Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 August 2025 at 21:52

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në Bukuresht më 5 gusht, në moshën 95-vjeçare. Ish-presidenti ishte shtruar në spital që nga 9 qershori, dhe mjekët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri. Në një komunikatë zyrtare, Qeveria […]

The post Ndërron jetë Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë appeared first on BoldNews.al.

Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

By: V K
5 August 2025 at 10:34

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova, shprehet se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla.

Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut, ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

The post Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar appeared first on Albeu.com.

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”/ FIBA nis hetim për korin racist në ndeshjen Maqedoni–Rumani

By: gaze tare
4 August 2025 at 22:40

Një ndeshje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë është kthyer në skandal ndërkombëtar pas thirrjeve të rënda raciste ndaj shqiptarëve në tribunat e tifozëve.

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër” ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në sallë, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili pretendoi se “nuk i kishte dëgjuar”.

FIBA ka nisur hetim zyrtar dhe dënoi ashpër gjuhën e urrejtjes, ndërsa reagime të forta kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria. Presidentja Vjosa Osmani e quajti ngjarjen të papranueshme, ndërsa Elisa Spiropali theksoi se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parashikon burg deri në 5 vjet për nxitjen e urrejtjes etnike, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndëshkim konkret.

The post “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”/ FIBA nis hetim për korin racist në ndeshjen Maqedoni–Rumani appeared first on iconstyle.al.

Skandal: Thirrje të rënda anti-shqiptare në sy të liderëve gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani

By: gaze tare
3 August 2025 at 19:11

Gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një grup tifozësh lëshuan thirrje dhe kore të rënda anti-shqiptare.

Ndeshja, e cila u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kaloi në një incident të rëndë kur tifozët nga tribuna filluan të bëjnë thirrje të papranueshme, si: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kërkesa për një “Maqedoni të pastër”.

Pavarësisht pranisë së autoriteteve të larta, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj këtyre sulmeve verbale. Incidenti ka nxitur reagime të shumta dhe ka ngritur shqetësime mbi mungesën e veprimit të institucioneve për të ndaluar sjelljet ekstremiste në aktivitetet sportive.

The post Skandal: Thirrje të rënda anti-shqiptare në sy të liderëve gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani appeared first on iconstyle.al.

Skandal/ Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO)

By: V K
3 August 2025 at 14:11

Përsëriten sërish skenarët me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në podium, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes.

Koret nuk pushonin pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror,

Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes. Përgjatë zhvillimit të saj, u dëgjuan edhe thirrje të tjera skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.

Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkimfalje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin që ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë në opinion/ INA

 

The post Skandal/ Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve/ Rumani, tre viktima dhe dhjetëra të zhdukur

By: xhir jeta
29 July 2025 at 15:18

Teksa Ballkani dhe Europa janë në luftë me zjarret që kanë shkrumbuar mijëra hektarë dhe kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen, Rumania përballet me një situatë të pazakontë të motit për këtë stinë.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Rumaninë lindore për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë qindra njerëz u evakuuan teksa autoritetet po kërkojnë për persona të zhdukur.

Rreth 25 fshatra në nëntë rajone u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që shkatërruan çatitë dhe shkulën pemët, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kombëtare.

Qarqet më të goditura në Rumaninë veriore ishin Neamt dhe Suceava, ku dy lumenj dolën nga shtrati, duke lënë të vdekur një 66-vjeçar dhe duke detyruar qindra njerëz të evakuoheshin.

Agjencia e emergjencave tha gjithashtu se dy gra, të moshës 85 dhe 83-vjeç, gjithashtu humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.

Agjencia e menaxhimit të ujërave e Ministrisë së Mjedisit tha se niveli i ujit në dia lumenj u rrit në nivele rekord dhe po vijon puna për riparimin e urave të shembura.

 

VIDEO/ Përmbytje masive në Rumani, 3 viktima dhe qindra të evakuuar

28 July 2025 at 18:19

Rumania po përballet me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur vendin. Të paktën 3 viktima janë raportuar nga autoritetet vendase, në Rumaninë Lindore.

