Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

9 August 2025 at 09:57

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Batushë të Graçanicës.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 18:00.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

The post Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë appeared first on Telegrafi.

Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm

6 August 2025 at 09:45

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për vendosjen e masës së përkohshme, pezullimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e parcelave të kësaj Komune në shfrytëzim të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës rezidenciale për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.

Kjo u bë e ditur në vendimin për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, të publikuar më 5 gusht.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se kërkesa e parashtruesit të kërkesës për masë të përkohshme ndaj Vendimit të kontestuar duhet të miratohet, sepse i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.

“Gjykata, në fund rithekson se, miratimi i masës së përkohshme deri më 31 tetor 2025, nuk paragjykon në asnjë mënyrë pranueshmërinë dhe meritat e kërkesës”, thuhet në vendim.

Ndryshe, më 28 gusht 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin me të cilin disa parcela në Komunën e Graçanicës i jepen në në shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë down, dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë” në periudhë prej 99 vitesh. /Telegrafi/

 

The post Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për Autizëm appeared first on Telegrafi.

Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend

By: Elva
5 August 2025 at 10:44

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 16 vatra zjarri nëpër territorin e vendit, nga të cilat njëra mbetet aktive dhe një tjetër është nën monitorim për shuarje të plotë. Zjarri aktiv ndodhet në fshatin Dhores, në bashkinë Skrapar, ku vijojnë punimet për fikjen e tij. Ndërkohë, zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në bashkinë Dibër, […]

The post Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend appeared first on BoldNews.al.

Ambasadori gjerman viziton fshatin Bisnicë në Pogradec

4 August 2025 at 19:21

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi së fundmi fshatin Bishnicë në rrethin e Pogradecit, ku organizata gjermane humanitare “Christliches Hilfswerk Wismar” prej shumë vitesh zhvillon punë sociale dhe me të rinjtë.

Ambasada financoi sigurimin e materialeve të ndërtimit për një qendër shëndetësore, e cila u ndërtua me punë vullnetare.

Mirëmbajtja e godinës sigurohet nga Bashkia e Pogradecit, e cila në të njëjtën ndërtesë menaxhon edhe një shkollë komunitare.

Ky projekt është një shembull i bukur i ndihmës “Hilfe zur Selbsthilfe” dhe i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme.

Ambasada gjermane shprehu në një postim në rrjetet sociale falenderime të përzemërta për Bashkinë, komunën Vërçan dhe organizatën “Christliches Hilfswerk Wismar”, si dhe për kryetarin e saj të palodhur, Frieder Weinhold.

“Së bashku kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e Bishnicës”, thekson Ambasada gjermane.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Ambasadori gjerman viziton fshatin Bisnicë në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

31 July 2025 at 19:46

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë. Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota. Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, […]

The post Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

By: M C
31 July 2025 at 19:57

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë.

Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.

Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen.

The post Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët appeared first on Albeu.com.

Banorët e disa fshatrave të Gjilanit paraqesin kërkesat e tyre në dëgjimin buxhetor

30 July 2025 at 09:45

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor në disa fshatra të komunës së Gjilanit.

Zyrtarët komunalë, kanë shkuar në Cërnicë, ku kanë marrë idetë e projekteve të qytetarëve edhe të Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët.

Në njoftimin për media thuhet se udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se janë këtu për të marrë kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave që të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme.

Kjo po bëhet në bazë të konsultimeve buxhetore.

Në takim me banorët e këtyre lokaliteteve ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Arsimit, Shpend Nuhiu, zyrtarë nga Drejtoria për Buxhet e Financa dhe zyrtarë tjerë komunalë.

 

 

The post Banorët e disa fshatrave të Gjilanit paraqesin kërkesat e tyre në dëgjimin buxhetor appeared first on Telegrafi.

Egli Tako bëhet virale me brohoritjet kundër Serbisë në koncertin e saj në Drenicë

By: D Marku
28 July 2025 at 13:12

Pas një periudhe me komente të shumta rreth performancave të saj, këngëtarja Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes me një koncert të mbajtur së fundmi në Drenicë.

E njohur për vokalin e fuqishëm dhe energjinë në skenë, këtë herë Egli u shfaq e mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, teksa interpretoi këngën e ndjeshme “A vritet pafajësia”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.

Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.

Por, në Drenicë, Egli zgjodhi një qasje më solemne dhe emocionuese, duke e lidhur performancën me simbolikën kombëtare dhe ndjenjën patriotike.

Një tjetër moment që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte hyrja e saj para se të fillonte këngën.

Egli nisi një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiume gjatë ndeshjeve futbollistike: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj në kor me brohoritjen e njohur “Q**sha motrën!”.

Kjo skenë u përsërit disa herë dhe ndezi atmosferën në koncert, duke u shpërndarë me shpejtësi në TikTok dhe Instagram.

Vetë Egli, në një postim në Instagram pas koncertit, falënderoi Drenicën dhe ndau me ndjekësit se ka qenë nën trajtim për dëmtim të kordave vokale që prej tre muajsh.

