Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Dezinformimi dhe AI, sa të përgatitura janë mediat?

7 August 2025 at 10:59

Një televizion shqiptar përdori inteligjencën artificiale (AI) për të gjeneruar titullin e një lajmi, por pa ia bërë të ditur publikut. Sidoqoftë kjo praktikë i doli zbuluar pasi në tekstin e artikullit, padashur, përfundoi edhe vetë kërkesa e bërë.

“Më jep një titull për këtë: Skema e re e bonusit të bebes, nga viti që vjen pritet të ndryshojë, duke nisur pagesa mujore deri në moshën 5-vjeçare,” ishte hyrja e lajmit në fjalë ku dallonte kërkesa. Artikulli u korrigjua pak kohë më vonë pas botimit.

Raste të tilla, ku artikujt shkruhen apo asistohen me AI, po bëhen më të shpeshta.

Ndërsa AI po transformon rrënjësisht mënyrën se si krijohet dhe shpërndahet informacioni mediat shqiptare, por jo vetëm, ndodhen në një moment kyç përballë sfidave: etike, të cilësisë së informacionit dhe luftës kundër dezinformimit.

Oliverda Allmuca, gazetare pranë televizionit MCN tha për Citizens.al se e ka përdorur AI-në për të marrë informacion apo përpunuar të dhëna.

“Në rastet kur ka raporte voluminoze, përmbledhja e të dhënave sasiore, pra shifra dhe statistika bëhet me vlerë dhe kursen kohë”, tha ajo.

Megjithatë, për rastin në fjalë Oliverda tha se nuk e kishte vendosur në dijeni publikun, pasi materialin e publikuar nuk e kishte zhvilluar tërësisht me AI.

“…sepse nuk kam formësuar pjesë të informacioenve përfundimtare, por vetëm ndihmë në procesin e kuptueshmërisë për mua”, saktësoi gazetarja.

Ngjashëm edhe Ledina Elezin, gazetare pranë televizionit SCAN, tha për Citizens.al se nuk e përdorte shpesh AI-në për të shkruar artikuj.

“Të vetmet raste që e përdor është kur kam ndonjë koncept teknik dhe dua që të ma bëjë më të qartë mua, pra ta kuptoj unë. Në shumë raste bën gabime, prandaj përpiqem të mos e përdor”, theksoi Ledina.

Ndryshe, Isa Myzyraj, gazetar pranë televizionit Ora News, flet me mbresa për përvojën me AI-në, pavarësisht se ai thekson se zakonisht nuk e përdor për punë.

“Po e kam përdorur në dy raste, hera e parë ka qene sapo doli, për provë kryesisht, dhe herën e dytë për një titull lajmi. Le të tregohem i sinqertë, kam mbetur i mahnitur me rezultatin”, u shpreh Isa.

Duke komentuar rreth kësaj çështjeje për Citizens.al, gazetari dhe studiuesin e medias Lutfi Dervishi, thotë se në radhët e gazetarëve ka hipokrizi.

“AI përdoret, por fshehurazi. Si struci!” theksoi Dervishi, sipas së cilit inteligjenca artificiale kërkon që të jesh i përgatitur pasi është “një terren që ndesh të reja çdo ditë”.

“Ka kureshtje padyshim, ka dhe keqpërdorim, por mungojnë dijenitë dhe nuk ka debat se deri ku mund të përdoret”, vijoi ai.

Sipas Dervishit nuk ka kufi të qartë mes “asistentit virtual” dhe “skllavit” që zbaton çdo urdhër që ti i jep.

“Hapi i parë është që duhet pranuar se po e përdorim, më pas të nisë debati si? Deri ku? Cilat janë kufijtë? Përfitimet? Rreziqet? Protokollet?”, analizoi Dervishi.

Zakonisht pas përpunimit të një teksti, apo materiali gazetaresk, AI i pyet përdoruesit nëse dëshirojnë që ta ripërpunojë më tej me një mesazh të ngjashëm si:“Nëse dëshiron, mund të ta përgatis ketë në format revistash, ese akademike, ose version të shkurtuar për botime edukative. Si dëshiron ta përdorësh këtë material?”

Dervishi tregoi se kishte hasur plot raste ku edhe redaksive serioze të vendit, në fund të shkrimeve të botuara, u kishin shpëtuar kërkesa të tilla të AI-së për përmirësimet e teksteve.

Mungesa e rregulloreve dhe transparencës me publikun

Përtej zhvillimit të teknologjisë dhe mundësisë së përdorimit të AI-së për të thjeshtuar procese apo për të shkurtuar kohë pune, redaksitë e mediave shqiptare duket se nuk janë dhe aq miqësore me të.

“Platforma si ChatGPT ose të ngjashme, janë bllokuar në serverët e kompjuterëve redaksionalë. Sipas udhëzimit, procesi i përdorimit të inteligjencës artificiale shkakton dëm serioz në memorie dhe dobëson kreativitetin”, tha Oliverda për redaksinë e MCN-së.

Sipas saj, në politikat e ndjekura në këtë televizion, AI nuk mund të zëvendësojë gazetarin, stilistikën e tij dhe rolin e tij kritik. Për këtë arsye, ajo e përdor AI-në vetëm në punë jashtë redaksisë.

Situata përshkruhet e njëjtë edhe në televizionin SCAN nga Ledina Elezi.

“Nuk kemi ndonjë udhëzim ose rregullore në redaksi, por ekziston një lloj stigme në rast se përdoret”, tha Ledina.

Ajo solli në vëmendje edhe rastet kur kolegë të saj e kishin përdorur për të gjeneruar foto për webin.

“Në ato raste nuk është vënë në dijeni publiku. U përdor vetëm tre herë dhe jo më, sepse kolegu mori kritika nga drejtori”, u shpreh më tej Ledina.

Edhe Isa tregoi se në redaksinë e Ora News nuk ka një rregullore apo udhëzim për përdorimin e AI-së si për tekstet, edhe për fotot apo videot, ndërsa shprehet se ka vënë në dijeni publikun kur e ka përdorur për materiale të postuara në llogaritë e tij sociale, apo punë jashtë televizionit.

Për Koloreto Cukalin, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias (KSHM), është e vështirë të besohet se, përpos halleve dhe streseve të përditshme, ndonjë media shqiptare t’i ketë kushtuar kohë hartimit të një udhëzuesi.

“Edhe pse besoj ka media dhe e di që ka media që mund ta kenë diskutuar nëpër redaksi, nuk besoj se ka një rregullore të mirëfilltë”, theksoi ai për Citizens.al.

Sipas Cukalit, është shumë e rëndësishme që të ketë transparencë nga mediat për publikun, sa herë përdoret AI.

“Standardi që po përdoret dhe që po promovohet gjerësisht në media ndërkombëtare është që kur ka një tekst të përkthyer me AI duhet të bëhet i ditur në fund, duhet treguar që është bërë me ndihmën e AI-së” vijoi drejtuesi i KSHM-së.

Megjithatë, edhe për këtë lloj transparence ka disa nivele, sipas Cukalit.

“Nëse ti e përdor inteligjencën artificiale vetëm për të bërë kërkime, por shkrimin e ke bërë vetë, sigurisht që nuk është e nevojshme ta vësh, sepse ti nuk ke përdorur ‘searching’ e Google-it, por ke përdorur AI-në për të bërë kërkime për dokumente të ndryshme”, vijoi Cukali.

Për Lutfi Dervishin, përdorimi i AI-së nuk mund të shihet si armik.

“Mund ta rrisë cilësinë nëse përdoret me mend: kërkim më i shpejtë, përmbledhje informacioni/dokumentesh, transkriptime, vizualizime të dhënash, ide për këndvështrime të reja, korrigjim të tekstit për gabime ortografike”, shtjellon Dervishi.

Megjithatë, sipas tij cilësia vritet kur ia dorëzon filtrin editorial “makinës”.

“Duke huazuar një koncept të Yuval Hararit, algoritmi ka zëvendësuar redaktorin. Ti konsumon jo atë që ka përzgjedhur redaktori, por atë që të shfaq algoritmi. Sfida është që kontrolli përfundimtar të jetë në dorë të njeriut dhe jo të AI-së”, përfundoi Dervishi.

Krijimtaria artificiale sipas AI-së.

Dezinformimi dhe sfida e përballjes me një realitet të ri

Koloreto Cukali shpjegon se dezinformimi nuk është diçka e re, përpos terminologjisë që mund të jetë e tillë. Sipas tij nevojitet që krahas zhvillimeve të përgjithshme të zhvillohet edhe vetë publiku “për mënyrën se si e merr, kërkon dhe jep informacionin”.

Për këtë, ai argumenton se nëse nuk rregullohen disa marrëdhënie, nuk mund të ketë një përmirësim apo adresim të kësaj prirjeje.

“[…] ca marrëdhënie që kanë të bëjnë me ekonominë e mediave së pari, me kontributin e publikut në këtë ekonomi së dyti, dhe me edukimin e publikut, për të kuptuar se si funksionon etika në lajme dhe se si funksionojnë të gjithë këto elementë të dezinformimit, unë nuk pres ndonjë përmirësim ose adresim të këtij fenomeni”, argumentoi Cukali.

Për gazetarët, përballja me materiale të rreme të gjeneruara me AI-në është tanimë e përditshme. Ky ekspozim duket se ka bërë që ata të fitojnë përvojë për t’i kuptuar më mirë.

“Nëse ka personazhe, shoh kryesisht duart ose këmbët, ku zakonisht janë gabimet më të zakonshme të AI-së. Mund të kontrolloj edhe aspektin fizik, pra hijet, mund të kontrolloj kohën kur është realizuar, ose nëpërmjet platformave që bëjnë ‘check AI’, kontrolloj burimin e fotografisë”, u shpreh Oliverda.

