Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

4 August 2025 at 09:18

Nga Skënder Minxhozi

Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose siç njihet ndryshe SPAK. Megjithatë, edhe pas kaq shumë kohe gjatë të cilës SPAK ka arritur rezultate të pamohueshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve të 21 janarit 2011, ngjarjes më të bujshme të dekadës së shkuar, ndodhet “në fazë paraprake”. Në 30 korrik ai deklaroi publikisht se “çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”. Me një lexim të vetëm kuptojmë se kemi të bëjmë me një përgjigje shabllon nga ato që jepen për t’i dhënë përgjigje gazetarëve e për të kaluar radhën.

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar, të studiuar e të analizuar në 35 vite tranzicion. Elita politike, mediat e opinioni publik kanë debatuar pafundësisht në lidhje me rrethanat, përgjegjësitë e fajet që prodhuan vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm në dyert e selisë së qeverisë shqiptare. Mijëra orë televizive janë harxhuar e kushedi sesa tonelata bojë e letër është konsumuar për të hedhur dritë mbi një ngjarje e cila u konsumua në transmetim të drejpërdrejtë televiziv në sytë e qindra mijë shqiptarëve. Si rrallëherë, teksa gjaku u derdh “live”, krerët e qeverisë dolën dhe u mburrën përsa kishte ndodhur, duke kërcënuar se do ta përsërisnin sjelljen e tyre pikë për pikë nëse do të ishte nevoja.

21 janari me katër të vrarët e tij Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda provokoi më së pari fshirjen gjatë errësirës së natës që pasoi, të të gjitha regjistrimeve video që ndërtesa e kryeministrisë dispononte. Ende nuk ka asnjë shpjegim shterrues sesi kjo ndodhi, kush dha urdhër dhe kush e ekzekutoi këtë fshehje gjurmësh të nilelit të lartë shtetëror. Më tej akoma, kjo është ngjarja e parë e përmasave të mëdha ku qeveria prishi provat dhe ndaloi prokurorin e përgjithshëm të ekzekutojë urdhërat e arrestit për anëtarët e Gardës së Republikës (imagjinoni sikur Rama të rrethonte godinat e shtetit e të mos dorëzonte ministrat e bashkiakët tek prokurorët e SPAK). As për këtë refuzim të shtetit asokohe nuk ka ende asnjë të dënuar, megjithëse urdhëri gjendet shumë lehtë se nga doli dhe sesi u ekzekutua. Njerëzit janë të gjithë gjallë dhe madje vazhdojnë të rrahin gjoksin që shteti të cilin drejtonin derdhi gjak në bulevardin e Tiranës.

Në vitin e 14-të që na ndan nga ajo ditë e përgjakshme janari, si dhe në vitin e gjashtë pas fillimit të punës së Prokurorisë së Posaçme, vrasjet e 21 janarit 2011 vazhdojnë të jenë një hetim “në fazë paraprake”. Një tallje cinike dhe një neglizhencë (në rastin më të mirë), e cila vendos një minus të madh mbi punën dhe imazhin e SPAK si bartësi i vullnetit popullor për drejtësi. Sepse kjo strukturë është krijuar pikërisht për të hyrë aty ku drejtësia e djeshme nuk guxoi: tek ngjarjet e bujshme, vrasjet politike, korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar.

Është surprizuese sesi SPAK ka mundur të hyjë me kurajo në dy komponentet e fundit, korrupsioni i elitës politike dhe krimi i organizuar, por është stepur me kokëfortësi përballë një ngjarjeje ku shteti vrau në dyert e godinës së tij më të lartë. Një ngjarje e cila nëse do të zbardhej me paanësi, potencialisht mund të ribënte nga e para konceptin që kemi sot mbi shtetin dhe sjelljen e qeveritarëve në këtë vend.

Fakti që SPAK i ktheu pas si padinë e PS në janar 2023, ashtu edhe tentativat e familjarëve të Aleks Nikës për një rihapje të procesit një muaj më vonë (shkurt 2023), duke e kthyer dosjen tek prokuroria e Tiranës, dëshmon vullnetin e qartë për ta mbajtur larg duarve dosjen e vrasjeve më të shëmtuara shtetërore të tranzicionit shqiptar.

Në 14 nëntor 2023 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha një përgjigje të ashpër në distancë këtij refuzimi të SPAK. Teksa dha vendimin për dosjen e Aleks Nikës, gjykata kërkoi kryerjen e një hetimi të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit. “Rruga tjetër e korrigjimit të nevojshëm përbëhet nga detyrimi i shtetit për të kryer një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”, shkruhet në faqen 21 të vendimit të Gjykatës.

Në vazhdën e kësaj kërkese të qartë për të hedhur dritë mbi masakrën shtetërore të 21 janarit, Gjykata e Lartë e detyroi në 12 mars 2024 SPAK që të rimerrte në shqyrtim mbrapsht dosjen e dërguar në prokurorinë e Tiranës, aty ku kishte fjetur për mbi një dekadë. Një gjest logjik dhe normal, në mesin e një bjerrjeje pafund të këtij hetimi.