Moti i keq shkaktoi dëme masive, mijëra shtëpi u shkatërruan dhe qindra qytetarë u detyruan që të largohen nga banesat e tyre.

Ndërkohë që vendi u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm e ndërprerje të energjisë, ekipet e shpëtimit janë angazhuar në terren për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Autoritetet gjithashtu paralajmërojnë se rreziku për përmbytje të tjera është i lartë, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat me rrezik të lartë.

/abcnews.al/

Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian

18 July 2025 at 22:27

Në Rumani, një ngjarje historike shënon politikën evropiane. Petre-Florin Manole, 41 vjeç, është qytetari i parë rom që mban një pozicion të lartë ministror në një vend të Bashkimit Europian.  I emëruar Ministër i Punës, Familjes, Rinisë dhe Solidaritetit Social në qeverinë e udhëhequr nga liberali Ilie Bolojan, Manole përfaqëson një simbol të ndryshimit për […]

The post Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian appeared first on BoldNews.al.

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha të emigrantëve

By: Ardit
6 July 2025 at 13:12

Rumania është shembulli më i mirë nga vendet e Lindjes, ku ikjet janë zëvendësuar me kthime të mëdha të emigrantëve. Të dhënat zyrtare nga burime të brendshme tregojnë se mesatarisht 160,000–200,000 rumunë u kthyen çdo vit nga vende si Italia, Spanja, Gjermania gjatë vitit 2015–2017. Në vitin 2020, sipas të dhënave të INS (Insituti Kombëtar […]

The post Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha të emigrantëve appeared first on BoldNews.al.

Analiza e tre ish-ambasadorëve amerikanë: Putin po pushton më shumë se Ukrainën

By: user 8
1 July 2025 at 15:06

Analiza e mëposhtme mban firmën e tre ish-ambasadorëve amerikanë në Rumani, Mark Gitenstein (2009–2012), Adrian Zuckerman (2019–2021) dhe Jim Rosapepe (1998–2001), të cilët i njohin nga afër sfidat dhe arritjet e këtij vendi në rrugën drejt demokracisë. Duke folur me autoritetin e përvojës diplomatike në Rumani, ata zbulojnë një tjetër betejë të papritur në vitin 2024: pushtimin e heshtur të vendit nga Vladimir Putin, jo me tanke, por me propagandë dhe manipulim dixhital. Në këtë analizë të sjellë në shqip nga Lapsi.al, ata tregojnë se si demokracia mund të sulmohet pa pasur nevojë edhe për një armë të vetme, dhe si reagimi i qytetarëve rumunë tregoi se e vërteta dhe guximi mund të fitojnë edhe në këtë epokë të re lufte hibride.

Mark Gitenstein, Adrian Zuckerman dhe Jim Rosapepe për Politico: 

Të gjithë e dimë që Presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën me tanke në vitin 2022. Por shumë nuk e dinë se në vitin 2024, ai pushtoi Rumaninë, me cicërima (postime ne rrejtin X, ish-Twitter).

Në të dy rastet ai dështoi, për tani. Por agresioni i Putin-it është i përqendruar ndaj SHBA-së dhe të gjithë aleatëve të saj. Ai po shpenzon miliona dollarë, duke bombarduar votuesit europianë me rrjete sociale manipuluese dhe fushata dezinformuese në shkallë të gjerë. Është një lloj i ri lufte ndaj demokracisë që eliminon nevojën për të shtyrë tanke drejt kryeqyteteve.

Plani në zhvillim i Putin-it është rezultat i fushatës së tij të dështuar ushtarake për të kapur Kievin dhe për të mbytur demokracinë ukrainase. Ai hasi në qëndresën e pathyeshme të Ukrainës, dhe si rezultat, filloi të zbatojë një strategji të vjetër ruse (dhe sovjetike) për të shkatërruar demokracitë perëndimore nga brenda duke mbështetur dhe kultivuar kandidatë politikë pro-Putin. Dhe TikTok, Telegram dhe kanale të tjera të rrjeteve sociale tani janë armë në këtë lloj të ri lufte.

