Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

11 June 2025 at 16:20

Autore: Ola Mitre | Citizens.al | Tiranë

Në dhjetor 2010, Shkodra u përfshi nga përmbytje masive. Shtëpi, rrugë, ura – gjithçka nën ujë. Historia u përsërit disa herë në vitet që pasuan. Ngjashëm ndodhi dhe në fundvitin 2024 në Vlorë. Mot ekstrem, pasoja shkatërruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“Në errësirë” përballë motit ekstrem

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janë të mirëfinancuara – nga Banka Botërore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i Tiranës – por të mirëmbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnë të dhëna një herë në ditë – një ritëm që lë vend për tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotë se shkalla e lartë e cenimit nga faktorët e mjedisit “vjen veçanërisht nga mungesa e kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat në sektorë të ndryshëm”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem të integruar paralajmërimi për përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave,” thotë Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas të cilit të dhënat që disponohen janë fragmentare, shpesh të vjetërsuara dhe që nuk përcillen në kohë reale pranë institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do të thotë të kesh celularin e fundit, që kushton 1.5 milionë lekë, duhet që dhe të dish ta përdorësh siç duhet, aq më tepër pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“Nëse një stacion ti e vë mbi një pllakë betoni, betoni të nxjerr temperatura të larta, nëse e vë në një zonë ku bari shkon 25cm, nuk do të të dallojë elementët dhe do të të raportojë për borë në korrik, pra këto elementë teknikë duhen konsideruar, pasi pajisja e mirë, po nuk pati mirëmbajtjen dhe metodologjinë e duhur të përdorimit nuk do të nxjerrë të dhënat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike përfaqësohet nga shumë stacione manuale, të cilat nuk ofrojnë informacione në kohë reale dhe kanë nevojë për staf të shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Plani Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa një metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerësimi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar një metodologji të tillë.

“Me qëllim realizimin e objektivave të këtij veprimi prioritar duhet të hartohet dhe aprovohet një program monitorimi i integruar si dhe të vlerësohet rregullisht një paketë treguesish,” thotë KLSH në një auditim të kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi të bëjmë me emergjenca të nxitura nga kushtet e motit, të cilat duhet të parashikohen në kohë dhe hapësirë, në mënyrë që më pas të merren masa për parandalimin e dëmeve të mundshme,” thotë Bashmili, sipas të cilit sistemi shqiptar i paralajmërimit kërkon fuqizim të rrjetit dhe shërbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“Përshtatja me ndryshimet redukton në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB në Raportin e Klimës dhe Zhvillimit të Vendit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar.

IGJEO thotë se vendit i duhen jo vetëm më shumë stacione matëse – së paku një për çdo 100km2 – por edhe një shumëllojshmëri pajisjesh të tjera automatike, të cilat do të mund të gjeneronin të dhëna periodike me një frekuencë dhe saktësi më të lartë.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjë shpikje të madhe, por atë që kanë bërë vendet e tjera, në gjithë botën të dhënat grumbullohen në një qendër dhe ajo më pas i përpunon me përgjegjësi sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” përfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare.

The post Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi appeared first on Citizens.al.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

18 July 2025 at 12:43

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi për arritjet si dhe vlerësimet pozitive të ardhura për Kosovën edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Më tej u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet Bundesbank dhe Bankës Qendrore të Kosovës, përfshirë mbështetjen që kjo bankë gjermane ka dhënë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së. Gjithashtu, u bisedua rreth mbështetjes së mëtejme për proceset e anëtarësimit të BQK-së në institucionet ndërkombëtare financiare, si dhe për zhvillimet e fundit në fushën e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“Gjatë këtij takimi z. Balz u informua edhe mbi punën intensive që institucionet tona kanë zhvilluar rreth anëtarësimit në SEPA, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi sikurse vendet e tjera të rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dërgimit të disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

By: Elva
4 July 2025 at 12:20

Banka Botërore rekomandoi masa dhe reforma radikale për të përmirësuar më tej transparencën për borxhet shtetërore të vendeve në të gjithë botën. Në raportin “Radical Debt Transparency” që u publikua së fundmi nga Banka Botërore, vendet në zhvillim me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë mungesë transparence në disa […]

The post BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore miraton 250 milionë dollarë për Libanin të goditur nga lufta

25 June 2025 at 11:03

Banka Botërore ka miratuar 250 milionë dollarë amerikanë financim për Libanin për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës publike kritike dhe menaxhimin e rrënojave në zonat e prekura nga lufta e Izraelit në vitet 2023 dhe 2024, njoftoi organizata.

