet e paralajmërimit të hershëm, planet e emergjencës dhe përgatitjet në mënyrë  private, ulën dëmet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet me 63% dhe vdekjet me 52%.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Science Advances”, u bazua në një analizë të 1 729 përmbytjeve në Evropë midis viteve 1950 dhe 2020.

Në përgjithësi, barra ekonomike nga përmbytjet është vetëm rreth një e treta e nivelit të parë në vitet 1950, zbuloi studimi.

“Mbrojtja nga përmbytjet dhe masat e tjera të adaptimit kanë kompensuar kryesisht rrezikun në rritje të përmbytjeve nga zgjerimi në fushat e përmbytjeve dhe ndryshimet klimatike në të gjithë kontinentin që nga viti 1950”, tha autori i studimit, Dominik Paprotny.

“Cënueshmëria është zvogëluar ndjeshëm, por progresi në përshtatje ka qenë më i ngadaltë në 20 vitet e fundit, duke treguar nevojën për përpjekje shtesë për të parandaluar një rritje të humbjeve nga përmbytjet nga ndryshimet klimatike në të ardhmen”, shtoi ai.

Shkencëtarët paralajmëruan se përshtatja mund të arrijë kufijtë e saj nëse ngrohja globale vazhdon të rritet, duke theksuar një numër përmbytjesh të rëndësishme në vitet e fundit që ndodhen jashtë të dhënave të studimit, siç janë përmbytjet shkatërruese të “Luginës Ahr” në Gjermani në vitin 2021.

“Është e rëndësishme të monitorohet vazhdimisht progresi në përshtatje dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike, dhe të ulen shpejt emetimet globale të gazrave serrë për të mbajtur ndikimet e ndryshimeve klimatike brenda kufijve të menaxhueshëm”, tha bashkautorja e studimit Katja Frieler. /Ad.Ab./

The post METEO: Dëmet nga përmbytjet në Evropë janë ulur që nga vitet 1950, rreziqet mbeten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet edicioni i 43-të i Seminarit të Gjuhës, pjesëmarrës rreth 200 studiues

18 August 2025 at 14:07

Në Prishtinë sot është hapur edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare i cili do të vazhdoj deri më 29 gusht. Në këtë seminar do të marr pjesë rreth 200 studiues nga vende të ndryshme.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se ky seminari është një ngjarje më jetëgjate në jetën kulturore të Kosovës.

Kuri tha se entuziazmi për gjuhën, artin dhe kulturën shqiptare duhet të rritet, prandaj shprehu edhe mbështetjen për të gjitha institucionet që kanë këtë detyrë.

“Gjuha nuk është vetëm komunikim i nevojave, por mbi të gjitha komunikim i subjektivitetit, i kujtesës dhe imagjinatës dhe i kulturës, pra është komunikim qenësor. Në kushtet e zhvillimit të shpejt të Inteligjencës Artificiale gjuha është themeli më solid i ruajtjes së inteligjencës dhe imagjinatës njerëzore e natyrore…Sido që të jetë pasuria jonë shoqërore dhe shtetërore entuziazmi ynë për gjuhën shqipe në kulturën, artin dhe shkencat tona duhet vetëm të rritet e si kryeministër shpreh gatitshmërinë time të mbështetjes së institucioneve që janë drejtpërdrejtë të lidhura me këtë qëllim fisnik e detyrë historike”, theksoi Kurti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina, Arben Hajrullahu tha se në edicionin e 43-të të këtij seminari do të marrin pjesë rreth 200 studiues e dashamirës të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ai theksoi se qëllimi i këtij seminari është të ruhen rrënjët e gjuhës dhe kulturës shqipe.

“Si Universitet i Prishtinës, jemi jashtëzakonisht krenar me faktin që jemi nikoqir të këtij seminari, të kësaj ngjarje kaq të madhe e kaq të rëndësishme. Këtë vit në seminarin e 43-të me radhë pritet të marrin pjesë rreth 200 studiues, dashamirës të gjuhës e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Seminari pra, është ngjarja më jetëgjatë që është si organizim i këtillë në Universitetin e Prishtinës dhe mësova që edhe një vit para se të krijohej Akademia e Shkencave, Arteve të Kosovës ka filluar punën…Kur e shohim strukturën dhe shtylla se çfarë e përbënë këtë seminar, ne shohim se vazhdimisht ka pas sjellje të reja shkencore, aktiviteti, promovimi i mësimit të gjuhës shqipe, kultivimi i kulturës së gjuhës shqipe jo vetëm për ne që kemi lindur dhe e flasim si gjuhë amtare, por edhe të gjithë njerëzit e interesuar. Jam shumë i lumtur kur shoh që edhe këtë vit do të organizohen 34 orë të mësimit për gjuhën shqipe në të tri nivelet. Pra, vjen deri tek promovimi, kultivimi si dh e ndërkombëtarizimi i gjuhës shqipe”, tha ai.

