Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit

By: user 6
6 July 2025 at 17:40

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë. Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit. Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues. Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç. Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme. Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë. Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara. Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas. Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat. Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit. /Marrë nga Monitor

The post Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on Lapsi.al.

REPORTAZH – Lufta po afrohet dhe familjet ukrainase sërish me valixhe në duar

KIEV, 1 korrik /ATSH/ – Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që të lëvizin sërish.

Evakuimet janë në proces e sipër dhe linja e frontit sa shkon e zgjerohet, prandaj banorët e fshatrave që gjenden në kufi me rajonin e Donjeckut nuk e dinë nëse do të kthehen ndonjëherë nëpër shtëpitë e tyre.

Damiri, gjashtëvjeçar, nga rajoni i Pokrovskut, zonë e shkatërruar nga lufta, nuk mund t’i mbajë lotët teksa familja e tij largohet prej shtëpisë së gjyshërve në Dnjipropetrovsk.

”Pse po qan?”, e pyet Mykola, gjyshi i Damirit.

”Nëna jote është me ty, edhe motrat edhe vëllai, do t’i mbash të gjithë në këmbë”, i thotë ai, duke shpresuar se do të shohë të buzëqeshur nipin.

Familja e Damirit është larguar nga Pokrovsku një vit më parë, ku e kishin ndërtuar një shtëpi, para se të niste lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë.

Tani, duke ikur për të dytën herë, familja ka pak shpresa që do të kthehet ndonjëherë aty.

”Nuk e di nëse apartamenti im është ende i paprekur. E di që tjerat në afërsi janë krejtësisht të djegura”, ka thënë Valentyna, gjyshja e Damirit për Current Time – kanalin televiziv në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës.

“Lagjja ku jetonin fëmijët e mi tani është rrafshuar me tokë”, ka shtuar ajo.

Këtë verë autoritetet në rajonin e Dnjipropetrovskut kanë urdhëruar evakuime të detyrueshme në disa zona kufitare.

Grave dhe fëmijëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në muajt e fundit, ky rajon – së bashku me qendrën e vullnetarëve dhe refugjatëve në qytetin e Dnjipros – është kthyer në shënjestër të shpeshtë të sulmeve ruse me dronë dhe raketa.

Serhiy Lysak, udhëheqës i administratës ushtarake lokale, ka thënë se rajoni goditet nga sulmet ruse “pothuajse çdo ditë” dhe që infrastruktura civile dhe zonat e banimit janë në rrezik të vazhdueshëm.

Në tentim e sipër për të kapur gjithë rajonin e Donjeckut, forcat ushtarake ruse janë duke çuar përpara ofensivën e tyre, duke sulmuar disa zona që janë në kufi të Dnjipropetrovskut.

“Lufta sa vjen e afrohet”, ka thënë motra adoleshente e Damirit, Amelia.

“Mund t’i dëgjosh të shtënat dhe shpërthimet. Duam të jemi sa më larg prej gjithë kësaj”.

Teksa gratë dhe fëmijët largohen, burrat qëndrojnë aty, me shpresën që situata do të stabilizohet dikur dhe familjet do të kthehen.

“Më vjen keq për nipat, mbesat dhe fëmijët, jo për veten”, shprehet Mykola.

“Do ta ruaj këtë vend me grabujën time”, shton ai teksa buzëqesh./ (REL)  /os/

The post REPORTAZH – Lufta po afrohet dhe familjet ukrainase sërish me valixhe në duar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse po ikin të rinjtë nga Shqipëria

By: user 4
30 June 2025 at 12:59

NgaGabriel HiltydheMartine M. Christensen

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj. Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak.”

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit. Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë.”

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Aulon Harizaj thotë se largimi nga vendi i tij i lindjes është më shumë sesa thjesht për rrogën e tij. Foto: Gabriel Hilty.

 është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai. “Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj.”

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Të zhvendosej në Tiranë nga një qytet rural ishte një ndryshim i madh për Anisa Çulanin. Foto: Gabriel Hilty.

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde.”

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e -së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE.”

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Vlora është një nga shumë qytetet e Shqipërisë që po vuan nga një rënie e popullsisë, dhe ndërtesat e braktisura shpesh qëndrojnë pranë hoteleve të ndërtuara rishtas. Foto: Gabriel Hilty.

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Aulon Harizaj duke shëtitur qenin e tij në shëtitoren në Vlorë. Foto: Gabriel Hilty.

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv.”

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit.”

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë.”/Reporter.al

The post Pse po ikin të rinjtë nga Shqipëria appeared first on Lapsi.al.

​Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

29 June 2025 at 15:29

Kosova po përballet me një shkallë të lartë të emigrimit (largimi i banorëve nga shteti) si pasojë e mungesës së perspektivës të qëndrueshme socio-ekonomike dhe mos stabilitetit politik. Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë e 700) qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi drejt shteteve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë.

Ndërsa, vetëm në vitin dymijë e njëzet e katër (2024) nga vendi kanë ikur mbi tridhjetë e shtatë mijë (37 mijë e 451) banorë. Derisa imigruan (janë kthyer) vetëm nëntë mijë e tridhjetë e tetë (9 mijë e 38) banorë. Ndërkohë në pesë vitet fundit në vend kanë imigruar (janë kthyer) vetëm katërdhjetë e një (41 mijë e 217).

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, viti 2021 arriti shifrën më të lartë të emigrimit në pesë vitet e fundit. Kjo shifër arriti 42 mijë e 728.

Tkurrja e popullsisë, konsiderohet një alarm, edhe për faktin se kjo dukuri ka sjellë pasoja të ndjeshme, jo vetëm në aspektin demografik, por edhe në ekonominë e vendit si në aspektin e konsumit, po ashtu edhe të dëmtimit të imazhit për investitorët e huaj.

Sociologu Genc Xërxa shpjegon disa nga arsyet që po detyrojnë këta qytetarë ta lënë atdheun.

Xërxa për KosovaPress thekson se të ardhurat e ulta për kokë banori, papunësia, rënia e cilësisë në arsim dhe ngecjet në sekrorin e shëndetësisë janë disa prej shkaqeve që kanë ndikuar të ikin të rinjt nga vendi për një jetë më të mirë.

“Së pari për shkak të mos perspektives socio-ekonomike apo të një jete më të mirë, duke ditur që kemi një papunësi të madhe… Shumica e vendeve fqinjë kanë dyfishuar GDP-në, ndërsa tek ne kemi një lloj stagnimi dhe rritje inflacioni, duke mos jep prespektivë të mirë socio-ekonomike. Në anën tjetër rrogat janë më të vogla në krahasim me vende tjera, pastaj nuk kemi sigurime shëndetësore jetësore që e bëjnë jetë më të mirë. Pastaj rinia nuk ka një edukim të mirëfilltë brenda Kosovës, dhe këto e bëjnë një sektorë apo një grup të madh faktorësh që i shtyjnë të ikin. Më e keqja është se në disa raste po ikin kuadro qe i bie me ikjen e trurit ku njerëzit janë në marrëdhënie pune….Në anëntjetër duke ditur stabilitetin politik që kemi prezent dhe jo sigurinë e cila gjithmonë kemi një lloj kërcënimi nga Serbia”, thotë ai.

Edhe disa prej qytetarëve thonë se zhvillimi i ngadalshëm ekonomik dhe mungesa e stabilitetit politik kanë ndikuar që të largohet një numër i madh i banorëve nga vendi.

Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë qytetari nga Prishtina, Qazim Imeri, i cili thekson se të rinjt nuk po arrijnë të gjejnë vende të qëndruesjme të punës në Kosovë.

Madje ai thotë se “Kosova ka ekonomi të dobët”. Për këtë arse ai arsyeton ikjen e të rinjve nga vendi.

“Po mendoj para së gjithash situata ekonomike, punësimi i pamundur. Të rinjt mendojnë për të ardhmen, ne çoftë se situata ekonomike është e dobët atëherë normal kanë të drejtë të largohen me kërkuar një vend më të mirë për të jetuar, të krijojnë një jetë më të mirë. Por situata politike gjithmonë ndikon patjetër, shihni çfarë situate kemi, prandaj ajo është paknaqësi e madhe. Rinia janë zhgënjyer edhe kanë te drejte më kërkuar një vend më të mirë”, thekson Imeri.

