Policia e Himarës ka arrestuar pronarin e një hoteli në Borsh pasi ka kërcënuar me armë dy punëtoret e tij. Në pranga u vu 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi. Gjatë konfliktit verbal me punëtoret në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, 26-vjeçari i ka kanosur me një armë zjarri tip […]
Në qershor të këtij viti, u hap hoteli i parë me 5 yje + në Palasë, Shqipëri: Green Coast Hotel – MGallery Collection. Grupi BALFIN së bashku me zinxhirin hotelier Accor, ka arritur të sjellë në jug të vendit një prej brand-eve më të njohura, MGallery, që gjendet në plot 42 vende dhe 6 kontinente […]
Autoritetet në Dhërmi kanë identifikuar një hotel, që derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth. Sipas policisë, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin […]
SARDENJË (Itali), 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Në fshatin Alghero, në Guardia Grande, një rajon i Sardenjës, vetëm pak metra larg një plazhi dhe një pylli me pisha, po lind një projekt përrallor, i ashtuquajtur ”Hotelet e bletëve” apo thënë ndryshe strehimore për bletët e vetmuara dhe mbijetesën e tyre, e cila është thelbësore për pjalmimin.
Këto “shtëpi” të reja po marrin formë brenda kopshtit të bletëve, një parajsë e vogël bletësh e krijuar duke rimarrë 5 hektarë tokë nga një ish-gurore.
Këtu, pronari Davide Maffei ka mbjellë mijëra luledielli, livando, boronica, luleshtrydhe dhe rozmarinë duke krijuar një “mushkëri bletarie”, siç e quan ai, e para e strukturuar dhe e përhershme në Itali.
Një mbretëri biodiversiteti, një oaz i projektuar për insektet pjalmuese dhe që ushqehen me nektar.
Por, kjo nuk është e gjitha.
Kopshti i bletëve është gjithashtu një park edukativ që mirëpret familjet dhe grupet shkollore për të përjetuar jetën e bletëve dhe florës dhe për të shpjeguar rëndësinë e këtij insekti, të kërcënuar nga ndryshimet klimatike dhe praktikat bujqësore njerëzore.
Për ta bërë këtë oaz edhe më unik dhe të dobishëm, kopshti i bletëve është mbështetur në bashkëpunimin e vlefshëm të rrjetit ”Bug’s Hotel Ita”, i specializuar në krijimin e strehimoreve për insektet pjalmuese, dhe Laboratorit Social të Trentos, një qendër e shkëlqyer në dizajnin e qëndrueshëm.
Ky bashkëpunim synon krijimin e një mundësie të re për bletët e vetmuara.
Ndryshe nga bletët e mjaltit që jetojnë në koshere, bletët e vetmuara nuk prodhojnë mjaltë, por luajnë një rol vendimtar në ekosistem, duke kontribuar në pjalmimin e specieve të shumta bimore.
Megjithatë, këto bletë kërcënohen nga humbja e habitatit dhe përdorimi i pesticideve.
“Jemi krenarë që fillojmë këtë nismë, e cila kombinon mbrojtjen e mjedisit, edukimin dhe inovacionin”, shpjegon Davide Maffei.
“Përafërsisht 75% e bimëve të planetit mbështeten në pjalmimin entomofil, domethënë, nga një gamë e gjerë insektesh”, përfundon ai./ a.jor.
Ka vijuar të hënë e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në këtë seancë dëshmoi vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili tregoi momentet dramatike pas ngjarjes tragjike të 29 nëntorit 2023. “Unë kam thanë që ku janë fëmijët dhe […]
Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares okulare që ka dërguar edhe videon në redaksinë tonë, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pranë Prado Luxury Hotel, ku një grua ka përjetuar dhunë fizike për të mbrojtur […]
Nga Boldnews.al Kompania e ndërtimit “Rafaelo 2002” e Mark Gjinajt, e njohur edhe për pronësinë e një hoteli luksoz me të njëjtin emër në zonën e Shëngjinit, është përjashtuar për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Divjakë […]
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Burime bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri […]
Mariel Murati është një prej figurave më të përfolura në Sarandë vitet e fundit, si për shkak të rolit të tij në administratën publike, ashtu edhe për aktivitetin e tij në ndërtim dhe biznes. I njohur fillimisht si ish-drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë dhe më vonë si drejtues i zyrës së ASHK-së (FSDKSH) në të […]
Një prej projekteve më ambicioze në turizmin elitar shqiptar merr jetë këtë sezon veror me hapjen zyrtare të Green Coast Hotel – MGallery Collection, në plazhin e Green Coast, një nga perlat bregdetare të rivierës shqiptare.
