Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sibel Halimi: Muzika e Armend Rexhepagiqit bashkoi gjenerata dhe emocionoi Prishtinën

By: Kult Plus
20 July 2025 at 14:01

Mbrëmë, Prishtina u bë një zë i vetëm me këngët e Armend Rexhepagiqi, duke bashkuar kujtime e shpresa të gjeneratave të ndryshme.

Në një njoftim nga Drejtoria e Kulturës, drejtoresha Sibel Halimi theksoi se arti dhe kultura na kujtojnë se dashuria për vendin nuk është vetëm ndjenjë, por burim që na mban të gjallë dhe të lidhur.

“Përmes muzikës së tij, Armendi na tregoi se kjo dashuri rritet sa herë që e mbajmë gjallë mes njerëzve”, thuhet në njoftim.

Koncerti u përmbyll me emocione të forta dhe duartrokitje të gjata, duke e shndërruar natën në një moment të veçantë për kryeqytetin.

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet shqiptare

5 June 2025 at 13:10

Mimoza Rexhvelaj, mësuese me mbi 20 vite përvojë, nuk ndan vetëm dije në klasën e saj kolektive në Malësinë e Madhe, por edhe shpresën për një të ardhme më të mirë në zonat malore të Shqipërisë. Prej vitit 2015, ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Linaj”, të cilën aktualisht e ndjekin vetëm 10 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

“Kam 90 minuta për të shpjeguar tetë tema për katër klasa të ndryshme. Shpesh ndjej se nuk po i jap fëmijëve atë që meritojnë,” rrëfen ajo për Citizens.al.

Mimoza përballet me një realitet të ashpër: rrugët e paasfaltuara, mungesa e investimeve dhe braktisja graduale e komunitetit.

Ajo kujton se transferimi në këtë shkollë, në një zonë të izoluar, ndodhi për arsye politike. Për shtatë vite, e përshkonte çdo ditë në këmbë rrugën e gjatë, ndërsa sot, ndërron tre autobusë për të mbërritur në vendin e punës.

Shkollat po mbyllen, nxënësit po largohen

Vetëm në qarkun e Shkodrës, në pesë vitet e fundit janë mbyllur 10 shkolla. Emigrimi është ndër faktorët kryesorë, që nxitet prej mungesës së investimeve dhe pamundësisë për një jetë të denjë.

Rexhvelaj tregon se emigrimi ka prekur dhe familjen e saj ku vajza, pasi kreu studimet për mjekësi, është larguar nga vendi.

“Nëse as unë nuk mund t’i mbaj fëmijët e mi këtu, çfarë mund t’u them nxënësve?” ngre si pyetje retorike mësuesja e shkollës “Linaj”.

Shkolla 9-vjeçare në Linaj, Malësi e Madhe/Facebook.

Zyrtarisht në qarkun e Shkodrës 229 klasa janë kthyer në klasa kolektive. Në nivel kombëtar, për vitin shkollor 2024–2025, numërohen plot 18,641 nxënës në 2,320 klasa kolektive (link tabela e zonave) – një simptomë e qartë e emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë.

Në Kukës, situata është edhe më dramatike. Mësuesi Besmir Muslia, nga shkolla “Hamdi Pelivani” në Orgjost, tregon se fshati po zbrazet. Emigracioni për shkak të kushteve të vështira, mungesa e martesave dhe rënia e lindjeve janë faktorët kryesorë që po e tkurrin sistemin arsimor lokal.

Zona është e banuar kryesisht nga pakica kombëtare bullgare, njohur zyrtarisht në vitin 2017.

“Shumë familje këtu aplikojnë për pasaporta bullgare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe punësimit në BE,” thotë Muslia duke konfirmuar dëshpërimin për një jetë më të mirë.

Aktualisht në Kukës numërohen 214 klasa kolektive dhe dhjetëra shkolla të mbyllura. Zyrtarisht ministria e Arsimit thotë se në 10 vitet e fundit janë mbyllur 22% e shkollave 9-vjeçare.

Si mësues që po edukon një brez, i cili i ka sytë larg vendit, Muslia thotë se kjo e bën të ndihet i zhgënjyer.