Asnjëherë larg rrënjëve të tij në KGB, presidenti rus e kupton që opinioni publik mund të manipulohet dhe formësohet nga përfaqësues politikë dhe propagandë që i detyrohen njeriut të fortë të Rusisë. Mjafton të shqyrtohen zgjedhjet e fundit në Rumani për të konfirmuar këtë të vërtetë të errët.

Në vitin 2024, Putin shpenzoi miliona për të zgjedhur një president pro-rus në Rumani. Metoda e tij: të infiltojë zgjedhjet, të mbështesë kandidatë me prirje autoritare dhe të manipulojë platformat digjitale për të përkulur perceptimin publik.

Kështu, udhëheqësi rus ngriti kandidatin Călin Georgescu nga anonimiteti, dhe brenda vetëm dy javësh, Georgescu kishte kapur 21 për qind të votës, duke lënë të habitur një fushë të ndarë prej 15 kandidatësh.

Duke shkelur logjikën e shëndoshë, realitetin, si dhe ligjin rumun, Georgescu pretendoi se ai nuk kishte mbledhur kontribute për fushatë dhe as nuk kishte patur shpenzime fushate. Në vend të këtyre, ai kishte një përkrahës keqdashës, Putinin.

Fushata rrënqethëse në rrjetet sociale përbëhej nga “dezinformim” dhe një përpjekje shumë-milionë dollarëshe në stilin leninist për të shkatërruar demokracinë në Rumani. Dizajni i përpjekjes përfshinte gjithashtu minimin e interesave të sigurisë së SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ky pushtim i fshehtë i procesit zgjedhor të Rumanisë u zbulua në kohë nga shërbimet e inteligjencës rumune dhe perëndimore.

Duke cituar shkelje serioze të ligjit zgjedhor dhe ndërhyrje të huaj, gjykata kushtetuese e vendit anuloi raundin e parë të zgjedhjeve dhe urdhëroi një përsëritje.

Kur u mbajt raundi i dytë, pjesëmarrja e votuesve u rrit mbi mesataren prej 51 për qind në gati 65 për qind, ndërsa rumunët iu përgjigjën krizës me qartësi dhe guxim.

Ata e refuzuan kandidatin e Putin-it dhe zgjodhën rrugën demokratike, pro-NATO-s, me një diferencë vendimtare 54 për qind me 46 për qind.

Së bashku me një grup bipartizan prej shtatë ish-ambasadorësh amerikanë në Rumani, ne i kishim bërë thirrje publikisht rumunëve që të refuzonin kandidatin e Putin-it. Nuk mund të qëndronim në heshtje dhe të lejonim që propaganda haptazi e rreme e drejtuar nga Rusia të mbetej e pakundërshtuar. “Ne pamë me sytë tanë ngjitjen e suksesshme të Rumanisë nga diktatura e imponuar nga Rusia drejt lirisë, dhe integrimin me pjesën tjetër të Europës në BE dhe aleancën me SHBA-në përmes NATO-s,” shkruam ne në një letër të hapur.

Ne e kuptuam mundësinë për ta paraqitur saktë zgjedhjen historike që rumunët do të duhej të bënin në kutitë e votimit, dhe e bëmë të qartë rëndësinë e saj: “Nën Putin-in, Rusia është sërish në marshim. Së pari pushtoi Ukrainën. A do të jetë Rumania shënjestra e radhës ashtu siç ishte në kohën e Stalinit?… Rumunët përballen me një zgjedhje të qartë historike: dominim nga Rusia apo të ardhmen tuaj të lidhur me Amerikën në NATO.” 

Ndërkohë që përpjekjet e Putin-it në Rumani përfundimisht dështuan mjerueshëm, dëmi real mund të ishte bërë. Për fat, institucionet demokratike të vendit dhe zërat e qytetarëve refuzuan të tremben nga taktikat më të fundit të tij. Dhe tani ne i inkurajojmë të tjerët që të ngrejnë zërin për të kundërshtuar përpjekjet e Putin-it për të prerë kokën e demokracisë përmes kutive të votimit.

