Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Zëvendëskancelari gjerman: Duhet rritur presioni ndaj Izraelit dhe Hamasit

4 August 2025 at 21:54

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil bëri sot thirrje që qeveria e tij të ndjekë një qasje të ekuilibruar ndaj konfliktit në Gaza, ndërsa presioni ndërkombëtar rritet mbi Izraelin për shkak të situatës së rëndë humanitare në territorin palestinez.

“Është e qartë se presioni duhet të rritet nga të dyja palët”, tha Klingbeil, i cili është edhe si ministër i financave, për transmetuesin gjerman “Welt TV” gjatë një vizite në Uashington.

“Ne kemi nevojë për zgjidhje humanitare. Duhet të sigurohemi që dërgesat e ushqimit të arrijnë, që situata mjekësore të përmirësohet. Dhe duhet të sigurohemi që më në fund të arrihet një armëpushim”.

Klingbeil theksoi se ishte e rëndësishme që Berlini të deklaronte qartë se grupi ekstremist palestinez Hamas është përgjegjës për përshkallëzimin e konfliktit në Gaza, duke vënë në dukje se debati aktual po jepte përshtypjen se duhej vendosur “nëse do të vuash me palën palestineze apo me palën izraelite”.

“Megjithatë, ishte gjithashtu e rëndësishme të theksohej se Izraeli mban një nivel tepër të lartë përgjegjësie në dritën e situatës”, shtoi ai.

“Ata nuk po i japin drejtësi kësaj në shumë vende”, tha Klingbeil në lidhje me përgjegjësinë e Izraelit. “Veprimet e Hamasit duhet të shihen veçmas nga gjendja e vështirë e popullsisë civile palestineze”, theksoi Klinbeil

Ai  përsëriti se Partia e tij Social Demokrate, partneri i vogël në qeverinë e koalicionit të kancelarit konservator Friedrich Merz, nuk ishte në favor të njohjes së shpejtë të një shteti palestinez. Në vend të kësaj, ai tha se “është e rëndësishme të përqendrohemi së pari në një armëpushim dhe të ndihmojmë popullsinë”. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Zëvendëskancelari gjerman: Duhet rritur presioni ndaj Izraelit dhe Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosi nënën, 22-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni

By: redi
2 August 2025 at 17:45

Këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, një 22-vjeçar plagosi nënën e tij. Mësohet se i riu është kapur nga policia, dhe ka kryer studimet e larta. Ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq, policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe…

Source

Ish-drejtoresha e TKOB “zbërthehet”: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

By: Oldi
28 July 2025 at 13:33

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, ka pranuar para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se ka nënshkruar kontrata të paligjshme në vlerën e 30 mijë eurove për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”, duke theksuar se veprimet janë kryer nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Ajola Xoxës, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. […]

The post Ish-drejtoresha e TKOB “zbërthehet”: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës appeared first on BoldNews.al.

Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë

27 July 2025 at 17:11

Nga Boldnews.al Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka mohuar që të ketë shërbyer si “kumbare” e një takimi në zyrën e saj, ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka tentuar të manipulojë Ina Goxhajn, një dshmitare e Prokurorisë ës Posaçme në çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes […]

The post Bushka, presion dëshmitares së “Ajolës” në zyrën e Avokates së Popullit, Ballanca: S’di gjë appeared first on BoldNews.al.

Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion)

By: gaze tare
24 July 2025 at 19:51

Një studim i publikuar në Child Development ka hedhur dritë mbi një aspekt më pak të folur të marrëdhënies mes motrave: ndikimin emocional.

Ndërsa shumë kërkime i japin motrës rolin e ngushëllueses dhe mbështetjes emocionale, studimi në fjalë sugjeron se marrëdhëniet me konflikte të shpeshta mes motrave, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, lidhen ngushtësisht me nivele të larta ankthi dhe simptoma depresive.

Ekspertët thonë se dinamika mes motrave mund të jetë një “tokë e minuar” emocionale: një ditë qeshni me lot, ditën tjetër nuk flisni për javë të tëra. Dhe ndonëse kjo ndodh shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, ndikimi i saj në shëndetin mendor është i vërtetë.

Pra nëse ke ndjerë ndonjëherë që motra jote është si terapi dhe stres në të njëjtën kohë… nuk je vetëm. Shkenca sapo të dha një “justifikim” për gjithë lotët (dhe ulëritjet) e fëmijërisë.

The post Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion) appeared first on iconstyle.al.

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

By: Oldi
23 July 2025 at 21:50

Emisioni Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili nuk i kthen mbrapsht dosjen një qytetari. Madje, avokati Feta Paja e kërcënon dhe e kap me forcë duke tentuar që ta nxjerrë jashtë nga zyra. Në emisionin investigativ u ankua Ervis Terpollarin, një qytetar nga Skrapari. Ervisi thotë se vëllai i tij ndodhet në […]

The post “Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra! appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve

16 May 2025 at 22:34

Protesta e Partisë Demokratike, zhvilluar pasditen e së premtes për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, u shoqërua me një klimë të tensionuar dhe sulme verbale ndaj gazetarëve që raportonin nga terreni.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtari i Kryesisë Aldo Bumçi, së bashku me disa simpatizantë të pranishëm, refuzuan të komunikonin me televizionin Euronews Albania dhe gazetaren Sara Demushi. Ata e përballën atë me fjalë përçmuese si: “Largohu! Të thashë, largohu!” apo “Nuk dua të jap intervistë apo deklaratë”.

Paloka iu drejtua Demushit me akuza politike: “Është ylli që mbajti Edi Rama dhe që mbajti televizioni juaj gjithë kohën, se keni marrë paratë e Ramës”, duke iu referuar bexhës së akreditimit të gazetares, e pajisur nga Këshilli i Evropës për raportimin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbajtur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Situatë e ngjashme u përsërit edhe me ish-deputetin Bumçi dhe më pas ndaj gazetarëve të tjerë si Anesti Bajramemaj dhe Arestina Skëndëri nga A2 CNN, si dhe Daniela Maloku, Esido Brakaj dhe Besar Bajraktaraj.

