Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Main stream

Muzika e filmave shqiptarë në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

23 July 2025 at 11:40

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të japë një koncert të veçantë në parkun “Rinia”.

Repertori i zgjedhur me këtë rast do të jetë me pjesë nga kolonat zanore të filmave më të dashur të kinematografisë shqiptare.  Mjedisi, muzika dhe interpretimi “live” premtojnë për një mbrëmje magjike me “Retro Film”.

Orkestra Simfonike e RTSH-së ftoi artdashësit të përjetojne emocionet e kinemasë përmes muzikës në zemër të Tiranës.

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962. Ajo mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Shqipërisë. Në radhët e saj marrin pjesë instrumentistë virtuozë.

Këtë sezon veror, një tjetër angazhim i rëndësishëm për këtë orkestër do të jetë koncerti i datës 2 gusht, në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të edicionit të pestë të Ramë Lahaj & Friends Concert, ku do të jenë të ftuar interpretues të mirënjohur të muzikës klasike nga vendi dhe bota. /j.p/

The post Muzika e filmave shqiptarë në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

“Parku Rinia” i mbushur me qytetarë, Rama ndan foto nga Korça

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri.

Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut.

Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Janë të shumtë ata të cilët mund të pushojnë në park, të shijojnë gjelbërimin, të pedalojnë, ndërsa fëmijët mund të luajnë pa e ndjerë të nxehtin e verës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park, i mbushur plot me qytetarë. “Pasdite tek Parku Rinia, Korçë”, shkruan Rama krahas fotove.

Parku i Korçës, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.

Parku, i ndodhur në veriperëndim të qytetit, është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Falë investimit për rehabilitimin e tij, kjo pjesë e gjelbër e Korçës u shndërrua në një park model me standarde europiane, me qëllim që të jetë sërish dhe vetëm në funksion të qytetarëve.

/m.m/r.e/

The post “Parku Rinia” i mbushur me qytetarë, Rama ndan foto nga Korça appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama poston fotot nga Korça, Parku Rinia i mbushur me qytetarë

By: redi
22 July 2025 at 20:46

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut. Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky park, i mbushur plot me qytetarë.

Source

Siguria në Porto Romano, mes rrjedhjes së gazit dhe heshtjes institucionale

2 June 2025 at 15:35

Autore: Anila Prethi | Citizens.al | Durrës

Banorët në Porto Romano jetojnë çdo ditë nën hijen e frikës. Një fabrikë gazi, e zgjeruar pa distanca sigurie me shtëpitë, shkollën dhe ambulancën, i ka vendosur në rrezik të vazhdueshëm.

Dy incidente të së shkuarës janë dëshmi e asaj me të cilën ata përballen, ndërsa institucionet heshtin ose japin përgjigje që bien ndesh me faktet.

Tre vite nën frikë, asgjë ndryshe

Një shpërthim i fortë trazoi banorët e zonës së Porto Romanos mëngjesin e 18 qershorit 2022. Në fabrikën e “Alba Cosmetics” që prodhon dhe ambalazhon bombola gazi aty pranë kishte rënë zjarr. Të frikësuar, ata u shpërngulën përkohësisht derisa zjarrfikësit dhe policia siguruan se rreziku ishte tejkaluar.

Banorët nisën kërkesa për zhvendosjen e fabrikës. Ata organizuan protesta pasi zëri i tyre nuk u dëgjua. Ndërkohë, frika nga një shpërthim i madh u përsërit katër muaj më vonë.

Mesditën e 26 tetorit 2022 zona u rëndua nga aroma e gazit, e cila ishte çliruar nga dëmtimi i një cisterne të kompanisë. Në panik, shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila ndodhet pranë fabrikës, pezulloi mësimin duke dërguar fëmijët në shtëpi.

Por dhe aty nuk kishte siguri. Familjarët u detyruan të shpërnguleshin sërish për disa orë derisa autoritetet siguruan gjendjen.