Projekti i Ndihmës Emergjente në Liban (LEAP) do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Libanit, shtoi ai.

“Duke pasur parasysh nevojat e mëdha të rindërtimit të Libanit, LEAP është strukturuar si një kuadër i shkallëzueshëm prej 1 miliard dollarësh amerikanë me një kontribut fillestar prej 250 milionë dollarësh amerikanë nga Banka Botërore dhe aftësinë për të thithur në mënyrë efikase financim shtesë, qoftë grante apo kredi, sipas një strukture zbatimi të unifikuar, të udhëhequr nga qeveria, që thekson transparencën, llogaridhënien dhe rezultatet”, tha Jean-Christophe Carret, drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme në Bankën Botërore.

Përveç vrasjes së më shumë se 4,000 njerëzve , lufta 14-mujore midis Hezbollahut dhe Izraelit shkaktoi një kosto të madhe materiale në vend, i cili tashmë po përballej me një krizë ekonomike shumëvjeçare. Rreth 10 përqind e shtëpive në Liban – rreth 163,000 njësi – u dëmtuan ose u shkatërruan, për të mos përmendur dëmet në infrastrukturë me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, siç kemi raportuar më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Banka Botërore miraton 250 milionë dollarë për Libanin të goditur nga lufta appeared first on Euronews Albania.

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

10 June 2025 at 19:12

Banka Botërore parashikoi një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike botërore, përfshirë Shqipërinë për vitin 2025 dhe për dy vitet në vijim, bëhet e ditur në raportin e fundit Perspektiva ekonomike botërore që u publikua të martën. Ekonomia botërore do të rritet me 2.3% këtë vit, sipas parashikimit të ri, “me ngadalësim në shumicën e […]

The post Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike appeared first on Reporter.al.

Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

By: D Marku
30 May 2025 at 08:23

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur nga Banka Botërore.

Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.

“Në përgjigje të kërkesës së Huamarrësit të datës 8 maj 2025, ky Dokument Ristrukturimi synon: (a) një zgjatje prej 11 muajsh të datës së mbylljes së huasë për Financimin Shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit në Shqipëri, nga 31 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, me rishikimin përkatës të vlerësimeve të disbursimit, dhe (b) rishikime në Kornizën e Rezultateve për të pasqyruar ndryshimet në afatin e zbatimit dhe zgjatjen e datës së mbylljes së AF-së.

Zgjatja e propozuar është e nevojshme për të siguruar kohë të mjaftueshme për përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të Projektit, siç është planifikuar, dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Projektit (PDO)”, thuhet në shpjegimin e dokumentit.

Huaja origjinale për zhvillimin urban dhe turizmin u miratua në 15 nëntor 2016 teksa një shtesë tjetër erdhi thuajse 6 vite më pas.

Qëllimi i Projektit është të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.

Raporti vlerëson se ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje duke sjellë për rrjedhojë krimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.

Ndërhyrjet kanë përfshirë disa bashki ku fillimisht Berat, Gjirokastër, Përmet Sarandë por disa të tjera u zhvendosën edhe në bashki të reja në një përpjekje për të përmirësuar itinerarin turistik jugor të vendit./ Monitor

The post Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD appeared first on Albeu.com.

Ministri Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

By: redi
28 May 2025 at 16:04

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington. ”Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”. Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e…

Source

Projektet ekonomike që i dëmton moskonstituimi i Kuvendit

18 May 2025 at 23:44

Banka Botërore tashmë ka paralajmëruar ngadalësim të zhvillimit ekonomik për sivjet në Kosovë. Situatën, sipas njohësve të fushës, pritet ta rëndojë edhe më shumë ngërçi politik në vend. Kjo pasi edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare financiare kanë mbetur pa u miratuar gjatë legjislaturës së kaluar. Në mesin e tyre është edhe marrëveshja e financimit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe ajo e kredisë me Bankën Evropiane për Investime të projekteve në KEK.

