Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

TURQI – Fidan: Stabiliteti në Ballkan me rëndësi të madhe për paqen dhe sigurinë e Evropës

ANKARA/STAMBOLL, 27 korrik /ATSH-AA/ – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, tha se stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të madhe për paqen dhe sigurinë jo vetëm të Evropës, por edhe për rajonet përreth.

Fidan ishte mikpritës i Platformës së Paqes për Ballkanin të mbajtur në Stamboll, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.

“Ky rajon për Turqinë nuk është vetëm një prioritet strategjik, por një zonë e lidhur ngushtë edhe me lidhje kulturore dhe njerëzore”, tha ai në një konferencë për media pas takimit të platformës.

Ministri i Jashtëm turk theksoi se Ballkani është një nyje strategjike ndërmjet Evropës, Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Detit të Zi dhe se historikisht ka qenë në qendër të ekuilibrave politikë, ekonomikë dhe të sigurisë.

“Stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi të madhe për paqen dhe sigurinë e rajoneve përreth, veçanërisht për Evropën”, theksoi kryediplomati turk.

“Bashkëpunimi ynë dypalësh me vendet e rajonit po zhvillohet në shumë dimensione. Përmes kontakteve të nivelit të lartë, bashkëpunimi po shtrihet çdo ditë në fusha të reja. Ne besojmë se stabiliteti në Ballkan mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm përmes forcimit të mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit midis vendeve të rajonit. Në thelb të këtij qëndrimi qëndron parimi i mbështetjes rajonale”, shtoi ai.

Fidan tha se Platforma e Paqes për Ballkanin përbën një hallkë të re të këtij qëndrimi dhe se objektivi është të krijohet një strukturë origjinale, e përqendruar në rezultate, që trajton sinqerisht problemet dhe mundëson kontakte të rregullta mes palëve.

Ai shtoi se dëshirojnë të krijojnë një terren ku fjala “Ballkan” të mos nënkuptojë përçarje dhe ndasi, por bashkëpunim dhe solidaritet, dhe se janë të përkushtuar që të kontribuojnë në paqen dhe begatinë e rajonit dhe rrethinës së tij.

“Ne nuk synojmë të zëvendësojmë asnjë proces ekzistues, por të mbështesim mekanizmat aktualë. Në veçanti, ofrojmë një kornizë mbështetëse për përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, duke filluar nga procesi i dialogut Beograd–Prishtinë,” tha Fidan, duke shtuar se sot janë mbledhur për të gjetur zgjidhje ballkanike për problemet ballkanike dhe për të zhvilluar projekte konkrete.

Ai tha se përveç zhvillimeve politike në rajon, janë shkëmbyer mendime edhe mbi sigurinë energjetike, forcimin e lidhshmërisë, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për ndërtimin e kapaciteteve.

Fidan theksoi se mekanizmat e dialogut rajonal janë më të nevojshëm se kurrë dhe se vendimet për rajonin duhet të merren së bashku.

“Kemi një histori të përbashkët, me dhimbjet dhe bukuritë e saj. Por nuk duhet ta lejojmë këtë histori të na burgosë në qorrsokakët e së kaluarës. Duhet të nxjerrim mësime nga historia jonë e përbashkët dhe të marrim përgjegjësinë për ta formësuar të ardhmen bashkë. Nuk mund ta lëmë të ardhmen në dorën e rastësisë ose të të tjerëve”, nënvizoi ai.

Fidan tha se shpreson që Platforma e Paqes për Ballkanin t’i shërbejë këtij synimi, dhe se me përpjekjen për të ndërtuar një Ballkan që prodhon së bashku dhe i sheh dallimet si pasuri, kanë nisur këtë iniciativë për të punuar të gjithë së bashku.

Në kuadër të platformës, Fidan takoi homologët e tij nga Ballkani.

Ministrat nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria iu bashkuan Turqisë për të diskutuar shqetësimet dhe projektet e përbashkëta./  a.jor.

The post TURQI – Fidan: Stabiliteti në Ballkan me rëndësi të madhe për paqen dhe sigurinë e Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 26 July 2025Main stream

TURQI – Fidan: Aneksimi i Bregut Perëndimor do të kishte efekt të kundërt për Izraelin

ANKARA, 26 korrik /ATSH-AA/ – Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se nuk pret që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të hezitojë nëse kushtet për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar përputhen me vizionin e tij.