Gazetarja Sara Demushi u shpreh në një reagim se vuajti “stërkalat e inatit” të përfaqësuesve të PD-së ndërsa ushtronte detyrën vetëm prej bexhës identifikuese si media. Ajo theksoi se retorika agresive ndaj saj, e nxitur veçanërisht nga Paloka, rrezikoi të nxiste edhe një përplasje fizike me protestuesit e pranishëm.

“Fillimisht ishte Z. Paloka, i cili mu hakërrye vetëm se e pyeta përse je në protestë, më pas Z. Bumçi,” tha Demushi, e cila theksoi se ish-ministri i PD-së shpërdoroi kohën televizive duke theksuar disa herë se përse gazetarja nuk e pyeti paraprakisht nëse ishte i disponueshëm për intervistë.

Reagimet nga organizatat mediatike

Ngjarja e ndodhur sot me gazetarët në protestë u dënua gjerësisht nga organizatat e mediave. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt e konsideroi incidentin si sulm fizik dhe verbal ndaj përfaqësuesve të medias.

Rrjeti përmendi edhe një episod ku Klevis Balliu – i cili pritet të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme – iu drejtua me ton përçmues një gazetareje, duke e penguar të ndërvepronte me protestuesit, pavarësisht se ishin këta të fundit që i afroheshin medias dhe ushtronin presion.

Sipas Rrjetit, këto incidente pasqyrojnë një qëndrim shqetësues dhe të paprecedentë ndaj punës së gazetarëve dhe medias gjatë një proteste.

Sulmin ndaj gazetarëve e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili e konsideroi shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë dhe kujtoi se gazetarët nuk janë palë në konfliktet politike dhe për këtë ata “nuk mund të trajtohen si kundërshtarë për shkak të pyetjeve apo raportimeve që japin”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias i kërkoi PD-së të distancohet publikisht nga çdo akt dhune, duke theksuar se “sulme të tilla përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim të paanshëm”.

“Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve”, u shpreh sindikata teksa shtoi se çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë gazetarët, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa keqkuptime.

The post Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve appeared first on Citizens.al.

Mes presionit të SHBA dhe Kinës, Bashkimi Europian më në vështirësi se kurrë

By: user 8
6 July 2025 at 16:54

Në një botë ku aleancat e vjetra po testohen dhe fuqitë e mëdha po shkruajnë rregulla të reja, Bashkimi Europian ndodhet në një pozicion më të dobët se kurrë më parë: midis një Amerike gjithnjë e më proteksioniste dhe një Kine gjithnjë e më agresive ekonomikisht. Përballë tarifave të Trump dhe shantazhit tregtar të Pekinit, prestigjozja The New York Times analizon se Brukseli nuk ka më luksin të bëjë politikë të jashtme me parime; tani është koha e mbijetesës gjeopolitike.

The New York Times: 

Dikur dukej për shumëkënd sikur Presidenti Trump mund të ishte një arsye për Europën dhe Kinën që të afronin ekonomitë e tyre. Tarifat e planifikuara prej tij bënë pak për ta dalluar Bashkimin Europian, një aleat i vjetër i Shteteve të Bashkuara, nga Kina, sfiduesja kryesore e dominancës amerikane.

Nuk ka ndodhur ashtu. Përkundrazi, Bashkimi Europian e gjen veten në një grackë gjeopolitike midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Në Bruksel, zyrtarët po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje të përafërt tregtare me homologët e tyre amerikanë përpara se Trump të godasë bllokun me tarifa të larta, të përgjithshme, që mund të trondisin ekonominë e BE-së.

Në të njëjtën kohë, politikëbërësit e Bashkimit Europian po përpiqen të nxisin homologët e tyre në Pekin që të ndalojnë së mbështeturi Rusinë, të ndalojnë së ndihmuari industrinë kineze me kaq shumë para shtetërore dhe të ngadalësojnë rrjedhën e mallrave të lira drejt Bashkimit Europian.

Lexo më tej: Çfarë do t’i bënte ekonomisë botërore një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës? 

Por, në një moment të trazuar të sistemit tregtar global, Bashkimi Europian gjithashtu ka nevojë ta mbajë marrëdhënien me Kinën, fuqinë më të madhe prodhuese në botë, në një bazë relativisht të qëndrueshme.

Udhëheqësit nga Bashkimi Europian pritet të jenë në Pekin për një samit në fund të korrikut. Shpresat për këtë mbledhje janë të ulëta.

Edhe pse Kina e shtyn idenë se armiqësia e Trump ndaj tregtisë multilaterale po e shtyn Europën në krahët e saj, problemet e Europës me Kinën vetëm sa po rriten.

“Nuk ka një kartë të Kinës për Europën,” tha Liana Fix, një hulumtuese për Europën në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

(Kaja Kallas, nënkryetarja e Komisionit Evropian, dhe Wang Yi, ministri i jashtëm i Kinës, javën e kaluar në Bruksel)

Tensionet dolën plotësisht në pah javën e kaluar, kur Wang Yi, ministri i Jashtëm i Kinës, vizitoi Brukselin për takime në prag të samitit. Kina e përshkroi tonin si produktiv dhe hodhi poshtë idenë se dy palët kishin konflikte. Zyrtarët e Bashkimit Europian theksuan pikat e vazhdueshme që janë problem, përfshirë çekuilibrat tregtarë.

Ndarja u theksua edhe këtë fundjavë. Bashkimi Europian ka ndërmarrë së fundmi hapa për të kufizuar shpenzimet qeveritare për pajisje mjekësore nga Kina, duke argumentuar se agjencitë qeveritare kineze kanë trajtuar padrejtësisht kompanitë europiane dhe se ishte e nevojshme të barazohej fusha e lojës. Kina njoftoi të dielën se do të hakmerret.

