Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

By: Ardit
12 July 2025 at 17:15

Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në […]

The post FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH appeared first on BoldNews.al.

“Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent

12 July 2025 at 11:41

“Nuk kërkojmë hakmarrje por drejtësi”, “Jo dhunë, duam paqe për Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata që duhet të ishin mbrojtës, e jo vrasës”, “Sot s’ka më heshtje”, “Drejtësi për Agonin”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, gjatë protestës në Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj por një e drejtë. Kërkojmë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent. Ne protestojmë në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, familjarët e Agon Zejnullahut kërkojnë hetim të drejtë, të plotë dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

“Kemi katër muaj që presim”/ Minatorët në protestë prej dy ditësh: Kërkojmë rritje rroge, të na plotësohen kushtet

11 July 2025 at 09:59

Edhe pse në mënyrë paqësore sot minatorët nuk janë lejuar të protestojnë brenda ambienteve të minierës duke u bllokuar kartat e ‘chekin-it’.

Minatorët e Bulqizës prej dy ditësh po protestojnë për një rritje rroge prej 10%. Ata shprehen se kanë katër muaj që presin që t’u rritet paga, pasi me atë që marrin nuk i dalin dot.

“Jemi mbledhur për të kërkuar 10 % e rritjes së pagës, 5% na e kanë premtuar që prej janarit, por deri tani nuk kanë bërë asgjë. Ne kemi edhe një sindikatë por ata janë në krahun e kompanisë. Do ta vazhdojmë protestën, nuk kalojmë dot muajin me rrogën që marrim”, tha një minator.

“Jemi mbledhur për të drejtat tona, nuk na i kanë plotësuar kushtet. Kemi katër muaj që presim, për rritjen e pagës me 10%”, tha një tjetër.

The post “Kemi katër muaj që presim”/ Minatorët në protestë prej dy ditësh: Kërkojmë rritje rroge, të na plotësohen kushtet appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë me moton “Drejtësi për Agonin”

By: user 6
10 July 2025 at 20:51

Familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, kanë thirrur një protestë. Protesta do të mbahet të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë. Ai thekson se institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore, zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.

The post Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë me moton “Drejtësi për Agonin” appeared first on Lapsi.al.

“Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin”, familja e Agon Zejnullahut thërret protestë

10 July 2025 at 16:52

Të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore – mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.

The post “Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin”, familja e Agon Zejnullahut thërret protestë appeared first on Telegrafi.

Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit

By: user7
9 July 2025 at 09:37

Banorët e Thethit kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit mëngjesin e sotëm, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Kjo ngjarje vjen pas kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

Gjithashtu banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.

The post Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit appeared first on Lapsi.al.

Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

By: V K
9 July 2025 at 09:47

Banorët e fshatit turistik Theth, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat.

Ky aksion, ka nisur para dy ditësh me qëllim heqjen e objekteve e vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.

Operacioni i IKMT nisi pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër edhe veprimet e prokurores së Shkodrës, që sipas tij, nuk kishte nisur çështje penale për këto objekte.

Banorët shprehin shqetësimin për pasojat që do të sjellë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet.

Situata mbetet e qetë, ndërkohë që pritet vijimi i aksionit dhe reagimi zyrtar i institucioneve përkatëse.

The post Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat appeared first on Albeu.com.

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët kërkojnë ndalimin e aksionit

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët kanë bllokuar urën hyrëse për në fshat.

Ata kanë kërkuar ndalimin e aksionit dhe uljen në tryezë me përfaqësues të qeverisë.

Pjesë e protestës ishte dhe deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli. Ajo kërkoi nga policia që të respektohet e drejta kushtetuese e banorëve për të protestuar.  “Asnjë shtyrje! Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre”, tha Bardeli.

Përplasjet mes policisë dhe banorëve kanë vijuar rreth 1 orë, teksa më tej banorët kanë hapur rrugën për në fshat.

Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin.

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara pa leje nga bizneset.

Ky aksion po zhvillohet edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë si dhe në qytete të tjera të vendit.

/gj.m//a.f/

 

The post Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët kërkojnë ndalimin e aksionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

By: Oldi
7 July 2025 at 17:27

Nga Sami Curri Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, […]

The post BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it appeared first on BoldNews.al.

Ndërtimi i HEC-it në Kurdari, banorët futen me forcë në Bashkinë Klos: Belinda Balluku të vijë të japë llogari

By: Ela
7 July 2025 at 12:34

Banorët e fshatit Kurdari në Klos kanë hyrë me forcë brenda në Bashki dhe janë përplasur me policët duke protestuar kundër ndërtimit të Hidrocentralit (HEC), të cilin e konsiderojnë si një kërcënim për jetën e tyre. Ata janë shprehur se uji është elementi jetik për mbijetesën e fshatit, pasi bujqësia dhe frutokultura janë burimet e […]

The post Ndërtimi i HEC-it në Kurdari, banorët futen me forcë në Bashkinë Klos: Belinda Balluku të vijë të japë llogari appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 July 2025 at 12:17

Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, po mban një protestë ditën e sotme para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me […]

The post Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive

7 July 2025 at 11:48

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka protestuar para ambienteve të KQZ-së me pretendimin se nuk është zhvilluar rinumërim i plotë i kutive, konkretisht sipas tij Tirana dhe Fieri u numëruan plotësisht ndërsa Durrësi pjesërisht.