E njëjta përballje me fotot apo videot e gjeneruar me AI vjen edhe për Ledinën.

“Në rastin e fotove, zakonisht cepat janë më të lëmuar, qoftë në rastin e njerëzve ose të objekteve dhe mund të ketë ndonjë deformim të vogël ose diçka që nuk bën sens në foto” thotë ajo.

Ndërsa për tekstet sipas Ledinës, ka disa fjalë tipike që përdoren vazhdimisht.

“Ndodh që të përdorë edhe shumë mbiemra cilësorë. Shpjegimi është gjithashtu i ndarë në pika kryesore” vijon Ledina.

Për Oliverdën, kur vjen puna te të dalluarit të tekstit, është më komplekse.

“Zakonisht përpiqem të shoh burimin nga vjen ky material, sa i besueshëm është ose nëse është një personazh, kërkoj për profile zyrtare”, tha Oliverda.

Isa kujton raste të përdorimit të AI-së gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet qendrore të 2025-ës. Sipas tij ajo që i dallonte ishte një mënyrë e përdorimit të fjalëve, sintaksës, apo pikësimit që të linte ta kuptoje se “nuk është shkruar nga një njeri”.

Sipas tij AI ka një potencial të madh për të përhapur dezinformim në mënyrë masive dhe të sofistikuar.

“Teknologjitë si gjenerimi automatik i teksteve, imazheve dhe videove mund të krijojnë përmbajtje bindëse e të vështirë për t’u dalluar nga ajo autentike. Në duar të gabuara, kjo mund të shfrytëzohet për të manipuluar opinionin publik, për të krijuar narrativë të rreme ose për të ndikuar procese demokratike”, u shpreh Myzyraj.

Për Oliverdën, përballja me dezinformimin është sfidë e përditshme në punën si gazetare, por edhe si një publik që konsumon informacione në rrjet. Ndërsa sipas saj mungon edukimi për median.

Ndërkohë, Lutfi Dervishi është i mendimit se AI e ka bërë gënjeshtrën, manipulimin dhe propagandën më të lirë, më të shpejtë dhe më të personalizuar.

“Kemi ‘deepfake’ audio e video, profile sintetike dhe tekste që duken ‘gazetareske’”, shprehet ai.

Sipas Dervishit, në Shqipëri problemi shumëfishohet nga tregu i vogël, presioni i klikimeve dhe mungesa e redaktoreve.

“Sot po shikoja disa komente të përdoruesve në TikTok që habiteshin sa mire ‘flet’ një bebe dhe çfarë logjike ka dhe nuk e kuptonin se video ishte përgatitur me AI”, u shpreh Dervishi, ndërsa shtoi se audienca në Shqipëri nuk është edukuar për AI-në.

Këtë këndvështrim e ndan edhe Koloreto Cukali, ndërsa shprehet se shtimi i kapaciteteve të reja për të krijuar dezinformim e ndërlikon më tepër situatën dhe rrezikun.

“Publiku është i papërgatitur për t’u mbrojtur dhe të mos harrojmë që ndërkohë kemi një publik që ishte shumë vulnerabël, shumë i brishtë ndaj dezinformimit”.

AI dhe nevoja për të ndërhyrë në Kodin e Etikës

Duke pasur në vëmendje ndryshimet teknologjike dhe ndikimin e tyre në punën e gazetarëve, një grup ekspertësh janë duke ndërhyrë në Kodin e Etikës së gazetarit për ndërtimin e një udhëzuesi për përdorimin etik të inteligjencës artificiale.

Sipas Koloreto Cukalit, përdorimi i AI-së kërkon një manual se sa një rregullim etik.

“Një doracak për të treguar se si duhet përdorur, për të përcaktuar disa rregulla të përdorimit nga ana e gazetarëve. Është një fushë që është akoma në eksplorim e sipër meqenëse edhe vet AI është në zhvillim të vazhdueshëm. Edhe etika në raport me të është në evolucion”, u shpreh ai.

Në pikën dedikuar AI-së në Kodin e Etikës ku tanimë po ndërhyhet, thuhet se gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund ta përdorin AI-në në mbledhjen, krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve duke respektuar transparencën, përgjegjësinë, masat mbrojtëse etike dhe duke pasur një mbikëqyrje njerëzore.

Sipas Lutfi Dervishit, shtimi i kësaj pike në Kodin e Etikës u bë pasi mungonte detyrimi i qartë për transparencë, kur përdoret AI-ja ndaj duhej ndalimi i manipulimeve që mund të mashtrojnë publikun.

“Na duhej një kornizë për privatësinë, burimet dhe përgjegjësinë editoriale. Pra pyetja/dilema  e vjetër: (di)kush mban përgjegjësi!? Apo jo?”, u shpreh Dervishi.

Megjithatë, sipas tij, ky është vetëm hapi i parë, pasi hapi i radhës është zbatimi.


Shënim: Titulli i artikullit është sugjeruar nga AI.

The post Dezinformimi dhe AI, sa të përgatitura janë mediat? appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar bizneset e tyre

By: armand
5 August 2025 at 20:00

Një analizë e re ka zbuluar se rreth 75% e kompanive të listuara në bursat europiane mbështeten në kompanitë amerikane për shërbime teknologjike thelbësore, përfshirë emailin dhe sistemet cloud. Studimi, i kryer nga ofruesi zviceran i cloud-it Proton, analizoi mbi 9,600 kompani përmes kërkimeve DNS për të identifikuar përdorimin e platformave amerikane si Microsoft dhe […]

The post 3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar bizneset e tyre appeared first on BoldNews.al.

Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e ftuar sot në Podcastin “Inside Albania” në Euronews Albania, me gazetaren britanike Alice Taylor, në një bisedë mbi rolin dhe kontributin e saj si akademike në fushën e ekonomisë, në të shkuarën dhe aktualisht.

Rama ndau mendime dhe reflektime mbi tranzicionin e viteve ’90, kohën e ndryshimeve të mëdha dhe ndikimin në ekonominë shqiptare, perspektivën e zhvillimit të vendit dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim, si dhe pozicionimin e saj si zë i shoqërisë civile.

Alice Taylor : Përshëndetje dhe mirë se vini në Inside Albania me mua. Sot në studio jam e shoqëruar nga Linda Rama. Ajo është ekonomiste, akademike, pedagoge, profesoreshë, dhe një avokate për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Është gjithashtu bashkëshortja e Kryeministrit, por kjo nuk është arsyeja pse është këtu sot. Do të flasim për tranzicionin nga vitet ’90, ekonominë shqiptare në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen, dhe shumë më tepër  përtej tyre.

Alice Taylor : -Linda, mirë se erdhët në Inside Albania. Faleminderit që u bashkuat me mua sot.

Linda Rama: Po, faleminderit që më ftuat, Alice, dhe dua ta bëj këtë lëvizje. Ashtu siç e bën ti, sepse më pëlqen shumë.

Alice Taylor : Kur të bëjmë tjetrën, do të të ftoj që të bësh një cameo.

Linda Rama: Do ta bëj, kënaqësi të vij sërish këtu.

Alice Taylor : Dua t’i qasemi kësaj interviste në një mënyrë kronologjike, duke filluar nga fillimi. Ti ke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit që herët, në fillim të tranzicionit të Shqipërisë, në fillim të viteve ’90. Dhe mendoj se aty nis gjithçka. Ishte një kohë e vështirë. Ishte një kohë e trazuar, kalimi nga komunizmi në  ekonomi tregu të lirë, dhe ishte shumë e vështirë… Cila ishte sfida më e madhe për ty në atë kohë dhe, kur e shikon pas në kohë, çfarë mund të kishe bërë ndryshe?

Linda Rama: Po flasim për vitin 1993. Pra, fillova të punoj atje vetëm dy ose tre vjet pasi ra komunizmi.

Ndërkohë, në atë moment isha pjesë e dy projekteve, projekte ndërkombëtare që merreshin me çështje ekonomike të vendeve në tranzicion. Dhe, në fakt, kur hyra, kur fillova të punoja për agjencinë, mendoja vetëm për reformën ekonomike. Dhe atje kuptova kompleksitetin e gjithë procesit. Kështu që, pata mundësinë, mundësinë e rrallë, dhe ndihem me fat, gjithmonë jam ndjerë me fat për këtë, të takoja grupe interesi shumë të ndryshme dhe shumë njerëz të ndryshëm që ishin të interesuar për privatizimin në atë kohë. Takova të burgosur politikë dhe të burgosur të tjerë për shkak të regjimit. Takova ish-pronarë të tokave dhe godinave. Takova punëtorë dhe drejtues. Atje takova, në fakt, edhe investitorë, investitorët e parë të huaj ndërkombëtarë që po vinin, të interesuar për të marrë pjesë në proces, por edhe investitorët e parë shqiptarë. Dhe, në fakt, ajo ishte edhe koha kur unë pata kontaktin tim të parë me politikën, në aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, por edhe në aspektin e figurave politike të asaj kohe.

Kështu që hyra si ekonomiste në agjencinë e privatizimit, por në fakt dola prej andej si dikush që mendonte më shumë për njerëzit. Ishte një reformë e jashtëzakonshme. Mendoj se përtej emergjencës, përtej krizës së ushqimit dhe përtej përpjekjeve për të mbajtur rendin publik nën kontroll në ato vite, privatizimi i pronës shtetërore dhe ndarja e tokës ishin dy reformat më të rëndësishme që përcaktuan të gjithë ecurinë e tranzicionit në vend, përcaktuan ecurinë e investimeve, të drejtësisë, si edhe paqen sociale.