Në një intervistë për transmetuesin turk NTV, Fidan paralajmëroi se një hap i tillë nuk do t’i shërbente interesave afatgjata të Izraelit.

“Nëse Netanyahu beson se kushtet janë të favorshme, sinqerisht nuk mendoj se do të hezitonte. Mendësia e tij është maksimaliste”, tha Fidan, duke shtuar se “kjo nuk do të sjellë përfitim për Izraelin në dekadat e ardhshme”.

Fidan kritikoi veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës si një “tërbim i tërbuar” që është kthyer në shqetësim global. Ai tha se shumica e vendeve, përveç disa, nuk po qëndrojnë më pranë Izraelit përballë luftës pothuajse 2-vjeçare në Gaza.

Ai theksoi një ndryshim ndërkombëtar në këtë qëndrim, duke përmendur mbështetjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, për njohjen e Palestinës.

“Përveç politikanëve amerikanë, nuk shohim mbështetje të hapur për mendësinë aktuale sioniste në Izrael”, tha ai.

Sa i përket përpjekjeve për armëpushim, Fidan përmendi tre pika të vështira, përkatësisht kush do të shpërndajë ndihmat në Gaza, tërheqjen e forcave tokësore izraelite dhe garancitë për vazhdimësinë e armëpushimit pas lirimit të pengjeve nga Hamasi.

Ai theksoi se Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pabanueshme jo vetëm përmes shkatërrimit, por edhe përmes urisë.

“Zyrtarët e inteligjencës izraelite po udhëtojnë nga një vend në tjetrin, duke u përpjekur t’i bindin të pranojnë një numër të madh refugjatësh palestinezë. Kjo është një përpjekje për të bërë Gazën pa palestinezë” tha ai.

Lidhur me thirrjen e parlamentit izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor, e miratuar më 23 korrik, Fidan tha se ajo minon drejtpërdrejtë zgjidhjen me dy shtete.

“Po përpiqeni të shkatërroni diçka që të gjithë e njohin mbi bazën e kufijve të vitit 1967. Nëse nuk e pranoni një zgjidhje të negociuar me dy shtete tani, i hapni vetes rreziqe të mëvonshme”, tha ai.

The post TURQI – Fidan: Aneksimi i Bregut Perëndimor do të kishte efekt të kundërt për Izraelin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

BKK-ja u shpërndan libra bibliotekave publike dhe shkollore

By: Kult Plus
25 July 2025 at 17:58

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur sot shpërndarjen e librave nëpër komunat e Kosovës, duke vazhduar në këtë mënyrë mbështetjen për rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore.

Institucioni nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije se kontingjenti i ri përfshin 87 tituj, me 1 097 ekzemplarë të përzgjedhur nga fondi i shtëpisë botuese “Rilindja”, me literaturë të rekomanduar që u shërben sidomos nxënësve të nivelit parauniversitar.

“Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë edhe dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike dhe kulturore: “Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës” dhe “Kujtesa e Kosovës: rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se Bibliotekat e Suharekës dhe e Rahovecit janë të parat që kanë pranuar këtë kontingjent, ndërsa në ditët dhe javët në vijim shpërndarja do të vazhdojë në komunat e tjera.

Po ashtu theksohet se librat e shtëpisë botuese “Rilindja” do të dërgohen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave për të kontribuar në pasurimin dhe përmirësimin e koleksioneve ekzistues.

Të shtëna me armë zjarri në Dragodan, raportohet për të plagosur

24 July 2025 at 23:49

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në lagjen Dragodan të Prishtinës, përkatësisht te Hotel Ador.

Sipas raportimeve fillestare, nga të shtënat ka persona të plagosur, por ende nuk dihet numri apo gjendja e tyre shëndetësore.

Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës si dhe automjete të emergjencës shëndetësore në vendin e ngjarjes.

Policia është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë detaje nga policia, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në Dragodan, raportohet për të plagosur appeared first on Telegrafi.

KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament

By: V K
23 July 2025 at 11:59

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, KQZ pritet të marrë një vendim në lidhje me shpërndarjen e mandatave sa i takon koalicionit “Nisma Shqipëria” bëhet, pas debatit se kush do ta marrë mandatin.

