Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Rruga e Qafë-Dardhës në Berat, çliron potencialin turistik të zonës

20 February 2025 at 08:37

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga hapja e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë-Dardhës.

Rama u shpreh se ky është një investim, i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por edhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorit.

Rruga do të ndjekë gjurmën ekzistuese, ku do të përmirësohen kthesat me rrezikshmëri të lartë si dhe do të realizohet ndërtimi i kanaleve kulluese, veprave të artit, mureve mbajtëse dhe tombinove.

Loti 1 financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa loti 2 financohet nga BERZH. Zbatimi i projekteve mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

/a.f/r.e/

The post Rama: Rruga e Qafë-Dardhës në Berat, çliron potencialin turistik të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet rruga drejt Dardhës, turistët zgjedhin të shkojnë në këmbë

By: V K
2 January 2025 at 15:23

Prej disa orësh, rruga që të çon drejt fshatit turistik të Dardhës, është bllokuar për shkak të numrit të madh të turistëve që kanë vizituar këtë destinacion gjatë ditës së sotme.

Disa prej tyre kanë lënë automjetet në rrugë dhe kanë vijuar udhëtimin në këmbë, drejt fshatit të njohur për bukuritë dhe atraksionet e tij dimërore.

Pavarësisht ndërhyrjes së Policisë Rrugore për të lehtësuar qarkullimin, trafiku mbetet i rënduar dhe lëvizja me mjete është pothuajse e pamundur.

Dardha vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara gjatë dimrit, duke tërhequr vizitorë të shumtë për mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore dhe për peizazhet e saj unike.

Pista e skive në Dardhë, është një nga atraksionet kryesore që tërheq turistë vendas dhe të huaj çdo vit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e policisë për të shmangur krijimin e mëtejshëm të kaosit në trafik.

The post Bllokohet rruga drejt Dardhës, turistët zgjedhin të shkojnë në këmbë appeared first on Albeu.com.

Foto/ Turistët parkojnë mjetet në rrugë, bllokohet qarkullimi në fshatin turistik të Dardhës

2 January 2025 at 13:49

Rruga drejt fshatit turistik të Dardhës është bllokuar për disa orë për shkak të fluksit të lartë të turistëve.

Shumë prej tyre kanë fikur makinat në mes të rrugës dhe janë nisur në këmbë drejt destinacionit, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Pavarësisht përpjekjeve të Policisë Rrugore, situata mbetet problematike. Dardha, një destinacion i preferuar sidomos në dimër, tërheq vizitorë për pistën e saj të skive dhe bukuritë natyrore, por fluksi i madh ka krijuar vështirësi për turistët dhe autoritetet.

 

The post Foto/ Turistët parkojnë mjetet në rrugë, bllokohet qarkullimi në fshatin turistik të Dardhës appeared first on Sot News | Lajme.

Turistët parkojnë makinat në rrugën e Dardhës, bllokohet qarkullimi

By: Besnik
2 January 2025 at 13:30

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar pasi një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre dhe kanë shkuar në këmbë drejt fshatit turistik.

Pavarësisht përpjekjeve të Policisë Rrugore aksi vijon të jetë e bllokuar për shkak të numrit shumë të lartë të turistëve ku një pjesë e tyre kanë fikur makinat në mes të rrugës dhe janë ngjitur për në fshat.

Dardha ngelet ndër destinacionet më të frekuentuara sidomos gjatë stinës së dimrit, fshat që të jep mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore përmes pistës së skive ndërsa kjo situatë duket se ka vënë në vështërsi vetë pushuesit dhe Policinë Rurrogore të Korçës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turistët parkojnë makinat në rrugën e Dardhës, bllokohet qarkullimi appeared first on Euronews Albania.

Skipista e Dardhës, Rama: Destinacion turistik, do të pasohet me një tjetër

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Skipista në Dardhë, 18 km në juglindje të Korçës, është kryer në një destinacion special turistik.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale momente nga kjo pista e skive, që ka mbledhur këtë fillim vit dhe turistë të shumtë të apasionuar pas sportit të skive.

Skipista në Dardhë, është një investim i familjes Tasho, që me vizion e punë të palodhur ka krijuar një destinacion special turistik.

