Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHKENCË – Nga erdhi uji i Tokës?

LONDËR, 13 korrik /ATSH/- Ekziston një enigmë që i ka magjepsur të gjithë shkencëtarët: kur Toka u formua 4,5 miliardë vjet më parë, planeti ynë në thelb ishte një top shkëmbi i shkrirë, sipas BBC.

Uji që mund të ketë qenë i pranishëm gjatë formimit të planetit – me siguri do të ishte zhdukur menjëherë. Megjithatë, sot, uji mbulon rreth 70% të sipërfaqes së Tokës.

Pra, nga erdhi i gjithë ky ujë? Dhe akoma më intriguese, kur mbërriti në Tokë?

Një ekip kërkimor nga Universiteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka publikuar së fundmi një studim të ri në “Nature Astronomy”, një nga revistat kryesore ndërkombëtare në astronomi.

Studimi paraqet prova të reja që sugjerojnë se uji ekzistonte në univers para se të formoheshin blloqet ndërtuese të galaktikës sonë, gjë që sfidon dhe ripërcakton kuptimin shkencor të formimit të ujit dhe potencialin për jetë në universin e hershëm.

Dr. Muhammad Abdul Latif, Profesor i Asociuar në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe autor kryesor i studimit, shpjegoi se hulumtimi hedh dritë mbi rolin e supernovave të para në formimin e ujit.

“Grumbullime të dendura të pasura me ujë mund të kenë formuar disqe proto-planetare, duke çuar potencialisht në krijimin e planetëve të qëndrueshëm në agimin e universit dhe mundësinë e ekzistencës së jetës shumë më herët sesa mendohej më parë”, tha ai.

Studimi ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme globale.

Toka e hershme nuk ishte një vend miqësor me ujin – një peizazh i shkëmbinjve të shkrirë, shpërthimeve vullkanike dhe bombardimeve të vazhdueshme nga kometat dhe asteroidet, me nivele të larta të rrezatimit diellor.  Këto kushte do ta kishin avulluar ujin.

Gjithashtu, Prof. Richard Greenwood nga “Open University”, tha se bërthama prej hekuri e shkrirë e Tokës do të kishte qenë një top ndryshku nëse do të kishte pasur ujë në përzierjen proto-tokë.

Pra, nëse uji nuk ka qenë gjithmonë këtu, nga ka ardhur?

Në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, Prof. Sara Russell ka krahasuar “gjurmën e gishtërinjve” izotopike të ujit të Tokës me ujin e gjetur në asteroidin Bennu – të kapur dhe të sjellë nga misioni i fundit i NASA-s “Osiris Rex”.  //a.i/

The post SHKENCË – Nga erdhi uji i Tokës? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 95 mijë vizitorë zbuluan historinë, artizanatin dhe bukuritë e Krujës

Kruja vijon të mbetet ndër qytetet më të vizituara, ku edhe në këto ditë të nxehta korriku rrugët e saj gumëzhijnë nga turistët vendas e të huaj, që zbulojnë historinë, artizanatin dhe bukuritë e qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve në Krujë. “Rrugicat me turistë, traditë dhe histori të Pazarit të Krujës”, shkruan Rama.

Qendra Muzeore e Krujës, ku përfshihen Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik dhe Pazari karakteristik ka shënuar një rritje të numrit të turistëve nga janari deri tani, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “mbi 95 mijë vizitorë është totali i vizitorëve në qendrën muzeore Krujë, ku 50% janë huaj”.

Sipas tij, numrin më të lartë të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Polonia, Spanja, Azia, Franca etj”.

Kruja njihet për turizmin historik njëditor, por me shtimin e strukturave akomoduese turistët po qëndrojnë më gjatë në këtë qytet historik.

Pazari karakteristik i Krujës me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale është një ndër të preferuarit e turistëve. Por turistët nuk ikin nga Kruja pa vizituar edhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë./atsh/KultPlus.com

Mbi 95 mijë vizitorë zbuluan historinë, artizanatin dhe bukuritë e Krujës

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Kruja vijon të mbetet ndër qytetet më të vizituara, ku edhe në këto ditë të nxehta korriku rrugët e saj gumëzhijnë nga turistët vendas e të huaj, që  zbulojnë historinë, artizanatin dhe bukuritë e qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve në Krujë. “Rrugicat me turistë, traditë dhe histori të Pazarit të Krujës”, shkruan Rama.

