Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Main stream

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

20 July 2025 at 22:15

“Prandaj e thashë që kërkoj mirëkuptimin tuaj, sepse jemi në fazat e para të veprimeve hetimore. Është e vërtetë që shtetasi Nuredin Dumani, është person në hetim, ka qenë person në kërkim, sot i kapur, në lidhje me procedimin penal për vrasjen e shtetasit Bujar Çela. Natyrisht edhe për procedime të tjera jemi duke zhvilluar […]

The post Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan

By: armand
20 July 2025 at 09:49

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e […]

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Vdes At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan, ka vdekur mbrëmjen e së shtunës, në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla i përkiste atij brezi të klerikëve që e jetuan thirrjen shpirtërore jo si titull, por si mision. Për dekada me radhë, ai shërbeu me përkushtim dhe përulësi në Kishën “Shën Maria”, në lagjen Kala të Elbasanit, një nga institucionet më të vjetra të besimit ortodoks në vend.

Kisha e Shën Mërisë, e shpallur monument kulture në vitin 1963 nga Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, gjendet në qytetin e Elbasanit dhe shquhet për vlerat e saj etnokulturore e arkitekturore të rralla. Ajo u ndërtua rreth vitit 1830 nga komuniteti ortodoks, mbi themelet e një kishe më të vjetër.

At Nikolla Marku e ktheu këtë kishë jo vetëm në një vend shërbese, por në një qendër të gjallë shpirtërore ku njerëzit gjenin paqe, fjalë të mençura dhe një dorë të hapur për ndihmë.

Gjithë jeta e tij ishte e lidhur me komunitetin në gëzime e në dhimbje, në festa e në periudha të vështira, At Nikolla ishte aty, i thjeshtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të këshillonte dhe të shërbente me ndershmëri. Me një etikë të lartë shpirtërore dhe morale, ai nuk e ndau asnjëherë fenë nga dashuria për njeriun.

Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve. Ndërkohë, ceremonia mortore do të mbahet sot, më 20 korrik, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit një figure të shenjtë të qytetit.

Vdekja e At Nikolla Markut është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e Elbasanit që e njohu nga afër përkushtimin e tij të rrallë, shpirtin e butë dhe urtësinë që e karakterizonte në çdo hap të jetës.

The post Vdes At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill

15 July 2025 at 13:02

Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.

Fatmira Sejrani, së bashku me organizatën “Drejtësi Sociale” depozitoi sot një padi kundër Bashkisë Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb” sh.a, për dëme shëndetësore të shkaktuara nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.

Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.

Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.

Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.

Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.

“Nuk ka ndodhur më parë që të jetë ngritur padi me objekt të tillë: konstatim i cenimit me faj të ndotjes së mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palëve të paditura për dëmshpërblim paditëses dhe qytetit,” tha Sejrani.

Sipas tij, padia inkurajon qytetarët e tjerë për t’iu drejtuar kësaj organizate nëse kanë përjetuar ndërlikime shëndetësore nga zjarret në landfill.

“Padia është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” përmbylli avokati.

Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.

U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).

Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.

Në një deklaratë të mëparshme për Citizens administratori i kompanisë publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë, teksa u shpreh i hapur për hetime.

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan është një investim në partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojë i së ashtuquajturës “skemë e incenratorëve” që përfshiu edhe Fierin dhe Tiranën.

Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Impianti u konfiskua në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan përmes shoqërisë aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrë plotësisht në punë.

Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.

Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.

Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

“Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill

4 July 2025 at 12:55

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit për situatën e rënduar mjedisore të krijuar nga djegia e mbetjeve. Ata theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përsëritet më.

Prej së hënës, banorët janë ekspozuar ndaj një ndotje të rëndë të ajrit, ndërsa ky është i treti vit që vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.

Protesta, e thirrur nga organizata “Drejtësi Sociale”, nisi fillimisht pranë Prokurorisë. Aty ata kërkuan më shumë masa nga organet hetimore.

Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist, i bëri apel prokurorisë që të zhvillojë hetime gjithëpërfshirëse. Ai tha se duhen hetuar jo vetëm rastet e zjarreve, por edhe prokurimet publike që janë mbajtur nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, për menaxhimin e mbetjeve si dhe pagesat e kryera për procesin e incenerimit.

“Kjo do të ishte e nevojshme për të parë nëse ka pasur ‘incenerim të taksave’ tona, apo jo,” ironizoi Sejrani, sipas së cilit fakti që prokuroria nuk ka arrestuar ende asnjë përgjegjës për situatën lë vend për mosbesim.

Me pankarta në duar të cilat bënin thirrje se “Elbasani s’është kazan” apo se “Zjarret në ladfill, janë zjarre për shëndetin tonë!” qytetarët më pas iu drejtuan bashkisë të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për mosmarrjen e masave të duhura.

“Ne po vrasim fëmijët tonë, ne po flijojmë fëmijët tonë. Ka katër ditë në Elbasan që po qelbemi erë. Era kërrmë, nuk durohet dot. Cfarë bëjnë institucionet?”, u shpreh një nga qytetarët protestues.

Për Ilir Çopjan, banues pranë ish-fushës së mbetjeve, era e tmerrshme e mbetjeve ishte realitet i përditshëm.

” Na u premtua nga kjo qeveri se me hapjen e landfillit qyteti i Elbasanit do të shpëtonte nga mbetjet dhe nga era e keqe. Por ja që shohim që cdo dy vjet, apo cdo herë që duhet të digjet, ajo digjet”, deklaroi Copja.

Për Ervis Çotën, aktivist dhe banues në Elbasan, kjo situatë ka vendosur në vështirësi shëndetësore të moshuarit azmatikë ndërsa nuk janë bërë as udhëzime konkrete nga institucionet se si të mbrohen në këtë situatë. Ndërsa kërkoi hetim të plotë.

“Prokuroria e Elbasanit tashmë e ka nisur një hetim që prej vitit të kaluar, por ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka dalë asnjë gjë konkrete se çfarë ka ndodhur, kush janë personat përgjegjës dhe çfarë masash janë ndërmarrë konkretisht?”, deklaroi Çota.

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve në Elbasan u vu nën pushtetin e flakëve. Sot, tymrat dhe erërat e rënda ndjeheshin ende në qytet, ndërsa temperaturat e larta e bënin të vështirë qëndrimin në mjediset publike.

Kjo ishte protesta e dytë qytetare. Paraditen e së enjtes, një grup aktivistësh protestuan edhe në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke përmendur edhe rastin e zjarreve në Vlorë, ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Një matje në terren gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan e organizatës Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN), nxori në pah se ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara.

“Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”, u shprehën në reagimin e tyre Co-PLAN.

Zjarret nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e mbetjeve

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco Elb” tha të mërkurën për Citizens.al se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta.

Ai përjashtoi neglizhencën, duke theksuar se ngjarja lidhet me “shkaqe natyrore”. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë “po digjet gjithandej” dhe kompania është e hapur për hetim të plotë.

Elbasani ka incenerator për djegien e mbeturinave. Projekti prej 26 milionë eurosh që nisi në vitin 2017 në formën e një partneriteti publik-privat, u mbyll me më shumë se 10 persona të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në vitin 2021, impianti u konfiskua dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan. Por inceneratori nuk arriti të vihej në punë plotësisht.

Administratori i “Eco-Elb” tha për Citizens.al se impianti punoi vetëm shtatë muaj gjatë vitit 2023 dhe u fik në dhjetor.

Prej asokohe nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për riparimin e tij. Kompania u ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve, por pa rezultat.

Rasti i Elbasanit është i ngjashëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu nuk u vunë në punë asnjëherë, pavarësisht pagesave të larta të projekteve.

Lexoni gjithashtu:

The post “Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve

2 July 2025 at 13:29

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve buzë lumit Shkumbin në Elbasan është nën pushtetin e flakëve. Tymi i zi dhe era mbuluan zonat përreth, duke arritur deri në qendër të qytetit.

Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë gjithë territorin e mbetjeve pranë ish-kombinatit metalurgjik. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e flakëve, përpjekje të cilat vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat dyshohet se shkaktuan zjarrin

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, e cila merret me trajtimin e mbetjeve, lidhi temperaturat e larta me shpërthimin e zjarrit.

Në një lidhje telefonike për Citizens.al ai përjashtoi neglizhencën njerëzore, duke theksuar për “shkaqe natyrore” dhe se kompania ishte duke bashkëpunuar dhe e hapur për hetime.

“Shkaku është për arsye natyrale, me temperaturat që shikoni dhe që po digjet kudo në çdo shtet e në çdo vend,” tha Kaja.

“Megjithatë janë organet kompetente ato që hetojnë më mirë, do t’ua lemë atyre të shprehen. Ne jemi të hapur për çdo lloj hetimi”, theksoi më tej administratori i “Eco-Elb”.

Sipas Kajës aktualisht janë aktive “disa vatra të vogla zjarri”, të cilat po kapsulohen me dhé.

Në një deklaratë për shtyp shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Bashkia Elbasan tha të hënën se zjarri ishte përhapur edhe në zona të tjera si një ullishte në pjesën veriperëndimore, në pyllin me pisha, si dhe në fshatin Samurr.

“Temperaturat mbi 40 gradë sot në Elbasan dhe era e fortë favorizojnë flakët duke vështirësuar punën e ekipeve tona,” thuhej në njoftimin e bashkisë.

Zjarret nuk janë rastësi në Elbasan

Ky nuk është një episod i izoluar për Elbasanin. Çdo verë, fusha e mbetjeve në këtë qytet përfshihet nga zjarret.

Deri tani, asnjë masë efektive nuk është marrë për parandalim apo menaxhim të qëndrueshëm. Për këtë çështje Kaja pohoi për Citizens.al se kanë kërkuar ndërhyrje nga instancat më të larta, por pa sukses konkret.

“Nëse mali me plehra është i madh dhe ekspozohet në diell ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë,” u shpreh Kaja, i cili tregoi se paralelisht ishte duke u kryer një studim fizibiliteti për ndërtimin e një vendgrumbullimi të ri.

“Po bëhet një studim, por akoma nuk është përfunduar,” theksoi administratori i “Eco-Elb”.

Por kërkesa për një vendgrumbullim të ri nuk gjeti përkrahjen e Këshillit Bashkiak, i cili në muajin mars votoi kundër projektvendimit. Shkak për këtë bllokim është bërë kontrata dhe situata e paqartë e “Eco-Elb” në lidhje me impiantin e inceneratorit.

Inceneratori “i fikur”, përshkallëzon krizën e mbetjeve

Impianti i inceneratorit të Elbasanit u përurua në prill 2017. Ai kushtoi 26 milionë euro dhe u ndërtua në partneritet me privatin për të përpunuar mbetjet e gjithë qarkut dhe paralelisht për të prodhuar energji.

Por sot, objekti është jashtë funksioni. Sipas administratorit të “Eco-Elb”, inceneratori punoi vetëm shtatë muaj në vitin 2023. Ai u fik në dhjetor të atij viti dhe prej atëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje institucionale.

“Kemi çuar shkresat përkatëse çdo lloj bashkie dhe çdo lloj ministrie që ka të bëjë me këtë punë dhe jemi në pritje të zgjidhjes së situatës”, deklaroi Kaja për Citizens.al.

Çështja e inceneratorit kaloi një kalvar hetimesh dhe gjykimesh nën dyshimin se ishte sugjeruar dhe drejtuar nga interesa korruptive. Mbi 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish-deputetin Alqi Bllako janë ndër të akuzuarit.

Impianti u konfiskua nga shteti në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan.

The post Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve appeared first on Citizens.al.

Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër

29 May 2025 at 15:02

Autore: Bardha Nergjoni | Citizens.al | Elbasan

Bashkia Elbasan hapi në muajin shkurt tenderin për ndërtimin e sistemit “smart” të stacioneve të autobusëve  – fituar nga PC Store me ofertë 185 mijë euro, – një investim i cilësuar i nevojshëm për transportin publik, por që bëhet teksa autobusët me të cilët udhëtojnë qytetarët janë jashtë standardeve: të amortizuar, pa orare fikse dhe pa mbulim të plotë.

Elbasani vuan prej vitesh mungesën e një shërbimi të denjë urban. Kompania që kishte monopolin mbi transportin publik, e njohur si “KRIVA”, ankohej për mungesën e subvencioneve nga pushteti vendor dhe me këtë justifikonte mungesën e investimeve në përmirësimin e flotës.

Në dukje, situata ndryshoi kur një kompani e re, e cila quhej “Elbasan Bus”, mori drejtimin e shërbimit. Bashkia e shpalli procedurën në faqen e saj, pa bërë shumë publicitet, dhe ia dha shërbimin kësaj kompanie që ishte hapur rishtazi, pa përvojë të qartë në transportin publik.

Por një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se pronari i “KRIVA”-s, (Vasil Janku) ishte i njëjtë me atë të kompanisë së re, vetëm me administrator tjetër – Tahir Tafani, sipërmarrës i një bar-kafe dhe linje transporti.

Rreth 8 muaj pas hapjes së kompanisë Janku ia shiti 100% të kuotave Tafanit për vetëm 1,000 euro. Kjo ndodhi në shkurt 2024, pesë muaj para se Bashkia Elbasan ta shpallte kompaninë “Elbasan Bus” fituese të konkursit për operimin në 8 linja urbane të qytetit – përfshirë linjën për në Varrezat Publike, për të cilën qytetarët ankohen se nuk është aktive.

Dokumentacioni zyrtar mungon mbi mënyrën se si u licencua kjo kompani, apo për kushtet që ajo plotësoi për të marrë përsipër linjat përkatëse, ndërsa konkursi i hapur tërhoqi vetëm një operator: pikërisht “Elbasan Bus”.

Në një kërkesë për informacion dërguar Bashkisë Elbasan mbi përzgjedhjen e subjektit fitues dhe procesin e licencimit, Citizens.al nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. Po ashtu, tentativat për të kontaktuar administratorin e kompanisë dështuan.

Zërat e qytetarëve: Shpërfillje oraresh dhe mungesë higjiene

Përdoruesit kryesorë të transportit publik në Elbasan janë të moshuarit, gratë me fëmijë dhe nxënësit. Ata ankohen kryesisht për mungesë linjash, mosrespektim të orareve dhe mungesë higjiene.

“Dikur ka qenë autobusi për varrezat, tani nuk e shoh më,” thotë një e moshuar, 77-vjeçare, e cila shpreson që linja të vendoset sërish në punë.

“Nisesha nga Banesat për në Varreza, linja ka qenë këtu në lagjen time,” vijon ajo, “vërtetë autobusët janë copë-copë, verës plas vapa, por të paktën mund të lëviznim.”

Një tjetër e moshuar, Bukuria, shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e linjës së Varrezave.

“Nuk mendojnë se është linjë që lëvizin prindër që kanë fëmijë, apo të dashurit e tyre atje dhe janë kryesisht të moshuar ata?” ngre shqetësimin e saj si pyetje retorike.

Agroni, një banor tjetër, i cili e përdor shpesh autobusin për të lëvizur drejt poliambulancës për të marrë shërbim shëndetësor, shton: “Paguajmë çmim sa në Tiranë, por shërbimi është mizerabël. Autobusët janë të pisët dhe pa orare. Është e turpshme për Elbasanin.”

Nxënësit, nga ana tjetër, ankohen për mbingarkesën në orët e mëngjesit, sidomos në linjat kryesore, ndërsa autobusëve u mungon ajrosja apo kondicioneri.