Lista e mbyllur e PS

1-Edi Rama

2-Ogerta Manastirliu

3-Elisa Spiropali

4-Lindita Nikolla

5-Taulant Balla

6-Adea Pirdeni

7-Albana Koçiu

8-Igli Hasani

9-Delina Ibrahimaj

10-Ilva Gjuzi

11-Iris Luarasi

12-Erjon Malaj

Fitues nga lista e hapur e PS

13-Blendi Gonxhja

14-Erion Braçe

15-Anila Denaj

16-Ervin Hoxha

17-Fatmir Xhafaj

18-Olta Xhaçka

19-Ornaldo Rakipi

Lista e mbyllur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

1-Sali Berisha

2-Flamur Noka

3-Albana Vokshi

4-Belind Këlliçi

5-Tedi Blushi

6-Jozefina Topalli

7-Fatmir Mediu

8-Edi Paloka

9-Erisa Xhixho

10-Mesila Doda

11-Klevis Balliu

12-Besart Xhaferri

Fituese nga lista e hapur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

13-Jorida Tabaku

Partia Mundësia

1-Agron Shehaj

2-Erald Kapri

Partia “Lëvizja Bashke”

1-Redi Muçi

The post KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament appeared first on Albeu.com.

TURQI – Bisedë telefonike Fidan-Rubio: Konflikti në Siri duhet të përfundojë tani

19 July 2025 at 15:41

STAMBOLL, 19 korrik /ATSH/- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i tha sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një bisedë telefonike se konflikti në Siri duhet të përfundojë menjëherë, tha sot një burim nga Ministria e Jashtme turke, sipas “Reuters”.

“Fidan tha se mbështet rolin konstruktiv që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë në Siri dhe se Turqia është e gatshme të punojë me SHBA-në për të arritur një fund të qëndrueshëm të konfliktit”, sipas burimit.

“Ministri i Jashtëm turk tha se ndërhyrjet e Izraelit në territorin sirian e përkeqësojnë më tej problemin dhe se çdo sulm ndaj integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Sirisë gjithashtu minon përpjekjet rajonale për paqe”, tha burimi.

I dërguari i SHBA-së në Turqi tha dje se Izraeli dhe Siria kishin rënë dakord për një armëpushim pas ditësh gjakderdhjeje në zonën kryesisht druze që ka vrarë mbi 300 persona. //a.i/

The post TURQI – Bisedë telefonike Fidan-Rubio: Konflikti në Siri duhet të përfundojë tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

By: Elva
19 July 2025 at 13:54

Policia zvicerane vijon kërkimet për 23-vjeçarin shqiptar që u arratis  në Baden, ndërsa ishte nën shoqërimin e një roje sigurie. I riu arriti të largohej me pranga në duar, pak para se të hipte në një automjet të transportit. Sipas zëdhënësve të Policisë Kantonale të Aargaut dhe Cyrihut, operacioni për kapjen e të arratisurit është […]

The post Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim appeared first on BoldNews.al.

BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James

16 July 2025 at 23:46

Portali i njohur sportiv amerikan, Bleacher Report, ka publikuar një listë ekskluzive me 100 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse që përfshinte emrat e 500 lojtarëve.

Në këtë listë, Michael Jordan zë vendin e parë, përpara LeBron James, duke riforcuar statusin e tij si “GOAT” – më i madhi i të gjitha kohërave.

“Është një detyrë thuajse e pamundur të krahasosh legjendat e epokave të ndryshme. Statistikat ndihmojnë, por nuk ekziston një formulë e saktë që jep një përgjigje përfundimtare. Gjithsesi, kjo është lista jonë më gjithëpërfshirëse, që merr në konsideratë: arritjet individuale dhe kolektive, ndikimin kulturor, madhështinë në parket dhe jashtë tij”, thuhet në sqarimin e Bleacher Report.

Pse Michael Jordan është mbi të gjithë

Bleacher Report thekson se Michael Jordan është lojtari me mesataren më të lartë të pikëve në histori të NBA-së (30.1 për ndeshje) dhe ka një rekord të përkryer 6 nga 6 në finalet e NBA-së, pa humbur asnjë seri për titull.

