TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci njoftoi sot se, për shkak të temperaturave ekstreme, ka ndodhur një avari në linjën 110 kV të furnizimit me energji elektrike, e cila furnizon nënstacionet e qytetit të Shkodrës.
Beci u shpreh se, grupet e punës kanë bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji në nënstacionet dhe po monitorojnë në vijimësi situatën, me qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme në qytet.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës tha se, si pasojë e temperaturave të larta gjatë mesditës, është shfaqur një vatër zjarri në zonën e Oblikës, e cila po mbahet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, pavarësisht erës që favorizon përhapjen e flakëve.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e çdo situate dhe janë në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Grupet e punës së OSHE në Shkodë, si dhe aksioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Oblik
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka shmangur në dy mbledhjet plenare të fundit, më datat 11 dhe 16 korrik, të shqyrtojë kërkesën e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli për ta mbrojtur ndaj sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj saj, lidhur me mosfillimin e hetimit për një kallëzim të kryer për ndërtimet në Theth, megjithëse […]
“Thethi një kartolinë e mrekullisë shqiptare katandisur në një praktikisht territor toke të xanun”, u shpreh kryeministri Rama në një komunikim në Facebook në fillim të javës, ndërsa në terren, në fshatin turistik nisi shembja e dhjetëra godinave prej druri.
“Boll ma, tokë e xanun!” ishte edhe thirrja e kreut të bashkisë Shkodër, Benet Beci. Por, pikërisht kjo shprehje evokon një etiketim përçmues të vuajtur prej vitesh nga qytetarët e Shqipërisë së veriut si “të ardhurit” me veprime “kundër shtetit”. Dhe në këtë rast jo të gjitha janë të vërteta.
Citizens, ishte në terren dhe për këtë ju parashtron disa të vërteta:
Familjet në Theth janë autoktone pasi në këtë zonë banorët jetojnë prej qindra vitesh dhe askush nuk ka zenë tokën e askujt.
Problemi qëndron se jo të gjithë kanë mundur të pajisen me certifikata pronësie. Kjo, për shkak të lëmshit që krijoi qasja me ligjin 7501 dhe se në vitin 1966 zona u shpall Park Kombëtar, status i cili nuk i ndihmoi aspak banorët e Thethit të gëzonin certifikata pronësie.
Madje, edhe ata që mundën të siguronin certifikata hasën në vështirësi për të rregulluar qoftë edhe shtëpitë e vjetra të tyre, pasi në Parqet Kombëtare, zhvillimi urban është i kufizuar.
Pas vitit 2017, Thethi u shpall Qendër Historike e Mbrojtur, duke ua ndërlikuar më tej çështjen. Zona, me këtë cilësim vlerësohet për historinë e saj dhe arkitekturën unike të kullave.
Por, edhe pse rregullorja parashikonte mundësinë e restaurimeve dhe rijetëzimit urban në zonë, banorët u përballën me zvarritje dhe sorollatje në procesin e marrjes së lejeve.
Në disa raste, një projekt restaurimi që miratohej nga Ministria e Kulturës, refuzohej për leje pikërisht nga bashkia Shkodër.
Në tërë këtë histori, familjet e Thethit me dëshirën për të punuar në fshatin dhe tokat e tyre investuan në turizëm duke kthyer shtëpitë dhe bujtinat dhe duke zgjeruar më pas aktivietetin në kabina druri.
Paligjshmëria e tyre u nxit nga mungesa e vullnetit shtetëror për të zgjidhur çështjen e certifikatave të pronësisë dhe mënyrës së ndërtimit, pa plan apo vizion real.
Në këtë këndvështrim, nuk ka kuptim që një vit më parë ata të jenë “kartolina e turizmit të veriut”, dhe një vit më pas “uzurpues të tokave të tyre”.
Qendrime të ndryshme për ndërtimet pa leje në Theth
“Mirë se ke ardhur e mirë se të ka prurë Zoti!”, iu drejtua një vit më parë një nga vajzat e Thethit kryeministrit Rama duke i shërbyer bukë.
