Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

6 August 2025 at 20:58

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë ligjore për të. Drejtësia penale si pjesë e të drejtës publike, duhet të synojë garancinë e pronës jo pasigurinë e saj. Domethënë drejtësia penale siguron që ti marrë plaçkën e […]

The post Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale appeared first on BoldNews.al.

Pasuria e lënë pas nga “Princi i Errësirës”, Ozzy Osbourne

By: Kult Plus
24 July 2025 at 13:30

Ozzy Osbourne, ikona e skenës së heavy metal dhe protagonisti i kulturës globale pop, vdiq më 22 korrik 2025, në moshën 76 vjeç, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Vdekja e tij u konfirmua në një deklaratë për gazetën The Sun: “Me trishtim të patreguar njoftojmë se Ozzy ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes, i rrethuar nga familja e tij. Kërkojmë që privatësia jonë të respektohet.”

Trashëgimia e Osbourne, si kulturore ashtu edhe financiare, është e pamatshme. Pasuria e tij vlerësohet në 220 milionë dollarë, fryt i një karriere që zgjati pesë dekada dhe që ndikoi jo vetëm në muzikë, por edhe në televizion dhe në prodhimet live.

Karriera e tij filloi me Black Sabbath dhe vazhdoi me një karrierë të suksesshme solo, duke shitur miliona disqe. Ozzfest , turneu muzikor që ai themeloi në vitin 1996, fitoi mbi 100 milionë dollarë dhe shiti pesë milionë bileta.

Televizioni e katapultoi atë edhe më lart. Reality show “The Osbournes” (MTV, 2002) ndryshoi peizazhin televiziv dhe i dha atij një brez të ri fansash. Familja fitoi 800,000 dollarë në sezonin e parë dhe 5 milionë dollarë për anëtar në të dytin.

Gruaja e tij Sharon, fëmijët Jack dhe Kelly, si dhe marrëveshjet e tij për miratim, reklamim dhe botim kontribuan në një perandori biznesi me vlerë 251 milionë dollarë. Pavarësisht shëndetit të tij në përkeqësim, Ozzy ruajti një ndikim global deri në fund./KultPlus.com

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

15 July 2025 at 21:51

Një nga njerëzit më të pasur të Hungarisë, István Tiborcz, dhëndri i kryeministrit Viktor Orbán, është vënë në qendër të kritikave për pasurinë e tij, në një kohë kur opinioni publik po shpreh gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj nepotizmit dhe rënies së standardeve të jetesës në vend. Tiborcz, i martuar me vajzën e kryeministrit, […]

The post Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm? appeared first on BoldNews.al.

SPAK e akuzoi për fshehje pasurie, shpallet i pafajshëm ish-gjyqtari i njohur

By: fra nc
7 July 2025 at 16:38

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej për fshehje pasurie.

Selimi u hetua nga SPAK për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj vendosi:

  • Deklarimin e pafajshëm të Shkëlzen Selimit, pasi faktet penale të ngritura nga akuza nuk u provuan.
  • Shpenzimet procedurale dhe gjyqësore mbeten siç janë kryer.
  • Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u sharkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, ndërkohë që shumica e trupit gjykues nuk gjeti probleme shkarkuese për pasurinë.

Procedimi penal për Selimin dhe disa gjyqtarë të tjerë u regjistrua nga SPAK pesë vjet më parë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Në prill 2021, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë në zotërim të Selimit dhe familjarëve të tij; një pikë karburanti në lungomaren e Vlorës si dhe një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK e akuzoi për fshehje pasurie, shpallet i pafajshëm ish-gjyqtari i njohur appeared first on Euronews Albania.

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

By: Oldi
2 July 2025 at 08:52

Nga Elton Qyno Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nxjerrë nga sirtarët e saj dhe ia ka vënë në dispozicion avokatëve, marrëveshjen ligjore të lidhur me të pandehurin Erjon Alibej alias Agim Shurbi “Krymi”, të akuzuar për 7 vrasje dhe krime të tjera. Kjo kontratë pendesë, e siguruar nga “Ora News” që mban datën 29 qershor […]

The post Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un appeared first on BoldNews.al.