E megjithatë që nga marsi i vitit 2024 kjo dosje e marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme nuk ka prodhuar thuajse asnjë të re. Janë thirrur për dëshmi disa persona, por sërish rrethi i ngushtë i zyrtarëve të nivelit të lartë të lidhur me atë ngjarje mbetet i paprekur dhe sfidues. Kësisoj deklarata e Altin Dumanit se 21 janari ndodhet në fazë paraprake hetimi është konkluzioni logjik i vegjetimit total dhe letargjisë me të cilën SPAK po e trajton prej vitesh 21 janarin. Dhe kjo është dëshpëruese.

Yesterday — 3 August 2025Main stream

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

3 August 2025 at 21:47

Sikurse gjykatat që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen. Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet. Konkretisht, 122 […]

The post 49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat) appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“21 janari”, Dumani: Dosje me prioritet. Veliaj? Dosja është ndarë, po hetohen disa fakte penale

By: xhir jeta
31 July 2025 at 15:11

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim që zhvilloi me gazetarët me dyer të mbyllura  është pyetur edhe në lidhje me hetimin për dosjen “21 janari”.

Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.

Ai tha se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

I pyetur për hetmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn dhe pyetjet që ai shtroi publikiusht per spakj,Dumani tha se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër. ndërsa shtoi se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve

“Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale”, është shprehur Dumani. Ndërkohë për shtatë pyetjet që Veliaj i drejtoi publikisht, kreu i sPAK është shprehur nuk i përgjigjet të pandehurve.“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.”,

Takimin që u zhvillua neë spak, Dumani e nisi me krimet zgjedhore duke u shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral.

Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori, tha Dumani./abcnews.al

Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli

31 July 2025 at 13:24

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Sipas Pllashnikut, Pacolli ka bërë deklarata të pavërteta dhe fyese ndaj tij, familjes dhe vajzës së tij.

Ai thotë se deputetja e ka quajtur vajzën e tij “kriminele” për shkak të paraqitjeve të saj në media.

“Pacolli ka gabuar rëndë. Më ka akuzuar mua, familjen time dhe mediat pse vajza ime po shfaqet në intervista. Ajo po thotë: ‘Pse po e thirrni një vajzë kriminele?’ Dua t’i them Fitores se unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë me shokët e mi ia kam sjellë lirinë këtij vendi. Ajo është hajdute, ka vjedhur”, deklaroi Pllashniku. /Telegrafi/

The post Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli appeared first on Telegrafi.

Një javë pasi u tërhoq nga AAK, Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes

29 July 2025 at 21:41

Ish-kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ilir Tasholli, ka njoftuar sot se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), një javë pas tërheqjes së tij nga gara zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tasholli tha se në këtë hap e kanë shoqëruar edhe disa nga përkrahësit e tij.

“Bashkë me disa prej përkrahësve të dashur, sot iu bashkuam Lëvizjes Vetëvendosje, e cila më së miri mishëron vullnetin për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për Lipjanin dhe për gjithë vendin,” ka shkruar ai.

Tasholli gjithashtu bëri të ditur se do të mbështesë kandidatin aktual të LVV-së për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqin, duke shtuar se ndan me të vizionin për një qeverisje lokale të ndershme dhe të afërt me qytetarët.

“Të përkushtuar për të ardhmen e Lipjanit, do të jemi në përkrahje të mikut tonë, kandidatit për kryetar nga LVV, z. Ilir Qeriqi,” ka thënë Tasholli.

Më 22 korrik 2025, ai kishte bërë të ditur tërheqjen nga kandidatura për arsye që i kishte cilësuar si “objektive”.

Ilir Tasholli ka një karrierë të gjatë politike. Ai ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Kosovës në vitet 2019–2021.

Po ashtu, në vitin 2019 ka ushtruar funksionin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit.

The post Një javë pasi u tërhoq nga AAK, Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes appeared first on Telegrafi.

Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali

29 July 2025 at 13:30

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin thuhej se FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se se mund të abuzohet me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike.

“A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht.

“Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Çitaku. /Telegrafi/

The post Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali appeared first on Telegrafi.

16 persona nën hetim, SPAK godet rrjetin e drogës. Sekuestrohen mjete luksoze dhe lëndë narkotike

26 July 2025 at 18:21

Nga Gazeta ‘SI’- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një rrjet ndërkombëtar të drogës duke vënë nën hetim gjithsej 16 persona. SPAK thotë se gjatë kësaj kohe ka sekuestruar edhe 6 tonë lëndë narkotike me një vlerë në treg prej 411 milionë eurosh.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtatë persona. Vendimi është ekzekutuar për gjashtë prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H, K. H, E.N, E. A, P. D, I. Ll. Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë. Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona”, njoftoi SPAK.

Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të botës së krimit. Mes tyre edhe Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë monetare (43 mijë euro), karta banke, automjete (një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan), tre pistoleta, celularë, karta banke, dornë, hard disqe, si dhe një skaf luksoz.

Në dorën e SPAK kanë rënë edhe dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

SPAK ka arritur të zbulojë akvitietin kriminal të rrjetit të kryer përgjithësisht gjatë periudhës 2020-2021 në disa shtete të Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episodet e trafikut të drogës

Bëhet fjalë për disa episode të sekuestrimit të kokainës dhe hashashit.

Në shkurt të vitit 2020 në Spanjë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë. Në prill në Belgjikë janë sekuestruar 989.1 kilogramë kokainë. Po në atë muaj në Kanalin e La Manshit janë sekuestruar 250 kilogramë kokainë që kishte destinacion Britaninë.

Në qershor në Holandë janë sekuestruar mbi 2 mijë kokainë, me një vlerë tregu prej 151 milionë eurosh. Po në Holandë, në tetor janë sekuestruar mbi 1484 kilogramë kokainë. Të gjitha këto sekuestrime janë bërë në vitin 2020.

Ndërkohë në Rimini (korrik 2020) dhe Bari (mars 2021) janë sekuestruar përkatësisht 275 kilogramë dhe 4000 kilogramë hashash. Në Spanjë në Mars dhe Shtator të vitit 2020 janë sekuestruar në total 1142 kilogramë hashash. Një episod që lidhet me këtë grup është regjistruar edhe në Francë ku autoritetet kanë sekuestruar një makinë dhe 72 mijë euro cash.

Si funksiononte grupi

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare”, sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi.

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal”, nënvizuan prokurorët e çështjes. Altin Dumani dhe Adnan Xholi.

The post 16 persona nën hetim, SPAK godet rrjetin e drogës. Sekuestrohen mjete luksoze dhe lëndë narkotike appeared first on Gazeta Si.

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

By: Ardit
25 July 2025 at 21:42

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas marrjes së tij të pandehur, për këshilltarin demokrat Ilir Alimehmeti, evitoi problemet kryesore të Tiranës, si investimet dhe drejtimin. Alimehmeti tha se Këshilli Bashkiak duhet t’i propozojë Këshillit të ministrave shkarkimin […]

The post Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë appeared first on BoldNews.al.

Përgjimi me familjarët me telefonin e policit të Burgjeve, Erion Veliajt i dështoi ‘plani B’ për t’i shpëtuar SPAK-ut

24 July 2025 at 16:39

Gazeta Si – Përveç akuzave për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë”, Erion Veliaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe për “futje të sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.

Pikërisht për këtë akuzohet edhe polici i Burgjeve, Fatmir Baçi, i cili e shoqëroi kryebashkiakun e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit, në GJKKO në muajin mars.

Por këtë periudhë kohore, Veliaj duket se e ka shfrytëzuar për të bërë telefonata me familjarë të tij, pasi i kërkoi celularin efektivit që e shoqëronte, sipas asaj që thuhet në dosjen hetimore.

Bisedat e tij me Ajola Xoxën, Arbër Veliajn dhe një person tjetër janë kryer gjatë datave 11, 12 dhe 13 mars.

Sipas policit Fatjon Baçi, në deklarimet e tij në SPAK, Veliaj kishte qarë gjatë komunikimit me Xoxën, duke i kërkuar të kujdesej për djalin.

Duke rrëfyer sesi ia kishte dhënë celularin për shkak të frikës së pushtetit të kryebashkiakut, Baçi ka zbuluar se Veliaj foli me 2 persona duke përdorur telefonin e tij.

Fillimisht me vëllain e tij Arbër Veliajn, të cilit i ishte shprehur “e kanë me mua personale” pa përmendur emra.

“Në furgon, para se të mbërrinim në Tiranë, më kërkoi të telefononte vëllain se ndihej keq. Ia dhashë telefonin dhe ai komunikoi vetë me numrin. Më pas, përsëri pas gjyqit, para se të kalonim shinat pranë SPAK-ut, më kërkoi sërish telefonin. Edhe atëherë ja dhashë nga frika”, – dëshmon efektivi sipa dosjes hetimore.

Sipas dëshmisë, kreu i Bashkisë Tiranë ka komunikuar me vëllain e tij lidhur me ecurinë e seancës gjyqësore, ku iu la në fuqi masa e sigurisë duke thënë se avokatët e kishin vlerësuar paraqitjen e tij si “10/10” dhe kishin shprehur optimizëm për shtyrjen e vendimit.

“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë”, – shtoi efektivi.

Mes detajeve të zbuluara, polici tha se Veliaj përmendi edhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke u shprehur i zhgënjyer prej tij.

“Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e Spak-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet. Unë e lashë ta përdorte telefonin tim”, – vijon polici.