Megjithatë, Bashkimi Europian mbetet në një vallëzim të brishtë me Kinën. Lidhjet ekonomike mes dy ekonomive janë të gjera. Shumë vende europiane mbeten thellësisht të varura nga Kina për materiale industriale. Dhe eksportet europiane drejt Kinës vazhdojnë të jenë të konsiderueshme, sidomos nga Gjermania, e cila ka pasur prej kohësh marrëdhënie të ngushta tregtare me Kinën.

Por eksportet e Europës janë në rënie, ndërkohë që importet kineze në bllok janë në rritje. Me produkte të lira nga gjigantët e ‘modës së shpejtë’ si Shein dhe Temu që përmbysin tregjet europiane, politikëbërësit po punojnë për të shtrënguar kufizimet ndaj këtyre importeve. Udhëheqësit europianë ankohen rregullisht se bankat shtetërore kineze subvencionojnë aq shumë prodhuesit vendas, saqë kompanitë europiane nuk mund të konkurrojnë.

Ankesat e Europës nuk kufizohen vetëm tek tregtia. Zyrtarët e Bashkimit Europian janë të zemëruar për mbështetjen që Kina i ka dhënë Rusisë gjatë luftës në Ukrainë, duke ofruar një treg për karburantin dhe produktet e tjera ruse, gjë që ka zbutur efektin e sanksioneve europiane.

(Pasojat e një sulmi me raketa ruse në Sloviansk të Ukrainës, muajin e kaluar. Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë të zemëruar për mbështetjen e Kinës për Rusinë në luftën me Ukrainën)

Sipas ministrit të jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, qëllimi i Bashkimit Europian nuk mund të jetë shkëputja nga Kina. “Bëhet fjalë për t’u angazhuar në kushte më të barabarta dhe për të pasur një qasje më transaksionale,” tha ai, gjatë një konference me gazetarët të premten.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po tronditin sistemin global tregtar me synimin për të zvogëluar deficitin tregtar, për të rritur të ardhurat dhe për të rikthyer prodhimin vendas, Bashkimi Europian gjendet në një pozitë të vetmuar. Ai është një bllok prej 27 shtetesh që së bashku përbëjnë ekonominë e tretë më të madhe në botë. BE-ja u krijua për të nxitur tregtinë ndërkufitare dhe mbetet një mbrojtës i fuqishëm i tregtisë së lirë.

“Europa dëshiron t’i tregojë botës se tregtia e lirë me një numër të madh vendesh është e mundur mbi bazën e rregullave,” tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, në një konferencë për shtyp muajin e kaluar.

BE-ja e ka thelluar tashmë bashkëpunimin tregtar me vende me qëndrime të ngjashme si Zvicra dhe Kanadaja. Zonja von der Leyen sugjeroi se mund të shkojë edhe më tej: të ndjekë një bashkëpunim të ri ndërmjet bllokut dhe një grupi tregtar prej 11 vendesh që përfshin Japoninë, Vietnamin dhe Australinë, por që nuk përfshin as Shtetet e Bashkuara dhe as Kinën.

Megjithatë, edhe pse zonja von der Leyen përpiqet të kalojë në ofensivë, zyrtarët e BE-së kanë kaluar muaj të tërë në një pozicion shumë më mbrojtës.

Kjo sepse, ndërsa Bashkimi Europian ka kritika për politikat që vijnë nga SHBA-ja dhe Kina, ai gjithashtu po goditet dhe po shqyhet mes të dyjave.

(Pako nga kompania “Shein” që presin të dërgohen në një fabrikë veshjesh në Guangzhou, Kinë, në shkurt)

Pavarësisht rezultatit të bisedimeve tregtare me administratën Trump, pritet që Bashkimi Europian të përfundojë me tarifa më të larta ndaj eksporteve të tij në Shtetet e Bashkuara sesa në fillim të vitit. Zyrtarët amerikanë e kanë përsëritur vazhdimisht se tarifat 10 përqind në të gjitha produktet nuk janë të negociueshme.

Zyrtarët europianë ka të ngjarë të detyrohen të bëjnë edhe lëshime për të siguruar një marrëveshje, përfshirë ndoshta një angazhim, për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës.

BE-ja është dakord me Trump-in që Kina ka ndjekur praktika të padrejta tregtare. Por blloku mund ta shtyjë Kinën vetëm deri në një pikë, për shkak të ndërlidhjes së thellë ekonomike mes tyre.

Kina, së fundmi, ia ka kujtuar BE-së me kosto këtë realitet.

Si përgjigje ndaj tarifave të SHBA-së, Kina kufizoi eksportet globale të magneteve me elementë të rrallë, që janë thelbësorë për prodhimin e një game të gjerë mallrash, nga makinat dhe dronët, te robotët industrialë dhe raketat.

Duke qenë se Kina dominon prodhimin e elementëve të rrallë, ajo mund t’u shkaktojë dëm serioz partnerëve të saj tregtarë me kufizime të tilla.

Fillimisht, politikanët europianë shpresonin që këto kufizime të preknin kryesisht kompanitë amerikane. Por edhe firmat europiane janë përballur me vonesa të mëdha për të marrë aprovimin e Kinës për blerjet e këtyre materialeve.

Ngadalësimi nuk lidhet vetëm me probleme logjistike për shkak të radhës së aplikimeve që Kina po përpunon. Përkundrazi, duket se është i lidhur me një pikë të vjetër tensioni tregtar mes Europës dhe Kinës.

Prej vitesh, qeveria kineze ka kërkuar që kompanitë e huaja të ndajnë ose të transferojnë teknologjinë te partnerët kinezë si kusht për të hyrë në tregun kinez. Kohët e fundit, prodhuesit europianë të makinave dhe kompani të tjera kanë mbetur prapa krahasuar me konkurrentët kinezë, të cilët udhëheqin zhvillimin në makinat elektrike, panelet diellore dhe teknologjitë e tjera.

