Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike

12 July 2025 at 23:49

Courteney Cox ka zgjedhur të jetë plotësisht e sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram.

Aktorja 61-vjeçare ndau disa selfie pa grim, ku tregoi jo vetëm pamjen e saj natyrale, por edhe një betejë personale me shëndetin e lëkurës.

Në një video të montuar me këngën “Lovesick Lullaby” të YUNGBLUD në sfond, Courteney shfaqet në momente të ndryshme me fytyrën e skuqur, duke përmendur se ka vuajtur nga disa reaksione alergjike, shkruan DailyMail.

Në një nga fotografitë, ajo ka shkruar thjesht “Reaksion alergjik”, ndërsa në të tjera shfaqet me puçrra, lëkurë të ndjeshme dhe një humor të mirë, pavarësisht gjithçkaje.

“Gjysmënjeri, gjysmëvullkan?”, shkruan ajo me ironi në një nga fotografitë ku tregon një puçërr në faqe.

Në një tjetër selfie qesharake, thotë: “Nuk jam shumë e sigurt për këtë”, ndërsa në një tjetër pyet veten: “Oh dreqin, kështu dukem unë?”

Pavarësisht shqetësimeve, Courteney është vlerësuar nga ndjekësit për autenticitetin dhe guximin për të ndarë realitetin ashtu siç është.

Komentet e mbështetjes nuk munguan, duke e quajtur atë “personin më real në Instagram” dhe “të bukur nga çdo këndvështrim”. /Telegrafi/

The post Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

Franca nis hetim ndaj rrjetit social X për manipulim të algoritmeve

12 July 2025 at 08:57

Autoritetet franceze kanë nisur sot një hetim ndaj rrjetit të medias sociale X me akuza se ka manipuluar algoritmet për të lehtësuar “ndërhyrjen e huaj”.

Prokurorja Publike e Parisit, Laure Beccuau, ka konfirmuar se hetimi është hapur më 9 korrik pas ankesave të paraqitura në janar 2025 nga një ligjvënës francez dhe një zyrtar i lartë nga një institucion publik, thonë mediat franceze, të cilat citojnë një deklaratë nga zyra e prokurorit.

Ankesat akuzojnë X-in për manipulimin e algoritmit të tij për qëllime të ndërhyrjes së huaj, si dhe për të përhapur përmbajtje politike urrejtëse dhe raciste që synojnë shtrembërimin e debatit demokratik në Francë.

Beccuau ka thënë se Xhandarmëria Kombëtare është ngarkuar me hetimin e rrjetit X si një entitet ligjor, si dhe të “individëve” që e menaxhojnë atë, pa përmendur pronarin e tij, Elon Musk.

 

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

11 July 2025 at 23:08

Në mbyllje të serisë së hulumtimeve të emisionit “Debat Plus”, publiku u njoh me kulmin e një rrëfimi tronditës mbi figurën shumëdimensionale të Nazim Bllacës, ish-mësuesi i gjeografisë që u bë dëshmitar kyç i EULEX-it dhe, sipas materialeve të publikuara, njëkohësisht bashkëpunëtor i prokurorisë serbe.

Përmes përgjimeve të incizuara gjatë kohës sa Bllaca ndodhej në burg, dëshmohet se ai gëzonte privilegje të jashtëzakonshme për një të dënuar për vrasje: komunikonte për orë të tëra në telefon me Zdenka Pumper, hetuese e lartë e EULEX-it, e cila më vonë do të bëhej pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në momente kur kërkesat e tij për ulje dënimi, lirim me kusht apo avancim të rasteve në drejtësi nuk plotësoheshin, Bllaca kërcënonte se do të tërhiqej nga bashkëpunimi dhe se do të dilte publikisht kundër EULEX-it.

Në një nga përgjimet, ai dëgjohet duke thënë:

“Nëse EULEX-i nuk e çon përpara, unë më 21 janar do t’ia zgjas dorën Danillos, ty edhe me ju thanë ‘Na falni, mbaroj gjithçka’… e më dërgoni për atje. Le të lëshon ndonjë prokuror një letër që Bllaca s’don më”.

Për më tepër, ai pohon se kishte hapur Facebook-un nga burgu, ndonëse nuk kishte të drejtë, dhe kishte paralajmëruar se do të fliste publikisht për çështje të ndjeshme, përfshirë rastet Bamieh dhe Ratel, dy prokurorë të përfshirë në akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Pas 10 ditësh, Bllaca do të flas, edhe pikë”, – shkruante ai.

Bllaca paraqitet si “agjent i dyfishtë”, dëshmitar që për 6 vjet kishte ndihmuar EULEX-in të ndërtonte raste të mëdha gjyqësore, përfshirë katër procese penale në Kosovë, dhe që, sipas të gjitha gjasave, është përfshirë edhe si dëshmitar në Hagë.

Emri i tij është përmendur edhe nga vet mbrojtja e Kadri Veselit në procesin aktual.

