Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Palmer zbulon se çfarë i tha në të vërtetë Trump kur ia dorëzoi çmimin “Lojtari i Turneut”

Cole Palmer ka zbuluar detaje të takimit të tij me Donald Trump pas finales së Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea triumfoi ndaj PSG-së me rezultat 3-0.

23-vjeçari ishte protagonisti kryesor në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist, për të ndihmuar Chelsean të sigurojë trofeun në MetLife Stadium, New Jersey.

Pas ndeshjes, Palmer u shpall lojtari më i mirë i turneut dhe çmimin ia dorëzoi vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Trump nuk u tërhoq nga vëmendja as gjatë ngritjes së trofeut, duke qëndruar pranë kapitenit Reece James, i cili më vonë deklaroi se nuk kishte dëgjuar shumë për shkak të zhurmës, por se Trump e përgëzoi ekipin.

Palmer, nga ana e tij, pranoi se ishte i befasuar nga prania e Trump në skenën e festimeve dhe tha se situata ishte “e çuditshme dhe paksa e hutueshme”.

Në një intervistë për gazetën Mail, Palmer tregoi se Trump i tha: “Djali im është fansi yt më i madh”.

“Realist, nuk mbaj mend çfarë i thashë, besoj se i thashë vetëm ‘Faleminderit’”, shtoi ai.

Aktualisht, Palmer po i kalon pushimet në Saint Kitts dhe Nevis, duke vizituar familjen dhe duke shijuar disa ditë qetësie pas sezonit të suksesshëm me Chelsean.

The post Palmer zbulon se çfarë i tha në të vërtetë Trump kur ia dorëzoi çmimin “Lojtari i Turneut” appeared first on Telegrafi.

Shakaja për bombë në avion, i riu përfundon në pranga

Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin ”Spirit Airlines”. Ai bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa po përgatitej të nisej nga aeroporti i Fort Lauderdale drejt Kansas City, të hënën pasdite. Shakanë e dëgjuan pasagjerë dhe stjuardesa të fluturimit 1332, të cilët e raportuan menjëherë si kërcënim për sigurinë. Si rezultat, avioni i mbushur me pasagjerë u devijua në…

Source

Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.

Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

/gj.m/j.p/

The post Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerë të rremë: Skandali me ndihmën e BE-së në Greqi nxjerr në pah plagën e “klientelizmit”

Pesë vjet më parë, Vaios Ganis mori një letër anonime të dërguar në shtëpinë e tij në bashkinë Domokos, në Greqinë qendrore. Si kreu i shoqatës rajonale të bujqësisë, Ganis mbeti i tronditur nga përmbajtja. Dërguesi pretendonte se persona të caktuar në Domokos po merrnin subvencione bujqësore nga Bashkimi Evropian për kullota që nuk i […]

The post Fermerë të rremë: Skandali me ndihmën e BE-së në Greqi nxjerr në pah plagën e “klientelizmit” appeared first on Reporter.al.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë, Rama: Mik i vjetër i popullit shqiptar

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ndodhet sot për vizitë në Tiranë ndërsa mbërriti mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale momente nga mbërritja në Shqipëri e Presidentit Al Nahyan të cilin e cilësoi “mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve”.

Po ashtu, ndërsa ndau momente nga mbërritja e Presidentit Al Nayan, Rama i shoqëroi me disa vargje të Fan Nolit.

“Flamur që lind Shën Konstandinin,

Pajton Islamn’ e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi”.

Al Nahyan u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë, Rama: Mik i vjetër i popullit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Kos: Buxheti i zgjerimit të BE-së rritet 37%

BRUKSEL, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Propozimi i Komisionit Evropian për buxhetin afatgjatë “përfshin një rritje shumë të konsiderueshme të financimit” për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, shpjegoi komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos në një konferencë për shtyp.

“Në buxhetin aktual kishim 31 miliardë euro për vendet kandidate, ndërsa propozimi i ri përfshin 42,6 miliardë euro, një rritje prej 37%”, shtoi ajo.