“Në kulmin e tij, Jordan ishte pothuajse si një Zot në parket. Nuk humbi kurrë në skenën më të madhe dhe dominonte me një intensitet të paarritshëm”, thuhet në analizë.

Ndërkohë, LeBron James mbetet shumë afër në renditje, falë efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tij të jashtëzakonshme në elitë, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme gjatë karrierës së tij.

Në vend të tretë qëndron Kareem Abdul-Jabbar, legjenda me gjashtë tituj dhe gjashtë çmime MVP, një ikonë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ligës.

Pas Karim vjen Magic Johnson, arkitekti i lojës moderne dhe lideri i “Showtime Lakers”, një nga lojtarët më karizmatikë të të gjitha kohërave. Në vijim është Bill Russell, një tjetër figurë madhështore, me plot 11 tituj kampioni – një rekord që zor se do të thyhet ndonjëherë.

Shaquille O’Neal është mishërimi i dominimit fizik në basketboll – një qendër e pakapërcyeshme dhe një personalitet unikal. Tim Duncan, “The Big Fundamental”, përfaqëson qetësinë, profesionalizmin dhe klasin në lojë. Larry Bird, një legjendë e Boston Celtics, njihet jo vetëm për titujt, por edhe për konkurrencën ikonike me Magicun.

Wilt Chamberlain është statistika vetë – një njeri që shënonte 100 pikë në një ndeshje dhe vendoste rekorde si të ishin pjesë e zakonshme e lojës. Stephen Curry, nga ana tjetër, ndryshoi rregullat e lojës moderne – me shpejtësi, precizion dhe dominimin e epokës së trepikëshit.

 

TOP 100 NBA PLAYERS OF ALL TIME🐐

1⃣ MJ
2⃣ LeBron
3⃣ Kareem
4⃣ Magic
5⃣ Russell
6⃣ Shaq
7⃣ Duncan
8⃣ Bird
9⃣ Wilt
🔟 Steph
11 Kobe
12 Hakeem
13 KD
14 Oscar
15 West
16 KG
17 Jokić
18 Dirk
19 David Robinson
20 Dr J

FULL B/R STAFF RANKINGS HERE: https://t.co/P8hSoAoE1R pic.twitter.com/kq47DdXzYC

— Bleacher Report (@BleacherReport) July 14, 2025

Nga vendin i 11-t deri në vendin e 20-të janë emra si Kobe Bryant, Hakeem Olajuwon, Kevin Durant, Oscar Robertson, Jerry West, Kevin Garnett, Nikola Jokić, Dirk Nowitzki, David Robinson dhe Julius Erving. /Telegrafi/ 

 

The post BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James appeared first on Telegrafi.

Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

16 July 2025 at 22:21

Një moment i pazakontë dhe argëtues ka ndodhur së fundmi gjatë një takimi mes kuzhinierit të famshëm turk, Burak Ozdemir, dhe youtuber-it të njohur amerikan IShowSpeed.

Ata u takuan gjatë turneut të tij në Turqi, ku nuk munguan batutat dhe energjia pozitive që i karakterizon të dy.

Gjatë takimit, Burak i kërkoi Speed-it të këndonte një këngë në gjuhën turke dhe youtuberi surprizoi të gjithë duke interpretuar në shqip.

Foto: Screenshot/TikTok

Ai nisi të këndojë hitin e njohur “Habibi” nga DJ Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shumë e dëgjuar në trojet shqiptare.

IshowSpeed shkaktoi të qeshura te Burak si dhe mori komente të shumta në videon e shpërndarë.

Foto: Screenshot/TikTok

E po ashtu u bë një koment edhe nga autori i këngës DJ Gimi-O duke thënë: “Është shqip, kënga ime vëlla”.

Ky takim shënon një tjetër rast ku emra të njohur ndërkombëtarë përqafojnë kulturën dhe muzikën shqiptare, duke treguar ndikimin gjithnjë në rritje të saj në skenën globale. /Telegrafi/

 

The post Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare appeared first on Telegrafi.

Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

15 July 2025 at 12:58

Basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka qenë në një turne në Evropë gjatë disa javëve të fundit, gjatë të cilit vizitoi Kroacinë dhe Malin e Zi, dhe e përfundoi udhëtimin e tij në Greqi.