Të shtunën ka dështuar edhe tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por si ndikon mosformimi i institucioneve në zhvillimin ekonomik të vendit?

Pasojat janë serioze, paralajmëron kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai theksoi se moskonstituimi rrezikon ekonominë, investimet dhe reformat në vend.

“Ndikon për të keq dhe do të ketë pasoja të mëdha. Këto pasoja nuk eliminohen brenda natës. Ne jemi shumë mbrapa për të bërë reformat dhe për miratimin e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare. Jemi mbrapa me themelimin e qeverisë, ndërkohë që biznesi ka nevojë për hartimin e politikave fiskale, veçanërisht për çështjen e energjisë elektrike, e cila është urgjente”, tha ai.

Edhe Aleanca e Bizneseve të Kosovës e sheh situatën me shqetësim të madh për efektet nga mosformimi i institucioneve.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve theksoi se kjo do të ndikojë dukshëm dhe do të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe financiare. “Sepse moskonstituimi dhe mosratifikimi i disa marrëveshjeve që kanë të bëjnë me mbështetjen e Kosovës me vlerë mbi 1 miliard euro, rrezikojnë të humbasin si pasojë e mungesës së një Kuvendi dhe Qeverie funksionale”, tha ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se kriza politike ka ndikim të drejtpërdrejtë në shumë sektorë, duke thelluar pasiguritë ekonomike dhe sociale.

“Efektet e kësaj krize të moskonstituimit dëmtojnë Kosovën në shumë aspekte. Në aspektin ekonomik, vendi nuk mund të ketë zhvillim pa një partneritet të mirëfilltë me Bashkimin Evropian. Vetë fakti që Kosova do të jetë e anashkaluar këtë vit nga Programi i Rritjes dhe Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor është dëshmi për këtë. Në këto rrethana, është e vështirë të mendohet për atraktivitet për investitorët e huaj. Në aspektin social, përballemi me inflacion të lartë dhe kriza që po thellohen çdo ditë”, tha Gërxhaliu.

Ai shtoi se ndikimi do të jetë edhe në aspektin politik, në agjendën e Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin në institucione të ndryshme kredibile./RTK

The post Projektet ekonomike që i dëmton moskonstituimi i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Guvernatori i BQK-së takohet me presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga – flasin për bashkëpunimin strategjik

30 April 2025 at 12:56

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili është takuar me presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, në kuadër të Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Gjatë diskutimit, guvernatori Ismaili dhe presidenti Banga vlerësuan lartë partneritetin e shkëlqyeshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, duke u përqendruar në progresin e projekteve në vijim që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Guvernatori Ismaili mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, duke theksuar rëndësinë e asistencës teknike dhe mbështetjes strategjike në funksion të avancimit të kapaciteteve institucionale të BQK-së. Ai shprehu mirënjohje të thellë për rolin e Bankës Botërore në avancimin e reformave kyçe dhe iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve që janë në përputhje me objektivat afatgjata të institucionit.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe arritja e statusit të ri të Kosovës si kontribuues në Shoqatën për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) – një arritje e rëndësishme që pasqyron rolin gjithnjë më aktiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj ndaj zhvillimit global”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi përkushtimin e institucionit për të thelluar më tej bashkëpunimin në vitet në vijim. /Telegrafi/

The post Guvernatori i BQK-së takohet me presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga – flasin për bashkëpunimin strategjik appeared first on Telegrafi.

“Rritja ekonomike, do zbusë varfërinë”, BB: Ekonomia shqiptare, rritje e qëndrueshme

By: xhir jeta
28 April 2025 at 14:44

Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një ecuri pozitive dhe të qëndrueshme.

Banka Botërore vlerëson se Rritja ekonomike pritet të ndikojë në uljen e varfërisë në Shqipëri. Inflacioni pritet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025 dhe të luhatet rreth këtij niveli për periudhën afatmesme.

Borxhi publik parashikohet të bjerë më tej, duke arritur mesatarisht në 52,8% të PBB-së gjatë periudhës 2025–2027.