“Me një buxhet më të madh, ne mund të përshpejtojmë më tej ritmin e reformave dhe investimeve, duke i afruar vendet me pranimin në BE”, theksoi Kos.

Siç parashikohej, Komisioni ka propozuar ndarjen e “100 miliardë eurove për të mbështetur reformat, rindërtimin, modernizimin dhe pranimin e Ukrainës në BE.

“Këto para’ do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës pas vitit 2028”, shtoi ajo.

“Kushdo që mendoi se mbështetja evropiane do të dobësohej me kalimin e kohës, gaboi. Koha vërtet nuk është në anën e Rusisë”, tha Kos duke theksuar rëndësinë e “mbajtjes së fondeve për Ukrainën të ndara”.

“I gjithë ky financim për vendet kandidate bazohet në dy parime që ne tashmë po ndjekim: i pari është merita dhe i dyti është kushtëzimi, që do të thotë se vendet marrin fonde vetëm nëse plotësojnë kritere të caktuara, kryesisht të përfshira në agjendat e reformave”, shtoi ajo./ /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – Kos: Buxheti i zgjerimit të BE-së rritet 37% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube – a u favorizua Chelsea?

Finalja e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain, e zhvilluar të dielën në New Jersey, ka nxitur debate të ashpra për mënyrën se si FIFA e trajtoi ngjarjen dhe respektimin e rregullave të lojës.

Gazetari i njohur sportiv i “The Times”, Martyn Ziegler, ka akuzuar FIFA-n për shkelje të hapur të rregullave duke lejuar një pushim të pjesës së parë prej 24 minutash, shumë më tepër se limiti i lejuar prej 15 minutash sipas “Rregullës 7” të futbollit.

Në vend të një pushimi standard, FIFA organizoi një shfaqje muzikore me Robbie Williams, duke e kthyer pjesën e ndërprerë në një spektakël të ngjashëm me “Super Bowl”, vetëm për të shtuar shkëlqimin artificial të eventit.

Ziegler ironizoi në rrjetin social X, duke pyetur: “Çfarë kuptimi ka që FIFA pretendon se respekton Rregullat e Lojës, kur i injoron ato për t’i dhënë Infantinos një shfaqje të tillë?”.

Përplasja me rregullat është e qartë: sipas IFAB-it (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit), pushimi në pjesën e parë nuk mund të kalojë 15 minuta, përveç ndonjë pauze të shkurtër për freskim”.

Kritikët thonë se kjo është një tjetër dëshmi e komercializimit të futbollit nga FIFA dhe e vendosjes së interesave të marketingut mbi integritetin sportiv.

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është fotografuar me Donald Trump para trofeut, duke shtuar më tej polemikat.

Ndërkohë, FIFA nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje, duke lënë të hapur diskutimin për mënyrën se si po e menaxhon futbollin në prag të Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

The post FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube – a u favorizua Chelsea? appeared first on Telegrafi.

Kosova rikthehet me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se rikthimi i Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) është një sukses i madh dhe dëshmi e angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe për ta përafruar atë me standardet evropiane.

“Vendi ynë ka qenë edhe më herët anëtar i këtij organizmi, por në vitin 2018 e patëm humbur anëtarësinë për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë së atëhershme të PAN-it në strukturën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)”, tha Kurti.

Ai nënvizoi se qeveria e tij, përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që prej vitit 2021 ka mbështetur Agjencinë e Kosovës për Akreditim, duke i krijuar kushtet për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim.

“Tashmë jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status”, theksoi Kurti, duke shtuar se kjo sjell mundësi të reja për universitetet dhe studentët kosovarë për të pasur qasje të plotë në programet e BE-së, përfshirë mobilitetin, bursat dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/a.f/

The post Kosova rikthehet me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE propozon rritjen e fondeve për mbrojtjen në një buxhet prej 2 trilionë eurosh

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian planifikon të rrisë buxhetin afatgjatë të BE-së në nje total prej 2 trilionë eurosh (2,3 trilionë dollarë) për vitet 2028 deri në 2034, tha sot komisioneri Evropian për Buxhetin, Anti-Mashtrimin dhe Administratën Publike, Piotr Serafin në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Kjo shifër është afërsisht 700 miliardë euro më shumë se ajo që është caktuar për periudhën aktuale shtatëvjeçare nga viti 2021 deri në vitin 2027.