Ndërkohë, Zdenka Pumper, personi që bashkëpunoi nga afër me Bllacën për vite me radhë në Kosovë, tashmë koordinon hetimet në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas vetë Bllacës, “nuk ka çështje që Zdenka nuk e di në Kosovë”, duke e përshkruar atë si njërën nga figurat më të fuqishme në zinxhirin e drejtësisë ndërkombëtare që ka vepruar në Kosovë.

Ky kapitull final i hulumtimit të ‘Debat Plus’ ka lënë shumë pyetje të hapura për legjitimitetin e proceseve të drejtësisë ndërkombëtare, për rolet e individëve kyç në ndërtimin e aktakuzave, dhe mbi të gjitha, për përdorimin politik e juridik të dëshmitarëve që veprojnë në kushte të paqarta dhe shpesh të dyshimta.

“Debat Plus” përmbylli episodin e fundit me thirrjen për të vazhduar kërkimin drejt së vërtetës dhe drejtësisë, në një sistem ku besimi publik është lëkundur dhe ku faktet shpesh janë të errësuara nga interesa të ndërlikuara ndërkombëtare.

“Në një sistem ku e vërteta mbetet shpesh e fshehur, e keqpërdorur dhe e manipuluar, për ne mbetet detyrë të vazhdojmë të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi”, ka thënë Ermeal Panduri./RTV Dukagjini/

The post Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11 July 2025 at 22:00

Në një nga përgjimet e publikuara në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Nazim Bllaca, dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it dëgjohet duke kërcënuar me pasoja të rënda në rast se ai “goditet” nga misioni ndërkombëtar.

Nëse EULEX-i e godet Bllacën, ti e din çka del mandej… Unë nuk jam as Agim Zogaj… këtu ku ka të holla, ka kallashnikov. Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”, i thotë ai Zdenka Pumper-it, një zyrtare e EULEX-it me të cilën komunikonte rregullisht.

Në vazhdën e publikimeve, janë zbardhur përgjime dhe dokumente që dëshmojnë për mënyrën se si Bllaca për vite me radhë ka bashkëpunuar me hetues ndërkombëtarë dhe me Serbinë, përfshirë edhe raste që më vonë përfunduan në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një tjetër përgjim, Bllaca deklaron se kishte bashkëpunuar me prokurorin italian Maurizio Salustro, i cili fillimisht u prezantua si ndjekës i “peshqve të mëdhenj” në Kosovë, por që më pas punoi si këshilltar i drejtësisë në Beograd.

Ai tregon se kishte dorëzuar lëndë për rastin “Kleçka” dhe se e njihte mirë procesin e përzgjedhjes së figurave që viheshin në shënjestër nga hetimet ndërkombëtare:

Unë kam nënshkru kush janë peshqit e mëdhenj gjatë kohës së luftës… kam dorëzu lëndën te Salustro… e di se cilët janë figurat me pushtet dhe me pika të zeza”, dëgjohet të thotë Bllaca.

Kurse në një përgjim tjetër Bllaca i thotë Zdenkës: Prit pak se kur nis punën Gjykata Speciale, do ta kalojmë atje rastin sepse është çështje sensitive.

Por përtej dëshmisë, përgjimet zbulojnë një frikë dhe tension të vazhdueshëm tek Bllaca, për shkak të përfshirjes së tij në rrjete sensitive të bashkëpunimit ndërkombëtar.

The post ’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë appeared first on Telegrafi.

Franca nis hetim ndaj X: Dyshohet për ndërhyrje të huaj dhe manipulim të të dhënave

By: gaze tare
11 July 2025 at 20:33

Seksioni i krimit kibernetik i Zyrës së Prokurorit të Parisit ka hapur një hetim ndaj X, rrjetit social të njohur (më parë Tëitter) në pronësi të Elon Musk. Sipas prokurorisë, platforma dyshohet se ka modifikuar algoritmin e saj për qëllime ndërhyrjeje të huaja.

Pas marrjes së dy raporteve në janar që pretendojnë “përdorim të dyshuar të algoritmit të X për qëllime ndërhyrjeje të huaja”, xhandarmëria kombëtare është ngarkuar me detyrën për të hetuar X si një entitet juridik, si dhe “personat fizikë” që e menaxhojnë atë, megjithatë, pa e përmendur drejtpërdrejt Elon Musk.

Hetimi u hap më 9 korrik, por u bë publik vetëm sot. “Bazuar në verifikime, kontribute nga studiues francezë dhe prova të ofruara nga disa institucione publike”, – shpjegon një deklaratë nga Prokuroria e Parisit, – “më 9 korrik 2025, Prokuroria e Parisit hapi një hetim në Drejtorinë e Përgjithshme të Xhandarmërisë Kombëtare kundër platformës X (më parë Tëitter), një entitet juridik dhe disa individëve”.

Hetimi do të përqendrohet, në veçanti, në krimet e mëposhtme: “ndryshim i funksionimit të një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave nga një bandë e organizuar” dhe “nxjerrje mashtruese e të dhënave nga një sistem i automatizuar i përpunimit të të dhënave nga një bandë e organizuar”.

The post Franca nis hetim ndaj X: Dyshohet për ndërhyrje të huaj dhe manipulim të të dhënave appeared first on iconstyle.al.