Qytetari Hajrush Fazliu shprehet i zhënjyer me programet e sektorit të arsimit, që sipas tij çdo qeveri bëri “eksperimente” duke mos pasur një edukim cilësor për të rinjve që të kontribuojnë në Kosove dhe jo në vendet e BE-së.

”Meqë vije nga fusha e arsimit do të thotë ka problemet e veta pas çlirimit, me vet faktin se shumë eksperimentohet arsimi. Çdo qeveri që vjen fillon nga e para kështu që edhe kjo e fundit me eksperimente që i bënë në arsim me programet, me kurrikulat që vërtetë e ka vështirësuar punën e pedagogëve por edhe te nxënëseve…Duke bëre shkollimin më atraktiv më të dashur, rinia jonë nuk ka nevojë për të ikur, nuk ka nevojë për ta lëshuar vendin…Kosova është një vend shumë i bukur, një vend shumë i dashur dhe ja kemi borxh Kosovës vërtetë me ja kthyer një rini sa më të shëndoshë….Sepse ne nuk e kemi luksin që Kosova të zbrazët,” thekson Fazliu.

Ndërsa, qytetari tjetër Islam Emini ndjen mall për fëmijët e vet që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit. Ai tregon se për çfarë arye ata qëndrojnë në një prej shteteve të Bashkimit Evropian.

“Po të rinjve në përgjithësi u mugojnë

punësimi, shkollimi, mjekësia dhe të ardhurat e tyre personale …..Ka shumë raste, unë kam dy djemtë jashtë, në Austri kanë dal si studentë, janë vendosur dhe tash jetojnë atje…Ata gjithmonë e kanë zemrën këtu… Mirëpo jeta nuk është e mirë atje, sepse ndiejn mall për atdhe, për familje, babë e nënë dhe të afërmit”, u shpreh Emini.

Sipas një hulumtimi të Institutit GAP, Gjermania është destinacioni kryesor i emigruesve dhe se kushtet ekonomike janë ndër arsyet kryesore që i nxisin qytetarët që të emigrojnë.

The post ​Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve appeared first on Telegrafi.

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 June 2025 at 09:14

Belgjika planifikon të vendosë kontrolle kufitare për të frenuar migrimin e parregullt. Kontrollet do të forcohen në rrugët kryesore, stacionet e trenave dhe aeroporte. Belgjika ndjek kështu shembullin e Gjermanisë. Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në këtë vend të BE, i cili kufizohet […]

The post Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera appeared first on BoldNews.al.

Braktisën emigrimin për Shkodrën, çifti Shkodran pas 35 vitesh emigrim investojnë në qytetin e tyre

By: Rovena
15 June 2025 at 14:55

Çifti shkodran Alda e Bepin Shtylla janë rikthyer në Shkodër pas 35 vitesh emigrim.

Ata kanë sjellë në qytetin e tyre të lindjes eksperiencën e përfituar në baret dhe restorantet italiane ku  kanë hapur një biznes .Alda thotë se vendosën të kthehen në Shkodër pas 3 dekadash e gjysmë pasi janë shumë të lidhur me qytetin e lindjes .

Në restorantin që kanë hapur kanë ekspozuar  njëkohësisht antikuarë, të cilat i kanë koleksionuar ndër vite.

Bepin Shtylla tregon se ka pasur gjithmonë pasion të koleksionoj objekte sidomos orët, por edhe magnetofonat. Ndërsa ka mësuar që ti riparoj ato duke I bërë funksionale. Thotë se biznesin e ngritën me fitimet e mbledhura gjatë punës së tyre në shtetin italian .

Përvojat e fituara në Itali dhe antikuarët e grumbulluara për mbi tre dekada kanë shtyrë çiftin Shkodran që ashtu si 35 vite më parë kur u larguan nga Shqipëria,  vendosin që të rikthehen për të përjetuar sërish “fillimin e ri”, por kësaj here në shtëpinë e tyre, në Shkodër./abcnews.al

Braktisja nga të rinjtë, qeveria pranon pasojat dhe miraton Planin Kombëtar të Veprimit 2025-2030

12 June 2025 at 15:27

Largimet me ritme të shpejta ndër vite të popullatës në emigracion, veçanërisht nga të rinjtë kanë ndikuar te struktura demografike e Shqipërisë, duke rritur ndjeshëm numrin e popullsisë së moshuar.

Fenomeni pranohet edhe nga institucionet shtetërore, ku me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) kanë marrë iniciativën të përgatisin “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025–2030” që emigracionin e të rinjve e adreson si një faktor shtytës drejt plakjes së popullsisë dhe rritjes së numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ose në kushte të vështira sociale.

“Braktisja e vendit me ritme të shpejta, sidomos nga të rinjtë, përveç se ka ndryshuar ndjeshëm strukturën demografike, ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ose në varfëri, gjë e cila në ndërveprim me barriera të ndryshme (si kushte të veçanta shëndetësore ose infrastruktura e dobët), pengon pjesëmarrjen e plotë dhe efektive në shoqëri”, citohen në dokument.

Përmes këtij dokumenti “Për miratimin e dokumentit politik për moshimin dhe të planit të veprimit 2025–2030”, i botuar në Fletoren Zyrtare qeveria jo vetëm që e njeh realitetin e emigrimit të të rinjve dhe pranon pasojat e tij afatgjata për sistemet e mbrojtjes sociale dhe ekonominë, por edhe pritet të veprojë me masa konkrete përfshirë integrimin dhe përmirësimin e kushteve të të moshuarve.

“Deri më tani, politikat për mbrojtjen e të drejtave të personave të moshuar, pavarësisht arritjeve, nuk kanë mundur të trajtojnë me përparësi nevojat më kritike të moshës së tretë. Megjithatë, ndryshimet demografike të theksuara dhe kushtet e vështira ekonomike për të moshuarit, përfitues të pensioneve urbane, rurale ose sociale, kanë bërë që qeveria t’i japë një rëndësi më të madhe zhvillimit të politikave të dedikuara për këtë grup-moshë. Ky plan veprimi mbështetet në parime të tilla, si: të drejtat e barabarta, integrimi social, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, garantimi i aksesit në shërbimet sociale dhe mbështetjen institucionale”, theksohet ndër të tjera në dokument.

Në dokument gjithashtu duke iu referuar të dhënave të fundit të Censit 2023 theksohet problematika e plakjes së popullsisë dhe masat për adresimin e fenomenit.

Midis censeve 1989 dhe 2023 përqindja e njerëzve të moshës 65+ u rrit nga rreth 5.3% në 19.7%. Të dhënat e censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në censin e 2001-shit.

“Parashikimet tregojnë se kjo do të arrijë në 26.4% deri në vitin 2050.

Kjo prirje sjell implikime të rëndësishme për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor dhe sistemet e mbështetjes ekonomike, si dhe ndikon në mundësitë e nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Raporti i varësisë për të moshuarit është rritur, nga 16.4% në 2011 në 24.4% në 2023. Në vitin 2023, raporti i varësisë së të moshuarve tejkaloi atë të të rinjve.

Çështjet që lidhen me krijimin e një mjedisi mbrojtës për individë në nevojë, gradualisht janë përfshirë në listën e prioriteteve të qeverisë shqiptare gjatë dhjetëvjeçarit të fundit”, theksohet ndër të tjera në dokument./ Monitor

The post Braktisja nga të rinjtë, qeveria pranon pasojat dhe miraton Planin Kombëtar të Veprimit 2025-2030 appeared first on Sot News | Lajme.

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

9 June 2025 at 08:35

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023 treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe. Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i […]

The post Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka kultura të pastra

3 June 2025 at 14:37

Të gjitha fetë, tregimet, gjuhët dhe normat tona janë përzier dhe ngatërruar nëpërmjet lëvizjeve dhe shkëmbimeve përgjatë historisë.