Kalaja shton se do të hapë një çështje e cila do të kalojë deri në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që ky institucion të zhvillojë hetimin.

“Do ndjek të gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar në KAS për legjitimitet, në Kolegj Zgjedhor. Jam në një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Do hap çështje tjetër tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetë po SPAK-u që nk duhet ta shkelë ligjin. Prokuroria do sekuestrojë kutitë e votimit. Jam në një betejë që do ti shkoj deri në fund. Unë akoma nuk e di sa vota kam. E kam të drejtë të di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nëse ndihet i zhgënjyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet të kërkonte hapjen e gjithë kutive”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aulon Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në landfillin e Elbasanit, qytetarët protestë përpara Prokurorisë: Ajri është ndotur prej 4 ditësh

4 July 2025 at 11:58

Një grup i vogël qytetarësh protestuan sot në Elbasan kundër ndotjes së rëndë të ajrit, që prej katër ditësh ka mbuluar qytetin si pasojë e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Protesta u zhvillua para Prokurorisë së Elbasanit, me pjesëmarrje modeste – jo më shumë se 10 persona, pavarësisht paralajmërimeve në rrjetet sociale për mobilizim më të madh.

Qytetarët ngritën akuza për neglizhencë institucionale, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur ndotjen, si dhe hetim penal për përgjegjësit që kanë lejuar këtë situatë alarmante për shëndetin publik.

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, qytetarët protestë përpara Prokurorisë: Ajri është ndotur prej 4 ditësh appeared first on Sot News | Lajme.

Elbasani “mbytet”nga tymi toksik, qytetarët protestojnë: Prokuroria të nisë hetimet!

By: Oldi
4 July 2025 at 12:36

Elbasani ndodhet nën pushtetin e tymit kancerogjen pasi prej 4 ditësh zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan Një grup qytetarësh kanë protestuar përpara Prokurorisë së Elbasanit, me thirrjen për t’u hetuar dhe vepruar më shpejt për rastin në fjalë. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për […]

The post Elbasani “mbytet”nga tymi toksik, qytetarët protestojnë: Prokuroria të nisë hetimet! appeared first on BoldNews.al.

“Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan

4 July 2025 at 12:10

Për të katërtën ditë me radhë, zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të shkaktojë shqetësime të mëdha për banorët dhe mjedisin.

Lidhur me këtë, një grup qytetarësh kanë protestuar përpara Prokurorisë së Elbasanit, me thirrjen për tu hetuar dhe vepruar më shpejt për rastin në fjalë.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po i sjell shëndetit publik dhe mjedisit.

Një nga qytetarët shprehet se institucionet duhet ti vënë në dijeni njerëzit nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe atmosferike.

“Të gjitha institucionet të marrin përgjegjësi për tymin toksik që çlirohet nga djegia e fushës së mbetjeve. Duhet Prokuroria të ndërhynte dhe të kishte një hetim më të shpejtë, të paktën t’ua bëjnë me dije qytetarëve nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe atmosferike të temperaturave. Kjo është thirrja jonë si qytetarë që ne nuk duhet të thithim më tym dhe Prokuroria duhet të bëjë punën e saj sa i përket vënies përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës”, u shpreh një protestues i Elbasanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Protestat e studentëve në Serbi/ Nura: Protesta ka energji që vjen nga poshtë, po tronditet regjimi i Vuçiç

30 June 2025 at 17:38

Policia serbe hoqi në orët e para të mëngjesit të së hënës barrikadat e ngritura në kryeqytetin Beograd nga mijëra protestues anti-qeveritarë, që kishin zënë rrugët si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimeve të fundit dhe në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Analisti Artuar Nura theksoi se vala e protestave po e trondit regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiç.  I ftuar në Ballkan Update, Nura tha se nuk beson se protestat në Serbi nuk kanë prapavijë  nga vendet perëndimore.

“Protesta po tronditin regjimin e Vuçiçit. Qeveria serbe po mbyt me dhunë kryengritjet. Nuk besoj se ka nxitje të drejtpërdrejtë të vendeve të BE dhe vendeve të perëndimit, për studentët në serbi.”, tha ai.