Në Greqi, Jordan e promovoi markën e tij me disa yje të NBA-së si Luka Doncic dhe Zion Williamson, dhe gjatë qëndrimit të tij në këtë vend tregoi edhe një anë tjetër.

Konkretisht, gjatë një daljeje në një restorant në Athinë, Jordan u la bakshish të gjithë punonjësve një shumë të madhe parash për shkak të shefit të kuzhinës, i cili përgatiti një darkë padyshim të shkëlqyer.

Foto: X

Menyja bazohej kryesisht në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, dhe Jordan duket se e shijoi shumë dhe la një bakshish prej 10 mijë eurosh, shkruan Eurohoops.

Gjatë darkës, Jordan mbajti një fjalim prekës, në të cilin foli me lavde për Greqinë.

“Greqia është vendi i perëndive të lashta, ku lindën heronjtë legjendarë dhe ku u formua për herë të parë koncepti i madhështisë. Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e markës Jordan, ne u frymëzuam nga ky vend i jashtëzakonshëm”, tha Jordan.

Përveç Doncic dhe Williamson, Paolo Banchero, Bam Adebayo, Jaime Jaquez, Bruce Brown, Rui Hachimura, si dhe legjendarët Carmelo Anthony, Richard Hamilton dhe Mike Bibby promovuan markën e tij me Jordaninë në Greqi. /Telegrafi/

The post Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma appeared first on Telegrafi.

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

By: V K
5 July 2025 at 08:33

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga filmi i animuar “Ilira” i realizuar në vitin 1983.

Në përshkrimin përbri videos, Rama bën me dije se ky film i animuar tashmë është restauruar dhe është e mundur të shihet në 4K.

“MIRËMËNGJES dhe me disa sekuenca të një prej filmave të animuar shqiptar “Ilira” realizuar në 1983, tanimë i restauruar në 4K, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

 

The post “Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira” appeared first on Albeu.com.

Fidan: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

By: fra nc
30 June 2025 at 15:55

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të hënën se vendi i tij e sheh si një ndër qëllimet strategjike më të rëndësishme vazhdimin e marrëveshjes mes Iranit dhe Izraelit, respektimin e armëpushimit dhe kthimin drejt një paqeje të përhershme në rajon. Deklarata u bë pas takimit në Ankara me homologun e tij britanik, David Lammy.

Fidan theksoi se Turqia dhe Britania e Madhe janë dy partnerë strategjikë me qëllime të përbashkëta në fusha të shumta, përfshirë politikën e jashtme, ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë. “Ne jemi dy vende anëtare të NATO-s që, megjithëse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, kemi lidhje të forta me Evropën”, u shpreh ministri turk. Ai vlerësoi bashkëpunimin në rritje midis dy vendeve dhe nënvizoi se vëllimi tregtar po i afrohet objektivit prej 30 miliardë dollarësh, një synim që të dyja palët e kanë ndjekur me këmbëngulje gjatë viteve të fundit. Sipas tij, përditësimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë do të ishte një hap i domosdoshëm për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe investimet.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Fidan deklaroi se bashkëpunimi po përparon me ritme të kënaqshme, duke përfshirë furnizimin me avionë luftarakë Eurofighter dhe projekte të përbashkëta në sektorin e teknologjisë ushtarake. Ai shtoi se kompanitë dhe institucionet përkatëse nga të dyja vendet janë angazhuar aktivisht në këto iniciativa.

Sa i përket politikës së jashtme, ministri turk tha se Turqia dhe Britania ndajnë pikëpamje pothuajse të njëjta për çështje të rëndësishme si Gaza, Siria, Irani, Iraku dhe lufta Rusi-Ukrainë. Duke komentuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, ai përsëriti qëndrimin e Ankarasë për mbështetjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Fidan shprehu gjithashtu mirënjohjen për vendimin e Britanisë për të hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe njoftoi se zyrtarët britanikë planifikojnë të vizitojnë vendin në të ardhmen e afërt. Ai theksoi se stabiliteti dhe siguria në Siri janë çështje që nuk prekin vetëm rajonin, por kanë ndikim të gjerë global, dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë për të vazhduar punën së bashku me partnerët ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës siriane.