Me antë të këtij investimi familje e ka kthyer dëborën në instrument ekonomik përmes një piste shumë të frekuentuar skish, që e ka rritur papushim fluksin e vizitorëve dhe ka vendosur në rendin e ditës domosdoshmërinë e një mbështetjeje të konsiderueshme nga qeveria, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Skipista e Dardhës, një destinacion unik i krijuar nga pasioni i zjarrtë i një familjeje korçare, por që së shpejti do të pasohet nga një tjetër, po në Korçë, ku do të ndërtohet resorti i parë ndërkombëtar i skive në vendin tonë si një destinacion i ri i turizmit dimëror në Shqipëri”, shkroi Rama.

1 nga 5

/a.f/

The post Skipista e Dardhës, Rama: Destinacion turistik, do të pasohet me një tjetër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nata e ndërrimit të viteve, Korça destinacioni i preferuar i shqiptarëve

By: Besnik
14 December 2024 at 23:16

Edhe këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festat e fundvitit. Operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara në qytet dhe fshatrat turistike për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Anila Kapurani, administratore e njërit prej hoteleve masive në qytetin e Korçës bën të ditur se të dyja datat e rëndësishme janë të rezervuara 100%.

“Po, tashmë është bërë traditë shumëvjeçare që Korça është full e rezervuar e kryeqendra e festave të fundvitit. Ka nisur rezervimi shumë herët, në fillim të nëntorit nxjerrim paketat e ne mes te muajit dhjetor jemi të mbyllur. Për dy datat kulminante po”, thotë Anila Kapurani.

Boboshtica vijon të mbetet një nga fshatrat me të kërkuar për festat e fundvitit nga turistët e huaj por dhe shqiptarë që jetojnë në Greqi.

“Si gjithmonë çdo fundvit, gjithë pjesa e Korçës dhe Boboshtica janë të preferuara për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri. Vijnë nga e gjithë Shqipëria por ka edhe vendalinj. Ka filluar trendi që shtohen çdo ditë hotele e bujtina e mendoj se nuk ndalon këtu”, thotë Olsi Melko.

Të rezervuara 100% për festat janë dhe hotelet e fshatrave turistikë Voskopojë e Dardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nata e ndërrimit të viteve, Korça destinacioni i preferuar i shqiptarëve appeared first on Euronews Albania.

Rikthehen reshjet e borës në juglindje, zbardhet Dardha

9 December 2024 at 08:32

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën.

Rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.

Specialistët e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rikthehen reshjet e borës në juglindje, zbardhet Dardha appeared first on Euronews Albania.

Juglindja zbardhet nga reshjet e dëbores, rreth 160 familje mbesin pa energji elektrike

9 December 2024 at 09:20

Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit. Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona. Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën.

Rreth 150 familje në fshatrat e Njësisë Administrative Rehovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin e zonës. Po ashtu, pa furnizim me energji kanë mbetur edhe 12 familje në fshatin Lekas.

Specialistët e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.

The post Juglindja zbardhet nga reshjet e dëbores, rreth 160 familje mbesin pa energji elektrike appeared first on Sot News | Lajme.

Deri në 30 centimetra dëborë në Juglindje, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji

By: E.K
1 December 2024 at 09:47

Reshjet e shumta të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e Shqipërisë kanë krijuar një situatë të vështirë, duke shkaktuar bllokime të rrugëve dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm në lartësitë mbi 800 metra, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin e mjeteve. Një […]

The post Deri në 30 centimetra dëborë në Juglindje, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji appeared first on FaxWeb.

Dëbora/ Rruga e re Korçë-Ersekë mbetet e bllokuar, hapen akset për në Dardhë dhe Voskopojë (VIDEO)

1 December 2024 at 08:42

Reshjet e dëborës të filluara prej ditës së djeshme në rajonin juglindor kanë sjellë edhe problematika me bllokim të akseve rrugore, si dhe me ndërprerje të energjisë elektrike. Mësohet se trashësia e dëborës në lartësitë mbi 800 metra ka arritur nga 15-30 cm, në majë të Bigllës në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë. Gjatë gjithë […]

The post Dëbora/ Rruga e re Korçë-Ersekë mbetet e bllokuar, hapen akset për në Dardhë dhe Voskopojë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë, trashësia arrin deri në 15 cm në disa fshatra

30 November 2024 at 23:31

Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në juglindje të Shqipërisë, duke sjellë trashësi deri në 15 cm në fshatrat Dardhë dhe Voskopojë.