Ai theksoi se protesta vjen si presion nga poishtë dhe regjimi d ta ketë të vështirë kontyrollin e saj. Sipas tij, kërkesat e studnetëve për zgjedhje janë legjitime dhe nuk ka a

“Unë besoj se këtë rast do ta ketë shumë të vështirë të menaxhojë situatën. Regjim i dhunshëm i Milloshevicit modern, sepse Vuçiç vjen nga ato radhë. Nuk besoj se perëndimi nuk bën presin ndaj Vuçiçit, presioni është të mos përdoret dhunë, të lirohen të arrestuarve. Presioni i studentëve nga poshtë, shifrat flasin se  janë 120 mijë protestues. Ajo protesta ka një energji që vjen nga poshtë dhe nuk besoja se do kontrollohet”, tha ai.

 

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

By: armand
29 June 2025 at 09:56

Tifozët e Lyon janë irrituar së tepërmi, pasi panë ekipin e tyre të dënohej me zbritje në Ligue 2, për shkak të parregullsive financiare dhe borxheve të mëdha. Në këtë situatë, ata janë ngritur në protestë, duke pushtuar rrugët e qytetit. Protesta ka qenë kundër pronarit amerikan të klubit, John Textor, menaxhimi i të cilit […]

The post “Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video) appeared first on BoldNews.al.

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç: Në fund, Serbia gjithmonë fiton

By: Re Nato
29 June 2025 at 07:29

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi dhe rrëzim të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë. Gjithashtu pati disa përleshje në qendër të qytetit, teksa disa protestues u konfrontuan me policinë.

Policia përdori forcën për të shpërndarë turmën, teksa pati edhe disa arrestime.

Pas përfundimit të protesës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në fund, Serbia gjithmonë fiton.

“Në fund, Serbia gjithmonë fiton”, tha Vuçiç në një postim në Instagram.

Studentët kanë parashtruar dy kërkesa për qeverinë serbe. Me të parën, kërkohen zgjedhje të parakohshme, kurse me të dytën ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë bërë kampe mbështetësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilët kundërshtojnë protestat e studentëve./abcnews.al

 

Serbia në prag proteste, Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve

26 June 2025 at 13:30

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë të enjten se autoritetet do të vazhdojnë t’i arrestojnë ata që “përgatisin vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”, në prag të protestës antiqeveritare të thirrur për të shtunën.

Një ditë më parë, policia serbe i arrestoi gjashtë njerëz për gjoja planifikimin e “ndryshimit të Qeverisë në mënyrë të dhunshme” në një protestë që studentët e kanë paralajmëruar për 28 qershor në Beograd.

“Aksioni për arrestimin dhe identifikimin e këtyre organizatave terroriste do të vazhdojë patjetër. Presidenti i Serbisë do të vazhdojë takimet me shërbimet e sigurisë dhe policinë e lartë me qëllim ruajtjen e rendit kushtetues dhe parandalimin e gjakderdhjes që ata planifikuan në Vidovdan”, tha Bërnabiq për televizionin Pink.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik njoftoi se të dyshuarit u pajtuan të mos ktheheshin në shtëpi derisa të “vrisnin ose shkatërronin” përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, dhe se ata njoftuan përdorimin e armëve të zjarrit dhe përgatitën “një sulm ndaj oficerëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre”.

Bërnabiq “përgëzoi” mediat që morën pjesë në krijimin e një emisioni special të transmetuar më 25 qershor në disa kanale televizive proqeveritare, i cili paraqiti materiale rreth planeve të supozuara për protesta dhe bllokada në Serbi gjatë shtatë muajve të fundit.

Kryetari i Partisë Progresive Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, tha gjithashtu se beson që arrestimet nuk kanë mbaruar dhe vlerësoi se shërbimet e sigurisë duhet të identifikojnë “të gjithë” ata që, sipas tij, po planifikojnë ta marrin pushtetin me dhunë.

Vuçeviq i tha Pinkut se këto arrestime “konfirmojnë më së miri se shteti është konsoliduar pas përpjekjes për revolucionin me ngjyra”.

Më 23 qershor, policia arrestoi gjithashtu Stefan Tomiq, një student në Fakultetin e Fizikës në Beograd, nën dyshimin për “thirrje për një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.

Arrestimi i tij u dënua nga studentët në bllokadë, profesorët dhe qytetarët që u mblodhën në protestë më 26 qershor para Pallatit të Drejtësisë në Beograd, ku Tomiq pritet të merret në pyetje.

Që nga fillimi i protestave të mëdha në Serbi, policia ka arrestuar vazhdimisht studentë, profesorë dhe demonstrues – disa prej tyre nën dyshimin për përpjekje për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues.

Një nga kërkesat e studentëve në bllokadë është që të pezullohen procedurat penale kundër të gjithëve, me vlerësimin se ata u arrestuan në kundërshtim me ligjin dhe se ky është një rast presioni dhe frikësimi nga autoritetet.

Studentët filluan bllokadat e fakulteteve dhe protestat në fund të nëntorit 2024, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 njerëzve në shembjen e një strehe betoni në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Serbia në prag proteste, Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve appeared first on Euronews Albania.

❌
❌