Prokuroria e Korcës ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec. Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025 për shkak se […]
Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec.
Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025, për shkak se ende nuk ka ardhur përgjigja nga një laborator në Itali për analizimin e pamjeve filmike të disa kamerave që mund të zbardhin dinamikën e krimit të rëndë.
Organi i akuzës ka konkluduar se ka patur ndërhyrje në kamerat e brendeshme të sigurisë të lokalit “Stropçka”, ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga. Pamjet filmike janë fshirë qëllimisht me virus.
Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit, nuk mundën dot të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje ishte dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit.
Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej çdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe, ka deklaruar se Egli Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.
Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku, në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që Prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Egli Progën, është rikthimi i pamjeve.
Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar organi i akuzës, janë ato jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.
Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ndërsa autori u largua nga vendngjarja.
Ai u vetëdorëzua disa orë më vonë, ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.
Vlen të theksohet fakti se fillimisht, autoritetet policore e referuan dosjen ndaj Denis Meçes në Prokurori nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burgim.
Por, pas 40 orësh Prokuroria e Korçës zbuti akuzën 29-vjeçarit, pasi depozitoi dosjen në Gjykatë për rivlerësimin e masave të sigurisë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose maksimumi me burgim deri në 5 vjet.
Kjo ngjarje e rëndë bëri bujë mediatike, për shkak se familjarët akuzuan institucionet për mosveprim në kohë dhe tentativë për të fshehur ngjarjen, pasi Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë. Më pas, pati dhe një “ping pong” mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit se kujt do t’i ngecte faji.
PRISHTINË, 15 gusht/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.
Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, tha se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.
“Aktakuza është ngritur për krime lufte kundër popullsisë civile, e cila lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës janar – qershor 1999 gjatë luftës në Kosovë”, tha Dema.
Dema tha se që të gjithë 21 të dyshuarit kanë pasur kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe dhe se nuk i kanë parandaluar pjesëtarët e tyre nga kryerja e krimeve të luftës kundër popullsisë në Kosovë.
Ai tha se nuk mund t’i bëjë të ditur emrat e të dyshuarve në këtë kohë.
Veprimet për të cilat ata akuzohen përfshijnë shkatërrimin e pronës civile, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, përndjekje dhe ndalime arbitrare për arsye etnike, të cilat kanë rezultuar me dëbim të detyruar masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.
“Këto veprime përbëjnë pjesë të një fushatë të gjerë që ka rezultuar me zhvendosjen me dhunë të rreth 863.000 civilëve shqiptarë, sipas statistikave zyrtare”, tha Dema.
Dema nënvizoi se Prokuroria Speciale e Kosovës vlerëson se të pandehurit, në pozitën dhe funksionin që kanë pasur, kanë dështuar të ndërmarrin masa të nevojshme dhe të arsyeshme për t’i parandaluar ato krime, kanë dështuar t’i ndëshkojnë autorët e tyre dhe kanë dështuar t’i raportojnë ato te autoritetet më të larta.
Ai tregoi se Prokuroria ka bërë kërkesë për fletarrestime ndërkombëtare për të dyshuarit, për të cilët tha se janë të paarritshëm për prokurorinë në këtë kohë.
Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.
Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.
Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë. /rel/
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për Ramadan Morinës, të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën në Burim të Malishevës.
“Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, deklaroj Prokuroria, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.
Ramadan Morina u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës, ndërsa seanca për te u mbajt me dyer te mbyllura për mediat.
Edhe Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.
Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dosjet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Nga Boldnews.al Ilir Zh. dhe Ludjon (X) janë të detyruar të qëndrojnë për disa kohë “të arrestuar në shtëpitë e tyre. Ndërsa Klarenc C. duhet të bëjë çdo muaj rrugën nga Tirana në Vlorë për t’u paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore në qytetin bregdetar. Ata të tre janë me profesion inxhinier zbatimi. Iliri 50 […]
Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe njëkohësisht Ministër i Zhvillimit Ekonomik u mor në pyetje këtë të mërkurë nga Prokuroria Themelore në Podgoricë pas denoncimit që u bë ndaj tij nga Presidenti i vendit Jakov Milatovic i cili tha se politikani shqiptar e kishte kërcënuar.
Pasi dha dëshminë e tij, në një deklaratë për mediat Nik Gjeloshaj deklaroi se ai dëshmoi përballë autoriteteve si një qytetar i thjeshtë i vendit.
Zëvendës kryeministri i Malit të Zi tha se me Presidentin ka diskutuar disa here mbi çështje të ndryshme dhe shtoi se i vinte keq për cirkun që bëri Kreu i Shtetit Jakov Milatoviç.
Gjeloshaj tha se si ish-kryetari i Tuzit ai ka mbështetur rimëkëmbjen e kompanisë së prodhimit të Verës Plantazha.