Nga: Inanna Hamati-Ataya, profesoreshë në Universitetin e Groningenit në Holandë / Aeon.co
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Në vitet 1990, një brez i tërë u privua nga ndërgjegjja historike, përmes një rrëfimi të fuqishëm dhe në dukje të paprecedentë. Ky tregim, i krijuar në kohën kur Lufta e Ftohtë po mbaronte, shpallte se kufijtë – realë apo imagjinarë – kishin pushuar funksionin që kishin më parë. Njerëzit nuk ishin më të mbyllur brenda gjeografive apo identiteteve të tyre të vjetra. Ata tani banonin në një botë të re që dukej sikur ishte shkëputur nga zhvillimi i zakonshëm i shoqërisë njerëzore.

“Globalizimi” ishte koncepti i zgjedhur për të përshkruar këtë moment transformues në historinë njerëzore. Ai përshkruante se si teknologjitë e reja dhe rrjetet e lidhjes kishin afruar papritur komunitetet njerëzore dhe i kishin bërë ato të përshkueshme nga një rrjedhë e pakontrollueshme njerëzish, idesh, mallrash dhe praktikash kulturore, të cilat lëviznin lirshëm nëpër tregjet e integruara të ekonomisë botërore. Në vijim të këtij transformimi, u shfaqën edhe termat e rinj që shprehnin një ankth të ri: bota ishte bërë vërtet “fshati global” të cilin Marshall McLuhan e kishte parashikuar në vitet 1960, por një botë e formësuar nga korporatat shumëkombëshe dhe “globalistët elitarë” që flisnin një “anglishte globale” hegjemone, dhe të cilët udhëhiqnin një “homogjenizëm” shkatërrues (ose “Mekdonaldizëm”) të kulturave njerëzore të cilin kufijtë kombëtarë ishin shumë të dobët për ta ndaluar.

Gjatë tri dekadave të fundit, gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar ta shohin botën tonë “globale” si një mallkim. Me ndrydhjen e përmasave kohë-hapësirë, globalizimi duket se na ka shkëputur nga logjika dhe rrjedha e historisë. Identitetet tona të dyshimta, bastarde – të qepura nga copa të kulturave të ndryshme – duken të papajtueshme me traditat “autentike” dhe mënyrat e jetesës së të parëve tanë. Jemi bërë të huaj për vendet që ata i quanin atdhe, për mënyrën si visheshin, si ushqeheshin apo si komunikonin mes vete. Dhe, pa një model se si të jetojmë dhe pa përvojën nga e cila do të mësojmë, sirenat shurdhuese të lëvizjeve kundër globalizimit po na tërheqin gjithnjë e më shumë drejt identiteteve dhe kufijve më të sigurt të një të kaluare të artë dhe të humbur.

Ky tregim mbi globalizimin është historia më e suksesshme frikësuese e kohës sonë. Dhe, si të gjitha rrëfimet e frikshme, ajo ushqen frikën tonë nga e panjohura e madhe.

Por, gjithçka është një iluzion. Nuk ka ndonjë botë të re globale.

E tashmja jonë na duket e tillë vetëm sepse kemi harruar të kaluarën tonë të përbashkët. Globalizimi nuk filloi në vitet 1990, as në mijëvjeçar e fundit. Kujtimi i kësaj historie të vjetër dhe të përbashkët është një rrugë drejt një tregimi tjetër, që fillon shumë, shumë më herët – shumë përpara ardhjes së zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit, anijeve që lundronin nëpër oqeane, dhe rrugëve të mëdha të mëndafshit që përshkonin kontinentet. Tregimi i globalizimit është i shkruar përgjatë gjithë historisë njerëzore. Atëherë, pse vazhdojmë ta rrëfejmë këtë histori gabimisht?

Një endje nëpër tregun Grote Markt, në qytetin holandez të Groningenit, diku në vitet 2020. Një zonjë që drejton një tezgë e pyet një klient nëse e do humusin “natyral”, me çfarë nënkupton “të pastër”. Ai duket i hutuar, ndërsa ajo i tregon me dorë për variantet portokalli, të gjelbër dhe vjollcë të humusit që ka në ofertë. Atij i duhej pak kohë që të provonte versionin origjinal – atë pastë të zbehtë që e kishte shtyrë të konsumonte më shumë qiqra, fara susami dhe vaj ulliri se të gjithë paraardhësit e tij së bashku – kështu që humusi vjollcë do të duhej të priste për një ditë tjetër. Ai murmuriti: “Të vërtetin, ju lutem”, dhe nxiton drejt një tezge tjetër për të marrë artikullin e fundit në listën e tij të blerjeve: patatet, përbërësin më elementar të kuzhinës holandeze. Diku tjetër në treg, klientë të tjerë kërkonin përbërësit e tyre të preferuar. Disa kërkonin miell gruri të plotë për një bukë të fermentuar në stilin francez ose oriz basmati për një recetë irakiane; të tjerët blenë miell misri për një puding nigerian, domate për një salcë të freskët makaronash italiane, apo ullinj për një sallatë greke.

Tregjet si ky janë vende të përsosura për të vëzhguar lëvizjen dhe përzierjen e njerëzve, mallrave, ideve dhe zakoneve – atë që sot e quajmë globalizim. Ato janë gjithashtu vende ku mund të fillojmë të imagjinojmë historinë më të gjatë të këtij procesi.

Shumë tregje historike u themeluan shumë përpara epokës sonë globale. Kur Grote Markt filloi të funksiononte në fundin e Mesjetës, pak nga prodhimet që sot janë në dispozicion të komunitetit ndërkombëtar të Groningenit, do të kishin qenë të pranishme. Në atë kohë, vizitorët e tregut vinin gjithashtu nga territore më të afërta dhe më të kufizuara, dhe shumica e tyre ende flisnin dialektet e tyre rajonale. Por, në vitin 1493, horizontet imagjinative të jetës së përditshme në këtë dhe në tregjet e tjera evropiane, papritur u zgjeruan, pasi nisi të qarkullonte lajmi për një zbulim të jashtëzakonshëm: ekzistonte një botë e panjohur njerëzore përtej brigjeve të Evropës. Ishte një botë aq e papritur dhe aq e ndryshme, në dukje, saqë tronditi ndërgjegjen evropiane në themel.

Pasi Kristofor Kolombi [Christopher Columbus] në vitin 1492 mbërriti në tokat të cilat më vonë do të quheshin “Amerikat”, njerëzimi përjetoi një proces katërqindvjeçar të integrimit intensiv botëror, të nxitur nga imperializmi, tregtia, feja, një kulturë e re e lëvizjeve dhe një kureshtje intelektuale dhe e çliruar nga zinxhirët e traditës. Ndërsa u krijuan rrjetet e sigurta të lidhjeve detare dhe tokësore, popujt e “Botës së Vjetër” dhe “Botës së Re” u bashkuan në mënyrën më të dhunshme dhe më transformuese të mundshme. Ky proces hapi atë që historiani Alfred W Crosby Jr në vitin 1972 e quajti “shkëmbimi kolumbian”: një lëvizje e gjerë ndërkontinentale, e nxitur nga njeriu, e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave që bartnin sëmundje – një shkëmbim që ndryshoi përgjithmonë profilin biologjik të Tokës dhe jetën ekonomike, kulturore dhe politike të banorëve të saj.

Për shumë historianë, kjo “epokë e hershme moderne”, që shtrihet nga vitet 1500 deri në vitet 1800, përfaqëson fazën e parë të globalizimit. Sipas tyre, kjo periudhë solli në jetë ekonominë e parë globale kapitaliste dhe tregun e parë të integruar botëror, e nisi një përzierje të paprecedentë të kulturave dhe etnive vendore dhe kristalizoi ndërgjegjen e parë globale për një botë të përbashkët. Ajo ishte aq e fuqishme, saqë ndikimet e saj vazhdojnë të ndihen deri sot në dieta, gjuhë, ekonomi, regjime shoqërore dhe juridike, balanca ndërkombëtare të fuqisë politike e ushtarake, si dhe në kornizat dhe institucionet shkencore. Madje, kjo epokë ndihmoi në formësimin e koncepteve tona filozofike për “vetveten”, të lindura nga tronditja e evropianëve përballë zbulimit të “tjetrit”.

