Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

10 librat e verës/ BBC rekomandon një sërë veprash nga romanca tek misteri

By: Kult Plus
19 July 2025 at 20:00

Robert Lee Frost (1874 – 1963), poet amerikan. I njohur për përshkrimet reale të jetës rurale dhe zotërimin e të folurës bisedimore amerikane. Ka shkruar vazhdimisht për mjediset e jetës rurale në New England në fillim të shekullit XX, duke i përdorur ato për shqyrtimin e temave komplekse sociale dhe filozofike (Wiki).

Mary Jane Oliver (1935 – 2019), poete amerikane, fituese e Çmimit Pulitzer, më 1984 dhe National Book Award, më 1992. Gjente frymëzim për veprën e saj në natyrë dhe ka pasur një zakon jetëgjatë të ecjeve vetmitare në vende të pashkelura. 

Ndalesë te pylli një mbrëmjeje me borë

Robert Frost

I kujt është ky pyll ma ha mendja se e di. 

Megjithatë, është në fshat shtëpia e tij; 

Nuk do të më shohë të ndalem këtu 

Të shikoj pyllin e tij të mbulohen nga bora. 

Kalit tim mund t’i duket e çuditshme 

Të ndalem pa pasur ndonjë shtëpi afër 

Mes pyllit dhe liqenit të ngrirë 

Në mbrëmjen më të acartë të vitit. 

U jep zileve të jakës një shkundje 

Që të pyesë mos ka ndonjë gabim këtu. 

Tingulli tjetër i vetëm është dalldia 

E erës së lehtë dhe flokëve të pushta të borës. 

Pylli është i lezetshëm, i errët dhe i thellë. 

Por unë kam disa premtime për t’i mbajtur 

Dhe milje të tëra për të bërë para se të bie të fle 

Dhe milje të tëra për të bërë para se të bie të fle.

(Përkthim i lirë)

Stopping by Woods on a Snowy Evening

 ROBERT FROST 

Whose woods these are I think I know./ His house is in the village though;/ He will not see me stopping here/ To watch his woods fill up with snow.// My little horse must think it queer/ To stop without a farmhouse near/ Between the woods and frozen lake/ The darkest evening of the year.// He gives his harness bells a shake/ To ask if there is some mistake./ The only other sound’s the sweep/ Of easy wind and downy flake.// The woods are lovely, dark and deep./ But I have promises to keep,/ And miles to go before I sleep, /And miles to go before I sleep.

KOMENT 

Nga Mary Oliver

Lexojeni poezinë Stopping by Woods on a Snowy Evening, nga Robert Frost, duke mbajtur në mendje saktësisht atë se çka po ndodh – pauzën gjatë një udhëtimi, qetësinë, zërin instrospektiv të folësit, pemët e errëta dhe të vetmuara, borën që po bie. 

Katër vargjet e para janë dëng me w dhe the, kemi një ; dhe një v. Tri palë ll të dyfishta. Rëndesa e zanoreve rritet nga përdorimi i diftongjeve. Dy fjalët që përfundojnë të pazëshme (think dhe up) janë të vendosura në mes të vargjeve, pra janë të zbutura. Të gjitha të pazëshmet e tjera janë të zbutura brenda vetë fjalëve. Këto vargje mund të lexohen në çfarëdo mënyre tjetër përveçse të qetë, ëndërrimtare dhe pothuajse si duke fishkëllyer. Mund të themi çfarëdo lloj gjërash për kalin e vogël të stancës së dytë. Është gjëja e vetme në poezi në të cilën fokusohet folësi. Është gjëja e vetme tjetër e gjallë në poezi dhe është e gatshme ashtu siç folësi për momentin është në mëdyshje që të vazhdojë udhëtimin.  

Sidoqoftë, ne jemi të nxitur nga folësi të shikojmë po ashtu edhe kah kali dhe derisa e bëjmë këtë tingujt e hyrjes së pëshpëritur, monologu i brendshëm, jo më i zëshëm se sa bora që po bie, ndërpriten nga të rënat e lehta të tingujve më të mprehtë – jo tokmakë, jo aq të rëndë, por ndryshe, “My little horse must think it queer” nuk është një varg gjithaq kërkëllitës, por tingullimi i “think” me k-në e saj që kërcet lehtë këtë herë i ndjekur jo nga një tingull më i butë por nga copëza “it”  dhe “queer” dhe jehona e k-së, e bën tërësisht më të gjallërueshme se sa stancën e parë. 

“Stop” është një e rënë tingulli, pastaj qetohet nga pjesa tjetër e vargut. Pas “lake” ka një hendek momental, një frakturë heshtjeje nga e cila gufon një lloj tjetër elektriciteti para se vargu të vringëllijë dhe mbiemri “darkest” përsërit k-në edhe njëherë, dy goditje trazuese. 