Ndërsa plani i vetëm që kishte Veliaj për t’i shpëtuar SPAK-ut, ishte që njëri prej të rinjve të PS të tërhiqej në mënyrë që ai të kandidonte si deputet.

Për këtë përmendi edhe rastet e kryebashkiakëve Agron Malaj e Tërmet Peçi të cilët janë zgjedhur aktualisht deputetë. Sipas Veliajt edhe ata kanë dashur t’i shpëtonin SPAK-ut.

“I ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: ‘Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut’. Këtë gjë e thoshte se është ‘Plani B’, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci dhe një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut”.

Në dosje, sipas dëshmisë së policit, është edhe një detaj: “Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor”- u shpreh Baçi.

The post Përgjimi me familjarët me telefonin e policit të Burgjeve, Erion Veliajt i dështoi ‘plani B’ për t’i shpëtuar SPAK-ut appeared first on Gazeta Si.

Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash

By: Ardit
24 July 2025 at 11:21

Hetimi për korrupsionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga ana e Prokurorisë së Posaçme do të vijojë deri më 24 shtator, ku edhe në këtë datë SPAK do të vendosë nëse do ta çojë dosjen për gjyq. Nga 6 dhjetori i vitit 2024 e deri më 17 korrik të këtij viti Prokuroria […]

The post Kryebashkiakë, deputetë, artistë e investitorë, SPAK “kopsiti” dosjen e Veliajt me 97 deklarime personash appeared first on BoldNews.al.

Përgjimi i zyrtares që fundosi kreun e KPP, Jonaid Myzyri: I shërbeva si qeni! Ne firmosim, ata marrin lekët

18 July 2025 at 14:46

Gazeta Si – Anëtarja e pandehur e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, kishte garanci nga titullari i institucionit, gjithashtu nën akuzë, Jonaid Myzyri, se për firmat që do të vendoste në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave në tenderë, nuk do t’i hynte gjemb në këmbë.

Të paktën këtë siguri i shpreh nënës së saj në një bisedë telefonike të përgjuar nga SPAK për të gjetur prova të shkeljes së barazisë në tenderë.

“Ai na mbajti kështu, që krijuam besim që ne jemi miqtë e atij, edhe rrimë të qetë, Na ofroi mori informacionesh. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyllur”, thotë Lindita Skeja.

SPAK thotë se një pjesë e mirë e komunikimeve përgjuar zyrtares Lindita Skeja lidhen me akuzën për të cilën dyshohet Jonaid Myzyri, kreu i KPP-së, i marrë i pandehur për tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor 58.7 km Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë euro.

Zyrtarja e KPP-së, Lindita Skeja, nga sa flet me nënën në telefon, lë të kuptohet se ka vepruar me urdhër të titullarit të institucionit, dhe se drejtuesit e institucionit merrnin para në këmbim.

“E dua edhe pikë, e dua kështu, firmos ne, të gjithë si delet. Shkonim ku të na thërrisnin, rresht. Firmën ne, e lekët ata. Më çoi mua në KPP, përballem unë me lloj-lloj pisllëku” shprehet zyrtarja.

Gjatë bisedës së përgjuar për të zbuluar korrupsionin në zyrat e shtetit, SPAK ra në gjurmët e një grabitje në shtëpinë e Lindita Skejës në një fshat të Librazhdit, të 200 mijë eurove nga disa persona të maskuar, dhe marrjen peng të vëllait të saj që i pikasi, për disa momente, derisa të mos kishin rrezik se do të njoftonte policinë.

Për vjedhjen ajo flet me të ëmën dhe në këtë bisedë që gjendet në fashikullin e Myzyrit, duke u shprehur e bindur se ajo që ka ndodhur nuk lidhet me punën e saj

“Unë punë si gjithë dynjaja bëj, ika unë, vajtën të tjerët. A ka vajtur njeri t’i vjedhë tek shtëpia ata?”, thotë Lindita Skeja gjatë bisedës me nënën.

Kjo shumë e madhe në shtëpinë e saj, për të cilën hetuesit e SPAK janë duke kërkuar informacione nga policia e Librazhdit dhe Elbasanit nëse vjedhja e pretenduar në vitin 2020, është denoncuar apo jo, lë dyshime se paratë e korrupsionit mund të jenë shpërndarë mes anëtarëve të KPP-së.

Rasti i vjedhjes dhe rrëmbimit, përbën një episod të veçuar në hetimin e dyshimeve për korrupsion me prokurimet publike.

Marrë nga: “Shqiptarja.com”

The post Përgjimi i zyrtares që fundosi kreun e KPP, Jonaid Myzyri: I shërbeva si qeni! Ne firmosim, ata marrin lekët appeared first on Gazeta Si.

