Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet shqiptare

Mimoza Rexhvelaj, mësuese me mbi 20 vite përvojë, nuk ndan vetëm dije në klasën e saj kolektive në Malësinë e Madhe, por edhe shpresën për një të ardhme më të mirë në zonat malore të Shqipërisë. Prej vitit 2015, ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Linaj”, të cilën aktualisht e ndjekin vetëm 10 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

“Kam 90 minuta për të shpjeguar tetë tema për katër klasa të ndryshme. Shpesh ndjej se nuk po i jap fëmijëve atë që meritojnë,” rrëfen ajo për Citizens.al.

Mimoza përballet me një realitet të ashpër: rrugët e paasfaltuara, mungesa e investimeve dhe braktisja graduale e komunitetit.

Ajo kujton se transferimi në këtë shkollë, në një zonë të izoluar, ndodhi për arsye politike. Për shtatë vite, e përshkonte çdo ditë në këmbë rrugën e gjatë, ndërsa sot, ndërron tre autobusë për të mbërritur në vendin e punës.

Shkollat po mbyllen, nxënësit po largohen

Vetëm në qarkun e Shkodrës, në pesë vitet e fundit janë mbyllur 10 shkolla. Emigrimi është ndër faktorët kryesorë, që nxitet prej mungesës së investimeve dhe pamundësisë për një jetë të denjë.

Rexhvelaj tregon se emigrimi ka prekur dhe familjen e saj ku vajza, pasi kreu studimet për mjekësi, është larguar nga vendi.

“Nëse as unë nuk mund t’i mbaj fëmijët e mi këtu, çfarë mund t’u them nxënësve?” ngre si pyetje retorike mësuesja e shkollës “Linaj”.

Shkolla 9-vjeçare në Linaj, Malësi e Madhe/Facebook.

Zyrtarisht në qarkun e Shkodrës 229 klasa janë kthyer në klasa kolektive. Në nivel kombëtar, për vitin shkollor 2024–2025, numërohen plot 18,641 nxënës në 2,320 klasa kolektive (link tabela e zonave) – një simptomë e qartë e emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë.

Në Kukës, situata është edhe më dramatike. Mësuesi Besmir Muslia, nga shkolla “Hamdi Pelivani” në Orgjost, tregon se fshati po zbrazet. Emigracioni për shkak të kushteve të vështira, mungesa e martesave dhe rënia e lindjeve janë faktorët kryesorë që po e tkurrin sistemin arsimor lokal.

Zona është e banuar kryesisht nga pakica kombëtare bullgare, njohur zyrtarisht në vitin 2017.

“Shumë familje këtu aplikojnë për pasaporta bullgare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe punësimit në BE,” thotë Muslia duke konfirmuar dëshpërimin për një jetë më të mirë.

Aktualisht në Kukës numërohen 214 klasa kolektive dhe dhjetëra shkolla të mbyllura. Zyrtarisht ministria e Arsimit thotë se në 10 vitet e fundit janë mbyllur 22% e shkollave 9-vjeçare.

Si mësues që po edukon një brez, i cili i ka sytë larg vendit, Muslia thotë se kjo e bën të ndihet i zhgënjyer.

“Përfaqësoj një brez që u rrit me shpresa pas diktaturës dhe si brez i ri besuam dhe menduam se ky vend do të bëhej,” shprehet ai.

Besmir Muslia, mësues biologjie në shkollën “Hamdi Pelivani”

Nga shkollat e zbrazura te universitetet në rënie

Problemi përhapet si zinxhir. Universitetet publike në rrethe po përballen me mungesë drastike të studentëve. Sipas një raporti të Qëndresës Qytetare, 49.22% e programeve të studimit rrezikojnë të mbyllen.

Universiteti i Gjirokastrës ndodhet në një situatë alarmante: 80.95% e programeve kanë më pak se 10 studentë të regjistruar dhe me këtë prirje, njohësit e sistemit arsimor paralajmërojnë se mungesa e vizionit dhe investimeve rrezikon ta shndërrojë arsimin e lartë në një strukturë të pashpresë.

Raporti tregon se në krahasim me një vit më parë, numri i programeve në rrezik është rritur me 23.16%. Me këtë prirje, deri në vitin 2028 universitetet në rrethe mund të mbyllen për mungesë studentësh.

Përballë kësaj situate si politikë arsimore që u mendua se do ta frenonte këtë prirje ishte aplikimi i bursave për programet prioritare. Mirëpo sipas raportit, kjo politikë ka dështuar, pasi aktualisht 87.5% e programeve prioritare mbeten në rrezik mbylljeje – nga 24.5% që ishte një vit më parë.

Të dhënat e Censit dhe Institutit të Statistikave nuk janë shpresëdhënëse. Vitin e shkuar, pati një rënie me 6.8% të numrit të studentëve (nga 38,618 në 36,151) ndërsa popullsia në tërësi rezulton të jetë tkurrur me rreth 400 mijë njerëz gjatë periudhës 2011-2023 duke shkuar në 2.4 milionë banorë.

Një e ardhme “pa arsim

Aleko Miho, pedagog në Universitetin e Tiranës që prej vitit 1985, e përshkruan situatën si rrënuese. Ai sjell një reflektim të thelluar për transformimin e arsimit të lartë dhe thekson se pas viteve ’90-të, liberalizimi pa planifikim afatgjatë, solli një orientim drejt disa degëve dhe braktisje të degëve të tjera.

Miho thotë se degë si biologjia, që dikur kanë qenë themeli i zhvillimit shkencor, aktualisht po braktisen. Në vitin 2024 pati vetëm 33 të regjistruar (2021, 90).

“Numri i studentëve në degët e shkencave natyrore është ulur tre herë krahasuar me pesë vite më parë. Po humbasim profesionistë në fusha kyçe ndërkohë që konkurrenca me arsimin privat thellon pabarazinë,” thekson ai.

Përballë kësaj situate Miho bën thirrje për rishikim dhe reformim të sistemit duke përfshirë kuotat e universiteteve. Ai sugjeron mbështetje më të madhe financiare dhe orientim më të qartë drejt nevojave për zhvillim kombëtar.

Për njohësin e politikave arsimore, Kolindo Vjerdha, njëherësh aktivist i “Qëndresës Qytetare” kjo është një krizë që kapërcen shifrat.

“Arsimi po prodhon diploma që nuk gjejnë vend në tregun vendas të punës. Kjo e bën gjithë sistemin jofunksional,” shprehet ai.

Sipas tij ministria e Arsimit ka mungesë vizioni dhe qasje të fragmentuar sa i përket shërbimit të një zgjidhje. Në këtë pikë ai tregon si shembull faktin se të rinjtë po orientohen drejt degëve që ofrojnë punë jashtë vendit.

“Nuk është vetëm dëshirë për profesion, por strategji emigrimi,” thekson Vjerdha.

Me një buxhet prej vetëm 2.54% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për investimet në arsim.