Në stancën e tretë vjen përmbysja. Në vend se të pazëshmet grykore të fashiten – të gllabëruara në një përplasje tingujsh më të butë – ato ngrihen mes dhe pas tingujve të butë, duke këmbëngulur të dëgjohen. G-ja e parë e fortë në poezi paraqitet në vargun e parë të stancës së tretë: “he gives his harness bells a shake…” Megjithëse g-ja qetohet në çast nga dy h-të, momenti i introspeksionit tashmë ka marrë fund dhe veshët i paraprijnë kësaj me “bells” dhe me fjalën “shake” – me zë më të lartë se sa “lake”, më të fuqishme. Në vargun vijues k-ja përsëritet në fjalën fort domethënëse “ask” (udhëtari nuk është krijesa e vetme “pyetëse” në poezi); dhe ky varg ashtu si edhe ai në vijim i stancës së tretë përfundon me të pazëshme. Prandaj, në këtë stancë, kemi “shake”, “mistake”, “sweep” edhe “flake”, ndërsa në dy stancat pararëndëse kishte pasur vetëm një moment të tillë (fjala e fundit “lake” në vargun 7).

Diçka është duke na trazuar, në tingullimin e vërtetë; na bën të përgatitetmi për zgjidhjen në stancën e 4-të. Këtu “the woods are lovely” na kthen tamam te gjendja e stancës së parë, por pjesa e dytë e këtij vargu bie fort mbi “dark and deep”, që të dy fjalë që fillojnë me një të pazëshme dhe përfundojnë po ashtu me një të pazëshme. Ato përfaqësojnë, te tingulli, vetveten, dhe më shumë se sa vetveten. Nuk thonë vetëm se pemët janë të errëta dhe të thella, por po ashtu se folësi ka ardhur në një vend tjetër në mendjen e tij dhe mund të flasë në atë mënyrë ndryshe, duke përvijuar me zë, ashtu si edhe me gjestin e njërit krah, një kuptim të ri të vendimit dhe zgjidhjes. 

Vargu 2 i stancës së fundit nis dhe mbaron me një të pazëshme, dhe kemi pastaj p-në e rëndë te “promises” në qendër të vargut. Vargjet 3 dhe 4, i njëjti varg i përsëritur, janë të gërshetuara. “Miles”, ky tungull i butë, përfaqësues i të gjitha viteve të vështira vdekjeprurëse, pluskon sipër të të pazëshmeve të forta duke kaluar te fundi i vargut – “go”, “before”, “sleep”. Peshat e pagabuara definitive, që janë të pazëshmet, ndihin që vargu i fundit të bëhet më shumë se sa një jehonë e vargut të tretë. 

Gjithçka i kapërcen kufijtë e domethënies fillestare; nuk është vetëm kapërcimi në domethënie, por tingulli i kapërcimit që ia mundëson të veprojë. Me tingujt e gabuar, s’do të kishte ndodhur. 

Nuk dua të pohoj se Frosti ishte ulur dhe i kishte numëruar të pazëshmet, të zëshmet, etj., derisa ishte duke e shkruar poezinë. Apo se ndonjë poet e bën një gjë të tillë. E kisha mendjen të pohoj se poetët përzgjedhin fjalët  për tingujt e tyre ashtu si edhe për domethënien e tyre – dhe se poetët e mirë bëjnë përzgjedhje të mira fillestare. Natyrisht, ata po ashtu rishikojnë poezitë. Por ata tashmë – “natyrshëm” do të thoshte ndokush – kanë punuar nga nga burim i tillë njohjeje dhe ndjeshmërie sa shpesh gati-mrekullia e tingullit dhe kuptimit tashmë ka ngjarë. 

Si ia arrijnë kësaj? Prirja gjuhësore dallon nga personi në person, e dimë këtë. Po ashtu, siç muratori a çdo punëtor tjetër – edhe kirurgu i trurit – përmirësohet përmes studimeve dhe përvojës, sigurisht edhe poetët bëhen më të zotë përmes studimeve dhe “përvojës”. Shkathtësitë verbale mund të mësohen. Mund të diskutohen dhe të praktikohen. Pastaj ndodh një gjë e mrekullueshme: ajo që është nxënë me vetëdije struket diku brenda dhomave të mendjes, ku – mund të llogarisni në këtë – do të “kujtohet” ajo që është njohur dhe do të dalë përpara që të ndihë në hapat e parë të shkrimit. 