Ajo theksoi se pavarësisht sfidave shëndetësore, vazhdon të këndojë nga shpirti, veçanërisht për këngët e vendit të saj.

Koncerti i Drenicës, ndonëse i shoqëruar me zëra të ndryshëm, e riktheu Eglin në qendër të diskutimeve si për zërin, ashtu edhe për mesazhin që përcolli.

The post Egli Tako bëhet virale me brohoritjet kundër Serbisë në koncertin e saj në Drenicë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Zjarri në Selenicë, forcat e ushtrisë të angazhuar në terren, ndërhyhet edhe me helikopter

26 July 2025 at 10:34

Një vatër zjarri e cila përbën rrezik është përhapur këtë të shtunë në rrethin e Vlorës është ajo e Selenicës.

Zjarri që nisi dy ditë më parë në fshatin Pllocë ka kaluar shpatin e malit dhe është përhapur në fshatrat fillimisht Velcë dhe Ramicë, ndërsa tashmë pasi ka djegur sipërfaqe të mëdha tokë në disa fshatra ka përfunduar në fshatrat Verbas dhe Matogjinë. Aty ka rrezik edhe për banesa në zonë.

Për shkak të rrezikut të kësaj vatre aty kanë shkuar sot forcat e ushtrisë që po luftojnë me flakët jo vetëm kaq, por nga ajri po veprojnë edhe helikopter Couger që po hedhin ujë nga ajri për ta shuar.

/abcnews.al/

Zjarret/ 29 vatra në 24 orët e fundit, 13 ende aktive. Ministria e Mbrojtjes qytetarëve: Njoftoni autoritetet në çdo rast, strukturat në terren

26 July 2025 at 10:14

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri, ku është përqendruar edhe puna e forcave operacionale:

–       Qarku Vlorë. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e plotë të zjarrit nga 7 efektivë të MZSH Vlorë dhe 4 forca të pyjores.

–       Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka vazhduar puna për zjarrin e rënë në kullota. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez.Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc – Ramic – Verbas – Matogjin të njësisë administrative Brataj. Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

–       Qarku Gjirokastër. Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, njësia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe, forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.

–       Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.

–       Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë.

–       Qarku Elbasan. Nëz onën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Qarku Lezhë. Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Qarku Korçë. Në fshatin Dishnicë. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Zjarri në vendi i quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku është kjo vatër zjarri është i veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e saj

–       Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara  dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

–       Po punohet për shuarjen e zjarrit  në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.

–       Qarku Berat. Në fshatin Muzhakë. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur dhe vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses, por situata është nën kontroll.

–       Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe Galinë). Gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë. Dje është ndërhyrë edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

–       Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan po vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat operacionale.

–       Qarku Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit. Ditën e sotme janë angazhuar 7 punonjës të AdZM Kukës, për shuarjen e zjarrit.

–       Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha. Sot kjo vatër zjarri vazhdon të jetë aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 140 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura e 2 helikopterë hungarezë.

Nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), sot nuk priten reshje shiu.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius në zonat e ulëta.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në ndjekje të situatës së krijuar nga zjarret. Në këto ditë me temperatura ekstreme, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit.

Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku: Situata kritike, po punohet për evakuimin e banorëve

By: redi
25 July 2025 at 15:10

11 banesa të djegura është bilanci i zjarrit që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë. Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve. Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, thotë se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. …

Source

Përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

By: redi
24 July 2025 at 21:18

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë në territorin e malit të Moravës mbi qytet. Terreni i thyer malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe favorizimi nga era ka bërë që flakët të zgjerohen mbi fshatin Barç. Nga komunikimi me nënkryetarin e bashkisë Korçë, Kletjon Kita…

Source

Zjarr në Selenicë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

By: Ela
24 July 2025 at 11:34

Zjarri ka përfshirë zonën e Sevasterit në Bashkinë e Selenicës paraditen e sotme. Raportohet se zjarri ka prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke. Ndërhyrja për të shuar flakët është bërë edhe më e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Ndërkohë, deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara.

The post Zjarr në Selenicë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Selenicë, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit malor  

24 July 2025 at 11:05

Zjarri ka përfshirë zonën e Sevasterit në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Ndërhyrja është bërë edhe më e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Ndërkohë deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat

By: Elva
22 July 2025 at 18:50

Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e disa vatrave zjarri në vend, mes të cilave një ndër më problematiket është ajo në zonën e Dishnicës. Zjarri vijon të jetë aktiv prej disa orësh dhe deri më tani nuk është vënë nën kontroll. Si pasojë, janë djegur sipërfaqe me bimësi, ndërsa fatmirësisht […]

The post Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat appeared first on BoldNews.al.

Bashkia Selenicë, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive administrative

By: Rovena
15 July 2025 at 11:21

Bashkia Selenicë japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive administrative. Dorëheqjet e tyre tashmë janë protokolluar si edhe konfirmohet në rrugë zyrtare nga bashkia e Selenicës.

