Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

By: Ardit
23 August 2025 at 21:19

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave. Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri […]

The post Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni appeared first on BoldNews.al.

Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn

By: M C
19 August 2025 at 16:48

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi mbajtjen e një takimi të mundshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë.

“Putini përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, tha një nga burimet për AFP-në, duke shtuar se Zelensky kishte thënë “jo” në përgjigje.

The post Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi

16 August 2025 at 09:49

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën, më 18 gusht, në Washington. Ky takim vjen pas një bisedë të gjatë dhe thelbësore me Trumpin dhe me liderët europianë mbi samitin në Alaskë. “Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me maksimumin e mundshëm për […]

The post Pas samitit me Putin, Trump do të takohet me Zelenskyn. Ja data dhe vendi appeared first on BoldNews.al.

‘Solitude vs Fantasy’ e Xhelsina Petritaj, piktorja: Veprat, shenjë revolte ndaj realitetit

By: Kult Plus
15 August 2025 at 15:00

Ekspozita “Solitude vs Fantasy” e artistes Xhelsina Petritaj, e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë, sjell rreth 20 vepra që përballin vetminë dhe fantazinë, si reflektim mbi plagët e kohës dhe realitetin shoqëror. Përmes ngjyrave dhe formave, artistja shpreh revoltë ndaj luftërave dhe konflikteve, duke e kthyer artin në një dëshmi personale dhe universale.

“Solitude vs Fantasy”, është titulli i ekspozitës së artistes Xhelsina Petritaj, e hapur në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Me rreth 20 vepra, mes tyre dhe disa nudo sensuale, artistja kërkon të përballë dy botë të saj, vetminë dhe fantazinë, duke i kthyer në formë arti si revoltë ndaj realitetit të sotëm.

Ekspozita është një rrëfim vizual ku shpalosen përjetime të brendshme, emocione të forta dhe mesazhe sociale, të cilat Xhelsina i ngjiz në kanavacë me ngjyra, linja dhe simbolikë të thellë. Për autoren, arti nuk është vetëm estetikë, por një mënyrë për të reflektuar mbi kohën dhe plagët e saj.

Petritaj shprehet se në veprat e saj, sidomos ato në akrilik, nuk preferon të përdorë sfond, duke lënë hapësirë që protagonizmi i figurës të marrë frymë. Një vend të veçantë zë dhe posteri i ekspozitës, i zgjedhur për arsye të thella artistike.

Ndjeshmëria e saj artistike e bën të mos mbetet indiferente ndaj dramave të mëdha njerëzore. Në ekspozitë gjen vepra të frymëzuara nga plagët e luftërave dhe konflikteve në botë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, duke ftuar vizitorët të zbulojnë dialogun e ndjerë mes vetmisë dhe fantazisë në sytë e një artisteje që refuzon të heshtë përballë plagëve të kohës./syritv/KultPlus.com

Muharrem Jashari, heroi i Cherkasyt – ia siguron tri pikë

9 August 2025 at 16:22

LNZ Cherkasy, ekipi ku luan ylli shqiptar – Muharrem Jashari ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Epitsentr, në kuadër të javës së dytë në Superligën e Ukrainës.

Pas 22-të minutash lojë, Cherkasy fitoi penallti dhe lojtari shqiptar mori përgjegjësinë ta ekzekutonte.

Por, Jashari nuk ia doli të shënonte direkt, por nga topi i kthyer ia doli të realizonte golin e vetëm të takimit.

Në 45 minutat e dytë Cherkasy mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, por që Kravchuk ishte në pozicion jashtë loje (83’).

Muharrem jashrai luajti 81 minuta në këtë duel, duke lëshuar vendin për Gorin.

Ekipi i tij në xhiron e parë barazoi, ndërsa tani ka tri pikët e para këtë sezon, si ashtu edhe Jashari që realizoi golin e parë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Muharrem Jashari, heroi i Cherkasyt – ia siguron tri pikë appeared first on Telegrafi.