Çfarë mund të kishim bërë ndryshe, thatë ju?! Kam menduar për këtë me kalimin e kohës. Kam gjetur njëfarë paqeje në zemrën dhe mendjen time. Sepse sa më shumë mendoj për atë… besoj se ndoshta kjo ishte e vetmja mënyrë si mund ta bënim, duke marrë parasysh faktin se po vinim nga dy ndikime shumë fatkeqe historike. Njëri ishte ndikimi i Perandorisë Osmane. Ne ishim periferia më e largët e Perandorisë Osmane, në një prapambetje shumë të thellë. Dhe i dyti ishte regjimi komunist. Pesë dekada regjim komunist nuk mund të kalonin pa një kosto. Dhe kjo ishte kostoja që mendoj se duhej ta paguanim. Është shumë e vështirë për mua të besoj se kishte një rrugë tjetër në ato vite.

 Alice Taylor: Sepse, në njëfarë mënyre, ishte si të kishe një faqe bosh, por në të njëjtën kohë kishe gjithë mbetjet e regjimit komunist në veçanti. Nuk është se regjimi komunist dhe gjithë pushteti i tij thjeshtë u zhduk brenda natës. Duhet të ketë qenë e vështirë të hyje dhe t’i përmbysje gjërat dhe të gjeje atë faqe bosh për të nisur prej saj. A është ky një vlerësim i drejtë?

 Linda Rama: Po, është e vërtetë.

 Alice Taylor: Shumë pengesa, në njëfarë mënyre njerëz që donin atë nivel ndryshimi.

Linda Rama: Të gjithë njerëzit ëndërronin për ndryshimin, por nuk e dinin çfarë ishte ndryshimi. Pra, ata ëndërronin të ishin të lirë nga komunizmi, por liria nuk ishte në mënyrën siç e njohim tani, çfarë do të thotë liri. Ishte nevoja për t’u çliruar nga presioni i plotë nën të cilin kishin qenë për 5 dekada. Nga kushte shumë ekstreme apo të varfëra ekonomike dhe nga mënyra e jetës që kishim, sidomos pas viteve ’80.

Pra, ata thjeshtë kishin nevojë të hiqnin qafe atë, ndërkohë që sa më i izoluar je, aq më shumë ëndrra ndërton dhe mendon që pjesa tjetër e botës është pa probleme. Partia dhe shteti i asaj kohe na bënte lavazh truri, duke na thënë sa të mëdhenj ishim, sa të pathyeshëm ishim, sa të fortë ishim, sa më të mirët në botë ishim. Por, nga ana tjetër ne e dinim që një jetë tjetër ekzistonte përtej. Ne ndiheshim krenarë për atë që bënim. Por në të njëjtën kohë, në imagjinatën tonë po ndërtonim një botë që, në fakt, ishte shumë e zhvilluar, por në të njëjtën kohë kërcënuese; me mundësi, por në të njëjtën kohë shumë e rrezikshme. Sepse gjithë kohës përballeshe me gjëra ku të tregonin një realitet, dhe një realitet tjetër të shfaqej para syve. Dhe Shqipëria ishte i vetmi realitet që njihnim. Dhe nga ana tjetër, merrnim sinjale nga ata që ishin jashtë. Sinjale të heshtura që ndërtonin tek ne një imagjinatë ndryshe. E gjitha ishte kaotike dhe ngatërruese për mendjen e njerëzve.

Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu. 

 Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë, cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.

Alice Taylor : Çështja e klimës është njëra anë. Mendoj se tani, çdo vit që kalon, është më nxehtë, ka më shumë zjarre, është më shqetësuese, dhe e shoh vajzën time dhe mendoj: “I madhi Zot, si do të jetë për ty pas 20 vitesh, 30 vitesh, 40 vitesh?”Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale, më trembin. E mbaj larg çdo pajisjeje tani për tani, por dua të them – sa gjatë do të jem realisht në gjendje ta bëj këtë, nëse ato fillojnë të përdoren në shkolla, për shembull?!

 Linda Rama: Dhe nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet.

 Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet. Ju përmendet investitorët e parë që erdhën në Shqipëri nga jashtë vendit, dhe ata duhet të kenë qenë mjaft guximtarë në atë kohë, duke hyrë në një territor të panjohur. Por tani po pyes, 30 e ca vjet më vonë, cilat mendon se janë sfidat që mbeten për investitorët e huaj që duan të vijnë në Shqipëri? Po shohim çdo vit e më shumë që vijnë, në forma të ndryshme, por duke përdorur ekspertizën tuaj, cilat sfida mendon se duhet të hiqen për ta shtuar më tej këtë?

Linda Rama: Ne kemi një listë treguesish, në fakt. Dhe aspekte që kanë rëndësi për të marrë vendimin për një investitor që të investojë në një vend të caktuar. Dhe kjo vlen për të gjitha vendet, në thelb. Diçka që është interesante për t’u thënë është se bota nuk vuan për mungesë financimesh. Madje as Shqipëria nuk vuan për mungesë financimesh. Ne kemi shumë para që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, por edhe brenda bankave, që ende nuk janë përdorur dhe që presin të përdoren nga investitorët. Është e njëjta situatë edhe në institucionet financiare jashtë vendit. Pra, gjëja më e rëndësishme, përveç faktit që ke financime, është që të bindësh investitorët të financojnë. Nga pikëpamja makroekonomike – që është një aspekt shumë i rëndësishëm – mund të themi se kemi bërë përparime shumë të mira në vitet e fundit.

Nuk kemi paqëndrueshmëri politike, që është një element shumë i rëndësishëm, as paqëndrueshmëri të qeverisë. Një studim që përfundova para dy vitesh, një ose dy vjet më parë, mbi financimet, tregoi qartë – pas një analize të 30 viteve tranzicion – se, në rast se ndodh paqëndrueshmëri politike apo destabilitet qeverisës në një vend, investimet e huaja reagojnë shumë shpejt, duke u distancuar nga vendi. Dhe të duhen më shumë se dhjetë vite për ta rikuperuar dëmin. Pra, ky është një element shumë i rëndësishëm.

Një tjetër element pozitiv është se kemi ligje dhe kuadër rregullator që mbron investimet. Jemi në një proces që është Integrimi Evropian, i cili në fakt rrit shumë besimin e investitorëve. Dhe investimet, investimet e huaja direkte, sidomos në vitet e fundit në krahasim me vitin 2012 kanë pësuar një bum. Kemi pasur më pak se 1 miliardë dollarë investime të huaja direkte në atë kohë. Po flas për stokun. Dhe tani është rreth 1.7 miliardë. Pra, është rritur ndjeshëm. Por ende, si përqindje e PBB-së është e ulët dhe natyrisht që kemi nevojë për më shumë investime të huaja direkte. Keni shumë të drejtë kur pyesni se çfarë duhet të bëjmë për ta rritur këtë nivel. Mendoj se kemi nevojë për sundimin e ligjit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe mund të kemi ligje që garantojnë, le të themi, aktivitetin e investimeve të huaja, por në të njëjtën kohë ka shumë mosmarrëveshje që mund të lindin. Një pjesë e tyre lidhen edhe me të drejtat pronësore. Siç e përmenda, prona ishte një nga reformat që ka shkaktuar shumë probleme ndër vite dhe problemet vijojnë ende. Na duhet të kemi një sistem gjyqësor shumë efikas dhe të besueshëm. Dhe në veçanti në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Gjykime më të shpejta dhe më të drejta. Dhe duhet të japim prova për këtë, sepse kjo është thelbësore për investimet. Dicka tjetër pozitive që po ndodh është se edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kuadrin e anëtarësimit në BE është zhvendosur nga reformat  institucionale drejt reformave të infrastrukturës, gjë që është jetike për vendin. Me reformat në infrastrukturë nënkuptoj, përveç gjithçkaje që kemi përparuar, edhe investimet në infrastrukturën e ujit, infrastrukturën e kanalizimeve, energjinë – që të jenë me standardet e duhura dhe me aksesin e duhur dhe me të gjitha parametrat teknikë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, mendoj, për të ecur përpara. Dhe, sigurisht, na duhet gjithashtu të kuptojmë cilat janë avantazhet tona krahasuese. Kjo është thelbësore. Duhet të përcaktojmë profilin tonë, sepse tregu ynë është shumë i vogël. Dhe na duhet të përdorim investimet e huaja duke përdorur avantazhet tona krahasuese, për të rritur madhësinë e tregut tonë dhe për të kontribuar në shtyllat e ekonomisë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin kur do ta gjejmë veten në Bashkimin Evropian.

Alice Taylor : Cilat avantazhe mendoni se ka Shqipëria ose ku mund të fokusohet për të përfituar?

Linda Rama: Po ne kemi profilin sektorial. Zhvillimi bazohet në sektorë. Dhe kjo është arsyeja pse them “cilat janë avantazhet që duhet të përdorim”, sepse duhet të përcaktojmë, të jemi më të qartë, se çfarë do të jetë Shqipëria në 20 vitet e ardhshme. Dhe dinamika është shumë, shumë e madhe. Turizmi, për shembull, padyshim që do të jetë e ardhmja. Nuk ishte aq e qartë më parë sa është tani.