Në akset nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, dëbora ka arritur nga 5 deri në 10 cm.

Grupet e punës janë në terren, duke vijuar pastrimin dhe kriposjen e rrugëve për të garantuar qarkullimin.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore për të shmangur incidentet në rrugët me dëborë./Ora News

The post Dëbora mbulon juglindjen e Shqipërisë, trashësia arrin deri në 15 cm në disa fshatra appeared first on Telegrafi.

Dëbora shton turistët në destinacionin e preferuar në stinën e dimrit

By: M C
30 November 2024 at 17:53

Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës shkoi deri në 10 centimetra, ndërsa vizitorët e fundjavës ndaluan për të shijuar magjinë e natyrës alpine.

Grupe vizitorësh të organizuar, apo me familje, nga Tirana, Durrësi dhe zona të tjera të vendit, e kanë Dardhën destinacionin e tyre të preferuar për pushimet e dimrit.

Ata që vijnë për herë të parë, zbulojnë jo vetëm bukuritë e natyrës fshehur nën petkun e bardhë, por edhe gatimet tradicionale dhe mikpritjen e banorëve të fshatit.

Pavarësisht reshjeve të borës, rruga drejt Dardhës, por edhe destinacionit tjetër turistik, Voskopojës, është e kalueshme normalisht.

The post Dëbora shton turistët në destinacionin e preferuar në stinën e dimrit appeared first on Albeu.com.

Dardha mbledh skiatorët/ Pushime në Korçë në fundjavën me borë

By: lia rda
30 November 2024 at 15:28

Vizitorë të shumtë iu drejtuan Dardhës këtë fundjavë për të shijuar pamjen piktoreske të fshatit turistik i zbardhur nga bora.

Dardha mbetet gjithnjë destinacion i preferuar i dimrit për qytetarët nga Tirana dhe zonat e tjera të vendit.

I tërheq jo vetëm natyrë, por edhe gatimet tradicionale si dhe mikrpritja e baorëve të fshatit.

“Nga Tirana vi, po korcare jam. Vimë shumë herë në vit. Kënaqemi shumë. S’ka si Korça”.

“Unë vi për herë të parë. Jemi të organizuar me një guidë. Rruga ishte shumë e bukur”.

“Vijmë nga Durrësi. Mrekulli, ditë e bukur. mikpritja, gatimet, gjithcka. Është hera e parë që vi”.

Pavarësisht reshjeve të borës, rruga drejt Dardhës dhe fshatit tjetër turistik, Voskopojës janë të kalueshme normalisht./abcnews.al

Reshjet e borës përfshijnë qarkun e Korçës, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

30 November 2024 at 08:32

Reshje e dëborës janë rikthyer sërish në qarkun e Korçës. Reshjet e borës kanë qenë prezente që prej orëve të para të mëngjesit, në lartësinë mbi 1300 m.

Në Dardhë dhe në Voskopojë trashësia e dëborës ka arritur në 5-10 cm. Ndërkohë kontraktorët ndodhen në terren për çdo situatë, ndërsa po bëjnë të mundur edhe kriposje të rrugës.

Aktualisht nuk raportohet për vështirësi apo problematika në qarkullimin e automjeteve.

/abcnews.al/

Bora mbulon fshatin Dardhë në Korçë, Rama publikon pamjet

17 November 2024 at 16:48

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë të dielën në rrjetet sociale pamje nga fshati Dardhë, i mbuluar tërësisht nga dëbora.

“Mirëmëngjesi nga Dardha!”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave në stinën e dimrit, kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas dhe të huaj.

Shtëpitë karakteristike të gurit me çati prej rrasash krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe autentike. Shumë prej tyre janë kthyer në bujtina për turistët.

Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit.

Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror. Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

The post Bora mbulon fshatin Dardhë në Korçë, Rama publikon pamjet appeared first on Telegrafi.