Ekspertët e çështjes së arsimiit vlerësojnë se rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve, është pasojë direkte e emigracionit masiv. Majlinda Keta, eksperte në fushën e arsimit shprehet se ky emigracion është një kërcënim ekzistencial për shqiptarët në tërësi. 

“Shkaku i këtij emigracioni janë modelet jo efektive të zhvillimit të vendit dhe mungesa e një politike strategjike efektive dhe besimofruese për zhvillim e mirëqeverisje nga dy partitë e mëdha në vend për të rinjtë dhe familjet e reja”, u shpreh për Citizens Keta.

Sipas saj, shumë të rinj dhe familjet e tyre shfrytëzojnë dëshirën për të studiuar jashtë si një instrument për të siguruar një emigracion të ligjshëm. Keta thekson se, ndonëse jo të gjithë përfundojnë studimet universitare, ata përfitojnë nga mundësitë për qëndrim dhe punësim në vendet pritëse, ku më pas ndërtojnë edhe familjet e tyre të reja.

Në këtë dinamikë, vëmendje të veçantë merr fakti që elita e ardhshme shqiptare, nxënësit e shkëlqyer, tashmë përzgjidhen nga universitete të njohura ndërkombëtare dhe përfitojnë bursa mbështetëse për studime. 

Në këtë kontekst, Majlinda Keta mbron idenë se nuk duhet fajsuar vetëm Ministria e Arsimit për këtë situatë, duke theksuar se “ajo është pjesë e zgjidhjes”. Për të ndaluar këtë trend negativ, ajo apelon për një politikë gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat që prekin jetën e të rinjve: rinore, shëndetësore, sociale, arsimore, të sipërmarrjes dhe karrierës.

“Arsimi si një nga punëofruesit më të mëdhenj duhet të prodhojë jo thjesht arsim cilësor në shkolla dhe universitete, por edhe të jetë modeli ku karriera dhe protagonizmi në lidership të bazohet në meritë, drejtësi dhe vlerësim mbi standarde”, përfundon ajo.

The post Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet shqiptare appeared first on Citizens.al.

Ekspertet e teknologjisë në Shqipëri dhe Itali: Midis meritokracisë dhe stereotipeve gjinore

Brenda dhe jashtë kufirit, gratë që zgjedhin të studiojnë në shkenë janë të pakta, por të vendosura. 

Shembuj të grave shqiptare dhe italine, tregojnë se pavarësisht stigmatizimeve të thella, ekziston një brez i ri vajzash të guximshme të cilat e ndjekin këtë rrugë pavarësisht pengesave.

Marta Abbà, Itali; Arbjona Çibuku, Shqipëri.

Po çfarë i shtyn këto grua të bëhen inxhiniere në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit?

E thënë me zë të lartë ose e menduar në heshtje, kjo pyetje përsëritet si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali. 

Edhe pse të dyja vendet renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të nëntë në Europë për përqindjen më të lartë të studenteve në fushat STEM, ato mbeten të lidhura nga stigmat e forta kulturore që e shndërrojnë këtë rrugë të premtuar në rrugë pa krye, ose, në rastin më të mirë, në një rrugëtim të vështirë, të lodhshëm dhe ndonjëhërë pa të pashpërblyer, sidomos në aspektin ekonomik.

Kjo është veçanërisht e dukshme në sektorin e inxhinierisë së telekomunikacionit.

Pak gra studiojnë TIK, një fat i keq dhe i keqpaguar

Në Itali, vetëm 22.9% e të regjistruarve në këtë program inxhinierik janë gra, dhe në nivel master kjo përqindje bie në 13.7%. Të dhënat nga Fondacioni Kombëtar i Inxhinierëve tregojnë se kjo është një nga fushat më pak të përzgjedhura, sidomos krahasuar me inxhinierinë civile dhe atë biomjekësore. Gratë e pakta që diplomohen më pas “dënohen” me rrugë karriere më të ndërlikuara sesa kolegët e tyre meshkuj dhe me paga sistematikisht më të ulëta. 

Sipas të dhënave më të fundit të “Inarcassa”, të ardhurat mesatare bien nga 44,459 euro në 26,083 euro në varësi të gjinisë, me një hendek gjinor page prej pothuajse 48% në disfavor të grave. Nëse jetojnë në Italinë e Jugut, rreziku i papunësisë rritet me 15 pikë përqindje krahasuar me veriut (burimi: Qendra Kombëtare e Inxhinierëve).

Në Shqipëri, me më pak dallime gjeografike, panorama është e ngjashme: sektori i TIK dominohet nga meshkujt (58.5%), ashtu si edhe shërbimet (68.8%) dhe fushat e inxhinierisë së lidhur me prodhimin dhe ndërtimin (62.5%).
Nga këndvështrimi i pagave, sektori TIK në Shqipëri pasqyron, në një shkallë më të vogël, dinamikat e një tregu pune kombëtar ku hendeku gjinor në pagesë për profesionistë me arsim të lartë është 17.7%. Ky është një tregues i përgjithshëm, por të dhënat e INSTAT tregojnë se TIK është ndër fushat ku kjo pabarazi është e dukshme.

Stereotipe të ngjashme, të mbartura por ende aktuale

Në të dy vendet, Shqipëri dhe Itali, ka nisma dhe thirrje, disa të zjarrta dhe të sinqerta, por deri më tani pa rezultate të dukshme.


“Sfidat më të mëdha vijnë nga stereotipe dhe paragjykime të thella gjinore, si të brendshme ashtu edhe të jashtme,” thotë Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë SciDev. Në Shqipëri, shprehje si “Shkencat e forta nuk janë për gratë” dhe “Burrat janë më të mirë në shkencë” janë, sipas saj, “perceptime me origjinë të lashtë që vazhdojnë të ndikojnë të tashmen, duke penguar aksesin dhe përparimin e grave në STEM dhe duke ngadalësuar karrierat e tyre.” Ndërsa “gratë përgjithësisht kanë më pak vetëbesim se burrat,” Xhaferraj thekson se në inxhinieri kjo tendencë rrezikon të përkeqësohet për shkak të mungesës së modeleve femërore në rolet e shkencëtareve, shpikëseve dhe novatoreve.

Duke analizuar arsyet e pabarazive gjinore, Barbara De Micheli, eksperte për barazi gjinore në Fondacionin G. Brodolini, vëren të njëjtin problem: “Stereotipet për fushat ‘femërore’ dhe ‘mashkullore’ janë ende shumë të forta, dhe karrierat në startup-e dhe teknologjitë e reja përshkruhen ende si botë ekskluzivisht mashkullore,” shpjegon ajo. Edhe në Itali, “matematika nuk është për vajzat,” dhe gratë që diplomohen në fushat si inxhinieria kompjuterike dhe telekomunikacioni—të konsideruara “ekstremisht mashkullore”—nuk e kanë të vështirë të diplomohen, por hasin vështirësi për të gjetur punë. Dhe kur e gjejnë, thotë De Micheli, “duhet të mësojnë të lundrojnë në struktura organizative që janë ende larg barazisë gjinore. Bordet drejtuese janë ende të mbushura me burra.”

