Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Shkarkimi i drejtorit të policisë në Shkodër, mesazh për gjithë”, Rama: Asnjë nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë

Rama: Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për cdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.

Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë sec është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet,ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.

Ndërtimet duhet të bëhen me kulmin e cilësisë.  Si mundet njëri të shkojë të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra rrugë në shkëmb, e hap pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës, dhe policia nuk di gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që, kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti për lejet e ndërtimit, pamunndësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe kryetarëve të bashkive. Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar.

“Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe për të adresuar me urgjencë çështjet që shqetësojnë qytetin.

Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.

Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata janë ndalur për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, përpara se Kryeministri të largohej nga qyteti.

Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama.

The post “Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura appeared first on Sot News | Lajme.

Turistja arbëreshe në muzeun e Onufrit: Berati qenka vërtet i bukur

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Muzeu Kombëtar “Onufri” në kalanë historike të Beratit, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me pasurinë e tij unike të artefakteve kishtare dhe ikonografisë bizantine.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale mesazhin e një turisteje arberëshe që vizitoi muzeun e Onufrit.

“Nga Kalabria në Berat, një arbëreshe ndalet përballë ikonave të Onufrit, aty ku gjuha e artit dhe gjuha e gjakut flasin të njëjtën histori”, tha Gonxhja.

Nga ana e saj, turistja thotë se vjen nga Kalabria, ndërsa nëna e saj ka pasur mbiemrin Minishi si arbereshe që ishte, ndërsa gjyshërit ishin italianë. “Ne arbëreshët, qëndruam siç erdhëm 500 vite më parë, aty ku jemi vendosur me të gjitha traditat tona në shumë zona të Kalabrisë. Është hera e parë që vij në Shqipëri, pasi ne themi shpesh Arbëria është në zemrën tonë. Erdha sepse jemi vëllezër, motra, jemi vëllazëri e vërtetë. Jam pritur shumë mirë dhe jam e lumtur që jam këtu”, thotë ajo.

Njëherësh, turistja thotë se është kthyer pas 500 vitesh, erdha në shtëpinë e etërve të saj. “Erdha në Berat dhe Berati qenka vërtet i bukur. Nuk e dija që do të ishte një vend kaq i bukur. U ngjita në kala, erdha në këtë kishë, dhe m’u hap zemra që të shihja gjithë këto ikona që të flasin. Është vërtet shumë i bukur”, pohoi turistja arbëreshe.

Muzeu, i vendosur në ambientet e Kishës së Shën Mërisë në kalanë historike të Beratit, ruan mbi 2,000 objekte të përzgjedhura me kujdes nga kishat dhe manastiret e zonës. Në këto objekte përfshihen ikona, libra liturgjikë, relike dhe objekte të tjera me vlerë artistike dhe fetare.

Gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti, muzeu ka mirëpritur një numër rekord vizitorësh, duke tejkaluar 30,000 vizita, një tregues i rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore dhe turizmin kulturor në Shqipëri.

/e.i/j.p/

The post Turistja arbëreshe në muzeun e Onufrit: Berati qenka vërtet i bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nga kjo betejë do të dal më i fortë”/ 6 muaj hetime reagon ashpër Meta nga qelia: Nuk ka prova ndaj meje

Meta denoncon se ndaj tij po kryhet një përndjekje politike pa asnjë provë të vlefshme dhe se qëndrimi i tij në paraburgim është vetëm për të penguar aktivitetin e tij opozitar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj tij për edhe 6 muaj.

Ai akuzon sistemin e drejtësisë për arbitraritet dhe manipulim politik, duke premtuar se kauzat e tij do të dalin fitimtare dhe pluralizmi politik do të rikthehet në Shqipëri.

The post “Nga kjo betejë do të dal më i fortë”/ 6 muaj hetime reagon ashpër Meta nga qelia: Nuk ka prova ndaj meje appeared first on Sot News | Lajme.

Falja e namazit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë

Mëngjesin e sotëm, në faljen e namazit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i KMSH Bujar Spahiu përcolli një mesazh urimi. Spahiu tha se sot është një gëzim i dyfishtë, pasi Kurban Bajrami feston në ditën e xhumasë.