Qendra Muzeore e Krujës, ku përfshihen Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeu Etnografik dhe Pazari karakteristik ka shënuar një rritje të numrit të turistëve nga janari deri tani, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “mbi 95 mijë vizitorë është totali i vizitorëve në qendrën muzeore Krujë, ku 50% janë huaj”.

Sipas tij, numrin më të lartë të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Polonia, Spanja, Azia, Franca etj”.

Kruja njihet për turizmin historik njëditor, por me shtimin e strukturave akomoduese turistët po qëndrojnë më gjatë në këtë qytet historik.

Pazari karakteristik i Krujës me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale është një ndër të preferuarit e turistëve. Por turistët nuk ikin nga Kruja pa vizituar edhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë.

1 nga 4

/k.s//a.f/

The post Mbi 95 mijë vizitorë zbuluan historinë, artizanatin dhe bukuritë e Krujës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

Nga Klodian Tomorri Në vitin 2021, qeveria shqiptare nisi të ashtuquajturën reforma e ujësjellësave. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpalli se nga 58 ndërmarrje ujësjellësash që kishte në të gjithë vendin, do të kalohej në vetëm 15 ndërmarrje. Përveç agregimit në rang qarku, qeveria futi dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm. Ajo mori paketën maxhoritare […]

The post Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit appeared first on BoldNews.al.

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

Banorët e lagjes Nr. 1, në rrugën “Goce” të qytetit të Krujës, denoncojnë një problem të rëndë që u ka vështirësuar jetën prej vitesh. Rruga e tyre prej vitesh nuk ka parë investim me ‘sy’ , por kësaj i shtohet edhe problematika tjetër. Një nga komshinjtë ka zgjeruar gardhin e tij privat, duke bllokuar praktikisht […]

The post Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim appeared first on BoldNews.al.

Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje

Kryeministri Edi Rama ka pasur një paralajmërim në takimin e sotëm më kryetarët e bashkive në Durrës, për arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje.

Ai tha se këto arkitektë nuk mund ta gëzojnë licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë ujë dhe drita për ato ndërtime që disponojnë lejen e posaçme për ndërtim.

“Arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje, nuk mund ta gëzojnë licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale. Leje përdorimi të shfrytëzimit të godinave pa firmën e arkitektit nuk do të jepen. Nuk do të ketë pasjisje me ujë dhe drita për ato ndërtime pa leje.”, tha Rama.

The post Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje appeared first on Lapsi.al.

Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë. A është Kacidhja i Veliajt?

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët në Durrës, ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, ku tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Rama përmendi rastin e një drejtorit të UKT Tiranë, për të cilin tha se mbante […]

The post Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë. A është Kacidhja i Veliajt? appeared first on BoldNews.al.

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, në një deklaratë për shtyp, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend. Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.

Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit.

“Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj. Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut. 

Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.

Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje” – thuhet në deklaratë. /LAPSI.al 

The post Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen appeared first on Lapsi.al.

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

Bashkimi Evropian ka njoftuar një plan të ri për përballimin e krizave, që përfshin krijimin e rezervave strategjike me mallra jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet. Strategjia e re vjen mes shqetësimeve në rritje për kërcënime të mundshme ushtarake nga Rusia, si dhe fatkeqësi natyrore, pandemi dhe sulme kibernetike. Plani, i quajtur “Strategjia e […]

The post BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë appeared first on BoldNews.al.

Rama: Spitali i Krujës transformim në qendër moderne për mbi 85 mijë banorë


TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Spitali “Dr. Stefan Gjoni” në Krujë ka pësuar një transformim të plotë nga rikonstruksioni që është kryer në të pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamjet nga punimet që janë bërë për rikonstruksionin e spitalit, duke theksuar se transformimi sjell një qendër moderne për mbi 85 mijë banorë.

“Transformimi në Spitalin “Stefan Gjoni” në Krujë sjell një qendër moderne për mbi 85 mijë banorë, me infrastrukturë të re, shërbime më efikase dhe urgjencë me teknologji bashkëkohore. Një tjetër hap drejt Shëndetësia 2030 me kujdes cilësor dhe pranë qytetarëve”, shkruan Rama.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës.