(Një parking makinash në sipërmarrjen e përbashkët Shanghai Automotive Industrial Corporation-Volkswagen në prill në Shangai)

Duke pasur parasysh këtë, zyrtarët e Bashkimit Europian kanë ushtruar presion mbi kompanitë kineze që të transferojnë teknologji si pjesë e çmimit për hyrjen në tregun europian.

Bashkimi Europian gjithashtu i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në kufizimin e dërgesave drejt Kinës të pajisjeve për prodhimin e çipave më të shpejtë, të cilët kanë përdorim si ushtarak ashtu edhe civil.

Kjo ka zemëruar zyrtarët kinezë. Ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Wentao, i bëri thirrje Europës që të heqë kontrollin ndaj eksporteve të teknologjisë së lartë drejt Kinës si pjesë e diskutimeve për rifillimin e furnizimit me elementë të rrallë.

“Ministri Wang Wentao shprehu shpresën që BE-ja të na takojë në gjysmë të rrugës dhe të ndërmarrë masa efektive për të lehtësuar, mbrojtur dhe promovuar tregtinë e përputhshme të produkteve të teknologjisë së lartë drejt Kinës,” tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë muajin e kaluar.

Në samitin që do të mbahet këtë muaj në Pekin, tha ai, zyrtarët europianë ka të ngjarë të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi zyrtarët kinezë për të siguruar akses më të qëndrueshëm në elementët e rrallë.

Jens Eskelund, presidenti i Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Europian në Kinë, tha se dhoma dëshiron gjithashtu që takimet të përqendrohen në përpjekjen për të bindur zyrtarët kinezë për nevojën e rregullave më transparente dhe të parashikueshme, si dhe të trajtohet vështirësia në rritje për kompanitë e huaja që duan të bëjnë biznes në Kinë.

Por perspektiva për ndryshime të ndjeshme, apo ndonjë afrim të vërtetë mes Europës dhe Kinës, është e zymtë. Toni që vjen nga Europa nuk është pozitive.

Zonja von der Leyen, në një fjalim në takimin e G7-s muajin e kaluar në Kanada, tha se Kina është e angazhuar në një cikël “dominimi, varësie dhe shantazhi.” 

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Mes presionit të SHBA dhe Kinës, Bashkimi Europian më në vështirësi se kurrë appeared first on Lapsi.al.

Sekretari i ShBA-së ‘presion’ Kinës: Ndalo mbylljen e ngushticës së Hormuzit

22 June 2025 at 17:55

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që të ushtrojë ndikimin e saj mbi Iranin, duke e nxitur të mos mbyllë ngushticën strategjike të Hormuzit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Deklaratat e Rubio-s u bënë gjatë një interviste në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo” në Fox News dhe erdhën pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se Parlamenti i Iranit ka miratuar një masë për të mbyllur ngushticën, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror.

“Inkurajoj qeverinë kineze në Pekin që të komunikojë me ta, sepse varen në mënyrë kritike nga ngushtica e Hormuzit për furnizimin e tyre me naftë”, tha Rubio.

“Nëse do ta ndërmerrnin një hap të tillë, do të ishte një tjetër gabim i rëndë. Do të ishte një vetëvrasje ekonomike për ta. Ne kemi ende disa opsione për ta përballuar këtë situatë, por edhe vende të tjera duhet ta marrin seriozisht. Një veprim i tillë do të dëmtonte ekonomitë e tyre më shumë sesa tonën.”

Rubio theksoi se mbyllja e ngushticës do të përbënte një përshkallëzim të madh që do të kërkonte një përgjigje të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse, duke e cilësuar një akt të tillë si “gabimin më të madh që ata kanë bërë ndonjëherë”.

Pavarësisht tensioneve në rritje, Rubio ritheksoi se SHBA mbetet e hapur për dialog me Iranin.

The post Sekretari i ShBA-së ‘presion’ Kinës: Ndalo mbylljen e ngushticës së Hormuzit appeared first on Sot News | Lajme.

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

16 June 2025 at 09:52

Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani përballet me një sprovë të madhe të politikës së jashtme.

Politika e Gjermanisë në Lindjen e Mesme është gjithmonë një akt balancimi. Tani do të jetë edhe më e vështirë. Me sulmin e Izraelit ndaj objektivave në Iran, marrëdhëniet e ngushta midis Gjermanisë dhe Izraelit ka të ngjarë të vihen edhe më nën presion.

Siguria e Izraelit është pjesë e “kauzës shtetërore” të Gjermanisë, Kështu e ka formuluar ish-kancelarja Angela Merkel, që do të thotë Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të historisë së saj të vrasjes së miliona hebrenjve gjatë epokës naziste. Pasardhësi i Merkelit, Olaf Scholz, e ripohoi këtë “kauzë shtetërore” pasi grupi radikal islamist Hamas kreu masakër të pashembullt në Izrael në tetor 2023.

Por veprimet gjithnjë e më të ashpra të Izraelit në Rripin e Gazës si hakmarrje pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë pozicionimin për qeverinë gjermane në Berlin. Kancelari aktual Friedrich Merz tha disa ditë më parë: “Sinqerisht, nuk e kuptoj më se çfarë po bën ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe cili është qëllimi i saj”. Një dëm i tillë ndaj popullsisë civile, tha ai, nuk mund të justifikohet më si një luftë kundër terrorizmit të Hamasit. Por kjo nuk ka pasur pasoja. Dërgesat e armëve gjermane në Izrael, për shembull, vazhdojnë.

Frika nga shkallëzimi i ri

Izraeli mbron sulmet e tij të fundit ndaj Iranit, duke përmendur një “kërcënim të menjëhershëm dhe ekzistencial” nga Irani. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, foli për një “sulm parandalues”. Thuhet se Irani se ishte afër zhvillimit të një bombe bërthamore dhe Izraeli donte ta parandalonte këtë.