“Të dashur vëllezër e motra, që jeni mbledhur sot, këtu në këtë shesh për të festuar ditën më të madhe të Kurban Bajramit. Sot kremtojmë festën, një ditë që bashkon zemrat tona në adhurim, mirënjohje dhe solidaritet. Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukure e javës, e xhuma me ditën më të bukur të vitit, Kurban Bajramin, një gëzim i dyfishtë. Kurban Bajrami na rikujton sakrificën sublime të Profetit Ibrahim, paqja e zotit qiftë mbi të, i cili u përul me besim të plotë ndaj urdhrit të zotit dhe gjithësisë.”, tha Spahiu.

The post Falja e namazit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell

Efi sot ka një kërkesë publike për ndjekësit e saj.

Me një foto në instastory Efi ka propozuar ndjekësit që të arratisen në pushime.

“Degjoni kete te çmëndurën GUXONI”
Efi vazhdon të jetë një ndër emrat më të dashura për një publik të gjerë.

The post FOTO/ Efi ka një kërkesë të veçantë për ju në këto ditë me diell appeared first on Albeu.com.

Detajet/ Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve në Shqipëri

Një mesazh i gjetur në celularin e një prej të arrestuarve gjatë aksionit Shqipëri-Kosovë në Dhjetor të vitit të shkuar kundër trafikut të armëve, zbuloi përfshirjen edhe të 10 personave të tjerë të cilët u prangosën të premten. Pas zbërthimit të komunikimeve, agjentët e Policisë së Tiranës mbajtën nën vëzhgim anëtarët e tjerë të grupit, […]

The post Detajet/ Një mesazh në telefon zbuloi trafikantët e armëve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë klasës priftërore “transparencë të jetës, jetë të njohura, jetë të lexueshme, jetë të besueshme.”

Në predikimin e tij për një Meshë shugurimi, Papa Leo XIV u dha një mesazh priftërinjve. Ai ishte takuar më parë me shoqata humanitare në Vatikan.

“Ne jemi brenda popullit të Zotit, për të qenë në gjendje të qëndrojmë para tyre, me një dëshmi të besueshme. Së bashku do të rindërtojmë besueshmërinë e një Kishe të plagosur, të dërguar një njerëzimi të plagosur. Ende nuk jemi të përsosur, por është e nevojshme të jemi të besueshëm”, – shtoi ai.

“Dashuria e Krishtit na zotëron, është një zotërim që çliron dhe na mundëson të mos zotërojmë askënd. Çliro, mos zotëro”, – nënvizoi Papa. Gjatë një audience të mëparshme në Shën Pjetër, Papa Leo priti një delegacion nga OJQ-ja, Mediterranea Saving Humans, së bashku me lëvizje të tjera laike dhe katolike dhe shoqata të Arena di Pace.

Mesazhi i Leo XIV drejtuar Kishës Franceze

Në mesazhin e tij drejtuar Konferencës Episkopale Franceze, Papa theksoi rëndësinë që Kisha të ecë “me guxim nën erërat e kundërta dhe nganjëherë armiqësore të indiferentizmit, materializmit dhe individualizmit”. Më pas, Prevost kërkoi ndërmjetësimin e tre shenjtorëve të kanonizuar njëqind vjet më parë: Shën Gjon Eudi, Shën Gjon Maria Vianney dhe Shën Tereza e Jezusit Fëmijë dhe Fytyrës së Shenjtë.

Leo XIV shprehu më pas “shpresën që këto festime të mos kufizohen vetëm në evokimin nostalgjik të një të kaluare që mund të duket se ka mbaruar, por që ato të rizgjojnë shpresën dhe të frymëzojnë një shtysë të re misionare. Zoti mundet, me ndihmën e Shenjtorëve që ju ka dhënë dhe që ju i festoni, të ripërtërijë mrekullitë që ka realizuar në të kaluarën. A nuk do të jetë Shën Tereza patronazhi i misioneve në vetë vendet ku lindi? A nuk do të jenë në gjendje Shën Gjon Maria Vianney dhe Shën Gjon Eudes t’u flasin ndërgjegjes së shumë të rinjve për bukurinë, madhështinë dhe frytshmërinë e priftërisë, të ngjallin një dëshirë entuziaste dhe t’u japin atyre guximin për t’iu përgjigjur me bujari thirrjes, në një kohë kur mungesa e thirrjeve po ndihet në dioqezat tuaja dhe priftërinjtë po vihen në provë?”