Fillim të mbarë për këtë edicionin të seminarit uroi edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja i cili tha se Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka jetëgjatësinë më të madhe si ngjarje kulturore në gjitha trojet shqiptare.

“Ngjarja kryesore dhe kulturore me jetëgjatësinë më të madhe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirën shqiptare. Ka këtu akoma dëshmitarë siç jam unë dhe të tjerë si unë të atij fillimi të lartë të vitit 1974 kur Qendra e Studimeve për të huaj e mori emrin e seminarit, emër që e ka edhe sot…ne jemi të vetëdijshëm që edhe në punë të organizimit të seminarit, të mësimdhënies, dhe ligjërimit do të jetë e nevojshme të bëhen ndryshime strukturore siç do të jetë e nevojshme që dijet albanologjike përfshirë studimet gjuhësore dhe letrare të braktisin pozitivizmin dhe të zhvillojnë mendimin kritik, por në anën tjetër kam besim se edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër deri tani do të merrni me vete përshtypjet më të mira për mikpritjen dhe miqësinë“, theksoi Kraja.

E dekani i Fakultetit të Filologjisë, Abdullah Rexhepi tha se ky seminar edhe këtë vit organizohet në përputhje me standardet më të larta akademike dhe kulturore.

“Duke qenë të vetëdijshëm për idealet e larta të themeluesve të seminarit, ne sot vazhdojmë të ndjejmë detyrimin që organizimi të jetë në përputhje me standardet më të larta akademike si dhe kulturore. Por edhe të jetë edhe me nevojat infrastrukturore të kohës…gjatë këtyre dy javëve krahas kurseve të gjuhës shqipe për pjesëmarrësit e ardhur nga vendet e ndryshme të botës do të zhvillohen edhe 11 ligjërata nga albanolog të shquar vendor dhe të jashtë, 84 referime nga fusha të ndryshme të albanologjisë si dhe 50 kumtesa shkencore në kuadër të temave bosht të këtij seminari”, deklaroi Rexhepi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se ky seminar nuk është thjesht aktivitet akademik, por platformës ku mësohet gjuha shqipe si gjuha më e vjetër në Evropës.

“Një traditë e vyer akademike e cila prej viti 1974 e ka shndërruar Prishtinën në një qendër ndërkombëtare për ekspertizën dhe bashkëpunimin shkencor në fushën e albanologjisë. Historia e këtij seminari është në vetvete një rrëfim mbi qëndrueshëmërinë e dijes përballë sfidave. Në vitet e izolimit të Shqipërisë ky seminar në Prishtinë ishte dritarja nga e cila studiues të huaj mund të njiheshin nga afër me gjuhën dhe kulturën tonë“, u shpreh ambasadori shqiptar në Kosovë.

Drejtoresha e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturën Shqiptare , Lindita Sejdiu tha se Seminari është koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë në botë.

“Institucioni i seminarit është koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë në botë, është prezantimi më me vlerë i shkencës vendore vështruar nga një këndë global, por edhe prezantimi i shkencës globale për albanologjinë brenda një medium të përbashkët….Seminari janë Prishtina dhe Tirana bashkë në hartën shkencore ndërkombëtare”, u shpreh drejtoresha Sejdiu.

I pranishëm në hapjen e edicionit të 43-të të këtij seminari ishte edhe bashkëdrejtori i seminarit në Tiranë, Shezair Rrokaj.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në Fakultetin e Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiuese/studiues që merren me çështje të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Deri më tani, seminari ka zhvilluar gjithsej 42 sesione.

The post Hapet edicioni i 43-të i Seminarit të Gjuhës, pjesëmarrës rreth 200 studiues appeared first on Telegrafi.

Gjuha shqype

By: Kult Plus
17 August 2025 at 10:31

Poezi nga Ndre Mjeda

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqype m’shungullon;
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqype, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia
jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
fund e maj’ nji a Shqypnia
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
çka natyra vet’ përpoq.