Në Itali, “Gjinia është pushtet,” sipas një raporti të fundit nga Info.Nodes dhe onData. Megjithëse ekziston një certifikatë gjinore, De Micheli e quan atë “një masë hibride.” Kjo certifikatë cilësore, me fokus te proceset, ka merita në ndërgjegjësim, por mund të ishte më efektive nëse kriteret e barazisë gjinore përfshiheshin në thirrjet për financime, duke përdorur stimuj ekonomikë. Megjithatë, sipas saj, mungon një planifikim strategjik i qartë dhe i thellë për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrjen femërore në përgjithësi.

Në Shqipëri, përpjekjet zyrtare për të rritur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në STEM ekzistojnë. Gjurmë të tyre gjenden në Strategjinë e Arsimit 2021-2026 dhe Strategjinë e Barazisë Gjinore 2021-2030. Por, Xhaferraj thekson se “të gjitha këto kuadro strategjike duhet të përkthehen në masa praktike dhe të zbatohen në mënyrë efektive: kjo mbetet një sfidë në një shoqëri ende e ndikuar nga normat dhe perceptimet kulturore që i disfavorizojnë gratë dhe paraqesin pengesa të mëtejshme për karrierat e tyre shkencore. Këto sfida nuk i shoh të izoluara,” përfundon ajo. “Janë sistemike, të ndërlidhura dhe e forcojnë njëra-tjetrën.”

Arti i mësimdhënies së STEM-it për të gjithë

Për të kuptuar detajet duhet të dëgjojmë ata që i përjetojnë sfidat çdo ditë. Salvina Pëllumbi e bën këtë duke dhënë mësim matematikë në një shkollë në Elbasan, rreth 50 km nga Tirana. Ajo e zgjodhi këtë lëndë sepse pati “mësuese gra shumë të forta që ia dilnin gjithkund—me familje dhe karrierë”—duke i treguar se nuk kishte pse të zgjidhte mes të dyjave. Ajo e di që ka qenë me fat, pasi “në përgjithësi, nënat shqiptare paraqesin figurën e gruas që i përkushtohet vetëm familjes.”

Në punën e saj, ajo takon “vajza shumë të zgjuara dhe punëtore shqiptare që kanë nevojë për motivim, për t’u treguar tregun e punës, mundësitë e punësimit dhe perspektivat e pagave në fushat STEM.” Këtë e bën si mentore në projektin “Albanian Girls in ICT Academy” dhe përmes iniciativave të saj, ku përfshin laboratorë virtualë tërheqës që nxisin të menduarit kritik për botën. Ajo thekson se duhen ndërhyrje sistemike—si seanca të këshillimit të karrierës, më shumë modele femërore dhe fushata ndërgjegjësimi në rrjete sociale. Por problemet më të mëdha, thotë ajo, lindin pas universitetit, “kur rruga e karrierës bëhet më e vështirë, sepse në kulturën shqiptare pritet që nënat të kujdesen për gjithë shtëpinë dhe vetëm nëse kanë kohë, të ndjekin studimet apo kërkimin shkencor.”

Rrjete inkurajimi: Nuk jemi pak

Në këtë fazë, vajzat shqiptare që hyjnë në tregun e punës STEM mund të mbështeten te Rrjeti i Grave Shqiptare në STEM (NAW-STEM). Xhaferraj e themeloi atë “për të kontribuar në emancipimin ekonomik dhe shoqëror të grave, duke rritur përfaqësimin e tyre në sektorin STEM, si në industri ashtu edhe në akademi.” Ky rrjet përballet drejtpërdrejt me stereotipet dhe paragjykimet përmes serisë së podkasteve STEMspresso, duke përfshirë edhe gra shqiptare nga diaspora, sepse një rrjet i vërtetë nuk njeh kufij.

Në Itali, një tjetër rrjet ekskluziv për inxhiniere dhe arkitekte është AIDIA. Themeluar në vitin 1957, aktualisht ka mbi 450 profesioniste të regjistruara. Tre prej tyre ndanë përvojat e tyre, të cilat, megjithëse të ndryshme, japin një panoramë të plotë të situatës në Itali.

Giovanna Iannuzzi është një sipërmarrëse e konsoliduar në sektorin kimik-farmaceutik të teknologjisë së informacionit, por ka arritur aty ku është falë mbështetjes së familjes, që e ndihmoi të përballonte lindjen e binjakëve. Ajo vijoi punën e saj dhe nuk u ndal edhe pse shpesh kolegët meshkuj ia marrin promovimet thjesht sepse janë burra. 

“Ende është e vështirë të sigurosh pozicione menaxhimi projektesh apo kontrata të mëdha; si gra, ne perceptohemi si një rrezik,” thotë ajo. “Vazhdohet të jetë e vështirë të arrish pozicione të shpërblyera me perspektivë rritjeje: gjithmonë duhet të luftosh me dhëmbë e thonj, dhe nuk i merr gjithmonë ato që meriton.” Ndonëse shpesh ftohet të flasë në evente, ndodh shpesh të jetë e vetmja grua.  

“Shpeshherë jam gruaja e vetme në takimet ku jam ftuar, por e di që nuk jam gruaja e vetme në këtë fushë,” kujton ajo.

Nga bota akademike ku ajo u rrit, Antonia Russo vëren “një turp që i ngërthen vajzat; ato hezitojnë të dalin në pah.” Ajo thotë se duhet ta tejkalojmë këtë prirje, të ndajmë historitë tona dhe të bashkohemi. Rrjetet janë thelbësore për të fuqizuar këto zëra dhe për të ndarë përvojat e grave të tjera. “Ne nuk jemi të pakta në STEM, por shpesh heshtim,” thotë ajo. 

Në përfundim, Russo pohon: “Jam e bindur që aftësitë nuk kanë gjini.” E njëjta frazë u shpreh edhe nga studenta e re nga Shqipëria, Hygerta T. 

Ajo tregon se është “krejtësisht e vetëdijshme për ekzistencën e pabarazive gjinore në fushën që ka zgjedhur, ashtu si edhe në shumë të tjera, por nuk dua që ky realitet të më pengojë apo të më kufizojë.” Pas universitetit, Hygerta T. dëshiron të krijojë zgjidhje të dobishme, veçanërisht në epokën ku teknologjia po përparon me ritme të shpejta, por fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) e zgjodhi sepse “është një nga fushat më të kërkuara për programuesit dhe ofron paga konkuruese,” shpjegon ajo. Për të siguruar që paga e saj të përshtatet me atë të kolegëve meshkuj, ajo tashmë e di se do t’i duhet “të punoj edhe më shumë për të zhvilluar aftësitë e mia dhe për të gjetur vendin tim në tregun e punës, pavarësisht që jam grua.”

Ky “pavarësisht që jam grua” e shoqëroi edhe Gaiën Bertolinon gjatë studimeve të saj pothuajse të përfunduara në inxhinieri kompjuterike. Ajo guxoi të ndiqte këtë rrugë ndërsa banonte në jug të Italisë, një rajon me hendekun gjinor dhe hendekun më të madh të pagave.