Takimi i Papës me OJQ-të dhe Mediterranea-n

Së bashku me Mediterranea-n, në audiencën e Papës morën pjesë edhe aktivistë nga Refugjatët në Libi. “Të shpëtosh njerëzit, t’i mirëpresësh dhe t’i shpëtosh nga mbytjet e anijeve dhe nga refuzimet do të thotë t’i japësh mish asaj vëllazërie që, siç tha Papa, duhet zbuluar, dashur, përjetuar, shpallur dhe dëshmuar”, tha kapelani në bordin e Mediterranea-s, Don Mattia Ferrari.

“Falë edhe mbështetjes së jashtëzakonshme të Papa Françeskut, sot kemi një anije të re shpëtimi. Me të do ta vëmë në praktikë, jo vetëm me fjalë, atë që na tha Papa Leo, të cilit ia kemi borxh gjithë mirënjohjen tonë që, edhe një herë, na tregoi një Kishë të vëmendshme ndaj më të vegjëlve dhe ndaj atyre që vuajnë padrejtësinë dhe tmerret e kësaj bote.”

Mesha në Kishën e Shën Pjetrit për shugurimin e 11 priftërinjve

Papa Leo më në fund kremtoi një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj për dioqezën e Romës. Kështu rikthehet tradita e shugurimeve priftërore nga Ati i Shenjtë. Në tre vitet e fundit, riti ishte kryesuar nga Kardinali Angelo De Donatis, në vitet 2022 dhe 2023, në rolin e vikarit për dioqezën e Romës, dhe në vitin 2024 në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Penitenciarëve.

The post “Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm appeared first on Sot News | Lajme.

“Shtypja e fjalës”/ Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH, ja çfarë shkruhet

Mesazhi është publikuar në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh nga Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai thekson se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere duhet të mbështetet në trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta demokratike, dhe jo në një konformizëm globalist që zbeh sovranitetin dhe identitetin kombëtar.

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik,” shprehet Samson.

The post “Shtypja e fjalës”/ Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH, ja çfarë shkruhet appeared first on Sot News | Lajme.

“Politika amerikane ka ndryshuar”/ Flet juristi për mesazhin e SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit

Juristi Indrit Sefa thotë se mesazhi i amerikanëve për zgjedhjet e 11 majit, ishte ndryshe nga herët e tjera, pasi edhe vetë politika në SHBA ka ndryshuar. I ftuar në një intervistë televizive Sefa u shpreh se liderët e BE, u nxituan me urimet e tyre për kryeministrin Edi Rama.

Indrit Sefa:

Unë mendoj se mesazhi i ambasadës së SHBA, ishte më shumë si i detyruar nga një klimë politike e ngritur në Shqipëri, e cila thotë, pse nuk po reagojnë amerikanët. Nuk janë më ata që kanë qenë, amerikanët që eksportonin demokracinë. Këtë e bëri të qartë Trump. Janë treguar shumë të kujdesshëm. Të martën, janë certifikuar të gjitha qarqet nga ana e komisionerit.

Deri në momentin që nuk ishte bërë deklarata nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, komisioneri nuk kishte shpallur të gjitha rezultatet e qarqeve. Kur komisionieri, dukesh qartë që rezultatet do shpalleshin, ata mbajtën një qëndrim. Ishte në momentin e duhur. I ndryshëm ishte i BE dhe i liderëve të BE, që erdhën në një samit në Tiranë. Ishin liderët europianë që nxituan, një proces që nuk ishte certifikuar zyrtartisht.

The post “Politika amerikane ka ndryshuar”/ Flet juristi për mesazhin e SHBA-së për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

“Do paraqesim faktet për farsën elektorale të 11 majit”/ Nesër seanca e Kuvendit, ja reagimi i Bardhit

Për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar ligjvënësit e kësaj legjislature i rikthehen nesër, më 29 maj, jetës parlamentare.

Ndërkohë, Gazment Bardhi, përmes një mesazhi drejtuar deputetëve të PD, shkruan:

Të nderuar kolegë,

Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bejmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!

The post “Do paraqesim faktet për farsën elektorale të 11 majit”/ Nesër seanca e Kuvendit, ja reagimi i Bardhit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllja e procesit zgjedhor/ Edi Rama mesazh kandidatëve të PS: S’ka humbës, por fitues, rezultati do të mbetet në historinë politike të vendit

✇Albeu
By: V K

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri Edi Rama, u ka dërguar një mesazh falenderues strukturave socialiste.