Prandaj, duhet të mendojmë çfarë duhet të bëjmë që të mos e humbasim këtë mundësi, të bëhemi të qëndrueshëm, por gjithashtu të bëhemi një tërheqje e madhe për ata investitorë, investitorët e huaj që sjellin standard në vend. Dhe përmes standardeve ne mund të ngushtojmë hendekun që ekziston mes nesh dhe vendeve të tjera që janë shumë të avancuara në turizëm. Diçka tjetër shumë interesante është sektori i TIK-ut, duke qenë se po flasim për dinamika. Ne bëmë një studim tre vite më parë, në vitin 2021. Sepse zbuluam që TIK-u, bashkë me shërbimet e outsourcing-ut, pra ekonomia e kujdesit, të gjitha shërbimet profesionale, ishin dy sektorë me një rritje shumë të madhe. Dhe ata na u shfaqën si sektorë në zhvillim për ekonominë. Sigurisht, kontributi në PBB është shumë i vogël, por efekti që kanë në të gjithë ekonominë është i madh – nëse flasim për TIK-un, për shembull. Bëmë të njëjtin studim për vitin 2024 i cili sapo ka përfunduar. Dhe zbuluam që nga një sektor në zhvillim, sektori i TIK-ut – pjesa që është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve të TIK-ut – tashmë është maturuar. Kemi një treg të maturuar në këtë fushë. Pra, për tri vite jemi në një situatë krejtësisht tjetër, ekstreme. Dhe tjetra shumë interesante ishte që sektori që ofron shërbime, jo ai që konsumon TIK, ofron më shumë se 50% të shërbimeve për eksport. Nuk e kishim menduar kurrë që, kompanitë tona të TIK-ut, sot po ofrojnë këtë lloj shërbimi jashtë vendit. Duket që jemi të fortë brenda vendit, pavarësisht shifrave të ulëta për të cilat flasim. Pra, na duhet të shohim në mënyrë dinamike dhe të qartësojmë vetveten se cilat janë avantazhet që kemi, në mënyrë që t’i përdorim.

Alice Taylor : E kam thënë gjithmonë që sektori i TIK-ut është një sektor shumë i rëndësishëm, sepse ka gjithmonë kërkesë për të, paguhet mirë dhe shpesh këto lloj kompanish u japin mundësi njerëzve të punojnë në distancë – dhe kjo është diçka që unë e shoh si ndihmë për çështjet demografike tek të rinjtë. Nëse mund të jetosh dhe punosh në Shqipëri, të punosh në IT, për një kompani që eksporton shërbime ose mund të punosh në distancë në një mënyrë apo tjetër, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur talentin, njerëzit vendas në rajon. Sepse sfidat demografike janë një problem i madh. Shumë njerëz po ikin dhe mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë.

Si e perceptoni këtë ikje të njerëzve nga vendi? E di që njerëzit ikin, por ka dhe nga ata që po kthehen tani, por si e shihni nga pozicioni juaj si ekonomiste?Çfarë do t’u thonit njerëzve që thonë “Unë dua të iki të jetoj në Angli, këtu nuk ka mundësi”?

Linda Rama: Kemi folur shumë – për arsye të ndryshme – gjatë gjithë tranzicionit, sidomos në dy dekadat e fundit, për çështje ekonomike si arsyet që shtyjnë njerëzit të largohen nga vendi, sidomos të rinjtë. Mendoj se kjo mund të jetë e vërtetë, por në të njëjtën kohë, nuk është e gjithë e vërteta.

Mendoj se asnjëherë nuk kemi gjetur mundësinë dhe kohën, ndoshta as vullnetin, dhe kur them vullnetin, behet fjalë në të gjitha nivelet… për të menduar përtej arsyeve ekonomike. Dhe këtu kam parasysh problemet sociale dhe psikologjike që ekzistojnë në komunitetet tona. Dhe për këto probleme flasim çdo ditë, por nuk i lidhim në rrëfimin tonë me emigrimin. Këto janë probleme për të cilat flasim nga mëngjesi në darkë në vendimmarrje.

Dhe mendoj se, për shkak të së shkuarës sonë, kemi vënë shumë presion mbi jetën tonë. Dhe shumë nga ky presion sot ende rëndon mbi supet e individëve. Me “presion” kam parasysh të gjitha stereotipet e së shkuarës në familje. Kam parasysh të afërmit që ushtrojnë presion, komunitetin që ushtron presion, rrjetet sociale që ushtrojnë shumë presion. Ndoshta edhe në shkolla ka presion, dhe politika gjithashtu ushtron presion me gjuhën dhe ndonjëherë me agresivitetin që përdor.

Kështu që, mendoj se duhet të flasim për të gjitha këto lloj presionesh dhe duhet të punojmë, jo thjeshtë për t’i bindur të rinjtë të mos largohen, por që ata të kuptojnë cilat mund të jenë arsyet e vërteta, dhe të flasim të njëjtën gjuhë me ta, atë që ata ndiejnë, që ata dinë. Dhe problemi është që ata duhet të ndajnë mendimet e tyre, dhe ne duhet të flasim me ta, dhe të çlirojmë, të përpiqemi të çlirojmë shoqërinë nga të gjitha këto lloj presionesh.

Dhe mendoj se vetëm nëse përpiqemi ta zbusim sadopak këtë lloj presioni që vjen nga e kaluara dhe nga të gjitha problemet që kemi pasur gjatë gjithë tranzicionit, atëherë mund të kemi, në fakt, një proces vendimmarrjeje më të qartë dhe më logjik – se ku duam ta ndërtojmë jetën.

Alice Taylor: Kjo ishte, në fakt, një nga pyetjet që do të të bëja. Unë kam thënë që ka një anë ekonomike, po, por mendoj që kjo është arsyeja më sipërfaqësore. Unë besoj se arsyeja pse shumë njerëz duan të largohen është sepse ata mbajnë me vete traumën e brezit – hidhërimin, zemërimin, mllefin, zhgënjimin nga brezat e tjerë, nga komunizmi, ndoshta edhe më gjatë, përmes tranzicionit – dhe edhe nëse nuk kanë lindur në atë kohë, e marrin nga prindërit.

Linda Rama: Sigurisht. Ata e marrin këtë pakënaqësi, këtë zemërim, këtë padrejtësi – dhe nuk i vënë një emër, por thjesht mendojnë: “Dua të iki prej këtej, këtu nuk ka asgjë për mua!”
Për shembull, si ilustrim, nëse ka një fëmijë në një familje dhe babai ose nëna punon në administratën publike, vetëm si shembull, ose në një kompani private, dhe ai fëmijë sheh që padrejtësisht nëna apo babai largohet nga puna pa arsye – pa arsye të vërteta – thjeshtë për shkak të një vendimi të dikujt që është më lart… atëherë mendoj se efekti që ka një fëmijë në perceptim, dhe vetë prindërit, është i madh.

Ata nuk duan që historia e tyre të përsëritet te fëmija, dhe fëmija nuk dëshiron të përballet me të njëjtën gjë që ka parë tek prindi. Prandaj mendoj që duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, në të gjitha nivelet, sepse veprime të caktuara – qoftë në sektorin privat apo në qeveri apo në të gjithë sektorët e tjerë, përfshirë median – nuk rezonojnë vetëm me individin dhe shoqërinë, por prekin direkt fëmijët.

Këto janë momente traume që mund të lënë gjurmë shumë të thella në mendjen e tyre. Dhe kjo ndodh edhe sepse askush nuk ka kohë të merret me traumat në mënyrë të dedikuar.
Ndaj, ka ardhur koha për ta, që ta marrim seriozisht –– në veprimet që ndërmarrim.

Alice Taylor: Si të shërohen këto plagë të së shkuarës, kur koha po ecën përpara, shumë njerëz nuk duan t’i adresojnë, nuk duan të flasin për to – “ka ndodhur, ishte në të kaluarën” – por është e qartë që ende i mbajnë peshë edhe sot. Dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë largohet brezi i vjetër… A do të zgjidhen ndonjëherë këto?Si mund të bëhet kjo në nivel qeveritar, politik, shoqëror? Mendon se është shumë vonë?

Linda Rama: Ky është një proces. Sërish, ashtu siç thashë më parë, ndoshta ka qenë e vështirë të shmangej gjithë trashëgimia fatkeqe që kemi nga e kaluara. Sigurisht që ka përpjekje çdo ditë, në të gjitha nivelet, për të korrigjuar. Mendoj që shoqëria duhet të jetë shumë më e pranishme. Duhet të ulim pak kohën që i kushtojmë kronikës së zezë apo politikës, dhe të lëmë pak më shumë hapësirë pikërisht për të folur për këto çështje.

Diçka që mund të theksoj është që me të rinjtë, nuk mendoj se kemi, le të themi, një shkëmbim kuptimplotë. Si brez, ne kemi humbur një autoritet që  prindërit tanë e kishin. Dhe kjo për shkak të kohës ku po jetojmë. Ndërkohë që brezi i ri ka fituar një autoritet, që është autoriteti i informacionit. Për shembull, kur po vija këtu në mëngjes, po mendoja si do të ishte intervista, dhe po udhëtoja me Zahon për në zyrë. Dhe i thashë: “Zaho, si i quani këto pjesët në makinë?” – po i referohesha frenës dhe pedalit të gazit. Dhe ai po ma jepte versionin në anglisht, versionin e saktë. Pastaj i thashë: “Si i thoni babait të gjyshit?” – sepse nuk më kujtohej saktë– dhe ai tha: “Great-grandfather”. Pra, ata dinë gjëra për të cilat ne mund të ndihemi të pasigurt.

Ata të thonë çdo ditë informacione që i marrin nga burime të ndryshme.
Kështu që, në vend që të përpiqemi t’ua imponojmë gjërat, apo t’u japim slogane të gatshme si “mos ik nga Shqipëria”, ne kemi nevojë të ndërtojmë një rrëfim.
Duhet t’i njohim– çfarë mendojnë, si e perceptojnë botën, cilat janë pasiguritë e tyre – që ata të ndihen të vlefshëm në këtë bisedë.