“Autobusët janë të vegjël e sidomos në mëngjes janë plot. Shtypemi aty! Kushte nuk ka e sidomos tani që filloi vapa nuk di si durojmë për të shkuar në shkollë,” tha një nxënës.

Qytetarë të tjerë, si Ermira Osmani, përmendin si shqetësim amortizimin dhe ndotjen që autobusët e vjetër shkaktojnë në qytet.

“Sedilet janë zhul dhe autobusët shumë të papastër. Shërbimi i transportit në Elbasan është i keq,” thekson ajo.

Kjo panoramë e transportit publik në Elbasan ndodh teksa bashkia promovon imazhin e një qyteti me stacione “smart” që synon zero emetime gazrash.

Në fakt bashkia ka përfshirë në Planin e Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën objektivin për të ripërtërirë flotën urbane me mjete të gjelbra, por në realitet autobusët e sotëm janë kthyer në burime ndotje.

The post Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër appeared first on Citizens.al.

Tragjike në ujërat e Shkumbinit, u futën për t’u larë, mbyten dy fëmijë

18 July 2025 at 19:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, Elbasan. Dy të mitur janë mbytur pasi janë futur në lumin Shkumbin për t’u larë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër, 7 dhe 9 vjeç.

Sipas policisë, trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

/abcnews.al/

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

18 July 2025 at 20:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të para të marra nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./tch/

The post Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin appeared first on Telegrafi.

DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore

By: M C
18 July 2025 at 20:36

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhur pasditen e kësaj të premteje në lumin Shkumbin ku dy të mitur (vëllezër) u mbytën.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ndërsa trupat e pajetë të të miturve 7 dhe 9 vjeç, po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Thuhet se dy të miturin kishin dalë për të ruajtur bagëtitë ndërsa një moment janë futur në lumë për tu larë, por fatkeqësisht janë mbytur.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).

Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

By: M C
18 July 2025 at 19:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave .

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Praprakisht raportohet se viktimat ja vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

The post Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Manastirliu në shkollën “Jonuz Çarçiu” në Elbasan: Standard i njëjtë i shkollave të reja në çdo cep të vendit

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në kantierin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu” në fshatin Tregan të Elbasanit, një tjetër investim i rëndësishëm për të garantuar kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit në zonat rurale.

Punimet po shkojnë drejt përfundimit dhe shkolla pritet të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor 2025-2026, duke u shndërruar në një kompleks arsimor me ambiente moderne, laboratorë, palestër, terrene sportive dhe një kopsht për fëmijët.

Ministrja Manastirliu, duke ndalur në rëndësinë e këtij investimi për komunitetin e Treganit, u shpreh se “investimet që ne kemi bërë vit pas viti tashmë janë duke u finalizuar dhe po hapim kantiere të reja në infrastrukturën arsimore në të gjithë vendin. Këtu në Elbasan në Njësinë Administrative Tregan kemi një shkollë të re, shkolla ‘Jonuz Çarçiu’, një shkollë e cila do të mirëpresë rreth 200 fëmijë, duke përfshirë këtu një kompleks arsimor, pasi do të kemi edhe kopshtin për fëmijët dhe gjithashtu edhe shkollën me ambiente tërësisht të reja”.

Objekti është ndërtuar nga e para me standardet më të larta dhe përfshin edhe palestër të brendshme, ambientet ndihmëse dhe oborrin e transformuar për zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale dhe artistike.

“Shkolla është ndërtuar e re me standarde më të mira, e cila do të ketë jo vetëm klasat, laboratorët, por gjithashtu edhe palestrën dhe ambientet sportive dhe oborrin e shkollës në funksion të programeve të cilat ne tashmë i kemi në shkollat tona, sikurse është dhe programi Art dhe Zeje, sikurse është edhe shkolla Qendër Komunitare, që jo vetëm gjatë procesit mësimor, por edhe pasditeve nxënësit të vijnë në mjediset e shkollës për të vijuar procesin edukativ, por edhe atë argëtues, sportiv dhe rekreativ”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vuri në dukje se investimet në arsim janë të lidhura drejtpërdrejt me cilësinë e mësimdhënies dhe përmirësimin e kushteve për mësuesit dhe nxënësit.

