Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit

By: Ardit
18 August 2025 at 14:51

Janë caktuar sot masat e sigurisë  Gjykata e Korçës për katër të arrestuarit, të cilët akuzohen për përfshirje në plagosjen e 27-vjeçarit, në fshatin Dvoran të Korçës. Gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje […]

The post Plagosja e 27-vjeçarit, Gjykata e Korçës jep masat e sigurisë për të akuzuarit appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Zelensky pret garanci sigurie nga takimi Trump-Putin

13 August 2025 at 20:02

BERLIN, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe garanci të forta sigurie për vendin e tij nga samiti i ardhshëm midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zelensky theksoi se ”Ukraina duhet të ketë një vend në tryezë në të gjitha negociatat në lidhje me të ardhmen e vendit të tij”.

Ai gjithashtu deklaroi se ”Rusisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”.

Duke folur me Zelensky në një konferencë për shtyp, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ”Ukraina ka nevojë për garanci sigurie në rrugën drejt një paqeje të mundshme me Rusinë”.

Merz tha se garanci të tilla u diskutuan shkurtimisht gjatë konsultimeve, në të cilat mori pjesë edhe Zelensky.

“Ne e dimë që Ukraina ka nevojë për garanci sigurie”, theksoi ai./  /os/

The post BERLIN – Zelensky pret garanci sigurie nga takimi Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi pushuesit nē Ksamil, gjobë 100 mijë lekë për pronarin e një mjeti lundrues

12 August 2025 at 18:36

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Pronari i një mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë nga Policia e Shtetit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve.

Gjithashtu u bllokua nga shërbimet e Policisë Kufitare mjeti lundrues, tip Jet Ski.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Sarandë, krahas patrullimit të vijës bregdetare me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata, pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.

Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D, ndaj të cilit u vendos masa administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c, “Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke lundruar në zonat e ndaluara”, të Ligjit nr. 43/2020, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të qëndrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për lundrim.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/gj.m/r.e/

The post Rrezikoi pushuesit nē Ksamil, gjobë 100 mijë lekë për pronarin e një mjeti lundrues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona

By: V K
8 August 2025 at 12:45

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin “Sky Ecc”, ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se 11 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar, janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg, ku gjenden për një dosje tjetër.

Aktualisht, janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

The post SPAK aksion në Elbasan, Tiranë dhe Durrës/ Firmosen 11 masa sigurie për trafik ndërkombëtar, arrestohen 3 persona appeared first on Albeu.com.

TEHERAN – Irani emëron kreun e ri të Këshillit të Sigurisë

5 August 2025 at 22:47

TEHERAN, 5 gusht  /ATSH-DPA/ – Ali Larijani, këshilltari konservator i udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është emëruar sekretar i përgjithshëm i Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së vendit, njoftoi sot Teherani.

Larijani, 67-vjeç, pason ish-komandantin e Korpusit me ndikim të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Akbar Ahmadian, i cili do të marrë një pozicion të sapokrijuar në qeveri, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Tasnim”.

Këshilli i Sigurisë merret me çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe vendimet që ndërmerren për  mbrojtjen e vendit islamik dhe ka diskutuar shpesh programin bërthamor të vendit në të kaluarën.

Vendimet e tij për çështje të tilla duhet të miratohen nga udhëheqësi suprem i vendit.

Këshilli kryesohet nga presidenti Masoud Pezeshkian dhe përfshin dhjetra anëtarë të tjerë, përfshirë disa ministra dhe gjeneralë.

Mbetet e paqartë nëse emërimi i nivelit të lartë do të sjellë një ndryshim kursi brenda aparatit të pushtetit të Iranit.

Larijani planifikoi të kandidonte për president vitin e kaluar, por u skualifikua nga Këshilli i Rojësve, një organ qendror mbikqyrës.

Ish-gjeneral brigade dhe matematikan në profesion, Larijani konsiderohet pjesë e elitës tradicionale të Iranit, por vitet e fundit ka marrë vazhdimisht pozicione më të moderuara. Ai më parë shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. /Ad.Ab./

The post TEHERAN – Irani emëron kreun e ri të Këshillit të Sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

By: Ardit
3 August 2025 at 14:05

Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13 të dyshuarit për korrupsion në rastin e rindëritmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe modernizimin e hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufi me Hungarinë. Në mesin e të arrestuarve që po […]

The post Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad appeared first on BoldNews.al.

Afera “Partizani”/ Kërkon revokimin e masës arrest shtëpiak, Malltezi paraqitet në GJKKO për seancën që mbahet sot

7 July 2025 at 11:44

Mbahet sot në GJKKO seanca e shqyrtimit të kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ lidhur me aferën Partizani. Dhëndri i Sali Berishës është paraqitur vetë në gjykatë. Kërkesa shqyrtohet nga trupi gjykues që po shqyrton çështjen në themel: Elsa Ulliri (kryesuese), Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Ende nuk ka një informacion lidhur me kërkesën e Ullirit për dorëheqje.