Qeveria gjermane ndan në thelb shqetësimet e Izraelit. Në një deklaratë për shtyp mëngjesin pas sulmit, kancelari Friedrich Merz përsëriti “se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij”. Ai deklaroi se kishte folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e informoi për veprimet ushtarake dhe objektivat e tyre.

Më tej Merz: “Qeveria gjermane ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj në lidhje me programin e përparuar të armëve bërthamore të Iranit për shumë vite. (…) Ky program bërthamor shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit.” Qëllimi duhet të mbetet “që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore”.

Europa si spektatore

Reagimi i qeverisë gjermane ishte i parashikueshëm, thotë Hans-Jakob Schindler, një ekspert i Lindjes së Mesme në organizatën ndërkombëtare Counter Extremism Project. Gjermania luan vetëm një rol dytësor në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe nuk është në gjendje të ndërmjetësojë në mënyrë aktive. “Sigurisht, mund të ofrohet ta bëjë këtë. Por tani negociatat e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe iranianëve janë thelbësore”, tha Schindler për DW. “Formati i negociatave të së kaluarës – Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja me iranianët – nuk është më pjesë e kësaj formule. Fatkeqësisht, evropianët tani janë më shumë spektatorë sesa aktorë në këtë konflikt.”

Schindler nuk beson se përshkallëzimi aktual do të ndryshojë parimet bazë të politikës së Gjermanisë ndaj Izraelit. “Ne nuk jemi thjesht një vend tjetër; ne jemi Gjermania me historinë e Holokaustit. Në këtë drejtim, nuk ka absolutisht asnjë zgjedhje tjetër morale dhe etike përveçse të tregojmë solidaritet me Izraelin.” Megjithatë, kjo nuk do të thotë që dikush duhet të miratojë automatikisht çdo operacion të ushtrisë izraelite dhe çdo vendim të qeverisë izraelite, vazhdoi Schindler. “Qeveria e re federale dukej shumë më e gatshme të kritikonte sesa qeveria e mëparshme.”

Sa larg shkon e drejta për vetëmbrojtje?

Pas sulmit izraelit, eksperti i politikës së jashtme i SPD-së, Rolf Mützenich, i tha Deutschlandfunk se Izraeli kishte të drejtë për vetëmbrojtje. Megjithatë, kjo lidhej me një rrezik të menjëhershëm dhe një kërcënim ekzistencial. Nëse Izraeli iduhej ta shfrytëzonte këtë të drejtë, me siguri do të trajtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mützenich theksoi gjithashtu rrezikun e programit bërthamor të Iranit. “Teherani ka qenë gjithmonë i papërgjegjshëm në këtë spirale”, tha ai.

Çështja nëse sulmi i Izraelit ishte legjitim sipas ligjit ndërkombëtar po diskutohet mjaft. Ekspertë ndërkombëtarë theksojnë se një sulm parandalues ​​justifikohet vetëm në rrethana shumë të ngushta – për shembull, në rastin e një kërcënimi të afërt që nuk mund të shmanget në asnjë mënyrë tjetër.

“Kjo nuk është vetëmbrojtje, por një sulm në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Jan van Aken, kryetar i Partisë së Majtë gjermane, në një intervistë me DW. “Sigurisht, vendeve u lejohet të mbrohen nga sulmet. Por ky nuk ishte një sulm akut me armë bërthamore. Përkundrazi: për shkak se inspektorët ndërkombëtarë janë në Iran, ne e dimë se Irani aktualisht nuk ka uranium të pasuruar shumë në nivelin 90%”, i cili është i nevojshëm për një bombë, tha van Aken. Sulmi eliminoi kontrollet. Prandaj, Irani tani do të jetë në gjendje të ndërtojë një bombë më shpejt “sesa nëse do të kishim vazhduar të mbështeteshim në diplomacinë e matur”.

Qeveria gjermane tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin të mos ndërpriten. Gjermania ka “një përgjegjësi shumë të veçantë për Izraelin, për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe për sigurinë e Izraelit. Kjo nuk do të mbarojë kurrë. Por kjo nuk duhet të na pengojë të kritikojmë zhvillimin e paligjshëm të luftës në Gaza ose kundër Iranit dhe të ndërmarrim hapa të përshtatshëm, siç është njohja e Shtetit të Palestinës dhe ndalimi i dërgesave të armëve”, theksoi van Aken.

Siguria e institucioneve hebreje në Gjermani

Ndërkohë, disa politikanë e shohin përshkallëzimin midis Izraelit dhe Iranit si një kërcënim për situatën e sigurisë në Gjermani. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), në konsultim me ministrat e Brendshëm të landeve, njoftoi se po forcohen masat e sigurisë për të mbrojtur institucionet hebreje dhe izraelite në Gjermani. Gjermania duhet të jetë e përgatitur në rast se situata në Lindjen e Mesme shndërrohet në një kërcënim potencial për Gjermaninë. Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se do të mbyllte të gjitha konsullatat dhe ambasadat e saj në të gjithë botën./DW

The post Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion? appeared first on Sot News | Lajme.

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

By: Oldi
10 June 2025 at 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar pasi është paditur për shpifje nga gjyqtaren Irena Gjjoka. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se gjyqtares me tre mbiemra iu caktua dosja “Partizani” me detyrim dhe jo me short. Avokati tha se padia e Irena Gjokës për fyerje është tentativë […]

The post Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion appeared first on BoldNews.al.

KOMENT – A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i ushtruar presion Rusisë?

BRUKSEL, 21 maj /ATSH/ – Me bojën ende të patharë mbi paketën e 17-të të sanksioneve të sapo miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, liderët evropianë tashmë po përgatitin hapin e radhës, të cilin e përshkruajnë si “masiv”.

Por, disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t’i bashkëngjitet, pasi po kërkon bisedime për paqe mes Kievit dhe Moskës.

“Kartat që na kanë mbetur kërkojnë, në masë të madhe, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Benjamin Hilgenstock, ekonomist i lartë në Institutin KSE me seli në Kiev.