Rastet, e raportuara gjerësisht në lajmet qendrore të televizioneve kombëtare, e bënë të njohur zonën për publikun e gjerë në Shqipëri. Mirëpo ato nuk ishin “lajme” për banorët: thjesht dy ditë nga plot të tjera nën hijen e frikës.

“Nuk e dimë kur do të na ndodhë e keqja, por jemi të sigurt që është çështje kohe,” thotë një banor.

Madje dhe fëmijët, si Enea i ciklit fillor, përjetojnë ankth teksa kujtonë raste: “U dëgjua një fishkëllimë, pastaj pamë tym. Më digjnin sytë, u tremba shumë.”

Fabrika e gazit në Porto Romano nisi punën në vitin 2011 në zonën e ish-Ndërmarrjes Industriale Shtetërore (NISH) të Kimikes.

Fillimisht aty ushtroi aktivitet kompania “Gas Power Al” e themeluar nga Altin Mulla, por që në vitin 2012 i kaloi Alban Rushitit për 4 milionë lekë, ose rreth 28,500 euro (me kursin e këmbimit të asaj periudhe).

Rreth pesë vite më vonë, qeveria ia dha zonën me qira “1 euro” kompanisë “Alba Cosmetic” e themeluar nga Adi Mehmeti në vitin 2014 – asokohe 21 vjeç.

Pamje Google.

Dy nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Alba Cosmetic” ishin të njëjtët të kompanisë “Gas Power Al”: Muaharrem Çela dhe Idajet Çela.

Prej vitit 2018 “Gas Power Al” nuk ka zgjedhur administrator të ri, nuk ka përtërirë Këshillin Mbikëqyrës, nuk ka dorëzuar bilancet tregtare dhe rezulton me të paktën 30 mijë euro detyrime ndaj organeve tatimore.

Nuk është e qartë lidhja mes dy kompanive, por në website-in e “Gas Power” ato prezantohen si kompani të përbashkëta me të njëjtat kontakte, seli dhe produkte (link, link).

Pas incidentit të vitit 2022, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) zbuloi pesë shkelje të rënda ligjore dhe teknike në cisternat e kompanisë, nga mungesa e certifikatave të sigurisë, kalibrimit dhe transportit te mungesa e policës së sigurimit të detyrueshëm.

Por, çuditërisht, nuk u mor asnjë masë ndëshkuese. Madje, ISHTI në një përgjigje për Citizens.al deklaroi se “në 5 vitet e fundit nuk ka pasur konstatime për incidente”. Kjo bie ndesh me vetë faktet e raportuara më parë për të paktën dy ngjarjet e vitit 2022, duke ngritur dyshime serioze mbi eficiencën dhe transparencën institucionale.

Pamje Google.

Për Fatmir Tarajn, ekspert zjarrfikës, përveçse nga afërsia me zonën e banuar, rreziku kryesor nga fabrika mund të vijë prej mungesës së stafit të kualifikuar.

“Pajisjet për emergjenca mund të ekzistojnë, por pa njerëz të trajnuar ato janë thjesht dekor,” thekson ai.

Ligji thotë se kompania ka detyrimin të informojë komunitetin lokal dhe të zhvillojë dëgjesa dhe njoftime publike, por nga të dhënat e mbledhura nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Durrës, rezulton se në pesë vitet e fundit nuk është bërë asnjë konsultim publik.

Ky fakt evidenton një shkelje të qartë ligjore dhe etike nga “Alba Cosmetic” për përgjegjësitë sociale kundrejt komunitetit që jeton në afërsi të aktivitetit të saj.

Ndërkohë, fabrika është zgjeruar duke përfituar tokë shtetërore dhe duke zhdukur distancën mbrojtëse që duhet të ndante zonën industriale nga shkolla, ambulanca dhe shtëpitë e banorëve përreth.

Punimet e kompanisë Alba Cosmetic për mbulimin e kanalit të ujërave të zeza/Foto Anila Prethi.