Frosti nuk mbante shënime rreth tingullit në kohën që e shkruante poezinë Stopping by Woods on a Snowy Evening. Nuk ia kishte nevojën. Poezia është një deklaratë e jashtëzakonshme e vendosmërisë dhe ambivalencës njerëzore. E ka shkruar një gjeni. Por atij i ka dhënë një dorë më shumë se sa një marifet teknik, i pari ndër të cilët pra është një përdorim i jashtëzakonshëm i tingullit.  

/Teksti i Mary Oliverit është shkëputje nga eseja më e gjatë me titullin ‘Sound’, të përfshirë në vëllimin e saj ‘A Poetry Handbook’, të botuar nga Harcourt Brace & Company, 1994 /Gazeta Express/ KultPlus.com

Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, fenomeni i rrallë në kulmin e vapës

4 July 2025 at 14:43

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit, raporton Tch.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale.

Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

The post Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, fenomeni i rrallë në kulmin e vapës appeared first on Telegrafi.

Një truk indian për ftohjen e hapësirës pa kondicioner ajri

2 July 2025 at 23:36

Në vapën e verës, rryma e ajrit shpesh nuk është e mjaftueshme për të freskuar ajrin në apartament, dhe nëse nuk doni që kondicioneri juaj të funksionojë gjatë gjithë kohës – ekziston një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të freskuar dhomat dhe për t’i bërë ato më të këndshme për të qëndruar.

Këshillat për të qëndruar të freskët pa ajër të kondicionuar janë gjithmonë të mirëseardhura. Gjermanët kanë trukun me shishe uji me akull , dhe një truk ftohjeje në Indi thuhet se është përdorur për shekuj me radhë, dhe nuk përfshin ventilator apo kondicioner.

Kjo metodë, megjithëse e përshtatur për kushtet moderne, është ende jashtëzakonisht efektive.

Në ditët më të nxehta, indianët vendosnin perde të bëra me vetiver, një bimë vendase, në dyer dhe dritare. Pastaj pëlhura spërkatej me ujë, duke e shndërruar ajrin e ngrohtë dhe të thatë jashtë në ajër të freskët dhe të lagësht brenda shtëpisë.

Sot, kjo traditë mbijeton, por në vend të perdeve vetiveri, përdoren perde të trasha dhe të errëta për të bllokuar dritën.

Këto perde spërkaten me ujë të pastër dhe të ftohtë, duke arritur një efekt freskues të ngjashëm me metodën e vjetër. Në këtë mënyrë, ajri në dhomë bëhet këndshëm i freskët dhe i lagësht, duke ofruar freski pa pasur nevojë për kondicioner.

Ky truk i thjeshtë mund të zbatohet lehtësisht në çdo shtëpi dhe ofron një zgjidhje natyrale dhe ekonomike për të luftuar vapën e verës.

The post Një truk indian për ftohjen e hapësirës pa kondicioner ajri appeared first on Telegrafi.

Truku me shishe uji që përdorin gjermanët për të freskuar një apartament pa klimë apo mjet për ftohje

1 July 2025 at 18:32

Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, në apartamentet pa ajër të kondicionuar ose të paktën pa ventilator, mund të jetë një ferr i vërtetë.

Megjithatë, gjermanët kanë një truk të thjeshtë dhe falas për situata të tilla: një shishe të zakonshme me ujë të ftohtë si ndihmë për ftohjen natyrale të hapësirës.

Kjo metodë nuk kërkon asgjë që nuk e keni tashmë në shtëpi: një shishe plastike 1.5 litra, ujë çezme dhe një frigorifer.

Procedura është shumë e thjeshtë – mbushni shishen me ujë, por lini rreth 20% hapësirë ​​bosh në mënyrë që të mos shpërthejë gjatë ngrirjes. Vendoseni në frigorifer gjatë natës dhe të nesërmen vendoseni shishen e ngrirë në një raft më të lartë, dollap ose pjesë tjetër të ngritur të dhomës.

Sigurohuni që të vendosni një enë poshtë saj që do të mbledhë ujin e kondensuar. Ndërsa akulli shkrihet, lirohet ajër i ftohtë, i cili bie natyrshëm në fund të dhomës, duke krijuar një efekt freskues – veçanërisht në dhomat më të vogla.

Shpjegim shkencor i efektit

Ky truk mbështetet në një parim fizik të njohur si nxehtësia latente e shkrirjes – shkrirja e akullit thith nxehtësinë nga mjedisi përreth për të kaluar nga gjendja e ngurtë në të lëngshme. Kështu, mjedisi ftohet dhe ajri më i ftohtë, i cili është më i dendur se ajri i ngrohtë, zbret drejt dyshemesë dhe krijon një atmosferë më të këndshme.

