Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Ballkani nën ‘pushtetin’ e flakëve! DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

By: Ela
30 July 2025 at 11:16

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga […]

The post Ballkani nën ‘pushtetin’ e flakëve! DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 29 July 2025Main stream

Vengu: Kemi përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

TIRANË, 29 korrik/ATSH-Maela Marini/ Shqipëria ka përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një intervistë televizive.

Vengu informoi se fondet për avionët zjarrfikës janë alokuar, dhe aktualisht pritet prodhimi i tyre si dhe trajnimi i pilotëve.

“Ne sivjet kemi pasur 5 helikopterë zjarrfikës në dispozicion të angazhuar 24 orë. Nuk kemi pasur kurrë një numër të tillë mjetesh ajrore zjarrfikëse më parë. Jemi në një përmirësim të ndjeshëm të gatishmërisë operacionale për sa i përket mbrojtjes civile me mbështetje nga ajri”, u shpreh Vengu.

Ky element, sipas tij, “do të vazhdojë të përforcohet me avionë zjarrfikës”.

“Ne kemi angazhuar fonde dhe kemi realizuar edhe procesin për blerjen e dy avionëve zjarrfikës. Janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve”, shtoi ai.

Ministri informoi se prodhimi dhe ardhja e tyre në vendin tonë merr një kohë normale, sepse duhet të prodhohen dhe dislokohen.

Ndërkohë, sipas tij, duhet të stërviten edhe pilotët për pilotimin e tyre. “Duhet të kuptojmë se prej vitit 2007 Shqipëria nuk ka pilotë avionësh dhe po i stërvitim pilotët e avionëve. Jemi absolutisht në kushtet ku këtë gjë e kemi parashikuar. Po investon qeveria në mënyrë që të kemi edhe mjete ajrore të tjera dhe të përforcojmë edhe flotën e helikopterëve sepse të dyja tipologjitë janë absolutisht të nevojshme dhe eficente”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Vengu theksoi se po rinovohet tërësisht flota e mjeteve zjarrfikëse në mbarë vendin.

“Falë themelimit të kompanisë shtetërore të prodhimit ushtarak ne do të kemi mundësinë të prodhojmë edhe mjete emergjencash civile. Në këtë mënyrë do të stabilizojmë situatën si nga toka, edhe nga ajri”, tha Vengu.

Ministri solli në vëmendje edhe identifikimin e 4 zonave në vend ku do të krijohen qendra rajonale të emergjencave civile, në mënyrë që të ketë trupa, mjete dhe baza të caktuara për to.

“Do të jenë qendra rajonale ku mund të ulen dhe furnizohen helikopterët dhe trupa të dedikuara për sa i përket mbulimit të zonave pyjore dhe malore. Do të fillojmë fillimisht me një qendër për mbulimin e gjithë zonës së Finiqit, Delvinës, Konispolit, Sarandës, Himarës dhe zonave përreth. Kemi identifikuar një zonë në Bushat të Shkodrës për të ndihmuar Shëngjinin, Velipojën, Shkodrën dhe Lezhën ku konstatohet rrezikshmëri e lartë. Do të kemi po ashtu dy qendra të tjera në verilindje dhe juglindje të vendit për të fuqizuar zinxhirin e reagimit”, theksoi Vengu.

/r.e/

The post Vengu: Kemi përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy

By: M C
28 July 2025 at 20:07

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezulton i pambajtur.

“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës. Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht:

“Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity.

Gjatë ditëve të fundit flakët kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë si Delvina, Bulqiza, Borshi, Lukova, Kanina, Berati dhe Pusteci. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile njoftoi më 28 Korrik se “gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar”.

Mungesa e avionëve zjarrfikës është denoncuar edhe nga kreu i institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, sipas të cilit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Premtimi i ricikluar për avionë zjarrfikës

Premtimi për avionë zjarrfikës nuk është i ri për qeverinë socialiste. Ai është një riciklim i deklaratave të mëparshme.

