Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

Edi Rama

Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky […]

The post ‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on Reporter.al.

Rama: Zënia e territorit brenda një hapësire të komunitetit, konsiderohet vepër penale

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se “përpjekja jonë do të jetë që të ndërtojmë një frymë dhe një rend komunitar në të gjitha qytetet tona, në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe kudo qoftë”.

Duke folur lidhur me zënien e një territori brenda një hapësire të një komuniteti me pretendimin se “është prona ime”, Rama tha se “kjo konsiderohet vepër penale. Pra, në rast se dikush me pretendimin se ka pronën e vet vendos një tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty, se është prona e vet në mes të pallateve, kjo është vepër penale”.

“Ashtu sikundër, çdolloj okupimi tjetër, çdolloj zënie tjetër e rrugës, çdolloj bllokimi që i shkaktohet njerëzve në jetën e tyre të përditshme, me idenë që kjo është prona ime, është vepër penale. Është diçka që e kemi konsultuar me të gjitha legjislacionet dhe nuk ndodh në një qytet me rend ligjor që dikush në emër të pronës së vet të bëjë çfarë të dojë, kur nuk është në pyll, por është në qytet, dhe nga ana tjetër kemi adresuar me ligjin e fundit për bashkëpronësinë një element shumë të rëndësishëm që prej kohësh nuk është adresuar dhe prandaj ka prodhuar dhe probleme, elementin e bashkëpronësisë së truallit përreth një godine”, nënvizoi Rama.

Pra, vijoi Kryeministri, nëse një grup pronarësh bëjnë marrëveshje me një ndërtues për të ndërtuar një pallat dhe ai pallat ndërtohet në një përqindje të atij territori që është prona, se nuk ndërtohet me vijën e pronës, por ndërtohet sipas logjikës së të gjithë bllokut të banimit, gjithçka tjetër që nuk përfshihet në trupin e pallatit nuk është më prona e pronarëve që ishin në fillim, kur bënë marrëveshjen, por njësoj siç janë shkallët e brendshme, siç është tarraca, siç është çdo mjedis i përbashkët është pronë e përbashkët, e të gjithëve.

“Dhe në këtë pikë lind nevoja që të marrë një masë ligjore për të prapakthyer të gjitha llojet e dokumenteve që rezultojnë në shkelje të këtij parimi dhe në shkelje të pronësisë së të gjithë këtyre komuniteteve. Nuk mundet dot dikush me një dokument të prodhuar më parë, të thotë ‘unë jam këtu dhe kam këtë lokalin bashkë me këtë çatinë’, ndërkohë që aty është në fakt në një pronë nga e cila e ka humbur të drejtën, se ndërkohë ka marrë të drejta të tjera nga pallati që është ndërtuar”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “e fundit që kam në këtë pikë, është prona ka karakter individual, por ka dhe karakter social, kur është fjala në një hapësirë ku jeton shoqëria, nuk jeton Robinson Kruzo dhe për këtë arsye gjithë përpjekja jonë do të jetë që të ndërtojmë një frymë dhe një rend komunitar në të gjitha qytetet tona, në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe kudo qoftë. Dhe të gjithë ata, të cilët do t’i bien ndesh, jo qeverisë, as bashkisë, ne jemi më dobëtit në këtë anë, por do t’i bien ndesh të drejtës së fortë dhe të patundshme të komunitetit dhe të familjeve që kanë vendosur të jetojnë në një pellg komunitar së bashku, – do të përballen me forcën më të ashpër të mundshme të ligjit dhe të shtetit”.

“E vërteta është që një pjesë jo e vogël, dhe mund të korrigjoni, e ka kuptuar dhe është përfshirë vetë në çmontimet e këtyre ngrehinave, një pjesë jo e vogël dhe i falënderoj. Patjetër, që ne nuk jemi këtu për ‘të fshirë’ nga dheu i Tiranës dhe i qyteteve të tjera biznesin, nuk jemi këtu për të dëmtuar askënd, nuk jemi këtu për ta kthyer Tiranën në Teheran. Ky është kryeqyteti i Mesdheut, ky vend është mesdhetar, qëndrimi i njerëzve jashtë, karriget, tavolinat janë gjëja më normale. Por jo në rrugën ku ecin njerëzit dhe ku ecin nënat me fëmijë, prandaj duhet të ketë një ndarje racionale të hapësirës së trotuarve, pjesa më e madhe e trotuarit është e këmbësorëve. Pjesa dërrmuese e hapësirave brenda pallateve është e komuniteteve. Nuk mund të ketë brenda pallateve, situata ku gjithë sheshi, siç ishte një rast i pabesueshëm, gjithë sheshi brenda pallateve ishte i mbuluar me çati, dhe njerëzit për të shkuar nëpër shtëpi hynin nëpër disa korridore midis lokaleve prej hekuri dhe prej xhami”, tha Rama.

/k.s//r.e/

The post Rama: Zënia e territorit brenda një hapësire të komunitetit, konsiderohet vepër penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beteja kundër HEC-eve: Banorët e Kaçinarit kërkojnë vijimin e hetimeve

Banorët e gjashtë fshatrave të Kaçinarit në Mirditë u mblodhën sot në shenjë proteste para Gjykatës së Lezhës ku pritej të shqyrtohej vijimi ose jo i hetimeve për mënyrën se si iu dha e drejta për të ndërtuar katër hidrocentrale në këtë zonë kompanisë “Shpërdhaza-Energji”.

Pasi e shtyu fillimisht seancën për mungesë dokumentacioni të plotë, nga ora 11:30 në 15:30, gjykata vendosi që ta shtyjë përfundimisht shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për mbyllje të çështjes për më 15 shtator ora 9:00.

Banorët pretendojnë se kompania e ka përfituar koncesionin me shkelje, pa konsultim publik dhe madje duke falsifikuar firmat e banorëve. Për këtë, në vitin 2019 ngritën kallëzim kundër kompanisë.