Rumunët me të drejtë morën përgjegjësinë për të ardhmen e tyre, dhe zgjodhën lirinë dhe mirëqenien në vend të putinizmit. Pas fitores së Nicusor Dan në garën presidenciale, presidenti amerikan Donald Trump i siguroi rumunët se ai do të “forcojë lidhjet tona me Rumaninë, do të mbështesë partneritetin tonë ushtarak, dhe do të promovojë e mbrojë interesat ekonomike dhe të sigurisë të Amerikës jashtë vendit.” 

Fatkeqësisht shumë njerëz, që duhet të dinë më mirë, ende po afrohen me Putin-in, duke mbështetur kandidatët e tij pro-rusë dhe duke minuar sigurinë e SHBA-së dhe të aleatëve të tjerë demokratikë. Influenceri i përkrahur nga Elon Musk, Mario Nawfal ishte në Moskë në maj, ndërsa babai i miliarderit të teknologjisë Elon Musk dhe komentuesit e diskutueshëm të krahut të djathtë amerikan Jackson Hinkle dhe Alex Jones morën pjesë në forumin Future 2050 në Moskë në qershor. Në forum folën shumë aleatë të Putin-it: filozofi i krahut të djathtë rus Alexander Dugin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev.

Beteja në Rumani u fitua, por lufta e Putin-it ndaj demokracisë vazhdon. Kush është i radhës në listën e tij? Zgjedhjet e kësaj vjeshte në Moldavi, Estoni, Gjeorgji, Holandë, Çeki dhe vende të tjera europiane janë të gjitha të pjekura për ndërhyrje. Por përpara se propaganda e tij të mund të zërë vend, është thelbësore të goditen shkeljet e tij ndaj ligjeve zgjedhore.

Lufta për demokracinë tani është shtrirë edhe në hapësirën kibernetike, ku taktikat e pushtimit të Putin-it duhet të pengohen, ashtu siç janë penguar edhe në fushën e betejës. Fusha e re e betejës është online, dhe në lojë është sovraniteti demokratik.

Mësimi nga Rumania është i qartë: Mbrojtja më e mirë ndaj propagandës është e vërteta, dhe guximi për ta thënë atë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Analiza e tre ish-ambasadorëve amerikanë: Putin po pushton më shumë se Ukrainën appeared first on Lapsi.al.

Rumani, presidenti emëron pro-evropianin Ilie Bolojan si kryeministër

20 June 2025 at 17:03

Presidenti rumun, Nicusor Dan njoftoi sot emërimin e Ilie Bolojan si kryeministër, pas disa javësh negociatash. Ky njoftim, përveç çdo zhvillimi të mëtejshëm, duhet t’i japë fund një periudhe të trazuar politike.

Aktualisht ai kryeson Senatin, por 56-vjeçarit të Partisë Liberale do t’i duhet të përmirësojë financat katastrofike dhe të pajtojë një vend thellësisht të ndarë.

“Ilie Bolojan është personi më i mirë për të kryer reformat e nevojshme në aparatin shtetëror rumun”, deklaroi Dan gjatë një fjalimi zyrtar në Bukuresht.

Në krah të tij, kreu i ardhshëm i ekzekutivit tha se ishte “i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij të madhe përballë situatës së vështirë buxhetore” në Rumani, një anëtare e BE-së me deficitin më të madh në bllokun evropian.

Emërimi i tij tani duhet të ratifikohet nga Parlamenti, ku ai shpreson të fitojë mbështetjen e katër partive pro evropiane.

E djathta ekstreme, e cila fitoi një të tretën e vendeve në zgjedhjet e dhjetorit, i quajti negociatat një “turp” dhe një “fyerje”, ashtu si edhe kreu i partisë nacionaliste AUR, George Simion, i cili u përjashtua nga diskutimet.

Kjo rritje e forcave euroskeptike, që kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Kievin, kishte shkaktuar shqetësim në Bruksel, pasi vendi me 19 milionë banorë ka qenë në ballë të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainën fqinje.