Testet termografike kanë treguar se një shishe e ngrirë mund të ulë temperaturën e mjedisit të menjëhershëm me 1 deri në 3 gradë Celsius, varësisht nga madhësia e dhomës dhe temperatura fillestare. Efekti zgjat nga 3 deri në 5 orë, varësisht nga kushtet në dhomë dhe madhësia e shishes.

Ky truk është veçanërisht popullor në Gjermani, ku njihet si Flaschenkühlung (ftohja e shisheve).

Këshilla shtesë për të ftohur shtëpinë tuaj gjatë verës

Për të rritur efikasitetin e ftohjes, ekspertët këshillojnë kombinimin e këtij truku me teknika të tjera të thjeshta:

Menaxhim inteligjent i dritareve dhe perdeve: Gjatë pjesës më të nxehtë të ditës (midis orës 12:00 dhe 18:00), mbajini dritaret të mbyllura. Hapini ato vetëm në mbrëmje ose herët në mëngjes kur jashtë është më freskët. Ulja e perdeve ose mbyllja e perdeve në anën me diell të apartamentit mund ta ulë temperaturën deri në 5°C.

Peshqir të lagur të varur në dhomë: Varni peshqirë pak të lagur (jo të zhytur në ujë) në mes të dhomës. Avullimi i ujit largon nxehtësinë nga ajri, duke krijuar një efekt natyral ftohës – i ngjashëm me kondicionerët avullues. Funksionon më mirë nëse ka të paktën qarkullim minimal të ajrit në dhomë.

The post Truku me shishe uji që përdorin gjermanët për të freskuar një apartament pa klimë apo mjet për ftohje appeared first on Telegrafi.

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agimin e 22 qershorit

By: Ela
21 June 2025 at 16:53

Sot është solstici i verës, ngjarja astronomike që shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të verës në Hemisferën Veriore. Ai ndodhi në orën 04:42, sipas kohës tonë më 21 qershor, raporton Unioni Italian i Astronomëve Amatorë (UAI), dhe përkon me ditën më të gjatë të vitit, kur Dielli qëndron mbi horizont për numrin më të madh […]

The post Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agimin e 22 qershorit appeared first on BoldNews.al.

Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, disa kategori të shoqërisë si fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë, ndërsa thekson faktin se “shëndeti vjen i pari”.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e ISHP-së shprehet se stina e verës, ditët e nxehta, temperaturat e larta por edhe disa elementë të tjerë si goditja nga i nxehti e bëjnë shumë të rëndësishme kujdesin për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna gjatë sezonit të verës.

Tomini apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit, për të evituar daljet sa më shumë në këtë orë.

“Të veshin rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Të pimë ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.

Sipas Tominit, kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm.

“Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, përfundon Tomini.

/a.f/

The post Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

By: V K
31 May 2025 at 15:42

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre.

Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për këtë arsye, fitimet e artistëve tanë, përgjatë këtij sezoni janë edhe më të larta.

Vlerat e tyre përgjatë verës shtohen, duke shtuar kështu paratë. Në treg vlera e artistëve prej shumë kohësh është thuajse e njëjta, duke pasur një klasifikim fiks mes personazheve që paguhen më shumë për koncertet e tyre live.

Por këtë verë, duket se edhe ky treg ka pasur ndryshime të mëdha, duke rrëzuar nga froni disa artistë dhe duke rikthyer në listë disa të tjerë.

Duket se edhe këtë verë, agjenda e tyre ka nisur të zihet vrullshëm. Ndonëse me disa luhatje në tarifa, artistët më në zë, vijojnë ende që të mbajnë ‘fronin’ si ndër më të paguarit.

 

 

Një emër që këtë verë ka ‘bërë namin’ është pikërisht Xhensila Myrtezaj. Artistja, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin. Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një dite, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës.

Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, çfarë edhe shtoi interesin për Xhensilën edhe në tregun muzikor.

Tashmë si single, duket se Xhensila është ndër vajzat më të kërkuara në koncerte. Tarifat e saj kanë arritur deri në 8 mijë euro këtë verë. Nëse i hedhim një sy pak viteve më parë, ajo kishte tarifa në 2 apo deri në 3 mijë euro, ndaj rritja për Xhensilën ka qenë e madhe.

 

 

Sa i përket meshkujve këngëtarë, duket se Ledri ia ka marrë terrenin Noizy-t, ku ka jo vetëm çmimet më të larta, por edhe më shumë kërkesa për koncerte si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Artisti, prej vitesh vijon të mbajë fronin si personazhi më i paguar, jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë sezonit.