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

By: Oldi
25 June 2025 at 17:09

Këto ditë, në ato pak media që vijojnë të mbështesin Veliajn është shfaqur një raport i dy studiove ligjore ndërkombëtare që rreshojnë argumentat kundër burgosjes së tij të padrejtë, sipas tyre. Në dokumentin me shkrim të Kasowitz LLP, me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP, me seli në Londër, theksohet se kryebashkiaku […]

The post Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn? appeared first on BoldNews.al.

Adriana Matoshi deklaron 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes

By: V K
14 June 2025 at 12:03

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka dorëzuar deklarimin e saj të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2025, pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke ofruar një pasqyrë të plotë të të ardhurave dhe pasurisë së saj personale gjatë vitit 2024.

Sipas dokumentit të publikuar, Matoshi ka deklaruar një veturë të tipit Fiat në vlerë prej 13 mijë euro, e cila është dhuratë nga ish-bashkëshorti i saj dhe që figuron në pronësi të prindërve.

Po ashtu, ajo ka në pronësi të prindërve edhe një shtëpi prej 66 metra katrorë, e ndërtuar në vitin 1990 me kursimet e babait të saj.

Vlera e tregut e kësaj shtëpie është vlerësuar në 400 mijë euro. Matoshi ka deklaruar edhe një kredi në NLB Bankë në shumë totale prej 15,800.03 euro, të marrë në nëntor të vitit 2024 për renovimin e shtëpisë, me një afat shlyerjeje prej 24 muajsh.

Deri në momentin e deklarimit, ajo ka paguar një pjesë të kredisë dhe ka një borxh të mbetur prej 13,210.56 euro.

Në aspektin financiar, deputetja ka 8,809.81 euro të gatshme në llogari bankare, të akumuluara nga paga dhe kredi.

Të ardhurat e saj vjetore personale përfshijnë:– 21,336.12 euro nga paga si deputete në Kuvendin e Kosovës; – 6,963 euro nga puna si prezantuese në Festivalin “Fest 62” në RTSH në Tiranë, gjatë periudhës 30 janar – 2 shkurt 2024;– 240 euro nga shtesa dhe kompensime të tjera nga Ministria e Financave.

Matoshi nuk ka deklaruar ndonjë pronë të regjistruar në emër të saj, aksione në ndonjë kompani, kriptovaluta, donacione politike apo letra me vlerë.

Adriana Matoshi, përveç funksionit të saj në Kuvend që nga marsi i vitit 2021, vazhdon të jetë aktive edhe në botën e artit dhe kulturës, duke balancuar rolin e saj si përfaqësuese politike me aktivitetet artistike që e kanë bërë një nga figurat më të dashura për publikun në Kosovë dhe më gjerë.

The post Adriana Matoshi deklaron 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes appeared first on Albeu.com.

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 June 2025 at 08:57

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tri vjet më parë, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema. Rritja e pasurisë së fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së […]

The post Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta appeared first on BoldNews.al.

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

By: Oldi
4 June 2025 at 10:39

Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e Nurihan Seitit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një raportin negativ të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Përjashtimi i Nurihan Seitit nga gara për në Gjykatën Kushtetuese, natyrisht, nuk përbën fundin e botës. Por arsyet e përjashtimit-probleme të theksuara me pasurinë-të cilat kanë qenë aty […]

The post “Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP appeared first on BoldNews.al.

‘200 miliardë dollarë për shëndetësi dhe arsim’, Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë për Afrikën

2 June 2025 at 20:47

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij prej 200 miliardë dollarësh do të investohet në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë përgjatë dy dekadave të ardhshme.

Gjatë një vizite në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, Gates theksoi rëndësinë e investimeve në kapitalin njerëzor si rruga më e sigurt drejt zhvillimit të kontinentit:

“Duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Ai u bëri gjithashtu thirrje inovatorëve të rinj afrikanë që të angazhohen në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (IA) për të ndihmuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në kontinent, duke e konsideruar teknologjinë si një mjet të fuqishëm për ndryshim.