Në vitin 2018 kompania ndërhyri në kolektorin e ujërave të zeza duke e mbuluar atë në kufirin e pronës së saj dhe për rrjedhojë përfitoi mbi 1,000 m2 truall në të cilën më vonë shtriu depozitat e gazit.

Së fundmi kompania ka përfituar edhe rreth 2 hektarë truall në një zonë ku sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, (link harta e AKPT) ishte parashikuar për shërbime dhe aktivitete social-kulturore, apo sportive dhe rekreative.

Zgjerimi nuk është shoqëruar asnjëherë me dëgjesa publike nga banorët, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e kompanisë, por që tashmë shohin avllitë e shtëpive të tyre si muret e fundit ndarëse me fabrikën.

Ashtu si mungesa e certifikatave të sigurisë, trajnimet e papërfillura, mosinformimi i banorëve apo heshtja e institucioneve, incidentet e vitit 2022 ishin pasojat më të dukshme të një sistemi që e trajton jetën e njerëzve si statistikë dhe mjedisin si pronë private.

Pamje Google, me zonë e shtuar së fundmi.

Kur kontrolli teknik ndodh vetëm pasi ndodhin ngjarjet e këqija, dhe kur autoritetet nuk reagojnë as përballë fakteve zyrtare, siguria bëhet iluzion, e drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm shkelet, dhe përgjegjësia institucionale kalohet me heshtje.

Në Porto Romano, rrjedhja e gazit nuk është thjesht rrezik potencial – është frika e përditshme e banorëve, që kërkojnë jo vetëm përgjigje, por veprime konkrete dhe mbrojtje nga shteti që duhet t’u shërbejë.

Heshtja nuk është më opsion.

The post Siguria në Porto Romano, mes rrjedhjes së gazit dhe heshtjes institucionale appeared first on Citizens.al.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

30 June 2025 at 09:32

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth. Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj […]

The post Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Reporter.al.

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

By: el da
29 June 2025 at 16:18

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë nëse bëhet fjalë për mbytje apo 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak.

Gjithsesi grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave.

“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se ka përfunduar trajnimi dyditor i ekipit të rinisë, një investim i rëndësishëm në forcimin e njohurive mbi metodologjitë e ndjekura nga Bashkimi Evropian, në funksion të përgatitjes për hartimin dhe zbatimin e programeve për të rinjtë.

Sipas Muzhaqit, pas takimit të parë informues mbi strukturat drejtuese të programeve ndërkufitare dhe mundësitë që ofron BE, dita e dytë kishte në fokus proceset që garantojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve si metodologjia LOD dhe parimet e saj, qëllimi i monitorimit të zbatimit, vlerësimi i rreziqeve dhe konsultimi i rasteve konkrete.

Muzhaqi nënvizoi faktin se përmes këtij trajnimi, përforcohet edhe njëherë vizioni i përbashkët për ndërtimin e projekteve me ndikim real për të rinjtë, me standarde evropiane dhe me përgjegjësi ndaj çdo hapi që ndërmerret. /j.p/

The post Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studim: Të rinjtë ndihen të shkëputur nga jeta reale për shkak të jetës online

30 May 2025 at 08:10

Të rinjtë janë gjithnjë e më të lidhur përmes smartphone-ve dhe kompjuterëve, por shpesh edhe më të pasigurt, me vështirësi në komunikimin me miqtë dhe familjen në jetën reale.

Sipas një hulumtimi të Doxa për Generatën Z, të porositur nga Lenovo, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, 45 për qind e të rinjve në Itali ndjejnë një shkëputje midis jetës online dhe offline, që ka ndikim në mirëqenien mendore dhe marrëdhëniet e tyre.

Lenovo ka realizuar një eksperiment social duke përdorur AI dhe teknologjitë më të avancuara për të krijuar dy avatarë interaktivë 3D që mund të përfaqësojnë dixhitalisht dy të rinj dhe të zhvillojnë biseda me të dashurit e tyre për tema që rinjtë kishin vështirësi t’i diskutonin drejtpërdrejt me ta.