Ambienti shoqëror dhe akademik nuk e ndanë të njëjtën pikëpamje, por Bertolino gjeti vetë rrugën dhe hartoi një strategji: “Për të kompensuar supozimin e mungesës së aftësive teknologjike që na atribuohet neve si gra, duhet të përqendrohemi edhe në aftësitë e buta dhe në komunikim,” shpjegon ajo. 

Ajo dhe koleget e saj femra në universitet po përgatiten t’i futen tregut të punës me këtë mentalitet: “Ne jemi të pakta, por shumë të motivuara, ambicioze dhe të vendosura — ndryshe nga shumë prej kolegëve tanë meshkuj, të cilët shpeshherë janë më pak të motivuar, pasi janë regjistruar në TIK pas valës së lulëzimit të sektorit ose nën ndikimin e stereotipeve.” Ndonjëherë, stereotipat bien edhe mbi to.

Ky artikull është prodhuar brenda Iniciativës për Gazetari Kollaborative dhe Hulumtuese (CIJI), një projekt i financuar pjesërisht nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetëm e Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

The post Ekspertet e teknologjisë në Shqipëri dhe Itali: Midis meritokracisë dhe stereotipeve gjinore appeared first on Citizens.al.

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]

The post BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni appeared first on Reporter.al.

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës

Gjykata e Durrësit ka konfirmuar ditën e sotme masën ndaluese të sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika. Ky i fundit është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorim detyre” për një çështje të nisur më shumë se dy vite […]

The post Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Arsimit Parauniversitar Durrës appeared first on BoldNews.al.

Ogerta Manastirliu: Arsimi në Shqipëri po ecën me ritme të shpejta drejt modernizimit dhe integrimit në standardet europiane

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme ,në mbledhjen e Ligës së Universiteteve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se arsimi i lartë në Shqipëri po ecën me ritme të shpejta, drejt modernizimit dhe integrimit në standardet europiane.

“Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin tonë arsimor, është një zhvillim me ritme të shpejta, sa i përket dimensionit të ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve. Ne nuk duhet të jemi asnjëherë të kënaqur me sa kemi arritur, sepse teknologjia, dixhitalizimi, po tregon që në duhet të jemi edhe më shumë ambicioz”, tha ajo.

Manastirliu tha se sfidat e arsimit të lartë janë të shumta, dhe pse arritjet janë domethënëse, ndersa theksoi arritjet në fushën e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe avancimet në programet studimore, veçanërisht në ato dygjuhëshe dhe në gjuhë të huaj.

Ajo përmendi gjithashtu, praninë e Universiteteve të huaja në vend, si Kolegji i Evropës dhe Universiteti i Studimeve në Distancë të Spanjës, i cili ka hapur kampusin e tij në Gjirokastër.

“Po punojmë fortë për të patur një tjetër universitet prestigjioz evropian, Universitetin teknologjik të Kompjenës, që do të hap kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës”, njoftoi ministrja.

Më tej, Manastirliu vlerësoi disa prej Universiteteve private në vend për iniciativat e tyre, në ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe ofrimin e diplomave të përbashkëta, si Univeristeti Luarasi.

“Jam patjetër shumë e kënaqur që Universitetet tona private gjithashtu po bëjnë hapa domethënës në programet e përbashkëta të studimit, në diploma të përbashkëta studimi, si Universiteti Luarasi duke hapur degë të studimit në bashkëpunim me “London School of Economics”, tha ajo.

Manastirliu: Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin tonë arsimor, është një zhvillim me ritme të shpejta. Me ritme të shpejta sa i përket dimensionit të ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve.

Ne nuk duhet të jemi asnjëherë të kënaqur me sa kemi arritur, sepse sot ecet me ritme shumë të shpejta dhe imponimi që tekstologjia, dixhitalizimi, po pasqyron edhe në arsimin lartë, tregon që në duhet të jemi edhe më shumë ambicioz dhe të ecim me hapa më të lartë për të arritur disa standarde edhe më të larta në arsimin tonë të lartë.

Universitetet private janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit të arsimit të lartë, luajnë një rol komplementar dhe ecin në një hap duke zhvilluar standarde më larta të arsimit, duke e bërë arsimin e alrtë një motor të zhvillimit të shoqërisë, ekonomik, duke krijuar mundësin që arsimi i lartë ti përgjigjet sfidave të kohet, të krijojë burime njerëzore të afta për t’u përgjigjur tregut të punës, jo vetëm atoj kombëtare po edhe atij global.

Sfidat e arsimit të lartë janë të shumta, dhe pse arritjet janë domethënëse. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj sa i përket akreditimit të universitete publike dhe jo publike. Kemi bërë hapa të mëdha sa i përket programeve të studimit. Kemi bërë hapa domethënës sa i përket programeve dygjuhësh apo me gjuhë të huaj, por ende nuk është mjaftueshëm.

Sot ne kemi Universitete të cilat kanë hapur degë të tyre në Shqipëri, universitete të huaja prestigjioze. Kemi Kolegjin e Evropës, që finalizoi para pak ditësh vitin e arë akademik në kampusin e Tiranës, ndërkohë që kemi hapur për herë të parë një universitet që është i modelit të ri, Universiteti i studimeve në distancë të Spanjës, që ka hapur kampusin në Gjirokastër.

Po punojmë fortë për të patur një tjetër Universitet prestigjioz evropian, Universitetin teknologjik të Kompjenës, që do të hap kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Jam patjetër shumë e kënaqur që Universitetet tona private gjithashtu po bëjnë hapa domethënës në programet e përbashkëta të studimit, në diploma të përbashkëta studimi dhe këtu dua të përmend disa prej universiteteve të cilat kanë bërë vërtetë një punë të mirë dhe domethënëse, si Universiteti Polis, me aleancën e Universiteteve që bën pjesë. Gjithashtu Universiteti Luarasi, duke hapur degë të studimit në bashkëpunim me “London School of Economics”, dhe universitetet të cilat po bëhen gati për të binjakëzuar dhe për të hapur degë të studimit me universitetet partnere në Evropë dhe më gjerë.

The post Ogerta Manastirliu: Arsimi në Shqipëri po ecën me ritme të shpejta drejt modernizimit dhe integrimit në standardet europiane appeared first on Albeu.com.

Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

Për sa i përket përkushtimit dhe entuziazmit në punën e tyre, Armela thotë se ajo dhe kolegët e saj mësues të shkollës fillore në një skaj të largët të Shqipërisë juglindore nuk janë ndryshe nga kolegët e tyre të qytetit. Megjithatë, mjetet që kanë në dispozicion “na bëjnë të pabarabartë”, tha Armela, e cila foli […]

The post Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale appeared first on Reporter.al.

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave

Shembujt e Tatimeve se si do të llogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve vjetore për arsimim prej 100 mijë lekësh dhe prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim, për të ardhurat e 2025-s. Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton më i lartë si tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda 3 muaj nga plotësimi i deklaratës vjetore.