Prej asokohe, ata janë endur dyerve të gjykatës duke kërkuar drejtësi. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dy herë pushimin e çështjes, teksa gjykata i ka kërkuar rihetimin. Por situata duket të ketë ngecur këtu.

“Jemi munduar me mbi 32 protesta paqësore në harkun kohor të gjashtë viteve si në Kaçinar dhe Tiranë, dhe sot jemi para gjykatës së Lezhës për të njëjtën gjë, të rihetohet çështja dhe të dalin personat përgjegjës për falsifikimet e të gjithë koncesionit,” u shpreh paraditen e së hënës para gjykatës Gjon Pjetri.

Gjergj Deda, kryetar i fshatit Simon, i bëri thirrje gjykatës të mos të pranojë pushimin e çështjes, por të detyrojë prokurorinë për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë.

“I bëj thirrje prokurorisë e gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë mos ta lerë problemin ta zgjidhë komuniteti. Nëse do të bëhet puna ta zgjidhë komuniteti do të jetë fatale për zonën e Kaçinarit”, u shpreh Deda. 

Për Tonin Beqirin, banor i fshatit Simon kjo është një çështje që prek interesat e një komuniteti prej 3 mijë banorësh, për të cilin nuk mund të vendosin firmat e disa personave.

“Preket interesi  i shumëkujt, jo i dikujt. Nuk kërkojmë kurrgjë, kërkojmë vetëm drejtësi,” theksoi Beqiri.

Për banorët që jetojnë në fshatrat e njësisë administrative të Kaçinarit, uji është jetësor për përditshmërinë e tyre.

“Nëse do ta fusin ujin nëpër tuba nuk do të ketë më burime. Nuk do ketë ku të pinë ujë gjallesat e natyrës. Çdo gjë do të shkretohet do të bëhet Sahara”, u shpreh Gjok Beqiri për Citizens. 

Avokati Marash Logu denoncoi mungesën e dokumenteve dhe shtyrjen e seancave prej katër vitesh. Sipas tij, hetimi nuk ka qenë i thelluar, por tentativë për ta mbyllur rastin teksa banorët protestojnë prej dhjetë vitesh.

Njësoj si një javë më parë, seanca u shty për mungesë dokumentacioni. Logu tregoi se prokuroria paraqiti një akt-ekspertizë të paplotë me mungesë të shumtë faqesh.

“Të gjitha faqet tek mungojnë. Pra kemi faqen 1-2, mungon faqja tre, kemi faqen katër, mungon pesa… si mund ta kuptojmë një akt ekspertimi, të cilit i mungojnë 27 faqe dhe kjo mbetet një pikëpyetje e madhe,” argumentoi avokat Logu.

Ndërkohë banorët janë të shqetësuar pasi kompania ka vazhduar punimet pavarësisht se, sipas avokatit Logu, asaj i kanë përfunduar leja e ndërtimit, leja mjedisore dhe leja për shfrytëzimin e burimeve ujore.

Banorët dhe bashkia Mirditë kanë kërkuar pezullim të punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, por makineritë në Kaçinar vazhdojnë të dëmtojnë terrenin.

Kundërshtitë ndaj projektit të katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” vijojnë prej vitesh.

Në fund të marsit të 2025 banorët e Kaçinarit protestuan në Qafën e Vorres, ndërsa makineritë ishin ngjitur në atë zonë. Ata kërkuan zmbrapsjen e tyre teksa kompania kishte nisur të ndërtonte fillimisht rrugën, për të vijuar më pas me ndërtimin e HEC-eve. 

Me 15 prill banorët organizuan protestën tjetër në bjeshkë, ndërsa u panë forca të shumta policie që shoqëronin përkrah makineritë e rënda të kompanisë. 

Në 2 maj, banorët protestuan para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkuan ndërhyrje të institucioneve për të ndalur punimet. Por deri më sot duket se protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Lexoni gjithashtu:

The post Beteja kundër HEC-eve: Banorët e Kaçinarit kërkojnë vijimin e hetimeve appeared first on Citizens.al.

“Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit për situatën e rënduar mjedisore të krijuar nga djegia e mbetjeve. Ata theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përsëritet më.

Prej së hënës, banorët janë ekspozuar ndaj një ndotje të rëndë të ajrit, ndërsa ky është i treti vit që vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.

Protesta, e thirrur nga organizata “Drejtësi Sociale”, nisi fillimisht pranë Prokurorisë. Aty ata kërkuan më shumë masa nga organet hetimore.

Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist, i bëri apel prokurorisë që të zhvillojë hetime gjithëpërfshirëse. Ai tha se duhen hetuar jo vetëm rastet e zjarreve, por edhe prokurimet publike që janë mbajtur nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, për menaxhimin e mbetjeve si dhe pagesat e kryera për procesin e incenerimit.

“Kjo do të ishte e nevojshme për të parë nëse ka pasur ‘incenerim të taksave’ tona, apo jo,” ironizoi Sejrani, sipas së cilit fakti që prokuroria nuk ka arrestuar ende asnjë përgjegjës për situatën lë vend për mosbesim.

Me pankarta në duar të cilat bënin thirrje se “Elbasani s’është kazan” apo se “Zjarret në ladfill, janë zjarre për shëndetin tonë!” qytetarët më pas iu drejtuan bashkisë të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për mosmarrjen e masave të duhura.

“Ne po vrasim fëmijët tonë, ne po flijojmë fëmijët tonë. Ka katër ditë në Elbasan që po qelbemi erë. Era kërrmë, nuk durohet dot. Cfarë bëjnë institucionet?”, u shpreh një nga qytetarët protestues.

Për Ilir Çopjan, banues pranë ish-fushës së mbetjeve, era e tmerrshme e mbetjeve ishte realitet i përditshëm.

” Na u premtua nga kjo qeveri se me hapjen e landfillit qyteti i Elbasanit do të shpëtonte nga mbetjet dhe nga era e keqe. Por ja që shohim që cdo dy vjet, apo cdo herë që duhet të digjet, ajo digjet”, deklaroi Copja.