Në mesazhin që qarkullon në media, Rama e cilëson këtë betejë politike si një eksperiencë të paharrueshme dhe falenderon të gjithë anëtarët e PS-së për angazhimin e tyre.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për eksperiencën e një beteje politike të paharrueshme, ku secili e secila beri sa mundi dhe ku rezultati i përbashkët do mbetet në historinë politike të Shqipërisë, e natyrisht edhe në historinë e Partisë Socialiste, si një sukses krejt i veçantë. Faleminderit”, u ka shkruar Rama.

Disa fjalë ua dedikon edhe kandidatëve të listës së hapur dhe atyre që ia dolën që të hyjnë në Kuvend.

“Dua t’i përgëzoj shumë përzemërsisht të gjithë ata dhe ato që në fushën e hapur të betejës, u përpoqën me të gjitha forcat e tyre dhe u bënë fuqi e shtuar e Partisë Socialiste në çdo territor. Urime me gjithë zemër për ata e ato që ia dolën të hyjnë në ekipin e legjislaturës së ardhshme”, thuhet më tej në mesazh.

Më tej, Rama thotë se ata që nuk mundën të bëhen pjesë e legjislaturës së re, duhet të ndihen krenarë për fitoren e PS. Ai thotë se kontributi i tyre do të jetë i nevojshëm në sfidën për anëtarësimin e vendit në BE.

“Të gjithë atyre qe s’ia dolën u them shumë sinqerisht se duhet të jenë jo vetëm krenarë, për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e Partisë Socialiste, po edhe të bindur se në rrugën që vazhdon, me supersfidën historike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kontributi i tyre do të jetë shumë i nevojshëm. Prandaj kokën lart të gjithë bashkë motra e vëllezër, këtu nuk ka humbës por vetëm fitues!”, shton ai.

Në fund e përmbyll me fjalët:

“Duke uruar që të gjeni pak ditë qetësi pranë familjeve e fëmijëve tuaj – Zoti i bekoftë për të gjithë barrën që mbajnë – ju përqafoj të gjithëve me premtimin se nuk do rrimë pa u mbledhur edhe live, jo për ndonjë festë të madhe, po për shijen e një gëzimi të merituar familjar si ky që vetëm ne e dimë se sa kemi punuar e jemi munduar për ta arritur”.

The post Mbyllja e procesit zgjedhor/ Edi Rama mesazh kandidatëve të PS: S’ka humbës, por fitues, rezultati do të mbetet në historinë politike të vendit appeared first on Albeu.com.

Britania, Franca dhe Kanadaja, mesazh Netanyahut: Ndalo ofensivën në Gaza

Tre vende aleate të Izraelit, Britania, Franca dhe Kanadaja kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku kritikojnë zgjerimin e aksionit ushtarak të shtetit hebre në Rripin e Gazës.

Deklarata ka ardhur pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të marrë tërësisht nën kontroll enklavën palestineze, gjë të cilën aleatët e tij e cilësuan si “skandaloze”.

Kushtet në Gaza janë të patolerueshme, kanë deklaruar tre vendet, të cilat i kanë bërë thirrje liderit izraelit që të lejojë menjëherë aksesin e ndihmave humanitare në Gaza.

Që prej 2 marsit në Gaza nuk ka hyrë asnjë ndihmë dhe sipas grupeve humanitare, situata është shumë e rëndë.

Të dielën, Natanyahu tha se shteti hebre do të lejonte një “sasi bazike ushqimi” që të hynte në Gaza, pas bllokimit thuajse 3-mujor.

Anëtarët ekstremistë të kabinetit të tij kritikuan vendimin, për të cilin kreu i qeverisë tha se ishte influencuar nga presioni ndërkombëtar.

“Kjo është tërësisht e papërshtatshme. Mohimi i ndihmave dhe asistencës humanitare për popullsinë civile është i papranueshëm dhe rrezikon të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar”, kanë deklaruar tre vendet.

Tre qeveritë aleate kanë kërcënuar gjithashtu me “veprime konkrete”, që përfshijnë sanksione të caktuara, nëse Izraeli nuk i jep fund ofensivës së tij dhe lejon hyrjen tërësore të ndihmave në Gaza.