 

Dorina Azo

Një prind që për 2025 siguroi deri në 1.2 milionë lekë të ardhura dhe në certifikatën familjare ka në ngarkim 1 fëmijë të moshës deri 18 vjeç, që po e shkollon në një institucion arsimor privat do të përfitojë 100 mijë lekë zbritje shpenzimesh për arsimimin, që do i njihen si shpenzime të zbritshme.

Pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, atij do t’i zbriten edhe 48 mijë lekë shpenzime për rritjen apo mbajtjen e fëmijës.

Shuma vjetore që ky prind shpenzon për rritjen e fëmijës dhe për arsimin e tij të përcaktuara në nivelet e mësipërme do të zbritën nga totali i të ardhurave vjetore të siguruar nga puna apo siç njihet ndryshe nga totali i bazës së tatueshme vjetore.

Pasi t’i zbriten këto shpenzime do t’i tatohen më pak të ardhura. Për rrjedhojë do të llogaritet më pak tatim dhe një pjesë mund ti rimbursohet. Kjo lehtësi fiskale do të përfitohet përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 që plotësohet në mars të 2026.

Zbritja e shpenzimeve për arsimin dhe fëmijët në ngarkim nga totali i të ardhurave vjetore të realizuara për 2025 pritet të ulë tatimin për individët e punësuar.

Shpenzimet për zbritje do të deklarohen nëpërmjet DIVA-s  (Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave) që do të plotësohet në mars të 2026-s, ndërkohë që tatimi i 2025-s për pagat është paguar çdo muaj.

Por nëse tatimi i paguar gjatë 2025 rezulton të jetë më i lartë se tatimi i ri që do të llogaritet pas zbritjes së shpenzimeve, diferenca do të jetë rimbursimi që do të kërkohet brenda tre muajve nga plotësimi i deklaratës vjetore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mbështetur në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” të ardhurave të realizuara nga pagat për vitin 2025, do t’u zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç dhe 100 mijë lekë për arsimin.

“Zbritjen nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit”, sqaruan Tatimet.

Tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar nga individët çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA, pas zbritjes së shpenzimeve, do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.

Pra, nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron se në këtë rast, individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Sipas shembullit të DPT-së, nëse një individ X, me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekësh për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekësh në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekësh.

Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh.

Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë.

Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekësh. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri i llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekësh është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-s.

Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore.

Zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat detyrimin për plotësimin e DIVA e kanë të gjithë individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Pra plotësimin e DIVA-s për të ardhurat vjetore të 2024-s e kishin të gjithë individët që realizonin të ardhura mbi 1,2 milionë lekë nga 2 milionë lekë që ishte më parë pragu i lejuar. Në të kundërt, individët që nuk plotësojnë DIVA apo vonojnë plotësimin e saj ngarkohen me penalitete prej 3,000 lekësh.

Për 2024, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024. Pra të dypunësuarit vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Për individët që realizojnë të ardhura vjetore nën 1,2 milionë lekë dhe nuk kanë detyrim për të plotësuar DIVA, por kërkojnë të përfitojnë një të drejtë për shpenzimet e fëmijëve  që ligji e njeh si lehtësi fiskale, plotësimi i saj do të kryhet vullnetarisht. Pra, në këtë rast individi, nuk penalizohet me masë administrative nga tatimet.

 

Si do të ulet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët?

Sipas Tatimeve, zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri në 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa shpenzimet për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.

Në vitin 2026, kur individi X do të plotësojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, do t’u zbresë të ardhurave vjetore nga paga për 2025-n, shpenzimet në ngarkim të 2 fëmijëve që ka 48,000 x 2 = 96,000 lekë.

Në rastin e shembullit, të ardhurat e individit nuk e kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve dhe përfiton edhe zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh. Zbritja e shpenzimit për arsimimin e fëmijëve është fikse, pavarësisht numrit të tyre.

Në këtë rast, individit nga të ardhurat vjetore do t’i zbritet një total shpenzimesh prej 196,000 lekësh. Pas zbritjes baza e re e tatueshme do të jetë në vlerën e 644 mijë lekëve.

Por sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1, të nenit 22, të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, nëse të ardhurat vjetore nga punësimi janë mbi 600 mijë lekë deri në 720 mijë lekë, tatimpaguesit i zbritet një shumë prej 420 mijë lekësh, pra kjo shumë nuk tatohet.

Pas kësaj zbritjeje, baza e tatueshme bëhet 224 mijë lekë x 13%, tatimi i ri i llogaritur është 29,120 lekë.

Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120.

Diferenca prej 33,280 lekësh është shumë që individit X i takon për rimbursim dhe e kërkon pranë tatimeve brenda 3 muaj pas plotësimit të DIVA.

Risitë për zbritjen e shpenzimeve për fëmijët nga baza e tatueshme nisin zbatimin me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Më herët, administrata tatimore ka vlerësuar se shuma për rimbursim do të jetë rreth 20 mln euro.

 

Kush përfiton dhe Dokumentacioni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar për “Monitor” se të drejtën për të përfituar nga zbritjet e  bazës tatimore prej 48 mijë lekësh në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç do ta kenë të gjithë individët, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Ndërsa të drejtën për zbritjen e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve, në masën 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, shuma nuk ndryshon, do ta kenë vetëm individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë në vit.

Për të dyja rastet, si për përfitimin e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Tatimet pohojnë se në mënyrë të hollësishme, dokumentacioni justifikues për shpenzimet përcaktohet edhe në pikën 23.1 të Udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

“Kompensimi për fëmijën në ngarkim të tij dhe shpenzimet për arsim kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme.

Ai duhet të paraqesë dokumente justifikues, të tilla si: certifikatën e gjendjes familjare, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj”., sqarohet në udhëzim.

Dokumentacioni justifikues për shpenzimet nuk do të ngarkohet në sistem në momentin e plotësimit të DIVA-s, por do të ruhet nga individi përfitues në rast kontrolli tatimor.

“Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore në rast kërkese nga administrata”, sqaroi Administrata Tatimore për “Monitor”.

Ligji për procedurat tatimore parashikon ruajtjen e dokumentacionit deri në 5 vite.

“Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, neni 48 ‘Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore’, pika 2.

Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet”, sqaron DPT.

Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues sipas DPT-së do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

 

Arsimi publik nuk përfshihet

Fëmijët që ndjekin arsimin publik nuk përfitojnë nga kjo zbritje, për shkak se nuk ka pagesë të dokumentuar.

Administrata Tatimore sqaron se vetëm shpenzimet reale, të justifikuara me fatura për arsimin e fëmijëve, mund të zbriten nga baza tatimore.

 

Shembull 1

Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve për arsim dhe fëmijët në ngarkim

Individi X ka këto të dhëna:

Të ardhura mujore nga punësimi: 70,000 lekë

Të ardhura vjetore: 70,000 × 12 = 840,000 lekë

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje):

Tatimi mbi pagën llogaritet kështu: (70,000 – 30,000) × 13% = 5,200 lekë/muaj apo tatimi vjetor i paguar është 62,400 lekë.