Për Ervis Çotën, aktivist dhe banues në Elbasan, kjo situatë ka vendosur në vështirësi shëndetësore të moshuarit azmatikë ndërsa nuk janë bërë as udhëzime konkrete nga institucionet se si të mbrohen në këtë situatë. Ndërsa kërkoi hetim të plotë.

“Prokuroria e Elbasanit tashmë e ka nisur një hetim që prej vitit të kaluar, por ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka dalë asnjë gjë konkrete se çfarë ka ndodhur, kush janë personat përgjegjës dhe çfarë masash janë ndërmarrë konkretisht?”, deklaroi Çota.

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve në Elbasan u vu nën pushtetin e flakëve. Sot, tymrat dhe erërat e rënda ndjeheshin ende në qytet, ndërsa temperaturat e larta e bënin të vështirë qëndrimin në mjediset publike.

Kjo ishte protesta e dytë qytetare. Paraditen e së enjtes, një grup aktivistësh protestuan edhe në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke përmendur edhe rastin e zjarreve në Vlorë, ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Një matje në terren gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan e organizatës Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN), nxori në pah se ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara.

“Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”, u shprehën në reagimin e tyre Co-PLAN.

Zjarret nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e mbetjeve

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco Elb” tha të mërkurën për Citizens.al se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta.

Ai përjashtoi neglizhencën, duke theksuar se ngjarja lidhet me “shkaqe natyrore”. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë “po digjet gjithandej” dhe kompania është e hapur për hetim të plotë.

Elbasani ka incenerator për djegien e mbeturinave. Projekti prej 26 milionë eurosh që nisi në vitin 2017 në formën e një partneriteti publik-privat, u mbyll me më shumë se 10 persona të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në vitin 2021, impianti u konfiskua dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan. Por inceneratori nuk arriti të vihej në punë plotësisht.

Administratori i “Eco-Elb” tha për Citizens.al se impianti punoi vetëm shtatë muaj gjatë vitit 2023 dhe u fik në dhjetor.

Prej asokohe nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për riparimin e tij. Kompania u ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve, por pa rezultat.

Rasti i Elbasanit është i ngjashëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu nuk u vunë në punë asnjëherë, pavarësisht pagesave të larta të projekteve.

Lexoni gjithashtu:

The post “Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

Pezullohen ndërhyrjet në Spaç, aktivistët ndalojnë përkohësisht projektin

Pas tre javësh trysni dhe protesta të thirrura nga shoqëria civile, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka vendosur zyrtarisht të pezullojë ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit. Vendimi u konfirmua në një shkresë dërguar organizatës “Qëndresa Qytetare” ku theksohej se ndërprerja e punimeve bëhet “me qëllim vlerësimin në tërësi të situatës”.

Në shkresë IKTK-ja tregon se pezullimin e punimeve e ka bërë që prej datës 2 qershor. Vendimi erdhi pas një vale reagimesh publike, peticionesh dhe mobilizimesh që u përqendruan në faktin se punimet restauruese në Spaç rrezikonin të deformonin memorien kolektive të vendit për një nga simbolet më të errëta të diktaturës komuniste.

Më 10 qershor, një peticion i nënshkruar nga 35 organizata dhe 734 qytetarë iu dorëzua Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). Peticioni kërkonte ndalimin e menjëhershëm të punimeve restauruese, të cilat ishin konsideruar si ndërhyrje jo transparente dhe të papërshtatshme në një vend që përfaqëson dhimbjen dhe rezistencën ndaj shtypjes politike.

Rreth 10 ditë më vonë, IKTK-ja konfirmoi se punimet tashmë janë pezulluar. Në reagimin e saj publik, “Qëndresa Qytetare” e përshëndeti pezullimin si një hap të rëndësishëm drejt reflektimit institucional, por paralajmëroi se bëhet fjalë për një ndalesë të përkohshme.

“Themelet e kujtesës nuk mund të preken pa një vizion të qartë dhe pa një proces gjithëpërfshirës, të bazuar në transparencë, respekt dhe konsultim publik”, theksoi Qëndresa Qytetare në deklaratën e saj të shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Punimet në Spaç nisën në fund të majit dhe parashikohej të përfundonin brenda 56 ditëve.

Sipas dokumentacionit të siguruar, projekti përfshinte restaurimin e të paktën tetë ambienteve të brendshme, përfshirë vendrojen, komanden, dhomën e takimeve, infermierinë, kuzhinën/mensën, fjetoren, vendin e apelit dhe tualetet. Për më tepër, projekti përfshinte ndërtimin e një kulle vrojtimi të re, vendosjen e një porte hekuri në hyrje dhe rrethimin me tela me gjemba të disa hapësirave të brendshme.

Këto elemente – sipas aktivistëve dhe studiuesve – rrezikonin autenticitetin e vendit dhe mund ta transformonin Spaçin në një “instalacion muzeal të sterilizuar” që i shmanget përballjes reale me të kaluarën.

Më 7 qershor, aktivistë dhe ish-të burgosur politikë u mblodhën pranë strukturave të ish-burgut të Spaçit. Në deklaratat e tyre publike, ata denoncuan përpjekjet për të “zbukuruar” apo “romantizuar” vendin ku për dekada u burgosën mijëra kundërshtarë të regjimit komunist.

Aktivistët ngritën gjithashtu pyetje mbi transparencën e procedurave: si u përzgjodh projekti, pse mungoi konsultimi me komunitetin e të përndjekurve dhe me studiues të fushës, dhe cilat janë objektivat afatgjata të Ministrisë për këtë vend? Këto pyetje vazhdojnë të mbeten pa përgjigje të qarta.

Më 6 qershor, përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se ndërhyrjet në Spaç janë pjesë e një “strategjie më të gjerë për rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit në gjendjen sa më origjinale”.