“Jam i sigurt për arsyen që e dërgova atë mesazh. Ish presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë Plantazh e ndryshoi këtë ligj për mos tatimin e tokave bujqësore tri vite më parë. Në atë kohë Ministri I Zhvillimit Ekonomik ishte presidenti që kemi aktualisht. Ne si qeveri, Kuvend dhe si Komuna e Tuzit duam rimëkëmbjen e Plantazhës. Komuna është e gatshme të heq dorë nga taksat deri sa kompania e prodhimit të verërave Plantazh të Rimëkëmbet”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.
Dëshminë e tij në Prokurorinë e Podgoricës e dha këtë të mërkurë edhe Presidenti i Malit te Zi Jakov Milatovic i cili tha se është kërcënuar jo vetëm nga Gjeloshaj por edhe njerëz pranë tij, ndërkohë që gjithçka që ai po bënte ishte respektimi i Kushtetutës.
Përplasja mes Zëvendës Kryeministrit Shqiptar Nik Gjeloshaj dhe Presidentit te Malit të Zi erdhi pasi sipas asaj që raportuan mediat Malazeze, ku thuhej se Gjeloshaj kishte kërcënuar Presidentin se përse kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për tatimin e pronave te patundshme ne Kuvend.
Komuna e Tuzit ndërkohë që drejtohej nga Nik Gjeloshaj i kishte marre tatimin mbi pronat e patundshme Kompanisë Platazh duke bllokuar llogarite e saj. Kjo kompani e prodhimit të Verës i ishte drejtuar me pas Gjykatës së Lartë duke thënë se kishte shkelje ligjore. Presidenti Malazes riktheu ligjin për tatimin e pronës se paluajtshme për rishqyrtim ne Kuvend duke thënë se nuk mund te këtë tatim për tokat bujqësore, pasi diçka e tille do të dëmtonte mbi 22 mije fermerë në vend.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.
Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.
Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen Aurela Guri, ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.
Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.
Akuzat për Nikoll Dedën dhe Aurela Gurin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.
Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.
Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen A.G., ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.
Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, […]
Dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë koncesionare “Bankers Petroleum Albania” që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, liston një seri shkeljesh të rënda me pasoja të mëdha financiare në dëm të shtetit. Kompania e cila ka nxjerrë dhe shitur mbi 5 miliardë dollarë naftë bruto nuk ka paguar asnjë […]
Nga majat e pushtetit në dosjet e SPAK-ut; si u shkërmoq rrjeti familjar që sundoi politikën dhe drejtësinë… E mbështetur nga kryeministri Edi Rama që në vitin 2009, për shkak të lidhjeve të saj me një biznesmen kontravers shqiptar në Greqi, Ermonela Felaj nisi karrierën si deputete e PS-së. Që prej atij momenti, Felaj u […]
Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh këtë të mërkurë se institucioni që ai drejton nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e punës i cili hartoi draftin e ri të Kodin Penal dhe se u njohën vetëm më produktin përfundimtar.
“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar.”, tha kryeprokurori ndër të tjera.
Ndërkohë, burime për mediat nga grupi i punës kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë në dijeni të draftit të Kodit Penal dhe ka qenë pjesë e grupit të punës.
Madje sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjet, i cili mban datën 2 shkurt 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Kujtim Luli, me detyrë shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin do të jetë përfaqësuesi i tyre në këtë grup pune.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të hetimeve kërkon dënimin me burgim të përjetshëm, të shtetasit A.M. për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal për vrasjen e vëllait të tij shtetasit D.M. dhe kunatës N.M.
Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dore një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat.
I pyetur për ngjarjen, shtetasi A.M. u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.
Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë
TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.
Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-zëvendëskryetare e bashkisë Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për rajonin jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milionë lekë në arkat e bashkisë Fier.
Gjithashtu, këta shtetas nëpërmjet shpërdorimit të detyrës kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier kundrejt përfitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Kompania Bankers Petroleum kërcënoi në një deklaratë për shtyp se do t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit për mbrojtjen e investimeve të huaja, duke sugjeruar se veprimet hetimore të Prokurorisë së Fierit janë joproporcionale dhe se operacionet e saj në Shqipëri janë të rrezikuara. Kompania, e cila ka rezultuar me humbje të vazhdueshme që nga […]
Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.
Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.
Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.
Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.
Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit për situatën e rënduar mjedisore të krijuar nga djegia e mbetjeve. Ata theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përsëritet më.
Prej së hënës, banorët janë ekspozuar ndaj një ndotje të rëndë të ajrit, ndërsa ky është i treti vit që vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.
Protesta, e thirrur nga organizata “Drejtësi Sociale”, nisi fillimisht pranë Prokurorisë. Aty ata kërkuan më shumë masa nga organet hetimore.
Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist, i bëri apel prokurorisë që të zhvillojë hetime gjithëpërfshirëse. Ai tha se duhen hetuar jo vetëm rastet e zjarreve, por edhe prokurimet publike që janë mbajtur nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, për menaxhimin e mbetjeve si dhe pagesat e kryera për procesin e incenerimit.
“Kjo do të ishte e nevojshme për të parë nëse ka pasur ‘incenerim të taksave’ tona, apo jo,” ironizoi Sejrani, sipas së cilit fakti që prokuroria nuk ka arrestuar ende asnjë përgjegjës për situatën lë vend për mosbesim.
Me pankarta në duar të cilat bënin thirrje se “Elbasani s’është kazan” apo se “Zjarret në ladfill, janë zjarre për shëndetin tonë!” qytetarët më pas iu drejtuan bashkisë të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për mosmarrjen e masave të duhura.
“Ne po vrasim fëmijët tonë, ne po flijojmë fëmijët tonë. Ka katër ditë në Elbasan që po qelbemi erë. Era kërrmë, nuk durohet dot. Cfarë bëjnë institucionet?”, u shpreh një nga qytetarët protestues.
Për Ilir Çopjan, banues pranë ish-fushës së mbetjeve, era e tmerrshme e mbetjeve ishte realitet i përditshëm.
” Na u premtua nga kjo qeveri se me hapjen e landfillit qyteti i Elbasanit do të shpëtonte nga mbetjet dhe nga era e keqe. Por ja që shohim që cdo dy vjet, apo cdo herë që duhet të digjet, ajo digjet”, deklaroi Copja.
Për Ervis Çotën, aktivist dhe banues në Elbasan, kjo situatë ka vendosur në vështirësi shëndetësore të moshuarit azmatikë ndërsa nuk janë bërë as udhëzime konkrete nga institucionet se si të mbrohen në këtë situatë. Ndërsa kërkoi hetim të plotë.
“Prokuroria e Elbasanit tashmë e ka nisur një hetim që prej vitit të kaluar, por ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka dalë asnjë gjë konkrete se çfarë ka ndodhur, kush janë personat përgjegjës dhe çfarë masash janë ndërmarrë konkretisht?”, deklaroi Çota.
Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve në Elbasan u vu nën pushtetin e flakëve. Sot, tymrat dhe erërat e rënda ndjeheshin ende në qytet, ndërsa temperaturat e larta e bënin të vështirë qëndrimin në mjediset publike.
Kjo ishte protesta e dytë qytetare. Paraditen e së enjtes, një grup aktivistësh protestuan edhe në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Duke përmendur edhe rastin e zjarreve në Vlorë, ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.
Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”
Një matje në terren gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan e organizatës Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN), nxori në pah se ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara.
“Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”, u shprehën në reagimin e tyre Co-PLAN.
Zjarret nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e mbetjeve
Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco Elb” tha të mërkurën për Citizens.al se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta.
Ai përjashtoi neglizhencën, duke theksuar se ngjarja lidhet me “shkaqe natyrore”. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë “po digjet gjithandej” dhe kompania është e hapur për hetim të plotë.
Elbasani ka incenerator për djegien e mbeturinave. Projekti prej 26 milionë eurosh që nisi në vitin 2017 në formën e një partneriteti publik-privat, u mbyll me më shumë se 10 persona të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Në vitin 2021, impianti u konfiskua dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan. Por inceneratori nuk arriti të vihej në punë plotësisht.
Administratori i “Eco-Elb” tha për Citizens.al se impianti punoi vetëm shtatë muaj gjatë vitit 2023 dhe u fik në dhjetor.
Prej asokohe nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për riparimin e tij. Kompania u ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve, por pa rezultat.
Rasti i Elbasanit është i ngjashëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu nuk u vunë në punë asnjëherë, pavarësisht pagesave të larta të projekteve.
Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur me lajmet për mbajtjen e trupit të pajetë të Isa Rexhepaj, i cili u gjet në një depo të vjetër në vendin e quajtur Limjon disa ditë më parë. Prokuroria thotë se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në […]
Dhjetëra banorë të fshatrave të Kaçinarit në Mirditë protestuan të enjten kundër pushimit të hetimeve për HEC-et e parashikuara në zonë dhe për disa minuta bllokuan hyrjen e institucionit. Ata akuzojnë Prokurorinë se nuk ka kryer hetime dhe ka zhdukur dokumente. Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të […]
Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]
Nga Basir Çollaku Përdorja e drejtësisë, pretendimi se ajo është kioskë e qeverisë, për Ramën është fakt, për shoqërinë akt, për ndërkombëtarët ende pak, për qytetarët fatkeqësisht një batak. Sulmi kanibal qeveritar kur hetimet ose jo, nuk i shkojnë pas midesë Edi Ramës, u përsërit ndaj prokurores së Prokurorisë së Juridiksionit të Shkodrës zonjës Elsa […]