Zelensky kundër idesë së Trump: Ukraina nuk do t’ua dorëzojë tokën pushtuesve

9 August 2025 at 09:05

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk mund të shkelë Kushtetutën e saj për çështjet territoriale, duke theksuar se “ukrainasit nuk do t’ua dorëzojnë tokën pushtuesve”. Duke komentuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë më 15 gusht, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për zgjidhje […]

The post Zelensky kundër idesë së Trump: Ukraina nuk do t’ua dorëzojë tokën pushtuesve appeared first on BoldNews.al.

France Football zbulon emrat e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2025

7 August 2025 at 15:38

Revista prestigjioze, France Football ka shpallur sot (e enjte) gjatë ditës kandidatët për Topin e Artë 2025.

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet në Paris më 22 shtator. Aty do të merren parasysh vetëm performancat në sezonin paraprak.

Fituesi i mëparshëm është Rodri i Manchester Cityt, i cili këtë vit nuk gjendet fare në listë, por ka shumë yje tjerë që përbejnë listën pre 30 lojtarëve të nominuar.

Në listë nuk mungojnë emra si favoritët e përmendur tashmë si Lamine Yamal, Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphinha.

 

Here are the 2025 Ballon d’Or nominees!#ballondor pic.twitter.com/tehmbU4R0j

— Ballon d’Or (@ballondor) August 7, 2025

Përveç tyre lista përfshin edhe yje tjerë si Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Lautaro Martinez, Harry Kane, Pedri, Erling Haaland dhe Achraf Hakimi.

Më poshtë keni listën më të gjithë 30 emrat e nominuar për Topin e Artë 2025:

– Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain);

– Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain);

– Jude Bellingham (Real Madrid)

– Desire Doue (Paris Saint-Germain)

– Denzel Dumfries (Inter)

– Serhou Guirassy (Dortmund)

– Erling Haaland (Man City)

– Viktor Gyokeres (Arsenal)

– Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain)

– Harry Kane (Bayern Munich)

– Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain)

– Robert Lewandowski (Barcelona)

– Alexis Mac Allister (Liverpool)

– Lautaro Martinez (Inter)

– Scott McTominay (Napoli)

– Kylian Mbappe (Real Madrid)

– Nuno Mendes (Paris Saint-Germain)

– Joao Neves (Paris Saint-Germain)

– Pedri (Barcelona)

– Cole Palmer (Chelsea)

– Michael Olise (Bayern Munich)

– Raphinha (Barcelona)

– Declan Rice (Arsenal)

– Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain)

– Virgil van Dijk (Liverpool)

– Vinicius Jr (Real Madrid)

– Mohamed Salah (Liverpool)

– Florian Wirtz (Liverpool)

– Vitinha (Paris Saint-Germain)

– Lamine Yamal (Barcelona)

/Telegrafi/

The post France Football zbulon emrat e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

KIEV – Zelensky: Ukraina shumë pranë marrëveshjes me Holandën për prodhimin e dronëve

29 July 2025 at 22:53

KIEV, 29 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se vendi i tij ishte afër arritjes së një marrëveshjeje financimi me Holandën për prodhimin e dronëve në Ukrainë.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit, Zelensky tha se priste që marrëveshja të përfundonte këtë javë.

“Do të sigurohen 400 milionë euro shtesë për kompanitë tona ukrainase, për prodhuesit e dronëve – në një marrëveshje financimi me Holandën këtë javë”, tha ai.

Ukraina, aktualisht po zgjeron prodhimin e saj të dronëve me ndihmën financiare perëndimore në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

Zelensky kujtoi disa sulme vdekjeprurëse ruse që kishin ndodhur gjatë ditës, më i rëndi prej të cilëve ishte ndaj një burgu pranë qytetit të Zaporizhias.

“Të paktën 17 të burgosur u vranë në sulmin ajror dhe 42 të tjerë u plagosën”, tha guvernatori rajonal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, në Telegram. //a.i/

The post KIEV – Zelensky: Ukraina shumë pranë marrëveshjes me Holandën për prodhimin e dronëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debussy për Raoul Baradac: 24 shkurt 1906

By: Kult Plus
27 July 2025 at 21:00

Achille Claude Debussy (1862  1918), kompozitor francez. Njëri ndër më të rëndësishmit e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX; po ashtu nganjëherë është parë edhe si kompozitori i parë impresionist, megjithëse ai vetë e ka përjashtuar këtë fuqishëm. 