Bill Gates kishte njoftuar muajin e kaluar se 99% e pasurisë së tij do të dhurohet deri në vitin 2045, kur Fondacioni Bill & Melinda Gates pritet të përmbyllë aktivitetin e tij. Kjo iniciativë përbën një nga përpjekjet më të mëdha filantropike në histori, me fokus të veçantë në ndihmën për komunitetet më të pafavorizuara të botës.

The post ‘200 miliardë dollarë për shëndetësi dhe arsim’, Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë për Afrikën appeared first on Sot News | Lajme.

Sa vija ke në kyçin e dorës? Mëso çfarë ‘thuhet’ për jetën tënde

10 May 2025 at 23:55

A keni vënë re ndonjëherë vijat horizontale në kyçin e dorës?

Sipas disa besimeve të vjetra, veçanërisht në palmistri (leximi i duarve), vijat në kyçin e dorës, ndryshe quhen edhe “vijat e Rascette”.

Këto vija, ndryshe të njohura edhe si vijat e byzylykut, besohet se japin informacione rreth shëndetit, pasurisë dhe prosperitetit.

Veç këtyre, numri i vijave në kyçin e dorës tregon edhe për jetëgjatësinë, sipas Metaphysics Knowledge.

Nëse vija e parë është e pathyer dhe e qartë, ajo përfaqëson 23-28 vite jetë, ndërsa vija e dytë përfaqëson 46-46 vite jetë.

Vija e tretë përfaqëson 69-84 vite jetë, ndërsa e katërta më shumë se 84 vite jetë.

Në përgjithësi, shumë pak njerëz e kanë vijën e katërt, sepse zakonisht njerëzit i kanë vetëm dy apo tri vija, transmeton Telegrafi.

Tani, numëroni vijat tuaja.

Ky është kuptimi i tyre:

Vija e parë e kyçit të dorës është më e rëndësishmja. Nëse kjo vijë është e qartë dhe e thellë do të thotë se keni shëndet të mirë dhe fuqi fizike. Ndërsa, nëse është e paqartë dhe vështirë e formuar, do të thotë se personi është liberal dhe pandjenja.

Vija e dytë pasqyron pasuri, lumturi dhe sukses në jetën e njerëzve. Kjo vijë është e drejtë, një vijë e vetme dhe pa ndonjë pengesë.

Vija e tretë pasqyron emrin dhe famën e një personi. Nëse vija është e drejt, e pa thyer, do të thotë se personi ka ndikim shumë të madh.

Vija e katërt konsiderohet si paralele e vijës së tretë dhe thuhet se e forcon atë.

Natyrisht, këto interpretime nuk mbështeten nga shkenca mjekësore moderne. Vijat janë palosje natyrale të lëkurës që ndihmojnë në lëvizjen e dorës, dhe ndryshojnë nga personi në person.

Megjithatë, për shumëkënd, këto besime popullore mbeten një mënyrë argëtuese për të zbuluar “sekrete” të trupit tonë dhe për të reflektuar mbi jetën.

Sa vija numëroni ju në kyçin tuaj? /Telegrafi/

The post Sa vija ke në kyçin e dorës? Mëso çfarë ‘thuhet’ për jetën tënde appeared first on Telegrafi.

Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër

25 April 2025 at 19:46

Pas “ping-pongut” mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës mbi hetimin ose jo të një kallëzimi penal kundër kryeministrit, Edi Rama e bashkëshortes së tij Linda Rama, çështja ka futur në konflikt edhe Gjykatën e Posaçme me Gjykatën e Tiranës. Dy gjykatat pretendojnë se nuk janë kompetente për të shqyrtuar një ankim të bërë kundër vendimit […]

The post Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër appeared first on BoldNews.al.

Apartamente, makina dhe llogari bankare/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

25 April 2025 at 17:47

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë për vitin 2025, ndër ta edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë publike deklarimet e pasurisë për vitin 2024, të cilat janë publikuar së fundmi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë që posedon, duke përfshirë këtu edhe banim, tokë, shtëpi, veturë e të tjera.

Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.

Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.

Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.

Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro. Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).

Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.

E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.

Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan : Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.

Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e  udhëtimet jashtë vendit.

Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro

Banesë 67.00 m² – 59,760 €

Garazh kolektiv 14.00 m² – 6,000 €

Shtëpi në Australi 150.00 m² – 170,000 €

Tokë 5.10 ari – 35,000 €

Banim 244.00 m² – 208,000 €

Banim në Australi 218.00 m² – 510,000 €

Veturë të përbashkët Mercedes-Benz, me vlerë 10,000 €.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shtuar 250 euro në kursimet e tij krahasuar me një vit më parë, sipas deklarimit të pasurisë të cilin e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kurti i ka deklaruar 1 mijë e 800 euro të gatshme kursime nga paga, ndërsa në deklarimin e kaluar ka pasur 1 mijë e 550 euro.

Sipas deklarimit, Kurti ka pasur të ardhura vjetore 20 mijë e 278.12 euro nga paga neto si kryeministër.

Kurti s’ka deklaruar të ketë përfituar nga mëditjet nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Në formularin e pasurisë, Kurti ka shënuar se nuk ka asnjë lloj të ardhure tjetër përpos pagës si kryeministër.

Te pronat e paluajtshme, ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes.

Sipas tij, vlera e kësaj prone është 400 mijë euro që sipas deklarimit është marrë me kredi që zgjat deri më 2052. Banesa është blerë në vitin 2018.

Paga neto e bashkëshortes së tij e deklaruar është 44 mijë e 100 euro, e punësuar në “NUPI” në Norvegji.

Ai ka deklaruar detyrime me vlerë 250 euro për qiranë e banesës dhe 170 mijë euro të mbetura për ta paguar blerjen e apartamentit në emër të bashkëshortes.

Banesë në vlerë prej 400,000 €.

Rreth 1,800 € para të gatshme.

Bashkëshortja e tij 15,000 € në një bankë në Norvegji

500 € të tjera si kursime të vajzës së tyre.

Qira prej vetëm 250 € në një nga lagjet më të përshtatshme të Prishtinës./ Revista Monitor

The post Apartamente, makina dhe llogari bankare/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti? appeared first on Sot News | Lajme.

Shtëpi, banesa, mkina e para në banka/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

25 April 2025 at 15:33

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë për vitin 2025, ndër ta edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë publike deklarimet e pasurisë për vitin 2024, të cilat janë […]

The post Shtëpi, banesa, mkina e para në banka/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti? appeared first on BoldNews.al.

Zodiaku i pasurisë: Kush e ka paranë magnet?

By: D Marku
17 April 2025 at 14:54

Shenjat e horoskopit që shpesh lidhen me aftësi për të tërhequr para, intuitë financiare dhe frymë sipërmarrëse janë këto:

1. Demi (Taurus)
-I lidhur me bollëkun, luksin dhe qëndrueshmërinë.

-I aftë të kursejë dhe të ndërtojë pasuri me durim.

-Ka sens praktik për investime dhe jeton për komoditet.

2. Bricjapi (Capricorn)
-Ambicioz, strategjik dhe shumë punëtor.

-Nuk dorëzohet lehtë dhe ndjek plane afatgjata për sukses financiar.

-Është nga ata që ngrihet nga asgjëja dhe ndërton pasuri të qëndrueshme.

3. Akrepi (Scorpio)

-Ka intuitë të fortë për biznes dhe mund të menaxhojë mirë rreziqet.

-Shpesh tërheq para përmes instinktit dhe vendimeve të guximshme.

-Ka një lidhje magnetike me transformimin – përfshirë edhe atë financiar.

 4. Luani (Leo)

-Irrezaton besim, që tërheq mundësi dhe investitorë.

-Ka shije për luksin dhe di si ta bëjë paratë të punojnë për të.

-Dallon në fusha që lidhen me famë, art apo drejtim.