/m.q/j.p/

The post Rama: Spitali i Krujës transformim në qendër moderne për mbi 85 mijë banorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trofeu “Skënderbej” Krujë – Shaqiri fiton në grupin P4, i dyti në renditjen e përgjithshme

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Qyteti i Krujës mirëpriti edicionin e vitit 2025 të trofeut ndërkombëtar “Skënderbej”, pjesë e kalendarit të “FIA CEZ” për Zonën e Europës Qendrore, i cili solli shpejtësi, emocione dhe garë të fortë mes pilotëve nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës.

Piloti shqiptar Gentjan Shaqiri konfirmoi edhe një herë nivelin e tij të lartë, duke u renditur i pari në grupin P4, kategori në të cilën mban aktualisht titullin e kampionit të Europës. Me mjetin garues “Tattus”, ai regjistroi një kohë totale prej 4 minuta, 41 sekonda e 131 të mijëtat.

Shaqiri, i njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, la pas garuesin malazez Sutobiç dhe serbin Brkiç, ndonëse ky i fundit konkurron në një kategori më të lartë.

Sa i përket renditjes së përgjithshme të garës, vendin e parë e zuri piloti hungarez Lazlo Szasz, i cili përfaqëson klubin AK Dubrovnik të Kroacisë. Pas fitores së arritur më herët në garën e zhvilluar në Kullë të Kosovës, Szasz triumfoi edhe në etapën shqiptare, duke ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve të tij.

Shaqiri u rendit i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, me një diferencë minimale prej vetëm 5 sekondash nga vendi i parë, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

/a.f//r.e/

The post Trofeu “Skënderbej” Krujë – Shaqiri fiton në grupin P4, i dyti në renditjen e përgjithshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë

Zjarri në banesën e Sulejman Doku në fshatin Berkanesh të Krujës, e ka shkrumbuar totalisht shtëpinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas kryefamiljarit zjarri është diktuar nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për të larguar njërin nga djemtë invalid dhe familjarët e tjerë.

Ndonëse zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur menjëherë, ka qenë a pamundur të shpëtonin gjë.

Sipas 81-vjeçarit Sulejman Doku, zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ai bën thirrje për ndihmë dhe u kërkon institucioneve mundësi strehimi./abcnews.al

Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale

Anëtarja e kryesisë së PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mungesën e ujit të pijshmëm në Durrës.

Në një foto në Instagram, Jola Hysaj shkruan:Skandal me ujin në Durrës.

Në zonën e plazhit mungon uji prej ditësh. Bizneset dhe banorët ankohen.

Turistët janë të zhgënjyer por ujësjellësi hesht.

Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale.

”Kur dhëndri është nga Durrësi dhe vjehrri jeton në Tiranë. 8 Ditë pa ujë!

Vjehrri: O dhëndër ku vete kesh?
Dhëndëri: Vij te nusja bëj një dush, se u mbush djersa u bë llum!”, shkruan Hysaj në Instagram.

The post Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale appeared first on Albeu.com.

43 familje në ‘Selitë’ të Tiranës katër ditë pa ujë, qytetarët : Po e blejmë

Në kohën kur temperaturat e larta kanë prekur pikun, një pjesë e banorëve të Tiranës po përballen me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Zona e Selitës ka ndërprerje të vazhdueshme e banorët ankohen se nuk mjafton për të mbushur depozitat. Edhe për nevojat më bazike, po detyrohen të blejnë ujë

Rubinetet në apartamentet e tyre janë tharë.

“Kemi katër ditë që telefonojmë, por na thonë të njëjtën gjë: do ta raportojmë. Nuk merret asnjë masë konkrete”, thotë një banor.

Në rrugën “Hasan Vogli”, banorët thonë se uji në çezma vjen vetëm për pak minuta gjatë dorës, aq sa nuk arrin të mbushë as depozitat.

43 familje të këtij pallati janë të detyruar të blejnë ujë për të përmbushur nevojat bazike.

“Me bidonë, kemi bërë ankesa pa fund por kemi 4 ditë pa ujë.”

“Nuk dimë si ta përballojmë. Unë jam pensionist, me pensionin po blejë edhe ujë tani”, thonë banorët.

Problemi, sipas administratorit të pallatit, ka nisur para 20 ditësh, kur furnizimi me ujë nisi ndërprerje të shkurta, por situata u përkeqësua javën e fundit.