“Fondet për mbrojtjen do të 5-fishohen, duke e bërë sigurinë një nga prioritetet kryesore të viteve të ardhshme në bllokun prej 27 anëtarësh”, tha Serafin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i propozuar adreson sfidat e Evropës dhe forcon pavarësinë e bllokut.

Buxheti i BE-së, i quajtur korniza financiare shumëvjeçare, përcakton prioritetet e politikave të Bashkimit Evropian për vitet e ardhshme dhe vlerën e parave që do të ndahen për fusha të ndryshme.

Komisioni synon të reformojë buxhetin prej trilionë eurosh, duke u përqendruar më shumë në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë, duke shtuar burime të reja dhe duke ndryshuar kriteret e financimit.

Propozimi do të diskutohet dhe ndryshohet nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.

Korniza afatgjatë pasohet nga buxhete vjetore që përfshijnë shpenzime të detajuara. //a.i/

The post BRUKSEL – BE propozon rritjen e fondeve për mbrojtjen në një buxhet prej 2 trilionë eurosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet izraelite ndaj Damaskut/ Reagon BE: Të gjitha palët të vetëpërmbahen

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka shprehur shqetësim për situatën në Damask – pas sulmeve izraelite ndaj kryeqytetit sirian.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen”, shkroi Costa në një postim në X.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet”, shtoi ai.

Deklarata presidentit të KE-së vjen pasi ushtria izraelite bombardoi objektiva në Damask, përfshirë selinë ushtarake. Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu shpërthime në një vend që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes.

Një përfaqësues ushtarak tha se një “vend ushtarak” pranë pallatit presidencial ishte goditur, gjithashtu.

Sulmet izraelite erdhën si përgjigje ndaj trazirave në Sirinë jugore, ku forcat qeveritare janë akuzuar për shtypje të dhunshme ndaj pakicës druze.

Përplasjet midis bedouinëve sunitë dhe civilëve druzë në Sirinë jugore janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit, të përqendruara në qytetin me shumicë druze, Sweida.

Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përshëndeti sot prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë.

“Menaxhimi i financave publike në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe për aksesin në fondet e BE-së”, thekson Delegacioni i BE, në një postim në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, shton Delegacioni, “mirëpresim prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë”.

“Raporti tregon përparime në procesin e buxhetimit, procedurat e investimeve publike dhe auditimin e brendshëm. Përmirësimet në raportimin financiar të konsoliduar, përfshirë ndërmarrjet shtetërore dhe menaxhimin e aseteve publike, mbeten ndër sfidat kryesore”, thekson zyra e BE.

Delegacioni i BE nënvizon se, gjetjet dhe rekomandimet e raportit PEFA duhet të merren parasysh teksa qeveria vijon me zbatimin e reformave në këtë fushë.

1 nga 4

/gj.m//r.e//a.f/

The post Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën sot në Kukës, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Veprimtaria, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, pason një takim të mëparshëm të mbajtur në dhjetor 2024 në Prizren, i cili shërbeu si një platformë për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Qëllimi i takimit të dytë ishte krijimi i një mekanizmi ndërkomunal për përmirësimin e parandalimit dhe të reagimit.

Përfundimi kryesor i veprimtarisë ishte nevoja për të formalizuar bashkëpunimin dhe për të hartuar një manual apo protokoll për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore ndërmjet juridiksioneve.

Fjalët përshëndetëse në hapje u mbajtën nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, kryetari i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilan Wahl, prefekti i Kukësit, Dritan Baji, kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Edvina Murati.

Temat kryesore të agjendës përfshinin rolin e drejtësisë dhe të mbrojtjes sociale në luftën kundër dhunës në familje, sfidat në trajtimin e rasteve dhe strategjitë për forcimin e përgjigjes ndërjuridiksionale.