 

Zbritjet që përfiton në DIVA:

Individi me të ardhura nën 1,200,000 lekë në vit ka 2 fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe të dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

Individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Zbritje për arsimin = 100,000 lekë

Zbritja për fëmijët në ngarkim = 48,000 lekë

Në këtë rast, zbritja për 2 fëmijë në ngarkim që ka individi X = 48,000 × 2 = 96,000 lekë

Zbritje totale = 100,000 + 96,000 = 196,000 lekë

Baza e re e tatueshme:

Nga 840,000 lekë, hiqet 196,000 lekë zbritje

Baza e tatueshme bëhet: 644,000 lekë

Tatimi i ri që duhet të kishte paguar:

(644,000 – 420,000) × 13% = 29,120 lekë (420,000 lekët e para nuk tatohen nëse të ardhurat janë mbi 600,000 lekë deri në 720,000 në vit sipas skemës së re të përcaktuar në pikën 1 të nenit 22)

 

Rimbursimi që i takon:

Tatimi vjetor i paguar: 62,400 lekë

Tatimi i ri pas zbritjeve: 29,120 lekë

Diferenca: 33,280 lekë (ky është rimbursimi që i takon)

 

Si ta përfitojë këtë shumë?

Individi plotëson deklaratën DIVA deri më 31 mars të vitit tjetër.

Dokumentet e nevojshme për të përfituar zbritjet për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore, nuk do të bashkëngjiten në sistem gjatë plotësimit të DIVA-s, por do të ruhen deri në 5 vite për rastet e kontrollit tatimor.

 

 

Shembull 2

Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekësh në vit për arsim

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000) * 13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Në këtë rast, sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore, është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.

Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).

Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj.

 

Zbritjet nga baza tatimore, çfarë parashikon Neni 22

1.Tatimpaguesi i të ardhurave personale me të ardhura nga punësimi dhe/ose biznesi mund të zbresë nga baza tatimore për periudhën tatimore:

a) një shumë prej 600 000 lekësh, nëse të ardhurat vjetore janë deri 600 000 lekë, ose një shumë prej 50.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë deri në 50.000 lekë;

b) një shumë prej 420 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600 000 lekë deri në 720 000 lekë, ose një shumë prej 35.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 50.000 lekë deri në 60.000 lekë;

c) një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj, nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë;

ç) një shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç prej 48 000 lekësh.

2.Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë.

Lexoni edhe:

Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet

 

 

 

 

 

The post Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave appeared first on Revista Monitor.

Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet

Prononcim i tatimeve se si do të llogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për arsimim prej 100 mijë lekësh

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100 mijë lekë, dokumentacioni i nevojshëm që duhet të ruhet për justifikimin e tyre dhe afati për marrjen e kompensimit në rastet e tepricës kreditore.

 

Cilat janë kërkesat ligjore për përfitimin e shpenzimeve prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve?

Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2, përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë.

Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

 

Çfarë lloj faturash përfshin dokumentacioni justifikues për arsimin e fëmijëve? A do të ishte i nevojshëm zgjerimi i kategorive të shpenzimeve të njohura (p.sh. kurset jashtëshkollore, kostoja e librave apo pajisjeve teknologjike për mësim)?

Në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, janë përcaktuar si natyrë shpenzimesh që përfitojnë zbritjet për arsim, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Për sa i përket zgjerimit të fushës së këtyre shpenzimeve, mund të kihet parasysh në të ardhmen.

 

A ekziston një mënyrë e standardizuar për të dorëzuar ose ngarkuar faturat në platformën DIVA me qëllim zbritjen e shpenzimeve për arsim?

Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore, në rast kërkese nga administrata.

 

Sa kohë duhet të mbahen faturat e ruajtura nga individët, në rast kontrolli nga administrata tatimore?

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontrata me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 48 “Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore”, pika 2. Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi i vitit tatimor të cilit i përkasin dokumentet.

 

A ka rrezik për penalizime nëse individi nuk disponon dokumentacionin justifikues?

Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli, deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

A mund të sqarohet përfitimi me një shembull praktik, për një familje me 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç me të ardhura nën 1,2 milionë lekë në vit dhe mbi 1,2 milionë lekë në vit?  

Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti i fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është viti 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë, pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur).

Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj nga data e dorëzimit te Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale.

 

A ndodh përllogaritja automatike e zbritjes në sistem, apo është përgjegjësi e individit të llogarisë shumën e zbritshme?

Vetë individi deklarues do të vendosë shumën e zbritjes në rubrikën përkatëse të DIVA-s, pasi është përgjegjësi e tij.

Individi duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në nenin 22 për të përfituar zbritjen tatimore, si në rastin e kompensimit për fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ashtu edhe në rastin e shpenzimeve për arsim.

 

Lexoni edhe:

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave

The post Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet appeared first on Revista Monitor.

Maturantët nën ‘ethe’/Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministria ndan informacionin e rëndësishëm

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore, një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore.

“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj.

Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant

Suksese të gjithëve!”, shkruan Ministrja Manastirliu.

Rregullat Matura Shtetërore 2025:

Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës

Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Çfarë duhet të keni me vete:

Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).

2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Veshje e rregullt

Uniforma e shkollës.

Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse

Shishe me ujë.

Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi

Ndalohen rreptësisht:

Telefonat

Ora smart

Rregulla gjatë provimit:

Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.

Nuk lejohet largimi para 12:30.

Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.

The post Maturantët nën ‘ethe’/Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministria ndan informacionin e rëndësishëm appeared first on Sot News | Lajme.

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës, çerdheve, kopshteve dhe qendrave private të kurseve i ka rritur shpenzimet e shqiptarëve për shërbimet e arsimore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet në sektorin e arsimit realizuan xhiro totale në 20,4 miliardë lekë ose 200 milionë euro në vitin 2023. Kjo shifër ishte 100 […]

The post Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Në një fushatë të dominuar nga videot e shkurtra dhe mesazhet emocionale të shpërndara në media sociale, kryeministri Edi Rama i dha një kthesë të papritur dhe tërësisht personale komunikimit politik me 21 prill, gjatë një mitingu në bregdetin e Kavajës. “Gjithë ky zdap siç më kishte bërë nëna,” tha ai me një buzëqeshje të […]

The post Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale? appeared first on Reporter.al.

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Më 15 prill, sheshi “Skënderbej” në zemër të Tiranës u mbush me qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit dhe telajot e tyre në një aktivitet të titulluar “Europa në sytë e fëmijëve” –  pjesë e programit “Art, Zeje, Sport” të Ministrisë së Arsimit. Me ngjyra të ndezura mbi kanavacë, nxënësit pikturuan vizionin e tyre […]

The post Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Më 15 prill, sheshi “Skënderbej” në zemër të Tiranës u mbush me qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit dhe telajot e tyre në një aktivitet të titulluar “Europa në sytë e fëmijëve” –  pjesë e programit “Art, Zeje, Sport” të Ministrisë së Arsimit. Me ngjyra të ndezura mbi kanavacë, nxënësit pikturuan vizionin e tyre […]

The post Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës appeared first on Reporter.al.