The post Fidan: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi/ 11 të vdekur dhe 7 të plagosur nga shembja e një miniere ari

30 June 2025 at 07:54

Të paktën 11 minatorë humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën pas shembjes së një miniere ari në verilindje të Sudanit, sipas njoftimit zyrtar nga kompania shtetërore e mineraleve SMRC.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e izoluar të Howeid, në minierën Kirs al-Fil, në mes të qyteteve Atbara dhe Haia, të cilat ndodhen nën kontrollin e ushtrisë sudaneze. Kompania nuk ka specifikuar datën e saktë të aksidentit.

Shembja ndodhi në një kontekst të rënduar nga lufta civile dyvjeçare në vend, ku ushtria e gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan përballet me forcat paraushtarake të Rapid Support Forces të gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo. Të dyja palët financojnë operacionet e tyre kryesisht përmes nxjerrjes dhe tregtisë së paligjshme të arit.

Sipas burimeve zyrtare dhe OJQ-ve, shumica e arit të Sudanit kalon nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe, që janë akuzuar për furnizimin me armë të forcave paraushtarake.

Kushtet e sigurisë në minierat e Sudanit mbeten minimale, ku përdoren shpesh substanca kimike të rrezikshme që ndotin mjedisin përreth.

Sudani ndodhet aktualisht në një krizë të thellë humanitare, me dhjetëra mijëra viktima, 13 milionë të zhvendosur dhe miliona të rrezikuar nga uria.

The post Tragjedi/ 11 të vdekur dhe 7 të plagosur nga shembja e një miniere ari appeared first on Sot News | Lajme.

Policia e Kosovës ofron siguri, serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan

PRISHTINË, 28 qershor/ATSH/ Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, tradicionalisht festojnë Vidovdanin më 28 qershor, në kujtim të betejës kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.

Vidovdani festohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Policia e Kosovës, ashtu si në vitet e kaluara, ka një plan operativ dhe siguron organizimin e serbëve në Vidovdan, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin “çdo provokim të mundshëm, t’i respektojnë ligjet dhe udhëzimet”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyrat dhe kompetencat e saj ligjore, për të menaxhuar situatën e sigurisë dhe për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës në mënyrë që të garantojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në deklaratë.

Në vitet e kaluara, ka pasur edhe arrestime për, siç raportohet, “nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në prag të Vidovdanit se, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, Serbia synon të provokojë incidente dhe se me këtë rast grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë organizuar për të ardhur në Kosovë.

“Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, duke mbajtur simbole nacionaliste serbe dhe ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerësoi se akuzat e Kurtit kundër Serbisë janë “të çmendura dhe të pabaza”, dhe deklaroi se kryeministri i Kosovës në fakt dëshiron të “krijojë një alibi për planet e tij represive që dëshiron të zbatojë”.

Në fillim të qershorit të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e vitit të kaluar të komunës së Graçanicës për lejimin e shfaqjes së flamurit serb me rastin e Vidovdanit. Gjykata deklaroi se kjo komunë me shumicë serbe kishte tejkaluar autoritetin e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare.

Megjithatë, të shtunën ekipi i Radios Evropa e Lirë i ka parë flamujt serbë në gjithë Graçanicën, edhe përpara ndërtesës së komunës, të përdorur për të shënuar Vidovdanin.

Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se përdorimi i simboleve nga ana e komunitetit serb “nuk përbën kërcënim për identitetin e askujt, por përkundrazi një afirmim të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – reagoi ndaj këtij vendimi, duke vlerësuar se e njëjta gjë duhet bërë kur flamuri shqiptar të shfaqet në Kosovë.

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. /rel/

The post Policia e Kosovës ofron siguri, serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të paktën 13 të vrarë nga bombardimet në Sudan

28 June 2025 at 09:44

Të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë nga bombardimet me artileri nga grupet paraushtarake në qytetin e rrethuar El Fasher në Sudanin perëndimor.

“21 persona të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë”, njoftuan zyrtarët në Sudan.

OKB-ja ka paralajmëruar për javë të tëra se civilët e bllokuar në qytet po përballen me një situatë katastrofike humanitare.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

By: V K
25 June 2025 at 14:42

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë shpërndarjen zyrtare të mandateve të deputetëve për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit.