Por duke reaguar, Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë luftën derisa të arrihet fitorja totale. “Liderët në Londër, Otaua dhe Paris po i japin një çmim madhor sulmit gjenocidial të 7 tetorit ndaj Izraelit”, ka thënë ai.

The post Britania, Franca dhe Kanadaja, mesazh Netanyahut: Ndalo ofensivën në Gaza appeared first on Euronews Albania.

“Mos humbni fytyrën”/ Pas mesazhit të Ramës ‘pendohen’ socialistët, tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike

Kandidatët socialistë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale.

Taulant Balla tha sot ankesat i ben partia, por theksoi se kanidatët mund të bejne kerkesa, por u shpreh se transparencen sipas Kodit Zgjedhor e ben KQZ.

Ky veprim i kandidateve socialistë vjen pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë këshillonte që të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.”

Më tej vijon duke thënë se përmes këtyre iniciativave “hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.”

Po kështu, kreu i qeverisë shprehet në përfundim të mesazhit të tij duke u thënë kandidatëve “përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi.”

Mesazhi i Ramës:

Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi

The post “Mos humbni fytyrën”/ Pas mesazhit të Ramës ‘pendohen’ socialistët, tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike […]

The post Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike! appeared first on BoldNews.al.

Rama të vetëve: Të mbyllim procesin/ Mesazhi i kreut të PS: Mos prishim fitoren

TIRANË- “Jemi një skuadër dhe unë kështu dua që të mbetemi”. Ky është mesazhi që Edi Rama u ka dërguar deputetëve, pasi disa prej tyre, i kërkuan KQZ që t’u vinte në dispozicion pamjet filmike të qendrave të votimit.

Kryesocialisti këshillon të tijët të mos ndjekin rrugën e ankimimeve, pasi nuk do të dëmtojnë e vetëm kandidatin humbës, por edhe procesin.

“S’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim”, shkroi ai.

Sipas Ramës, gara ka qenë transparente dhe nuk ka asnjë mundësi për devijim të votave.

“Kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh”, shkruan Rama.

Në Tiranë pati një garë të forte mes grave socialiste, Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Kjo e fundit arriti të siguronte një ulëse në parlamentin e ri, me një diference prej 100 votash nga kolegia e saj.

Po ashtu, edhe Xhemal Qefalia Humbi garën përballë Ornaldo Rakipit/ abcnews.al

SMS-ja/ Rama ndalon kandidatë që të ankohen: Mos dërgoni më kërkesa në KQZ, po na dëmtoni!

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit. Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Eilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike […]

The post SMS-ja/ Rama ndalon kandidatë që të ankohen: Mos dërgoni më kërkesa në KQZ, po na dëmtoni! appeared first on BoldNews.al.

Votat nga Greqia, zbardhet mesazhi i PD për numëruesit dhe komisionerët, çfarë do bëjnë për të kundërshtuar rezultatin

Procesi i numërimit të votave të Diasporës ne garën e 11 Majit, është shndërruar në burim konflikti mes palëve. Partia Demokratike ka vijuar qëndrimin kundër përfshirjes së votave nga Greqia në rezultatin final. Sekretari i Përgjithshëm i PD i ka shpërndarë një mesazh me porosi numëruesve dhe komisionerëve demokrat që të konstestojnë çdo votë nga Greqia. Në udhëzimin e Flamur Nokës theksohet që për çdo votë dhe rezultat të vendoset shënimi, pasi këto fletë votimi nuk garantojnë as minimumin e standardit të sigurisë të dorëzimit tek individët.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm . Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve. Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:

“Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.”.

The post Votat nga Greqia, zbardhet mesazhi i PD për numëruesit dhe komisionerët, çfarë do bëjnë për të kundërshtuar rezultatin appeared first on Sot News | Lajme.

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë. Lapsi.al ka parë një komunikim […]

The post Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime appeared first on BoldNews.al.

“Jeni të jashtëzakonshëm”/ 11 maji, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku Veliaj: Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk…

Pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku Erion Velia. Ja reagimi i plotë i tij:

Miqtë e mi,
Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite.  Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. 

Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.
Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.

Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre.  Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste.

Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju! 

The post “Jeni të jashtëzakonshëm”/ 11 maji, reagon nga qelia ish-kryebashkiaku Veliaj: Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk… appeared first on Sot News | Lajme.

❌