Në të njëjtin reagim, Gonxhja zbuloi se ndërhyrja ishte ndërmarrë për të mbështetur realizimin e një filmi nga regjisori Namik Ajazi dhe shkrimtari Visar Zhiti, i cili do të trajtojë revoltën e Spaçit që ndodhi në vitin 1973. Filmi është parashikuar të xhirohet në mjediset origjinale të burgut, dhe punimet për restaurimin janë cilësuar si “të nevojshme” për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij projekti artistik.

Ky fakt shtoi më shumë shqetësimet, pasi përfaqësues të shoqërisë civile e konsideruan si të papranueshme që vendimmarrja për ndërhyrjet në një vend kujtese të ndikohet nga nevojat e një produksioni filmik.

Ndërhyrjet në Spaç kanë rikthyer në vëmendje edhe një herë boshllëqet në politikat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Megjithëse vendi ka bërë hapa përpara në njohjen institucionale të vendeve të kujtesës, përfshirë edhe vetë Spaçin si monument kulture i kategorisë së parë, praktika konkrete vazhdojnë të ndjekin logjikën e projektimit nga lart dhe mungesës së dialogut publik.

Pezullimi aktual është një fitore e përkohshme për ata që kërkojnë transparencë dhe përfshirje, por beteja për Spaçin si vend i kujtesës vazhdon. Nëse autoritetet synojnë të restaurojnë dhe ruajnë vlerat e Spaçit, kjo nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen aktive të ish-të dënuarve politikë, organizatave të kujtesës dhe komunitetit të gjerë qytetar.

Lexoni gjithashtu:

The post Pezullohen ndërhyrjet në Spaç, aktivistët ndalojnë përkohësisht projektin appeared first on Citizens.al.

Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër

Autore: Bardha Nergjoni | Citizens.al | Elbasan

Bashkia Elbasan hapi në muajin shkurt tenderin për ndërtimin e sistemit “smart” të stacioneve të autobusëve  – fituar nga PC Store me ofertë 185 mijë euro, – një investim i cilësuar i nevojshëm për transportin publik, por që bëhet teksa autobusët me të cilët udhëtojnë qytetarët janë jashtë standardeve: të amortizuar, pa orare fikse dhe pa mbulim të plotë.

Elbasani vuan prej vitesh mungesën e një shërbimi të denjë urban. Kompania që kishte monopolin mbi transportin publik, e njohur si “KRIVA”, ankohej për mungesën e subvencioneve nga pushteti vendor dhe me këtë justifikonte mungesën e investimeve në përmirësimin e flotës.

Në dukje, situata ndryshoi kur një kompani e re, e cila quhej “Elbasan Bus”, mori drejtimin e shërbimit. Bashkia e shpalli procedurën në faqen e saj, pa bërë shumë publicitet, dhe ia dha shërbimin kësaj kompanie që ishte hapur rishtazi, pa përvojë të qartë në transportin publik.

Por një verifikim i thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se pronari i “KRIVA”-s, (Vasil Janku) ishte i njëjtë me atë të kompanisë së re, vetëm me administrator tjetër – Tahir Tafani, sipërmarrës i një bar-kafe dhe linje transporti.

Rreth 8 muaj pas hapjes së kompanisë Janku ia shiti 100% të kuotave Tafanit për vetëm 1,000 euro. Kjo ndodhi në shkurt 2024, pesë muaj para se Bashkia Elbasan ta shpallte kompaninë “Elbasan Bus” fituese të konkursit për operimin në 8 linja urbane të qytetit – përfshirë linjën për në Varrezat Publike, për të cilën qytetarët ankohen se nuk është aktive.

Dokumentacioni zyrtar mungon mbi mënyrën se si u licencua kjo kompani, apo për kushtet që ajo plotësoi për të marrë përsipër linjat përkatëse, ndërsa konkursi i hapur tërhoqi vetëm një operator: pikërisht “Elbasan Bus”.

Në një kërkesë për informacion dërguar Bashkisë Elbasan mbi përzgjedhjen e subjektit fitues dhe procesin e licencimit, Citizens.al nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. Po ashtu, tentativat për të kontaktuar administratorin e kompanisë dështuan.

Zërat e qytetarëve: Shpërfillje oraresh dhe mungesë higjiene

Përdoruesit kryesorë të transportit publik në Elbasan janë të moshuarit, gratë me fëmijë dhe nxënësit. Ata ankohen kryesisht për mungesë linjash, mosrespektim të orareve dhe mungesë higjiene.

“Dikur ka qenë autobusi për varrezat, tani nuk e shoh më,” thotë një e moshuar, 77-vjeçare, e cila shpreson që linja të vendoset sërish në punë.

“Nisesha nga Banesat për në Varreza, linja ka qenë këtu në lagjen time,” vijon ajo, “vërtetë autobusët janë copë-copë, verës plas vapa, por të paktën mund të lëviznim.”

Një tjetër e moshuar, Bukuria, shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e linjës së Varrezave.

“Nuk mendojnë se është linjë që lëvizin prindër që kanë fëmijë, apo të dashurit e tyre atje dhe janë kryesisht të moshuar ata?” ngre shqetësimin e saj si pyetje retorike.

Agroni, një banor tjetër, i cili e përdor shpesh autobusin për të lëvizur drejt poliambulancës për të marrë shërbim shëndetësor, shton: “Paguajmë çmim sa në Tiranë, por shërbimi është mizerabël. Autobusët janë të pisët dhe pa orare. Është e turpshme për Elbasanin.”

Nxënësit, nga ana tjetër, ankohen për mbingarkesën në orët e mëngjesit, sidomos në linjat kryesore, ndërsa autobusëve u mungon ajrosja apo kondicioneri.

“Autobusët janë të vegjël e sidomos në mëngjes janë plot. Shtypemi aty! Kushte nuk ka e sidomos tani që filloi vapa nuk di si durojmë për të shkuar në shkollë,” tha një nxënës.