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera
si nj’bij’ kjo që pa prind mbet:
për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,
s’t’kishte kush për motër t’vet.

E njat tok’ që je tue gzue,
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
shqyptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqyp flet./ KultPlus.com

RTK në `1 Song 1 Europe`, Gërvalla: Urë kulturore mes Kosovës dhe Evropës

By: Kult Plus
16 August 2025 at 21:09

Shteti i Kosovës është përfshirë në projektin evropian “Një këngë, një Evropë” përmes interpretimit të artistit Driton Bejta, përfshirje kjo që është mundësuar dhe realizuar nga një iniciativë e Radiotelevizionit Kosovës.

Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, këtë përfshirje e ka cilësuar si një ndërthurje të veçantë mes traditës dhe modernitetit.

“Përfshirja e Kosovës në projektin evropian ‘Një këngë, një Evropë’ përmes interpretimit të Driton Bejtës sjell një dimension të veçantë të ndërthurjes mes traditës dhe modernitetit,” ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla gjithashu ka shtuar se veprën simbol të Bashkimit Evropian, “Ode to Joy”, këtë herë publiku do ta përjetojë në një formë unike përmes RTK-së.

“Veprën simbol të Bashkimit Evropian, ‘Ode to Joy’, këtë herë nëpërmes RTK-së do ta përjetoni jo vetëm si një himn universal, por edhe si një mozaik kulturor ku identitetet gërshetohen në një tingull të përbashkët,” është shprehur ai.

Sipas Gërvallës, artisti Driton Bejta sjell në këtë interpretim përvojën e tij të pasur që lidh jazz-in me motivet tradicionale shqiptare.

“Driton Bejta, i njohur për krijimtarinë e tij jazz dhe për lidhjen e hollë që ka ditur të ndërtojë mes improvizimit modern dhe motiveve të kaba-ve të jugut, e bart këtë përvojë në një skenë ndërkombëtare ku dialogu muzikor është në qendër,” ka thënë ai.

Tutje, ai ka potencuar se e zgjedhja e çiftelisë si instrument kryesor përbën një deklaratë kulturore me peshë.

“Zgjedhja e çiftelisë nuk është vetëm një akt artistik, por edhe një deklaratë kulturore: ky instrument, shpesh i kufizuar në hapësira lokale e intime, ngrihet tani në nivelin e komunikimit pan-evropian,” ka thënë Gërvalla.

Ky moment, sipas tij shënon hap domethënës për Kosovën në arenën evropiane të kulturës.

“Ky moment përfaqëson një hap domethënës për Kosovën, jo thjesht për t’u dëgjuar, por për t’u pranuar si zë i barabartë në orkestrën e kulturave evropiane. Bejta, me stilin e tij që tejkalon kufijtë e zhanreve, e shndërron çiftelinë në një urë të gjallë mes trashëgimisë dhe bashkëkohësisë evropiane,” ka përfunduar Gërvalla.

Top 5 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025 – ngushtohet lista

15 August 2025 at 20:51

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, konsiderohet ende kandidati më i fortë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025.

Sipas renditjes përfundimtare të publikuar nga Score90 para ceremonisë në shtator, Dembele mban vendin e parë dhe shihet si favoriti i padiskutueshëm pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm me PSG-në.

Pas tij renditet i riu i Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, kompleton treshen e parë.

Në pesëshen e parë hyjnë edhe Pedri dhe Mohamed Salah, duke lënë jashtë listës yjet e tjerë të PSG-së, Vitinha dhe Nuno Mendes.

Dembele ka qenë vendimtar në suksesin e PSG-së sezonin 2024/25, duke ndihmuar klubin të fitojë një tripletë evropiane, me 35 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat. /Telegrafi/

The post Top 5 favoritët për ta fituar Topin e Artë 2025 – ngushtohet lista appeared first on Telegrafi.

FOKUS – AP: Greqia, Spanja dhe Portugalia nxitojnë për të kontrolluar zjarret, ndërsa BE-ja rrit ndihmën ndërkufitare

15 August 2025 at 10:11

ATHINË, 15 gusht /ATSH/- Ekipet e zjarrfikësve në Greqi, Spanjë dhe Portugali u përpoqën dje të vinin nën kontroll zjarret , duke përfituar nga erërat më të qeta që ngadalësuan flakët edhe pse pjesa më e madhe e Evropës Jugore mbetet në rrezik të lartë për shkak të kushteve të nxehta dhe të thata, sipas AP.