“Përfaqësoj një brez që u rrit me shpresa pas diktaturës dhe si brez i ri besuam dhe menduam se ky vend do të bëhej,” shprehet ai.

Besmir Muslia, mësues biologjie në shkollën “Hamdi Pelivani”

Nga shkollat e zbrazura te universitetet në rënie

Problemi përhapet si zinxhir. Universitetet publike në rrethe po përballen me mungesë drastike të studentëve. Sipas një raporti të Qëndresës Qytetare, 49.22% e programeve të studimit rrezikojnë të mbyllen.

Universiteti i Gjirokastrës ndodhet në një situatë alarmante: 80.95% e programeve kanë më pak se 10 studentë të regjistruar dhe me këtë prirje, njohësit e sistemit arsimor paralajmërojnë se mungesa e vizionit dhe investimeve rrezikon ta shndërrojë arsimin e lartë në një strukturë të pashpresë.

Raporti tregon se në krahasim me një vit më parë, numri i programeve në rrezik është rritur me 23.16%. Me këtë prirje, deri në vitin 2028 universitetet në rrethe mund të mbyllen për mungesë studentësh.

Përballë kësaj situate si politikë arsimore që u mendua se do ta frenonte këtë prirje ishte aplikimi i bursave për programet prioritare. Mirëpo sipas raportit, kjo politikë ka dështuar, pasi aktualisht 87.5% e programeve prioritare mbeten në rrezik mbylljeje – nga 24.5% që ishte një vit më parë.

Të dhënat e Censit dhe Institutit të Statistikave nuk janë shpresëdhënëse. Vitin e shkuar, pati një rënie me 6.8% të numrit të studentëve (nga 38,618 në 36,151) ndërsa popullsia në tërësi rezulton të jetë tkurrur me rreth 400 mijë njerëz gjatë periudhës 2011-2023 duke shkuar në 2.4 milionë banorë.

Një e ardhme “pa arsim

Aleko Miho, pedagog në Universitetin e Tiranës që prej vitit 1985, e përshkruan situatën si rrënuese. Ai sjell një reflektim të thelluar për transformimin e arsimit të lartë dhe thekson se pas viteve ’90-të, liberalizimi pa planifikim afatgjatë, solli një orientim drejt disa degëve dhe braktisje të degëve të tjera.

Miho thotë se degë si biologjia, që dikur kanë qenë themeli i zhvillimit shkencor, aktualisht po braktisen. Në vitin 2024 pati vetëm 33 të regjistruar (2021, 90).

“Numri i studentëve në degët e shkencave natyrore është ulur tre herë krahasuar me pesë vite më parë. Po humbasim profesionistë në fusha kyçe ndërkohë që konkurrenca me arsimin privat thellon pabarazinë,” thekson ai.

Përballë kësaj situate Miho bën thirrje për rishikim dhe reformim të sistemit duke përfshirë kuotat e universiteteve. Ai sugjeron mbështetje më të madhe financiare dhe orientim më të qartë drejt nevojave për zhvillim kombëtar.

Për njohësin e politikave arsimore, Kolindo Vjerdha, njëherësh aktivist i “Qëndresës Qytetare” kjo është një krizë që kapërcen shifrat.

“Arsimi po prodhon diploma që nuk gjejnë vend në tregun vendas të punës. Kjo e bën gjithë sistemin jofunksional,” shprehet ai.

Sipas tij ministria e Arsimit ka mungesë vizioni dhe qasje të fragmentuar sa i përket shërbimit të një zgjidhje. Në këtë pikë ai tregon si shembull faktin se të rinjtë po orientohen drejt degëve që ofrojnë punë jashtë vendit.

“Nuk është vetëm dëshirë për profesion, por strategji emigrimi,” thekson Vjerdha.

Me një buxhet prej vetëm 2.54% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për investimet në arsim.

Ekspertët e çështjes së arsimiit vlerësojnë se rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve, është pasojë direkte e emigracionit masiv. Majlinda Keta, eksperte në fushën e arsimit shprehet se ky emigracion është një kërcënim ekzistencial për shqiptarët në tërësi. 