Të dhënat që dalin janë se një i ri nga dy në Itali ndjen një shkëputje ose lufton me një shkëputje mes jetës online dhe offline. Kjo shpeshherë shkakton ankth, vetmi dhe izolim. Qëllimi është të përdorim teknologjinë për të krijuar një urë mes brezave dhe për të promovuar një ndryshim pozitiv përmes saj,” ka theksuar Pietro Parodi, PR i kompanisë në fjalë.

“Si liderë teknologjikë, ne besojmë se teknologjia mund të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri, për një shoqëri digjitale më të lidhur, më gjithëpërfshirëse dhe më të aksesueshme për të gjithë.”

Siç tregon ky eksperiment me avatarët hiperrealistë, “teknologjia, nëse përdoret në mënyrë të përgjegjshme, mund të luajë një rol thelbësor në mbështetje të atyre që janë në vështirësi,” shpjegoi Cristina Rigon, presidente e Telefono Amico Italia, një organizatë jo fitimprurëse .

Por a mund të zëvendësojë ndihmën njerëzore inteligjenca artificiale, e cila po përparon me një shpejtësi eksponenciale, në fushën e shëndetit mendor?

“Ne duhet ta lëmë teknologjinë të na ndihmojë. Inteligjenca artificiale është e nevojshme, por eksperti i fushës, doktori dhe doktoresha, janë gjithnjë e më të rëndësishëm,” thonë ekspertët.

Berisha jep premtimin e madh për studentët: S’ka tarifa, do hiqet fare

By: redi
24 April 2025 at 19:37

Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e qarkut Vlorë në Sarandë, por gjithashtu ka folur dhe për pikat kyçe të programit të tij. Duke u ndalur tek të rinjtë, ai dha një premtim të fortë, që lidhet me tarifat studentore të tyre. Ashtu si herë të tjera, Berisha premtoi se studentët do të marrin një minimum prej 200 eurosh, minimum jetik ky që do u shërbejë që ata të shlyejnë pagesat e nevojshme…

Source

Kriza kulturore, lufta për të mbushur sallat me të rinj

By: Ardit
20 April 2025 at 09:52

Të rinjtë shqiptarë janë të gatshëm të shpenzojnë kohë e para çdo ditë në kafene, por kur bëhet fjalë për koncerte apo shfaqje kulturore, entuziazmi i tyre zbehet. Edhe pse vitet e fundit kanë ardhur artistë ndërkombëtarë dhe janë organizuar evente cilësore, pjesëmarrja mbetet e ulët, kryesisht për shkak të fuqisë së kufizuar blerëse dhe […]

The post Kriza kulturore, lufta për të mbushur sallat me të rinj appeared first on BoldNews.al.

Paketa e PS për rininë, ministrja Bora Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

By: redi
18 April 2025 at 19:08

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e PS-së, thotë se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare, është një mënyrë për të shpërblyer kontributin dhe angazhimin e tyre në shumë fusha. Muzhaqi e bëri këtë deklaratë nga aktiviteti i zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e politikave dhe programeve prioritare të Qeverisë në mbështetje të të…

Source

FOTO/ Ministrja Muzhaqi: Konferenca “Rinia në Veprim” bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëri

By: redi
5 April 2025 at 12:56

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi Konferencën Kombëtare Rinore, “Rinia në veprim. Bashkërëndim i aktorëve rinorë për një zë më të fuqishëm në politikëbërje”. Ky takim shërben për; rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të Këshillave Vendorë dhe Këshillave Studentorë mbi punën e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR)- si organ këshillimor i Ministrisë së Shtetit për të…

Source

Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”/ KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara

19 March 2025 at 08:25

Orientimi në karrierë i individëve që përfundojë arsimin parauniversitar për të marrë vendime të mirëmenduara bazuar në aftësitë e tyre por edhe tendencat e tregut duket se nuk është një pikë e fortë e institucioneve në vend. Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet pikërisht tek “Orientimi për Karrierë i të […]

The post Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”/ KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara appeared first on BoldNews.al.