Koordinatorë nga Kukësi dhe Dragashi ndanë përvojat vendore, ndërsa misionet e OSBE-së theksuan rëndësinë e kornizave bashkëpunuese ndërmjet bashkive dhe përtej kufijve.

Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, kjo nismë synon të shndërrohet në një platformë rajonale më të gjerë për veprim të përbashkët kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ambasador Wahl ftoi që takimi i radhës të mbahet në Maqedoninë e Veriut.

/gj.m//r.e//a.f/

The post OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE e shqetësuar nga sulmet izraelite ndaj Damaskut

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka shprehur shqetësim për situatën në Damask – pas sulmeve izraelite ndaj kryeqytetit sirian.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen”, shkroi Costa në një postim në X.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen nga dhuna dhe të ulin tensionet”, shtoi ai.

Deklarata presidentit të KE-së vjen pasi ushtria izraelite bombardoi objektiva në Damask, përfshirë selinë ushtarake.

Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu shpërthime në një vend që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes.

Një përfaqësues ushtarak tha se një “vend ushtarak” pranë pallatit presidencial ishte goditur, gjithashtu.

Sulmet izraelite erdhën si përgjigje ndaj trazirave në Sirinë jugore, ku forcat qeveritare janë akuzuar për shtypje të dhunshme ndaj pakicës druze.

Përplasjet midis bedouinëve sunitë dhe civilëve druzë në Sirinë jugore janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit, të përqendruara në qytetin me shumicë druze, Sweida. //a.i/

The post BRUKSEL – BE e shqetësuar nga sulmet izraelite ndaj Damaskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Përparime në marrëveshjen tregtare SHBA-BE

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se bisedimet me Bashkimin Evropian mbi një marrëveshje tregtare po “bëjnë përparime”, por paralajmëroi se tarifat prej 30% për mallrat nga blloku ishin tashmë një marrëveshje e kryer.

BE-ja ka dërguar një ekip ekspertësh të tregtisë në Uashington për bisedime në nivel teknik, ndërsa presioni rritet për të siguruar një marrëveshje me administratën Trump përpara se tarifat ndëshkuese të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

“Përfaqësuesi evropian për tregtinë  Maros Sefcovic zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Tregtisë të SHBA-së Howard Lutnick”, tha një zëdhënës, megjithëse nuk u zbuluan detaje mbi diskutimet.

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike e politike me Brukselin në mesin e tensioneve globale tregtare, ka raportuar Reuters.

“Viteve të fundit, shkëmbimet ndërmjet trupave legjislativë të Kinës dhe Evropës janë përballur me disa pengesa për arsye që dihen shumë mirë”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kinës, tek iu ka referuar pretendimeve për abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin e Xinjiangut.

“Në rrethanat e tanishme, të dyja palët besojnë se është shumë e rëndësishme që Kina dhe Evropa të përforcojnë dialogun dhe bashkëpunimin”, ka thënë zëdhënësja Lin Jian, duke shtuar se Pekini zyrtar dhe Parlamenti Evropian kanë vendosur për të hequr të gjitha kufizimet sa u përket shkëmbimeve të ndërsjella të ligjvënësve.

Komentet nga Ministria e jashtme e Kinës janë bërë pasi gazeta “South China Morning Post” kishte raportuar se Pekini ka hequr “kufizimet” ndaj ish-ligjvënësit të BE-së, Reinhard Buetikofer.

Normalizimi i raporteve ishte konfirmuar paraprakisht nga Parlamenti Evropian dhe Kina në fillim të këtij viti.

Në marsin e vitit 2021, Kina i kishte vendosur 10 zyrtarë dhe 4 entitete evropiane në listë të zezë, si kundërpërgjigje për sanksionet e Brukselit ndaj zyrtarëve kinezë në Xinjiang.

Komentet e së mërkurës janë realizuar gjithashtu përpara një samiti të liderëve Kinë-BE të planifikuar gjatë këtij muaji, ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të takohen me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang në Pekin.