“Shkaku i këtij emigracioni janë modelet jo efektive të zhvillimit të vendit dhe mungesa e një politike strategjike efektive dhe besimofruese për zhvillim e mirëqeverisje nga dy partitë e mëdha në vend për të rinjtë dhe familjet e reja”, u shpreh për Citizens Keta.

Sipas saj, shumë të rinj dhe familjet e tyre shfrytëzojnë dëshirën për të studiuar jashtë si një instrument për të siguruar një emigracion të ligjshëm. Keta thekson se, ndonëse jo të gjithë përfundojnë studimet universitare, ata përfitojnë nga mundësitë për qëndrim dhe punësim në vendet pritëse, ku më pas ndërtojnë edhe familjet e tyre të reja.

Në këtë dinamikë, vëmendje të veçantë merr fakti që elita e ardhshme shqiptare, nxënësit e shkëlqyer, tashmë përzgjidhen nga universitete të njohura ndërkombëtare dhe përfitojnë bursa mbështetëse për studime. 

Në këtë kontekst, Majlinda Keta mbron idenë se nuk duhet fajsuar vetëm Ministria e Arsimit për këtë situatë, duke theksuar se “ajo është pjesë e zgjidhjes”. Për të ndaluar këtë trend negativ, ajo apelon për një politikë gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat që prekin jetën e të rinjve: rinore, shëndetësore, sociale, arsimore, të sipërmarrjes dhe karrierës.

“Arsimi si një nga punëofruesit më të mëdhenj duhet të prodhojë jo thjesht arsim cilësor në shkolla dhe universitete, por edhe të jetë modeli ku karriera dhe protagonizmi në lidership të bazohet në meritë, drejtësi dhe vlerësim mbi standarde”, përfundon ajo.

The post Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet shqiptare appeared first on Citizens.al.

Linda Halimi mahnit me paraqitjen në bikini – publikon fotografi nga plazhi në Instagram duke treguar linjat

19 July 2025 at 08:23

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka ndezur rrjetet sociale me publikimin e dy fotografive të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

E njohur për vokalin e fuqishëm dhe stilin e saj të veçantë, Linda këtë herë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj tërheqëse në bikini.

Në imazhet e publikuara, intrepretuesja e hitit “Ëndërroja” shihet në një plazh me rërë të bardhë dhe det të kaltër, duke ekspozuar linjat e saj trupore në një bikini ngjyrë smeraldi me detaje dekorative, që i theksojnë edhe më shumë fizikun e saj të tonifikuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @linditaworld

Me flokët e lagur dhe qëndrimin plot vetëbesim, Linda rrezaton elegancë dhe forcë – një përzierje që e ka karakterizuar gjithmonë si artiste dhe figurë publike.

Postimi ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për formën fizike, bukurinë natyrale dhe stilin unik.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Ajo ka dëshmuar se edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 2, mbetet një ndër personazhet më të përfolura dhe të dashura për publikun.

Pas aventurës së saj në këtë reality show të suksesshëm, Linda është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon të jetojë dhe punojë në qytetin e Atlantës.

Foto: Linda Halimi/Instagram

Ajo ka paralajmëruar më herët se është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat pritet të publikohen së shpejti. /Telegrafi/

The post Linda Halimi mahnit me paraqitjen në bikini – publikon fotografi nga plazhi në Instagram duke treguar linjat appeared first on Telegrafi.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

18 July 2025 at 12:43

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi për arritjet si dhe vlerësimet pozitive të ardhura për Kosovën edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Më tej u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet Bundesbank dhe Bankës Qendrore të Kosovës, përfshirë mbështetjen që kjo bankë gjermane ka dhënë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së. Gjithashtu, u bisedua rreth mbështetjes së mëtejme për proceset e anëtarësimit të BQK-së në institucionet ndërkombëtare financiare, si dhe për zhvillimet e fundit në fushën e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“Gjatë këtij takimi z. Balz u informua edhe mbi punën intensive që institucionet tona kanë zhvilluar rreth anëtarësimit në SEPA, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi sikurse vendet e tjera të rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dërgimit të disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

17 July 2025 at 11:21

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 16 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtare Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj appeared first on Reporter.al.

