Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh

By: Elva
22 August 2025 at 20:29

Ekspozita “Kalorësja e Babunjës”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Austri në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, ka tërhequr 219.397 vizitorë në vetëm tre muaj. Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njoftoi këtë shifër përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se arritja është […]

The post “Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Zelensky: Turqia, Austria dhe Zvicra vende të mundshme takimi me Putinin

21 August 2025 at 15:55

KIEV, 21 gusht /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy përmendi Turqinë, Austrinë dhe Zvicrën si vende të mundshme për një takim ballë për ballë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne besojmë se është e drejtë dhe evropianët e theksuan këtë, që takimi të mbahet në Evropën neutrale. Sepse ka një luftë në Ukrainë dhe në kontinentin evropian. Unë thashë se jemi dakord. Në Zvicër, Austri jemi dakord”, tha Zelenskyy gjatë një bisede me gazetarët, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Zelenskyy foli gjithashtu për Turqinë si një vend të mundshëm për bisedime, duke deklaruar se është vend i NATO-s dhe “pjesë e Evropës”./   /os/

The post KIEV – Zelensky: Turqia, Austria dhe Zvicra vende të mundshme takimi me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Point of View”, urë krijuese mes artistëve shqiptarë dhe austriakë

13 August 2025 at 17:51

TIRANË, 13 gushtATSH/ Projekti artistik “Point of View” u zhvillua si pjesë e shkëmbimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, një nismë që synon të forcojë lidhjet artistike ndërkombëtare dhe të promovojë krijimtarinë bashkëkohore.

Organizuar nga platforma “Satellite Zone”, e njohur për mbështetjen e ndërveprimit ndërkulturor mes artistëve, ky projekt solli në vëmendje zëra të rinj dhe vizione origjinale nga skena artistike shqiptare.

Dy artistet shqiptare, Inda Sele dhe Kristanja Çene, ishin pjesë e kësaj nisme, duke prezantuar punët e tyre përmes një qasjeje personale dhe eksperimentale.

Veprat e tyre shpalosën perspektiva unike mbi realitetin, identitetin dhe përkatësinë kulturore, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog, reflektim dhe komunikim përmes artit.

“Point of View” nuk ishte vetëm një ekspozitë apo shfaqje, por një takim krijues që theksoi fuqinë e artit për të kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe për të ndërtuar ura mes kulturave të ndryshme.

Projekti u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), si një dëshmi e angazhimit për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e artit bashkëkohor.

/r.e//a.f/

The post “Point of View”, urë krijuese mes artistëve shqiptarë dhe austriakë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në buzë të katastrofës: 24-vjeçari shpëton mrekullisht duke u kapur jashtë trenit

By: gaze tare
11 August 2025 at 17:21

Një ngjarje e pazakontë dhe shumë e rrezikshme ndodhi të shtunën në stacionin Sankt Pölten në Austri, ku një 24-vjeçar algjerian mbijetoi pasi u kap duke u mbajtur jashtë një treni me shpejtësi të lartë. Treni Railjet, që udhëtonte nga Cyrihu drejt Vjenës, nisi lëvizjen ndërsa burri po shkonte për një pushim të shkurtër për të pirë një cigare.

Duke trokitur në dritaret e trenit, ai arriti të tërhiqte vëmendjen e personelit, i cili ndërpreu menjëherë lëvizjen dhe e mori në bord pas vetëm shtatë minutash vonesë.

Herbert Hofer, zëdhënësi i hekurudhave austriake, e cilësoi veprimin si “të papërgjegjshëm” dhe paralajmëroi për rrezikun serioz jo vetëm për jetën e të riut, por edhe për ekipet e shpëtimit.

Ngjarje të ngjashme janë raportuar më parë në Evropë, duke përfshirë një rast në Gjermani ku një burrë mbijetoi duke u mbajtur jashtë trenit për 32 kilometra.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar arsyet dhe rrethanat që çuan në këtë veprim të rrezikshëm.

The post Në buzë të katastrofës: 24-vjeçari shpëton mrekullisht duke u kapur jashtë trenit appeared first on iconstyle.al.