Në janar të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi publikisht se Shqipëria po përgatiste dokumentacionin për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë, të përshtatshëm për ndërhyrje në raste zjarresh dhe për mbështetje agrokulturore.

“Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve,” u shpreh ministri Peleshi asokohe.

Pyetjet që ngrihen nga kjo mospërputhje mes deklaratave politike dhe realitetit janë disa. Sa ka kushtuar dështimi për të pajisur vendin me avionë zjarrfikës në kohë? Sa sipërfaqe mund të ishte shpëtuar? Sa jetë njerëzish dhe burimesh janë vënë në rrezik për shkak të mungesës së logjistikës ajrore?

Në mungesë të transparencës, publiku nuk ka mundësi të gjykojë nëse vonesat janë për arsye financiare, burokratike apo thjesht për mungesë vullneti politik. Asnjë informacion për tendera, kontrata apo faza të prokurimit nuk është bërë publik deri më sot.

Nisur nga të dhënat, premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore për vendosjen e dy avionëve zjarrfikës në dispozicion të flotës ajrore shqiptare konsiderohet i pambajtur./ Faktoje.al

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

By: Ela
28 July 2025 at 16:55

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm […]

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy

28 July 2025 at 15:00

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezulton i pambajtur.

Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës. Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht:

“Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity.

Gjatë ditëve të fundit flakët kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë si Delvina, Bulqiza, Borshi, Lukova, Kanina, Berati dhe Pusteci. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile njoftoi më 28 Korrik se “gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar”.

Mungesa e avionëve zjarrfikës është denoncuar edhe nga kreu i institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, sipas të cilit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Premtimi i ricikluar për avionë zjarrfikës

Premtimi për avionë zjarrfikës nuk është i ri për qeverinë socialiste. Ai është një riciklim i deklaratave të mëparshme.

Në janar të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi publikisht se Shqipëria po përgatiste dokumentacionin për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë, të përshtatshëm për ndërhyrje në raste zjarresh dhe për mbështetje agrokulturore.

Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve,” u shpreh ministri Peleshi asokohe.

Pyetjet që ngrihen nga kjo mospërputhje mes deklaratave politike dhe realitetit janë disa. Sa ka kushtuar dështimi për të pajisur vendin me avionë zjarrfikës në kohë? Sa sipërfaqe mund të ishte shpëtuar? Sa jetë njerëzish dhe burimesh janë vënë në rrezik për shkak të mungesës së logjistikës ajrore?

Në mungesë të transparencës, publiku nuk ka mundësi të gjykojë nëse vonesat janë për arsye financiare, burokratike apo thjesht për mungesë vullneti politik. Asnjë informacion për tendera, kontrata apo faza të prokurimit nuk është bërë publik deri më sot.

Nisur nga të dhënat, premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore për vendosjen e dy avionëve zjarrfikës në dispozicion të flotës ajrore shqiptare konsiderohet i pambajtur.

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy appeared first on Faktoje.al.

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

By: Ela
26 July 2025 at 20:07

Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, me 26 vatra të evidentuara deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, 26 korrik. Prej tyre, 17 janë aktive ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet. Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional në Shqipëri mbetet i vakët. Shërbimet […]

The post Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në pyje, fatura që djeg

By: Ela
26 July 2025 at 17:45

Teksa përshkron rrugën për në rivierën shqiptare,  një shtullungë re gri ngrihet mbi kurorat e bukura të Dukatit. Era e ngrohtë përhap aromën e barit dhe pemëve të djegura, ndërsa tymi mbulon qiellin, duke e zbehur diellin e fortë të korrikut. Një pamje e zakonshme. Zjarret në pyje nuk janë më lajm vere, por një […]

The post Zjarret në pyje, fatura që djeg appeared first on BoldNews.al.