Qytetarë të tjerë, si Ermira Osmani, përmendin si shqetësim amortizimin dhe ndotjen që autobusët e vjetër shkaktojnë në qytet.

“Sedilet janë zhul dhe autobusët shumë të papastër. Shërbimi i transportit në Elbasan është i keq,” thekson ajo.

Kjo panoramë e transportit publik në Elbasan ndodh teksa bashkia promovon imazhin e një qyteti me stacione “smart” që synon zero emetime gazrash.

Në fakt bashkia ka përfshirë në Planin e Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën objektivin për të ripërtërirë flotën urbane me mjete të gjelbra, por në realitet autobusët e sotëm janë kthyer në burime ndotje.

The post Bashkia Elbasan me stacione “smart”, por autobusë të vjetër appeared first on Citizens.al.

Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve

Deklaratë Paszgjedhore: Partitë politike dhe kandidatët dështuan në respektimin e plotë të lirisë dhe transparencës së medias gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Tiranë, 14 Maj 2025

Më 22 janar 2025, katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile publikuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik para dhe gjatë fushatës zgjedhore që çoi në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 11 maj 2025. Për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve.

Qasje e plotë për gazetarët në aktivitetet zgjedhore

Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar. Aktorët politikë përgjithësisht nuk ndanë në mënyrë proaktive agjendat e ngjarjeve, nuk nxorrën ftesa të qarta, as nuk lehtësuan pjesëmarrjen e gazetarëve, duke penguar përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës. Për më tepër, disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.

Transparenca mbi materialet politike të gatshme

Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës. Si pasojë, mbulimi mediatik shpesh përbëhej nga mesazhe politike të prodhuara në mënyrë qendrore, përmes transmetimeve video të ofruara nga ekipet e partive, në vend të gazetarie që verifikon në mënyrë të pavarur. Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor.

Mbrojtja e pluralizmit

Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha. Gjithashtu, në fillim të marsit 2025, qeveria urdhëroi pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Kjo vendimmarrje u kritikua gjerësisht dhe u denoncua si një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore. Organizatat e shoqërisë civile e kanë sfiduar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin demokratik.

Debati publik dhe përballja mes kandidatëve

Edhe pse studiot televizive ofruan hapësirë të bollshme për mbulim zgjedhor, fushata u zhvillua pa asnjë debat ballë për ballë midis drejtuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ndërsa shumica e ministrave dhe kandidatëve për deputetë shmangën po ashtu forumet e përbashkëta me

kundërshtarët e tyre. Kandidatët preferuan intervista individuale, ndërsa emisionet prime-time u mbushën me analistë dhe komentatorë që flisnin në vend të politikanëve. Në mungesë të debateve të drejtpërdrejta, iniciativa si seria “Ballë për Ballë me Faktet” u përpoqën të mbushnin këtë boshllëk duke u paraqitur kandidatëve pyetje identike mbi çështje të rëndësishme publike.

Megjithatë, preferenca e përgjithshme për paraqitje të kontrolluara me kujdes në vend të shkëmbimeve të drejtpërdrejta, i la votuesit pa mundësinë për të parë programet konkurruese të sfidohen në kohë reale, duke dobësuar cilësinë përfaqësuese dhe debatuese të fushatës. Fushata favorizoi viralitetin online në vend të dialogut të mirëfilltë, duke u mbështetur në sulme personale, retorikë të njëanshme dhe, herë pas here, haptazi në gjuhë urrejtjeje. Spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut.

Pavarësia dhe liria redaksionale e medias dhe gazetarëve

Pavarësisht angazhimeve formale për mbrojtjen e lirisë së shtypit, periudha zgjedhore u karakterizua nga ndërhyrje të përsëritura në pavarësinë redaksionale dhe një klimë frikësimi. Zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, përçmuan publikisht mediat kritike dhe shfaqën armiqësi ndaj gazetarëve, gazetaret femra ishin në shënjestër të fushatave denigruese me bazë gjinore dhe ngacmimeve të koordinuara online; disa gazetarë morën kërcënime të drejtpërdrejta, disa prej të cilave arritën në përplasje fizike në ditën e zgjedhjeve. Kjo retorikë armiqësore shoqërohej me ndërhyrje politike, veçanërisht me zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së nga Kuvendi, duke ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin politik ndaj transmetuesit publik. Të gjitha këto presione së bashku nxitën autocensurë tek gazetarët dhe i privuan votuesit nga një shqyrtim i pavarur i kandidatëve që garonin.

Transparenca në komunikime

Transparenca në komunikimet e fushatës, si etiketimi i qartë i përmbajtjes së paguar politike dhe ndarja e burimeve shtetërore nga aktiviteti partiak, ishte një parim thelbësor që u shkel vazhdimisht gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Disa televizione shitën hapur “paketa mbulimi” dhe intervista të transmetuara për partitë politike, pa i etiketuar si të tilla, duke i shndërruar edicionet informative në reklama të paetiketuara. Në të njëjtën kohë, kanalet zyrtare të mediave sociale të qeverisë u kthyen në tabela reklamimi (billboard) partiak, me faqe zyrtare që shpërndanin postera dhe slogane të fushatës. Online, një rritje e faqeve dhe reklamave politike anonime ose mashtruese, disa të gjeneruara apo të përforcuara nga mjete inteligjence artificiale, qarkulluan pa sponsorë të qartë, duke e bërë edhe më të turbullt origjinën e mesazheve zgjedhore.

Ne i bëjmë thirrje partive politike, institucioneve shtetërore, organeve rregullatore dhe aktorëve të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet, të avokojnë për reforma thelbësore dhe të bashkëpunojnë me aktorët për të forcuar parimet demokratike.