Emigranti nuk harron “rrënjët”/ Nga Austria, në Shqipëri. Çifti shqiptaro-izraelit për pushime në atdhe

3 August 2025 at 11:45

SHQIPËRI- Albi Jace nga Tirana ishte 6 vjeç kur bashkë me familjen emigruan drejtë Austrisë.  41-vjeçari jeton dhe punon në Vjenë, por prej tetë vitesh verën e kalon në Shqipëri.

Bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët  këtë vit zgjodhën të pushojnë në Ksamil.

“Ne kemi 8 vite që vijmë rregullisht në Shqipëri për të bërë pushimet, kemi shumë vende të preferuara që i vizitojmë edhe bëjmë pushime, Borshi na pëlqen shumë, Dhërmiu mua personalisht më pëlqen shumë.  Edhe Saranda dhe Ksamili na pëlqen shumë, dhe e zhvillojnë pushimet 5 ditë në secilin vend, në fund lëmë Sarandën dhe Ksamilin, pastaj shkojmë edhe 1 ditë në Tiranë, dhe pastaj kthehemi në shtëpi dhe jemi shumë të mërzitur kur duhet të kthehemi sepse i shijojmë shumë pushimet në Shqipëri. “

Për Melaninë, bashkëshorten e tij me origjinë nga Izraeli, por e lindur në Austri Shqipëria ishte dashuri me shikim të parë. Ushqimi, njerëzit e natyra e kanë bërë për vete.

“Hera ime e parë në Shqipëri ishte në vitin 2014, unë zgjedh të vij këtu vit pas viti, sepse e dini, me duket shumë i ngjashëm me Izraelin, ndërtesat janë njëlloj, ndjesia është njëlloj, njerëzit janë të dashur, ushqimi është shumë i mirë. Nuk është shumë larg nga shtëpia jone, nga Vjena, vetëm 1 orë larg, dhe me pëlqen shumë.   Më pëlqen me së shumti deti është i pastër, më pëlqen atmosfera dhe njerëzit miqësor, nuk është shumë shtrenjte këtu, ne i përballojmë pushimet me një familje prej 6 personash që jemi. Mua me pëlqen Borshi më shumë se nuk ka shumë zhurmë, natyra është e mrekullueshme, është tamam një vend për t’u relaksuar. Në Ksamil jemi për herë të parë, na pëlqen te notojmë këtu dhe mbrëmjet janë shumë fantastike”

Çifti i bankierëve dashurinë për Shqipërinë iu ka trashëguar dhe katër fëmijëve të lindur në Austri.

“Këtë bluzë duan të veshin prej 3 ditësh, u pëlqen shumë, e kane zemrën shumë për Shqipërinë, ndjehen edhe këta shumë të kënaqur këtu.  Unë vij edhe 2 ose 3 me Melanin, kalojmë kohë cilësore bashkë. Fëmijët rrinë te prindërit tanë dhe ne kalojmë një fundjavë të gjatë këtu.”

Pa përfunduar pushimet e këtij viti çifti nisur planifikimet për sezonin e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë sërish të njëjtin itinerar vitin që vjen, Durrës, Borsh dhe prapë në Durrës.  Tani ndihem dhe jam një grua Shqiptare, me pëlqen kultura, njerëzit dhe po ndihem më shumë si në shtëpi këtu sesa në Vjenë, këtu ndihem vetja, e freskët dhe e relaksuar”

Edhe pse 35 vite emigracion Albi kthehet herë pas herë në Shqipëri që edhe fëmijët  e tij të lindur jashtë të mos harrojnë rrënjët shqiptare./abcnews.al

Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

18 July 2025 at 10:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Austria një personi të kërkuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë,sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, vijon njoftimi.

Mes tjerash thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim./Telegrafi/

 

The post Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë appeared first on Telegrafi.

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

By: Oldi
13 July 2025 at 17:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin Traiskirchen, rreth 32 kilometra në jug të Vjenës, ku një burrë qëlloi për vdekje një person dhe plagosi rëndë një grua, para se të vetëvritej. Sipas policisë austriake, autori u largua nga vendi i krimit me një automjet dhe më vonë u gjet […]

The post Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet appeared first on BoldNews.al.

Fluturim fatal nga Gjermania/ Avioni bie në Austri, asnjë i mbijetuar

6 July 2025 at 10:37

Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën e 5 korrikut në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni i cili u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe u përfshi gjithashtu nga flakët.

Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.

Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore.

The post Fluturim fatal nga Gjermania/ Avioni bie në Austri, asnjë i mbijetuar appeared first on Sot News | Lajme.

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

5 July 2025 at 21:37

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.

Zyrtarët e emergjencës dyshojnë se mjeti ishte një planer i motorizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vijojnë. Autoritetet thonë se avioni humbi kontaktin me sistemet e kontrollit ajror, pasi radari i tij është fikur papritur.

Gazeta gjermane BILD citon burime policore që konfirmojnë se në bord ndodheshin katër persona, por identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Ngjarja ka tronditur autoritetet vendase dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.

 

 

The post Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë! Rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën katër persona

By: gaze tare
5 July 2025 at 21:43

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një avion i vogël është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut. Sipas autoriteteve vendase, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

Avioni ishte nisur nga Oberschleissheim, pranë Mynihut në Gjermani, dhe u përplas në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje, dhe përplasja shkaktoi një zjarr që e vështirësoi edhe më shumë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Zjarrfikësit arritën të vendosin flakët nën kontroll, por konfirmuan se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi. Deri tani nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Dyshohet se avioni ishte një planer me motor, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim. Autoritetet thonë se kontakti me kontrollin ajror është ndërprerë papritur, pasi radari i avionit është fikur në mes të fluturimit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e fluturimeve private në zonat malore.

The post E rëndë! Rrëzohet avioni në Austri, humbin jetën katër persona appeared first on iconstyle.al.

ZYRTARE/ Donis Avdiaj me ekip të ri, fantazisti shqiptar qëndron në Austri

By: S SH
30 June 2025 at 21:31

Pas dy sezonesh në klubin e TSV Hartberg, Donis Avdiaj ka vendosur të largohet. Megjithatë, fantazisti shqiptar nuk do të largohet nga kampionati austriak, duke firmosur me një tjetër ekip.

Avdiaj është tashmë lojtari më i ri i Wolfsberger AC. Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra austriake nëpërmjet një videoprezantimi të mesfushorit shqiptar, duke i dhënë atij edhe numrin 10 në fanellë.

Donis Avdiaj ka firmosur ditën e sotme një kontratë që do ta mbajë të lidhur me ekipin për dy sezonet e ardhshme. Sezonin që kaloi, shqiptari shënoi 11 gola dhe asistoi 14 herë, në 36 paraqitje në të gjitha garat me Hartberg.

The post ZYRTARE/ Donis Avdiaj me ekip të ri, fantazisti shqiptar qëndron në Austri appeared first on Albeu.com.

Gjermania akuzon të miturin sirian për komplot terrorist në koncertin e Taylor Swift

By: Besnik
27 June 2025 at 15:47

Autoritetet gjermane kanë akuzuar një të mitur sirian për mbështetje të një organizate të huaj terroriste, për ndihmë në planifikimin e një sulmi të dështuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë vitin e kaluar, tha Prokurori i Përgjithshëm në një deklaratë të premten.

I identifikuar si Mohammad A., i dyshuari e ndihmoi sulmuesin e mundshëm duke përkthyer udhëzime në arabisht për ndërtimin e bombave dhe duke e vënë atë në kontakt me një anëtar të milicisë së Shtetit Islamik në internet, sipas akuzave kundër tij.

Policia bëri disa arrestime në lidhje me një komplot të dyshuar për të sulmuar një koncert të Taylor Swift në stadiumin Ernst Happel të kryeqytetit austriak, duke çuar në anulimin e të tre shfaqjeve të saj atje në gusht të vitit të kaluar.

“Mohammad A. i është përmbajtur ideologjisë së organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) që nga prilli i vitit 2024, më së voni,” thuhet në deklaratë.

“Midis mesit të korrikut dhe gushtit 2024, ai ishte në kontakt me një austriak të ri, i cili po planifikonte një sulm me bombë në një koncert të këngëtares Taylor Swift në Vjenë.”