Dy javë më parë ose tre javë më parë, isha e ftuar – ishte shumë e çuditshme sepse nuk e dija që ekzistonte ai grup – nga një grup profesionistësh të rinj. Në fakt, ata ishin në të 40-at, por disa prej tyre ishin në të 30-at. Ishin jo të rinj në kuptimin përkufizues, por të rinj, shumë të rinj në frymë. Dhe ata punonin në nivelet më të larta të menaxhimit në kompani private.

Kërkuan të kishin një bisedë me mua. U impresionova jashtëzakonisht shumë. Ishte një bisedë dy orëshe. Çdo pyetje që ata bënin ishte shumë e pjekur. Nuk mund ta besoja që asnjë pyetje që vinte prej tyre nuk ishte pa interes për mua. Çdo pyetje ishte me një interes të jashtëzakonshëm. Dhe gjëja tjetër që më la shumë mbresë ishte që, përpara se të flisnin me mua, nga pyetjet kuptova që kishin lexuar gjithçka që kishte rreth meje si informacion nga puna që unë bëja. Dhe, nga pyetjet, përsëri kuptova që ishin njerëz që kishin jo vetëm interes, por edhe një lloj ankthi për të gjetur përgjigje për gjëra për të cilat vetë nuk arrinin t’i jepnin dot përgjigje.

Tani, problemi është që jam e sigurt që askush nuk e di që ata ekzistojnë dhe që kanë jetën e tyre. Po flas për sferën publike. Dhe do të doja shumë që ata të inkurajoheshin, që si individë ose si grup të dilnin dhe të flisnin për atë që pëlqejnë dhe që nuk pëlqejnë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin pjesë dhe do të gjejnë edhe ata, në një mënyrë a tjetër, kontributin e tyre në shoqëri.

Alice Taylor: Pra, si mund ta arrijë sistemi arsimor shqiptar këtë hap? Dhe këtë botë që, siç e thashë më herët, evoluon vazhdimisht – që në momentin që ne e kemi arritur, ajo ka ndryshuar sërish – dhe këtë rini që është shumë përpara nesh, përtej çdo gjëje që mund të kuptojmë. Vajza ime do të shkojë në një shkollë publike në shtator dhe unë besoj se kjo është zgjedhja më e duhur. Por sa shpejt duhet të evoluojë sistemi këtu për të përballuar këto sfida dhe për ta mbajtur rininë të angazhuar?

Linda Rama: Të flasësh për arsimin mund të nevojitet e gjithë intervista, sepse mendoj që është sektori më i rëndësishëm. Dinamika sot e sistemit arsimor është kaq e madhe për shkak të të gjitha ndryshimeve, sa që është një makineri e madhe që duhet ta mendosh në dinamikë çdo ditë – gjë që nuk është aspak e lehtë. Mendoj që shkollat publike kanë sfida – shumë sfida – por edhe shkollat private kanë sfidat e tyre. Është e vështirë të vësh gishtin në një pikë të vetme, por modernizimi i kurrikulës është një domosdoshmëri, në kuptimin që ajo duhet të pasqyrojë të gjitha ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës.

Për shembull, një nga arritjet që u përmend dhe që u mat vite më parë ishte STEM. STEM është shkurtimi për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Në një moment të caktuar, STEM u bë STEAM. U shtua një A. Pse? A për Art – Artet. Sepse u kuptua që mendimi krijues dhe lidhja mes arteve dhe lëndëve të tjera mund të krijojnë bazën për të nxitur mendimin krijues.

Pra, modernizimi i kurrikulës dhe vënia e theksit te aftësitë analitike – si ato për të cilat po flasim – por edhe te aftësitë digjitale, është një domosdoshmëri në kohët që po jetojmë. Transformimi digjital i sistemit arsimor është një tjetër element shumë, shumë i rëndësishëm. Pse? Sepse përmes transformimit digjital mund të shmangim subjektivitetin dhe ndikimin njerëzor në të gjithë vlerësimet e performancës. Gjithashtu, mund ta ngremë në një nivel tjetër të gjithë mënyrën se si aktorët në arsim ndikojnë në sistem. Trajnimi i mësuesve është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Tani nuk kemi më mësues të TIK-ut dhe mësues të tjerë. Të gjithë mësuesit duhet të kenë aftësi digjitale, sepse duhet t’i përfshijnë ato në procesin mësimor. Pra, po jetojmë në kohën më interesante të mundshme – por duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe të mos presim. Duhet thjesht të vazhdojmë përpara duke e rizbuluar veten.

Alice Taylor: Më pëlqen STEAM – përfshirja e Artit – gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj që lëndët artistike shpesh nuk konsiderohen si akademike. Po e çoj vajzën time në shkollën e muzikës dhe arteve, sepse ajo është shumë e interesuar për lëndët akademike, por është edhe shumë kreative. E di që, nëse e ke atë krijimtari brenda vetes, është më mirë të ndodhesh në një mjedis ku ajo mund të lulëzojë dhe të zhvillosh lëndë artistike që të mësojnë shumë gjëra – si disiplinë, logjikë – të cilat mund t’i aplikosh pastaj edhe në gjëra të tjera.

Por po, unë zgjodha sistemin shtetëror arsimor sepse kam parë ndryshime të mëdha në të ndër vite. Mamaja ime është mësuese; ajo e çon vajzën time në shkollë pothuajse çdo mëngjes dhe ajo ka qenë mësuese për 45 vjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte shumë e impresionuar nga ajo që kishte parë – kështu që për mua kjo ishte një votë shumë e madhe besimi. Digjitalizimi është hapi tjetër, mendoj – mësimi i kodimit.

 Linda Rama: Përpjekjet për digjitalizim kanë nisur; e di që janë vendosur 100 klasat e para në shkollat fillore dhe fokusi duhet të jetë që kjo të jetë një qasje e hapur ndaj gjithë kurrikulës së programimit, që për fëmijët duhet të fillojë në një moshë të hershme. Dhe, në të njëjtën kohë, mendoj që ata do të jenë brezi që do të sigurojë përmirësimin e aftësive digjitale në industri dhe në sektorin privat – si aftësi të nevojshme për të gjitha profesionet.

Alice Taylor: Më kujtohet një mësues që më thoshte kur isha fëmijë: “Duhet të mësosh si të bësh shumëzimin e gjatë. Nuk do të ecësh gjithmonë me një makinë llogaritëse në xhep.” Ende kemi nevojë për këtë. Ende kemi nevojë për këtë. Unë vuajta me shumëzimin e gjatë dhe pjesëtimin e gjatë. 

Linda Rama: Djali im, herë pas here, më thotë: “Mami, pse po e bëj këtë?”Dhe i them: “Duhet ta bësh sepse aftësitë matematikore janë shumë të rëndësishme për aftësitë analitike. Për të zhvilluar trurin në një fazë tjetër, për të parë dhe për të gërmuar brenda tij.”

Nuk mendoj që bota do të lodhet ndonjëherë duke mësuar matematikë në mënyrën tradicionale – dhe kjo është arsyeja pse “M” është në STEAM – sepse këto aftësi analitike që në moshë të hershme janë shumë, shumë të rëndësishme. Kalkulatorët mund ta bëjnë trurin “të fjetur” në një fazë të hershme – dhe kjo është diçka e keqe.

Alice Taylor: Linda, çfarë do t’i thoshe një vajze të re shqiptare që aspiron të punojë në akademi, në kërkim shkencor, apo edhe në politikë, ose në sektorin e qeverisjes?Çfarë këshille do t’i jepje?

Linda Rama: Të japësh këshilla është… Unë jap ndonjë sugjerim herë pas here. U them: “do të donit një këshillë prej meje?” Sepse përvoja dhe gjithë puna që kam bërë ndoshta më kanë ndihmuar të kuptoj disa gjëra. Por për gratë, unë jam vërtet shumë e ndjeshme ndaj zhvillimeve, ndaj mënyrës si po zhvillohemi në të gjitha nivelet – edhe në ato që përmendni ju: akademia dhe fushat e tjera.

Mendoj se në çdo fushë ku ndodhemi si gra… kemi dëshmuar në Shqipëri që numrat nuk mjaftojnë. Është një e drejtë për një grua të punojë, është një e drejtë të përdorë talentet e saj, të jetë e dobishme për shoqërinë, të trajtohet në mënyrë të barabartë, të ketë një ekuilibër të mirë mes jetës dhe punës. Këto janë të gjitha të drejta. Problemi është se, për aq kohë sa këto të drejta nuk ekzistonin, mendoj se gjithë beteja jonë ishte që këto të drejta të vendoseshin. Tani, prej vitesh, kemi bërë përparim të mirë në përfaqësimin e grave, në nivele të ndryshme të politikës, qeverisë, administratës publike, gjyqësorit, në qeverisjen vendore dhe gjithashtu në sektorin privat.

Kam bërë një studim vite më parë, nuk e kam përsëritur atë studim, por është e qartë që gratë kanë role shumë të rëndësishme në menaxhimin e kompanive private gjithashtu.

Problemi është që ndoshta duhet të mendojmë pak më shumë për disa kapacitete të tjera– cila është gruaja e duhur, profili i duhur. Sepse të kesh thjesht numra të grave, nuk mendoj se ka rëndësi. Është shumë e rëndësishme, por nuk mjafton.… Gratë vetë duhet të pyesin: çfarë profili na duhet në parlament? Çfarë profili na duhet në qeveri? Dhe çfarë vajzash të reja na duhen në politikë? Dinjiteti, integriteti dhe aftësia për të mos u përdorur dhe për të mos u abuzuar janë thelbësore për një grua. Mendoj që për gratë… dhe kjo vlen për çdo sektor në thelb… mendoj që për gratë është shumë e rëndësishme të dinë si të përballen me konkurrencën dhe si të përdorin gjithë njohuritë dhe aftësitë për të qenë në atë konkurrencë – le të themi fituese – por përmes konkurrencës. Mendoj se gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme kur janë në politikë, sepse duhet të pranojnë të fitojnë, por edhe të humbasin.