Që pas ndarjes së tij nga Sara Hoxha, duket se Ledri si mashkull beqar është edhe më i pëlqyer. Koncertet e Ledrit prej shumë vitesh vijojnë të jenë më të frekuentuarat, duke mbushur klubet.

Tarifat e Ledrit vijojnë nga 5 mijë euro deri në 10 mijë euro, duke pasur edhe një sërë kërkesash veç çmimeve të larta. Kryesisht, kjo verë do ta gjejë Ledrin shumë të angazhuar edhe në diasporë, ku të shumta i ka koncertet në Europë, por edhe SHBA.

 

 

Një verë disi më të qetë ka qenë për Elvana Gjatën. Duket se me kalimin e viteve, këngëtarja e famshme është bërë më selektive në koncertet që zgjedh për të mbajtur.

Nëse vite më parë, e shihnim kudo, tashmë Elvana pak koncerte mban përgjatë verës. Dikur, tarifat për Elvanën ishin ndër më të lartat, duke mbajtur fort fronin e mbretëreshës së netëve live. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe për të.

Përgjithësisht, koncertet që Elvana mban, janë jashtë Shqipërie, duke preferuar që të jetë në diasporë. Duke qenë koncerte në distancë të largët, Elvana merr deri në 8 mijë euro, për netët e saj live.

Kujtojmë që vite më parë, artistja ishte thuajse kudo edhe në Shqipëri, me çmimet që arrinin deri në 8 mijë euro, për një koncert jo më shumë se 3 orë. Tashmë, karriera e Elvanës është orientuar vetëm në koncertet jashtë kufijve, duke preferuar që mos të këndojë më në Shqipëri.

 

 

Një emër shumë i kërkuar është edhe ai i Noizyt, që kërkohet shumë në netët live, por që duket se vetë këngëtari është bërë më selektiv në koncertet që bën përsipër.

Ndonëse para disa vitesh ai ishte më i paguari, ku edhe mbante deri në 3 koncerte brenda natës, tashmë reperi preferon që të mbajë më pak koncerte dhe të jetë i fokusuar tek produksionet e reja që po sjellë. Tarifat e tij, kapin vlerat deri në 5 mijë euro, për një koncert që zgjat disa orë.

 

 

Një verë e ngjeshur edhe për Bardhin, ku veçse produksioneve të reja, kërkesat për koncertë për të janë shtuar ndjeshëm. Bardhi ka rritur tarifat këtë sezon, duke qenë edhe më selektiv në koncertet që zgjedhë për të shkuar.

Shumicën e kohës, Bardhi zgjedh të performojë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shifrat për këngëtarin kanë shkuar nga 5 deri në 7 mijë euro.

 

 

Një tjetër emër që ka rritur tarifat e saj është edhe këngëtarja nga Kosova, Dhurata Dora. Ndonëse vite më parë, artistja merrte 2-3 mijë euro për një koncert, tashmë shifrat kapin vlera që shkojnë deri në 6 mijë euro për një natë.

 

 

Një verë e vakët duket se do të jetë për disa emra të njohur të skenës. Ndër to është edhe Enca. Këngëtarja, e cila u fut në treg me çmime të kripura, duket se është gjithnjë e më larg netëve live. Artistja, ka kohë që mungon me një hit të ri, duke preferuar që të distancohet dis-i nga muzika.

 

 

E njëjtë duket situata edhe për Cozman. Një emër që dikur ishte shumë i kërkuar në treg, reperi pati një periudhë tërheqje. Periudhë kjo që duket se zgjati mjaftueshëm, sa për ta bërë që reperi mos ta marrë më pozicionin që ai kishte në tregun muzikor.

Sezonin e shkuar veror, ai dhe ish-partnerja e tij, Tuna, bënë një tentativë për t’u rikthyer fuqishëm në skenë. Disa vite pas ndarjes, të dy zgjodhën që të ishin së bashku disa net në skenë, duke elektrizuar publikun me idenë e një rikthimi. Por duket se as ky ‘truk’ nuk funksionoi, pasi ende Cozman nuk ka një agjendë, të ngjashme me atë që ka pasur vite më parë.

 

 

Nga ana tjetër, edhe Tuna, nuk ka mundur më të mbajë emrin e saj në treg, të paktën jo atë që kishte vite më parë, kur ishte ndër artistet më të paguara në showbizz-in muzikor./Panorama Plus

The post Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert appeared first on Albeu.com.

Kantinat më të mira të verës, në Javën e Kulturës së Maqedonisë së Veriut

28 April 2025 at 11:35

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut, përveç aktiviteteve artistike e kulturore, përfshinte edhe prezantimin e kantinave të ndryshme të verës.