Ky hotel është rezultat i një investimi të Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha dhe më të diversifikuara në rajon, duke bashkëpunuar ngushtë me Grupin Accor, një nga rrjetet më të njohura globale në hoteleri dhe turizëm. Hoteli operon nën markën MGallery Collection, e njohur për elegancën, identitetin unik të çdo destinacioni dhe përvojat autentike që ofron për vizitorët në të gjithë botën.
Përurimi i këtij hoteli, në mbrëmjen e datës 30 qershor, u shënua nga prezenca e Lartësisë së saj Sheika Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, nga prania e Maud Bailly, CEO-s së Sofitel, MGallery & Emblems, të cilat janë pjesë të Grupit Accor, Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndërsa nuk munguan politikanë të tjerë, ambasadorë, drejtues ekzekutivë bankarë, bashkëpunëtorë biznesi, si dhe mjaft figura të njohura të skenës së artit dhe kulturës.
Nën muzgun e detit Jon, fjalën e parë përshëndetëse e mbajti themeluesi dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane. Ai e vlerësoi Green Coast Hotel – MGallery Collection “një hap strategjik për ta pozicionuar Shqipërinë në hartën e botës si një destinacion turistik elitar”. Ai nënvizoi “se projekti është rezultat i përkushtimit të Grupit BALFIN për të ndërtuar jo vetëm infrastrukturë, por edhe mundësi punësimi dhe zhvillim lokal”.
Maud Bailly, CEO i Sofitel, MGallery & Emblems, në fjalën e saj, u ndal në partneritetin mes Grupit Accor dhe BALFIN dhe në arsyet përse ky zinxhir i njohur hotelier i besoi vizionit të Grupit BALFIN për të sjellë në Shqipëri hotelin e parë nën brand-in MGallery.
“ Tek BALFIN ndihet zemra dhe pasioni, qasja pionere për t’i sjellë Shqipërisë një brand të ri si MGAllery, për ta orientuar drejt një ere të re, dhe që Europa ta njohë atë për potencialin e saj të vërtetë. Kjo është pikërisht arsyeja përse Accor zgjodhi BALFIN si partner. Industria e mikpritjes nuk është një ecje përgjatë parkut; është një sfidë e vërtetë, por jeta meriton të jetohet me ëndrra të mëdha dhe Green Coast Hotel – MGallery Collection është vërtet një ëndërr e tillë”, – tha Maud Bailly.
Fjalë përshëndetëse pati edhe Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndër të tjera u shpreh se “me Green Coast Hotel – MGallery Collection, Shqipëria tregon se është një vend i vogël, por me ambicie të madhe dhe mbi të gjitha në rrugën e duhur për të qenë një pikë referimi në Europë përsa i takon turizmit.”
Pas fjalimeve, ceremonia vazhdoi me prerjen simbolike të shiritit nga Presidenti i Grupit BALFIN, CEO-ja e Sofitel, MGallery & Emblems, Maud Bailly, dhe Zëvendës Presidenti i BALFIN, Martin Mane. Mbrëmja u përmbyll me një spektakël mahnitës dronësh, që krijoi një atmosferë festive në bregun e detit Jon.
Green Coast Hotel-MGallery Collection ofron një standard të ri pushimi dhe mikpritjeje, me cilësi ndërkombëtare. Ka 131 dhoma dhe suita, të gjitha me pamje nga deti Jon, një spa moderne me pesë nivele, si dhe ofron katër koncepte të rafinuara gastronomike – Mosaic Restaurant, Mente Lobby Bar, Vela Beach Bar dhe Bliss by the Pool.
Ndodhur në një nga plazhet e rralla në Shqipëri të certifikuara me “Blue Flag”, hoteli mishëron konceptin e turizmit rigjenerativ, me një arkitekturë moderne që reflekton stilin mesdhetar, si dhe përkushtimin për ruajtjen e natyrës dhe trashëgiminë e zonës.