Nënshkruesit:

  1. Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
  2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
  3. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  4. Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
  5. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
  6. Citizens Channel (Citizens.al)
  7. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
  8. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  9. Qëndresa Qytetare (QQ)
  10. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
  11. Qendra Shqiptare MediaLook
  12. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
  13. Shoqata “Gazetarët Profesionalë të Shqipërisë” (APJA)
  14. Faktoje.al

The post Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Proces me klimë të qetë, por me probleme dhe shkelje

Një koalicion i organizatave të shoqërisë civile ka evidentuar një sërë problematikash që vënë në diskutim integritetin e procesit elektoral të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, megjithëse ato vlerësohen se u zhvilluan nën një klimë të qetë.

“Procesi shfaqi të njëjtin trend të disa zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, kryesisht një klimë e qetë dhe pjesëmarrje të pjesës aktive qytetare, mbulim të gjerë mediatik dhe prani të zgjeruar të partive politike dhe kandidatëve, mesazhe sensibilizuese për pjesëmarrje dhe administrim aktiv nga KQZ për problematikat e shfaqura,” u tha sot në një deklaratë të përbashkët nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Qëndresa Qytetare (QQ) dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP).

Megjithatë raporti paraprak i vëzhgimit të këtyre tre organizatave hedh dritë mbi parregullsitë dhe sfidat e vazhdueshme që rrezikojnë demokracinë funksionale në vend.

Me mbi 60 vëzhgues të shpërndarë në 17 bashki të vendit, raporti paraprak i bërë me dije sot zbuloi shkelje të heshtjes zgjedhore, tensione mes vëzhguesve partiakë dhe komisionerëve, si dhe prezencë të individëve të paautorizuar në qendrat e votimit.

Të dhënat përfshijnë gjithashtu shqetësime për ndërhyrje të jashtme në procesin e votimit, probleme me pajisjet e identifikimit elektronik dhe trajtimin jo të denjë të personave me aftësi të kufizuara.

Vëzhguesit vunë re postime elektorale në rrjete sociale të kandidatëve të caktuar, shpërndarje të materialeve propagantistike në hapësirën publike me afishimie të billboard-ve dhe raste kur zyra elektorale janë mbajtur hapur gjatë heshtjes zgjedhore.

Gjatë procesit pati sinjalizime nga vëzhgues partiakë, komisionerë dhe deputetë për abuzime dhe intimidim të zgjedhësve sikurse ishin rastet e shenjuara në Bashkitë Lushnje, Tiranë (afër Shkollës Petro Nini), Pogradec, Vorë, etj.

Problematika pati dhe në mungesë të energjisë elektrike , mangësi për përdorimin dhe regjistrimin me kamera të procesit, mungesa e komisionerëve , vonesat për hapjen e qendrave të votimit dhe probleme teknike në funksionimin e pajisjeve PEI .

“Në raportet tona finale do të ketë qëndrime dhe vlerësime për të gjithë elementët e monitorimit,” thuhet në deklaratën paraprake të tre organizatave, të cilat theksojnë se vëzhguesit e tyre u lanë ta kryenin monitorimin e plotë, pavarësisht disa rasteve ku u ndeshën pengesa.

“Për mua ishte një shans i humbur, që Shqipëria për 35 vite të mos krijojë standarde normale të zgjedhjeve të një vendi demokratik, që supozohej të shkoj drejt BE,” u shpreh Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, sipas të cilit, për përvojën e kaluar Shqipëria duhej të shfaqte maturi dhe të kishte zgjedhje me tregues të tjerë.

Ndërkohë, numri i ulët i pjesëmarrjes në votime (42%) krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ngre pikëpyetje mbi besimin e qytetarëve në proceset politike.

KShH, QQ dhe ISP, argumentojnë se fushata e karakterizuar nga gjuha e urrejtjes dhe mungesa e platformave konkrete mund të ketë kontribuar në thellimin e apatisë politike dhe distancimit të votuesve.

Deklarata hedh dritë gjithashtu mbi shqetësimin për mosfunksionimin e duhur të organeve të drejtësisë dhe nxit nevojën për hetime më konkrete dhe të pavarura lidhur me krimet zgjedhore.

Me 54 kallëzime penale deri më 9 maj dhe 123 të tjera pranë SPAK, problematika si shitblerja e votës vijon të mbetet plagë e hapur e sistemit zgjedhor.

Në një atmosferë ku polarizimi politik sfidon rendin demokratik, raporti thekson domosdoshmërinë për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe forcimin e rolit të institucioneve të pavarura.

Lexoni gjithashtu:

The post Zgjedhjet 2025: Proces me klimë të qetë, por me probleme dhe shkelje appeared first on Citizens.al.

PS mbyll fushatën me falje gjobash

Vetëm dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria e Partisë Socialiste ka vendosur të falë gjobat e dhjetë viteve të fundit. Vendimi u bë me dije sot teksa socialistët kishin njoftuar mbylljen e fushatës elektorale me një event në fushat e Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Vendimi parashikon anulimin e sanksioneve administrative të paekzekutuara nga institucionet deri më 15 janar 2025. Ai është ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga “Qëndresa Qytetare” (QQ) si shkelje e garës zgjedhore.

Sipas vendimit, sanksionet e dhëna nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga një sërë institucione përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, autoritetet vendore të mbrojtjes së territorit, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.

Sipas dokumentit zyrtar, institucionet përkatëse do të mbulojnë vetë shpenzimet administrative që lidhen me fshirjen dhe heqjen e këtyre masave.

Kjo lëvizje ka ngjallur reagime të forta nga organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë interpretuar si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar votuesit në një moment kritik elektoral.

Në një kallëzim zyrtar pranë KQZ-së, QQ, e cilësoi këtë veprim si shkelje flagrante të garës së barabartë dhe një devijim të qartë nga standardet demokratike të pranuara në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo organizatë, e cila është angazhuar për të denoncuar shkeljet gjatë fushatës e konsideroi amnistinë një drejtim të kundërt me atë çka premtohet nga partia në pushtet: integrimi.

Drejtuesi i QQ-së, Rigels Xhemollari, e konsideroi si ngjarjen më të shëmtuar në tre zgjedhjet e fundit sa i përket keqpërdorimit të burimeve shtetërore.