Qeveria e koalicionit austriak, në fillim të këtij muaji, ra dakord për një plan për t’i mundësuar policisë të monitorojë mesazhet e sigurta të të dyshuarve, me qëllim parandalimin e sulmeve militante, duke i dhënë fund asaj që zyrtarët e sigurisë e kanë quajtur një pikë të verbër të rrallë dhe të rrezikshme për një vend të Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania akuzon të miturin sirian për komplot terrorist në koncertin e Taylor Swift appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Austria autorizon monitorimin e aplikacioneve të mesazheve për të luftuar terrorizmin

VJENË, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Austria do të autorizojë monitorimin e shërbimeve të mesazheve si WhatsApp dhe Telegram si një mbrojtje kundër terrorizmit.

Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner tha të martën se koalicioni i udhëhequr nga konservatorët në Vjenë ka rënë dakord për masën, e cila kërkon miratim në parlament.

”Përdorimi i softuerit të mbikëqyrjes do të bëhet nga viti 2027 dhe është i mundur vetëm në kushte të rrepta”, tha Karner.

Një gjykatë me tre gjyqtarë duhet të miratojë mbikëqyrjen në bazë të provave konkrete, me numrin e rasteve të kufizuar në 30 në vit fillimisht, pas së cilës do të kërkohet miratimi parlamentar.

Ministri tha se zhvillimi është një moment historik në luftën kundër terrorizmit.

Partia liberale NEOS tha se masa nuk ishte hapi i parë drejt mbikëqyrjes masive, për shkak të kërkesave të rrepta.

Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së kanë monitoruar shërbimet e mesazheve për ca kohë në raste dyshimi konkret se po planifikohet një akt terrorizmi.

Masat vijnë një vit pasi Austria pa alarme terroriste përpara koncerteve të këngëtares amerikane, Taylor Swift në Vjenë.

Të dyshuarit u identifikuan dhe u arrestuan vetëm si rezultat i informacioneve nga shërbimet e huaja./  a.jor.

The post FOKUS – Austria autorizon monitorimin e aplikacioneve të mesazheve për të luftuar terrorizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masakra në Austri/ Policia jep detajet: Sulmi ishte i planifikuar, autori kishte pasion…

13 June 2025 at 09:26

Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten. Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.

“Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”, tha Lohnegger.

Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.

Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger. Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.

Sulmuesi më pas kishte shkuar në katin e tretë – katin më të lartë të shkollës – hyri në një tualet, u armatos me armë zjarri dhe me një thikë gjuetie dhe më pas nisi të shtinte.

“Nga ora 09:57, ai nisi të shtinte në shkollë dhe të shtënat zgjatën afër shtatë minuta. Fillimisht ai shkoi në katin e dytë, ku hapi zjarr ndaj personave që gjendeshin në shkollë. Më pas, ai hipi në katin e tretë. Atje, ai nisi të qëllonte një derë të mbyllur të një klase dhe më pas nisi të shtinte pa dallim ndaj personave që gjendeshin brenda kësaj klase”, tha Lohnegger.

Më pas, sipas hetuesve, sulmuesi u kthye në tualet dhe e vrau veten, pak para se policia të arrinte në shkollë. Sulmuesi, që kishte marrë leje për armë pasi u ishte nënshtruar vlerësimeve psikologjike në mars, kishte blerë pushkën që e përdori në sulm përmes një shitësi në Grac në prill dhe pistoletën në një qytet tjetër në maj, tha Lohnegger.

Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi ishte refuzuar nga autoritetet që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi u ishte nënshtruar testeve psikologjike dhe fizike të cilat gjetën se ai nuk ishte “i aftë” psikologjikisht për të shërbyer në ushtri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, në një përgjigje për AFP-në.

Pas sulmit, Austria shpalli tri ditë zie dhe në këtë shtet ka nisur një debat mbi ligjet për armët. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e sulmuesit, policia po ashtu gjeti një bombë artizanale “jofunksionale”, një letër lamtumire dhe një video-mesazh që ai kishte lënë për nënën e tij./ REL

The post Masakra në Austri/ Policia jep detajet: Sulmi ishte i planifikuar, autori kishte pasion… appeared first on Sot News | Lajme.

Hetuesit në Austri: Sulmuesi planifikoi me kujdes sulmin në shkollë

By: Re Nato
12 June 2025 at 21:28

Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten.

Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.

“Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”, tha Lohnegger.

Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.

Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger.

Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.

Dalin FOTOT/ Ky është autori i mαsαkrës në shkollën e Gracit në Austri

By: user 6
11 June 2025 at 22:23

Mediat austriake kanë publikuar fotot e para të 21-vjeçarit Arthur A., i cili vrau 10 persona (9 nxënës dhe një mësues) përpara se të kryente vetëvrasje gjatë sulmit të tij në një shkollë në Graz. Një prej viktimave ishte edhe një 15-vjeçare me origjinë nga Vitia e Kosovës.

Në njërën nga fotot ai shfaqet si adoleshent, ndërsa në një tjetër mban në krahë një mace të vogël. Autoritetet austriake po hetojnë arsyet e sulmit nga 21-vjeçari, i cili jetonte me nënën e tij beqare, austriake, në Kalsdorf pranë Gracit. Babai i tij është armen.

Sipas informacioneve të mediave vendase në shënimin që la para vetëvrasjes në dhomën e tij, i riu shkroi se kishte dështuar në mësime dhe për këtë po kërkonte të fajësonte dikë. Sipas të njëjtave burime ai kishte ngelur në të njëjtën klasë disa herë.

Në një video lamtumire që ai e regjistroi në telefonin e tij celular dhe ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit, ai i kërkon asaj ta falë “për atë që do të bënte tani”. Ai gjithashtu falënderon nënën e tij për kujdesin që mori prej saj. Autoritetet, siç raportohet nga mediat në Austri, thonë se nëna e autorit të krimit e hapi videon 24 minuta pasi e mori atë, kur sulmi kishte ndodhur dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës së tij. Ai la gjithashtu një letër ku akuzonte shkollën për ngacmim dhe u kërkonte atyre të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai po pozonte.

BORG Dreierschützengasse ishte vendi i krimit për serinë më të keqe të të shtënave në historinë kriminale austriake: Arthur A. (21) u bë vrasës serial nga hakmarrja.

Mediat austriake raportojnë se Arthur A. kishte leje për armë, por jo leje për armë zjarri. Në Austri, blerja e një pushke është e ligjshme për ata mbi 18 vjeç, ndërsa blerja e një revolveri kërkon një vlerësim psikiatrik. 21-vjeçari hapi zjarr me një pistoletë dhe një pushkë në dy klasa dhe zona të tjera të shkollës. Një pajisje shpërthyese u gjet gjithashtu në shtëpinë e tij, por nuk ishte funksionale.

Viktimat, gjithsej 6 vajza dhe 3 djem, ishin kryesisht midis 15 dhe 17 vjeç, ndërsa njëri ishte 14 vjeç. Një mësues 59-vjeçar gjithashtu ra i vdekur nga plumbat e autorit. 11 të tjerë u plagosën në sulm. Nga këta, 4 janë në njësinë e terapisë intensive dhe të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

“Askush në Austri nuk është në humor për të festuar” – tha kancelari Christian Stocker i cili shpalli tre ditë zie kombëtare për tragjedinë, duke folur gjithashtu për një “ditë të errët” për vendin. ©LAPSI.al

The post Dalin FOTOT/ Ky është autori i mαsαkrës në shkollën e Gracit në Austri appeared first on Lapsi.al.

U vra gjatë sulmit në shkollë, Lea Bajrami do të varroset në Austri dhe jo në Kosovë

By: Ela
11 June 2025 at 17:50

10 të rinj humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme në shkollë në Austri pasi një 21-vjeçar hap zjarr ndaj tyre. Mes viktimave është edhe një adoleshente nga Kosova, 15-vjeçarja Lea Bajrami. Në i afërm i familjes së viktimës, Martin Marku ka bërë me dije për “Kosova Live” T7 se vajza do të varroset në Austri. […]

The post U vra gjatë sulmit në shkollë, Lea Bajrami do të varroset në Austri dhe jo në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Austri/ 21-vjeçari vrau 10 nxënësit e ish-shkollës, autoritetet ende të paqarta për shkaqet e sulmit

By: Ardit
11 June 2025 at 09:40

Autoritetet austriake janë në kërkim të përgjigjeve pse një 21-vjeçar i armatosur i vrau 10 njerëz në ish-shkollën e vet të mesme, para se ta vriste veten, duke e shkaktuar një prej sulmeve më të dhunshme në historinë moderne të vendit. Në mesin e të vrarëve në sulmin e së martës ishte edhe një vajzë […]

The post Austri/ 21-vjeçari vrau 10 nxënësit e ish-shkollës, autoritetet ende të paqarta për shkaqet e sulmit appeared first on BoldNews.al.