Për Raoul Bardac

E shtunë, 24 shkurt 1906 

dhe të dielën, më 25 

I dashur Rara,

Do të falësh për datën e kësaj letre dhe… dembelinë time!

Tash, “Le të shkapërdahemi në kujtimet e dimrit edhe njëherë,” siç Fauna e Mallarmes kishte thënë sikur Willy ta kishte botuar. 

Dhe çfarë dimri! Po bie shi, pemët janë si vejusha të pangushëllueshme, lulet janë brenda dhe “shpendët shtëpiake janë jashtë” – sa për ndryshim – dhe disa nga mendjemëdhenjtë po mundohen ta kompensojnë këtë mungesë me përshkrime simfonike. Kështu edhe provat tona me Sheherzadenë1… që nuk është përmirësuar me kalimin e viteve, duke u bërë më shumë pazar se sa orientale. Për më tepër, jemi të detyruar të pranojmë se Chevillardi në asnjë mënyrë nuk i ngjan princeshës Boudour… Ai i lëviz duart si një demonstrues politik, shpina e tij vepron si ajo e një polici në biçikletë, e gjithë kjo pra krijon një efekt krejt të kundërt me të bukurën. 

Dëgjuam po ashtu Un jour d’été à la montagne të Vincent d’Indy. Është d’Indy përtej Cevennes. Derisa nuk kam të dhëna të sakta rreth klimës së asaj zone, nuk mund të të them ndonjë gjë. Më duket se përdorin fagotin në një shkallë të pamoderuar dhe është bukur befasuese të dëgjosh një piano në atë regjion. Mendoja se pianot gjenden vetëm në bjeshkët zvicerane.

Ti nuk ke pasur shumë fat me Société Nationale2. Nuk duhet ta lejosh këtë ndodhi të të mërzisë më shumë se sa duhet. Së pari, ti nuk e kishe mbështetjen e duhur, pastaj ti nuk i përket asnjërës prej klikave të kanë leje zyrtare t’i përkushtohen muzikës.

Lejomë të mos më vij shumë keq që Colonne nuk po luan asgjë tënden këtë vit… Ti ke kohë të planifikosh strategjinë tënde, të përfitosh prej saj, ashtu që të mos rrezikosh të luash një dorë që, sado që mund të mos jetë e keqe, shumë lehtë mund të mos ia vlejë. 

Ti ke talent dhe dhunti, por ti nuk i beson kurrë mjaftueshëm shtegut nëpër të cilin të çojnë idetë e tua. Nganjëherë, kjo të drejton kah diçka që është disi e palidhur dhe madje e ngutshme, duke krijuar përshtypjen hutuese se po mundoheshe ta përfundoje me çdo kusht. Ti e se sa pak i shijoj llojet parazitë të zhvillimeve rraskapitëse ku Mjeshtërit janë lavdëruar tepër shpesh dhe ne duhet të përpiqemi të zëvendësojmë atë një zgjedhje më rigoroze të ideve, një varg normalisht më të kujdesshëm ndaj vlerave që nocione të tilla mund të përfshijnë në horizontin ornamental orkestral dhe të shoh te kjo mbi të gjitha se idetë mund të marrin frymë, në vend se ngulfaten siç ndodh zakonisht me të gjitha, deri në banalizimin e rrethanave të tyre. Mirë pra, ki durim! Është një virtyt më i lartë, madje shtëpiak, që na e bën të mundur të nxjerrim më të mirën tonë në punën tonë. 

Gjithsesi nuk dua të ta prish ditën tënde të shkëlqyeshme me një dush shqyrtimesh estetike a morale. Është fare pak e dobishme… Shkurt, estetika nuk është veçse një vlerë që ndryshon çelës sipas periudhave dhe kam frikë se edhe moraliteti është një rast i ngjashëm.

Përshkrimi yt se si e kalon kohën tënde është i këndshëm, gjithë ato orë të kaluara duke mos bërë asgjë më duket një orar i vërtetë provash. 

Ke të drejtë… më mirë të marinosh trurin tënd në një banjë dielli. Shikoji lulet dhe fotografitë e çastit – derisa indi yt nervor është ende në gjendje të reagojë ndaj tyre. 