Green Coast Hotel – MGallery Collection ka punësuar në formë direkte 150 punonjës, përfshirë këtu profesionistë me përvojë në pozicione kyce, si dhe ka krijuar mbi 350 vende pune shtesë përmes kontraktorëve dhe furnitorëve lokalë. Nën synimin për të operuar jo vetëm përgjatë sezonit veror, hoteli ofron mundësi të qëndrueshme punësimi dhe trajnime të vazhdueshme, duke krijuar hapësira reale për zhvillim karriere në sektorin e mikpritjes.
Ky angazhim konkret në integrimin e komunitetit lokal dhe fuqizimin e burimeve njerëzore dëshmon misionin e Grupit BALFIN për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e zonës jugore të vendit dhe për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion reference për turizmin elitar ndërkombëtar.
Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar pronat e një 45-vjeçari pasi dyshohet se ato janë përfituar me të ardhura nga pjesëmarrja në një grup me veprimtari në trafikimin e lëndëve narkotike.
Në njoftimin e Prokurorisë së Gjirokastrës thuhet se 45-vjeçarit K.B., alias S.B., i janë sekuestruar një numër i madh pronash duke filluar nga ndërtesa, biznese, troje dhe automjete, ndërsa lista e pasurive të sekuestruara vijon si më poshtë:
Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër;
Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe + papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
1 automjet tip “Audi Q7”.
Gjithashtu janë vënë në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Gjirokastrës
DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.
Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:
-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-1 automjet tip “Audi Q7”.
Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Nga Boldnews.al Vështirë se mund të gjendet një pushues ditor nga kryeqyteti që të mos ketë ndaluar të paktën një herë të vetme tek “Restorant Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës. Me një parkim të madh pa pagesë, me ushqime deti të shpejta dhe çmime relativisht të ulta, krahasuar me hotelet përreth, […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit Arjan Ndoja. Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit Arjan Ndoja. Detaje të reja dalin teksa raportohet se është qëlluar me breshëri […]
Shqipëria dhe Serbia do të luajnë një ndeshje kualifikuese futbolli për Kupën e Botës 2026 të shtunën në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptar ka mbërritur prej mesditës së të premtes edhe kombëtarja serbe.
Ata janë vendosur në një hotel pranë zonës së njohur si “Pallati me shigjeta” duke refuzuar hotelin e sugjeruar nga FSHF në afërsi të stadiumit. Nga aeroporti në hotel, ekipi është shoqëruar nga forca të shumta të policisë.
Edhe pranë hotelit ku ndodhet përfaqësuesja serbe ka masa të rrepta sigurie. Policia i ka bllokuar plotësisht të gjitha qasjet, askush nuk mund të afrohet dhe siguria është e para.
Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje.
Forcat e armatosura ukrainase kanë kryer një sulm ndaj një hoteli në qytetin satelitor të Energodarit të termocentralit bërthamor të Zaporozhye (ZNPP) me përdorimin e një droni, duke shkaktuar një zjarr, tha kreu i qytetit Maxim Pukhov në Telegram.
“Sonte, Energodar u vu nën një sulm tjetër armik. Ndërtesa e hotelit në Stroiteley Avenue u përfshi nga flakët pasi u godit nga një dron. Do të theksoj se hoteli ishte jashtë funksionit, kështu që askush nuk u lëndua. Njësitë e Ministrisë së Emergjencave mbërritën menjëherë në vendngjarje. Veprimet e tyre të koordinuara dhe profesionale i lejuan ata të lokalizonin menjëherë flakët”, shkroi Pukhov.
Ekipet e shpëtimit arritën të parandalonin përhapjen e zjarrit, kështu që vetëm një dhomë u dogj plotësisht nga zjarri.
Turizmi po përjeton zhvillime cilësore me shtimin e destinacioneve unike që synojnë të ofrojnë përvoja të veçanta për vizitorët. Në zemër të kryeqytetit, brenda mureve historikë të Kalasë së Tiranës, është hapur “Castle Boutique Hotel”, një investim elegant që bashkon harmoninë mes historisë së pasur dhe komoditetit modern. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga objekti…
Operacioni i fundit i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, i koduar “URA”, ka zbuluar lidhje të thella mes botës së krimit dhe sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Një nga grupet kriminale të goditura në këtë aksion është ai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cilësuar si drejtues i një […]
Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK, goditi një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës me bazë në Durrës, teksa në total u lëshuan 51 masa sigurie, ku janë ekzekutuar 40 pprej tyre. Dyshohet se në krye të grupit kriminal qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si […]