Vetë kryeministri iu drejtua banorëve se nuk janë “thjesht banorë të një fshati, sot Thethi është destinacion evropian turistik”.
Rama shpërndau atë kohë 200 tituj pronësie, ndërsa përmendi edhe 50 tituj të tjerë, të cilat sipas tij janë ndërtuar në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar nga ligji ekzistues për legalizimet. Ndërsa përmendi dhe faktin se janë vendosur shumë gjoba për ndërtimet pa leje.
“Janë vendosur si rezultat i ndërhyrjeve apo ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër apo aty ku keni truallin tuaj që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit”, u shpreh Rama, ndërsa premtoi se qeveria do t’i falë të gjitha këto gjoba.
Ai legjitimoi faktin se banesat nuk janë ndërtuar sipas ligjit “jo se banorët nuk kanë dashur”, por se shtrëngimi i legjislaciont në këtë zonë e bën të pamundur.
Një vit më pas, qëndrimi ka ndryshuar: 80 banesa shemben në Theth në kulmin e sezonit turistik.
TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi sot se ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit.
Beci e cilëson këtë si një operacion të rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.
“Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet. Falënderoj të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, por në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohjen time për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.
Beci tha se “ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin”.
Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.
TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndjekur nga afër sot në plazhin e Velipojës, menaxhimin e hapësirave në zonë.
Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake.
“Vetëm sot u vendosën 3 masa ndëshkuese”, tha Beci.
“Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në plazh dhe të njihesha me disa prej shqetësimeve të tyre. I sigurova se Bashkia Shkodër e ka në vëmendje të veçantë plazhin e Velipojës, me fokus në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimin e hapësirave publike”, vijoi ai.
Kryebashkiaku i Shkodrës shtoi se po bëhet gati edhe plazhi i menaxhuar nga Bashkia, i cili do të ofrojë kushte të përshtatshme për çdo pushues që frekuenton Velipojën, me një tarifë prej vetëm 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë.
“I është kërkuar firmës së gjelbërimit që urgjentisht të marrë masa për vënien në punë të shatërvanit në qendër të shëtitores, zëvendësimin e pompave të ujit dhe krijimin e një mjedisi sa më komod për të gjithë pushuesit që zgjedhin Velipojën”, tha Beci.
Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i punës së pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.
Nga takimet e kryebashkiakut të Shkodrës me pushues në plazhin e Velipojës
TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilluan sot takime me fermerë të zonës së Postribës dhe Rrethina.
Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, këto takime informuese me fermerët në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, zhvillohen në kuadër të planit të hartuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve është ndërgjegjësimi për rreziqet e murtajës së bagëtive të imta, si dhe marrja e masave parandaluese në kohë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe specialistët e fushës.
Gjatë takimeve, u diskutua për rëndësinë e masave higjieno-sanitare, mënyrat e mbrojtjes së tufave, si dhe u dhanë këshilla praktike nga veterinerë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër.
Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuara për të qenë në terren pranë fermerëve, duke i mbështetur ata në përballimin e kësaj sfide dhe në garantimin e një blegtorie të sigurt dhe të qëndrueshme.
Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ministrisë së Bujqësisë, takime me fermerë të zonës së ...
TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.
“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.
Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.
TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë pamje nga punimet në këtë aks rrugor, ndërsa është shprehur se rruga panoramike Shirokë–Zogaj po kalon nga një aks i amortizuar në një infrastrukturë moderne, funksionale dhe të sigurt.
“Ky investim strategjik ka hyrë në fazën e avancuar të punimeve, me përfundimin e gërmimeve, mbushjeve dhe ndërtimin e strukturave mbajtëse”, tha Beci.
Sipas Becit, “ky projekt i jep fund harresës për zonën, duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për turizmin përgjatë liqenit të Shkodrës, por edhe duke shërbyer si një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.
Ndërkohë, banorët e kësaj zone shprehen të kënaqur për investimin, të cilin thonë se kishin kohë që e prisnin.
“Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehen ata.
Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.
Rruga, bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.
TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Bujar Qamili, artisti i njohur shkodran, Nderi i Kombit, dhuroi emocione të forta në një natë magjike për publikun e tij të zemrës, në koncertin recital të mbajtur mbrëmjen e djeshme në sheshin para bashkisë Shkodër.
Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën.
Koncerti zgjati për disa orë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare si Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku, të cilët u pritën me duartrokitje të gjata nga një publik që nuk ndaloi së kënduari.
Në përfundim të koncertit, Bujar Qamili, falënderoi publikun shkodran për dashurinë dhe energjinë e jashtëzakonshme që i dhuroi gjatë gjithë mbrëmjes.
Edhe këngëtarët e ftuar e cilësuan pjesëmarrjen në këtë koncert si një privilegj të veçantë, për të ndarë skenën me një emër të madh të muzikës shqiptare.
Kjo mbrëmje muzikore e organizuar nga Bashkia dëshmoi se Shkodra është jo vetëm qyteti i artit dhe kulturës, por edhe i mikpritjes dhe festës.
TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Për disa minuta, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe stuhi me erë të fortë.
Në një njoftim të bashkisë Shkodër, bëhet me dije se në unazën perëndimore dhe disa zona të tjera të qytetit janë regjistruar raste të rrëzimit të pemëve, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.
Strukturat e Bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe lirimin e plotë të rrugëve, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për qytetarët.
Në Shkodër vijon dita e dytë e përplasjes mes Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi” me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për […]
Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s u mbajt për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ekipin fitues të Kampionatit të Parë Botëror të Futbollit të IPA World, ku triumfoi Shqipëria.
“Pata kënaqësinë të takoja ekipin e IPA Albania, të cilët arritën t’i dhurojnë Shqipërisë titullin e parë në Kampionatin Botëror të futbollit për efektivët e policisë zhvilluar në Shkodër. I përgëzova jo vetëm për këtë arritje të madhe, por edhe për kontributin në organizimin e këtij eventi, në të cilin Bashkia Shkodër ishte partnere, në kuadër të nismës “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025”, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga e gjithë bota””, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria u shpall kampione e Turneut të Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë IPA, duke triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Zvicrës në finalen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Në ceremoninë përmbyllëse, u ndanë çmime dhe medalje për ekipet dhe individët më të spikatur të turneut.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një takim ekipin fitues të Kampionatit të Parë ...
TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ishe sot në plazhin e Velipojës për të ndjekur aksionin që ka nisur prej ditës së hënë për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe ndërtimet pa leje.
Beci së bashku Drejtorin e Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi, dhe drejtues të policisë kufitare u takuan me pushues në plazhet publiket, nga ku morën edhe mesazhe pozitive për punët e mira që po realizohen nga bashkia e Shkodrës.
Në Velipojë po vijon ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave të dedikuara për plazhet publike dhe sistemimin e të gjitha zonave për pushuesit në plazh.
Me urdhër të kryetarit të Bashkisë Shkodër, që prej ditës së hënë është ngritur një Task Forcë mes Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.
Kjo strukturë ka si qëllim lirimin e hapësirave për pushuesit, rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonat publike përgjatë pedonales dhe shëtitores së plazhit, si dhe evidentimin e të gjitha objekteve që nuk disponojnë leje për ushtrimin e aktivitetit në plazhin e Velipojës.
Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe Task Forca në Velipojë për lirmin e hapësirave publike
TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci prezantoi sot drejtuesin e ri të Policisë Bashkiake të Shkodrës, Saimir Rrustemin, me të cilin zhvilloi edhe një takim në ambientet e bashkisë së këtij qyteti.
Sipas Becit, me titullarin e ri të Policisë Bashkiake nis një rrugëtim i ri për këtë institucion, ndërsa shtoi se “eksperienca dhe profesionalizmi i Saimirit do të jenë një vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën”.