5. Virgjëresha (Virgo)

-Menaxher i shkëlqyer i financave.

-Analitik dhe i kujdesshëm në çdo detaj.

-E sheh pasurinë si rezultat i organizimit dhe përkushtimit.

The post Zodiaku i pasurisë: Kush e ka paranë magnet? appeared first on Albeu.com.

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

12 March 2025 at 16:14

Gjykata e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka konfiskuar pasuritë e ish-zyrtares së lartë të Ministrisë së Financave, Alda Klosi, e cila është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për fshehje pasurie në 19 mars të vitit të kaluar Bëhet fjalë për rreth 500 mijë euro, si dhe një apartament me siperfaqe 85.09 […]

The post Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit appeared first on BoldNews.al.

Mikey Madison: Sa e pasur është aktorja e ‘Anora’?

By: D Marku
3 March 2025 at 15:07

Mikey Madison është një aktore amerikane që ka bërë emër në industrinë e filmit dhe televizionit me talentin dhe shkathtësinë e saj. E lindur më 25 mars 1999, në Los Angeles, Kaliforni, Mikey filloi karrierën e saj të aktrimit në filma të pavarur përpara se të bëhej një fytyrë e njohur në produksione më të mëdha. Sot, emri i saj lidhet me role ikonë që variojnë nga komedia te horrori dhe pasuria e saj është rritur ndjeshëm gjatë gjithë karrierës së saj.

Madison së pari fitoi njohjen për portretizimin e saj të Max Fox në serialin komedi-dramë Better Things (2016-2022). Roli i saj si vajza rebele e personazhit kryesor, të luajtur nga Pamela Adlon, tregoi aftësinë e saj për të trajtuar me shumë aftësi momente komike dhe emocionale. Ky rol i lejoi asaj të fitonte njohje si në televizion ashtu edhe në film.

Zbulimi i saj i madh në film erdhi në vitin 2019, kur ajo u zgjodh nga regjisori legjendar Quentin Tarantino për të portretizuar Susan “Sadie” Atkins, një anëtare e familjes famëkeqe Manson, në filmin e vlerësuar nga kritikët “Një herë e një kohë në Hollywood”. Në këtë film, performanca e saj rrëqethëse në një nga skenat më intensive të filmit tregoi aftësinë e saj për të marrë role komplekse dhe sfiduese.

Në vitin 2022, Mikey Madison vazhdoi ngritjen e saj në Hollywood duke iu bashkuar ekskluzivitetit Scream, duke luajtur Amber Freeman, një nga vrasësit në pjesën e pestë të sagës. Performanca e saj nuk ishte vetëm një sukses në arkë, por seriali vazhdoi me Scream VI në 2023, duke e forcuar më tej vendin e saj në zhanrin horror. Po atë vit, ajo u shfaq edhe në filmin e suksesshëm X, me regji të Ti West, së bashku me Mia Goth, një rol që mori vlerësime për shkathtësinë e saj.

Megjithatë, viti 2024 ishte një vit kyç për Mikey kur ajo luajti në filmin Anora, një rol që i dha asaj një nominim për çmimin Oscar për aktoren më të mirë, duke shënuar një moment historik në karrierën e saj.

Me kalimin e viteve, Mikey Madison ka demonstruar aftësinë e saj për të kaluar midis zhanreve dhe për të marrë role sfiduese. Nga debutimi i saj në vitin 2013 deri te projektet e saj më të fundit, ajo ka ndërtuar një karrierë solide që i ka siguruar vendin e saj në industrinë e filmit.

Vlera neto e Mikey Madison?

Sa i përket pasurisë së saj, Mikey ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme gjatë gjithë karrierës së saj falë roleve të saj në hitet e bokseve dhe serialeve të njohura. Pasuria e saj neto vlerësohet në 1 milion dollarë, një shifër që pasqyron suksesin e karrierës së saj dhe njohjen që ka fituar si aktore.

The post Mikey Madison: Sa e pasur është aktorja e ‘Anora’? appeared first on Albeu.com.

