Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kandidatit të PD-së, Aulon Kalaja, i cili kërkonte rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit. Trupa gjykuese nuk e ka pranuar kërkesën e tij, teksa më herët Aulon Kalaja ishte “rrëzuar” nga KQZ dhe nga KAS. Në Qarkun e Durrësit u bë rinumërim i pjesshëm i votave të zgjedhjeve […]

The post Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë appeared first on BoldNews.al.

Hodhën mbeturina në trotuar, procedohen penalisht 4 shtetas në Durrës

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ 4 shtetas janë proceduar penalisht në Durrës pasi ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në trotuar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve, kanë konstatuar se në lagjen nr. 1, Durrës, ishin hedhur mbeturina të ndryshme në rrugë, që kishin shkaktuar ndotje të mjedisit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 42 vjeç, M. Ç., 50 vjeç, P. M., 45 vjeç dhe R. U., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës, pasi dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

 

The post Hodhën mbeturina në trotuar, procedohen penalisht 4 shtetas në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ka zgjedhje, vuloset Tirana/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Gazetarja e ABC News, Greta Bullari raporton se nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve për kryeqytetin.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste arriti të sigurojë 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike, 13 mandate.

PSD e Tom Doshit mori 3 mandate, Mundësia e Agron Shehajt 2 mandate, si dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

Ndërkaq, seanca për Durrësin shtyhet me datë 24 korrik. PD tha se ka patur parregullsi lidhur me procesverbalet, por edhe kodet e sigurisë.

Gjykata kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ me shkrim si qëndron ky pretendim i PD./abcnews.al

Aksion te Currilat në Durrës/ Sekuestrohen çadra dhe shezlongët të vendosura pa leje

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese, Policia e Durrësit, ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, janë identifikuar dhe hequr plot 91 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje, duke bllokuar aksesin publik në hapësira të dedikuara për pushuesit si dhe janë proceduar penalisht tre persona.

“Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e proceduar në gjendje të lirë janë: B. D., 33-vjeç, D. V., 56-vjeç dhe E. H., 34-vjeç, të tre banues në Durrës.

The post Aksion te Currilat në Durrës/ Sekuestrohen çadra dhe shezlongët të vendosura pa leje appeared first on Albeu.com.

Premiera e komedisë “Vendi më i humbur në Shqipëri”

I lindur në Francë, me rrënjë spanjolle, Jean-Pierre Martinez, është një dramaturg me një rrugëtim interesant. Në mesin e krijmtarisë së tij është edhe komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri”, premiera e të cilës u mbajt në amfiteatrin e Durrësit.

U ngjit për herë të parë në skenë në moshën njëzetvjeçare, jo si shkrimtar, por si baterist në grupe rok. Më vonë kaloi në fushën e reklamave, përpara se të niste një karrierë si skenarist televiziv. Në fund, u rikthye në skenë si dramaturg.

Premiera e komedisë “Vendi më i humbur në Shqipëri” u realizua nën regjinë e Andia Xhungës, kjo komedi solli në skenë një përzierje humori dhe reflektimi, duke fituar menjëherë simpatinë e publikut dhe duartrokitje të zjarrta.

E përkthyer në shqip nga Anxhela Çikopano, komedia u vu në skenë nga trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që njëherësh janë edhe emra të njohur të skenës shqiptare.

Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm me shitjen e të gjitha biletatve në dy netët e para në kohë rekord, duke e kthyer këtë shfaqje në një prej ngjarjeve më të spikatura kulturore të kësaj vere në qytetin bregdetar, përcjellë KultPlus.

Ngjarja zhvillohet në një fshat të vogël dhe të harruar, i cili rrezikon të zhduket përfundimisht nga harta. Në këtë realitet të zymtë, mbërritja e papritur e një gazetareje të famshme sjell përplasje botëkuptimesh, situata të papritura dhe skena komike që sfidojnë logjikën e përditshme. Një tablo sociale absurde dhe njëherazi thellësisht njerëzore.

Me ritëm të gjallë dhe humor, vepra ngre pyetje mbi ekzistencën, kujtesën kolektive dhe raportin e brishtë mes realitetit dhe absurditetit.

Skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga Alketa Tragaj, ndërsa muzika origjinale mban firmën e Endri Sinës, duke i dhënë shfaqjes një dimension të plotë artistik./KultPlus.com

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen Nr 1 të qytetit. Një makinë, tip “Audi”  ka përplasur një burrë që po lëvizte me biçikletë. Raportohet se i plagosur rreth të 50-tave është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.