Alice Taylor: Po

Linda Rama: Dhe nuk mendoj që një grua ka të drejtë të sfidojë gjithçka që është në thelb të demokracisë – çfarëdo që të votojnë njerëzit. Gjithçka duhet të bazohet në meritë, në demokraci. Vota, çfarëdo që njerëzit të votojnë, duhet të respektohet seriozisht. Numërimi i çdo vote është shumë i rëndësishëm. Dhe ne kemi përparuar shumë në atë drejtim. Por çdo votë ka rëndësi për të përcaktuar se kush është fituesi. Dhe askush nuk ka të drejtë të kapërcejë vullnetin e njerëzve, nëse ti kërkon nga njerëzit që të të besojnë dhe të të votojnë, bazuar në rregullat që ne i kemi pranuar si rregulla të vendit tonë, pas dekadave katastrofike të votimeve dhe zgjedhjeve të rreme.

Alice Taylor: Totalitarizmi

Linda Rama: Mendoj që mënyra se si gratë përballen me kundërshtarët e tyre është gjithashtu shumë e rëndësishme. Dhe kam parë, në disa raste, gra që thërrasin  origjinën e tyre. Përmendin gjyshërit, përmendin ndonjëherë komunitetet e tyre. I thërrasin për të mbrojtur pozicione të caktuara. Ndërkohë që ankohen se po sulmohen, nga mëngjesi në darkë sulmojnë vetë. Ose thonë se po bullizohen, ndërkohë që bullizojnë vetë.

Nuk mendoj që gratë kanë ndonjë ekskluzivitet mbi gjërat që ne nuk i pëlqejmë në shtëpitë tona të ndodhin, apo që nuk duam që t’i shohin fëmijët tanë. Vetëm të jesh grua nuk e justifikon diçka. Përkundrazi, shoqëria pret nga gratë cilësi më të mira – dhe për këtë kemi luftuar shumë. Dhe mendoj që ky kontribut më i mirë është i rëndësishëm sidomos për gratë dhe vajzat e tjera.

Dhe e di çfarë, Alice?! Ndonjëherë, gratë solidarizohen me gra të tjera kur ato ndodhen në pozicione të gabuara vetëm sepse janë gra. Tani, kjo është edhe më keq. Kushdo grua që vendos të jetë në anën e një gruaje tjetër, edhe kur shoqëria ka mendime shumë të kundërta, vetëm sepse ajo është grua – mendoj se kjo është edhe më keq sesa vetë gruaja që është gabim. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshme në kohën që po jetojmë, sepse tashmë mbajmë mbi supe të gjitha stereotipet dhe të gjitha problemet që historia dhe shekujt i kanë sjellë profilit të gruas. Nëse një burrë vendos njëfarë energjie, ne duhet të vendosim qindfish më shumë për të na marrë seriozisht. Që të mos paragjykohemi, që të na jepen mundësi – dhe kjo është koha kur duhet të ndërtojmë një profil që, në fakt, e meritojmë të kemi. Sepse ky profil do të shërbejë shumë si model për vajzat e reja dhe gratë e reja, që mund të gjejnë frymëzim për të mos prekur karakterin dhe thelbin e tyre – ndërsa mendojnë se duhet ta ndryshojnë për të ecur përpara. Dhe kjo vlen për çdo sektor, kjo vlen për çdo nivel – dhe kjo vlen për gjithçka në jetë.

Alice Taylor: Po, jam dakord – nuk është vetëm sepse je grua, por sepse e meriton. E meriton të jesh aty sepse është gjëja e duhur për të bërë.Kjo do të jetë pyetja ime e fundit. Do të doja të kishim më shumë kohë, por kjo që thatë më bëri t’ju pyes këtë… A keni menduar ndonjëherë të futeni në politikë, apo e preferoni më shumë të qëndroni pas skenës? Sepse mënyra si flisni me kaq shumë bindje për këto tema dhe keni këtë pasion në mënyrën si e shprehni veten… A keni menduar ndonjëherë për këtë?

Linda Rama: E kam kuptuar shumë herët në jetën time që, për të hyrë në politikë, duhet të jesh fituese.
Dhe, sigurisht, kur dola nga agjencia, në fakt, u gjenda përballë një dileme: çfarë të bëj më pas?
Dhe në atë moment, për shkak të gjithë përballjes që kisha pasur me politikën – sepse isha në një pozicion që, në fakt, përballesha shumë me të – vendosa që do të isha shumë më e dobishme si pjesë e shoqërisë civile, si pjesë e, le të themi, kërkimit dhe këshillimit të pavarur, së bashku me institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Shqipëri.

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë këdo që është në politikë. Kështu që nuk kam paragjykime.
Por, në të njëjtën kohë, përgjegjshmëria e tyre ka shumë rëndësi për mua.
Dhe mendoj që duhet bërë shumë nga politikanët dhe kushdo që është në politikë për të merituar respektin dhe për të përmbushur gjithçka që u është ngarkuar – sepse është një privilegj i madh të kesh këtë mundësi.

Dhe kur bëtë këtë pyetje, më erdhën ndër mend shumë miq të mi që, në fakt, mund të kishin qenë politikanë fantastikë, deputetë fantastikë dhe ministra fantastikë. Ata tashmë janë në administratën publike. Dhe mendoj që shumë prej tyre – dhe kjo është arsyeja pse procesi i “screening”-ut i surprizoi të gjithë në BE – disi i befasoi të gjithë për nivelin… Sepse në atë nivel ka ekspertë patriotë që në fakt kujdesen shumë për vendin dhe japin çdo ditë më të mirën e tyre. Kështu që, fakti që disave u është dhënë mundësia të jenë në politikë – ata kurrë nuk duhet ta harrojnë që ka shumë të tjerë që e meritojnë të jenë në politikë, por që nuk iu dha mundësia të jenë aty. Prandaj ne duhet të shohim prej tyre maksimumin e mundshëm, në mënyrë që të mos mbeten në borxh me gjithë ata të tjerë, që në fakt, kishin gjithë kapacitetin për t’u bërë dikush. Por që nuk do të mund ta shohin këtë kapacitet të përfaqësuar në këto pozicione gjatë jetës së tyre.

Alice Taylor: Fjalë shumë të mençura. Linda, faleminderit.

Linda Rama: Faleminderit shumë, Alice!

 

1 nga 3

/e.i/ /gj.m/

The post Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rihanna rrëfen si i rrit fëmijët: “Duhet të jenë jashtë, jo para ekranit”

By: Kult Plus
24 July 2025 at 13:59

Në një intervistë të fundit për Entertainment Tonight, Rihanna ka ndarë më shumë mbi përvojën e saj si nënë, duke theksuar ndikimin që ka pasur babai i saj, Ronald Fenty, në stilin e saj të prindërimit. Ajo ka dy djem, RZA (3 vjeç) dhe Riot (1 vjeç), dhe është aktualisht shtatzënë me fëmijën e tretë.

Sipas këngëtares, babai i saj ishte gjithmonë një shembull i fuqishëm për të si prind, duke i mësuar asaj dashurinë për natyrën dhe aventurat jashtë. Rihanna ka përshkruar se babai e kishte përgatitur për të rritur fëmijët e saj në një ambient ku ata do të ishin të lirë, duke u angazhuar jashtë dhe duke e shmangur teknologjinë. Ajo ka theksuar se dëshiron që fëmijët e saj të mos rriten si fëmijë të varur nga tabletët, por të kenë mundësi të kalojnë kohë të çmuar jashtë dhe të zhvillohen në mënyrë të natyrshme.

“Gjithmonë kam ëndërruar se çfarë lloj gjyshi do të ishte për ta, dhe më përgatiti për këtë rol,” tha Rihanna, duke shtuar se babai i saj ishte gjithashtu pjesa më argëtuese e fëmijërisë së saj, që përfshinte aktivitete si vrapimi zbathur në natyrë dhe të tjera që i jepnin një ndjenjë lirie.

Përkundër mesazhit të saj pozitive dhe të shëndetshëm, komentet e Rihanna kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Disa prindër kanë shfaqur kundërshtime ndaj qasjes së saj dhe e kanë akuzuar për gjykim, duke theksuar se është e lehtë për një miliardere si Rihanna të flasë për prindërimin kur ka staf dhe mundësi të pakufizuara. Disa përdorues në Reddit shprehën shqetësimin se komente të tilla mund të nënvlerësojnë vështirësitë e prindërve të zakonshëm, të cilët nuk mund të përballojnë angazhimin e plotë ndaj fëmijëve siç bën Rihanna.

Një përdorues shkruajti:
“Rihanna është miliardere. Nuk dua të më japë leksione për prindërimin dikush që ndoshta ka një dhomë lodrash në një vilë me staf që i shikon fëmijët tek vrapojnë ‘të lirë’, ndoshta në një plazh privat.”

Megjithatë, shumë përdorues e përkrahën Rihanna-n dhe shprehën mbështetje për mënyrën si ajo po rrit fëmijët e saj. Disa komentues ndanë përvojat e tyre dhe theksuan rëndësinë e aktivitetet jashtë dhe zhvillimit të natyrshëm të fëmijëve, përmes të cilëve ata mësojnë durimin, zgjidhjen e problemeve, dhe ndërveprimin social.

Një përdorues komentoi:
“Fëmijët kanë nevojë të mësojnë durimin, zgjidhjen e problemeve dhe ndërveprimin me të tjerët. Kjo humbet tek ata që përdorin tableta pa kufij.”