“Dekurajuese për çdo qytetar që kërkon të zbatojë ligjin dhe inkurajuese për shkelësit përsëritës, të cilët do të presin amnistinë e radhës për shkeljet që do të kryejnë në të ardhmen,” tha Xhemollari për Citizens.al.

QQ pret tashmë nga KQZ të vihet në lëvizje për të bllokuar aktin, organet e hetimit dhe task forca zgjedhore të hetojë procedurën, përfshirë inspektoratet dhe hartuesit e miratuesit e këtij akti.

Në një retrospektivë politike, ky vendim vjen në kontrast të fortë me retorikën e hershme të Kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili në vitin 2014, gjatë nisjes së fushatës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, deklaronte se “boll e ka pësuar kush paguan.”

Faljet e përsëritura të gjobave para zgjedhjeve minojnë ndjeshëm besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe nxisin kulturën e informalitetit dhe të pandëshkueshmërisë.

Sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor, katër muaj para zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ndalohet propozimi, miratimi dhe nxjerrja e akteve ligjore apo nënligjore që parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë.

“…të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Lexoni gjithashtu:

The post PS mbyll fushatën me falje gjobash appeared first on Citizens.al.

Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.

Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

/gj.m/j.p/

The post Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut

Qëndresa Qytetare ka reaguar në lidhje me aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj banorëve dhe duke vënë në dukje brutalitetin e strukturave ligjzbatuese. Sipas Qëndresës Qytetare, prezenca e policisë së armatosur me kallashnikovë dhe sjellja e inspektorëve ndaj banorëve reflekton një degradim të institucioneve […]

The post Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut appeared first on BoldNews.al.

Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

The post Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Një punonjës i policisë, i identifikuar si N/Komisar Edison Pema është arrestuar në kuadër të operacionit “Last Rent”, i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Rajonin e Elbasanit dhe Korçës, Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas hetimeve, Edison Pema ka ofruar hua me kamatë (fajde) individëve të ndryshëm, dhe më pas, përmes kanosjes ose dhunës, i ka shtrënguar këta persona të kthejnë vlera të konsiderueshme parash.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, të cilat ishin në pronësi të personave të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet të fajdes dhe kanosjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën […]

The post Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Reporter.al.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka si subjekt Dritan Lleshin, i njohur gjithashtu edhe si Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.

Sipas një artikulli të publikuar në “OraNews”, Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Ai rrezikon 8 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale: ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Kjo për shkak se i ka premtuar një bashkëfshatari, i identifikuar si Arjan Ndoni, se për 4 milionë lekë të vjetra do t’i fuste djalin në punë. I riu Eljo Ndoni kërkonte një vend punë si inspektor mjedisi në Fier. I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes influencës që kishte “vëllai” i tij, Plarent Ndreca. Bëhet fjalë për periudhën që ky i fundit ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi,”-shkruan Qyno në artikull.

Në kallëzimin e tij, Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë. Por përveç dokumentave, njëherë i është kërkuar shuma prej 2 milionë lekësh të vjetra, si kapar. Pas dorëzimit të dokumentave, plani ishte që Eljo Ndoni të punësohej në qershor, por kur kishte kaluar afati i ishte shtyrë për në shtator.

Këtu kanë lindur dyshimet e para dhe Arjan Ndoni i ka kërkuar paratë mbrapsht. Në këtë moment, Dritan Ndreca i ka premtuar edhe njëherë se do të bënte punësimin në muajin nëntor. Kur ka kaluar edhe nëntorit, Arjan Ndoni i është drejtuar me një kallëzim penal Policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Nga aty, çështja përfundoi në Prokurorinë e Posaçme. Vetë Plarent Ndreca ishte pak ditë më parë në SPAK, por nuk zbuloi detaje se për cilën dosje ishte marrë në pyetje si person në dijeni. Ndaj nuk përjashtohet që të jetë pyetur edhe për dosjen në fjalë.

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

Më 16 qershor, në dhjetë shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisi zbatimin projekti pilot “Shkolla Verore” – një program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën World Vision Albania. Projekti do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë 1000 nxënës të arsimit fillor, por dhjetra mijëra nxënës të tjerë […]

The post Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës appeared first on Reporter.al.

Mbi 58 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi për deklarim për individët e dypunësuar ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që kanë dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 124,416 individë që kanë dorëzuar DIVA-n, nga të cilët rreth 58,500 janë deklarues të rinj, në krahasim me vitin 2023 kur u deklaruan 65,910 individë.

Kjo rritje lidhet me ndryshimet në ligj që ulën pragun e të ardhurave vjetore nga 2 milionë lekë në 1,2 milionë lekë, duke zgjeruar kategorinë e individëve që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën.

Gjithashtu, individët e dypunësuar, pavarësisht nivelit të të ardhurave, kanë vijuar të mbeten subjekt i detyrimit për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA-s.

Një tjetër ndryshim për vitin 2024 ishte afati i dorëzimit, i cili u afrua nga 30 prill në 31 mars, duke shtuar presionin për përmbushjen e detyrimit në kohë.

Megjithatë, nga 143,369 individë që kishin detyrim për dorëzimin e DIVA për vitin 2024, rreth 19 mijë nuk e përmbushën atë brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye do të penalizohen me gjobë prej 3,000 lekësh.

Administrata tatimore nxit të gjithë individët që përfshihen në detyrimin për deklarim, të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e afateve dhe korrektësinë e të dhënave të raportuara. /a.gj. /a.g/

The post Mbi 58 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si do fshihen gjobat e papaguara, afati deri më 15 qershor, ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime

Prej vetëm disa ditësh ka hyrë në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave të paekzekutuara që datojnë deri në dhjetë vitet e fundit, një nismë që pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën financiare për shumë qytetarë. Ky vendim përfshin gjobat administrative të vendosura nga institucione të ndryshme, të cilat nuk janë paguar apo nuk janë mbledhur me forcë nga organet përkatëse gjatë gjithë kësaj periudhe. Por çfarë duhet të bëjnë konkretisht qytetarët që kanë pasur gjoba të tilla dhe ende kanë detyrime të papaguara ndër vite? A përfitojnë automatikisht nga falja apo duhet të ndjekin një procedurë të caktuar?