Dardha “vishet” me të bardha/ Pamje mahnitëse nga fshati turistik (FOTOT)

By: V K
17 November 2024 at 14:26

Dëbora e parë zbardhi disa fshatra në juglindje të vendit, duke sjellë jo vetëm të ftohtin, por edhe çeljen e sezonit turistik dimëror.

Fshati Dardhë një atraksion turistik gjithëstinor, është veshur këtë fundjavë me petka të bardha, duke bërë që operatorët turistikë në zonë të presin dhjetëra turistë dhe vizitorë të apasionuar pas turizmit malor.

“Unë quhem Edro dhe jam nga Brazili. Ështe viti i katërt që vij në Shqipëri, e dashuroj këtë vend. Sot ne Dardhe po luaja në dëborë me familjen time, është dëbora e parë e këtij viti në këtë fshat të bukur dhe po e shijojmë shumë. Vijmë çdo vit ne Dardhe, per te bere ski dhe iu them të gjithë miqve të mi ta vizitojnë këtë vend, sidomos në dimër, pasi Dardha është e veçantë”, – thotë një turist.

“Unë jam Loren, vij nga Brazili. Kam ardhur në Shqipëri me bashkëshortin tim, e vizitojmë vendin tuaj për herë të parë. Me pelqen shume Dardha, me pelqen ajri këtu, debora eshte shume e bukur. Ftoj të gjithë miqtë e mi të vijnë në Dardhë, nuk kam fjalë për këtë vend, për kënaqësinë që më jep. Fatmirësisht nuk patëm vështirësi kur erdhëm këtu, pavarësisht dëborës rruga ishte e kalueshme“, – thotë një turiste tjetër.

Ky fshat veç ajrit të pastër dhe bukurisë përrallore në stinën e dimrit, ofron edhe mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dimërore, ku më i preferuari mbetet pista e skive.

Këtu e gjejmë edhe pjesën më të madhe të turistëve.

Fshati turistik i Dardhës, 20 km në juglindje të Korçës, është një nga destinacionet më të veçanta që turistët e zgjedhin në çdo stinë të vitit.

 

 

 

 

The post Dardha “vishet” me të bardha/ Pamje mahnitëse nga fshati turistik (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

ZBARDHET KORÇA/ Borë në Dardhë e Voskopojë, ja situata në të gjithë qarkun

By: D Marku
16 November 2024 at 10:15

Një pjesë e mirë e qarkut të Korçës është përfshirë nga reshjet e borës, ku Dardha e Voskopoja janë zbardhur plotësisht.

Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës shkon në 10 cm, ndërsa në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë.

Më pak reshje bore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë.

Sipas informacioneve nuk ka probleme në rrugë dhe borëpastrueset ndodhen në terren.

The post ZBARDHET KORÇA/ Borë në Dardhë e Voskopojë, ja situata në të gjithë qarkun appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Reshjet e borës përfshijnë juglindjen gjatë natës

16 November 2024 at 09:22

Reshjet e borës gjatë natës kanë përfshirë të gjithë territorin e juglindjes.

Në zonat malore intensiteti i reshjeve ka qenë mesatar, ndërsa në zonat fushore ka pasur reshje të pakta bore.

Në rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafëthanën dhe Kolonjën nuk ka prezencë bore. Rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, në të cilat u ndërhy gjatë natës me mjete borëpastruese, dhe po qarkullohet normalisht.

Në Dardhe ka rënë 10 cm borë, në Voskopojë 5 cm.  Gjatë natës temperaturat zbritën në – 2 grade C, ndërsa temperaturat e ditës janë në vlera pozitive.

Bie bora e parë në Korçë, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

By: user7
16 November 2024 at 09:31

Petku i bardhë i borës ka krijuar një pamje magjepsëse në Korçë. Në Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në Voskopojë bora ka arritur 5 cm.

Raportohet se më pak dëborë ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë.

Deri tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve.

The post Bie bora e parë në Korçë, zbardhet Dardha dhe Voskopoja appeared first on Lapsi.al.

PO NDODH TANI/ Dardha e Korçës zbardhet nga dëbora (PAMJET)

By: user 6
15 November 2024 at 21:36

Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit. Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celsius, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.

The post PO NDODH TANI/ Dardha e Korçës zbardhet nga dëbora (PAMJET) appeared first on Lapsi.al.

❌
❌