Dosja për aferën Partizani, kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

The post Afera “Partizani”/ Kërkon revokimin e masës arrest shtëpiak, Malltezi paraqitet në GJKKO për seancën që mbahet sot appeared first on Sot News | Lajme.

Polonia rrit masat e sigurisë në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë/ Shkak bëhet shqetësimi për…

1 July 2025 at 17:34

Vendimi, i marrë pas një takimi qeveritar me rojen kufitare polake të martën, vjen në përgjigje të presionit në rritje politik të brendshëm dhe protestave të mbështetura nga e djathta ekstreme në pikat kufitare të Polonisë me Gjermaninë gjatë fundjavës.

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë nga e hëna, mes tensioneve në rritje për shkak të migracionit të parregullt, tha kryeministri polak, Donald Tusk.

Në fjalimin e tij në fillim të mbledhjes javore të kabinetit, Tusk fajësoi Gjermaninë për këtë veprim, duke e akuzuar atë për një ndryshim politikash që rezultoi në “refuzimin efektiv të hyrjes të migrantëve që po shkojnë në Gjermani për të aplikuar për azil ose forma të tjera të statusit”.

“Mënyra se si kryhen operacionet në kufirin polako-gjerman ka ndryshuar qartë gjatë muajit të kaluar”, tha ai.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e bëri një politikë më të ashpër për migracionin një shtyllë të fushatës së tij zgjedhore në fillim të këtij viti. Pasi ai mori detyrën në maj, Gjermania stacionoi më shumë policë në kufi dhe tha se disa njerëz që përpiqeshin të hynin në vend do të ktheheshin mbrapsht.

Edhe më parë, paraardhësi i Merz në shkurt zgjati me gjashtë muaj kontrollet e përkohshme kufitare që Gjermania kishte vendosur në kufijtë e saj vjeshtën e kaluar, ndërsa përpiqej të ulte numrin e njerëzve që mbërrinin në vend.

Tusk argumentoi se ndryshimi i fundit i politikave kishte ushtruar presion të tepruar mbi Poloninë për të pranuar individë të cilëve u është refuzuar hyrja në kufirin gjerman.

“Pasi nuk ka kontrolle kufitare në anën polake, bëhet e vështirë të përcaktohet nëse ata që kthehen ose ridrejtohen në Poloni duhet të dërgohen atje”, tha ai.

The post Polonia rrit masat e sigurisë në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë/ Shkak bëhet shqetësimi për… appeared first on Sot News | Lajme.

Vritet punëtori i ndërtimit në Berat, policia shpall në kërkim administratorin

1 July 2025 at 14:18

Një 66-vjeçar punëtor ndërtimi u vra të hënën pasdite në Berat, pasi ra nga lartësia e ndërtesës ku punonte.  Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen “Kushtrimi”, ku Ramadan Hatija, banues në Berat, dyshohet se ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal […]

The post Vritet punëtori i ndërtimit në Berat, policia shpall në kërkim administratorin appeared first on Reporter.al.

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

PRISHTINË, 24 qershor/ATSH/ Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Ky angazhim vjen si pjesë e një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të miratuar më 11 qershor, për t’u ofruar mbrojtje të përkohshme shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan.

Po ashtu, një ditë më herët, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës së presidentit Donald Trump të rifillojë menjëherë me dëbimet e migrantëve drejt vendeve të tjera – përveç atyre të origjinës – duke shfuqizuar përkohësisht urdhrin gjyqësor, me të cilin kërkohej që migrantët të kishin mundësi ta kundërshtonin dëbimin.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se rastet e të ardhurve në Kosovë do të shqyrtohen ndaras nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa mbrojtja e përkohshme do të zgjasë deri në një vit.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, do të vlerësohen kushtet në vendin prej nga vijnë këta persona dhe do të ndërmerren edhe masa për kthimin vullnetar të tyre.

“Bazuar në legjislacionin tonë në fuqi, personave që janë në mbrojtje të përkohshme, shteti i Kosovës u ofron kushte themelore për jetesë, që përfshin strehim, akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pako higjienike, si dhe qasje në kujdes shëndetësor, përfshirë: kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjeve”, tha Kryeziu.

Në deklaratë, po ashtu, theksohet se Kosova ka përvoja të mëparshme me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për qytetarë nga vendet e treta.

Si shembull përmendet strehimi i shtetasve afganë në vitin 2021, në bashkëpunim me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe pranimi i gazetarëve ukrainas përmes programit “Gazetarët në Rezidencë”.