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

24 May 2025 at 10:10

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të NATO-s që kufizohen me Ukrainën, në përpjekje për ta vëzhguar rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe humanitare drejt Kievit, sipas një hetimi rishtazi, ku morën pjesë Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane. Fushata e gjerë […]

The post Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

RUMANI – Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e kandidatit të ekstremit të djathtë për të anuluar zgjedhjet

BUKURESHT, 22 maj /ATSH/- Një gjykatë e lartë rumune vërtetoi sot rezultatet e ripërsëritjes së zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë, menjëherë pasi hodhi poshtë kërkesën për anulimin e rezultateve nga kandidati i së djathtës ekstreme, i cili humbi bindshëm garën ndaj kundërshtarit të tij pro-Bashkimit Evropian, sipas AP.

Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë hodhi poshtë unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga kandidati George Simion – dhe lideri Aleancës për Unitetin e Rumunëve, partia e dytë më e madhe në të dy dhomat e parlamentit që nga viti 2024 – në të cilën ai pretendonte se ndërhyrja e huaj dhe manipulimi i koordinuar kishin ndikuar në votim.

Gjykata, më pas vërtetoi rezultatet dhe mbajti një ceremoni të shkurtër ku mori pjesë presidenti i zgjedhur, Nicusor Dan, kryetari i bashkisë së Bukureshtit, i cili fitoi balotazhin e tensionuar, duke mposhtur Simion me 53,6% të votave, një diferencë prej më shumë se 829,000 votash.

Simion, udhëheqësi 38-vjeçar i Aleancës së djathtë ekstreme për Unitetin e Rumunëve, e kishte pranuar humbjen pasi humbi në balotazh ndaj Dan, por më vonë i kontestoi rezultatet. Gjykata tha se vendimi i saj ishte përfundimtar.

Në kërkesën e tij për të anuluar zgjedhjet, Simion pretendoi se kishte prova të pakundërshtueshme se – Franca, Moldavia dhe “aktorë të tjerë” kishin ndërhyrë në votim, por nuk paraqiti asnjë provë. //a.i/

 

The post RUMANI – Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e kandidatit të ekstremit të djathtë për të anuluar zgjedhjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Rumani, kandidatit Simion i refuzohet kërkesa

22 May 2025 at 11:44

Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar zgjedhjet presidenciale nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi bindshëm garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën.

Pas shqyrtimeve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e ka refuzuar unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, në të cilën ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjykata ka thënë se vendimi i saj është përfundimtar, raporton AP.

Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave, apo mbi 829.000 vota më shumë se kundërshtari i tij.

Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, Simion ka thënë, në një postim në rrjetin social Facebook, se Kushtetuesja “ka vazhduar puçin!”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë!”, është shprehur ai. “Ju bëj thirrje të qëndroni përkrah meje, sot dhe në javët e ardhshme!”, ka shkruar Simion.

Votimi i së dielës u mbajt disa muaj pasi e njëjta gjykatë i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e mëparshme, në të cilat kandidati pa përvojë i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, udhëhoqi në rundin e parë, pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Rumani, kandidatit Simion i refuzohet kërkesa appeared first on Euronews Albania.

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

22 May 2025 at 11:59

Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar zgjedhjet presidenciale nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi bindshëm garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën.

Pas shqyrtimeve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e ka refuzuar unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, në të cilën ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Gjykata ka thënë se vendimi i saj është përfundimtar, raporton AP.

Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave, apo mbi 829.000 vota më shumë se kundërshtari i tij. Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, Simion ka thënë, në një postim në rrjetin social Facebook, se Kushtetuesja “ka vazhduar puçin!”.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë!”, është shprehur ai. “Ju bëj thirrje të qëndroni përkrah meje, sot dhe në javët e ardhshme!”, ka shkruar Simion.

Votimi i së dielës u mbajt disa muaj pasi e njëjta gjykatë i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e mëparshme, në të cilat kandidati pa përvojë i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, udhëhoqi në rundin e parë, pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar.

Në kërkesën e tij për anulimin e zgjedhjeve, Simion kishte pretenduar se kishte “prova të pakundërshtueshme” që Franca, Moldavia dhe “aktorë të tjerë” kishin ndërhyrë në zgjedhje, por nuk i kishte paraqitur ato. Ai kishte pretenduar, po ashtu, se “njerëz të vdekur” kishin marrë pjesë në votim, duke kërkuar që zgjedhjet të anulohen mbi bazën e njëjtë të vendimit të vitit të kaluar nga gjykata.