Dorëheqjet e tyre vijnë në një moment, kur vetë kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin të zhvilluar në Durrës pak ditë më parë kërkoi dorëheqjen edhe të të gjithë kryetareve të njësive administrative pas dorëheqjeve të kërkuara për drejtorët e institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Edhe në bashkinë e Selenicës janë konfirmuar tashmë dorëheqjet e pesë drejtuesve të njësive administrative. Megjithatë puna e tyre do të analizohet dhe në fund pas një analize të detajuar do të shikohet nëse do të ketë largim përfundimtar të tyre.

Urdhri pritet të zbatohet edhe në bashkinë e Vlorës aty, ku deri më tani janë konfirmuar dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor./abcnews.al

Qaka: Gjenocidi në Bosnje u dokumentua, por u tjetërsuan provat

11 July 2025 at 19:10

Në Bosnje dhe Hercegovinë, përkatësisht në Srebrenicë, sot është shënuar 30-vjetori i gjenocidit të kryer nga forcat serbe ndaj popullatës civile myslimane, ndërsa drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka arritur që vetëm disa persona t’i dënojë për këtë vepër.

Në këtë përvjetor, nga Kosova ka qëndruar në Srebrenicë një delegacion i lartë shtetëror.

Lidhur me këtë, në RTV Dukagjini ka folur politologu Adnan Qaka.

“Fatkeqësia më e madhe është që nuk ka pasur vullnet politik që të dënohet Serbia për krim e gjenocid, që në fakt nuk e ka bërë vetëm në një qytet, në Srebrenicë, por në tërësi. Duhet ta themi qartë se ajo që ka bërë Serbia në Bosnje është gjenocid i pastër”, ka thënë ai.

Sipas Qakës, padinë që Bosnja e ka formuluar, e ka bërë në mënyrë mjaft profesionale, me prova shkencore dhe me fakte të fuqishme e ekspertë të dëshmuar.

“Mirëpo, kjo ka qenë një çështje puro politike, ku është një e vërtetë që është dëshmuar edhe nga Florens Hardman, zëvendësprokurorja e Tribunalit të Hagës, që shumë dëshmi, shumë prova që i ka depozituar Bosnja në Tribunalin e Hagës – këto që kanë qenë, do të thotë, shtetet që i kanë bartur këto fakte, dokumente për Tribunalin e Hagës – edhe i kanë manipuluar, thjesht janë tjetërsuar ato dokumente, ku qëllimi i qartë ka qenë që të mos dënohet Serbia për krimin e gjenocidit”, ka thënë Qaka.

The post Qaka: Gjenocidi në Bosnje u dokumentua, por u tjetërsuan provat appeared first on Telegrafi.

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

By: Elva
11 July 2025 at 19:26

Çdo vit, Nermin Qatiq kthehet në Bosnje e Hercegovinë nga shtëpia e tij në Suedi, për të hapur shtëpinë e vjetër të familjes, e cila tani është bosh. Ai pret tash e tri dekada që të gjenden eshtrat e vëllait të tij. Nëna e tij kaloi 26 vjet duke u përpjekur t’i gjente ato dhe […]

The post Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë? appeared first on BoldNews.al.

Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Në Srebrenicë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në kuadër të vizitës një ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, ministri Hasani zhvilloi takime me homologun e tij,  Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe me Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

/k.s//a.f/

The post Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Von der Leyen & Costa: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian përkujtuan masakrën e Srebrenicës, në të cilën u vranë rreth 8 000 myslimanë boshnjakë në vitin 1995 gjatë luftës në Bosnjë, dhe paralajmëruan për mohimin e gjenocidit.

“Disa ngjarje në histori hedhin një hije që shtrihet nëpër breza. Gjenocidi në Srebrenicë është një prej tyre. Ai qëndron ndër kapitujt më të errët në kujtesën kolektive të Evropës”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Më 11 korrik 1995, serbët e Bosnjës pushtuan enklavën myslimane të Srebrenicës. Në ditët pasuese, u vranë rreth 8 000 njerëz, shumica e të cilëve ishin burra dhe djem adoleshentë.

Gjykatat ndërkombëtare e njohën zyrtarisht masakrën si gjenocid.

“Është detyra jonë të kujtojmë dhe të ruajmë të vërtetën, në mënyrë që brezat e ardhshëm të dinë saktësisht se çfarë ndodhi”, shtoi von der Leyen.

“Ne hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë çdo mohim, shtrembërim ose minimizim të gjenocidit të Srebrenicës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës”, shtoi ajo.

Sipas raportimeve të mediave lokale, incidentet e mohimit të gjenocidit të Srebrenicës janë në rritje, me udhëheqjen rajonale të serbëve të Bosnjës në Bosnje-Hercegovinë që merr pjesë në mohime./   /os/

 

The post BRUKSEL – Von der Leyen & Costa: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