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

Përfshirja e sistemit arsimor në fushatat zgjedhore mbetet plagë kronike e demokracisë shqiptare. Megjithëse janë zhvilluar 10 zgjedhje parlamentare dhe 9 vendore që nga rënia e komunizmit, përdorimi klientelist i administratës publike dhe burimeve shtetërore vazhdon të cenojë integritetin e garës zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit – 2021, 2022 dhe 2023 – organizata si Komiteti […]

The post Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik appeared first on BoldNews.al.

Partia e Lirisë: Do të rrisim buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së

Partia e Lirisë thotë se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Zëdhënësja e PL-së, Dea Nako tha se mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit…

Source

Berisha: Një vit sigurime shoqërore të paguara për çdo të ri të punësuar

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot në Vorë kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Vorën dhe Kasharin. Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek programi i PD-së për fëmijët dhe bizneset.

Berisha tha se do të bëhet gjithçka për shkollimin e fëmijëve, njëherësh do të hiqet edhe kriteri i mesatares.

“Tarifat e studimeve do të pjesëtohen me 3 apo 4 herë. Se pas studimeve, çdo i ri dhe çdo e re do të mbështetet për punësimin. Qeveria do t’i paguajë një vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri. Qeveria do paguajë çdo gjë, të gjitha shpenzimet për trajnimin e të rinjve para se të fillojnë punën. Qeveria do të financojë me kredi të buta çdo projekt të tyre për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, do t’i bëjë atyre të mundur. Një çati për çift, do të jetë zotimi ynë para atyre”, tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi se në programin e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka edhe një mbulim me grant prej 30 mijë eurosh për çiftet e reja që duan të investojnë në blerjen e një shtëpie të re. Sipas Berishës, do të jetë qeveria që do të paguajë gjithë interesin e kredisë për blerjen e shtëpive dhe çiftet që do të bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria.

“Rroga minimale, nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Çdo sipërmarrësi do t’i kompensohet me ulje taksash rritja e rrogës minimale në 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Po rrogat mbi minimale, që të gjitha, me një vendim të vetëm qeverie, rriten me 13%, sepse ne do të ulim tatimin mbi të ardhurat personale nga 23% në 10%. Do investohet shumë, mundësi të reja për shkollimin”, tha ai.

“Sot, arsimi është në një rrokullisje të vërtetë, në një rrokullisje të madhe, në një rrokullisje mjerisht më të madhe në botë, dhe nuk do doja kurrë të thosha një gjë të tillë. Por, ka një provë, ka një test, që e bën organizata e vendeve të zhvilluara, OECD-ja, dhe fëmijët tanë në këtë test të vitit 2006-2013, në këtë test ata dolën me një ngjitje vertikale”, shtoi Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh se për periudhën 2016-2023, arsimi në vend u paraqit me rënien më të madhe në botë, prej 69 pikëve në matematikë dhe kjo, sipas Berishës, ndodhi sepse u shkatërrua arsimi dhe klasat u boshatisën.

“Mësuesit, nga mësues për dijen, për arsimin, sollën militantë për partinë, dhe i dhanë arsimit goditjet më të rënda. Unë jam këtu për t’u garantuar ju se, fëmijët tuaj do të kenë shkollat më të mira. Se përsëri, teknologjia digjitale do të zbatohet në çdo shkollë. Se modernizimi i shkollave, do të jetë përparësi e madhe. Mësuesi, do të vendoset në piedestalin që i takon, duke i paguar atij jo më pak se 1500 euro”, pohoi Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Një vit sigurime shoqërore të paguara për çdo të ri të punësuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“450 Shkolla të Reja?” – Kur llogaritë elektorale nuk dalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në nisje të fushatës elektorale se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla.

“Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian”,  deklaroi kryeministri gjatë një prezantimi publik.

Në vështrim të parë, ky pohim krijon përshtypjen e një transformimi rrënjësor të infrastrukturës arsimore publike. Por siç ndodh shpesh me shifrat, ato kanë nevojë për një themel të fortë. Kur Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit për të konfirmuar deklaratën e Kryeministrit, tabloja që doli ishte dukshëm më pak “e çimentuar”.

Çfarë tregojnë të dhënat

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit në vitin 2013, numri total i institucioneve publike të arsimit parauniversitar ishte 1,741. Në vitin 2023, ky numër kishte rënë në 1,378. Kjo do të thotë një ulje prej 363 shkollash në dhjetë vitet e fundit. Pra, jo një rritje dhe sigurisht jo ndërtim i 450 shkollave të reja.

Sa i përket universiteteve publike, ato kanë mbetur pikërisht po aq sa më parë: 15. As një më shumë, as një më pak. Arsimi i lartë, duket, nuk ka qenë në axhendën e ndërtimit.

Është e rëndësishme të shpjegojmë se kur qeveria thotë “shkolla të ndërtuara”, në rastin më të mirë nënkupton shkolla që janë shembur dhe rindërtuar nga e para. Në rastin më të keq flet për suvatime muresh dhe sistemime oborresh apo palestrash.

Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Arsimit dhe të përpunuara nga Faktoje, nga viti 2014 deri në 2024, janë rindërtuar ose zgjeruar 43 shkolla. Rreth 3 në vit, një ritëm që të kujton më shumë riparimet sezonale sesa një revolucion arsimor.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë bërë ndërhyrje të ndryshme në 245 shkolla të tjera, që përfshijnë punime të brendshme, rikonstruksione fasadash, etj. Nga këto, 68 përfshijnë edhe fusha sportive ose palestra. Në 43 shkolla, është ndërhyrë vetëm në fusha sportive.

Në total, nëse i llogarisim të gjitha ndërhyrjet, qoftë edhe ato që prekin vetëm oborret apo palestrat, shifra shkon në 331. Këtu vlen të theksohet se një pjesë e mirë e ndërhyrjeve janë kryer në të njëjtat shkolla, pra 331 janë ndërhyrjet në shkolla, jo 331 shkolla të ndryshme ku janë kryer punime.

Në lojë hyn edhe Programi i Rindërtimit, i nisur pas tërmetit të vitit 2019. Në kuadër të tij janë rindërtuar apo rehabilituar 125 shkolla, por 43 prej tyre janë ndërtuar nga BE përmes programit EU4Schools dhe vetëm 82 nga vetë qeveria shqiptare.

E vetmja mënyrë për të arritur shifrën 450 që dha kryeministi është nëse marrim me bujari maksimale çdo ndërhyrje si dëshmi të “ndërtimit të shkollave”, gjë që zhvesh propagandën elektorale të kryeministrit.

Po nxënësit?

Një tjetër fakt që zbulohet nga shifrat e Ministrisë së Arsimit është se numri i nxënësve është në rënie të lirë.