Kokainë me vlerë 82 mln paund, goditet grupi i shqiptarëve në Britani (emrat)

10 July 2025 at 11:15

Një grup i organizuar kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me mbi 65 vite burg pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar nga Policia Metropolitane e Londrës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Në qendër të këtij grupi ishte Redon Bushi, 32 vjeç, nga Cherry Crescent, Brentford, i cili për vite me radhë udhëhoqi rrjetin e trafikut të drogës, duke bashkëpunuar me importues dhe korrierë të shumtë.

Sipas policisë Metropolitane të Londrës, ai pranoi fajësinë në Gjykatën e Lartë në Kingston-upon-Thames më 10 korrik 2024 për: dy akuza për komplot për furnizim me lëndë narkotike të klasit A, komplot për transferim të pasurisë kriminale, posedim të pasurisë kriminale.

Më 9 korrik 2025, ai u dënua me gjithsej 24 vite e 10 muaj burg.

Redon Bushi

Trafiku i zbuluar përmes EncroChat dhe Signal

Përdorimi i aplikacioneve të koduara si EncroChat dhe Signal zbuloi se Bushi kishte komplotuar për të shpërndarë të paktën 832 kg kokainë me vlerë deri në 81.6 milionë paund.

Pas identifikimit të tij në EncroChat me pseudonimin “Sealvermouth”, hetuesit e Met-it dhe NCA-së nisën një operacion të targetuar për të çmontuar rrjetin.

Hetimi dhe arrestimet

Policia përdori teknika të avancuara hetimore, duke shqyrtuar pajisje elektronike, biseda të koduara, orë të tëra pamje nga kamerat e sigurisë, dhe përdori metoda të fshehta për të ndjekur aktivitetin kriminal.

Në qershor 2020, një nga korrierët e Bushit, Ahmad Jabarkhill, u ndalua dhe iu gjetën gati 700.000 paund cash.

Më tej, hetuesit identifikuan tre korrierë të tjerë: Arline Sida, Luke Ferguson, Kelvin Hoxha.

Në gusht 2023, Sida dhe Hoxha u arrestuan në Brentford, duke pasur në posedim 6 kilogramë kokainë. Më pas, Ferguson u arrestua në një “shtëpi të sigurt” në Brentford, ku iu gjetën 72 kg kokainë, me vlerë të përllogaritur në 6.24 milionë paund.

Pas arrestimeve të pjesëtarëve të rrjetit, u nis një kërkim intensiv për Bushin, i cili qëndroi në disa hotele për t’iu shmangur policisë, duke përdorur telefona të rinj dhe mbi 3.000 paund në para.

Ai u arrestua disa ditë më vonë në Reading.

Ahmad Jabarkhill, 32 vjeç, u dënua më 22 korrik 2020 me 2 vite e 3 muaj burg për posedim pasurie kriminale.

Arline Sida, 23 vjeç, nga Amersham, u dënua më 9 korrik 2025 me 12 vite e 9 muaj burg.

Kelvin Hoxha, 23 vjeç, nga Brentford, u dënua më 9 korrik 2025 me 11 vite e 8 muaj burg.

Luke Ferguson, 32 vjeç, nga Shepherd’s Bush, u dënua më 9 korrik 2025 me 14 vite e 5 muaj burg.

Arlind Sida
Kelvin Hoxha

Hetuesi David Leitner deklaroi: “Ky rast dëshmon vendosmërinë tonë për të luftuar krimin e organizuar, duke shfrytëzuar mundësitë unike që ofroi zbulimi i EncroChat.

Bushi besonte se këto platforma e mbronin nga ligji, por në fakt ato na ofruan provat kyçe për ta dënuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij. Policia Metropolitane mbetet e përkushtuar për të luftuar shpërndarësit e drogës që ndikojnë negativisht në komunitetet tona.”

The post Kokainë me vlerë 82 mln paund, goditet grupi i shqiptarëve në Britani (emrat) appeared first on Gazeta Si.

Berisha: SPAK jo vetëm që nuk heton, por mbron kartelet e drogës

By: user7
4 July 2025 at 14:38

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur Prokuroria e Posaçme nuk i heton kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Përkundrazi sipas Berishës, SPAK ka gjetur mënyrën që edhe t’i mbrojë.

Ai tha më tej se SPAK nuk vepron kurrë ndaj bandave kriminale, përveç rasteve kur një tjetër shtet sjell dosje.

“Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit. Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë. A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë.

Sjellin vendet partnere rregjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky. Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre. Ky paska qenë krimi i tij. Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta.”, tha Berisha.

The post Berisha: SPAK jo vetëm që nuk heton, por mbron kartelet e drogës appeared first on Lapsi.al.

SPAK dërgon për gjykim dy shtetas për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 episode.

Ai gjithashtu akuzohet për veprën “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, “Falsifikim i dokumenteve”, (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare), “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, (sa i përket pasaportës kosovare), “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Ndërsa Erjon Loci, akuzohet për konsumimin e elementëve të veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6 episode, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes.

SPAK bën të ditur se, hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania.

Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë i mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal. Autoritetet e drejtësisë zvicerane kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15 episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në gjashtë episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme: 22,25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30,7%); 345,4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86,9% – 44,2%); 1 000 kg kokainë, (mbetur në tentativë); 2 kg marihuanë; 10000 tableta ecstasy; 2 (dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak; një orë femrash “Rolex”; një orë e markës “HUBLOT”; dy pajisje regjistruese; dy kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme); karta bankare; gjashtë telefona celularë.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

/gj.m//a.f//r.e/

The post SPAK dërgon për gjykim dy shtetas për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”, Gjikondi: Do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje…

1 July 2025 at 09:33

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” tha se Sali Berisha po trajton dosjen “Partizani” politikisht. Ajo theksoi se ky proces në ngarkim të Berishës do të zvarritet shumë gjatë, madje shtoi se nuk përjashtohen as protestat para SPAK.

“Berisha këtë çështje po e trajton vetëm politikisht. Ai nuk po merret me thelbin e dosjes dhe me përgjegjësitë e tij.

Kjo u kuptua që në seancën përgatitore, në të cilën ai nuk kërkoi gjykim të shkurtuar, sepse pot ë kërkosh gjykim të shkurtuar automatikisht ti propanon një pjesë të fajësisë, për aq kohë sa nuk e kërkoi, kjo tregon se Berisha do ta trajtojë politikisht këtë çështje.

Do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje, me akuza, protesta para SPAK dhe këtë që ka bërë këtë sa ka. Nuk ka më skrupuj, s’ka çfarë të humbasë, atij i ka plasur cipa, edhe me zgjedhjet doli blof me rihapjen e kutive, edhe me provat, sepse e dosja e SPAK është në sytë e të gjithëve”, tha ajo.

The post Dosja “Partizani”, Gjikondi: Do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje… appeared first on Sot News | Lajme.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

26 June 2025 at 23:33

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

LVV ka theksuar se vendimi i Kushtetueses konfirmon qëndrimet e kësaj partie që nga fillimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

Sipas partisë, aktgjykimi thekson tre pika kyçe:

Obligimi për të përfunduar konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit të parë.

LVV thotë se Gjykata thekson në paragrafët 190 dhe 191 se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi për të mundësuar funksionimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve është e barabartë dhe të dyja janë të domosdoshme për konstituimin e Kuvendit.

Vetëvendosje thekson se çdo subjekt politik ka të drejtë kushtetuese të propozojë kandidatët e vet për pozitat përkatëse dhe se këto propozime duhet të jenë të negociueshme nga të gjitha partitë.

“Gjykata e ka hedhur poshtë qëndrimin kontradiktor të opozitës që kërkonte kompromis vetëm për kryetarin, duke vënë në pah nevojën për konsensus të plotë në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, thuhet në reagim.

Votimi i fshehtë në seancën konstituive nuk është shkelje e Kushtetutës.

Lëvizja Vetëvendosje nxit partitë opozitare të pranojnë votimin e fshehtë, duke theksuar se refuzimi i tyre duhet të jetë larg arsyeve kushtetuese dhe jo nga frika e humbjes së votave.

Në reagim përmenden edhe paragrafët kyç të aktgjykimit, të cilët nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe kompromisit për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit në Republikën e Kosovës./Telegrafi/

The post Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku

By: D Marku
24 June 2025 at 09:40

Sot është afati i fundit i riplotësimit të dosjeve personale të 11 kandidatëve nga 13 të tillë, që kanë aplikuar për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se dy prej kandidatëve zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kishin përpiluar drejtë dhe saktë dosjen personale që kishin dërguar në Komisionin e Verifikimit të përbërë nga Altin Dukani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Ndërsa për 11 kandidatët e tjerë komisioni konstatoi se kishin mangësi në dokumentacion e për pasojë vendosën të shtyjnë me dy ditë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të dosjeve personale.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar nga burime të brendshme se beteja për të marrë postin 5 vjecar të drejtuesit të BKH-së, duket se po zhvillohet mes dy emrave që aktualisht janë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Joni Keta të vetmin konkurrent potent në këtë garë ka oficerin, Elton Kërlukun. Kërluku, preferohet nga Altin Dumani, i cili ka shprehur vullnetin dhe pëlqimin e tij për ta mbështetur dhe emëruar në krye të BKH-së.

Ndërsa nga ana tjetër zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, mbështetet nga Arben Kraja. Tashmë nuk dihet se nga cili drejtim do ikin interesat e prokurorit Behar Dibra, i cili ka të drejtë vote në komisionin e emërimit të kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Arben Kraja, ka shkuar mjaft mirë me Altin Dumanin, por mbështetja e tij karshi figurës së oficerit të BKH-së Joni Keta, solli dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij nga posti i Drejtorit të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në SPAK.

Kjo lëvizje e menjëhershme e Dumanit karshi Arben Krajës, është parë brenda korridoreve të SPAK si shenjë hakmarrje ndaj ish-shefit të tij, duke e ulur në detyre dhe lënë si prokuror I thjeshtë në sektorin e krimit ekonomik.

