Disa prej tyre kanë pasur rritje. Në kombëtaren shqiptare po shtohen milionerët, pra ata futbollistë që paguhen me një shifër që ka gjashtë zero pas numrit kryesor.
Mirlind Daku, që rinovoi kontratën me Rubinin besohet se ka arritur apo kaluar 2 milionë eurot në sezon, një shifër tepër e rëndësishme në Premier Ligën e Rusisë, e mendohet se është bërë lojtari I tretë më I paguar I kampionatit.
Armando Broja shpreson ta ruajë rrogë prej rreth 2.5 milionë eurosh në sezon që merrte tek Çelsi, dhe që e ka pasur edhe si I huazuar në Fulham apo Everton.
Pritet të shihet sesi do të jetë marrëveshja me Bërnlin, klub I cili nuk I ka mundësitë financiare të Bluve të Londrës, ndonëse pritet që për kartonin e sulmuesit kuqezi të jepen të paktën 20 milionë paundë.
Me rritje edhe Ardian Ismajli.
Mbrojtësi e ka kaluar milionëshin tek Torino, dhe sipas raportimeve të mediave italiane, ka kontratë prej 1.1 milionë eurosh në sezon, ndonëse këtu hiqen edhe taksat.
Tek Empoli nuk shkonte më shumë se 800 000 euro.
Gjithsesi, është Mario Mitaj lojtari kuqezi që paguhet më shumë, me 3 milionë euro në sezon tek Al Itihadi në Arabinë Saudite, me të cilin fitoi titullin kampion dhe Kupën.
Kjo shumë merr më shumë vlerë edhe sepse taksat në vendin arab janë tepër të ulëta, ose nuk ekzistojnë fare për yjet e futbollit.
I rëndësishëm mbetet Elseid Hysaj që ka sërish shpresë tek Lacio me rikthimin e trajnerit Mauricio Sarri.
Njëri nga kapitenët kuqezinj ka një rrogë tepër të rëndësishme pasi merr 2 milionë euro, ndërsa bashkë me taksat arrin në 3.7 milionë.
Kombëtarja ka edhe të paktën 3 lojtarë të tjerë që kalojnë milionin si rrogë.
Marash Kumbulla besohet se merr 1.7 milionë euro në sezon sipas kontratës me Romën, e madje bashkë me taksat arrihet në 3.3 milionë.
Kristian Asllani tek Interi duhet të jetë në nivelin e mbi 1 milionë eurove, besohet 1.2 apo 1.4, sepse kontrata e fimosur në 2022 parashikonte rrogë fillestare prej 800 000 eurosh, dhe rritje çdo vit me 200 000.
Së fundmi, Nedim Bajrami, pasi mesfushori raportohet nga mediat në Skoci se ka pagë vjetore prej 1.15 milionë eurosh te Gllazgou Rejnxhërsi.