Kthehu me përshtypjet që ke marrë. Mos u ngut t’i flakësh tutje. Ngase muzika është superiore ndaj pikturës në atë se bën bashkë në një njësi të vetme ngjyrën dhe variacionet e dritës së një shikimi të vetëm.  

Kjo është e vërtetë që përgjithësisht harrohet, pavarësisht thjeshtësisë së saj… madje ti edhe mund të braktisësh muzikën, herë pas here… Opinioni sipas të cilit një person mund të shkruajë shumë duke mësuar se si të shkruajë është budallallëk me brirë… Dhe nuk ka shije e mirë të ngacmojë njerëzit dikush që supozohet të jetë i dhënë më së shumti pas tyre duke u parashtruar kërkesa të vazhdueshme. 

Nëna jote ka një rast të jashtëzakonshëm të rrufës… ti e di se si ajo është kundër çdo lloj ilaçi, çka nuk i lehtëson gjërat fare. 

Claude i vogël edhe njëherë do të një ndryshim dadoje. E fundmja, thotë ajo, ishte mashtruar nga i shoqi! Kështu që ka marrë pushim që të verifikojë fatkeqësinë e saj – psikologji e dyshimtë dhe shkencë e përçmueshme shtëpiake. 

S’do të flas për atë që kam qenë duke bërë… se sado që jam duke shkruar muzikë paksa, ajo pakëz gjë më trazon bukur fort. Në mungesë të ndonjë shpjegimi tjetër, ia atribuoj këtë gjendjes së qiellit. 

Lamtumirë, i dashur Rara 

me miqësinë time të sinqertë 

Claude Debussy

Shënime:

Loja e fjalëve me të cilën e hap letrën është referencë në vargun 66 të ekologes së Mallarmes LAprés-midi d’un Faune:“O nymphes, regonflons des souvenirs divers.” (O nimfa, le të mbufatemi nga kujtimet e shumta.) Debussy kishte qenë në vitet e hershme cak i komenteve të përzgjedhura të Willyt, njëri prej tyre i referohet pjesës Cinq Poémes de Charles Baudelaire. (Poezia ishte marrë nga Les Fleurs du mal) ‘Debussy qui jette l’engrais de sa musique sur les Fleurs de Baudelaire.” (Debussy që shtron komposto të muzikës së tij përreth Luleve të baudelairet.) 

Ndërsa kur përdor frazën “la volaille à l’extérieur,” (“shpendët shtëpiake janë jashtë”). Debussy mund të ketë qenë duke kujtuar një pasazh nga kapitulli XI i Mon Amie Nane, roman i shokut të tij P.-J. Toulet, i botuar më 1905 dhe i cili i kishte pëlqyer shumë. 

1) Nga Rimsky-Korsakov.

2) I referohet këngëve të kompozuara nga Raoul Bardac që ishin kënduar keq në një koncert të Société Nationale de Musique.

3) Bija e Debussyt.

/Marrë nga ‘De Poetic Debussy A Collection of His Song Texts and Selected Letters’, Northeastern University Press, 1982

/Gazeta Express/ KultPlus.co

Getoar Selimi “thumbon” industrinë muzikore: “Këngët sot janë të gjitha njësoj”

By: gaze tare
27 July 2025 at 16:02

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar me ton kritik gjendjen aktuale të tregut muzikor në Shqipëri, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.

Getoari u ndal veçanërisht te mungesa e origjinalitetit në këngët dhe bashkëpunimet që publikohen, duke i cilësuar ato si shumë të ngjashme dhe të konsumueshme, pa identitet të veçantë.

“Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum,” tha ai, duke nënvizuar se për të, muzika duhet të ketë një qëllim më të thellë.

Ai shtoi se edhe vendimi për të sjellë një album të ri ishte i mirëmenduar dhe nuk vinte si pjesë e një vale bashkëpunimesh apo trendi.

“Një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten. Kam bërë album vetëm për këtë arsye, për njerëzit që më duan dhe e kërkojnë muzikën time. Bashkëpunimet që kam bërë nuk janë të zakonshme,” u shpreh Getoari.