Elon Musk prezanton Grok 4, AI-në që formon përgjigjet duke parë postimet e tij në X

By: gaze tare
11 July 2025 at 20:00

Grok 4, versioni i ri i asistentit të inteligjencës artificiale xAI të Elon Musk, shpesh konsultohet me mendimet e pronarit të tij mbi tema të ndryshme përpara se të përgjigjet, zbuloi sot një gazetar i AFP-së.

Njeriu më i pasur në botë prezantoi modelin më të fundit të inteligjencës artificiale gjenetike që i përket gjeneratës së makinave që kanë aftësinë të “mendojnë logjikisht”, domethënë të analizojnë përgjigjen e tyre në faza në vend që të japin automatikisht një të standardizuar. Madje i tregon përdoruesit, me gjuhë të thjeshtë, fazat që ndjek.

Kur iu bë pyetja: “A duhet ta kolonizojmë Marsin?”, Grok 4 tha, si fazë të parë të “mendimit” të tij, “Tani, le të shohim postimet e fundit të Elon Musk në X në lidhje me kolonizimin e Marsit”.

Musk ka mbështetur dërgimin e njerëzve në Mars dhe i ka vendosur një qëllim kompanisë së tij të hapësirës ajrore, SpaceX, që të arrijë planetin e kuq.

Sipërmarrësi dhe studiuesi australian Jeremy Howard publikoi rezultatet e tij të enjten mbi pyetjen: “Kë mbështesni në konfliktin Izrael-Palestinë? Përgjigjuni me një fjalë.” Grok tregoi se kishte shqyrtuar postimet e Musk në X mbi këtë temë dhe më pas kishte kërkuar mendimin e tij.

Pyetjes “Kë mbështesni në zgjedhjet për kryetar bashkie të Qytetit të Nju Jorkut?”, Grok filloi duke studiuar sondazhet dhe më pas u kthye te postimet e Musk në X. Tha se po “analizonte” se cilën parti mbështesin kandidatët dhe, në përgjigje, tha se “mesazhet e fundit të Elon në X nuk i referohen zgjedhjeve për kryetar bashkie”. Megjithatë, komentoi qëndrimet e kandidatit demokrat Zohran Mamdani, favoriti sipas sondazheve. “Masat e tij, të tilla si rritja e pagës minimale në 30 dollarë (në orë) mund të bien ndesh me vizionin e Elon.”

Megjithatë, Grok nuk i referohet Musk përveçse në disa nga përgjigjet e tij dhe jo në të gjitha. Kur u pyet nëse ka udhëzimin, përmes kodit të tij, për të konsultuar mendimet e Musk, ai siguroi se nuk është ky rasti. “Edhe pse mund ta përdor X për të gjetur mesazhe relevante nga çdo përdorues, përfshirë atë (Elon Musk) nëse ato janë të dobishme, ky nuk është një hap i detyrueshëm, as një opsion standard”, u përgjigj ai.

Përpara se të prezantohej versioni i ri, Grok shkaktoi reagime pasi iu referua shpesh Adolf Hitlerit në përgjigjet e tij.

The post Elon Musk prezanton Grok 4, AI-në që formon përgjigjet duke parë postimet e tij në X appeared first on iconstyle.al.

Çifti i njohur i muzikës planifikon dasmë të veçantë në ishullin italian të Siçilisë

By: gaze tare
11 July 2025 at 11:44

Këngëtarja Charli XCX dhe i fejuari i saj, George Daniel, bateristi i grupit “The 1975”, thuhet se do të martohen në ishullin italian të Siçilisë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije për “The Sun” se ata kanë zgjedhur këtë destinacion për dasmën e tyre dhe nuk do të kursehen në shpenzime, të cilat mund të arrijnë në dhjetëra mijëra paund.

Çifti synon një festë masive me bar të hapur gjithë natën dhe planifikon të përqendrohet tek organizimi i dasmës në mesin e gushtit, pas një periudhe të ngarkuar me punë.

Charli XCX kishte zbuluar më parë për “Bazaar” se ata duan një festë të thjeshtë dhe të relaksuar, pa shumë formalitete, duke theksuar rëndësinë e momentit dhe dëshirën për të qenë së bashku përgjithmonë.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në nëntor të vitit të kaluar përmes një postimi në Instagram, ku ndanë edhe imazhe romantike dhe unazën e fejesës me diamant.

Lidhja e tyre u bë publike në mars 2022, kur u panë së bashku në New York City.

The post Çifti i njohur i muzikës planifikon dasmë të veçantë në ishullin italian të Siçilisë appeared first on iconstyle.al.

Nike në Melodia PX: Zgjidhja e duhur për çdo moment të ditës

11 July 2025 at 09:40

Kur bëhet fjalë për veshmbathjet sportive që ofrojnë jo vetëm stil, por edhe komoditet, Nike është emri që vjen në mendje.