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

By: redi
17 March 2025 at 16:41

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”. Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe…

Source

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”

Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe kombëtar.

“Përgjatë 4 viteve të fundit, si pasojë e miratimit të akteve nënligjore të Ligjit për Rininë, sot janë ngritur dhe funksionojnë një rrjet strukturash, institucionesh, dhe programe që mbështesin të rinjtë në fusha të ndryshme dhe janë arritur rezultate të prekshme, dhe sigurisht prezantimi i ndryshimeve ligjore sot nuk do të ishte i plotë, pa përmendur arritjet e këtij 4 vjeçari në fushën e rinisë, si dhe arsyet që na kanë sjellë sot këtu me këto ndryshime ligjore”, tha Muzhaqi.

Sipas ministres Muzhaqi, “projektligji rregullon njohjen dhe përcaktimin e kompetencave dhe formimit profesional që duhet të kenë punonjësit rinorë”.

“Projektligji i hap rrugë dhe mbështetjes nga AKR-ja për pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit që do duan të certifikohen  si punonjës rinorë në programet profesionale që do të krijohen sipas ligjit. Në fund dua të theksoj se projektligji është harmonizuar plotësisht me rekomandimet dhe standardet e BE-së në fushën e rinisë.

Sot, është seanca e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe besoj që në këtë kuadër, ky projektligj sot, ju jep të gjithëve ju mundësinë, për të bërë një akt sa politik, aq edhe qytetar duke votuar pro këtij projektligji që është tërësisht dhe në çdo pikë të tij, në të mirë dhe në mbështetje të interesave të të rinjve shqiptar.

Nuk ka vend për justifikime apo për arsyetime të tjera, ndaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj për çdo të ri që njihni, që të lini një gjurmë pozitive në të ardhmen e tyre”, përfundoi Muzhaqi.

/a.f/

The post Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

17 March 2025 at 08:00

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim. Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të […]

The post Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri! appeared first on BoldNews.al.

Blushi: Rinia ka zgjedhur, se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri

By: D Marku
22 February 2025 at 20:21

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh mirëseardhje per te rinjtë që janë anëtarësuar në PL.

“Rinia shqiptare ka zgjedhur! Ajo e di se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen që meriton në Shqipëri”, shkruan Blushi.

Postimi i Blushit:

MIRËSEVINI në partinë e Rinisë!

Pata kënaqësinë e madhe t’u dorëzoja kartën e anëtarësimit Klavias, Danielit, Klevisit, Stejsit, Samuelit, Manuelës, Erandit dhe dhjetëra të rinjve të tjerë që për herë të parë i bashkohen me besim Partisë së Lirisë!

Rinia shqiptare ka zgjedhur!

Ajo e di se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen që meriton në Shqipëri.

Shtohemi, vitalizohemi dhe fuqizohemi çdo ditë! Me energji dhe vlera të reja, ne mezi presim ta rikthejmë Shqipërinë në shtëpinë e të rinjve!

Dyert tona janë të hapura për çdo të ri që dëshiron të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe të realizojë ëndrrat nëpërmjet 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptar plus.

Bashkë vrapojmë të sigurtë drejt fitores më 11 Maj, kur Ndryshimi do të vuloset edhe nga votuesit për herë të parë!

The post Blushi: Rinia ka zgjedhur, se cila është partia që i jep zë, forcë dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Nesër, Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve

31 January 2025 at 23:21

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit, pasi siç është paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri, njëherazi kryesocialisti Edi Rama, nesër pritet të zhvillohet aty Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste.

Kryeministri Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, kur përpos mesazheve të dy të rinjve protagonistë në të, janë zbuluar edhe imazhe nga skena ku do të ngjiten 30 të rinj folës, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me fjalimin e kryeministrit Rama.