Një rënie e shpejtësisë së erës lejoi avionët e zjarrfikësve në tre vendet e goditura rëndë të shtonin sasinë e ujit, duke u përqendruar në zonat ekzistuese të zjarrit në vend që të ndiqnin frontet që lëviznin me shpejtësi.

Autoritetet paralajmëruan se temperaturat ekstreme kishin të ngjarë të vazhdonin.

Autoritetet spanjolle raportuan vdekjen e një zjarrfikësi vullnetar 37-vjeçar i cili pësoi djegie të rënda – në një zonë në veri të Madridit këtë javë.

Kjo ishte vdekja e tretë e raportuar në Spanjë për shkak të zjarreve të fundit.

Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në rajon dhe ende nuk mund të kthehen.

Në Greqi, Shërbimi i Zjarrfikësve tha se një zjarr i madh jashtë qytetit të Patras ishte vënë nën kontroll – në periferi të zonave urbane.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin, të cilin autoritetet thanë se mund të ishte ndezur qëllimisht.

Erërat e forta në Greqi u zhvendosën dje në pjesë të ndryshme të vendit.

Ioannis Kefalogiannis, ministri i Mbrojtjes Civile, tha se autoritetet po përgatiteshin për mundësinë e një raundi të ri zjarresh të mëdha.

“Në kushte të tilla, edhe një shkëndijë e vetme është e mjaftueshme për të shkaktuar një zjarr të pakontrollueshëm”, u tha ai gazetarëve.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Bashkimit Evropian tha se iu përgjigj kërkesave për ndihmë këtë javë nga Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria, duke dërguar avionë dhe helikopterë zjarrfikës nga shtetet e tjera anëtare.

Agjencia tha se kishte aktivizuar tashmë ndihmën 16 herë mes zjarreve të kësaj vere, pasi vendet evropiane ishin goditur nga një numër i madh zjarresh katastrofike.

Në Shqipëri, zjarret në pjesët qendrore dhe jugore të vendit u kontrolluan pasi shkrumbuan më shumë se 200 shtëpi.

Kryeministri Edi Rama premtoi se policia do të punonte “ditë e natë” për të kapur zjarrvënësit e dyshuar, të fajësuar nga qeveria për shkaktimin e disa prej zjarreve.

Përtej Detit Mesdhe, Maroku u përball këtë javë me zjarrin më të madh të vitit pranë Bab Tazës, në veri të vendit, i cili dogji pyjet –  i nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Autoritetet thanë se avionë me cisterna uji dhe mbi 450 punonjës vunë nën kontroll zjarrin.

Një zjarr i dytë pranë Tetouanit, më në veri, u vu gjithashtu nën kontroll. //a.i/

 

The post FOKUS – AP: Greqia, Spanja dhe Portugalia nxitojnë për të kontrolluar zjarret, ndërsa BE-ja rrit ndihmën ndërkufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri

15 August 2025 at 07:59

Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, […]

The post Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Egnatia eliminohet nga Europa Conference League

15 August 2025 at 00:02

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Skuadra e Egnatias e ka mbyllur rrugëtimin e saj në kupat e Europës, pasi u mund sot përballë Olimpija Ljubljana, në sfidën e zhvilluar në “Arena Egnatia”. Rrogozhinati u mundën me rezultatin 4-2 pas 120 minutave lojë.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, por dy golat e shënuar nga Regi Lushkja nuk mjaftuan për skuadrën e Egli Tetovës, të cilët pësuan dy gola në shtesë.

Pas rezultatit 0-0 në sfidën e parë në Slloveni, Egnatia e nisi sfidën me vetëbesim dhe shënoi mjaft shpejt. Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Regi Lushkjas në minutën e 6-të, ndërsa Veljko Jelenković barazoi shifrat në minutën e 32-të.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione. Antonio Marin shënoi për miqtë në minutën e 78-të, ndërsa një minutë më vonë Egnatia mbeti me 10 lojtarë, pasi Mohammed Yahaya u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën me karton të kuq. Megjithatë, skuadra e Edlir Tetovës nuk u dorëzua dhe barazoi përsëri në minutën e 86-të, me golin e dytë personal të Lushkjas.

Koha shtesë rezultoi fatale për vendasit, që pësuan dy gola. Fillimisht shënoi Ivan Durdov në minutën e 99-të dhe më pas Álex Blanco në minutën e 107-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2 dhe eliminimin e kampionëve të Shqipërisë nga Europa Conference League.

/a.f/

The post Egnatia eliminohet nga Europa Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