Në aktivitetin e organizuar pranë Piramidës së Tiranës, të pranishmit patën mundësinë të degustonin verërat më të mira nga kantinat më të njohura maqedonase. Ky aktivitet u shndërrua në një udhëtim përmes shijeve, aromave dhe historisë, duke zbuluar bukurinë e turizmit të verës dhe trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut.

Aktiviteti i titulluar “Maqedonia e Veriut –­ shtëpia e traditës së verës”, erdhi si një udhëtim në botën e verës, trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore.

Vera dhe muzika e mirë tërhoqën një numër të madh vizitorësh, mes tyre edhe shumë turistë, të cilët shijuan prodhimet e kantinave maqedonase dhe vallëzuan nën ritmet e muzikës tradicionale.

/r.e/a.f/

The post Kantinat më të mira të verës, në Javën e Kulturës së Maqedonisë së Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr “bonusin e pranverës”

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr “bonusin e pranverës” gjatë muajit mars. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr 4,9 miliardë lekë gjatë muajit mars.

“573 965 pensionistë kanë tërhequr 4,9 miliardë lekë gjatë muajit mars. 10 000 lekë bonus për pensionet bazë deri në 20 000 lekë; 5 000 lekë bonus për pensionet mbi 20 000 lekë. Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, u shpreh Gonxhja.

Nga kjo politikë mbështetëse përfitojnë 730 430 pensionistë. Ndërkohë për të gjithë pensionistët që nuk kanë tërhequr ende bonusin e fundvitit, mund ta tërheqin atë deri më 30 qershor 2025.

Krahas punës për reformimin e sistemit të pensioneve me qëllim dhënien e një pensioni më dinjitoz, qeveria po mbështet pensionistët me bonuse.

/r.e//a.f/

The post Gonxhja: Mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr “bonusin e pranverës” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani mirëpret trofeun ‘Dita e Verës’, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit

By: Kult Plus
16 March 2025 at 18:00

Elbasani mirëpriti sot trofeun “Dita e Verës”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh çiklistë nga qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar sportin dhe një stil të shëndetshëm jetese.

Të apasionuarit pas çiklizmit kaluan një ditë fantastike, duke përshkuar rrugët e qytetit në një atmosferë festive dhe plot energji. Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe sportdashësve në këtë event të rëndësishëm.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, turi u zhvillua pa probleme, duke garantuar sigurinë e çiklistëve dhe qytetarëve që ndoqën nga afër këtë garë sportive.

Trofeu “Dita e Verës” është kthyer në një traditë që jo vetëm promovon sportin, por edhe promovon qytetin e Elbasanit si një destinacion të rëndësishëm për evente sportive dhe kulturore. /atsh/ KultPlus.com

Elbasani mirëpret trofeun “Dita e Verës”, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Elbasani mirëpriti sot trofeun “Dita e Verës”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh çiklistë nga qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar sportin dhe një stil të shëndetshëm jetese.

Të apasionuarit pas çiklizmit kaluan një ditë fantastike, duke përshkuar rrugët e qytetit në një atmosferë festive dhe plot energji. Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe sportdashësve në këtë event të rëndësishëm.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, turi u zhvillua pa probleme, duke garantuar sigurinë e çiklistëve dhe qytetarëve që ndoqën nga afër këtë garë sportive.

Trofeu “Dita e Verës” është kthyer në një traditë që jo vetëm promovon sportin, por edhe promovon qytetin e Elbasanit si një destinacion të rëndësishëm për evente sportive dhe kulturore. /j.p/

The post Elbasani mirëpret trofeun “Dita e Verës”, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani rikthen nostalgjinë me aktivitetin Retro në kuadër të Ditës së Verës

By: Kult Plus
15 March 2025 at 19:52

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka përshëndetur sot aktivitetin Retro që u zhvillua në qendër të qytetit, si pjesë e vijimit të festimeve për Ditën e Verës.

“Dita e Verës nuk ka mbaruar në Elbasan, por vijon me aktivitete dhe surpriza të shumta gjatë gjithë fundjavës. Sot Retro ka ardhur në mëngjes në Elbasan, ku shumë nga ata që i pëlqejnë makinat e vjetra të stilit retro, por edhe kureshtarët, sidomos të rinjtë që nuk kanë njohuri për makinat klasike, kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë.

Gjithashtu, në shesh vijojnë aktivitetet për fëmijët, koncerti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe të Rinjve. Ndërsa në orën 16:00 të ditës së sotme do të vijojmë sërish me një super aktivitet, ku vetëm një natë më parë pati një aktivitet me këngë popullore, ku grupe nga të gjitha trevat shqiptare performuan në qendrën e qytetit të Elbasanit.