Por, edhe kjo epokë nuk ishte epoka e parë globale në historinë njerëzore. Ajo vetë ishte produkt i lëvizjeve, takimeve dhe shkëmbimeve më të hershme globale. Në fakt, globalizimi i hershëm modern ishte thjesht një episod i përshpejtuar i një procesi të përgjithshëm që ka qenë i pranishëm prej dhjetëra mijëra vitesh.

Kujtesa kolektive njerëzore është një depo e pjesshme dhe e papërsosur e ballafaqimeve tona me njëri-tjetrin në kohë. Ne nuk jemi të mirë kujtesë dhe aq më pak në pranimin e mënyrave se si këto përballje kanë formësuar shoqëritë, kulturat dhe ekonomitë tona të sotme. Atëherë, si ndodhi që harruam?

Teoricienët e globalizimit që ndjekin sociologun Roland Robertson, përdorin termin “glokalizim” për të përshkruar mënyrën se si kulturat lokale përthithin produktet e tregut global dhe i shndërrojnë ato në diçka që duket e re. Nëpërmjet këtij procesi, mallrat që vijnë nga jashtë – teknologjitë, idetë, simbolet, stilet artistike, praktikat shoqërore apo institucionet – asimilohen, duke u bërë rikrijime hibride që marrin kuptime të reja. Këto rikrijime më pas ripërdoren si shenja të reja të dallimeve kulturore apo klasore, duke i sedimentuar produktet e huazuara kulturore në vetëdijen kolektive deri në atë pikë saqë nuk i njohim më si të huaja. Dhe, kështu, globalja bëhet lokale, e huaja bëhet e njohur, dhe “tjetri” bëhet “ne”. Glokalizimi është mënyra dhe arsyeja pse ne harrojmë kolektivisht. Ky është mashtrimi i heshtur i çdo globalizimi në historinë tonë: harresa jonë është metoda dhe vula e suksesit të tij.

Çdo brez përvetëson trashëgimitë e shkëmbimeve globale dhe i rimodelon ato si të vetat. Gërmimi në sedimentet që paraardhësit tanë kanë lënë në ndërgjegjen kolektive, nuk është një detyrë që ne e bëjmë natyrshëm. Është një akt kujtese dhe vetënjohjeje që mund të tronditë identitetet tona, sepse bie ndesh me proceset që u japin atyre “autenticitet”.

Ky gërmim bëhet edhe më i vështirë për shkak të prirjes sonë për t’u përqendruar te unikja e së tashmes. Duke u kufizuar vetëm në hollësitë e momentit aktual global, ne shpërfillim manifestimet më të dukshme të së kaluarës së thellë të globalizimit. Merrni parasysh këto tipare të gjera dhe përcaktuese të qytetërimit njerëzor: disa prej feve tona botërore, paradigmën dominuese të komunikimit të shkruar dhe normat etike të sjelljes shoqërore që gjerësisht janë të përbashkëta. Merrni parasysh edhe mënyrën (kuazi-)universale të jetesës agrare dhe rendin tonë ushqimor e psikotropik që mbështetet në një numër jashtëzakonisht të vogël bimësh të kulturave të niseshtes (si gruri, misri, orizi), kafshësh të zbutura (lopë, pula) dhe stimuluesish (kafe, sheqer) që konsumohen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë planetin. Këto karakteristika i paraprijnë epokës sonë “globale” mijëra vjet më parë. Dhe, mund të thuhet me plot të drejtë se janë tipare më themelore të kulturës njerëzore dhe ilustrime më përfaqësuese të globalizimit sesa K-popi [muzika pop e Koresë së Jugut] apo sandalet gjermane [Birkenstock] – të cilat vetë janë një rimarrje e vonë e produkteve identike ose të ngjashme që kanë qarkulluar prej të paktën 10 mijë vjetësh.

Fenomenet globale të këtij lloji ndjekin një model të përsëritur që mund ta njohim lehtësisht përgjatë historisë sonë: produkte kulturore që udhëtojnë rreth globit nëpërmjet teknologjive gjithnjë e më të sofistikuara të lidhjes. Para internetit ishin aeroplanët dhe anijet me kontejnerë. Përpara tyre, ishin telegrafi elektrik, hekurudhat, anijet me avull, shtypshkronjat, gazetat, karavelat, sistemet e shkrimit, karrocat dhe kuajt e devetë. Para gjithë këtyre ishin shenjat më të hershme ideografike dhe anijet e para lundruese të Epokës Paleolitike.

Çdo teknologji e re lidhjeje ka hapur ose zgjeruar rrugët e lëvizjes dhe të shkëmbimit, duke krijuar epoka të globalizimit që kanë lënë gjurmë të qëndrueshme në ndërgjegjen njerëzore. Nëpër këto rrugë, ndërveprimi shoqëror i ka kthyer gjuhët lokale në gjuhë globale dhe në gjuhë të përbashkëta – si frëngjishtja, arabishtja, kinezishtja klasike, gjuha nahuatle, maja, greqishtja apo akadishtja – të cilat kanë lehtësuar dhe përforcuar marrëdhëniet ndërkulturore. Si rezultat, kultura materiale, idetë dhe risitë kanë mundur të qarkullojnë më lehtë në çdo periudhë historike të shkëmbimit. Kështu janë përhapur në botë, si stolitë “parahistorike” ashtu edhe fanellat. Kjo është arsyeja pse monoteizmi dhe rrëfimi i përmbytjes së madhe gjenden në kaq shumë vende të ndryshme. Dhe, kjo shpjegon se pse ide të caktuara, si teoria e lëngjeve trupore apo mekanika kuantike, janë bërë mënyra të përbashkëta të të kuptuarit të botës.

Asnjë sistem kulturor që ka rëndësi për ekzistencën tonë, nuk i shpëton këtij modeli të formimit global. Merrni për shembull sistemet ushqimore që na mbajnë gjallë, si dhe praktikat kulinare. Kur e lidhim pataten me kuzhinën “tradicionale” evropiane ose me zinë e bukës në Irlandë, ne harrojmë origjinën e saj nga Andet dhe udhëtimet globale që e bënë atë të pranishme në kuzhinat familjare dhe restorantet e ushqimit të shpejtë anembanë botës. Histori të ngjashme të harruara mund të tregohen edhe për ushqime të tjera të përhapura: domatet dhe misri nga Amerika, orizi nga Azia Lindore dhe Afrika, dhe gruri, elbi e ullinjtë nga Azia Jugperëndimore. Kjo harresë është arsyeja se pse shumë simbole vendore kulinare, si vera franceze apo hamburgerët amerikanë, shndërrohen lehtësisht në toteme dhe mitologji të identitetit kombëtar. Rrushi “vendor” për verë dhe bagëtitë që mbushin tregjet botërore sot, janë produkte përfundimtare të migrimeve globale që kanë filluar që në Epokën Neolitike.

Shenjat kulturore të identitetit të cilat i ruajmë më me xhelozi – kuzhinat tona, fetë, gjuhët dhe zakonet shoqërore – janë produkte të globalizimeve të mëparshme. Kur i manifestojmë këto shenja kulturore si elemente “autentike” të identiteteve tona, në thelb po manifestojmë kulturën tonë të përbashkët njerëzore, të lindur nga një zinxhir i gjatë takimesh dhe shkëmbimesh.

Globalizimi mund të vëzhgohet përgjatë gjithë historisë njerëzore. Ai shfaq një shkallë të tillë qëndrueshmërie, saqë duhet të jetë një element thelbësor i evolucionit të shoqërisë njerëzore. Larg së qeni thjesht një mënyrë jetese apo një këndvështrim – apo një shpikje e elitave – globalizimi mund të kuptohet si proces masiv nëpërmjet të cilit kultura njerëzore evoluon dhe riprodhon vetveten.