Gjykata Speciale e Kosovës hedh poshtë mocionin e Thaçit për heqjen e disa akuzave

16 July 2025 at 17:40

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë hodhën poshtë të mërkurën një mocion të përbashkët të mbrojtjes për krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë, që po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mocioni kundërshtonte përfshirjen e ngjarjeve që ndodhën para majit 1998 dhe […]

The post Gjykata Speciale e Kosovës hedh poshtë mocionin e Thaçit për heqjen e disa akuzave appeared first on Reporter.al.

’Koha për poezi’

By: Kult Plus
14 July 2025 at 23:10

Poezi nga Sibel Halimi

Koha për poezi

Mbi 40-tat

Të gjitha recetat kërkojnë ndryshim,
të maskuar, të heshtur, të gdhendur në pritje.

Por mbi dyzet, të jesh vetja
është një akt i vogël rebelimi,
një refuzim i ngadalshëm
i përsosmërisë që të mbaron.

Miratimi fishket,
arsyetimi tretet, shterron
si një burim i harruar
në shkretëtirë.

Liria s’është shpërthim,
por një pajtim i butë
me vijat që të rrethojnë,
trupi s’është më projekt,
mendja nuk pret të riparohet.

Të dyja, një terren i hapur,
ku e vërteta fton ajrin të hyjë.

Thjeshtësimi,
jo zbrazëti, por thelb
i përqendruar,
që mban peshën e kohës
pa ulur kokën.

Të jesh e pranishme,
pa falje, pa lutje,
pa retorikë që të zvogëlon.

Mbi dyzet, të qenit grua
është një ujëvarë pyetjesh
të heshtura, e rizbuluar n’ecje
dyzetat nuk kërkojnë përgjigje,
por hapin rrugë,
krijojnë vend për frymëmarrje.

E lirë./KultPlus.com

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

By: Ardit
12 July 2025 at 18:14

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të shtune në unazën e Tiranës, pranë rrethrrotullimit të Shkozës. U raportua se në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Trafiku në zonë paraqitet i ngarkuar, ndaj […]

The post Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës appeared first on BoldNews.al.

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

By: gaze tare
11 July 2025 at 23:17

Getoar Selimi ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Marinën, duke treguar se mes tyre ekziston një harmoni e veçantë, pavarësisht dallimeve në disa aspekte.

“Ne jemi shumë të njëjtë, por në disa gjëra jemi të kundërt. Megjithatë, në gjërat kryesore jemi njësoj,” u shpreh ai.

Reperi theksoi se ata kanë zgjedhur që jetën private ta mbajnë larg syrit të publikut, duke e ruajtur me fanatizëm.

“Kemi vendosur të jemi të tërhequr, e kemi ruajtur me fanatizëm jetën private. Periudha që po vjen të shtyn të dalësh nga vetja, por ne jemi të dy të një zëri për gjithçka,” tha Getoari.

Ai shtoi se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe e konsoliduar ndër vite:

“Tani jemi shumë në rregull, është një periudhë shumë e gjatë që e njohim njëri-tjetrin.”

The post Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm appeared first on iconstyle.al.

Rama në konferencën për Ukrainën: S’duhet të lëmë askënd të na japë leksione paqeje

By: fra nc
10 July 2025 at 16:10

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që u mbajt në Romë të Italisë.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Rama tregoi gatishmërinë e Shqipërisë për t’i qëndruar në krah aleatëve në çdo kohë në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Shqipëria është një vend shumë i vogël me burime modeste, nuk ka fuqi të ndryshojë shumë në fushëbetejë, por ne kemi qenë e do të jemi bashkë me Italinë dhe partnerët evropianë, kurdo e kudo që Ukraina do që ne të jemi”, tha Rama.

Shefi i qeverisë e vuri theksin te paqja, për të cilën tha se Evropa duhet të ketë planin e saj se si të arrijë deri aty. Ai nënvizoi se Evropa nuk duhet të lejojë askënd jashtë kufijve të saj t’i japë leksione se si është paqja.