The post Getoar Selimi “thumbon” industrinë muzikore: “Këngët sot janë të gjitha njësoj” appeared first on iconstyle.al.

Rama: Prona në Theth e pacenueshme, historitë me resorte këndvështrim i ngushtë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Theth nuk do ndërtohen resorte apo hotele të mëdha.

Gjatë komunikimit në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri iu përgjigj komentit të një qytetari që shprehet se “ndërtimet në Theth u shembën për t’i hapur rrugë planit të radhës së ndërtimeve për oligarkët”.

Rama tha se “këto janë përrallat me të cilat u kanë mbushur kokën, ose inati dhe mllefi ndaj qeverisë, ose zhytja e kokës në kanalet e infektuara të ujërave të zeza mediatike”.

“Nuk ndodh kjo kështu! Prona është e pacenueshme. Nëse prona është e dikujt, cilido që do të investojë në atë pronë duhet të merret vesh me dikë. Nuk ka shans të ndodhë ndryshe, ndërkohë që në Theth e kundërta është e vërtetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi faktin se në Theth nuk do të ketë zhvillime pas pastrimit të madh, përveçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty.

“Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, vendi për hotele të mëdha, për histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.

/e.i/j.p/

The post Rama: Prona në Theth e pacenueshme, historitë me resorte këndvështrim i ngushtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapësirat publike, Rama: E patolerueshme që shërbimet të kthehen në zaptime

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se zaptimi i hapësirave publike është një fenomen i papranueshëm që kthehet në një pamundësi për komunitetin për të pasur një jetë normale.

Në komunikimin e drejtpërdrejtë sot në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri foli sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke adresuar edhe komentet dhe pyetjet e qytetarëve në rrjetet sociale lidhur me kohën e zgjedhur për këtë ndërhyrje.

Një qytetar shkruan se pse nuk u prit që ky aksion të bëhet pas verës, sepse turistët mendojnë se ka rënë “bomba”.

Rama tha se teoria e turistëve është një teori që nuk ka asnjë lloj vlere.

“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë hap pas hap të krijojmë një vijë të padukshme, por të pranuar nga të gjithë ku 70 % parimisht se mund të jetë 65%, 75% do jetë për qytetarët dhe tjetra për bizneset. Është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë, sepse ne jemi vend mesdhetar dhe është bukur për jetën e qytetit që të ketë shërbime jashtë. Por, nga ana tjetër ajo që është e shëmtuar dhe e patolerueshme është që këto shërbime të kthehen në zaptime, në presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën normale të jetës”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat, por sipas Ramës, sot jemi në kushtet e një mobilizimi për t’i dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytetarëve të panumërt në kryeqytet dhe qytete e mëdha të vënë re gjatë gjithë fushatës për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, vazove, luleve, ngrehinave metalike, pergolatave siç i quajnë në Vlorë.

“Unë shpresoj që të jenë marrë taksat për çdo metër katror të zaptuar që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë, por nuk besoj të jenë mbledhur të gjitha për fat të keq”, vijoi ai.

Një tjetër komentues shkruan në platformat sociale se “duhet ngritur një shtet që funksionon dhe jo një ushtri socialiste.

“Nëse ka një gjë që ne e kemi bërë dhe ne jemi krenarë që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste, se po të mos e kishim bërë ndryshe me të gjitha të metat e veta, me të gjitha boshllëqet e veta nuk do ishim sot në kushtet kur negociojmë për anëtarësimin me BE-në dhe një nga pikat tona më të forta është transformimi i administratës publike”, pohoi Rama.

“Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj që sot në vitin 2025 të ndërtohet pa leje. Nuk ngelen ata pa asnjë të ardhur, ku unë dhe ne jemi këtu të mendojmë për 99% të shqiptarëve, që nuk ndërtojnë pa leje, por kërkojnë fundin e këtij fenomeni”, u shpreh Kryeministri.

/e.i/j.p/

The post Hapësirat publike, Rama: E patolerueshme që shërbimet të kthehen në zaptime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pse tani e jo më parë”, Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha diskutimeve dhe pyetjeve të ngritura nga qytetarët, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them: pse jo nesër një SY M’SY? NESËR pra, që në mëngjes, live padyshim, KËTU ku tjetër?”, shkruan Rama.