Melodia PX, ne kemi sjellë për ju koleksionin më të fundit të Nike, duke ju mundësuar të përjetoni cilësinë e lartë dhe inovacionin që kjo markë ikonike ofron. Si një nga markat më të njohura në botë, Nike është sinonim i inovacionit dhe performancës, dhe tani, këto produkte të shkëlqyera janë në dispozicion për ju në Melodia PX.

Çfarë përmban koleksioni i Nike?

Maica të rehatshme: Maicat e Nike janë krijuar për të ofruar rehati maksimale dhe një pamje të pastër. Pavarësisht nëse jeni në palestër apo thjesht duke bërë një shëtitje në park, maicat tona do të mbajnë freskinë tuaj gjatë gjithë ditës.

Atlete për çdo aktivitet: Me një përzgjedhje të gjerë të atleteve, Nike siguron që të gjeni modelin e përsosur për çdo aktivitet. Nga vrapimi te ecja e përditshme, atletet tona ofrojnë mbështetje dhe stil të pakrahasueshëm.

Shorce për komoditet veror: Shorcet e Nike janë ideale për ditët e ngrohta, duke ofruar rehati dhe stil të lehtë. Të përshtatshme për aktivitete sportive apo shëtitje në park, ato janë një zgjedhje perfekte për çdo rast.

Atlete e futbollit Nike kombinojnë inovacionin me cilësinë për të ofruar performancë të lartë dhe stil në fushë

Pse të zgjidhni produktet Nike në Melodia PX?

Inovacioni dhe teknologjia: Nike është lider në industrinë e veshjeve sportive për shkak të përkushtimit të saj ndaj inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar për të krijuar produkte që përmirësojnë performancën tuaj.

Dizajni modern dhe funksional: Çdo produkt Nike është projektuar për të ofruar jo vetëm estetikë tërheqëse, por edhe funksionalitet të lartë që plotëson nevojat tuaja të përditshme.

Cilësi që zgjat: Materialet e përdorura në produktet Nike janë të dizajnuara për të qëndruar në formë të mirë edhe pas përdorimit të vazhdueshëm, duke siguruar që investimi juaj të zgjasë.

Zbritje ekskluzive!

Mos e humbisni mundësinë për të përmirësuar garderobën tuaj sportive me koleksionin e jashtëzakonshëm të Nike në Melodia PX.

Tani ofrojmë një zbritje prej 25% në të gjitha produktet Nike.

Me Melodia PX dhe Nike, jini të gatshëm për të përballuar çdo sfidë me stil dhe performancë!

 

The post Nike në Melodia PX: Zgjidhja e duhur për çdo moment të ditës appeared first on Telegrafi.

Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet

By: V K
11 July 2025 at 09:12

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro.

Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej, duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se, ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017.

Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës.

Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495, duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë, pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku.

Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve, ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës.

Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

 

 

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

 


Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel

Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi./ Emisioni investigativ Vetting, News24

The post Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet appeared first on Albeu.com.

Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

10 July 2025 at 23:30

Në episodin e parafundit të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në emisionin Debat Plus, janë publikuar detaje nga komunikimet e Nazim Bllacës, dëshmitarit të shumëproceseve gjyqësore në Kosovë.

Sipas përgjimeve të publikuara, Bllaca i shprehte shqetësimet hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper, për bllokimin e rastit “Bllaca 4”.

Ai tregon asaj se do t’i dërgojë një letër përmes mikut të tij, Gjinoviq Radosllavit, prokurorit serb Miljko Radosavljeviq, me qëllim që ky i fundit ta përcjellë letrën drejt Brukselit.

Bllaca:  A po të pengoj diçka?

Zdenka: Jo, jo jo…

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol me Gjino, dhe ai thotë që e do komentin  në ora 9 të hënën. Unë e çoj në tavolinë te Mirko, a po kupton? Sepse atë dokumentin tim, a e kupton? Dhe ai do të thërras menjëherë…a e kupton?

Zdenka: Jo, nuk e kuptoj se çfarë dokumenti.

Bllaca: Tash kam fol me Gjinoviqin, ai thotë bone dokumentin që të bllokohet aty puna, i kam thanë Alleni mundet me kry komplet landën dhe çoje në Prokurori, mirëpo tash në Prokurori ka dal një guri i madh, a po kupton?

Zdenka: Më fal por nuk po të kuptoj.

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol tash, i kam thanë Alleni punon me ekipin dhe e ka kry landën për arat.

Zdenka: Po, po e kuptoj.

Bllaca: Po, tash ai e kalon te Prokuroria.

Zdenka: Po, tash veç është bë.

Bllaca: Po, është kry por ku është poenta? Poenta është se Prokuroria po ma bllokon punën, nuk don me shku deri në fund. Ai thotë shkruaje dokumentin me ma çu dhe unë do ta dërgoj në Bruksel direkt. Tash, të hënën shkon në Bruksel në orën 10 Gjino, dokumenti im.

Zdenka: Kur shkon?

Bllaca: Në ora 10 shkon dokumenti. Pse ky njeri don me dal prej procesit, a e kupton? Ne dojmë llogari pse, ku është problemi?

Zdenka: Ani, ata kanë me kërku prej Brukselit.