“Jemi në Pallatin e Kongreseve ku nesër do të zhvillohet Kongresi Kombëtar. Një superevent ku kryefjalë është rinia. Ja ky është vendi ku rinia do të thotë mendimin e saj: qartë dhe pastër. Këtu do të kemi 30 folës të rinj dhe në fund do të përmbyllet me fjalimin e Kryeministrit,” thonë dy të rinjtë.

Kryetari i PS, Rama ka shpërndarë videon në Facebook duke mbështetur mesazhet e të rinjve socialistë, ndërsa shprehet “Epo mirë, nesër, nesër!”.

Sipas videos, pritet që nesër salla të pushtohet nga të rinjtë e Partisë Socialiste, të cilët do të vijnë nga të gjitha qarqet, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

“Pas diskutimeve që janë bërë në të gjithë Shqipërinë, është momenti që rinia e Partisë Socialiste të mbushë sallën e Pallatit të Kongreseve plot,” thonë dy protagonistët e videos, ndërsa e mbyllin mesazhin e tyre me një thirrje për pjesëmarrje nesër në Kuvendin Kombëtar të rinisë socialiste, aty ku sipas tyre, zëri i të rinjve bëhet forcë për të ardhmen.

“E ardhmja i përket së majtës, së majtës moderne, së majtës rinore,” përfundon videoja.

/a.f/r.e/

The post Nesër, Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzhaqi: Dy programe të reja për të rinjtë, mbështetje talenteve dhe nismave komunitare

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në projektligjin për Rininë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë se “në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Rininë dhe në vijim të një turi shumë të gjatë konsultimesh që kemi bërë me organizatat rinore dhe të rinjtë tashmë kemi propozuar disa ndryshime për ligjin e Rinisë, që do të shërbejnë për të zgjeruar mbështetjen dhe fuqizmin e të rinjve anembanë vendit”.

“Ky projektligj do t’i hapë rrugën dy programeve të reja që do të mbështesë të rinjtë drejtpërdrejtë për të ndjekur ëndrrën e tyre, por mbi të gjitha për t’u bërë edhe ata aktorë të drejtpërdrejtë të ndryshimeve në komunitetet ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se “Programi Kombëtar i Talenteve rinore që do të mbështesë të rinjtë në fusha të ndryshme si pjesa e artit, kulturës, edukimit, shkencës teknologjisë, por edhe sportit duke mbështettur të rinjtë në kompeticione ndërkombëtare, dhënien e shpërblimeve për ta dhe vlerësime dhe rezultatet që ata arrijnë”.

“Çdo i ri dhe e re e talentuar nuk do të ketë pengesa për pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare. Me anë të investimit dhe shpenzimeve të mbuluara nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, çdo i ri do të ketë mundësinë të marrë pjesë në kompeticione, të ngrejë flamurin shqiptar lart dhe të mund të reflektojë të gjithë talentet e tyre”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi bëri të ditur se “një tjetër program shumë i rëndësishëm është programi i nismave komunitare, që do t’i lejojë mundësinë grupeve të të rinjve të krijojnë projektet e tyre, që kanë fokus ndryshimin e qyteteve, fshatrave ku jetojnë. Të rinjtë bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe kanë mundësinë të mos kenë vetëm ide, por të aplikojnë për projekte konkrete dhe të aplikojnë me një aplikim shumë të thjeshte pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe t’i bëjnë ato realitet”.

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/ k.s./j.p/

 

 

 

The post Muzhaqi: Dy programe të reja për të rinjtë, mbështetje talenteve dhe nismave komunitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të rinjtë në Dibër, me sytë drejt emigrimit për një jetë më të mirë

By: FAKTOJE
13 January 2025 at 10:21

Autorë: Ergi Kebej, Ruben Qoka, Bekim Rina, Emiljano Dobi, Mariglen Dobi

Muhurri, një fshat i vogël në Dibër ofron një jetë të qetë dhe të thjeshtë për banorët e tij, por për të rinjtë kjo qetësi shpesh shndërrohet në mungesë mundësish. Sipas të rinjve, jetesa këtu është e vështirë për shkak të mungesës së aktiviteteve dhe infrastrukturës, që do të mundësonte zhvillimin profesional dhe krijimin e mundësive për brezin e ri.