Ky komunikim vjen në një moment kur strukturat shtetërore po zhvillojnë aksione të gjera në gjithë vendin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetet kryesore.

/r.e/

The post “Pse tani e jo më parë”, Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Szczesny tregon diferencat e Barcelonës me Juventusin: “Ktheheshin nga ana tjetër”

By: user 2
11 July 2025 at 13:46

Nga futbollist zyrtarisht i tërhequr pas lamtumirës nga Juventus në një shtyllë të Barcelonës fituese të La Liga vitin e kaluar, jeta i ka shërbyer një pjatë të shijshme dhe të papritur Wojciech Szczesny, i cili tani në moshën 35-vjeçare nuk do t’ia dijë më të varë dorezat në gozhdë: portieri polak sapo ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën blaugrana edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2027. Një jetë e re sportive për ‘Tek’-un, i cili te Barcelona ka ndryshuar krejtësisht edhe mënyrën e tij të lojës krahasuar me Juventusin: shokët e tij të skuadrës në Katalonjë e duan topin edhe kur janë të mbuluar nga të gjitha anët, ndërsa në Torino i kthenin shpinën vetëm për të mos e pasur topin në këmbë.

Szczesny dhe abisi mes Barcelonës e Juventus

Szczesny ka folur për këtë në një podcast polak: “Këtu i ke thjesht të gjithë që duan topin. Te Juventusi merrja topin në këmbën e majtë, pesë metra larg mbrojtësit, dhe ai kthehej nga ana tjetër, duke të bërë të kuptoje që donte ta gjuaje topin larg. Këtu te Barcelona të gjithë vijnë drejt teje: ‘Ma jep, ma jep!’. Pedri e donte edhe me shtatë kundërshtarë sipër, thoshte: ‘Wojtek, Wojtek, Wojtek!’.”

Ish-lojtari i Romës pastaj përmendi disa nga shokët e tij në mbrojtjen blaugrana, duke theksuar prirjen e tyre për të luajtur gjithmonë me topin: “Kisha Inigo-n, teknikisht të shkëlqyer, dhe zakonisht Pau Cubarsí nga ana tjetër. Balde donte të luante, Frenkie (de Jong) afrohej gjithmonë. Ishte çështje kush e donte topin”.

Lexo më tej: Flick flet për Szczesny, por i habit të gjithë me një batutë: “Ndonjëherë tymos pak…”

“Kur ter Stegen u kthye në stërvitje pas dëmtimit dhe pashë talentin e tij me këmbët, fenomenal, mendova që pasimet e tij të gjata ishin të pabesueshme – vazhdoi ish-portieri tri herë kampion me Juventusin – Por në këtë sistem, me këta lojtarë, nuk ka nevojë për pasime të gjata ose topa të prerë nëpër qendër. Mjafton të marrësh topin, ta pasosh, dhe ata ia dalin. Është vërtet kaq e thjeshtë…”

“Pedri, lojtari që më ka impresionuar më shumë në jetën time”

Szczesny nuk ka parë kurrë në jetën e tij një si Pedri: “Për mua, ajo që ka bërë Pedri këtë vit… nuk kam parë kurrë një sezon të tillë nga një lojtar i vetëm. Ta shohësh live, të shohësh si e kontrollon lojën, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ka qenë e pabesueshme. Është lojtari që më ka impresionuar më shumë në jetën time. Cili është gjeniu i tij? Nuk e di, por nuk e humbet kurrë topin. Ka lojtarë që nuk e humbin topin duke luajtur të sigurt, por ai merr kundërshtarë në shpinë, driblon, luan në qendër, bën pasime filtrante, dhe në çdo ndeshje e humbet topin maksimumi dy herë. I fiton të gjitha driblimet, është i parashikueshëm në kuptimin që i jep topin dhe e di që është i sigurt, si në një kasafortë…”

The post Szczesny tregon diferencat e Barcelonës me Juventusin: “Ktheheshin nga ana tjetër” appeared first on Lapsi.al.