Sipas këtyre bisedave, Gjino, i përmendur nga Nazim Bllaca, kishte lidhje të forta brenda EULEX-it. Këto lidhje arrinin deri te zyrtarë shumë të lartë, përfshirë Allen Eduarsin, i cili ka shërbyer si shef i hetimeve në Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në EULEX.

Kjo konfirmohet edhe nga regjistrimi audio mes Bllacës dhe Pumper.

Bllaca: Po, po. A e din çka më tha? Më tha a je gjallë, ku ke qenë? Unë i thashë po don me më vra EULEX-i, po don me m’rreh EULEX-i. Ai veç keshi. Ai tha jo bre. Derisa të jetë gjallë Allen Eduards, mos u brengos, mos mendo për këtë punë – kështu më ka thanë ai.

Zdenka: Ndoshta edhe mua dojnë…

Bllaca: Tash unë për 2-3 orë e bëjë gati edhe e çoj të hënën.

Zdenka: Atëherë shkon të hënën në ora 10 në Bruksel.

Bllaca: Po, po

Zdenka: Zyrtarisht thua ashtu?

Bllaca: Po, po. Kjo shkon formalisht. Ai do të thërras direkt. Ai flet direkt çka bëhet nëse del ky njeri prej procesit. Natyrisht, kjo është goditje e madhe, a e kupton? Edhe shkruaj krejt, që kam punu edhe nuk kam flejt hiç prej pram.

Zdenka: Veç me pa, a e kam kuptu mirë. A i keni thanë atij se ju planifikoni, kur është ajo të enjten, kur takohemi, që ju do të shkoni te mediat?

Bllaca: Po, po. Ai thotë që çoje gjithçka me shkrim.

Zdenka: Unë për këtë po flas.

Bllaca: Dëgjomë, ai thotë se kjo nuk guxon me ndodh. Nuk mundemi me shku te kjo pikë sepse kemi investuar shumë në këto punë. A më kupton?

Zdenka: Po.

Bllaca: Tash do ta shkruaj dhe do ta çoj në shqip sepse ai e ka dikënd prej Shqipërisë aty që ia përkthen. Ka disa gra që punojnë aty, e din qysh funksionon aty. Veç dashta me të lajmëru.

Zdenka: Mirë që më ke lajmru, unë do t’iu tregoj edhe poshtë.

Në letrën “Çështja për tu trajtuar: ndihmë në zhbllokimin e situatës përmes Brukselit”, drejtuar prokurorit për krim të organizuar në Serbi, Miljko Radosavljeviq, Bllaca shprehet qartë se ai nuk do të dëshmojë më kundër Azem Sylës – në rastin Bllaca 4 – nëse nuk lirohet me kusht.

“Që nga prilli i vitit 2013 kam kam filluar të bashkpunoj me hetuesen Zdenka ne lidhje me çështjen  e pronave dhe kemi bashkpunuar pothuajse 20 muaj  dhe jam  shume i knaqur me bashkpunimin qe kam pas me Zdenken ne lidhe  me rastin e Azem Syle dhe kunder 9 personav tjerë.Pasi Zdenka ka perfunduar hetimet në lidhej  me pronat  dhe mashtrimi ndaj disa familjeve serbe ku bëhet  fjal  për  milion  euro   lënda ka përfunduar  fazen e hetimeve dhe shefi i policis me siguri.z.Alan  Edëars ka dorzuar në prokurori kete rastë për  10 persona jane pjes e krimit te organizuar. Lendën në prokurori  është duke e udhëheç Danilo Cecarelli prokuror special nga Eulex. Une jam takuar me kete pëson  dhe i kam then nëse  Ju z.Danilo nuk me lironi me kusht që unë e kam fituar  këtë  të drejt ather  unë  nuk  guxoj  të deshmoj kunder Azem Syles  dhe të tjerve sepse  Une në Pavionin D  jam  nën kontrrolit   e  Hajredin Kuqit  dhe Azem Syles  unë nuk  guxoj se me  vrasin si Agim Zogajn. Po të  donte  Brukseli  pasi une  kam  plotsuar  kriterin per  tu  liruar  Brukseli  do  ta zhbllokonte  situaten  dhe  do  te  me  lironte   permes  Hajredin  Kuqit  automatikisht”, thuhet në letërn e Bllacës.

Bllaca shpëtimin e kërkon në Beograd.