Kultura është mënyra se si jemi përshtatur ndaj mjedisit që ndryshon, për të mbijetuar dhe për të lulëzuar. Kulturat, në shumës, janë shfaqjet e veçanta të kulturës njerëzore në kohë dhe vende të ndryshme. Këto dy kategori – kultura njerëzore dhe kulturat – janë përafërsisht ekuivalente me idenë biologjike të “gjenotipit” (kodi ynë thelbësor) dhe “fenotipit” (shfaqjet e tij të ndryshueshme). Historia e globalizimeve tona është historia e mënyrës se si variacionet fenotipike të kulturës njerëzore kanë qarkulluar dhe e kanë transformuar në mënyrë kumulative gjenotipin tonë kulturor.

Qasjet përjashtuese dhe ndjenjat kundër globalizimit lindin nga një ngatërrim i këtyre kategorive. Kuzhinat kombëtare apo rajonale, për shembull, që ngulitin ndjenja krenarie për identitetin dhe shkaktojnë ndjenja neverie apo përçmim ndaj kuzhinave të të tjerëve, nuk janë veçse variante të një tipari të përbashkët të sjelljes njerëzore – gatimit – që na dallon nga të gjitha speciet e tjera. Gatimi është një tipar i jashtëzakonshëm dhe me domethënie të vërtetë për “identitetin” tonë si specie. Më pak domethënëse është se cilat kultura përdorin këtë apo atë përbërës.

Veçantia e kulturave lokale është një iluzion më vete. Kur shihen në një plan afatgjatë, kufijtë e tyre mjegullohen dhe shkrihen me njëri-tjetrin. Por, vetëdija e një individi apo e një brezi nuk është aq e gjerë sa të përfshijë përmasën e thellë kohore ku shtrihet kultura njerëzore. Dhe, kështu, ne harrojmë.

Historitë kombëtare që na mësohen, gjithashtu e fshijnë këtë tregim të gjatë të lëvizjes kulturore. Ato priren të përqendrohen në tregime të inovacionit të cilat theksojnë momentet e krijimit. Në realitet, ka shumë pak tregime të origjinës apo shpikjes së vërtetë.

Tregimet e qarkullimit dhe përvetësimit janë të shumta dhe ofrojnë një rrëfim shumë më interesant dhe më të saktë për historinë tonë të përbashkët. Merrni parasysh rrotën, e cila u shpik disa herë në forma, materiale dhe madhësi të ndryshme. Vetëm një ose shumë pak nga këto raste u përhapën globalisht me efekte të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme. Merrni alfabetin: ai u shpik vetëm një herë, ndoshta rreth vitit 1700 p.e.s. (ose edhe më herët), por u përvetësua në forma të ndryshme për qindra herë dhe sot shërben si bazë për sistemet tona globale të komunikimit. Shpikja ka rëndësi në këto tregime, por po aq i rëndësishëm është edhe qarkullimi i atyre zbulimeve.

Kultura jonë është kozmopolite sepse ne jemi specie kozmopolite. Ne jemi qytetarë të botës, jo të kombeve – për të përmendur Sokratin dhe [njërin prej etërve themelues të ShBA-së] Thomas Paine. Ajo që na ka lejuar të lulëzojmë, fizikisht dhe në aspektin kulturor, nuk është qëndrueshmëria jonë, por lëvizshmëria jonë. Pa të, ne do të kishim prej kohësh qenë të zhdukur.

Lëvizshmëria kërkon lirinë e lëvizjes. Kjo është një e drejtë themelore të cilën shpesh e lëmë pas dore ndërsa përqendrohemi te liritë e tjera të çmuara që kemi fituar më vonë – liria e mendimit, e besimit dhe e shprehjes. Lëvizja e lirë ka siguruar mbijetesën tonë dhe na ka lejuar të lulëzojmë në një planet për të cilin nuk ishim natyrshëm të përshtatshëm për ta banuar kaq gjerësisht. Harresa e kësaj të drejte të çmuar e bën më të lehtë dorëzimin ndaj ideologjisë dominuese të dallimit të rrënjosur.

Na mësojnë se të kesh “rrënjë” do të thotë të kesh një atdhe. Do të thotë të përkasësh në një vend dhe te një popull i caktuar, diçka që ngrihet në nivelin e të qenit vetvetiu i mirë. Qytet-shtetet, shtetet kombëtare dhe format e tjera të organizimit politik të bazuara në territor, shpesh e shenjtërojnë “rrënjën” dhe qëndrimin e palëvizshëm, ndërsa e zhvlerësojnë, e kontrollojnë apo madje edhe e ndalojnë lëvizshmërinë. Urrejtja e thellë që u drejtohet shpesh nomadëve, emigrantëve dhe imigrantëve, njerëzve pa shtet, refugjatëve të zhvendosur dhe komuniteteve “udhëtuese”, është shenjë e kësaj ideologjie disiplinuese territoriale, e cila riprodhohet vazhdimisht nga paradigma e atdheut. Një antagonizëm i ngjashëm manifestohet ndaj të ashtuquajturve globalistë apo “elita kozmopolite” të cilët investojnë kohën, burimet dhe interesat diku tjetër dhe përfundojnë duke ndarë vlerat dhe mënyrat e jetesës që janë të panjohura për vendet nga ku kanë ardhur. Me fjalët e ish-kryeministres britanike Theresa May: “Nëse beson se je qytetar i botës, atëherë je qytetar i askundit”.

Në përgjigje të deklaratës së Mayt, filozofi Kwame Anthony Appiah vuri në dukje se “kozmopolitizmi”, ashtu siç ishte konceptuar fillimisht në Greqinë e lashtë, nuk ishte i papajtueshëm me idenë dhe praktikën e shtetësisë. Appiahu e konsideroi ironik faktin që kozmopolitët janë shndërruar në “objekte dyshimi”, pikërisht në një kohë kur etosi i tyre humanist i shtetësisë së zgjeruar dhe veprimit kolektiv është ajo që na nevojitet më shumë për të përballuar sfidat globale të kohës sonë. Ky është një etos përgjegjësie, për mirëqenien e të tjerëve, që kapërcen dallimet kombëtare dhe kulturore.

Por, ironia shkon edhe më thellë. Ekologët përdorin termin “kozmopolit” për të përshkruar speciet të cilat janë të shpërndara në të gjithë planetin. Rinoqeronti i zi është endemik në Afrikë – dhe dikur kështu ishim edhe ne. Por, skifteri peregrin është kozmopolit – dhe kështu u bëmë edhe ne. Ky kozmopolitizëm ekologjik, ashtu si homologu i tij humanist, nuk është në kundërshtim me të kundërtën që, në dukje, i kundërvihet: mënyrën tonë të veçantë të qëndrimit në vend. Ne jemi, njëkohësisht, specia e parë e linjës sonë që mësoi të vendosej dhe të krijonte shtëpi të qëndrueshme, dhe e para që mësoi të banojë në të gjithë planetin. E arritëm këtë duke lëvizur vazhdimisht, veten dhe shtëpitë tona – dhe qindra miliona prej nesh vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, një në çdo 30 njerëz të gjallë në vitin 2020 ishte migrant. Ky numër pritet të rritet ndërsa popullsitë vazhdojnë të largohen nga varfëria, degradimi mjedisor dhe konfliktet e armatosura lokale – apo thjesht të kërkojnë kushte më të mira jetese në një ekonomi globale, të begattë në aspektin asimetrik. Kjo lëvizje nuk është e re: globalizimet e mëparshme përfshinin migrime ndoshta edhe më të mëdha. Historia jonë është një histori e lëvizjes së pandërprerë, ndërsa njerëzit përshkonin planetin, përzienin popullsi dhe kultura përgjatë mijëvjeçarëve. Kjo histori globale e harruar është ende e lexueshme në të dhënat arkeologjike dhe të gjenomeve që na kanë lënë paraardhësit tanë.