Zyrtare: Muharrem Jashari rinovon kontratën me LNZ Cherkasyn

1 July 2025 at 17:36

Mesfushori Muharrem Jashari ka rinovuar kontratën me LNZ Cherkasy për edhe tri vite të tjera, me rritje të ndjeshme të pagës.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, Jashari ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë klubeve evropiane, përfshirë LASK, Dinamo Kiev, Karpaty Lviv, Polissya Zhytomyr dhe CSKA Sofia.

Pavarësisht interesimit të madh, ai ka zgjedhur të vazhdojë projektin me LNZ. Performanca e tij mbresëlënëse dhe roli lider në mesfushë e kanë bërë një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Jashari është gjithashtu pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, duke fituar zemrat e Dardanëve me angazhimin e tij.

LNZ e sheh atë si një element kyç në synimet për sukses në sezonet e ardhshme. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Muharrem Jashari rinovon kontratën me LNZ Cherkasyn appeared first on Telegrafi.

Zbulohet atentati për vrasjen e Zelensky në Poloni

By: user 6
23 June 2025 at 22:05

Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një atentati të bllokuar nga shërbimet sekrete ukrainase. Synimi ishte eliminimi i presidentit ukrainas sapo të zbriste në aeroportin e Rzeszow në Poloni.

Aeroporti ndodhet pranë kufirit mes dy vendeve dhe përdoret si terminal për udhëtime për në dhe nga Ukraina. Mediat shkruajnë se zbulimi u krye nga një qelizë e fjetur e SBU-së që tani drejtohet nga Vasyl Malyuk, një ushtar polak në pension.

Autori i atentatit supozohej të rekrutonte bashkëpunëtorë të tjerë për të hartëzuar zonën, duke hipotezuar se do të përdorte një dron komercial të armatosur me eksplozivë për të sulmuar. Kishte edhe një plan më të përpunuar për të vendosur në lëvizje një ekip zjarrfikësish me snajperë. /LAPSI.al

The post Zbulohet atentati për vrasjen e Zelensky në Poloni appeared first on Lapsi.al.

Muharrem Jashari drejt largimit nga LNZ Cherkasy, dy klube të njohura evropiane pas tij

19 June 2025 at 11:54

Muharrem Jashari, pas një sezoni të mrekullueshëm në Ukrainë, është gati të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. Mesfushori kosovar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Një nga klubet që ka shfaqur interes konkret për të është gjiganti hungarez Ferencvaros. Ata janë në garë për shërbimet e Jasharit, por nuk janë të vetmit.

Lufta për kartonin e tij është bërë shumë e fortë, pasi në garë janë përfshirë edhe LASK Linz nga Austria, Karpaty Lviv, Polissya Zhytomyr dhe CSKA Sofia.

Pavarësisht interesimit të madh, LNZ Cherkasy dëshiron ta mbajë lojtarin dhe i ka ofruar një rritje të konsiderueshme page, pothuajse dyfishim të asaj që merr aktualisht.

Kontrata e mesfushorit 23-vjeçar është e vlefshme deri në fund të vitit 2026, gjë që i jep Cherkasyt një pozicion të favorshëm në negociata.

Jashari regjistroi 30 paraqitje në sezonin e fundit, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 8 asistime, statistika që reflektojnë rëndësinë e tij në fushë.

Klubi ukrainas synon të përfitojë rreth 2 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa Jashari pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos verore për klube që kërkojnë kreativitet në mesfushë. /Telegrafi/

The post Muharrem Jashari drejt largimit nga LNZ Cherkasy, dy klube të njohura evropiane pas tij appeared first on Telegrafi.

Arrestohet nëna e reperit Ghetto Geasy, DETAJE nga aksioni i policisë së Kosovës

By: Ela
12 June 2025 at 12:28

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy. Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim […]

The post Arrestohet nëna e reperit Ghetto Geasy, DETAJE nga aksioni i policisë së Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy

By: gaze tare
12 June 2025 at 12:01

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin, duke bërë të ditur se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.

“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione”, deklaroi Kelani.

Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.

The post Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy appeared first on iconstyle.al.

Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy

By: D Marku
12 June 2025 at 12:04

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin, duke bërë të ditur se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.

“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione”, deklaroi Kelani.

Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.

The post Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy appeared first on Albeu.com.

❌
❌