Miq inteligjent por.. artificial/ Studimi: Adoleshentët komunikojnë më shumë me Chat GPT
Inteligjenca artificiale Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« âmikâ i pandashĂ«m i njerĂ«zve, sidomos adoleshentĂ«ve. NjĂ« studim i Common Sense Media zbuloi se mbi 70% e adoleshentĂ«ve ndihĂ«n po aq mirĂ« nga ndĂ«rveprimi me inteligjencĂ«n artificiale, sa edhe kur flasin me miq tĂ« vĂ«rtetĂ«.
Ata I drejtohen gjithnjë e më shumë për këshilla, mbështetje emocionale dhe vendimmarrje.
Common Sense Media zbuloi se gati një e treta e adoleshentëve thanë se bisedat me inteligjencën artificiale janë të paktën po aq të kënaqshme sa ato me njerëz të vërtetë. Dhe një e treta e përdoruesve adoleshentë, preferojnë më shumë inteligjencën artificiale se njerëzit, për biseda serioze.
Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të dëmtojë aftësitë sociale dhe shëndetin mendor, pasi adoleshentët mbështeten në inteligjencën artificiale për vlerësim dhe shmangin sfidat e botës reale. Shqetësimet përfshijnë gjithashtu përmbajtje të papërshtatshme dhe mungesën e rregullimit të platformave të inteligjencës artificiale.
Platformat që gjejnë më shumë përdorim tek adoleshentët janë Replika ose edhe faqet e njohura ChatGPT apo Claude, te cilat kryesisht u përgjigjen pyetjeve. Rreziqet e mundshme të fëmijëve që krijojnë marrëdhënie me chatbot-e morën vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar kur një djalë 14-vjeçar nga Florida vdiq nga vetëvrasja pasi zhvilloi një lidhje emocionale me një Chatbot.