Sa është pasuria neto e ASAP Rocky?

By: D Marku
19 February 2025 at 16:11

ASAP Rocky është një figurë me ndikim të madh në industrinë e hip-hop-it, si dhe një sipërmarrës dhe stilist i suksesshëm. Me një karrierë që përfshin muzikën, modën dhe bashkëpunimet me marka të njohura, reperi ka arritur të grumbullojë një pasuri të konsiderueshme. Edhe pse Rihanna është shpesh në fokus për pasurinë që ka sjellë kjo marrëdhënie, ASAP Rocky ka gjithashtu një pasuri të madhe.

Kush është ASAP Rocky?

ASAP Rocky, i lindur si Rakim Mayers në Harlem më 3 tetor 1988, është një reper dhe producent muzikor amerikan. Ai është anëtar i grupit ASAP Mob, nga ku ka marrë edhe emrin e tij artistik. Pasioni i tij për muzikën rap filloi që në moshë të re, duke shkruar këngët e tij që në klasën e tretë.

Jeta e tij ka qenë e vështirë që nga fëmijëria, pasi babai i tij u burgos për trafik droge dhe vëllai i tij i madh u vra kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Gjatë këtyre periudhave të vështira, kur nëna dhe motra e tij jetonin në strehimore, ASAP Rocky nisi të shiste kanabis, ndërkohë që nuk ndalonte kurrë së shkruari këngë.

Pas bashkimit me ekipin ASAP Mob në 2007, ai filloi të bëhej gjithnjë e më i njohur në skenën e repit. Kënga e tij e parë që bëri bujë ishte “Peso”, e cila u bë virale në vitin 2011. Pas kësaj, kënga e tij e dytë “Purple Swag” e ndihmoi të arrijë edhe më shumë famë, duke i mundësuar atij të fillojë regjistrimin e videove muzikore.

Në vitin 2012, ASAP Rocky nënshkroi një kontratë prej 3 milionë dollarësh me Sony, RCA Records dhe Polo Grounds Music, dhe pas kësaj karriera e tij mori një zhvillim të jashtëzakonshëm.

Sa vlen ASAP Rocky?

Duke marrë parasysh të ardhurat nga disqet e shitura, biznesin e tij të veshjeve, kompaninë e prodhimit dhe të ardhurat nga muzika, pasuria e ASAP Rocky-t vlerësohet të jetë rreth 20 milionë dollarë (19 milionë euro).

The post Sa është pasuria neto e ASAP Rocky? appeared first on Albeu.com.

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti

13 February 2025 at 17:57

Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke e shkarkuar atë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Sipas […]

The post Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet trashëgimtari ligjor i pasurisë së babait të Princeshës Diana

By: lia rda
3 February 2025 at 17:36

Althorp Estate, shtëpia e fëmijërisë së Princeshës Diana, është një pasuri e mbushur me vlera historike dhe sentimentale. Ndodhet në fshatin anglez, në Northamptonshire, dhe ka qenë shtëpia e familjes mbretërore për më shumë se 500 vjet. Diana e kaloi fëmijërinë atje, dhe aty ndodhet edhe varri i saj, në ishullin e izoluar Oval, në zemër të Liqenit Oval.

Edhe pse Althorp Estate ka vlerë të madhe sentimentale për djemtë e princeshës së ndjerë, Princin William dhe Princin Harry, ata nuk do ta trashëgojnë pasurinë. Sipas traditës familjare, trashëgimtari i pasurisë Althorp do të jetë Louis Spencer, Viscount Althorp, nipi i Dianës.

Së fundmi, Princi Harry vizitoi Shtëpinë Althorp me xhaxhain e tij, Charles Spencer, i cili është vëllai i Dianës. Pavarësisht marrëdhënies së ngushtë me familjen e saj, Harry-t i ndalohet të trashëgojë shtëpinë e saj stërgjyshore. Sipas raportimeve, prona do t’i kalojë Louis Spencer, në përputhje me rregullat tradicionale të trashëgimisë së familjes./abcnews.al

❌
❌