Sipas ndarjes, Partia Socialiste në Kukës, ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më poshtë, është ndarja përfundimtare e mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi

Romina Kuko

Genti Lakollari

Ilirian Pendavinji

Bledi Çomo

Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso

Ledina Alolli

Bledjon Nallbati

Fidel Kreka

Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Gjin Gjoni

Kastriot Piroli

PS – 3 mandate

Ulsi Manja

Ermal Pacaj

Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi

Termet Peci

Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për qarkun Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Turqia i kërkon Iranit dhe Izraelit të respektojnë armëpushimin e shpallur nga SHBA

24 June 2025 at 14:21

Ministria e Jashtme turke i ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që të ndalojnë plotësisht armiqësitë, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim dypalësh.

“Ne mirëpresim lajmin se Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim”, shkroi ministria, duke u bërë thirrje të dyja palëve që “t’i përmbahen plotësisht” dhe duke bërë thirrje që “dialogu dhe kanalet diplomatike të mbeten të hapura”.

Presidenti turk, Erdogan  më herët nënvizoi se rajoni nuk mund të mbajë barrën e një lufte Izrael-Iran dhe kërkoi t’i jepet një shans diplomacisë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ai tha gjithashtu se një armëpushim i përhershëm duhet të vendoset në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, sulmet e Izraelit duhet të ndalen dhe ndihma humanitare duhet të lejohet pa ndërprerje.

“Aktorët globalë duhet të ndërmarrin hapa efektivë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie, përndryshe nuk do të jetë vetëm rajoni ynë, por e gjithë bota që do të paguajë çmimin”, tha Erdogan për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, në NATO, Turqia mbështet ndarjen e drejtë të barrës dhe forcimin e sigurisë evropiane, vuri në dukje ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia i kërkon Iranit dhe Izraelit të respektojnë armëpushimin e shpallur nga SHBA appeared first on Euronews Albania.

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

By: V K
22 June 2025 at 11:07

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump,

Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar.

Mesazhi i Trump:

“Çdo hakmarrje nga irani kundër shteteve të bashkuara të amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte. Faleminderit! Donald Trump, president i shteteve të bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmjen përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social dhe të shpërndarë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së tha se të tre lokacionet ishin “shkatërruar plotësisht”, duke specifikuar se qëllimi i Uashingtonit është të pamundësojë aftësitë e pasurimit të uraniumit të Teheranit dhe “t’i japë fund kërcënimit bërthamor të paraqitur nga një vend që është sponsori kryesor i terrorizmit në botë”. Trump i bëri thirrje edhe një herë Iranit, të cilin e quajti “ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, të bëjë paqe, duke parashikuar sulme të reja të SHBA-së nëse nuk e bën këtë. “Nëse ata nuk bëjnë paqe, sulmet e ardhshme do të jenë më të këqija dhe shumë më të lehta për t’u kryer: kanë mbetur shumë objektiva dhe nëse paqja nuk arrihet së shpejti, ne do t’i godasim”, theksoi ai.

 

The post Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe appeared first on Albeu.com.

Kush ishte Nihal Candan? Gjithçka rreth influencueses turke që ndërroi jetë nga anoreksia

By: gaze tare
21 June 2025 at 23:41

Influencuesja e njohur turke, Nihal Candan, ndërroi jetë në moshën 30 vjeçare pas një beteje me anoreksinë. Ajo peshonte vetëm 23 kilogramë pasi kishte humbur gati 37 kilogramë në dy vitet e fundit. Ndërsa po i nënshtrohej trajtimit në spital, zemra e saj ndaloi së rrahuri dhe mjekët nuk mundën ta ringjallnin.

Lajmi për përkeqësimin e gjendjes së saj u nda për herë të parë nga stilistja e modës Pınar Kerimoğlu, e cila shkroi në Instagram: “E telefonova Umutin dhe e pyeta ‘Si është?’ Fatkeqësisht, zemra e Nihalit ndaloi përsëri. Aktualisht po kryhet reanimacioni kardiopulmonar.”

Pak çaste më vonë,minfluencuesja Sıla Doğu konfirmoi ndarjen e saj nga jeta në mediat sociale.

Më herët këtë muaj, motra e Nihal, Bahar Candan, kishte zbuluar se ishte shtruar në spital, duke shkruar: “Motra ime u dërgua në spital, vuan nga anoreksia… Bëni diçka, motra ime po vdes. Ajo nuk mund ta përtypte atë që përjetoi. Shpresoj se mund të ndjeni keqardhje që shpifët në këtë mënyrë dhe i shkatërruat jetën.”