Ndërsa në vend të Krajës, Dumani emëroi prokuroren Dorina Bejko, e cila tashmë është profilizuar si një nga kandidatet e ardhshme për garën e kreut të SPAK.

The post Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku appeared first on Albeu.com.

Porositi vrasjen e Albi Bashaliut te Laert Haxhiu, ‘The Telegraph’: Si u arrestua Lorenc Lala në Britani

22 June 2025 at 17:48

Gazeta britanike “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull shqiptarit Lorenc Lala, për të cilin shkruan se 47-vjeçari u arrestuar nga policia këtë javë pasi forcat e rendit në Shqipëri e gjurmuan atë në Mbreterinë e Bashkuar.

Media britanike shton më tej se Lala dyshohet se ka paguar 50.000 euro për vrasjen e Ali Balshaliut te grupi i Laert Haxhiut në vitin 2021 në shenjë hakmarrje.

Lorenc Lala, i njohur ndryshe si Kristian Lala, do të dalë përpara gjykatës së ekstradimeve më 24 qershor, ku do të vendoset fati i tij në lidhje me çështjen e ngritur nga autoritetet.

Arrestimi i Lorenc Lalën në Britani

Sipas deklaratës së bashkëpunëtorit të SPAK, Artan (Marjus) Tafani, vrasjen e Leonard Bashaliut e kanë kryer bashkë me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.

Financimet për këtë akt kriminal, në shumën prej 50 mijë eurosh, janë vënë në dispozicion nga Lala, i cili i ka dhënë paratë Laert Haxhiut. Ky i fundit ka organizuar ekzekutuesit që të realizojnë vrasjen.

Tafani ka pranuar përfshirjen e tij në këtë krim dhe ka deklaruar se gjithçka u orkestrua nga Laert Haxhiu dhe u financua nga familja e Ylber Xhahysës, si akt hakmarrjeje pas vrasjes së Ylberit nga Leonard Bashaliu në vitin 2021.

Sipas “The Telegraph”, Lala është larguar nga Shqipëria për në Britani me besimin se kjo i siguronte një vendndodhje më të sigurt jashtë mundësive të urdhrit të arrestit evropian. Që kur Britania doli nga BE-ja, ajo nuk është më pjesë e sistemit të mandat-arresteve,

Lala u arrestua nga njësia e ekstradimit të Policisë Metropolitane dhe u paraqit para magjistratëve të Westminsterit me akuzat për komplot për vrasje në Shqipëri. Ai aktualisht po mbahet në paraburgim përpara një seance të mëtejshme dëgjimore në korrik, ndërsa Shqipëria kërkon ta ekstradojë atë.

Në një deklaratë, Policia e Shtetit Shqiptar tha se ai ishte akuzuar në mungesë për dyshimin e tij për “përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për të vrarë dhe për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar”.

Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i asaj vrasjeje, duke financuar të tjerë për ta kryer atë.

Pas vrasjes, Lala – i cili njihej edhe me pseudonimin Kristian Lala – iku nga Shqipëria. Ai u fsheh në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendndodhja e tij në Mbretërinë e Bashkuar u përcaktua përfundimisht nëpërmjet informacionit të ndarë nga policia shqiptare me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Përpara se të largohej nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e kishte në fuqi Urdhërin Europian të Arrestit vetëm me Shtetet Anëtare të BE-së, i cili nuk e përfshinte Shqipërinë.

Gazeta “The Telegraph” zbuloi në vitin 2023 se si kalimet rekord të paligjshme të Kanalit nga më shumë se 12,000 shqiptarë në vitin 2022 çuan në një rritje të krimit, me 80 emigrantë shqiptarë që u dënuan me 130 vjet burg vetëm në katër muajt e parë të atij viti.

Një sërë marrëveshjesh midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të goditur krimin dhe për të përshpejtuar deportimet ka bërë që numri i shqiptarëve që kalojnë kanalin të bjerë në vetëm 630 vitin e kaluar.

The post Porositi vrasjen e Albi Bashaliut te Laert Haxhiu, ‘The Telegraph’: Si u arrestua Lorenc Lala në Britani appeared first on Gazeta Si.

“Nacionalizmi i Kurtit ka dëmtuar Kosovën”, Arifi: Në zgjedhjet lokale, VV do të dalë më keq se ato parlamentare

20 June 2025 at 17:19

Bashkimi Evropian, është shprehur se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Pasi, autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Analisti Valon Arifi, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, tha se nacionalizmi i Albin Kurtit, vetëm sa e ka dëmtuar Kosovën. Ai theksoi se në këto vite qeverisje, Vetvënedojsa nuk ka bërë asnjë ndërtim të rëndësishëm infrastrukturor në vend.