Genealogjia e lëvizjes së lirë njerëzore është e thellë – dhe po aq e thellë është edhe domethënia e saj. “Odiseajada” jonë e parë kozmopolite gjatë Epokës Paleolitike zgjati nga 200 mijë deri rreth 15 mijë vjet më parë, dhe harta e saj shpjegon tregimin e jashtëzakonshëm të transformimit tonë kozmopolit. Rrugët që morëm teksa lëviznim nëpër botë, zbulojnë se si një specie endemike afro-tropikale, me pak gjasa për të mbijetuar ndryshimet radikale klimatike të vendit origjinal, arriti të vendosej në një planet me habitat të llojllojshëm. Kulturat tona rajonale janë produkte të zgjuara të këtij udhëtimi të mrekullueshëm, të krijuara ndërsa përshtatëm kulturën tonë të përbashkët njerëzore me ekologji të ndryshme dhe iu përgjigjëm risive të udhëtarëve të tjerë që takuam gjatë rrugës.

Në fund të fundit, në përmasën e plotë të kohës dhe historisë së thellë njerëzore, ne të gjithë jemi migrantë – dhe gjithmonë kemi qenë. Sepse, lëvizja është reagim i përshtatjes ndaj rreziqeve ekzistenciale që vijnë nga mjediset tona ekologjike dhe shoqërore. Ajo është mënyra se si e ruajmë dinjitetin tonë individual dhe kolektiv kur kushtet e jetesës bëhen të paqëndrueshme, të padurueshme dhe mizore. Rrënjosja e detyruar dhe lëvizshmëria e detyruar janë devijime që bien ndesh me vetë procesin e krijimit të një shtëpie – procesin përmes të cilit arrijmë të përkasim.

Herë pas here, megjithatë, prirja jonë natyrore për të lëvizur, për t’u përzier dhe për të shkëmbyer shkakton një ankth të thellë. Kjo ndodh sepse globalizimi përjetohet gjithmonë këtu dhe tani nga akterë shoqërorë që janë amnezikë ndaj lëvizjeve dhe përzierjeve kulturore të së kaluarës. Këtyre anktheve periodike ua kemi borxh shpikjet e tilla si pasaportat dhe kufizimet e udhëtimit, projektimet urbane me ndarje etnike, ndalimet e martesave të përziera si dhe të ushqimeve, librave apo modave të caktuara. Por, këto masa dështojnë përfundimisht. Merrni për shembull tortilat e misrit, të cilat spanjollët e epokës së hershme moderne i konsideronin dikur si një kërcënim ekzistencial dhe shpirtëror për trupin dhe shpirtin e krishterë. Sot, misri “jo i krishterë” është pjesë e kulturës së përditshme botërore – dhe vetë krishterimi tashmë është një fe botërore, pavarësisht ndalimeve të hershme ndaj të konvertuarve dhe ideve të tij.

Anti-globalizmi shpesh shprehet në shumë nivele, të cilat mund të kombinohen në narrativa të fuqishme ideologjike. Në vitin 1686, Franca ndaloi pambukun indian për shkak të ndikimit të tij negativ ekonomik në industrinë kombëtare të tekstileve. Por, për të kundërshtuar popullaritetin e tij të pakontrollueshëm, propaganda shtetërore pretendonte se këto tekstile kishin efekte të dëmshme morale për shpirtin e publikut francez. Ankthet aktuale anti-globaliste dhe thirrjet për ta “çglobalizuar” botën, ndjekin narrativa të ngjashme, të cilat janë bërë më të theksuara në të ashtuquajturën “polikrizë” të epokës sonë – ku thuhet se krizat politike, ideologjike, mjedisore, ekonomike dhe ushtarake po konvergjojnë dhe po cenojnë sigurinë tonë.

Megjithatë, koha jonë nuk është domosdoshmërisht unike, dhe për këtë arsye nuk jemi të painformuar për mënyrat si të diagnostikojmë dhe të reagojmë ndaj këtij rrëfimi të përgjithësuar për një kolaps të afërt global. E ashtuquajtura “Krizë e Përgjithshme” e shekullit XVII ofron një krahasim mahnitës me situatën tonë dhe mësime të paçmueshme për kohën e sotme. Ai shekull përjetoi një numër të paparë revolucionesh politike dhe të luftërave në thuajse të gjitha rajonet e botës. Kjo trazirë shoqërore ndodhi në klimën e paqëndrueshme të Epokës së Vogël të Akullnajave, një periudhë ftohjeje globale që zgjati të paktën nga shekulli XVI deri rreth shekullit XIX, duke ndikuar në ekonominë botërore përmes ndërprerjes së prodhimit ushqimor dhe përhapjes së sëmundjeve epidemike. “Infektimi” i dukshëm i Krizës së Përgjithshme, i përshkruar nga vëzhgues në të gjithë hemisferën veriore dhe i përcjellë nëpërmjet rrjeteve globale të informacionit, shkaktoi një ndjenjë të përbashkët melankolie dhe zymtie që përforcoi vizionet apokaliptike dhe parashikimet për fundin e botës. Ajo që dukej se kishte sjellë këtë kaos ishte lidhja e paprecedentë e botës. Si pasojë, u ngritën zërat të cilët kërkonin një tërheqje kulturore drejt sistemeve të besimit ortodoks të qytetërimeve rajonale dhe një mbrojtje më të madhe nga ndikimet e jashtme. Një përgjigje e hershme dhe ekstreme ndaj këtyre ideve anti-globaliste ishte politika sakoku e Japonisë, për izolim pothuajse total, e cila filloi në vitin 1633 dhe përfundoi dy shekuj më vonë me pak sukses.

Në epokën tonë të tanishme, lëvizjet anti-globaliste kanë kaluar së fundmi nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme të politikës kombëtare dhe globale. Pakënaqësia e justifikuar ndaj padrejtësive të përjetuara në nivel lokal nga ekonomia globale, dhe ndikimi gjithnjë e më i madh i ndryshimeve globale klimatike, tashmë u shtrinë në një zemërim ndaj dimensioneve shoqërore dhe kulturore të globalizimit. Identitarizmi, një ideologji politike që thekson ruajtjen e etnive dhe kulturave “perëndimore”, sipas një koncepti të ngushtë, është bërë strategjia më e lehtë dhe më efikase për të mobilizuar pakënaqësitë lokale dhe për t’i drejtuar ato ndaj çdo gjëje që perceptohet si kërcënim për mirëqenien e atyre që vuajnë. Epoka e shëmtuar e nacionalizmit është kthyer.

A është identitarizmi nacionalist etosi që do të përdorim tani për të përballuar kërcënimet e përbashkëta ekzistenciale që na presin në shekullin e ardhshëm? Pse të mos jetë? A ka kush që dyshon se kufijtë kombëtarë do të shndërrohen sërish në kufij fizikë të shenjtë dhe se do të mbrohen me ashpërsi ndaj atyre që largohen nga shkatërrimi mjedisor, ekonomik apo ushtarak i shtëpive të tyre? A dyshojmë se do të ngrihen zërat e rrjedhshëm, të nxitur nga synimet më (jo)fisnike për të justifikuar plumbat patriotikë të drejtuar ndaj “migrantëve të huaj” dhe refugjatëve klimatikë dhe se udhëheqësit do të deklarojnë se këta njerëz të zhvendosur nuk mund të priten për shkak të numrit dhe të kulturave të tyre dhe për shkak të rrezikut që ata paraqesin për jetën tonë të sigurt – për “identitetin” tonë?

Skenarë të tillë janë tepër të mundshëm, duke pasur parasysh rritjen e këndvështrimeve ksenofobike, si ideja konspirative e një “Zëvendësimi të Madh” sipas së cilës elitat – të imagjinuara si çifutë dhe pakica të tjera – kanë nisur një plan për të zëvendësuar të ashtuquajturit evropianë autoktonë të bardhë me popullata të tjera të perceptuara si më pjellore dhe më kërcënuese. Këto botëkuptime raciste konvergojnë në mënyrë të rrezikshme me keqkuptimin publik mbi “racën”, siç reflektohet në ethet e fundit për testet e prejardhjes gjenetike. ADN-ja ka pak lidhje me “identitetin”, ashtu siç e kanë ndërtuar atë ideologjitë shoqërore e politike, dhe shumë më tepër ka lidhje me gjeografinë fizike dhe shoqërore. Gjenet tona janë rezultat i lëvizshmërisë së përshtatjes së njeriut, si dhe udhëtimeve, takimeve të pasura dhe lidhjeve të reja që liria jonë e lëvizjes i ka bërë të mundshme për dhjetëra mijëra vjet. Gjenomi ynë nuk e tregon të gjithë historinë tonë, por tregimi që ai ofron dëshmon se si globalizimet e së kaluarës na kanë bërë ata që jemi sot.