Aktivitete të shumta na presin edhe të dielën,” përfundoi Llatja./atsh/ KultPlus.com

Ç’është Dita e Verës, sipas Faik Konicës?

By: Kult Plus
14 March 2025 at 19:01

“Gëzim të kulluar pastë në shtëpinë e çdo shqiptari!”

Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve, të shelgjevet.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.

Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”. / Albert Vataj / KultPlus.com

Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

By: Kult Plus
14 March 2025 at 16:00

Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ky qytet ka një traditë të veçantë në festimin e saj.

Gjithashtu kjo festë simbolizohet me ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

“Receta tradicionale e ballakumeve, përgatitur nga zonjat duararta të agroturizmit “Ura e Sulovës”, Cërrik, ku Marjeta dhe Nikita, vijojnë të ruajnë traditën”, shkruan Rama.

Marjeta dhe Nikita shpjegojnë në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.

“Me përgatitjen e ballokumeve fillojmë një javë përpara sepse bëjmë 250-300 copë. E kemi si traditë dhe nuk e humbasim”, thekson Marjeta.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët./ KultPlus.com

Ballokumet zgjojnë Bashën herët/ Berisha s’i ndahet Sulës: Gabim që iku. Por në Elbasan e pret Kllogjeri

By: xhir jeta
14 March 2025 at 15:15

Nje ditë vere ndryshe për politikën në Elbasan, me thyerje tabush, dashuri e falje. Lulzim Basha u zgjua i pari këtë të premte për të arritur në qytet. Disa mbështetës i lidhën edhe veroren.

“Për mua Elbasani është shtëpia e dytë, pas Tiranës për një kohë të gjatë edhe shtëpia e parë”

Pasi takoi disa qytetarë, u fsheh brenda Kalasë, për të ngrënë ballokume. Pas tij po vinte Berisha, që ndryshe nga Basha, ia bëri sefte në shesh.

Berisha pa se asnjë deputet i Elbasanit nuk ia vari, por nuk mungonte prurja më e re, ish banori i Big Brother VIP, Armaldo Kllogjeri. Kështu, ai hapi televotimin dhe anuloi zarfin e zi për Dashnor Sulën.

 “Sa i përket deputetit, ai vendosi mos dalë në shesh të burrave, por shkoi te Tiku. Mendoj se bëri gabim, por ç’ti bëjmë, ka ende kohë të mendohet.”

Për paqen opozitare mendoi edhe kryeministri Rama. Për te dytin vit radhazi, anuloi në moment te fund vizitën në Elbasan, për të lënë Berishën e Bashën të festojnë me ballokume.

Socialistët nuk e lanë pas dore festën. Drejtuesi politik Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja vijuan axhenden e Ramës, por ndryshe nga opozita nuk e përdorën këtë ditë për mesazhe politike.

Sa herë afrojnë zgjedhjet, politikanët zbarkojnë në Elbasan. Por dita e Verës e 4 viteve më parë, nisi me një sherr mes demokratëve e socialistëve në qytet dhe përfundoi me vrasjen e Pjerim Xhuvanit nga grupi i zjarrit të PD disa ditë para zgjedhjeve./abcnews.al

Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra/ Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare

By: V K
14 March 2025 at 15:31

Me këngë, valle, hare dhe ngjyra, kështu iu urua mirëseardhja Ditës së Verës në të gjithë vendin. Qyteti i Elbasanit mbetet kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës, ku qe nga fillimi i javës u zhvilluan aktivitete dhe koncerte, të cilat kulmuan më 14 Mars. B

anda Frymore e qytetit mbajti një paradë në sheshin kryesor të Elbasanit, ndërsa fëmijë e të rritur u bënë pjesë e aktiviteteve të shumta.

Sipas traditës, amvisat elbasanase kishin përgatitur ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste, ballokumen, e cila gjendej në çdo stendë të panairit te kulinarisë të ngritur në qytet.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe emigrantë të shumtë iu bashkuan festës në Elbasan.

Edhe në Tiranë u kremtua Dita e Verës, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan festës së organizuar në kryeqytet. Vëmendja më e madhe në këtë ditë iu kushtua fëmijëve, të cilët vunë veroret dhe shijuan atmosferën festive të ditës që shënjon ardhjen e pranverës.

Festimet për Ditën e Verës në juglindje të vendit nisën mbrëmjen e 13 marsit, ku sipas riteve pagane u ndezën zjarre që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Festimet vijuan edhe përgjatë 14 Marsit.