“Ne presim që rritja ekonomike e Shqipërisë të vijojë të jetë e qëndrueshme në të ardhmen e afërt, megjithëse pasiguritë rreth tregtisë globale dhe rritjes së përgjithshme paraqesin rreziqe potenciale. Për të mbështetur qëndrueshmërinë e rritjes së saj ekonomike, Shqipëria duhet të vazhdojë zbatimin e reformave që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe ndërtimin e një shteti digjital, duke u integruar më tej me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian.”

Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3,2% në vitin 2025 dhe 3,1% në 2026, pavarësisht pasigurisë së politikave tregtare globale dhe ndryshimeve që po ndodhin në perspektivën globale.projeksioni I pranveres është pak I ulët se ai I bërë në dhjetor të vitit të kalaur.

përshpejtimi i zbatimit të reformave të anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor –siç janë anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe futja e “korsive të gjelbra” për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare – mund të nxisin rritjen e mëtejshme të besimit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës./abcnews.al

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

27 April 2025 at 16:24

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e papaguara të Sirisë ndaj Bankës Botërore.

Kështu kanë thënë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), duke hapur rrugën për miratimin e miliona dollarëve në grante për rindërtim dhe për të mbështetur sektorin publik të paralizuar të vendit.

“Në vazhdim të përpjekjeve të vazhdueshme nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Shteti i Katarit për të mbështetur dhe përshpejtuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Republikës Arabe Siriane, dhe në dritën e diskutimeve të fundit të mbajtura gjatë Tryezës së Rrumbullakët të Nivelit të Lartë mbi Sirinë në margjinat e Takimeve Pranverore të WBG/FMN 2025, ministritë… njoftojnë së bashku angazhimin e tyre për të ‘zgjidhur borxhet e papaguara’ të Sirisë ndaj Grupit të Bankës Botërore, që arrijnë në total rreth 15 milionë dollarë”, thuhej në deklaratën e publikuar nga SPA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Vendet thanë se ky angazhim do të hapë rrugën që Grupi i Bankës Botërore të rifillojë mbështetjen dhe operacionet në Siri pas viteve të pezullimit.

“Gjithashtu, kjo do të zhbllokojë aksesin e Sirisë në mbështetje financiare në afat të shkurtër për zhvillimin e sektorëve kritikë, si dhe asistencë teknike që do të kontribuojë në rindërtimin institucional, zhvillimin e kapaciteteve dhe formulimin e reformën e politikave për të nxitur zhvillimin”, thanë të dy vendet.

Ata u kërkuan institucioneve financiare globale dhe rajonale të rifillojnë dhe zgjerojnë angazhimin e tyre të zhvillimit në Siri dhe të zgjerojnë përpjekjet për të përmirësuar jetën e popullit sirian dhe “të realizojnë aspiratat e tyre për një të ardhme me mundësi dhe mirëqenie, duke kontribuar në stabilitetin dhe prosperitetin më të gjerë të rajonit”.

Siria ka rreth 15 milionë dollarë borxhe ndaj Bankës Botërore, të cilat duhet të paguhen përpara se institucioni financiar ndërkombëtar të mund të miratojë grante dhe të ofrojë forma të tjera ndihme. /Telegrafi/

The post Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore appeared first on Telegrafi.

FMN-BB: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme/ Sejko: Vlerësohet ulja e borxhit publik dhe performanca e bankave

By: Rovena
27 April 2025 at 14:00

Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje të qëndrueshme përgjatë viteve të ardhshme .Ky është vlerësimi i ekspertëve të fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Guvernatori Gent Sejko nga Washingtoni ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët  të këtyre institucioneve financiare tha se  ecuria do të mbështetet veçanërisht nga turizmi dhe konsumi privat.

Sipas kreut të Bankës Qendrore me impakt të rëndësishëm në ekonomi janë vlerësuar edhe reformat në kuadër të integrimit duke përmendur anëtarësimin në SEPA.