“Kemi 20 ditë, që njëherë kemi njëherë jo. Ndonjëherë vinte vetëm për 30 minuta. Por tani këto 4 ditë vjen vetëm për 12 minuta, ku nuk mbushen as depozitat. Jemi 43 familje, 7 biznese edhe 1 kopsht që s’kemi ujë”, shprehet administratori.

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë tha se vetëm në këtë zonë po kryhen investime në linjat e amortizuara, çka ka sjellë edhe reduktimin në orar. Sipas UKT, nuk ka pasur mungesë furnizimi por vetëm reduktim, i cili pritet të zgjasë deri nga mesi i javës së ardhshme.

Të prekura janë edhe zonat e Saukut dhe Farkës. Pjesa më e madhe Tiranës furnizohet nga impianti i Bovillës, ndërsa 25% nga burimi i Selitës dhe Shën Mërisë.

The post 43 familje në ‘Selitë’ të Tiranës katër ditë pa ujë, qytetarët : Po e blejmë appeared first on Lapsi.al.

Kontrolle të shtuara në Velipojë për të ndalur shpërdorimin e ujit të pijshëm


TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Në plazhin e Velipojës, një ndër destinacionet më të frekuentuara turistike verore në veriun e vendit, Taskforca e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve (AKUK), ka nisur sot një fushatë intensive kontrollesh në të gjitha subjektet dhe bizneset e zonës.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin e kujdesshëm të ujit të pijshëm dhe të parandalojë shpërdorimet që rrezikojnë furnizimin me ujë gjatë muajve të verës, kur konsumi rritet ndjeshëm.

Inspektorja e Taskforcës pranë AKUK, Alma Zenelhasani, bëri të ditur se verifikimet në terren synojnë të evidentojnë dhe ndëshkojnë lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, të monitorojnë humbjet në sistem dhe të mbledhin detyrimet e prapambetura të bizneseve dhe qytetarëve.

“Jemi në Velipojë për të monitoruar të gjitha lidhjet e paligjshme, për të ndjekur nga afër humbjet në rrjet dhe për të vijuar me mbledhjen e debive. Po sensibilizojmë popullsinë dhe subjektet që uji të mos shpërdorohet, sidomos në këtë sezon shumë të nxehtë ku kërkesa është e lartë”, u shpreh Zenelhasani.

Grupet e kontrollit do të vijojnë punën pa ndërprerje në të gjitha zonat turistike të qarkut Shkodër gjatë sezonit veror, me qëllimin e vetëm për të garantuar furnizim të rregullt me ujë për banorët dhe pushuesit, si dhe për të ndaluar shkeljet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.

/a.f/

The post Kontrolle të shtuara në Velipojë për të ndalur shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

Është vlerësuar se katër në dhjetë të rritur të moshuar janë kronikisht të dehidratuar, dhe të rriturit mbi 65 vjeç kanë shkallë më të larta të shtrimit në spital për dehidratim sesa grupmoshat e tjera. Një shpjegim për këtë është se ndjenja e etjes zvogëlohet me moshën. Përveç kësaj, shumë njerëz të të gjitha moshave […]

The post Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji appeared first on BoldNews.al.

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

Nga Klodian Tomorri Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën e tyre plumb për armikun në 11 maj dhe u bashkuan si një trup i vetëm rreth Partisë. Në Elbasan, po eksperimentohet një formë e re e shfarosjes në masë. Ekocidi. Efektiviteti tij do […]

The post Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme nga aksidenti në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë”, autoritetet njoftojnë se pas përfundimit të hetimeve është arrestuar drejtuesja e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, Malvina Kani.

Automjeti që ajo drejtonte përplasi makinën e drejtuar nga shtetasi Idriz Saja. Në këtë automjet udhëtonin gjithashtu pasagjerët Lindita Saja dhe Bedrie Saja.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Bedrie Saja, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit. Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë […]

The post Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës appeared first on BoldNews.al.

UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona në Tiranë, skuadrat në terren

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në disa zona.

Sipas UKT, ka reduktim të furnizimit në Sauk në rrugën “Ramazan Begu”, Rruga e Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e vogël (Lagjja Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjja Saukbalve).

UKT bën të ditur se skuadrat ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt.

/k.s//a.f//r.e/

The post UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona në Tiranë, skuadrat në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