“Une  i  kam  thën  pasi  ju   nuk  keni fuqi  të  me  lironi  me  Kusht  Unë  Nazim Bllaca  do  të  terhiqem  se nuk guxoj  të  dëshmoj  kunder  Azem Syles a  në  realitet  Azem  Syla  dhe  partia e  tij  mua  me  japin  bukë  në  Dubravë. Unë  Nazim  Bllaca  pas  5 vitetve  bashkpunim  me  Eulexi-in  do  të  terhiqem  zyrtarish dhe  publikish  pa  vullnetin  tim  nga  rasti  Bllaca  4  kundër  Azem  Syles  dhe  të  tjerve. Takimi  mes  meje  dhe  z.Danilo  do  të  jetë  me  21  janar  2015  ne  Fush Kosovë  ku  zyrtarisht  do  te  terhiqem. Une  po  kërkoj  nga  ju  z.Radosavleviç  ndihmë     që  ju  te  intervenoni në  Bruksel  dhe  ata  ti  pyetni  pse  po  perzihet  politika   ne  rastin  Bllaca  4  në  krye  me Hashim Thaqit   për  mos  me  lirue  Bllacen nga  Burgu. Une  kerkoj  nga  Ju  që  ju të  pyetni  z.Jerosllava –kryeprokurore ,Danilon –prokuror dhe Alan Edwars-shef policie    se  a  ka  nderhy  politika  kunder  Bllaces  apo jo   veç  pèr  arsye  mos  me  fillu  procesi  Bllaca 4  sepse  ka  te  bej  me  profilin  e  lartët  politke”, thuhet më tej në letrën e Bllacës drejtuar prokurorit serb.

Bllaca në këtë letër thotë se Radosavljevici është personi i cili mund të ndikoj në Bruksel për ta liruar nga burgu.

“Ju lutem z.Radosavljevic ju  jeni    person  i cili  mund  të  ndikon  ne  Brkusel  lidhur  me  lirmin  tim  se  pa u   liruar  unë  nuk do  burgoset  kurrë  Azem Syla dhe  ju  e  di  dhe   keni  arsye  se  familjet  serbe  nga  Serbija  janë  viktima   të  grupi të Azem Syles. Dhe  ne  fund  kerkoj  nga  ju  intervenim  direkt ne  Bruksel  se  këtu  ne  Kosove  por  ka  edhe  ne  Eulex  disa  persona  që  kan  deshir  të  deshtoi  rasti  BLLACA  4.Ju  falenderoj  per  mirkuptim  i  nderuari  z.Radosavljevic dhe  kete  leter  ju  lutem  mund  ta  perdoreni  si  deshmi  edhe  ne  Bruksel në  emer  timin”, thuhet në letërn e Bllacës.

Bllaca u bë i njohur për publikun kosovar më 2009, kur doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke u vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe pretendimeve se informacione për vrasjet e pasluftës, raporton RTVDukagjini.

The post Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

By: Oldi
10 July 2025 at 22:33

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” shpk me vlerë 371 mijë euro. Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë. Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender […]

The post “Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë appeared first on BoldNews.al.

Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!”

By: gaze tare
9 July 2025 at 23:52

Dikur një nga çiftet më të përfolur të teknologjisë dhe artit, sot Grimes dhe Elon Musk ndajnë më shumë se një të kaluar, ndajnë edhe kritika publike. Këtë herë, këngëtarja kanadeze ka “goditur” drejtpërdrejt platformën X (ish-Twitter), pronë e ish-partnerit të saj.

Pasi qëndroi larg rrjeteve sociale për një kohë të gjatë, Grimes u rikthye për të promovuar një bashkëpunim muzikor me producentin Sub Focus. Por ajo që mori vëmendjen e internetit nuk ishte muzika… por një tjetër status i saj:

“Kam ndalur plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale dhe tani që u ktheva, më duket krejtësisht e qartë se kjo platformë, si shumica prej tyre, është helm, një burg i mbushur me marrëzira që nuk kanë të bëjnë me askënd,” shkroi ajo.

Postimi i saj u bë viral brenda orësh, duke mbledhur mbi 1 milion shikime dhe mijëra komente, nga ata që e duartrokasin për sinqeritetin, te ata që e kujtojnë… se është fjala për platformën e Musk.

The post Grimes “shpërthen” ndaj X-it të Elon Musk: “Helm për trurin!” appeared first on iconstyle.al.

Për herë të parë në 900 vjet! Tapeti i Bayeux do rikthehet në Britaninë e Madhe si ‘hua’ nga Franca

By: Kult Plus
9 July 2025 at 20:31

Vepra e qëndisur e artit mesjetar, e njohur si Tapiceria e Bayeuxsë – një kryevepër që paraqet Pushtimin Norman të Anglisë në vitin 1066 – do të rikthehet në Britani për herë të parë pas shekujsh, sipas Muzeut Britanik, ku do të ekspozohet në Londër duke filluar nga viti i ardhshëm

Huazimi, i cili u shpall të martën si pjesë e vizitës shtetërore të Presidentit francez, Emmanuel Macron, shënon herën e parë që vepra do të jetë në Britani që nga krijimi i saj, më shumë se 900 vjet më parë.

Tapeti i Bayeux është një vepër e rrallë qëndisjeje e shekullit XI, rreth 70 metra e gjatë, që rrëfen ngjarjet që çuan në pushtimin e Anglisë nga normandët në vitin 1066 – përfshirë Betejën e

Hastings-it dhe ngjitjen në pushtet të Ëilliam Pushtuesit.

Ajo konsiderohet një nga burimet vizuale më të rëndësishme të periudhës mesjetare.

Vepra do të ekspozohet në Muzeun Britanik në vitin 2026 dhe pritet të qëndrojë atje për rreth një vit.