Çudira nga Vlora! Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë/ VIDEO

By: Ela
26 July 2025 at 17:00

Një shtyllë elektrike ka shkaktuar panik sot në Vlorë, teksa telat e korentit kanë rënë në masë. Në ndihmë ka ardhur një zjarrfikës, i cili, mesa duket i paditur, i ka hedhur ujë dhe menjëherë pas kësaj kishte disa shkëndija elektrike. Veprimi i zjarrfikësit ka habitur disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë dhe […]

The post Çudira nga Vlora! Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen tre zjarrfikës, transportohen në spital

21 July 2025 at 15:48

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me frymëmarrjen, asfiksi për shkak të tymit që ka përfshirë zonën si pasojë e zjarrit të rënë në malin e  Dukatit.

Tre zjarrfikësit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, raportohet se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Zjarri në Dukat vijon prej tri ditësh dhe në vend janë të angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores.

/abcnews.al/

Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë në toka bujqësore dhe që shpërndahen edhe në zona malore.Metaj tha se numri i zjarrfikësve është i kënaqshëm, por duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

/kosovapress/

The post Metaj: Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit në Kosovë, 3 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se është vënë nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan.

Në një njoftim për mediet, Ministria e Mbrojtjes shkruan se në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan. Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në këtë aksion u përfshinë 12 efektivë të FA dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan”, bëhet me dije në njoftim.

Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri në çdo moment në mbrojtje të komunitetit e të pasurive natyrore”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndarë edhe foto nga puna e shërbimit zjarrfikës.

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krastë të Elbasanit
1 nga 7

/a.f/r.e/

The post Elbasan, vihet nën kontroll zjarri në Krastë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpopullimi lë pa zjarrfikës Shqipërinë, drejtuesit japin alarmin

By: Ela
9 June 2025 at 18:46

Teksa vendi ka hyrë zyrtarisht në stinën e nxehtë të vitit, që sjellë për pasojë zjarre të shpeshta, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës japin alarmin për një tjetër problem. Duket se shpopullimi i vendit, ka prekur edhe shërbimin zjarrfikës. Agim Ponari, Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër tregon për mediat se ky repart nuk ka punonjës. […]

The post Shpopullimi lë pa zjarrfikës Shqipërinë, drejtuesit japin alarmin appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria ka një problem me zjarrfikësit, drejtuesit japin alarmin

By: user 8
9 June 2025 at 18:21

Teksa vendi ka hyrë zyrtarisht në stinën e nxehtë të vitit, që sjellë për pasojë zjarre të shpeshta, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës japin alarmin për një tjetër problem.

Duket se shpopullimi i vendit, ka prekur edhe shërbimin zjarrfikës. Agim Ponari, Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër tregon për mediat se ky repart nuk ka punonjës.

Ai tregon për Tv Syri se të vetmit që e vuajnë këtë problem janë pikërisht zjarrfikësit, që janë ende në detyrë, të cilët punojnë edhe jashtë orarit dhe me turne të gjata për shkak të mungesës së personelit.

Gjatë sezonit të kaluar veror, në territorin e Bashkisë Shkodër, janë regjistruar mbi 340 vatra zjarri, një numër i lartë krahasuar me kapacitetet që ka ky shërbim zjarrëfikës.

The post Shqipëria ka një problem me zjarrfikësit, drejtuesit japin alarmin appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet)

29 April 2025 at 11:44

Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete kanë mbërritur në vendngjarje. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në Aberdeen Place.

Sipas mediave britanike, flakët janë përhapur edhe në një ndërtesë fqinje. “Ky është një zjarr shumë i dukshëm, që prodhon shumë tym. Banorëve u këshillohet që t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën, kur është e mundur”. tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve Paul Morgan. Nuk dihen arsyet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo vjen një muaj pasi Heathrow u mbyll pas një zjarri në një nënstacion elektrik aty pranë.

 

The post Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet) appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në një banesë në Lagjen e Spitalit, intervenojnë zjarrfikësit

23 April 2025 at 21:44

Pak pas orës 20:00, sonte në njërën nga banesat në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit të kryeqytetit, ka shpërthyer në rrethana ende të pasqaruara një zjarr.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës.