Sipas zëdhënësit Kryeziu, këto përvoja dëshmojnë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të afta të menaxhojnë procese të tilla.

Ai tha se Qeveria në detyrë e cilëson SHBA-në si “aleat të palëkundur” dhe shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin e të dëbuarve, duke thënë se SHBA-ja “i është mirënjohëse” asaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët se autoritetet kosovare do të punojnë “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit”.

Disa diplomatë amerikanë dhe analistë e kanë komentuar dakordimin e Kosovës si “gjest të rëndësishëm simbolik”, por kanë theksuar se një gjë e tillë nuk e ndryshon thellësisht dinamikën e marrëdhënieve mes dy vendeve. /KosovaPress/

The post Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, Gjykata shtyn seancën për Malltezin, ja kur do të mbahet e rradhës

19 June 2025 at 11:55

Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtepie” që është caktuar ndaj tij në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”, për të cilat SPAK ka ndërmarrë hetime të zgjeruara ndaj disa individëve të përfshirë në skema të dyshuara favorizimi dhe shpërdorimi detyre.

Po në të njëjtën datë është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen e “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion janë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe tre biznesmenë të tjerë.

The post Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, Gjykata shtyn seancën për Malltezin, ja kur do të mbahet e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

A do të ndryshojë masa e sigurisë për Erion Veliajn? SPAK raporton sot në GJKKO hetimet dymujore për kryebashkiakun

13 June 2025 at 11:36

SPAK do të raportojë sot (13 Maj) në GJKKO lidhur me ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria e Posaçme do të raportojë në orën 12:30, ndërkohë kjo është hera e dytë që paraqet një raport të detajuar mbi dosjen për të cilën Erion Veliaj po hetohet.

Në raport do të pasqyrohen të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit lidhur me kryebashkiakun, i cili ndodhej në qeli prej datës 10 shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Në përfundim të raportimit, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Avokati i Veliajt, Ermir Beta, deklaroi për News24 se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së veprimeve hetimore që do t’i paraqiten sot. Seanca e sotme ka rëndësi vendimtare, pasi nëse konstatohet se nuk ka më nevojë për veprime të tjera hetimore ndaj kryebashkiakut të pezulluar, masa e sigurisë mund të ndryshohet, duke hapur rrugë për një zhvillim të ri në këtë çështje.

The post A do të ndryshojë masa e sigurisë për Erion Veliajn? SPAK raporton sot në GJKKO hetimet dymujore për kryebashkiakun appeared first on Sot News | Lajme.

A do të jetë i pranishëm kryebashkiaku? Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë,nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Veliajt

9 June 2025 at 14:26

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn. Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në gjykatë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Ermir Beta. Ndërkohë, në sallën e gjyqit ndodhet Elman Abule, i cili është i pranishëm dhe i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.

Seanca po zhvillohet në prani të palëve dhe avokatëve përkatës, ndërsa gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me çështjen.

The post A do të jetë i pranishëm kryebashkiaku? Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë,nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Veliajt appeared first on Sot News | Lajme.

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

By: V K
8 June 2025 at 14:23

Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht.

Ata akuzohen për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri- Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, bëhet me dije se në pranga është vënë edhe një punonjës i shërbimit të sigurisë, pasi është konstatuar duke marrë para nga dy shqiptarë të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Dy shqiptarët e Kosovës, u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

The post Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë appeared first on Albeu.com.

PAMJET/ Blindohet hoteli ku qëndron kombëtarja serbe në Tiranë

By: user 6
6 June 2025 at 20:59

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë një ndeshje kualifikuese futbolli për Kupën e Botës 2026 të shtunën në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptar ka mbërritur prej mesditës së të premtes edhe kombëtarja serbe.

Ata janë vendosur në një hotel pranë zonës së njohur si “Pallati me shigjeta” duke refuzuar hotelin e sugjeruar nga FSHF në afërsi të stadiumit. Nga aeroporti në hotel, ekipi është shoqëruar nga forca të shumta të policisë.

Pamje e ekranit 2025-06-06 134654.jpg

Edhe pranë hotelit ku ndodhet përfaqësuesja serbe ka masa të rrepta sigurie. Policia i ka bllokuar plotësisht të gjitha qasjet, askush nuk mund të afrohet dhe siguria është e para.

Pamje e ekranit 2025-06-06 134630.jpg

Imazh në WhatsApp 2025-06-06 në 1.44.51 PM.jpeg

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje.