Qendra “Altax” ka bërë një detajim të vendimit të qeverisë me gjobat që fshihen automatikisht dhe ato që kërkojnë aplikim nga ana e qytetarëve borxhlinj, si dhe hapat që duhet të ndjekin këta të fundit për fshirjen e detyrimeve. Vendimi i qeverisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve qendrore shfuqizon masat administrative të vendosura në harkun kohor midis 1 janarit të 2015-ës dhe 30 nëntorit të 2024, të cilat kanë mbetur të paekzekutuara nga një gamë e gjerë institucionesh inspektuese dhe zbatuese.

Kjo nismë synon lehtësimin e barrës administrative dhe financiare për individët dhe subjektet ekonomike, kryesisht në zonat rurale, në kontekstin e një qasjeje më pajtuese dhe zhvillimore. Me këtë vendim qytetarët përfitojnë konkretisht fshirje automatike nga regjistrat financiarë e tatimorë për të gjitha masat e mbetura pa ekzekutim. Asnjë detyrim për pagesë të gjobave të përfshira në listën përkatëse; pastrim i historikut administrativ, duke shmangur penalitete të mëvonshme, por edhe mundësi më të lehta për të përfituar nga legalizimet, aplikimet për kredi, subvencione, ose projekte të mbështetura nga shteti.

Ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është të verifikojnë nëse janë përfitues automatikë, pra nuk nevojitet asnjë aplikim. Në këtë rast janë institucionet përkatëse, ato që do të përgatisin listat e fshirjes brenda 15 qershorit 2025. Pas konfirmimit të përfshirjes, masat hiqen edhe nga sistemet e taksave dhe tarifave vendore, duke u reflektuar në situatën financiare të subjektit. Por nëse nuk figurojnë në listë, duhet të kërkojnë verifikim pranë institucionit përkatës (bashkia, inspektorati, tatimet etj..) dhe duhet të dorëzojnë një kërkesë me dokumentacion mbështetës, për të përfituar brenda afatit 15 janar 2026. “Altax” ka hartuar listën me hapat që duhet të ndjekin qytetarët rast pas rasti.

Së pari, këshillon kontaktin me bashkinë ose inspektoratin që ka vendosur masën dhe informacioni nëse jeni përfshirë në listë. Së dyti, verifikoni nëse masa është e paekzekutuar dhe e përputhshme me përshkrimet e vendimit. Nëse nuk jeni në listë, paraqisni një kërkesë për përfshirje pranë institucionit përkatës, duke bashkëlidhur dokumentacionin përkatës.

Gjatë kësaj kohe këshillohet të monitoroni afatet, pasi lista dhe fshirja duhet të bëhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit dhe listat të dorëzohen për trajtim si dhe mbani komunikim me drejtorinë e tatimeve vendore, për t’u siguruar që masa është fshirë nga sistemi dhe nuk reflekton më në detyrimet tuaja. Fshirja e masave referuar vendimit të qeverisë përfundon deri më 15 janar 2026.

The post Si do fshihen gjobat e papaguara, afati deri më 15 qershor, ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime appeared first on Sot News | Lajme.

Helmimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh, Qendresa Qytetare: Prindërit të reagojnë, kompania të pezullohet

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas helmimit të 70 fëmijëve në kopshtin në Gramsh nga ushqimi me salmonelë.

Me anë të një postimi në rrjet sociale, Qëndresa Qytetare thotë që prindërit duhet të reagojnë në mënyrë që kompania të pezullohet. Gjithashtu kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit.

“Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale.
Qëndresa Qytetare informohet se është kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.
Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret, kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.
Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit.
Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë.”, shkruan Qëndresa Qytetare.

The post Helmimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh, Qendresa Qytetare: Prindërit të reagojnë, kompania të pezullohet appeared first on Sot News | Lajme.

Qëndresa Qytetare: Intimidimi i reporterëve nga deputetët e PD-së, i papranueshëm

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas sulmit dhe presionit ndaj gazetares së Euronews Albania nga disa përfaqësues të PD-së dhe pjesëmarrës në protestën e opozitës.

Sipas Qëndresës Qytetare, intimidimi i reporterëve nga deputetët e PD-së është i papranueshëm.

Qëndresa Qytetare thekson se Partia Demokratike duhet të kërkojë përgjegjësit për humbjen në vend tjetër dhe jo tek reporterët.

“Reporterët e terrenit nuk janë autorë të masakrës zgjedhore për të cilën protestohet. Intimidimi i tyre nga deputetët e PD-së është i papranueshëm! Sjellja e deputetëve të Partisë Demokratike, veçanërisht e Flamur Nokës dhe Edi Palokës, ndaj reporterëve të terrenit që po ndiqnin protestën e opozitës ishte e papranueshme,” thuhet në deklaratën e Qëndresës Qytetare.

“Reporterët e terrenit që prej 11 majit janë në çdo qendër votimi dhe qendër numërimi dhe kanë ndjekur me profesionalizëm dhe përkushtim procesin zgjedhor. Të njëjtën gjë bënë sot në protestën e Partisë Demokratike, teksa në mënyrë abuzive u fyen nga ligjvënësit që duhej t’i mbronin,” shtohet më tej.

“PD nuk duhet të kërkojë përgjegjësit për humbjen tek reporterët e terrenit. Qëndresa Qytetare e dënon këtë akt dhe i kërkon shoqatave për mbrojtjen e gazetarëve të reagojnë urgjentisht për këtë agresion,” përfundon deklarata.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëndresa Qytetare: Intimidimi i reporterëve nga deputetët e PD-së, i papranueshëm appeared first on Euronews Albania.

❌