Ndërkohë që tensionet tregtare për shkak të tarifave vijojnë të mbeten një risk për ecurinë e ekonomisë./abcnews.al

Sekretari amerikan i Thesarit: FMN dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma

24 April 2025 at 09:28

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent hodhi kritika të ashpra ndaj operacioneve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të mërkurën, edhe pse ai u përpoq të qetësonte investitorët nervozë se Shtetet e Bashkuara do të ruanin rolin e tyre udhëheqës global.

“Amerika së pari nuk do të thotë vetëm Amerikën,” tha ai në një fjalim në Institutin e Financave Ndërkombëtare, ku premtoi gjithashtu mbështetje për misionet kryesore të bankave shumëpalëshe. “Përkundrazi, është një thirrje për bashkëpunim më të thellë dhe respekt të ndërsjellë midis partnerëve tregtarë.”

Edhe pse Bessent tha se FMN dhe Banka Botërore “po dështojnë”, ai nuk bëri thirrje që SHBA të tërhiqen nga institucionet, siç kishin mbrojtur disa konservatorë në një propozim të Projektit 2025 të krijuar nga Fondacioni Heritage.

Ai tha se institucionet “shërbejnë role kritike në sistemin ndërkombëtar. Dhe administrata Trump është e etur të punojë me ta, për sa kohë që ata mund të qëndrojnë besnikë ndaj misioneve të tyre.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekretari amerikan i Thesarit: FMN dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma appeared first on Euronews Albania.

Raporti i BB: Migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve, sfidat me të cilat përballet Shqipëria

By: Mirgen
24 April 2025 at 07:57

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kapitalin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në një paragraf të plotë pikërisht tek potenciali që ka kapitali human në vend dhe çfarë mund të bëhet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi vlerësimi i drejtë i tij. […]

The post Raporti i BB: Migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve, sfidat me të cilat përballet Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

23 April 2025 at 19:26

Jo vetëm me IPARD në bujqësi apo ato FRONTEX për menaxhimin e kufijve nga Bashkimi Evropian…institucionet shqiptare kanë abuzuar edhe me fondet e Bankës Botërore. Në këtë përfundim ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e donatorëve. “Nga auditimi konstatohet se në kontratat […]

The post Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB appeared first on BoldNews.al.

Arsimi i dobët në Shqipëri do të mbajë peng dy gjenerata

18 March 2025 at 08:04

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Growing to High Income in Europe and Central Asia”. Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta […]

The post Arsimi i dobët në Shqipëri do të mbajë peng dy gjenerata appeared first on BoldNews.al.

BB, 80 milionë dollarë për transforimimin digjital/ Në fokus, integrimi i inteligjencës artificiale te prokurimet publike

By: Re Nato
11 March 2025 at 14:14

80 milion dollarë është financimi  i miratuar nga Banka Botërore për shtimin e shërbimeve digjitale në Shqipëri. Financimi i sapo miratuar do të ketë në fokus rimodelimin dhe transformimin e prokurimeve publike si dhe  shërbimet e qeverisjes vendore. Banka Botërore synon të mbështesë me financim zhvillimin e një platforme të re digjitale për prokurimin publik ku do të integrohet  inovacioni i bazuar në inteligjencën artificiale.

Kjo është paralajmëruar edhe më herët nga institucionet shqiptare dhe synon që të rrisë transparencën, në proceset e prokurimit publik, duke sjellë efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare. Ndërkohë që pjesë e fondit do të përdoret për ofrimin e shërbimeve digjitale në qeverisjen vendore. Kjo pritet të ofrojë më shumë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.

Banka Botërore synon të financojë  ndër të tjera zbatimin e një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike. Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime.

Ky projekt është në përputhje me angazhimin e Bankës Botërore për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike në Shqipëri.

Financimi shtesë vjen si rezultat i progresit të projektit të mëparshëm në vlerë prej 65 milionë $, i cili Aktualisht po zbatohet  në ridizenjimin dhe përmirësimin e platformës E-Albania, krijimin e qendrave të inovacionit për të rinjtë si dhe ngritjen e 200 SmartLabs në shkollat fillore që do të shërbejnë për të rritur njohuritë mbi numërimin, leximin dhe aftësitë dixhitale./abcnews.al

Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë!