Mungesa e aktiviteteve për të rinjtë

Në Muhurr, dita për të rinjtë kalon mes rutinës së përditshme, shkollë-shtëpi. Fshati ka vetëm një kalçeto, e cila mbetet shpesh e pashfrytëzuar për shkak të mungesës së të rinjve. Në zonë nuk ka një bibliotekë për të rinjtë dhe as aktivitete kulturore ku ata mund të angazhohen.

“Dita ime në Muhurr është një ditë pa aktivitete, vetëm shkollë-shtëpi. Fshati për ne nuk afron mundësi për të kaluar kohën e lirë. Në fshat nuk kemi asnjë mundësi për të zhvilluar ndonjë aktivitet sportiv, sepse nuk ka moshë të re. Në zonën tonë kemi vetëm një kalçeto, por nuk ka të rinj që ta shfrytëzojnë, ndërsa bibliotekë nuk ka këtu”, tregon Ergi, gjimnazist.

Në gjimnazin “Dine Hoxha” të Muhurrit mësojnë vetëm 35 nxënës, një shifër që tregon qartë numrin e ulët të të rinjve që kanë mbetur në zonë. Mungesa e kushteve për të zhvilluar aktivitete sportive, kulturore apo sociale është një prej shqetësimeve të të rinjve.

“Në zonën tonë ka mbetur një numër shumë i vogël i moshës së re, sepse nuk kanë kushtet e mira për të siguruar të ardhmen e tyre”, thotë Bekimi, një tjetër gjimnazist.

“Emigrimi, shpresa për një jetë më të mirë”

Një pjesë e madhe e të rinjve në Muhurr e shohin të ardhmen e tyre larg fshatit. Për ta, emigrimi është një zgjidhje për të siguruar një jetë më të mirë dhe më shumë mundësi. Në fakt, shumë të rinj tashmë janë larguar nga fshati, duke lënë pas vetëm të moshuar aty.

“Unë të ardhmen time pas gjimnazit e shoh jashtë vendlindjes. Kam menduar të largohem në një vend që më mundëson një të ardhme më të mirë”, shprehet Ergi.

Kjo është një dëshirë e përbashkët për shumicën e të rinjve që e ndiejnë mungesën e mundësive për zhvillim dhe mirëqenie në vendin e tyre.

“Unë të ardhmen time e shoh jashtë shtetit për të siguruar një jetë dhe një të ardhme më të mirë sepse këtu ku jemi nuk mundet që sigurojmë jetën tonë.

Në zonën tonë ka mbetur një numër shumë i vogël i moshës së re, sepse nuk kanë kushtet e mira për të siguruar të ardhmen e tyre”, thotë Bekimi.

Largimi masiv i të rinjve

Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Ndërsa, referuar të dhënave të Censusit 2024, numri i popullsisë në Shqipëri ka rënë më 418,864 banorë, apo 14,8%, krahasuar me 2011. Këto të dhëna sugjerojnë se vendi është pakësuar çdo vit mesatarisht me rreth 35 mijë banorë në 12 vitet e fundit.

*Artikulli është realizuar nga nxënës të gjimnazit “Dine Hoxha” në Dibër, në kuadër të projektit “Echoes of Youth, Reporting for Change”. Projekti po zbatohet nga Qendra Agritra-Vizion në partneritet me Faktoje.al. Ky projekt mbështetet nga Programi “Rrugë Alternative”, financuar nga Qeveria Britanike dhe menaxhuar nga zyra e Këshillit Britanik në Shqipëri. 

Mentore: Ilda Hoxha

The post Të rinjtë në Dibër, me sytë drejt emigrimit për një jetë më të mirë appeared first on Faktoje.al.

❌
❌