“Konkretisht, kjo lidhet me nxjerrjen e naftës dhe gazit rus nga tregjet botërore në sasi të mëdha”, shtoi ai, duke theksuar se vende si India, Kina dhe Turqia nuk do të ndalojnë blerjen e karburanteve fosile ruse, pa trysninë e sanksioneve dytësore amerikane.

Më 10 maj, liderët evropianë e paralajmëruan Rusinë për sanksione “masive” nëse ajo nuk pajtohet me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA-ja. Ata thanë se kërkesa ishte e koordinuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky paralajmërim synonte të paraqitej si një moment vendimtar, por harmonia transatlantike u prish shpejt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk u zotua për armëpushim gjatë një telefonate me Trumpin më 19 maj, por ky i fundit e përshëndeti bisedën dhe nuk dha shenja për sanksione të reja amerikane, duke thënë se vendosja e tyre mund të dëmtonte bisedimet dhe ta përkeqësonte situatën.

Për ta sqaruar: kërcënimi për sanksione “masive” nuk kishte të bënte me paketën e 17-të të BE-së, e cila u shpall më 20 maj, pasi kjo paketë kishte qenë në përgatitje prej kohe.

Një kërcënim bosh?

Tani, liderët evropianë duhet të ofrojnë diçka të madhe, pa mbështetjen e SHBA-së, përndryshe rrezikojnë të duken sikur kanë dhënë një kërcënim të zbrazët.

A do të jenë në gjendje ta bëjnë?

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, beson se po. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja mund të dyfishojë përpjekjet për të ndalur eksportet energjetike ruse.

“Duhet të ndalim burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin e Rusisë dhe makinerinë e saj të luftës. Këto janë eksportet e gazit, naftës, dhe gazit të lëngshëm natyror. Duhet t’i ndalim”, tha ai.

Por në praktikë, vende si Spanja, Holanda dhe Belgjika aktualisht po importojnë më shumë gaz të lëngshëm se një vit më parë. Budrys argumentoi se në tregun global ka mjaft alternativa.

“Ka zëra që thonë, ‘janë shumë të shtrenjta dhe s’mund t’i përballojmë’. Shikoni, ne [Lituania] e kemi bërë tashmë këtë”, shtoi ai.

Por, argumentet për çmimin ilustrojnë pse BE-ja ka hezituar të ndërmarrë sanksione që e dëmtojnë edhe vetë atë – dhe kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Sanksionet do të jenë “masive vetëm kur të jemi të gatshëm të shkojmë përtej asaj që na rehaton”, tha Tom Keatinge, nga Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI) në Londër, në një bisedë me REL-in.

“Me këtë nënkuptoj vetëm kur të jemi të gatshëm të pranojmë pasoja negative për ekonomitë tona”, shtoi ai.

Goditja mbi eksportet e energjisë

Hilgenstock dallon midis vendeve që përdorin gazin e lëngshëm rus për arsye ekonomike, dhe atyre si Hungaria dhe Sllovakia, që kundërshtojnë ndalimin për shkak të marrëdhënieve të ngushta politike me Moskën.

Edhe nëse kapërcehen kundërshtimet ekonomike, konsideratat politike mund të vonojnë ose komplikojnë përforcimin e sanksioneve në këtë fushë.

Liderët evropianë kanë sugjeruar se paketa e radhës do të përfshijë sektorin e energjisë – por ky është një term i gjerë. Disa kanë përmendur edhe masa financiare.

“Është mjaft e paqartë për çfarë konkretisht po flasin”, tha Hilgenstock, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Po i mbivlerësojnë kapacitetet e tyre? Mendoj se po”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një tregues se çfarë mund të vijë më 16 maj.

“Ajo do të përfshijë listimin e më shumë anijeve nga flota e errët ruse”, tha ajo, duke iu referuar anijeve pa pronësi të qartë që përdoren për të shmangur kufizimet mbi naftën dhe produktet e naftës ruse.

Paketa e 17-të e sanksioneve dhe masat britanike të shpallura të njëjtën ditë shtuan dhjetëra anije të tjera, sipas modelit të paketave të mëparshme. Shtimi i mëtejshëm i anijeve do të duket si një hap i zakonshëm, jo diçka e re apo tronditëse, shkruan REL.

“Fjalë të mëdha, por pa veprime”

Von der Leyen përmendi gjithashtu uljen e çmimit tavan për naftën ruse – një tjetër masë ndëshkuese e zbatuar pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Por, edhe kjo kërkon pajtimin e SHBA-së për zbatim në shkallë globale.

Tre vite sanksione kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë ruse, por nuk e kanë ndalur agresionin e Moskës.

Megjithatë, duke shpallur masat e fundit, politikanët evropianë shfaqën vendosmëri.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, e quajti Putinin “nxitës lufte” dhe e nxiti të pranonte armëpushimin 30-ditor, duke shtuar se “vonesat në përpjekjet për paqe vetëm sa do të forcojnë vendosmërinë tonë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për të përdorur sanksionet kundër makinerisë së luftës së Putinit”.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në rrjetet sociale se “po përgatiten më shumë sanksione ndaj Rusisë”.

Keatinge paralajmëron se nëse BE-ja nuk e përmbush premtimin për sanksione me ndikim real, kjo rrezikon të minojë besueshmërinë e saj.

“Kjo i jep mjaftueshëm material [ministrit të Jashtëm rus, Sergei] Lavrov dhe të tjerëve për të thënë se ‘evropianët vetëm flasin, por nuk veprojnë'”.

Edhe Hilgenstock ndan të njëjtin shqetësim.

“Po e shohim përgjigjen – ose më saktë mungesën e saj – nga Vladimir Putini ndaj këtij ultimatumi”, thotë ai, duke iu referuar deklaratës së 10 majit për sanksione “masive”.