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

Pjesa aktuale e shqiptarëve që kanë mbetur pjesë e qeverisë janë lajkatarë të pushtetit, dhe me dështimin e projektit VLEN pasojat nuk i ndjejnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

I pyetur se si e vlerëson situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat kryesore, Taravari u përgjigj se situata është shumë e keqe.

“Keq, dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po i përjetojmë të gjithë pasojat”, deklaroi ai.

Ai shton se ajo pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më të bindur se kurrë ndaj partive maqedonase.

Taravari tha se arsyet që e çuan të largohet nga qeveria janë se kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga rruga drejt BE-së.

“Metamorfoza e shpejtë dhe e pabesueshme që ndodhi te kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet për të ndërtuar një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët… dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat, siç po shihet dita-ditës, janë kthyer në një alarm të kuq”, theksoi Taravari.

Ai tha se faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ 1 milionë lekë gjobë Kozakut, mësoi keq turistët

Kozak Braçi i njohur për prodhimtarinë në TikTok, është gjobitur me 100.000 lekë gjobë nga policia e Tiranës, pak kohë pasi një video e tij, ku mësonte një turist sesi të hidhte mbeturinat nga makina në rrugë, qarkulloi në rrjetet sociale. “Nuk është problem. Nuk është problem në Shqipëri”, dëgjohet Braçi teksa i sugjeron turistit, që ndodhet pasagjer në të njëjtin automjet me të, që të bëj edhe…

Source

💾

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për arkat fiskale. Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së […]

The post Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme appeared first on BoldNews.al.

Ekspertja e kërkimeve shkencore: Integrimi s’është një çështje personale e Ramës

Teona Lavrelashvili, kërkuese shkencore në Qendrën Martens, gjatë fjalës së saj në Konferencën “The Western Balkans Paradigm” kritikoi faktin që procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian po personalizohet dhe po përdoret politikisht nga liderë si Edi Rama. Lavrelashvili nënvizoi se BE nuk duhet të mbyllë sytë ndaj problematikave të thella që ekzistojnë në Shqipëri, përfshirë […]

The post Ekspertja e kërkimeve shkencore: Integrimi s’është një çështje personale e Ramës appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Komisioni Evropian paraqet buxhetin trilionësh për vitet 2028-34

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian pritet të paraqesë sot planet e tij për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian për vitet 2028-34, që ka të ngjarë të arrijë në mbi një trilion euro (1,17 trilionë dollarë).

Buxheti i bllokut, i quajtur ndryshe ”korniza financiare shumëvjeçare”, do të përcaktojë prioritetet e politikave të BE-së për vitet e ardhshme dhe sa para ndahen për fusha të ndryshme.

Perspektiva aktuale financiare afatgjatë vlen 1,07 trilion euro në kontribute nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe u plotësua me 750 milionë euro në kredi në vitin 2021 për të financuar pasojat ekonomike nga pandemia Covid-19.

Korniza afatgjatë pasohet nga buxhete vjetore me shpenzime të detajuara.

Propozimi i komisionit ka të ngjarë të debatohet intensivisht nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, pasi blloku ka nevoja financiare në rritje, duke përfshirë konkurrencën, sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe pagesat e interesit, ndërsa shumë kryeqytete përballen me borxh të lartë të brendshëm.

Përveç se sa para do të kontribuojnë shtetet anëtare dhe nga mund të vijnë burimet shtesë, mënyra se si do të menaxhohen fondet do të jetë gjithashtu një çështje e diskutueshme.

Aktualisht, programe të ndryshme për subvencione për bujqësinë, peshkimin dhe zhvillimin rural përbëjnë rreth gjysmën e buxhetit të BE-së.

Komisioni më parë kishte treguar se dëshiron të largohet nga ky sistem dhe të strukturojë burimet bazuar në planet kombëtare për shtetet anëtare.

Parlamenti Evropian dhe autoritetet rajonale e kanë kritikuar tashmë planin mes frikës se rigrupimi i fondeve mund të çojë në mungesë transparence dhe të minojë llogaridhënien parlamentare./  a.jor.

The post BRUKSEL – Komisioni Evropian paraqet buxhetin trilionësh për vitet 2028-34 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