Sulmi me 10 viktima në shkollën në Austri, policia në kërkim të përgjigjeve

11 June 2025 at 09:33

Autoritetet austriake janë në kërkim të përgjigjeve pse një 21-vjeçar i armatosur i vrau 10 njerëz në ish-shkollën e vet të mesme, para se ta vriste veten, duke e shkaktuar një prej sulmeve më të dhunshme në historinë moderne të vendit. Në mesin e të vrarëve në sulmin e së martës ishte edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

Policia tha se sulmuesi, i armatosur me pushkë me revole, veproi i vetëm. Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu sulm në shkollë në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Grac, para se të vetëvritej në një banjë.

“Është shumë e vështirë ta kuptosh këtë ngjarje”, tha Paul Nitsche, mësues i lëndës së studimeve fetare në shkollë, i cili doli nga klasa e tij para se sulmuesi të përpiqej të hynte, dhe e pa shkurtimisht duke u përpjekur të qëllonte bravën e një dere tjetër.

“Kjo është diçka që nuk mund ta parafytyroja kurrë më parë. Derisa po zbrisja shkallëve me vrap, mendova me vete: ‘Kjo nuk është e vërtetë’”, i tha ai transmetuesit kombëtar ORF.

Disa media austriake kanë raportuar se i riu, i cili nuk është identifikuar ende, duket se ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar këtë. Autoritetet austriake thanë se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë.

Ai kishte lënë një letër të lamtumirës, e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu, një bombë artizanale që u gjet në shtëpinë e tij nuk ishte funksionale. Franz Ruf, drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike, tha se hetimet për motivin po kryhen me shpejtësi.

“Nuk duam të spekulojmë në këtë moment”, i tha ai ORF-së të martën në mbrëmje.

Policia austriake tha se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë shkollës, në kate të ndryshme. Dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, disa në gjendje të rëndë. Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit. Ngjarja shkaktoi një valë solidariteti të rrallë mes partive politike, zakonisht të ndara thellësisht në qëndrimet e tyre. Prindërit e nxënësve dhe banorët pranë shkollës po përpiqen të kuptojnë çfarë ndodhi.

Qindra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në sheshin kryesor të Gracit, për t’i nderuar viktimat. Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit.

The post Sulmi me 10 viktima në shkollën në Austri, policia në kërkim të përgjigjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Austria me popullatën civile më të armatosur në botë, renditet në vendin e 14-të

10 June 2025 at 22:53

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në një shkollë në qytetin jugor austriak të Gracit. Sipas autoriteteve, mes viktimave janë shtatë nxënës, të paktën një i rritur dhe autori i dyshuar i sulmit.

Ngjarja është cilësuar nga autoritetet si një tragjedi e papërshkrueshme.

Masakra e fundit ka rikthyer në vëmendje nivelet e larta të pronësisë së armëve në Austri. Sipas Sondazhit të Armëve të Vogla, Austria renditet e 14-ta në botë për popullatën civile më të armatosur, me rreth 30 armë zjarri për çdo 100 banorë.

Ligjet austriake për armët janë më liberale krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Pushkët dhe armët e gjuetisë mund të zotërohen nga çdo qytetar i Bashkimit Evropian mbi 18 vjeç, me kusht që të regjistrohen brenda gjashtë javësh dhe të respektohet një periudhë pritjeje prej tre ditësh.

Pistoletat, revolverët dhe armët gjysmëautomatike lejohen të blihen vetëm nga persona mbi 21 vjeç me leje të posaçme. Për të gjithë blerësit, kërkohet të deklarohet arsyeja e blerjes, si për sport apo për vetëmbrojtje. Vlerësimi psikologjik mund të kërkohet, por nuk është i detyrueshëm.

The post Austria me popullatën civile më të armatosur në botë, renditet në vendin e 14-të appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