Simion ka shfrytëzuar zemërimin për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe, pasi ka dalë i katërti në votimin e anuluar, është bërë bashkë me Georgescun, të cilit i ishte ndaluar në mars pjesëmarrja në përsëritjen e zgjedhjeve. Në rundin e parë të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale, më 4 maj, Simion fitoi bindshëm përballë 11 kandidatëve të tjerë, për të siguruar balotazhin.

Disa orë pas hapjes së votimit për rumunët jashtë vendit, të premten, Simion akuzoi qeverinë e Moldavisë fqinje për mashtrime në zgjedhje, që autoritetet moldaviane dhe rumune i kanë mohuar. Ai pretendon se njerëzit janë transportuar ilegalisht në qendra votimi në Moldavi, duke ndikuar në 80.000 vota. Më shumë se gjysma e moldavianëve kanë nënshtetësi rumune, dhe rreth 158.000 njerëz kanë votuar në vendvotime të hapura për balotazh në Moldavi. REL/

The post Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani appeared first on Sot News | Lajme.

KOMENT – Pro evropiani Dan presidenti i ri i Rumanisë

BUKURESHT, 19 maj /ATSH-DPA/ – Kryetari i bashkisë së Bukureshtit, pro evropiani Nicușor Dan, është gati të bëhet presidenti i ri i Rumanisë, pasi pothuajse të gjitha votat e numëruara deri në mëngjesin e së hënës e treguan atë përpara sfiduesit të tij të ekstremit të djathtë, George Simion, në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Me votat e numëruara nga më shumë se 99% e qendrave të votimit, autoriteti zgjedhor në Bukuresht tha se Dan kishte siguruar afërsisht 54,1% të votave, ndërsa Simion ishte pas me rreth 45,9%.

“Do të ketë një periudhë të vështirë përpara, e nevojshme për ribalancimin ekonomik për të hedhur themelet e një shoqërie të shëndetshme. Ju lutem kini shpresë dhe durim”, u tha Dan mbështetësve, pasi sondazhet e daljes e treguan atë në krye.

Më parë, Simion e kishte shpallur veten fitues, shumë kohë para numërimit përfundimtar dhe kundër parashikimeve.

“Ne jemi fituesit e qartë të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion në televizion drejtpërdrejt para mbështetësve të tij në Bukuresht pasi u mbyllën qendrat e votimit.

Ai bëri deklarata të ngjashme në platformat e mediave sociale Facebook dhe X.

Para zgjedhjeve, Simion kishte akuzuar autoritetet për përpjekje për mashtrim zgjedhor, megjithëse nuk dha prova.

Portali i lajmeve G4media.ro raportoi, duke cituar burime të paidentifikuara brenda partisë AUR të Simion, se ishin duke u zhvilluar plane për të kundërshtuar zgjedhjet nëse kandidati i tyre shpallej zyrtarisht humbës.

Zgjedhjet presidenciale janë një përsëritje e votimit të nëntorit të kaluar.

Atëherë, kandidati pro-rus Calin Georgescu fitoi raundin e parë, pasi kishte bërë fushatë kryesisht në platformën online TikTok.

Megjithatë, pak para votimit të planifikuar të balotazhit, Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë për shkak të parregullsive në financimin e fushatës dhe i ndaloi Georgescut të kandidonte përsëri.

Zgjedhjet shihen si të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, e cila ka qenë duke u mbrojtur nga një pushtim i plotë rus për më shumë se tre vjet.

Presidenti rumun ka ndikim të fortë mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Simion, i cili është kritik ndaj mbështetjes për Ukrainën, kishte përfunduar rreth 20 pikë përqindjeje përpara Danit në raundin e parë të votimit më 4 mars, por nuk arriti të siguronte shumicën absolute.

Dan, i lidhur me qëndrimin e BE-së, mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë./ a.jor.