“Megjithatë dua të ndaj me ju në këtë qytet që ndërkohë që mbështesim Ukrainën të luftojë dhe të rindërtohet, duhet të bëjmë maksimumin që të mos ta lëmë paqen në rreshtin e dytë të mendimeve tona. Nuk duhet ta lëmë fjalën paqe të ndajë më tej shtetet tona demokratike.
Nuk duhet të lëmë askënd jashtë kufijve të Evropës demokratike të na japë leksione ne, Komunitetit Evropian, se çfarë është paqja dhe si tingëllon kjo paqe. Ne nuk jemi komunitet luftënxitës dhe Ukraina nuk është as agresori, as autori i kësaj lufte të përgjakshme në dyert e Evropës.

Të flasësh për paqen nuk e ndal luftën, as nuk e bën Vladimir Putinin një paqedashës. Ndërkohë që bëjmë të gjitha gjërat e duhura për të mos e lënë në baltë Ukrainën, nuk do të jemi të fortë mjaftueshëm për t’i dhënë fund kësaj lufte nëse nuk kemi planin kurajoz për paqe”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama në konferencën për Ukrainën: S’duhet të lëmë askënd të na japë leksione paqeje appeared first on Euronews Albania.

Prokuroria kërkoi burg/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi

By: user 8
7 July 2025 at 18:45

Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili ishte vënë nën akuzë nga SPAK për fshehje të pasurisë.

Vendimi u dha këtë të hënë, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas trupit gjykues, “fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë”, duke e rrëzuar kështu kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK kishte kërkuar gjykimin penal të Shkëlzen Selimit për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve të palëve, GJKKO vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e ish-gjyqtarit, duke e shpallur atë të pafajshëm.

The post Prokuroria kërkoi burg/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin Shkëlzen Selimi appeared first on Lapsi.al.

I akuzuar për fshehje pasurie, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm

By: M C
7 July 2025 at 17:05

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohet për fshehje pasurie është shpalluar i pafajshëm nga GJKKO. Ai u akuzua nga SPAK për veprën penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive dhe interesave private”.

Gjithashtu gjykata vendosi që shpenzimet procedurale dhe gjyqësore të mbeten siç janë kryer, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Njoftimi:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 48, datë 07.07.2025 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen K. Selimi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë.

2. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të nenit 393 të K.Pr.Penale, mbeten siç janë kryer.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Selimi akuzohet për refuzim mosdeklarimi, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. Selimi u shkarkua nga Vettingu në korrik të vitit 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ai e ankimoi vendimin, por doli nga radhët e drejtësisë me vendim të prerë të Kolegjit të Apelimit në shkurt të vitit 2019.

The post I akuzuar për fshehje pasurie, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

Ish-gjyqtari Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie

7 July 2025 at 17:55

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të hënën, më 7 korrik, deklarimin e pafajshëm të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë për akuzën e fshehjes së pasurisë – një çështje e ngritur nga SPAK rreth tre vjet më parë. Në tetor të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për […]

The post Ish-gjyqtari Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

Dështon instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara

By: V K
7 July 2025 at 14:08

Banka Kombëtare Tregtare, po përballet me një situatë kaosi në sportelet e saj dhe në të gjitha shërbimet bankare, si pasojë e problemeve me instalimin e sistemit të ri qendror.

Për të dytën ditë radhazi, (e premte, 4 korrik dhe e hëna, 7 korrik), klientët kanë hasur ndërprerje vazhdueshme të shërbimeve, duke përfshirë pamundësinë për të kryer veprime në sportele, ATM apo kanalet e tjera të komunikimit me bankën.

Megjithëse BKT njoftoi më 30 qershor se nga data 4 deri më 6 korrik, do të kryente një përditësim të planifikuar të sistemit për një “përvojë bankare më të shpejtë dhe më të sigurt”, realiteti ka qenë i ndryshëm.

Në vend të përmirësimeve të premtuara, klientët janë përballur me një kolaps total të shërbimeve.

“Gjatë kësaj periudhe, disa shërbime do të kenë ndërprerje të përkohshme ndaj ju këshillojmë të kryeni veprimet e rëndësishme përpara mesnatës së ditës së premte”, thuhej në njoftimin zyrtar të bankës. Por edhe pas përfundimit të afatit, situata nuk është normalizuar.