Ndërsa kërkojmë mënyra për të komunikuar me njëri-tjetrin përtej ideologjisë kokëfortë të dallimit, duhet të përgatitemi edhe për shtrembërimet dhe manipulimet e ardhshme të kuptimit aktual shkencor dhe historik të identitetit. Disa njerëz sot mbartin disa gjene të cilat paraardhësit e tyre në Epokën Pleistocene i trashëguan nga kontaktet me kushërinjtë tanë neandertalë dhe denisovanë eurazianë, të cilët disa komunitete Homo sapiens i takuan gjatë udhëtimeve të tyre të zgjerimit kozmopolit. Si mund të interpretohet dhe përdoret një dallim i tillë gjenetik në të ardhmen, nga ata që janë të vendosur ta çojnë identitarizmin deri në konkluzionet më qesharake – apo më vrastare? A do të shpallin se disa njerëz nuk janë mjaftueshëm “të pastër” për të gëzuar lirinë, sigurinë dhe dinjitetin që njohim si të drejta natyrore të njerëzimit? Apo, përkundrazi, do të ngremë në piedestal gjenin neandertal apo denisovan si shenjë e “veçantisë” euraziane, për të ringjallur narrativa të epërsisë racore, të ngjashme me ato që dikur përhapeshin në arkeologji mbi natyrën gjoja më të “zhvilluar” të atyre fosileve njerëzore që gjendeshin më larg prejardhjes afrikane të specieve tona?

Paleontologët që ngulin këmbë të përdorin etiketën “njerëz” për të gjithë gjenin Homo, ndërsa rezervojnë atë të “njeriut modern” për përfaqësuesit e mbijetuar të linjës (d.m.th. për ne), ndoshta e kuptojnë më mirë pjesën e rreziqeve të manipulimeve ideologjike të taksonomive shkencore. Por, në tregun e hapur të ideve ku gjithçka qarkullon në emër të lirisë së mendimit dhe të shprehjes, si mund të mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin nga këto rreziqe, nëse ende e perceptojmë pluralitetin si kërcënim për mbijetesën dhe nuk arrijmë të shohim pasurinë e kulturës sonë të përbashkët njerëzore?

Luftërat që zhvillojmë kundër njëri-tjetrit janë, në thelb, që të gjitha luftëra civile. Derisa t’i njohim si të tilla, ato do të mbeten tragjedi të cilat i pranojmë si të natyrshme – ose tmerr që e çmojmë në emër të nocioneve madhështore që na shiten nga zëra të zhurmshëm që njohin frikën tonë më mirë sesa pasurinë e botës dhe të historisë sonë. Ne kemi qenë gjithmonë globalë – dhe ky është identiteti ynë i përbashkët. Është mënyra jonë e veçantë për të qenë dhe për të mbetur në botë si një familje. Çfarëdo që çmojmë në njerëzoren dhe kulturën tonë, është krijuar nga udhëtimet dhe takimet tona globale. Përmes tyre, ne do të vazhdojmë të shkruajmë tregimin se si u bëmë ne. /Telegrafi/

The post Nuk ka kultura të pastra appeared first on Telegrafi.

Gjermania dëbon shqiptarët, Welt: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Shqipëria dhe Kosova!

By: M C
27 May 2025 at 19:16

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter Krings, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU, të ketë bërë thirrje për zgjerimin e fluturimeve të tilla, ndërkohë që avioni më i fundit me shqiptarë të refuzuar, u nis nga Hanoveri.

“Ky është më shumë se një simbol”, mësohet të ketë thënë Krings. “Këto fluturime duhet të intensifikohen. Ne kemi nevojë për më shumë fluturime të tilla kthimi dhe masa dëbimi, sepse ligji i azilit ka dy anë: Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për të – por edhe të dëbojmë ata që nuk kanë realisht nevojë, ose që e kanë humbur këtë të drejtë pasi kanë kryer akte të dhunshme.”-kanë qenë komentet e tij.

Zyrtari i lartë shtoi se ne gjithashtu duam t’ua bëjmë të qartë njerëzve se ata që duhet dhe mund të largohen nga vendi, nuk ka përse të presin të njëjtin nivel mbështetjeje nga shteti gjerman.

Krings mbështeti sakaq sistemin e paraburgimit në pritje të dëbimit për kriminelët dhe uljen e përfitimeve për të gjithë ata që duhet dhe mund të largohen nga Gjermania.

Një avion i nisur nga aeroporti Hannover-Langenhagen të hënën drejt Prishtinës dhe Tiranës, thuhet se transportonte rreth 70 persona të dëbuar, përfshirë dhe të dënuar për krime të ndryshme.

The post Gjermania dëbon shqiptarët, Welt: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Shqipëria dhe Kosova! appeared first on Albeu.com.

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May 2025 at 08:22

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së. Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; […]

The post Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi masiv, shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

By: user 11
14 May 2025 at 08:14

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së.

Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.

Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm.

Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).

Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse

Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.

Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..

Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.

Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.
Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.

Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona. /Monitor

The post Emigrimi masiv, shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë appeared first on Lapsi.al.

12 dështime në 12 vite

20 April 2025 at 15:36

Nga Artan Hoxha Rilindja po plotëson 12 vite në qeverisje, 8 prej të cilave e vetme në timon, ndërsa po kërkon një tjetër mandat 4 vjeçar duke shmangur llogaridhënien për bilancin e shkuar e duke shpërqendruar vëmendjen përmes premtimit të anëtarësimit të përshpejtuar në Bashkimin Europian në vitin 2030-divulguar përmes metaforës së pasaportës europiane nga […]

The post 12 dështime në 12 vite appeared first on BoldNews.al.

Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

By: V K
1 April 2025 at 08:37

Vitet e fundit, ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.

Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.

Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria.

Edhe në vitin 2022 emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).

Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun).

Më pas, tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.

Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022, kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.

Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).

Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë.

Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34-vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50-vjeç.

 

 

Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023. Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune.

Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34-vjeç, me dominim të 25-30-vjeç.

E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.

Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, ç`ka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e

Bashkimit Europian është edhe më i lartë sesa raportohet.

Sipas Eurostat, në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende (shih shënimin metodologjik).

Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.

Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.

Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).

Nga ana tjetër, Slovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7)./MONITOR

The post Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE appeared first on Albeu.com.

VOA: Ndikimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe

By: Oldi
21 January 2025 at 20:22

Në Malësi të Madhe fenomeni i emigrimit të familjeve po ndikon në rënien e fuqisë punëtore dhe ekonominë e zonës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, vështirësitë e kushteve ekonomike, por edhe të jetesës, vazhdojnë të nxisin largimin e familjeve nga kjo zonë. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, nga viti […]

The post VOA: Ndikimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe appeared first on BoldNews.al.

Raporti global/ Nga emigrimi “nga halli” te krimi ekonomik, 5 rreziqet për Shqipërinë

By: user 11
16 January 2025 at 08:28

Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF).

Pavarësisht gjetjeve në rang global, duket se vendi ynë do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti. Sipas raportit pesë rreziqet kryesore janë:

1.Emigrimi i detyruar

2.Mungesa e punës dhe/ose talentit

3 Krimi dhe veprimtaria ekonomike e paligjshme

4.Shërbime publike dhe mbrojtje sociale të pamjaftueshme

5.Pabarazia (pasuria, të ardhurat).

Emigrimi i detyruar “hall i përbashkët” i rajonit

Emigrimi i pavullnetshëm ( i detyruar) dhe mungesa e fuqisë punëtore apo e talenteve janë dy nga 5 risqet kryesore që mbizotërojnë edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, dhe Kosovë (Mali i Zi nuk përfshihet në raport).

Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota tani dhe në 10 vitet e ardhshme

Gati një e katërta (23%) e të anketuarve në “Raportin e Rreziqeve Globale” renditën konfliktin e armatosur me bazë shtetërore si shqetësimin më urgjent për vitin 2025.

Keqinformimi dhe dezinformimi u përmendën si rreziqet kryesore gjatë një horizonti kohor dy-vjeçar për të dytin vit radhazi, ndërsa shqetësimet mjedisore si ngjarjet ekstreme të motit, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit dominuan në renditjen e rrezikut 10-vjeçar.

Ngjarjet ekstreme të motit, të cilat përfshijnë valë të nxehti, tornado dhe përmbytje, u shfaqën dukshëm midis rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata. Kriza klimatike po e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më intensiv.

Raporti vjen pasi afro 3000 liderë nga më shumë se 130 vende përgatiten të marrin pjesë në takimin vjetor të WEF. Veprimtaria katër-ditore nis të hënën (20 janar) në fshatin malor zviceran të Davos.

“Rritja e tensioneve gjeopolitike, një thyerje e besimit global dhe kriza klimatike po e tensionojnë sistemin global si kurrë më parë.

Në një botë të karakterizuar nga thellimi i ndarjeve dhe rreziqeve të shumta, liderët globalë kanë një zgjedhje: të nxisin bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë, ose të përballen me paqëndrueshmëri të shtuar. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta”, tha në një deklaratë Mirek Dušek, drejtor menaxhues në WEF.

Sondazhi merr në konsideratë rreziqet në periudhën afatshkurtër deri në vitin 2025, afatshkurtër dhe afatmesëm deri në vitin 2027 dhe afatgjatë deri në vitin 2035. Më shumë se 900 ekspertë globalë të rreziqeve, politikëbërës dhe udhëheqës të industrisë u anketuan në shtator dhe tetor të vitit të kaluar për të informuar raportin.

“Bota është në një gjendje të rëndë”

WEF tha se konflikti i armatosur u anashkalua si një rrezik kryesor afatshkurtër dy vjet më parë, një zhvillim që reflekton tensionet gjeopolitike në rritje dhe një peizazh global gjithnjë e më të përçarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka paralajmëruar më parë se bota po përballet me numrin më të madh të konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përmendur pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, si dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Disa nga rreziqet e tjera afatshkurtra të identifikuara në raportin e fundit të WEF përfshijnë polarizimin shoqëror, spiunazhin kibernetik, ndotjen dhe pabarazinë./ Monitor

The post Raporti global/ Nga emigrimi “nga halli” te krimi ekonomik, 5 rreziqet për Shqipërinë appeared first on Lapsi.al.

Të rinjtë në Dibër, me sytë drejt emigrimit për një jetë më të mirë

By: FAKTOJE
13 January 2025 at 10:21

Autorë: Ergi Kebej, Ruben Qoka, Bekim Rina, Emiljano Dobi, Mariglen Dobi

Muhurri, një fshat i vogël në Dibër ofron një jetë të qetë dhe të thjeshtë për banorët e tij, por për të rinjtë kjo qetësi shpesh shndërrohet në mungesë mundësish. Sipas të rinjve, jetesa këtu është e vështirë për shkak të mungesës së aktiviteteve dhe infrastrukturës, që do të mundësonte zhvillimin profesional dhe krijimin e mundësive për brezin e ri.

Mungesa e aktiviteteve për të rinjtë

Në Muhurr, dita për të rinjtë kalon mes rutinës së përditshme, shkollë-shtëpi. Fshati ka vetëm një kalçeto, e cila mbetet shpesh e pashfrytëzuar për shkak të mungesës së të rinjve. Në zonë nuk ka një bibliotekë për të rinjtë dhe as aktivitete kulturore ku ata mund të angazhohen.

“Dita ime në Muhurr është një ditë pa aktivitete, vetëm shkollë-shtëpi. Fshati për ne nuk afron mundësi për të kaluar kohën e lirë. Në fshat nuk kemi asnjë mundësi për të zhvilluar ndonjë aktivitet sportiv, sepse nuk ka moshë të re. Në zonën tonë kemi vetëm një kalçeto, por nuk ka të rinj që ta shfrytëzojnë, ndërsa bibliotekë nuk ka këtu”, tregon Ergi, gjimnazist.

Në gjimnazin “Dine Hoxha” të Muhurrit mësojnë vetëm 35 nxënës, një shifër që tregon qartë numrin e ulët të të rinjve që kanë mbetur në zonë. Mungesa e kushteve për të zhvilluar aktivitete sportive, kulturore apo sociale është një prej shqetësimeve të të rinjve.

“Në zonën tonë ka mbetur një numër shumë i vogël i moshës së re, sepse nuk kanë kushtet e mira për të siguruar të ardhmen e tyre”, thotë Bekimi, një tjetër gjimnazist.

“Emigrimi, shpresa për një jetë më të mirë”

Një pjesë e madhe e të rinjve në Muhurr e shohin të ardhmen e tyre larg fshatit. Për ta, emigrimi është një zgjidhje për të siguruar një jetë më të mirë dhe më shumë mundësi. Në fakt, shumë të rinj tashmë janë larguar nga fshati, duke lënë pas vetëm të moshuar aty.

“Unë të ardhmen time pas gjimnazit e shoh jashtë vendlindjes. Kam menduar të largohem në një vend që më mundëson një të ardhme më të mirë”, shprehet Ergi.

Kjo është një dëshirë e përbashkët për shumicën e të rinjve që e ndiejnë mungesën e mundësive për zhvillim dhe mirëqenie në vendin e tyre.

“Unë të ardhmen time e shoh jashtë shtetit për të siguruar një jetë dhe një të ardhme më të mirë sepse këtu ku jemi nuk mundet që sigurojmë jetën tonë.

Në zonën tonë ka mbetur një numër shumë i vogël i moshës së re, sepse nuk kanë kushtet e mira për të siguruar të ardhmen e tyre”, thotë Bekimi.

Largimi masiv i të rinjve

Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Ndërsa, referuar të dhënave të Censusit 2024, numri i popullsisë në Shqipëri ka rënë më 418,864 banorë, apo 14,8%, krahasuar me 2011. Këto të dhëna sugjerojnë se vendi është pakësuar çdo vit mesatarisht me rreth 35 mijë banorë në 12 vitet e fundit.

*Artikulli është realizuar nga nxënës të gjimnazit “Dine Hoxha” në Dibër, në kuadër të projektit “Echoes of Youth, Reporting for Change”. Projekti po zbatohet nga Qendra Agritra-Vizion në partneritet me Faktoje.al. Ky projekt mbështetet nga Programi “Rrugë Alternative”, financuar nga Qeveria Britanike dhe menaxhuar nga zyra e Këshillit Britanik në Shqipëri. 

Mentore: Ilda Hoxha

The post Të rinjtë në Dibër, me sytë drejt emigrimit për një jetë më të mirë appeared first on Faktoje.al.

Shpopullimi nuk po ndalet, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

6 January 2025 at 08:02

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin. Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të […]

The post Shpopullimi nuk po ndalet, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi appeared first on BoldNews.al.

Tiranës i ikin të rinjtë, kanë rënë me 22% ndërmjet 2011-2023

3 January 2025 at 15:51

Tirana është i vetmi qark në vend që njohu një rritje të lehtë të popullsisë me 1.2%, ndërmjet 2011 dhe 2023, por nga ana tjetër ka pësuar rënie të mprehtë të popullsisë së re në moshë 15-19 vjeç. Sipas të dhënave nga Cens 2023 qarku i Tiranës kishte 158,288 persona të moshës 15-29 vjeç, nga […]

The post Tiranës i ikin të rinjtë, kanë rënë me 22% ndërmjet 2011-2023 appeared first on BoldNews.al.

Analiza e DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

1 January 2025 at 19:34

Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien globale. 1. Donald Trump 2.0 fillon në janar Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri: Donald Trump, presidenti i zgjedhur i ekonomisë më të madhe në botë. Kjo do të thotë se zhvillimet […]

The post Analiza e DW: Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