Gjirokastra mirëpriti Ditën e Verës me një atmosferë të ngrohtë, duke e shndërruar Parkun Natyror të Viroit në qendrën e aktiviteteve për të gjithë të pranishmit. Festimet nisën me koncertin e fëmijëve, ndërsa panairi i ushqimeve tradicionale tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Edhe në Durrës e Vlorë u mbajtën aktivitete të shumta, ku dy qytetet bregdetare janë veshur me petkat e pranverës, për të mirëpritur kështu turistë nga e gjithë bota.

Me ngjyrat e pranverës, plot këngë dhe valle u kremtua Dita e Verës edhe në Lushnje e Kavajë, ku performancat artistike të fëmijëve i dhanë jetë kësaj feste.

The post Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra/ Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare appeared first on Albeu.com.

Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë

14 March 2025 at 14:55

Pas Elbasanit, prej disa vitesh Tirana është kthyer në kryeqendrën e festimeve për Ditën e Verës, një festë pagane, por që festohet masivisht nga shqiptarët.

Këtë 14 mars, qindra qytetarë mbushën sheshet dhe rrugët e Tiranës për të festuar Ditën e Verës, pavarësisht kushteve atmosferike jo shumë të përshtatshme.

Aktivitetet kulturore dhe sociale për të gjitha moshat nisën që prej orës 9:00 të mëngjesit dhe vazhduan deri në orët e vona të pasdites.

Ekspozita e makinave retro, yoga, animatorët për fëmijë, panairi i librit, marketet për fëmijë, punimet e artizanëve, sporti dhe një sërë aktivitetesh të tjera ishin të shtrira nga Sheshi “Skëndërbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe deri te Sheshi “Nënë Tereza”.

Familjarë, fëmijë dhe të moshuar u mblodhën për të shijuar këtë ditë dhe për t’u argëtuar, ndërsa nuk munguan as urimet.

Ndryshe nga vitet e tjera, në kryeqytet skena e koncertit ishte e lëvizshme, ku këngëtarët Sinan Hoxha, Juliana Pasha dhe Ardit Çuni dhe DJ Aldo performuan në orare të ndryshme.

Në sheshi “Skënderbej” për herë të parë u vendosë 4 balona me ajër duke u kthyer në atraksion për të gjithë qytetarët  të cilët shijuan atmosferën.

Ndërkohë, gjatë gjithë ditës, në Tiranë nuk u lejua qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”. /Euronews/Telegrafi/

The post Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ky qytet ka një traditë të veçantë në festimin e saj.

Gjithashtu kjo festë simbolizohet me ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

“Receta tradicionale e ballakumeve, përgatitur nga zonjat duararta të agroturizmit “Ura e Sulovës”, Cërrik, ku Marjeta dhe Nikita, vijojnë të ruajnë traditën”, shkruan Rama.

Marjeta dhe Nikita shpjegojnë në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.

“Me përgatitjen e ballokumeve fillojmë një javë përpara sepse bëjmë 250-300 copë. E kemi si traditë dhe nuk e humbasim”, thekson Marjeta.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.

/k.s/j.p/

The post Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Elbasani është përfshirë sot nga atmosfera festive, ku qindra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët për të festuar Ditën e Verës.

Fëmijët e shkollave, të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe plot kreativitet, kanë sjellë gëzim dhe energji në çdo cep të qytetit.

Muzika popullore, aromat tradicionale të ballokumeve dhe panairet me produkte artizanale kanë krijuar një mozaik emocionesh, duke e kthyer Elbasanin në qendrën e festimeve pranverore.

Në këtë atmosferë të gjallë, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili që në nisje të festës ka ftuar qytetarët dhe turistët të festojnë së bashku në zemër të qytetit.

Elbasani është bërë destinacioni kryesor për shumë turistë vendas dhe të huaj, si dhe për përfaqësues të politikës që janë bërë pjesë e festimeve. Ndërkohë, masat e policisë kanë siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke garantuar një atmosferë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Nga qendra e qytetit e deri në parqe, tingujt e muzikës, ngjyrat e kostumeve dhe traditat elbasanase po e bëjnë këtë festë një përvojë unike për të vegjël e të mëdhenj.

Festimet pritet të vijojnë edhe në orët e pasdites, duke e kthyer Elbasanin në një qytet plot jetë dhe emocione pozitive.

/k.s/j.p/

The post Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot në Shqipëri shënohet ‘Dita e Verës’

By: Kult Plus
14 March 2025 at 11:30

Sot në Shqipëri shënohet “Dita e Verës”, e cila ka një histori të veçantë, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell historinë e kësaj feste që daton qysh nga kohët antike.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa ne disa vende te tjera Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. 

Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. 

Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica,Ç’është Dita e Verës? / Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. 

Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911)[1], i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz./ KultPlus.com

❌
❌