Kush ishte Nihal Candan?

E lindur më 15 qershor 1995, në Mersin të Turqisë, Gülnihal “Nihal” Candan u bë e famshme në vitin 2014 pasi u shfaq në reality show-n turk të modës Bu Tarz Benim. Më vonë ajo hapi biznesin e saj, Nihal Candan Beauty Center. Ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme si influencuese në mediat sociale në modë, bukuri dhe stil jetese, duke grumbulluar gati 900,000 ndjekës në Instagram.

Në vitin 2023, ajo dhe motra e saj Bahar Candan u arrestuan me akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave, të dyshuara për lidhje me një mashtrim që përfshinte shitje automjetesh me zbritje. Gjatë kohës që ishte në burg, Nihal zhvilloi anoreksi nervore të rëndë, duke humbur më shumë se 30 kilogramë. Gjendja e saj shkaktoi një lirim të parakohshëm në fillim të vitit 2025 për arsye shëndetësore.

JPEGmini

The post Kush ishte Nihal Candan? Gjithçka rreth influencueses turke që ndërroi jetë nga anoreksia appeared first on iconstyle.al.

U gjet në copa në vitin 2000! “Odisea” e gjerdanit prej qelqi të rikuperuar nga Titaniku

By: gaze tare
19 June 2025 at 22:29

Me shumë mundësi i përkiste njërit prej 1,517 personave që vdiqën kur Titaniku u fundos. Mund të ketë qenë një kujtim i çmuar ose një amuletë që i është dhënë nga një anëtar i familjes, mik apo i dashur. Kushdo që i përkiste, ekspertët thonë se gjerdani prej qelqi të zi është një nga objektet më të rralla të gjetura ndonjëherë nga rrënojat.

I përshkruar si një mbetje delikate e “një katastrofe, kohe dhe natyre”, ai është i përbërë nga rruaza qelqi të zeza në formë zemre të endura në një model të ndërlikuar. Gjerdani u nxor nga rrënojat nga RMS Titanic Inc – e vetmja kompani e licencuar ligjërisht për të hequr objekte nga rrënojat.

“Ky gjerdan është një kujtesë e fuqishme se çdo objekt ka historinë e vet”, tha Thomasina Ray, presidente dhe drejtoreshë e koleksioneve në RMS Titanic Inc. “Nga mjeshtëria e punimit deri te materialet, ofron një mundësi unike për të parë stilin, emocionet dhe jetën e përditshme të pasagjerëve të Titanikut. Përpjekjet tona për ruajtjen e natyrës na lejojnë t’i mbrojmë dhe t’i ndajmë këto histori me botën”, tha ajo.

Gjerdani i sapokonservuar u gjet dhe u rikuperua në copa individuale dhe fragmente të vogla gjatë një ekspedite në vitin 2000, gati një shekull pas mbytjes së anijes.

U gjet në një zonë prej 15 miljesh katrorë me mbeturina . Studiuesit thonë se duhej të nxirrej me kujdes dhe me përpikëri nga një masë e fortë dhe kompakte në shtratin e detit që u krijua nga kushtet mjedisore në shtratin e detit.

“Në fillim, kishte rruaza të lirshme, dhe pastaj copa të vogla të gjerdanit, dhe ato çuan në më shumë rruaza, derisa i zgjidha ngadalë copat e këtij gjerdani që ishin ende të lidhura së bashku”, tha Tomasina Rey.

Nuk ka asnjë tregues se kujt i përkiste gjerdani, por ka të ngjarë që pronari i tij të ketë vdekur në tragjedi. Ndërsa trupat e viktimave u dekompozuan gradualisht gjatë dekadave, sende personale si ky janë lënë pas. Ekziston gjithashtu mundësia që gjerdani t’i përkiste njërit prej të mbijetuarve, i cili disi e humbi atë në konfuzion.

Anija u mbyt në orët e para të 15 prillit 1912, pasi u përplas me një ajsberg, duke vrarë rreth 1,517 nga 2,224 personat në bord.

The post U gjet në copa në vitin 2000! “Odisea” e gjerdanit prej qelqi të rikuperuar nga Titaniku appeared first on iconstyle.al.

❌
❌