Pamje e ekranit 2025-06-06 133603.jpg

Pamje e ekranit 2025-06-06 133543.jpg

Mësohet se rreth 2 000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Blindohet hoteli ku qëndron kombëtarja serbe në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

“Vazhdojnë bisedimet, por pa armëpushim”/ Bomba në Gaza ditën e Bajramit, Kamberi: Numrat e civilëve të vrarë të…

6 June 2025 at 13:46

“Civilët nuk janë kursyer dhe se zgjidhja e konfliktit është ende larg ndonëse bisedimet vazhdojnë”, kështu shprehet Eksperti i sigurisë Geron Kamberi në një intervistë televizive. Ai u shpreh se situata është me një bilanc tragjik dhe numri i civilëve është tejkaluar.

“Kemi një bilanc tragjik që nuk ka nevojë të jesh në terren, por mjaftojnë imazhet për të kuptuar që numri i civilëve ka tejkaluar.

Ka gazetarë dhe media të ndryshme kanë bërë pyetje të hapura dhe të drejtpërdrejta. Ajo situatë atje ka ngjallur një reagim të madh, mes Izraelit dhe popullsisë. Në kushte lufte civilët janë kursyer dhe nuk kanë qenë shënjestër.

Një zgjidhje e konfliktit duket larg edhe pse bisedimet vazhdojnë, është një fakt që para disa ditësh ishte një deklaratë për një armëpushim 3 ditor ku Izraeli u tërhoq dhe doli me një kundër reagim.”

The post “Vazhdojnë bisedimet, por pa armëpushim”/ Bomba në Gaza ditën e Bajramit, Kamberi: Numrat e civilëve të vrarë të… appeared first on Sot News | Lajme.

Mungesë sigurie në punë/ Aksident i rëndë në një uzinë, ndalohen tre persona ja arsyeja

5 June 2025 at 12:49

Një mekanik i uzinës, Rudin Meçja, mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndërhyrjeje teknike. Aksidenti i rëndë ka ndodhur dje në Uzinën e Ferrokromit “Albchrome” në zonën industriale të Paprit.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Elbasanit, ndalimet u kryen me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka pasur shkelje të protokolleve të sigurisë që çuan në aksident.

Ngjarja ka çuar në ndalimin e tre personave të përfshirë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë në punë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në repartin e copëtimit të ferrokromit. Në momentin e aksidentit, Meçja ishte duke punuar poshtë pllakës së pajisjes së copëtimit, e cila, sipas të dhënave paraprake, u shkëput dhe e goditi rëndë në shpatull dhe shtyllën kurrizore.

Në procesin e punës ishin të pranishëm edhe inxhinieri i procesit Rexhep Xhardja, brigadieri mekanik Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi. Aksidenti ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të zakonshme për ndërrimin e pllakave të copëtimit, një operacion teknik periodik në uzinë.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë në kompaninë “Albchrome” në Elbasan, që ka rikthyer vëmendjen mbi standardet e sigurisë në zonat industriale të vendit.

The post Mungesë sigurie në punë/ Aksident i rëndë në një uzinë, ndalohen tre persona ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit

5 June 2025 at 12:04

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit në Shqipëri si pjesë e katër grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht të drogave sintetike, me destinacion Finlandën.

Operacioni u zhvillua pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve ligjzbatuese finlandeze, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshiu gjithashtu Spanjën dhe Holandën. Masat e sigurisë ishin dhënë më herët në mungesë, por janë rikonfirmuar këtë të enjte në prezencë të të dyshuarve:

Dorjan Luzaj
Geraldo Seferaj
Elton Myftari
Elton Tavani
Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)
Kel Qevani
Ledion Hoxha
Besnik Sparta
Altin Musta

Sipas burimeve nga hetimi, këta shtetas kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e trafikut të narkotikëve, duke përdorur Shqipërinë si bazë koordinimi dhe duke shfrytëzuar lidhje logjistike me vende të tjera europiane. Ndërkohë, dy drejteus të këtyre rrjeteve kriminale në Shqipëri janë ende në kërkim, njëri prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit.

The post Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit appeared first on Sot News | Lajme.

Elbasan/ Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

4 June 2025 at 08:36

Policia e Elbasanit ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë për 4 shtetas, të cilët akuzohen për çuarjen në falimentim të 7 fasonerive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të hetimeve, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për:

  • A. K., 40 vjeç

  • G. L., 60 vjeç, shtetas italian, i cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

  • Z. K., 27 vjeçe, administratorja e një prej subjekteve të përfshira në këtë skemë.

Ndërkohë, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për E. S., 31 vjeçe, ekonomiste dhe administratorja e një tjetër subjekti të përfshirë në operacion.

Të akuzuarit janë nën hetim për një sërë veprash penale, përfshirë “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar për të çuar në falimentim të qëllimshëm 7 fasoneri, në mënyrë që të shmangnin pagesën e taksave dhe tatimeve që u takonin.

Gjithashtu, është realizuar sekuestro konservative mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan/ Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie appeared first on Euronews Albania.

❌
❌