By: Mirgen
18 February 2025 at 19:48

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, kanë vlerësuar se duhet më shumë se 50 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën dhe Bregun Perëndimor pas konfliktit 15-mujor Izrael – Hamas. Sipas Reuters, vlerësimi i përkohshëm i shpejtë i dëmeve dhe nevojave, thotë se nevojiten 53.2 miliardë dollarë për rikuperimin dhe rindërtimin gjatë dhjetë viteve […]

The post Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë! appeared first on BoldNews.al.

Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet

3 February 2025 at 23:02

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë.

Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin tonë ishin 23.5 USD në ditë, një vlerë e përafërt me standardin e prosperitetit 25 USD në ditë të përcaktuar nga BB si një vlerë mesatare globale të jetesës dinjitoze.

Me uljen e popullsisë me të dhënat e Cens 2023 dhe me rritjen ekonomike rreth 4% më 2024 të ardhurat mestarë ditore të shqiptarëve e kalojnë standardin e prosperitetit, por nga ana tjetër, po sipas të dhënave nga Banka Botërore, vendi ynë gjithashtu ka nivelin më të madh të varfërisë në Rajon.

Sipas rishikimeve të fundit Banka Botërore numri i personave me të ardhurave 6.7 USD në ditë (varfëria relative) do të jetë në më shumë se 20 për qind të popullsisë së vendit me 2024.

Arritja e standardeve të prosperitetit në njërën anë dhe nga ana tjetër një e pesta e popullsisë në varfëri tregojnë pabarazinë e lartë ekonomike të vendit.

Teksa ekonomia po rritet, ajo nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë. Të pasurit pasurohen më tej dhe të varfrit varfërohen më tej.

Banka Botërore përcaktoi standardin e prosperitetit (25 USD në ditë) me qëllim që të rrisë ndjeshmërinë ndaj çështjeve të shpërndarjes së rritjes ekonomike.

Shtetet do të duhet të evidentojnë përqindjen e popullsisë që jeton poshtë këtij hendeku për të aplikuar më pas politikat e rishpërndarjes së drejtë.

Banka ndjek prosperitetin e përbashkët duke monitoruar rritjen e të ardhurave mesatare në 40 për qind të popullsisë me të ardhura të ulëta. Standardi prosperiteti i vendosur në 25 dollarë në ditë (rregulluar për dallimet në barazinë e fuqisë blerëse midis vendeve) përkufizohet si faktori mesatar me të cilin të ardhurat duhen shumëzuar për të sjellë në të gjithë botën standardin e prosperitetit. Psh për një person të ardhurat e të cilit janë 2,50 dollarë në ditë, ato duhet të 10 fishohen për të arritur standardin e prosperitetit.

Banka Botërore thekson se Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin.

Vendi përballet me sfida, si p.sh migrimi, pasiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve. Vetëm mbyllja e boshllëqeve gjinore në punësim mund të çojë në rritje të PBB-së për frymë me 12 për qind në afat të gjatë.

Mosshfrytëzimi i individëve të arsimuar po pengon gjithashtu rritjen e produktivitetit dhe kthimet nga investimet në arsim që ka bërë vendi, duke siguruar rritje të qëndrueshme./ B.Hoxha

 

The post Raporti i BB-së, Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet appeared first on Revista Monitor.

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së RMV-së në vitin 2025

18 January 2025 at 11:06

Banka Botërore ka rishikuar parashikimin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2025 dhe 2026.

Në raportin e saj të fundit për perspektivat ekonomike globale, Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit do të shënojë rritje prej 3,0 për qind këtë vit, që është 0,1 për qind më shumë se parashikimi i mëparshëm.

Për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 3,2 për qind, ose një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me vlerësimin e mëparshëm.

Nga vendet e rajonit, Bullgaria do të ketë rritje prej 2.8 për qind këtë vit, Kroacia 3.0 për qind, Bosnja dhe Hercegovina 3.2 për qind, Shqipëria dhe Mali i Zi nga 3.5 për qind, Kosova 3.9 për qind dhe Serbia 4.2 për qind.

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet me 3,7 për qind në 2025 dhe 3,9 për qind në 2026.

 

The post Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së RMV-së në vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

❌
❌