“Kjo e bën të qartë se çfarë mendon pala ruse”, shkruan REL./  /os/

The post KOMENT – A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i ushtruar presion Rusisë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-kryeministri izraelit thirrje për presion ndërkombëtar mbi Netanyahun

21 May 2025 at 09:26

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, ka deklaruar se vetëm presioni politik vendas dhe ndërkombëtar mund ta bindë Benjamin Netanyahun të tërhiqet nga ofensiva e rinovuar në Gaza.

Në një intervistë, Olmert ka theksuar se ky presion ka ende nevojë të forcohet, duke sugjeruar se përfshirja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mund të ndikojë në ndryshimin e ekuilibrit në favor të Netanyahut.

Këto komente vijnë pas një njoftimi të Mbretërisë së Bashkuar që ka pezulluar bisedimet për një marrëveshje tregtare me Izraelin, ka thirrur ambasadorin e vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj kolonëve të Bregut Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu është bashkuar me komunitetin ndërkombëtar në dënimin e situatës në Gaza dhe ka bërë thirrje për ndihma më të mëdha për të arritur në territor.

Olmert ka komentuar gjithashtu reagimin e Mbretërisë së Bashkuar, duke inkurajuar dënimin politik të vazhdueshëm, por ka paralajmëruar që sanksionet ekonomike nuk duhet të godasin qytetarët izraelitë, shumë prej të cilëve janë përkrahës të mbylljes së luftës dhe kthimit të pengjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-kryeministri izraelit thirrje për presion ndërkombëtar mbi Netanyahun appeared first on Euronews Albania.

Humbët garën, mos humbni fytyrën/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

By: V K
20 May 2025 at 13:28

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga diaspora, duke vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe besimin që votuesit jashtë vendit i dhanë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Arsyeja e kësaj vote kaq të madhe në diasporë për PS lidhet, pikësëpari, me emrin e Edi Ramës, i cili, duhet ta themi, i ka dhënë një dinjitet të madh flamurit tonë kombëtar, Shqipërisë sonë, në arenën ndërkombëtare. Kush e imagjinonte pak vite më parë që do të prisnim, brenda një dite, të gjithë udhëheqësit e Europës? Do të mirëpresim pas dy vitesh edhe Donald Trump në samitin e NATO-s”.

Ai falenderoi gjithashtu edhe ata votues që nuk e mbështetën PS-në:

“Dy nga tre votues nga jashtë i kanë besuar Partisë Socialiste. Kjo tregon një nivel të lartë kthyeshmërie dhe mbështetje që na motivon për të punuar edhe më shumë në këtë mandat,” deklaroi Balla. Një në tre mendoi se mund të ishte një alternativë tjetër. Ne i respektojmë të gjitha votat dhe çdo zgjedhje qytetare. Kjo na frymëzon të ecim përpara”.

Balla parashikon një pjesëmarrje edhe më të lartë nga diaspora në zgjedhjet e vitit 2029, duke theksuar se këtë herë koha për regjistrim dhe votim ishte shumë e kufizuar, por megjithatë procesi u përmbyll me sukses.

Në lidhje me debatet mbi transparencën dhe pretendimet për procesin e votimit nga jashtë, Balla u shpreh qartë:

“Procedurat janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Është KQZ ajo që bën transparencën përmes verifikimeve dhe hapjes së kutive në një fazë të mëvonshme. Ankesat janë të ligjshme, por vetëm partitë politike janë subjektet që kanë të drejtën për t’i paraqitur ato”.

Ai shtoi se vonesa në përfundimin e numërimit u ndikua nga një kërkesë e Partisë Demokratike për ndarjen e votave të ardhura nga Greqia, gjë që zgjati procesin.

“PD nuk ishte shumë e interesuar për rezultatin sesa për alibinë e humbjes. Ju kemi kujtuar ju dhe publikun deklarimet e atij që është në krye të PD prej 35 vitesh. Në 1997, 2001, 2003, kulmi arrin në 2003 kur ishte kryeministër në detyrë dhe ai deklaronte se i kishin vjedhur zgjedhjet, e kështu me radhë deri në 2023 e tani”.

Balla falenderoj përfaqësuesit e komisioneve të të gjitha forcave politike, kandidatët por dhe mediat për punën e tyre të palodhur.

The post Humbët garën, mos humbni fytyrën/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ appeared first on Albeu.com.

“Nisma Shqipëria Bëhet” akuza Ramës: Po intimidon dhe kërcënon votuesit

By: Oldi
6 May 2025 at 12:51

“Nisma Shqipëria Bëhet” ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kërcënon dhe intimidon votuesit. Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat, ky koalicion i kujton kreut të qeverisë se po përdor mënyrat e krimit të organizuar për të minimizuar rezultatet e opozitës. “Dy ditët e fundit Kryeministri Rama ka ndërhyrë në mënyrë kriminale në […]

The post “Nisma Shqipëria Bëhet” akuza Ramës: Po intimidon dhe kërcënon votuesit appeared first on BoldNews.al.

“I kanë bërë presion”, gazetari jep detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u ekzekutua sepse nuk pranoi të jepte…

29 April 2025 at 09:35

58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba mëngjesin e djeshëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

Gazetari Enrik Mehmeti tha në emisionin People në Euronews Albania se një nga pistat ku po heton policia është konflikti për një sipërfaqe toke në pronësi të tij të cilën 58-vjeçari kishte refuzuar ta jepe për ndërtim.

“Vendi ku ai kishte shtëpinë është vetëm disa metra larg një pallati që shkon në 1500 euro metra katrorë. Ai e ka shprehur te një i afërmi i tij pak kohë më parë se janë duke më bërë presion, po më kërcënojnë për të dhënë tokën, nuk më ofrojnë shumë dhe unë nuk e jap. Toka ku kishte banesën është në qendër, është me shumë interes për ndërtime. Kjo është pista që po hetohet intensivisht. Sipas burimeve nga familjarët bëhet fjalë për 1 mijë metra rreth e rrotull banesës së tij”, tha gazetari.