Përkundër kritikave, Rihanna ka mbetur besnike ndaj filozofisë së saj të prindërimit dhe ka shprehur se është e gatshme të vazhdojë me këtë qasje natyrale dhe të balancuar për fëmijët e saj./KultPlus.com

Gonxhja: Po finalizojmë ligjin bazë për inovacionin

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në takimin që zhvilloi sot në Berat, Kryeministri Edi Rama me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.

Duke marrë fjalën Gonxhja tha se, “për MEKI-n mbetet prioritet zhvillimi i mëtejshëm i ekosistemit të inovacionit në vend, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë, për një mjedis sa më të qëndrueshëm dhe konkurrues”.

Spas tij, forcimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale, mbështetja për sipërmarrjet inovative dhe përfshirja në rrjetet europiane janë shtyllat ku mbështetemi për ta çuar përpara këtë mision.

Ai theksoi se, “nevoja për një qasje gjithëpërfshirëse, me një strategji të qartë, një buxhet të dedikuar dhe një mekanizëm të vetëm monitorimi, mbetet thelbësore për të garantuar koherencë ndërinstitucionale dhe për t’i dhënë inovacionit vendin që i takon në zhvillimin e vendit”.

“Në këtë kuadër, po finalizojmë ligjin bazë për inovacionin, i cili vendos rregulla të qarta për funksionimin e ekosistemit, ndërsa ligjet për byrotë e kreditit dhe për crowdfunding synojnë të lehtësojnë aksesin në financim për individët dhe bizneset, duke nxitur sipërmarrjen dhe transformimin teknologjik”, u shpreh Gonxhja. /j.p/

The post Gonxhja: Po finalizojmë ligjin bazë për inovacionin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karçanaj: Shqipëria, nënkampione bote në kategorinë e-Government

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSIS Prizes 2025” që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës, drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, tërhoqi çmimin në emër të Shqipërisë.

Projekti fitues i mundësuar nga inteligjenca artificiale ishte ai me titull “Harmonizimi i Legjislacionit Shqiptar me Acquis të BE-së”.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u shpreh se ajo që nisi nga vullneti i Kryeministrit për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, sot është konkretizuar në këtë modul inovativ që bën të mundur: përkthimin me saktësi mbi 95% dhe përafrimin me AI të legjislacionit kombëtar me atë evropian, krahasimin me AI për mbivendosje apo kontradikta të akteve në proces përafrimi dhe krijimin automatik të tabelave të përputhshmërisë.

“Çka më parë kërkonte muaj të tërë pune manuale, sot realizohet për pak minuta”, thotë Karçanaj në një postim në rrjetet sociale.

Drejtuesja e AKSHI-t tha se si bashkënegociatore e Kapitullit 10 “Transformimi Digjital dhe Media”, ky çmim është një moment krenarie të dyfishtë për të.

“Modeli i inteligjencës artificiale që mori këtë vlerësim është ideuar që në krye të herës nga Kryeministri Edi Rama, me një qëllim të qartë: përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përkthimi i legjislacionit që realizohet me saktësi mbi 95% dhe krijimi automatik i tabelave të përputhshmërisë kanë reduktuar ndjeshëm kohën dhe punën e strukturave tona të integrimit. Ajo që më parë kërkonte muaj pune, tani realizohet shumë shpejt, në vetëm pak minuta, me shumë saktësi, me shumë integritet. Ky është një shembull konkret se si inovacioni dhe vizioni na ndihmojnë të jemi më pranë Bashkimit Evropian”, u shpreh Karçanaj.

/e.i/j.p/

The post Karçanaj: Shqipëria, nënkampione bote në kategorinë e-Government appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve

By: armand
3 July 2025 at 18:52

Një shkencëtar kompjuterik amerikan që është kthyer në futurist, Ray Kurzweil ka besuar prej kohësh se njerëzimi po shkon drejt asaj që quhet “singularitet”, momenti kur shpejtësia dhe aftësitë e teknologjisë do të jenë më të mëdha se ato të trurit. Në vitin 1999, Kurzweil teorizoi se inteligjenca artificiale e përgjithshme (AGI) do të arrihej […]

The post Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve appeared first on BoldNews.al.

Ekspertët e OBSH: Teknologjia po dëmton fëmijët, merrni masa urgjente

By: user 11
24 May 2025 at 18:38

Rrjetet sociale dhe platfoma me inteligjencë artificiale janë rrezik në rritje për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila bazuar në studime të ndryshme ka evidentuar lidhjen mes përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale dhe zhvillimit të problemeve shëndetsore, si ankthi depresioni apo vetëbesimi i ulët tek të rinjtë.

Ekspertët vlerësojnë se një tjetër rrezik që ju kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve është edhe ekspozimi ndaj bullizmit në internet, standardeve jorealiste të trupit, përmbajtjeve që nxisin vetëlëndimin dhe reklamave të dëmshme. Nisur nga kjo situatë alarmante, OBSH u bën thirrje vendeve që të ndërmartin veprime urgjente duke rekomanduar që mirëqenia dixhitale të bëhet një përparësi kombëtare e shëndetit publik, të fuqizohen profesionistët e shëndetësisë për të udhëzuar përdorimin e sigurt të teknologjisë si dhe një sërë rekomandimesh të tjera, përfshirë këtu interesat tregtare.

The post Ekspertët e OBSH: Teknologjia po dëmton fëmijët, merrni masa urgjente appeared first on Lapsi.al.

Raporti i OBSH, ekspertët: Teknologjia po dëmton fëmijët, merrni masa urgjente

24 May 2025 at 16:00

Rrjetet sociale dhe platfoma me inteligjencë artificiale janë rrezik në rritje për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila bazuar në studime të ndryshme ka evidentuar lidhjen mes përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale dhe zhvillimit të problemeve shëndetsore, si ankthi depresioni apo vetëbesimi i ulët tek të rinjtë.

Ekspertët vlerësojnë se një tjetër rrezik që ju kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve është edhe ekspozimi ndaj bullizmit në internet, standardeve jorealiste të trupit, përmbajtjeve që nxisin vetëlëndimin dhe reklamave të dëmshme.

Nisur nga kjo situatë alarmante, OBSH u bën thirrje vendeve që të ndërmartin veprime urgjente duke rekomanduar që mirëqenia dixhitale të bëhet një përparësi kombëtare e shëndetit publik, të fuqizohen profesionistët e shëndetësisë për të udhëzuar përdorimin e sigurt të teknologjisë si dhe një sërë rekomandimesh të tjera, përfshirë këtu interesat tregtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raporti i OBSH, ekspertët: Teknologjia po dëmton fëmijët, merrni masa urgjente appeared first on Euronews Albania.

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

24 May 2025 at 08:34

Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Mashtruesit përdorin taktika të provuara ndër vite, të cilat mund të funksionojnë te çdokush, pavarësisht moshës apo inteligjencës. Kriminelët kibernetikë shfrytëzojnë manipulimin psikologjik për t’ju mashtruar dhe për t’ju marrë paratë dhe strategjitë e tyre po […]

The post Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Shqipëria në hartën ndërkombëtare të kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka mbajtur fjalën e saj sot në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit, ku morën pjesë ekspertë nga 34 vende të botës.

Sipas Koçiut, kjo nismë e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor.

“Krenare për kontributin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në forcimin e Universitetit të Mjekësisë përmes partneriteteve të rëndësishme, si ai me i fundit me grupin “San Donato” dhe Universitetin “Vita Salute- San Raffaele” në Milano”, u shpreh Koçiu, ndërsa theksoi se teknologjia dhe kërkimi shkencor janë thelbësor për një shëndetësi më të përparuar e më pranë qytetarit. /j.p/

Nga punimet e Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit
1 nga 10

The post Koçiu: Shqipëria në hartën ndërkombëtare të kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer

1 May 2025 at 07:29

Përfytyroni një botë ku nuk jeni të sigurt as për atë që shihni me sytë tuaj. Jo, nuk është një episod i “Black Mirror” – është realiteti ynë gjithnjë e më i afërt.

Teknologjia e njohur si deepfake, e cila dikur dukej si një lodër e sofistikuar për argëtim në rrjet, po kthehet në një kërcënim serioz.

Fillimisht, ajo u përdor për të imituar fytyrat e njerëzve në video të ndryshme, shpesh për qëllime të dyshimta – si për shembull në përmbajtje pornografike, ku vajza të pafajshme shfaqen pa dijeni e pa faj si protagoniste.

Por tani rreziku ka marrë një dimension të ri.

Imagjinoni një kandidat politik që, pak ditë para zgjedhjeve, “filmohet” duke thënë gjëra të papranueshme. Kur zbulohet se gjithçka ishte e fabrikuar, është tepër vonë – dëmi është bërë.

E njëjta teknologji mund të përdoret edhe për të manipuluar provat në hetime penale. Një video e rreme, ku një person shihet në vendin e një krimi, mund të jetë arsye e mjaftueshme për ta çuar në burg. Avokati Jerry Buting paralajmëron: nëse nuk jemi të kujdesshëm, njerëz të pafajshëm do të mbajnë përgjegjësi për krime që kurrë nuk i kanë kryer.

Kamerat janë kudo – nëpër rrugë, ndërtesa, madje edhe në shtëpitë tona. Por kur pamjet mund të manipulohen me lehtësi, siguria që dikur mendonim se na ofronin ato shndërrohet në frikë.

Ekspertët e sigurisë dixhitale bien dakord: deepfake është një nga format më të rrezikshme të krimit kibernetik që po përhapet me shpejtësi marramendëse. Çdo ditë që kalon, bëhet më vështirë të dallosh të vërtetën nga mashtrimi.