The post Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Lirohet një hapësirë publike në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Vijojnë kontrollet intensive në terren për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), gjatë kontrolleve të zhvilluara në Lagjen nr. 4, konstatuan një objekt prej druri që po ndërtohej pa lejen përkatëse, në një pronë publike.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit liron hapësirat publike
1 nga 3

/a.f//r.e/

The post Lirohet një hapësirë publike në Durrës, arrestohet 42-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 15 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kyesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha appeared first on Reporter.al.

I moshuari gjendet i pajetë në rrugë në Durrës, çfarë dyshohet

Një i moshuar 91-vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Durrës, në banesën e tij shtetasi L. M., 91 vjeç. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i moshuari është vetëvarur, ndërsa ka qenë familjarët ata që e kanë gjetur trupin pa shenja jete. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet që mund ta […]

The post I moshuari gjendet i pajetë në rrugë në Durrës, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë

Policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës vijojnë kërkimet për dy të mitur që janë larguar pa gjurmë nga shtëpitë e tyre. Konkretisht bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila rezulton e zhdukur që prej së dielës (12 korrik). Denoncimi është bërë nga babai i saj. “Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., […]

The post Zhduken dy të mitur në Durrës e Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Rrogozhinë, Kavajë dhe Peqin, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ndau në rrjete sociale, momente nga ky takim, që kishte në fokus furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore.

“Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional që ka për synim garantimin e furnizimit me ujë për vaditje në tokat bujqësore të zonës, duke siguruar mbarëvajtjen e sezonit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve në kohë”, shkroi Memolla.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor.

/a.f/

The post Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qytetit bregdetar. Ky vendim është marrë pas kallëzimit të një 48-vjeçari, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma 69 vjeçe dhe pretendon se bluzat e bardh nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët që janë vënë […]

The post Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Preçit i është ulur dënimi në 2 vjet e 4 muaj burgim. […]

The post 20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Tiranës./abcnews.al

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.

Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri)./atsh/ KultPlus.com

Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Amfiteatri i Durrësit u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një ambient ku qindra artdashës dhe turistë të huaj, u bashkuan në atmosferën artistike të festivalit “Nga errësira në dritë”.

Performanca nga lëvizja artistike “Tamom”, të gërshetuara me dansin bashkëkohor, krijuan një atmosferë magjike në Amfiteatrin e Durrësit për të gjithë qytetarët dhe artdashësit që morën pjesë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako tha se kjo “shfaqje, përgatitur nga lëvizja më e re artistike, “Tamom”, në bashkëpunim artistik me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, shënon edicionin e parë të asaj, që synohet të bëhet një festival tradicional multidisiplinar i artit performativ në Durrës”.

Lëvizjet Tamom dhe dansi bashkëkohor, erdhën si një performancë e kuruar dhe prodhuar nga Klod Dedja.

Kjo nismë shënon edicionin e parë të asaj që synohet të bëhet një festival vjetor multidisiplinar i artit performativ në Durrës një hapësirë ku lëvizja, prezenca dhe bashkëpunimi artistik bashkohen pa kufij.

Shfaqja solli një udhëtim në lëvizje me tri vepra koreografike nga emra të njohur ndërkombëtarë si Russell Maliphant (Britani e Madhe), Mauro Bigonzetti (Itali) dhe Erion Kruja (Shqipëri).

/e.i//r.e/

The post Mbahet në Durrës, edicioni i parë i festivalit të artit performativ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Durrës.

Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.

Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /j.p/

The post Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum

Ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum. Daum kishte mbërritur në vendin tonë para pak ditësh, ku mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë Werner Daum ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare, teksa burime diplomati bëjnë me […]

The post Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum appeared first on BoldNews.al.

Kanosi me sëpatë dy persona/ Ndërhyn në kohë Policia, shmanget sulmi që mund të sillte pasoja tragjike

DURRË- Ndërhyrja në kohë e Policisë ka ndaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet disa shtetasve në lagjen nr.17 në Durrës, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi kanosi me sëpatë, dy shtetas për motive të dobëta.

Gjithashtu, u procedua penalisht një tjetër person, i cili kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës?

Një 44-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi dy persona me sëpatë në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar, ku policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari u kap teksa kanoste me sëpatë shtetasit E. A. dhe E. S., banues në Durrës. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë shmangu pasojat e mundshme për jetën e personave të përfshirë.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. K., pasi kishte dijeni për konfliktin dhe nuk njoftoi autoritetet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Sëpata në mes të lokalit: Çfarë ndodhi në Durrës? appeared first on iconstyle.al.

❌