“Për ne investimi në infrastrukturën arsimore është thelbësor për cilësinë në arsim, për krijimin e kushteve më të mira të punës dhe gjithashtu për të arritur ato standarde që ne duam. Po investojmë edhe në shtatë shkolla, jo vetëm në Bashkinë e Elbasanit, por edhe në Bashkinë e Librazhdit, në Cërrik, në Belsh, në Prrenjas, për të realizuar pikërisht atë plan që ne po e zhvillojmë vit pas viti, që lidhet pikërisht me një arsim cilësor me standarde bashkëkohore për t’ju siguruar nxënësve tanë një arsim cilësor”, tha Manastirliu.

/k.s/j.p/

The post Manastirliu në shkollën “Jonuz Çarçiu” në Elbasan: Standard i njëjtë i shkollave të reja në çdo cep të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

16 July 2025 at 22:28

Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator.  Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me […]

The post Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Mazniku – Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi sot një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19 zyrash të shpërndara në të gjithë territorin për të ndihmuar qytetarët me aplikimet online.

“Kemi kohë që ofrojmë në bashkinë e Elbasanit asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. Ky shërbim ofrohet falas, në çdo njësi administrative, me qëllim që qytetarët të mos udhëtojnë deri në qytet. Krahas këtij shërbimi, kemi vënë në funksion edhe sportelet ‘One Stop Shop’, ku ofrohen të gjitha shërbimet e bashkisë në një pikë të vetme. U bëj thirrje qytetarëve të mos përdorin shërbimet me pagesë, pasi ne e ofrojmë këtë ndihmë pa kosto dhe me profesionalizëm”, theksoi Llatja.

Mazniku vlerësoi modelin e ofruar nga bashkia Elbasan, duke pohuar se “portali e-Albania u ka dhënë qytetarëve mundësinë të aksesojnë shërbimet publike online, por për shumë prej tyre, sidomos të moshuarit apo ata që nuk kanë njohuri teknologjike, asistenca është thelbësore”.

“Është shumë e rëndësishme që në çdo njësi administrative të bashkisë Elbasan ofrohet ndihmë falas nga stafi i bashkisë, pa qenë nevoja të përdorin shërbime private. Ky është një shembull i mirë se si pushteti vendor vjen realisht në ndihmë të qytetarit”, tha Mazniku.

Ky model i shërbimeve publike digjitale pa pagesë, i shtrirë në gjithë territorin e bashkisë, synon të rrisë aksesin, barazinë dhe përfshirjen digjitale të qytetarëve të Elbasanit.

1 nga 4

/k.s//r.e//a.f/

The post Mazniku – Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet në cep të rrugës i pajetë 78-vjeçari në Elbasan/ Trupi është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës

By: Rovena
16 July 2025 at 14:13

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Gjendet i pajetë në rrugë i moshuari në Elbasan

By: Elva
16 July 2025 at 14:19

Një 78-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë, në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës. “Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 […]

The post Gjendet i pajetë në rrugë i moshuari në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

By: Ela
16 July 2025 at 12:26

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë lëvizje të reja në drejtimin e institucioneve penitenciare. Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar drejtor i IEVP Elbasan. Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle blic në disa burgje të vendit, për identifikimin e sendeve të […]

The post Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

By: Elva
16 July 2025 at 11:54

Është shtyrë seanca për kërkesën e Arber Paplekajt për lirim me kusht nga burgu. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45 dhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme në këtë fazë. Paplekaj është […]

The post Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn appeared first on BoldNews.al.

Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit sot

By: Elva
16 July 2025 at 08:00

Dita e mërkurë do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 41 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat […]

The post Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit sot appeared first on BoldNews.al.

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

15 July 2025 at 16:31

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale […]

The post Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