Autoritetet britanike e kanë përshëndetur huazimin si një simbol të fortë të historisë së përbashkët dhe të bashkëpunimit kulturor me Francën.

Ndërkohë, Muzeu i Bayeux në Francë do të mbyllet për restaurim në fund të gushtit dhe planifikon të rihapet në vitin 2027, në kuadër të 1000-vjetorit të lindjes së Williamit, mbretit të parë norman të Anglisë, që e pushtoi vendin pas fitores në Hastings.

Paralelisht, drejtuesit e Muzeut Britanik po zhvillojnë bisedime me qeverinë greke për huazimin e përkohshëm të disa skulpturave nga Parthenoni, si pjesë e një marrëveshjeje të re për shkëmbimin e artefakteve historike./oranews/ KultPlus.com

Dorëhiqet Linda Yaccarino, shefja ekzekutive e platformës “X”

By: armand
9 July 2025 at 20:14

Linda Yaccarino ka dhënë dorëheqjen si CEO e X pas dy vitesh drejtimi të kompanisë së mediave sociale të Elon Musk. Largimi i saj vjen një ditë pasi asistenti I inteligjences artificiale Grok i kompanisë filloi të shpërndante përmbasjtje antisemite në përgjigjet ndaj përdoruesve. Megjithatë nuk është e qartë nëse dorëheqja e saj ka të […]

The post Dorëhiqet Linda Yaccarino, shefja ekzekutive e platformës “X” appeared first on BoldNews.al.

Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e platformës X

9 July 2025 at 18:00

Linda Yaccarino largohet nga posti i drejtoreshës ekzekutive të X pas dy vitesh në krye të kësaj platforme sociale që është në pronësi të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk.

Lajmi vjen një ditë pasi inteligjenca artificiale e Muskut u përfshi në një skandal, kur chatbot-i Grok, i zhvilluar nga kompania e tij xAI, gjeneroi postime në platformën X që shprehën admirim për Adolf Hitlerin dhe promovuan përmbajtje antisemitike.

Kujtojmë se kompania e Musk-ut për inteligjencë artificiale, xAI, në fund të marsit bleu X-in për 33 miliardë dollarë.

Ky veprim bashkoi zyrtarisht dy entitete që tashmë ishin ngushtësisht të lidhura, por njëkohësisht ngriti pyetje mbi rolin e ardhshëm të Linda Yaccarino.

After two incredible years, I’ve decided to step down as CEO of 𝕏.

When @elonmusk and I first spoke of his vision for X, I knew it would be the opportunity of a lifetime to carry out the extraordinary mission of this company. I’m immensely grateful to him for entrusting me…

— Linda Yaccarino (@lindayaX) July 9, 2025

Yaccarino njoftoi largimin e saj në një postim në X, duke thënë se është “jashtëzakonisht mirënjohëse” Muskut që i “besoi përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të transformuar X-in në një aplikacion për të gjithë”.

“Më e mira ende nuk ka ardhur, pasi X hyn në një kapitull të ri me xAI. Do të jem gjithmonë me ju ndërsa vazhdoni të ndryshoni botën,” shkroi ajo.

Ajo nuk e dha një arsye për largimin, por një burim pranë saj konfirmoi për NBC News se kishte menduar për këtë hap prej më shumë se një jave.

Musk komentoi largimin e saj duke thënë “Faleminderit për kontributin.”

Yaccarino, ish-drejtore marketingu në kompaninë mediatike NBCUniversal, mori drejtimin e Twitterit në qershor të vitit 2023, rreth tetë muaj pasi Musk bleu platformën.

Ajo u soll për të ndihmuar në përmirësimin e situatës problematike të reklamimit, pasi komentet dhe ndryshimet e Muskut në platformë kishin rrezikuar marrëdhëniet me markat e njohura. /Telegrafi/

The post Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e platformës X appeared first on Telegrafi.

Rama: Toleranca ndaj tokave të xanuna u pranua nga qeverisja vendore

By: user7
9 July 2025 at 12:21

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale për çështjen e hapëzirave publike. Rama shkruan në profilin e tij në platformën “X” se toleranca ndaj tokave “të xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane. Ai shton se inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit.

Rama thekson se këto do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën thekson se ka nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor

POSTIMI:

Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

The post Rama: Toleranca ndaj tokave të xanuna u pranua nga qeverisja vendore appeared first on Lapsi.al.

Rama: Ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, reformë edhe tek uji, mbetjet, nafta e barnat

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike, si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit.

Rama u shpreh në një postim në platformën X se, toleranca ndaj “tokave të xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit.

Kryeministri shtoi se ka nisur puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit të katërt të PS për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Evropian.

“Toleranca ndaj “tokave të xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoratet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, shkroi Rama.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Rama: Ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, reformë edhe tek uji, mbetjet, nafta e barnat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dokumentari i ri i Netflix zbulon “kultin” e ish-gjigantit të modës: Abuzimi seksual në fokus

8 July 2025 at 23:41

Marka amerikane e modës American Apparel është vënë nën vëzhgimin e publikut pasi Netflix publikoi dokumentarin “Trainwreck: The Cult of American Apparel”, i cili heton skandalet që ndodhën prapa skenave.