 

 

Ndërkohë, të hënën, BKT deklaroi se sistemi i ri ishte instaluar me sukses, por pamjet dhe dëshmitë nga degët e bankës tregonin të kundërtën.

Skyweb.al, konstatoi radhë të gjata, nervozizëm të klientëve dhe pamundësi për të kryer operacione të thjeshta bankare.

Probleme u hasën në të gjitha pikat: arkat, shërbimi ndaj klientit dhe aksesimi i llogarive.

BKT, është vetëpërshkruar në mënyrë të vazhdueshme si “banka më e mirë në Shqipëri”, duke marrë çmime që shpesh shihen si të porositura dhe duke investuar në PR agresiv.

Por situata aktuale, sipas shumë klientëve, tregon një realitet ndryshe: një sistem bankar në rënie të lirë.

Simptomat e një degradimi të rrezikshëm në sistemin bankar:

Paraja: Rritja e fitimeve të bankave, është mbështetur më shumë në qarkullimin masiv të parasë në ekonomi, sesa në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve.

Punonjës të pakualifikuar: Emigrimi i të rinjve dhe pagat e ulëta në sektorin bankar, kanë sjellë mungesë të aftësive profesionale në sportele, duke rënduar më tej përvojën e klientëve.

Largimi i brandeve europiane: Banka nga vende të BE-së janë larguar nga tregu shqiptar, duke ulur standardet dhe konkurrencën.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem më të thellë dhe më shqetësues: mungesën e vizionit për të ndërtuar një sistem bankar që i shërben klientit dhe i përgjigjet sfidave teknologjike me seriozitet.

Nëse përballja me klientin është kaq e dobët, mbetet për t’u imagjinuar se çfarë ndodh me mbrojtjen e të dhënave apo me reagimin ndaj sulmeve kibernetike.

Rasti i fundit me BKT, është një alarm i fortë për gjithë sektorin bankar në vend, një thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri reale, përtej reklamave dhe çmimeve të zbukuruara. /skyweb.al

The post Dështon instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara appeared first on Albeu.com.

Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit

By: user 6
6 July 2025 at 17:40

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë. Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit. Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues. Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç. Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme. Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë. Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara. Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas. Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat. Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit. /Marrë nga Monitor

The post Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on Lapsi.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

4 July 2025 at 11:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri appeared first on Reporter.al.

Ambasadori i Kosovës në Francë Mehdi Halimi merr pjesë në fluturimin inaugurues Lyon- Prishtinë dhe Paris-Prishtinë 

By: KultPlus
3 July 2025 at 17:00

Mehdi Halimi, ambasadori i Kosovës në Francë ka njoftuar se ka marr pjesë në inaugurimin e linjave të fluturimeve mes Kosovës dhe Francës. 

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin dhe pamje nga ky inaugurim. 

Sot pata nderin të marr pjesë në fluturimin inaugurues të linjave të reja Lyon–Prishtina dhe Paris–Prishtina, të operuara nga kompania ASLAirlines.

Udhëtova në shoqërinë e z. Hervé Bonin, drejtor i aeroportit të Prishtinës dhe z. Bruno Besnehard, drejtor komercial i kompanisë ASLAirlines.

Një moment i veçantë: ekuipazh 100 % femëror (pilote & ndihmëspilote) 👩‍✈👏që pata kënaqësinë t’i përshëndes personalisht gjatë fluturimit.

Në mbërritje në Prishtinë, u mirëpritëm ngrohtësisht nga:

🌿z. Jeton Raka, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, 

✈z. Gökhan Acikgoz, CEO i aeroportit të Prishtinës dhe

🇫🇷z. Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.

🎂U mbajt një fjalim zyrtar dhe një tortë iu ofrua pasagjerëve të fluturimit kthyes Prishtinë–Paris.

Një simbol i fuqishëm i lidhjeve gjithnjë e më të ngushta ndërmjet Francës dhe Kosovës! 🇫🇷🤝/ KultPlus.com 

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

By: user 11
3 July 2025 at 09:32

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht.

Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek. Ndërkohë mësohet se lejohet kalimi i njerëzve në këmbë vetëm pa bagazhe. Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

The post Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