“Kanë promovuar idenë e ndërtimit të dy urave, vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale. Kemi pasur edhe reagime të BE. Kurti gjatë gjithë këtyre viteve ka dështuar me ndërtimin e infrastrukturës në vend. Institucionet ndërkombëtare tashmë kanë kuptuar edhe lojën e Kurtit. Më shumë kjo është një lojë e Kurtit për të fituar një votë. Pasi dihet që mbi urën e Ibrit as nuk mund të ndërtosh pa lejen e atyre që ruajnë sigurinë”, tha ai.

Gjithashtu analisti Arifi tha se në zgjedhjet lokale rëndësi të madhe kanë kandidatët.

“Në këto zgjedhje lokale mendoj që kandidatët janë më të dobët se ato që ishin para katër vitesh. Edhe në Gjilan për shkak të vetëqeverisjes, nuk është se kanë dalë mirë në sondazhet që bëhet atje. Normalisht që ka ndikuar edhe fakti i të qenurit në qeverisje. Mendoj që VV do të dalë edhe më keq për shkak edhe të dështimit në këto vite sepse nuk ka pasur ndonjë sukses në ndërtimin e jetës qytetarë. Pasi duket që e ka humbur shkëlqimin që e ka pasur”, tha ndër të tjera ai

Sipas tij. Në zgjedhjet lokale, rezultati që do të marrë Kurti do të jetë më keq se rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

/abcnews.al/

Erion Alibej tregon si e vranë ‘çunat e Fushë Krujës’ vëllain e Talo Çelës: Nuredini më shkroi, ‘Bujari mbaroi’!

17 June 2025 at 12:31

Gazeta Si – I penduari i drejtësisë, i akuzuar për dhjetëra ngjarje kriminale, Erion Alibej, ka rrëfyer të tjera detaje për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në GJKKO, Alibej tha se vendimi për ta vrarë, është marrë pas vrasjes së Klevis Kapllanit, shokut të Nuredin Dumanit, për të cilin shërbente si shofer.

Erion Alibej tregoi se për këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe “çunat e Fushë Krujës”, Enver Diva e Besmir Xhixha.

Tentativa e parë për ta vrarë ka dështuar, pasi një fqinj i shtëpisë së Talo Çelës i pa autorët të maskuar. Më pas vendosën që ta godasin te lokali ku pinte kafenë e mëngjesit.

“Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës (Diva dhe Xhixha), më pas ka qëlluar dhe Nuredini”, tha Alibej.

Pas kësaj, Alibej pretendon se Nuredin Dumani e ka njoftuar me sms se “mbaroi Bujari”. Ai tha ndër të tjera se e ka telefonuar një oficer i policisë, për t’i komunikuar vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

“Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos”, tha Alibej.

Pas kësaj, ai ka bërë pagesën që shkonte diku 60-70 mijë euro tek një karburant në Vorë. Të nesërmen e pagesës, Alibejn e arrestuan.

“Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që ishin për arrestim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar ato formularët. Më arrestuan e që nga ajo ditë jam këtu”, tha ai.

Erion Alibej dhe Nuredin Dumani janë të penduar të drejtësisë. Edhe Dumani ka treguar për këtë ngjarje se Bujar Çela ishte ngjitur një vend më lart në “listën e zezë” të tij dhe Alibejt pas vrasjes së Klevis Kapllanit.

“Sa shkova te lokali e pashë Bujarin. Bujarin vendosëm që ta vrisnim pasi u vra shoku im Klevis Kapllani në 15 shtator rreth orës 8:00 ose 9:00 të darkës”, tha ai.

Por gjatë rrëfimeve të tij, nuk kanë munguar edhe replikat me të akuzuar të tjerë të kësaj dosjes. Xhuliano Hoxha, të cilin Alibej pretendon se e kishte informator, e ka ironizuar duke e quajtur Tommaso Buscetta, i cili u bë i penduar i drejtësisë italiane, duke zbuluar anëtarë të lartë të mafies siçiliane dhe i liruar së fundmi falë programit si bashkëpunëtor në rrëfimin e krimeve para dhe pas viteve ’90.

Erion Alibej: Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Celës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

Xhuliano Hoxha reagon nga kafazi: Ku e di ti ku isha unë, o Tommaso Buscetta?

Erion Alibej: Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit. Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tasos dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar.

Xhuljano Hoxha: Tregoja pak prokurores dhe gjykatës qe kur njihesh me mua? Sa kohë ka? Që në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bënte xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaço. Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin, as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Çelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen, sepse ishte palë me Erjon Alibejn.

DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet , shiheni kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët këtu, unë kam qenë shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat.

Nëse unë kam lidhje me këtë gjë më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllëqet e këtij. Ky ka qenë vetë shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë kam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kërkon të më njollosë mua.

The post Erion Alibej tregon si e vranë ‘çunat e Fushë Krujës’ vëllain e Talo Çelës: Nuredini më shkroi, ‘Bujari mbaroi’! appeared first on Gazeta Si.

❌
❌