The post KOMENT – Pro evropiani Dan presidenti i ri i Rumanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pro evropiani fiton zgjedhjet në Rumani, merr balotazhin në zgjedhjet presidenciale

19 May 2025 at 16:38

Kryebashkiaku liberal dhe pro-evropian i Bukureshtit, Nicusor Dan ka fituar sfidën e fortë përballë nacionalistit George Simion, për drejtimin e presidencës së vendit, i përfshirë prej disa muajsh nga një turbulencë politike.

George Simion, kryetar i partisë ekstremiste të djathtë AUR, fitoi bindshëm raundin e parë të mbajtur më herët gjatë muajit, duke nxitur një valë zemërimi tek qytetarët rumunë.

Por të dielën, ishte Nicusor Dan, që arriti fitoren me 53.6 për qind të votave, edhe pse Simion pati më shumë sukses nga votat e diasporës rumune.

“Ne duhet ta ndërtojmë Rumaninë së bashku, pavarësisht për kë votuat”, deklaroi Dan pasi fitorja e tij ishte e sigurt.

Rreth 11.5 milionë rumunë votuan në balotazhin e së dielës dhe Dan siguroi mbështetjen e më shumë se 6 milionëve.

Matematikani priti deri pas mesnate përpara se të prononcohej i sigurt që shifrat ishin në anën e tij dhe vetëm atëherë iu drejtua mbështetësve të mbledhur në një park përballë Bashkisë së Bukureshtit.

Ata u entuziazmuan dhe brohoritën emrin e tij. “Një numër i madh qytetarësh rumunë, që duan një ndryshim të thellë në Rumani, fituan zgjedhjet”, u shpreh Dan në fjalimin e mbajtur.

Ndërsa Simion, në reagimin e tij, pranoi humbjen.

The post Pro evropiani fiton zgjedhjet në Rumani, merr balotazhin në zgjedhjet presidenciale appeared first on Euronews Albania.

Begaj uron presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar sot presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025. Nicușor Dan, ish-kryetar i bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Urime Nicusor Dan për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq”, u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

/a.f/r.e/

The post Begaj uron presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Rumani, pro-europiani Nicusor Dan bëhet president i vendit

By: user 11
19 May 2025 at 08:47

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-europian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave.

Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. “Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.” Simion mori rreth 46 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54 për qind të votave.

Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën (18.05.) në Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan. Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.

Simion fillimisht e shpalli veten fitues

Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan.

“Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.

Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia

Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me “indikacione të ndërhyrjes ruse”. “Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në X para mbylljes së qendrave të votimit. “Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai./ DW

The post Zgjedhjet në Rumani, pro-europiani Nicusor Dan bëhet president i vendit appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet në Rumani/ Kandidati liberal i qendrës Nicușor Dan kryeson me 55%

By: user 4
18 May 2025 at 21:15

Kandidati i pavarur centrist dhe kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, Nicușor Dan, pritet të jetë presidenti i ri i Rumanisë, sipas vlerësimeve të para nga sondazhet dalëse (exit polls).

Matematikani 55-vjeçar ka fituar ndaj kandidatit të ekstremit të djathtë, George Simion, me një rezultat prej 55% kundrejt 45%, sipas të dhënave të publikuara mbrëmjen e së dielës.

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve ishte masive, duke arritur në 64.5%, ndjeshëm më e lartë se 53% që ishte në raundin e parë.

Rezultatet zyrtare priten brenda orëve në vijim nga Autoriteti Qendror Zgjedhor i Rumanisë.

Në deklaratat e tij të para pas publikimit të exit poll-eve, Nicușor Dan vlerësoi “qëndrueshmërinë mbresëlënëse” të shoqërisë rumune, e cila – siç tha ai – kërkon ndryshime të thella.

“Kjo fitore tregon se rumunët zgjodhën dialogun në vend të urrejtjes,” theksoi kandidati i pavarur me profil liberal, duke shtuar se shoqëria dërgoi një mesazh të fortë në mbështetje të demokracisë, maturisë dhe reformave institucionale.

The post Zgjedhjet në Rumani/ Kandidati liberal i qendrës Nicușor Dan kryeson me 55% appeared first on Lapsi.al.

❌
❌