Ky dokumentar me regji të Sally Rose Griffiths zbulon ngritjen dhe rënien e këtij ish-gjigandi të modës. Trajton temën e ngacmimit në vendin e punës nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv Dov Charney.

Ai themeloi American Apparel në vitin 1989, ndërsa ishte ende student në Universitetin Tufts. Menjëherë pas kësaj, ai hoqi dorë nga studimet. Marka e përmendur kishte një reputacion të mirë deri në vitin 2014, kur Charney u akuzua për ngacmim dhe abuzim seksual. Ai i mohoi të gjitha akuzat.

Dokumentari përfshin, ndër të tjera, dëshmi nga ish-punonjës dhe klipe audio në të cilat Charney i quan punëtorët “budallenjtë e javës” dhe i abuzon më tej verbalisht ata.

Gjithashtu u publikua një regjistrim në të cilin ai flet hapur për marrëdhënie seksuale me punonjëse femra. Në një rast, ai eci lakuriq para dy punonjëseve femra, gjë që u shfaq gjithashtu. U tha se gjykata i rrëzoi këto raste për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit të nënshkruara nga punonjësit.

Bordi i drejtorëve të American Apparel më pas hetoi Charney-n dhe fillimisht e pezulloi atë për sjellje të gabuar dhe shkelje të politikave të kompanisë, dhe ai u shkarkua në vitin 2014.

Menaxheri i Charney-t tha në një deklaratë për Entertainment Weekly se pavarësisht rrëfimit të këtij dokumentari të Netflix-it, ai nuk u shpall kurrë përgjegjës për ngacmim seksual apo ndonjë gjë tjetër. /Telegrafi/

The post Dokumentari i ri i Netflix zbulon “kultin” e ish-gjigantit të modës: Abuzimi seksual në fokus appeared first on Telegrafi.

Joao Felix e thotë haptas se në cilin klub dëshiron të transferohet

By: S SH
6 July 2025 at 19:08

Joao Felix ka pranuar se, pas një dështimi te Chelsea dhe një huazimi të vështirë te Milan, është i hapur për t’u rikthyer në shtëpi dhe për t’u bashkuar me Benfican.

Sulmuesi 25-vjeçar ka kaluar një periudhë të vështirë që nga transferimi i tij te Atletico Madrid për 126 milionë euro në vitin 2019.

Në atë kohë, ai konsiderohej si një nga talentet më premtues, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në kryeqytetin spanjoll.

Felix ka ende gjashtë vite kontratë me Chelsean, por pas vetëm 20 paraqitjesh dhe shtatë golash, duket se është jashtë planeve të klubit dhe sezonin e fundit e mbylli te Milan, së bashku me Kyle Walker dhe Christian Pulisic.

Megjithatë, ‘Rossonerët’ nuk do të shqyrtojnë transferimin e tij, por Felix i ka thënë gazetës Correio da Manha se mund të rikthehet në klubin ku u rrit.

“Dua të kthehem në shtëpi, shtëpia ime është Benfica. Më duhet të rikthehem në shtëpi. Benfica është klubi im i preferuar”.

“Me Bruno Lagen si trajner, dikë që e njoh dhe që ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time, kjo forcon edhe më shumë vendimin tim, dhe do të isha shumë i lumtur të rikthehesha”.

“Aty është ndoshta vendi ku jam më i prirë të shkoj. Ndjej se më duhet të jem në shtëpi, dhe për këtë arsye Benfica është një nga idetë që kam në mendje”, ka thënë Felix.

The post Joao Felix e thotë haptas se në cilin klub dëshiron të transferohet appeared first on Albeu.com.

1 milion euro për një show me “autotune”? Charli XCX nxit reagime të forta pas Glastonbury-t

By: gaze tare
6 July 2025 at 16:24

Charli XCX ndezi skenën e Glastonbury-t, por bashkë me të edhe debatet në rrjet: këngëtarja 31-vjeçare u pagua plot 900,000 paund (afro 1 milion euro) për performancën e saj në “The Other Stage”, një nga skenat më të mëdha të festivalit, ndërkohë që shumë fansa dolën të zhgënjyer.

Shumë prej të pranishmëve e quajtën performancën e saj “një zhgënjim total”, duke kritikuar përdorimin e tepruar të autotune-it dhe koreografinë, të cilën disa e cilësuan si “vallëzim të tmerrshëm”.

Por pavarësisht polemikave, Charli tërhoqi një turmë aq të madhe, sa organizatorët u detyruan të mbyllnin përkohësisht skenën për arsye sigurie, një fakt që vetëm sa theksoi ndikimin dhe fuqinë e saj si emër i madh në muzikën pop.

Sipas burimeve për DailyMail, pagesa marramendëse e Charli-t është një përjashtim në industrinë e festivaleve, ku shumica e artistëve marrin vetëm mbulim shpenzimesh dhe bileta falas.

The post 1 milion euro për një show me “autotune”? Charli XCX nxit reagime të forta pas Glastonbury-t appeared first on iconstyle.al.

❌
❌