The post “I kanë bërë presion”, gazetari jep detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u ekzekutua sepse nuk pranoi të jepte… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha premtim administratës: Ata që punojnë në shërbim të qytetarëve nuk do të preken pas 11 Majit

23 April 2025 at 16:49

Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, u shpreh se administrata shtetërore po jeton në një terror real, e detyruar të marrë pjesë në takime të pa interesa të Edi Ramës për të mbrojtur vendin e punës. Lideri demokrat u premtoi punonjësve të administratës se ata që punojnë në përputhje me ligjet dhe […]

The post Berisha premtim administratës: Ata që punojnë në shërbim të qytetarëve nuk do të preken pas 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Kallas: Uashingtoni nuk i ka ezauruar të gjitha mjetet për t’i bërë presion Moskës

BRUKSEL, 22 prill /ATSH-AFP/ – Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin përdorur “të gjitha mjetet” në dispozicion për t’i bërë presion Rusisë duke akuzuar Moskën se po përpiqet të blejë kohë me armëpushimin e Pashkëve në Ukrainë.

“Ata nuk e respektuan armëpushimin. Është e qartë se Rusia po luan, po përpiqet të fitojë kohë dhe nuk e dëshiron paqen”, tha ajo.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i jepte fund përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të ndalur luftën në Ukrainë, nëse nuk do të kishte përparim të shpejtë dhe të prekshëm nga Moska dhe Kievi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë më pas siguroi se shpresonte për një marrëveshje këtë javë midis dy vendeve.

Kaja Kallas tha se ”njoftimi i Rusisë për një armëpushim 30-orësh gjatë fundjavës ishte në fakt një dredhi për të parandaluar presidentin amerikan të humbte durimin me Kremlinin”.

”Ata mendojnë se koha është në anën e tyre, kështu që nuk dërgojnë asnjë sinjal pozitiv, nuk tregojnë ndonjë vullnet të mirë”, theksoi ajo.

Sipas kreut të diplomacisë evropiane, Kievi dhe mbështetësit e tij evropianë shpresonin se Uashingtoni duhej të merrte një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës./   /os/

 

The post FOKUS – Kallas: Uashingtoni nuk i ka ezauruar të gjitha mjetet për t’i bërë presion Moskës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Edi Rama, një kryeministër pallavraxhi”/ Koka: Administratës po ia marrin votën me presion

By: Oldi
17 April 2025 at 18:31

Gazetari Bledian Koka foli në lidhje me fushtatën e kryeministrit Edi Rama dhe fjalët ofenduese që përdori në fushtatën e tij. Koka u shpreh se kemi një kryeministër pallavraxhi, që sipas tij, nuk e merr dot guximin as pas 3 mandatesh që të gënjejë. “Ne mund ta kuptojmë pallavraxhiun që kemi për kryeministër që ka […]

The post “Edi Rama, një kryeministër pallavraxhi”/ Koka: Administratës po ia marrin votën me presion appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Yoga dhe tai chi mund të ndihmojnë në uljen e shpejtë të presionit të lartë të gjakut

LONDËR, 17 prill /ATSH-DPA/ – Teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë në uljen e shpejtë të presionit të lartë të gjakut, sugjeron një hulumtim.

Ekspertët zbuluan se teknikat e relaksimit si tai chi, yoga, meditimi apo ushtrimet e kontrollit të frymëmarrjes ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Megjithatë, ata sugjeruan se cilësia e provave të përgjithshme është e dobët dhe nevojitet ende më shumë punë.

Pak më shumë se një e katërta e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar – që barazohet me rreth 14,4 milionë njerëz – mendohet se kanë presion të lartë të gjakut.

Gjendja është shumë e zakonshme, veçanërisht tek njerëzit e moshuar dhe shpesh nuk ka simptoma.

Tek ata nën 80 vjeç, presioni i lartë i gjakut klasifikohet si me tregues 140/90 ose më të lartë kur kontrollohet nga një profesionist i kujdesit shëndetësor ose 135/85 ose më i lartë kur kontrollohet në shtëpi.

Për njerëzit e moshës mbi 80 vjeç, presioni i lartë i gjakut klasifikohet si 150/90 ose më i lartë kur kontrollohet nga një profesionist i kujdesit shëndetësor ose 145/85 ose më i lartë kur kontrollohet në shtëpi.

Për kërkimin e ri, një ekip nga universitetet e Exeterit dhe Bristolit ekzaminoi rezultatet nga 54 studime ekzistuese mbi këtë çështje.

Ata zbuluan se, në ndjekjen afatshkurtër (tre muaj ose më pak), shumica e ndërhyrjeve relaksuese dukej se kishin një efekt të dobishëm në presionin e gjakut.

Krahasuar me njerëzit që nuk bëjnë asgjë, kanë kujdesin e tyre të zakonshëm ose janë në listën e pritjes për trajtim, u gjetën reduktime të moderuara të presionit sistolik të gjakut (numri më i lartë në një lexim) për kontrollin e frymëmarrjes (zakonisht 6.65 mm Hg), meditim (7.71 mm Hg), lëvizje meditative duke përfshirë tai chi dhe yoga (9.59 mm Hg), vëmendje (9.59 mm Hg) dhe relaksim progresiv të muskujve (7,46 mm Hg).

”Reduktime u panë edhe për presionin diastolik të gjakut”, thanë studiuesit.

Ekipi, duke shkruar në revistën ”BMJ Medicine”, arriti në përfundimin se “rezultatet e studimit tonë treguan se shumë ndërhyrje relaksuese tregojnë premtime për uljen e presionit të gjakut në afat të shkurtër, por efektet afatgjata janë të paqarta”.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se kanë presion të lartë të gjakut, por simptomat përfshijnë dhimbje koke, shikim të paqartë dhe dhimbje gjoksi./  a.jor.

The post FOKUS – Yoga dhe tai chi mund të ndihmojnë në uljen e shpejtë të presionit të lartë të gjakut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