Ndërkohë, Beci tha se drejtuesi i vjetër i Policisë Bashkiake, Elton Myrtaj do të jetë sërish pjesë e ekipit të kësaj Policie, që ka vënë bazat e funksionimit të këtij institucioni, i cili sot ka një imazh të ri në Shkodër. /j.p/
Nga prezantimi i drejtuesit të ri të Policisë Bashkiake në Shkodër
TIRANË, 26 maj/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se në zonën e urës “Dervishbeg” po kryhen punime për vendosjen se sistemit kapot në fasadat e pallateve.
Sipas Becit, punimet për rritjen e efiçencës energjetike dhe përmirësimin estetik të pallateve përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati” po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Beci pohoi se “përmes sistemit kapot, fasadat e godinave po transformohen, duke sjellë jo vetëm një pamje tjetër për këto godina, por edhe kursim energjie për banorët”.
Kryebashkiaku i Shkodrës tha se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa puna ka nisur prej një viti e gjysmë në pallatet e pozicionuara në rrugët kryesore të qytetit, nga të cilat kanë përfunduar 80 pallate dhe 20 të tjera janë në proces.
Nga projekti për sistemin kapot të pallatave në Dervishbeg në Shkodër
TIRANË, 19 maj /ATSH/ Në kuadër të Javës së Familjes, bashkia Shkodër organizoi një aktivitet të veçantë me përfituesit e projektit “Fuqizimi i komunitetit përmes ofrimit të shërbimeve ditore të alternuara për fëmijët dhe familjen”, duke e kthyer këtë takim në një festë të mirëfilltë të kalimit të kohës cilësore mes prindërve dhe fëmijëve.
Në njoftimin e bashkisë, thuhet se ky aktivitet shënoi mbylljen e një projekti të rëndësishëm, i cili përmes shërbimeve ditore dhe aktiviteteve të strukturuara, ka sjellë më shumë mbështetje, përfshirje dhe zhvillim për fëmijët dhe familjet në komunitet e lagjes Nr.1 dhe Nr.5.
“Në një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse, prindërit dhe fëmijët patën mundësinë të lidhen më fort përmes lojërave, aktiviteteve kreative dhe kohës së përbashkët sepse cilësia e kohës së kaluar së bashku ndërton marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme”, nënvizohet në njoftim.
Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar familjet, duke zgjeruar shërbimet sociale dhe duke krijuar mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.
Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me takimin e Ramës në këtë qytet. Në një deklaratë për mediat, Boçi shprehet se sdministrata e Bashkisë Shkodër u kërcënua që të marrë pjesë në takimin e Ramës. Po ashtu ai tha se Rama kërkon ti imponohet Shkodrës me urrejtjen e tij. […]
Siç ndodh gjithmonë në prag, ose gjatë fushatave elektorale, ku e gjithë vëmendja e autoriteteve është tek dalja në terren për të kërkuar vota, paligjshmëria kërkon të përfitojë. Dhe kjo më së shumti vihet re në sektorin e ndërtimit, kur ngado vërehen kantiere në të cilat punohet me intensitet, duke mos u kujdesur aspak për […]
TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka përcjellë sot pamjet e projektit, tashmë të përfunduar për asfaltimin e rrugës “Mehmet Xhelil Fishta”. Sipas Becit, ky është një “tjetër investim i bashkisë Shkodër që synon të përmirësojë infrastrukturën për banorët e zonës”.
Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projekteve të bashkisë Shkodër për rikualifikimin e zonave urbane, ndërsa më herët Beci është shprehur se janë një sërë investimesh publike në një vlerë të konsiderueshme prej rreth 50 milionë euro që po kryhen në qytet me financimin e qeverisë shqiptare e bashkisë Shkodër.
Në Shkodër po punohet në rrugën hyrëse dhe dublimin e rrugës së Bahçallëkut, parkun 19 hektarë tek Ura e Bunës, rikualifikimi urban i Zdrales, pastrimi i liqenit të cilat po krijojnë një ndikim surprizues jo vetëm për banorët e Shkodrës, por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.
Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 […]