Ish-drejtoresha e Sigurisë së Informacionit në Shtëpinë e Bardhë, Teresa Payton, paralajmëron se kjo teknologji mund të përdoret për të krijuar konfuzion, frikë dhe destabilitet social.

Ajo që deri dje dukej si trillim fantastiko-shkencor, sot është një rrezik real. Dhe nëse nuk ndërmerren hapa të mençur për ta kontrolluar, nesër mund të jetë tepër vonë.

Programi i kodimit/ Rama: Vajzat dhe djemtë e rinj të bëhen pjesë, e ardhmja jonë europiane është këtu

30 April 2025 at 12:41

“Mbështetja për të rinjtë dhe programin e teknologjisë, nuk do të mungojë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, zhvilluar në ambientet e Piramiës.

Rama theksoi se tashmë ka ndryshuar edhe qasja ndaj kompanive, lidhur me pagat.

“Forca e lirë e punës nuk është më një avantazh konkurrues, në mënyrën se si e shohin veten kompanitë. Ky është një zhvillim inkurajues”, nënvizoi Rama.

Gjithashtu tha se pagat që krijohen përmes punësimit në këtë sektor, siç tha ai janë shumë të përafërta me vende të tjera të botës dhe të Europës.

“Jam i bindur që ka më shumë se sa gishtërinjtë e duarve, kompani në Shqipëri ku hyn dhe “je si jashtë shtetit”. Dhe kjo flet qartë se sa shumë këto kompani janë projektuar në të ardhmen dhe na ndihmojnë të gjithëve ne për të kuptuar, që e ardhmja europiane e jona është këtu. Mjafton të dimë si ta kërkojmë…Vajzat dhe djemtë e rinj të mos ngurrojnë të përfshihen në programet e kodimit. Procesi ka qenë i hapur transparent. Sot me kohën që po shpenzoni me ne po ndihmoni edhe bashkëmoshatarë apo vajza e djem dhe pak më të rinj se ju të shohin që kjo është një rrugë e hapur dhe kanë mundësi të bëhen pjesë. Dhe pasi mbaron kurse të tilla je dikush tjetër nga pikëpamja e kapaciteteve të tua dhe asaj që mund të ofrosh tregut të punës. Sot mund të jesh një anonim që sapo ke mbaruar një kurs, por mund të jetë mbresëlënëse për gjithë botën”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë

25 April 2025 at 21:25

Kompanitë e mediave sociale do të gjobiten deri në 60,000 funte çdo herë që një postim që lidhet me krimin me thikë nuk hiqet nga faqet e tyre, në një përpjekje për të ndaluar fëmijët të shikojnë përmbajtje “të neveritshme”.

Sanksioni i ri zgjeron planet e njoftuara më parë për të gjobitur drejtuesit individualë të teknologjisë deri në 10,000 funte nëse platformat e tyre nuk heqin materialet që reklamojnë ose lavdërojnë thikat pas 48 orësh paralajmërimi nga policia, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë që platformat e teknologjisë dhe drejtuesit e tyre mund të përballen së bashku me deri në 70,000 funte në gjoba për çdo postim që lidhet me krimin me thikë që nuk heqin, me ligjet e reja që zbatohen për motorët e kërkimit online, si dhe platformat dhe tregjet e mediave sociale.

Ministrja e krimit dhe policisë, Dame Diana Johnson, tha se përmbajtja që të rinjtë shfletojnë çdo ditë në internet “është e neveritshme”, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse tani po shkojmë më tej se kurrë për t’i mbajtur përgjegjës kompanitë e teknologjisë që nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtja që nxit dhunën, veçanërisht tek djemtë e rinj”.

Sanksionet për platformat teknologjike do të futen nëpërmjet një amendamenti në Projektligjin për Krimin dhe Policimin.

Ministria e Brendshme tha se njoftimi i sotëm vjen pas “konsultimeve të rëndësishme” me Koalicionin për të Luftuar Krimin me Thikë, të nisur nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer në shtator si pjesë e përpjekjes së tij për të luftuar krimet me gjysmë thikë në një dekadë. /Telegrafi/

The post Paralajmërim me gjoba të mëdha në Britani për firmat e teknologjisë – në rast të mosheqjes së përmbajtjes së krimit me thikë appeared first on Telegrafi.

Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

By: redi
15 April 2025 at 15:11

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim në kompaninë RITECH, një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni. Rama theksoi se 100% e të punësuarve në këtë kompani janë vajza e djem shqiptarë me një moshë mesatare rreth 30 vjeç dhe pagë…

Source

Teknologjia dhe interneti, OBSH: 1 në 10 fëmijë të varur nga rrjetet sociale

11 April 2025 at 16:46

Teknologjia dhe koha që fëmijët shpenzojnë në të po kthehet në një problem global. OBSH thotë se 1 në 10 adoleshentë kanë varësi nga interneti. Studimet kryera nga ISHP në vendin tonë tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët në shumicën e kohës përdorin rrjetet sociale për komunikim mes tyre.

“Gati 30% e fëmijëve që kemi pyetur në moshat 12-15 vjeç kanë thënë se gjatë gjithë kohës mbajnë komunikim nëpërmjet internetit me njëri-tjetrin”, tha Andia Meksi, specialiste ISHP

Por kjo varësi shkakton problem të zhvillimit psikologjik dhe në sjelljen e tyre.

“Bëhen nervoz edhe kur nuk janë në rrjetet sociale, çrregullimi dismorfik, ose imazhi jo real për trupin mund ti çojnë në një sërë problemesh psikologjike, emocionale por mbi të gjitha në sjellje”, tha specialistja.

Teknologjia është parë që ka ndikim pozitiv nëse përdoret në mënyrë racionale. Ndaj ekspertët rekomandojnë.

“Duhet që prindërit të jenë të kujdesshëm për të monitoruar faqet se ku fëmijët e tyre ekspozohen, me kë komunikojnë dhe çfarë shikojnë”, shton Andia Meksi.

Të varur nga internet janë edhe të rriturit, ndaj ekspertja këshillon të bëhet detox,duke  e lënë telefonin apo pajisjet e lidhura me internet pa përdorur të paktën disa orë gjatë ditës.

The post Teknologjia dhe interneti, OBSH: 1 në 10 fëmijë të varur nga rrjetet sociale appeared first on Euronews Albania.

Parashikimet “e frikshme” për jetën në vitet 2000, që u realizuan

By: Rovena
6 April 2025 at 18:29

Fëmijët e intervistuar në vitin 1966 bënë parashikime të sakta dhe njëkohësisht të frikshme se si do të dukej jeta në vitet 2000. BBC bisedoi me një grup nxënësish për të pyetur se si do të ishte bota në fund të shekullit. Fëmijët lëshuan paralajmërime për shumë probleme me të cilat përballet shoqëria sot, nga ndryshimi i klimës  tek mbipopullimi e deri te një revolucion teknologjik.

Gjatë viteve 1960, përparimet teknologjike, si kompjuterët dhe fluturimet në hapësirë, çuan në optimizëm për të ardhmen dhe frikën se automatizimi do të shkaktonte zhvendosje të vendeve të punës dhe ndikime të tjera negative në shoqëri. Sot, teknologjia është më shumë pjesë e jetës sonë se kurrë më parë. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ai ka zëvendësuar më shumë vende pune sesa ka krijuar në SHBA, veçanërisht që nga vitet 1980.

Shumë nga fëmijët parashikuan se kjo do të ndodhte. Një vajzë tha: ‘Para së gjithash, kompjuterët po marrin pushtetin tani, kompjuterët dhe automatizimi. Dhe në vitin 2000, thjesht nuk do të ketë punë të mjaftueshme për të shkuar. Të vetmet punë do të jenë për njerëzit me IQ të lartë që mund të punojnë me kompjuter dhe gjëra të tilla. Njerëzit e tjerë thjesht nuk do të kenë punë, thjesht nuk do të ketë punë që ata të kenë.”

Tani në epokën e AI , shumë nga ato frikë nga vitet 1960 janë rikthyer. Çështja nëse kjo teknologji mund të zhvendosë punëtorët është aktualisht një nga temat më të debatuara të shoqërisë./abcnews.al

Përdorimi i teknologjisë së re për shitjen e drogës

By: Ardit
6 April 2025 at 09:45

Si kriminelët e drogës po përdorin Inteligjencën Artificiale, rrjetin e errët dhe dronët, për qarkullimin e drogës, shkruan The Economist. “Helikopterë të rinj, trupa në terren, më shumë koordinim dhe burime shtesë”. Këto ishin disa nga hapat që ka ndërmarrë Kanadaja për të ndalur hyrjen e fentanilit në kufirin e Amerikës, tha kryeministri Justin Trudeau, […]

The post Përdorimi i teknologjisë së re për shitjen e drogës appeared first on BoldNews.al.

Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

By: Mirgen
9 March 2025 at 21:38

Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë. Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës […]

The post Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës appeared first on BoldNews.al.

Ngadalësohet Teknologjia e Informacionit, si po ndikohet tregu i punësimit në Shqipëri

By: Oldi
1 March 2025 at 08:25

Pas dixhitalizimit masiv në pandeminë e Covid-19, ngadalësimi i rritjes së kërkesës globale për shërbime teknologjike, po ndikon te tregu vendas i punësimit për sektorin. Kërkesa globale më tepër është e fokusuar te risitë teknologjike të fushës së Inteligjencës Artificiale. Për të garantuar qëndrueshmëri, kompanitë vendase po diversifikojnë kontratat. Për rrjedhojë, edhe oferta për punësim […]

The post Ngadalësohet Teknologjia e Informacionit, si po ndikohet tregu i punësimit në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

❌
❌