Lapaj mbetet jashtë Kuvendit/ Celibashi: Dorëheqjen kandidati e bën para Kuvendit
Adriatik Lapaj mbetet jashtë Kuvendit në legjislaturën e re parlamentare që pritet të nisë në shtator. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, kryekomisioneri Celibashi dha vendimin për mandatin e ish koalicionit Lapaj-Shabani, ndërsa rrëzoi procedurën e dorëheqjes nga lista. Celibashi ka rrëzuar kërkesën e ‘Shqipëria bëhet’ që kërkoi njohjen e dorëheqjes nga kandidimi ditën e zgjedhjeve, pasi sipas tij kjo do të rrëzonte edhe regjistrimin në zgjedhje. Në argumentet e tij, mbi të cilat bazoi këtë vendim, Celibashi u shpreh se kandidati dorëheqjen e bën para Kuvendit.
“Një prezantim të fakteve që në gjykimin tim përcaktojnë këtë vendimmarrje. Secili kandidat deklaron se jep dorëheqjen nga kandidimi si edhe nuk do merrnin mandattin e deputetit.
Në 15/07/ 2025, kandidati i këtij subjekti Zeqir Kordhoni ka depozituar një deklaratë të dytë, sipas së cilës shpreh vullnet për të ushtruar mandatin në rast se shpallet fitues.
Në 17/07/ 2025 Kleana Xhuveli gjithashtu ka paraqitur kërkesë për revokim të dorëheqjes.
Në Kod përcaktohet se partitë depoziton në KQZ listën që përbëhet nga lista shumëemërore, dhe lista e kandidatëve me votim parapëlqyes. Ka dy momente ligjore që përcaktojnë vendimmarrjen për kandidatin fitues për këtë subjekt. E para, a janë që prej 11 majit 2025 kandidatë 12 personat e listës së mbyllur që në këtë datë, kanë depozituar në KQZ deklaratën e dorëheqjes
Dy, a mundet që në këtë fazë të procesit, ende pa u shpallur fituesit një kandidat të kërkojë të mos e marrë mandatin. Në vijim të të dytës, duhet të vlerësojmë që a është në të drejtën e tij një deklarim të tillë ai mund ta bëjë për aq kohë sa nuk është bërë shpërndarja e mandateve. Lidhur me cështjen e para, janë apo nuk janë kandidatë akoma për deputetë ata të listës shumë emërore. Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur dhe kjo është pranuar, nuk qëndron. Nuk qëndron argumenti se KQZ I ka miratuar në heshtje.
Në rastin e dytë, kodi ka parashikime të qarta dhe të plota. Me miratimin e listave sipas afateve ky proces konsiderohet I mbyllur dhe në asnjë rrethanë nuk mund të rikonsiderohet. Si kërkesa edhe vendimmarrja. Dhe për ta kuptuar më mirë, jus jell në vëmendje një argument, sa i ligjshëm do ishte vendimi I KQZ nëse do I kishte shqyrtuar këto dorëheqje dhe do I kishte miratuar? Zero, do ishte i paligjshëm, i pavlefshëm do ishte marrë në kundërshtim me ligjin. Kodi përcakton emrat në listë dhe renditja nuk ndryshojnë pas miratimit nga KQZ.
Nga ana tjetër, le të supozojmë se kandidatët kanë dhënë dorëheqjen në 11 maj dhe nuk janë më kandidatë. Cfarë do të kishim, gjitha lista do të binte dhe ky subjekt nuk do ishte regjistruar si subjekt zgjedhor.
Përfundimi: Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Kjo është shuëm e qartë në kod. në vijim të kësaj, lidhur me cështjen e dytë, sa kohë KQZ nuk ka vendosur të shpërndajë mandatet, është në të drejtën e cdo kandidati të heqë dorë nga marrja e madantit. Është një e drejtë që mund ta ushtrojë sa kohë nuk ka vendim nga KQZ.
Kleana Xhuveli ka deklaruar se dëshiron mandatin ashtu si Kordhoni, por duke qenë se Xhuveli është renditur më sipër. Vlerësoj se I takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit” u shpreh Celibashi.