Për shkak të shpërthimit të zjarri, është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në këtë pjesë të qytetit.

The post Zjarr në një banesë në Lagjen e Spitalit, intervenojnë zjarrfikësit appeared first on Telegrafi.

Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit

20 April 2025 at 17:40

Një javë pas kontrolleve të bëra nëpër institucionet e vendit, me theks të veçantë shkollat fillore dhe të mesme, nga dita e martë, inspektorati komunal në Tetovë do të dalë në terren për të kontrolluar, nëse janë plotësuar rekomandimet e dhëna apo jo. Fillimisht do të inspektohen shkollat, ku nga kontrolli i përgjithshëm rezultoi se 99 për qind e tyre nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarrit. Nga komuna e Tetovës paralajmërojnë dënime të ashpra për të gjithë drejtorët që nuk kanë plotësuar rekomandimet e dhëna.

“Janë kryer 24 kontrolle, përfshi shkollat e mesme çerdhet dhe universitetet. Nga gjitha këto kontrolle, kushtet i kanë plotësuar vetëm, “Nikolla Shtejn”, “Besa”, çerdhja “Rinia”, “Maarif”, dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Inspektorati komunal në shkollat dhe objektet që kontrolloi, iu dha afat institucioneve shtetërore dhe shkollave që të marrin masat e duhura për të siguruar nevojat, ose në të kundërtën do merren masa konform ligjit. Nga e marta inspektorati do jetë në terren për të parë nëse janë zbatuar urdhëresat”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Në gjendje të keqe rezultojnë edhe objektet fetare në vend të cilat sipas raportit final të inspektoratit, nuk plotësojnë aspak kushtet për mbrojtje kundër zjarrit, bashkë me Universitetin e Tetovës, ku sipas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se asnjë aparat për shuarje të zjarrit nuk ka qenë funksional. Zjarrfikësit rekomandojnë që këto kushte të plotësohen sa më shpejtë, dhe mos lejohet përsëritjan e tragjedive të mëdha siç ishte rasti i Koçanit.

“Janë kontrolluar 19 xhami dhe pesë kisha, nga të cilat, asnjëra nuk plotëson kushtet e nevojshme. UT në momentin që inspektorati bëri kontroll, pajisjet kundër zjarrit kanë qenë me afat të skaduar dhe jo funksionalë. Ka pasur edhe disa lëshime të tjera”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Rasti i Koçanit ishte nxitja kryesore që inspektorati komunal, të nisë kontrollet në Tetovë, të cilat për fat të keq, nxorën në pah se 90 për qind e objekteve me karakter publik, fetar por edhe objektet hotelerike, nuk plotësonin aspak kushtet për mbrojtje nga zjarret. Rasti më i rëndë rezultoi në njërën nga shkollat më të mëdha të Tetovës, shkolla “Istigball” e cila, edhe pse ka më se një mijë nxënës, lere që nuk kishte aparate funksionale kundër zjarrit, por nuk kishte aspak as hidrantët për shuarje të zjarreve./Alsat.mk

The post Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit appeared first on Telegrafi.

Merr flakë sahati i energjisë elektrike në Shkodër, evakuohen banorët e një pallati

By: user 5
19 April 2025 at 14:08

Një zjarr ra këtë mesditë në një sahat matës të kabinës elektrike në një pallat në Shkodër.

Si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

The post Merr flakë sahati i energjisë elektrike në Shkodër, evakuohen banorët e një pallati appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një banesë në Malësinë e Madhe

By: user 5
19 April 2025 at 10:17

Një banesë në lagjen “Makaj” në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Malësinë e Madhe appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, shpëtohet 80-vjeçari

By: user 5
15 April 2025 at 20:22

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas të Kolonjës. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një 80 vjeçar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup.

Raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, shpëtohet 80-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë

By: user 5
15 April 2025 at 17:02

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë pranë rrugës së “Kavajës”.

Nga kjo ngjarje fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Nga vendi i ngjarjes raportohet se makina është përfshirë në flakë në pjesën e përparme të saj, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