Në arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë të përgjithshëm, nga 501,693 nxënës në vitin shkollor 2013–2014, në vitin 2022–2023 pati vetëm 267,275 nxënës. Thuajse është përgjysmuar numri i nxënësve në 10 vjet.

Përfundim

Çfarë përfaqëson, atëherë, shifra 450? Më shumë një slogan, një numër që tingëllon bukur në podium, por jo një realitet të dokumentuar, as një arritje të mbështetur në fakte.

Si përfundim, deklarata e Kryeministrit duket se enkas ngatërron mirëmbajtjen me ndërtimin, domosdoshmërinë me iniciativën, shpresën me betonin.

Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t’i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, premtoi kryeministri Rama në vijim të deklaratës. Kjo mbetet për t’u parë, por nisur nga të dhënat e vetë Ministrisë së Arsimit, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla do ta kategorizojmë si të pavërtetë.

The post “450 Shkolla të Reja?” – Kur llogaritë elektorale nuk dalin appeared first on Faktoje.al.

Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor

Kur sistemi arsimor i Durrësit u përball me një krizë shëndetësore në dhjetor 2024 e shkurt 2025, qindra prindër dhe nxënës u ndjenë të pasigurtë dhe të keqinformuar. Brenda një kohe të shkurtër, dy nxënës të shkollave “Leonik Tomeo” dhe “Kushtrimi i Lirisë” u infektuan me meningit akut – një sëmundje e rrezikshme që infekton […]

The post Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor appeared first on Reporter.al.

Projekti ‘Kompleksi i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të qeverisë

Në muajt e parë të vitit 2024, territori ku ndodhej ndërtesa e ish-Sanatoriumit të Korçës u rrethua me llamarina. Ndërtesa ikonë e ngritur me financimin e mirëbërësit Thoma Turtulli në vitin 1935 ishte prej vitesh e braktisur, pasi u la të degradohej dhe shkatërrohej me gjithçka kishte brenda. Pas rrethimit, nga zhurma e fadromave dhe […]

The post Projekti ‘Kompleksi i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të qeverisë appeared first on Reporter.al.

Rama: Programe pas shkolle dhe ushqim për fëmijët, monitorim në shkolla me kamera inteligjente

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të Partisë Socialiste Shqipëria 2030, u ndal edhe tek arsimi, duke u shprehur se numri i laboratorëve inteligjentë në shkolla të shkojë në një mijë nga 340 që janë aktualisht. Rama tha se çdo bashki në qendër dhe qark do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor.

“Kur ne morëm detyrën, shkollat nuk kishin laborator, kishin ca klasa të lodhura me ca kompjuterë që nuk ndizeshin më. Sot kemi laboratorët inteligjentë në 340 shkolla. Brenda mandatit të katërt numri i laboratorëve inteligjentë do të jetë 1 mijë. Nuk do të kemi më asnjë fëmijë në të gjithë perimetrin e Republikës së Shqipërisë, që nuk do të ketë akses në mësimin e teknologjisë digjitale.

Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohem për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija mbasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “brenda vitit 2026, shkollat do të mbrohen dhe siguria në shkolla do të garantohet me kamera inteligjente, ndërsa ulja e bullizmit, e mungesave apo e kopjeve në klasë, do të jetë drastike. Është një projekt i përfunduar, është një financim i nënshkruar dhe thjeshtë e vetëm tani është vetëm realizimi i projektit. Mandatin e katërt do të ngrihet shoqëria publike e transportit shkollor, e cila do të kryejë transportin falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas dhe do të mbyllë dhe epokën e parave që jepen për transportin dhe shkojnë në lloj-lloj duarsh, në lloj-lloj kompanish, në lloj-lloj mikrobusësh, në lloj-lloj furgonash”.

Kryeministri u ndal edhe te paga mesatare e mësuesve, e cila është dyfishuar krahasuar me kohën kur Partia Socialiste mori detyrën. “Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro.

Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro. Kur ne morëm detyrën, tekste falas kishte zero. Të gjithë prindërit i blinin librat e fëmijëve dhe nuk po hyj këtu se ç’lloj librash blinin, një xhungël. Sot prej vitesh, 238 mijë nxënës i marrin tekstet e shkollës falas”, nënvizoi Rama.

“Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian. Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t’i shtohen edhe 200 shkolla të reja. Gjatë mandatit të katërt, do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional.

60 milionë euro janë përcaktuar të investohen në ndërtimin e shkollave profesionale, në instalimin e laboratorëve teknikë dhe në ndërtimin apo rindërtimin e konvikteve të shkollës personale, që do të jenë konvikte shembullore me cilësinë më të mirë për të gjithë nxënësit që do të studiojnë në këto shkolla”, nënvizoi Rama.

Sipas Kryeministrit, objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të studiojë në shkolla profesionale.

“Në Shqipërinë 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional do të kenë një trajtim të posaçëm dhe të gjitha familjeve që janë në periferitë rurale, do t’u jepet mundësia që fëmijët e tyre t’i çojnë në dorë të sistemit publik çohet personale dhe për ta do të kujdeset nga A tek ZH sistemi publik. Kur ne e morëm detyrën, numëroheshin me gishtat e duar palestrat në Republikën e Shqipërisë. Sot kemi 200 palestra të reja në shkollë. E kemi filluar me palestra të kohës kur unë luaja basketboll që numëroheshin me gishtat e duarve në të gjithë Shqipërinë. E kemi filluar me një sistem arsimor, ku ishte zhdukur edukimi fizik dhe ku sporti në shkollë ishte në inekzistent. Lëvizja e re e ekipet sportive në shkolla ka përfshirë mbi 12 mijë fëmijë dhe adoleshentë, duke rilindur frymën e sportit tek brezi më i ri, por dhe duke hedhur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm të sportit kombëtar”, pohoi Rama, ndërsa shtoi se në mandatin e katërt do të shtohet numri i disiplinave sportive dhe do të mbështeten bashkitë që do të ecin në këtë drejtim me përparësi.

“Dhe ne synojmë që të paktën 20 mijë fëmijë dhe adoleshentë të jenë të aktivizuar në të gjithë zinxhirin e ekipeve sportive në shkolla, të paktën. Kur morëm detyrën, arsimi i lartë financohej me më pak se 70 milionë euro. E trefishuam financimin për universitetet dhe sot ato financohen me 200 milionë euro. Deri në fund të mandatit të katërt, ne do të realizojmë edhe investimet e projekteve madhore të Universitetit të Tiranës, Kolegjit të Europës, dhe do të thellojmë ndërkombëtarizimin përmes aleancave të universitetit tonë me ato të BE-së, duke e bërë ofertën akademike edhe më tërheqëse, jo vetëm për studentët vendas, por edhe për studentët europianë. Hyrja në Bashkimin Europian do të ketë edhe këtë impakt të drejtpërdrejtë”, cilësoi Rama.

/r.e/

The post Rama: Programe pas shkolle dhe ushqim për fëmijët, monitorim në shkolla me kamera inteligjente appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