Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

FOTO/ Vullnet Sinaj sfidon Ramën: Të hapen kamerat e 11 majit

By: redi
16 July 2025 at 17:46

Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj. Si pjesë e listës së hapur, Vullnet Sinaj mori 8757 vota. Në një kërkesë zyrtare drejtuar kreut të KQZ-së…

Source

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

By: xhir jeta
28 May 2025 at 10:59

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e Vullnet Sinajt. PD kërkoi që të detyrojë Kuvendin të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmerinë e mandatit të Sinajt.

Kërkesat e PD drejtuar Kushtetueses:

  1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
  2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
  3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj

Në përfundim të seancës Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës/ abcnews.al

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

By: user7
28 May 2025 at 11:29

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se përmes bizneseve ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Më 5 mars, PD dhe Partia e Lirisë iu drejtuan kushtetueses me kërkesën që të bëjë deklarimin të papajtueshëm të vendimit të 30 janarit 2025 në parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e Sinajt.

PD e cilëson si të papajtueshëm mandatin e ligjvënësit socialist dhe për këtë shkak i është drejtuar me firmat e 14 deputetëve, mes tyre edhe Erisa Xhixho, përfaqësuese e Partisë së Lirisë, që Gjykata Kushtetuese të detyrojë Kuvendin e Shqipërisë për dërgimin në këtë institucion të “mocionit të konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj appeared first on Lapsi.al.

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për papajtueshmërinë e mandatit të Vullnet Sinajt

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 14 deputetëve të Partisë Demokratike për deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Vendimi i gjykatës është bërë publik në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese po ashtu ka rrëzuar edhe kërkesën për të detyruar Kuvendin për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, 14 deputetë të grupit parlamentar të PD-së iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Kërkesa e tyre u bë pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

/a.f/

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për papajtueshmërinë e mandatit të Vullnet Sinajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

14 May 2025 at 09:37

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave edhe sa i përket votave të kandidatëve në listat e hapura, teksa mbeten vetëm ato të diasporës, të cilat mund të bëjnë ndonjë surprizë tek listat e deputetëve që futen në Kuvend. PS do të fut 5 deputetë nga lista e hapur e Vlorës, teksa kandidati […]

The post Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet appeared first on BoldNews.al.

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

10 May 2025 at 19:56

Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital ka denoncuar skemën kriminale të blerjes së votave për deputetin e PS Vullnet Sinaj në zonën e Selenicës dhe në lumin e Vlorës. Blerësit e votave përmenden me emra, teksa sipas denoncuesit, ata mbrëmjen e djeshme kanë bërë listat e fundit për shpërndarjen e zarfave në zonë dhe se sot […]

The post Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn appeared first on BoldNews.al.

Rrezik në ajër! Shfaqja me parashutë në fushatën e PS për pak shndërrohet në tragjedi

5 May 2025 at 20:18

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi dy ditë më parë një takim elektoral me qytetarët e Himarës. Takimi dhe “shfaqja” e organizuar duke se nuk shkoi siç ishte planifikuar pasi parashuta e përgatitut për “spektaklin” përsoi një incident të rëndë.

Parashutisti ishte Xhonatan Ismali, një nga më të njohur në vendin tonë, por edhe pse me eksperiencë, i riu nuk u ul siç duhej në tokë dhe rrëzimi i tij shkaktoi një moment tensioni.

Mësohet se ndihma e shpejtë e ekipit të emergjencës bëri që parashutisti të shpëtonte pa dëmtime serioze teksa këtë e ka konfirmuar vetë e dashura e tij, moderatorja Roza Lati.

“Është çdo gjë ok. Shëndoshë e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Shfaqja me parashutë në fushatën e deputetit socialist Vullnet

Nga ana tjetër, policia ka reaguar duke proceduar penalisht parashutistin për uljen e rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

The post Rrezik në ajër! Shfaqja me parashutë në fushatën e PS për pak shndërrohet në tragjedi appeared first on Sot News | Lajme.

Xhonatan Islami bie me parashutë në miting, nën hetim nga policia

By: gaze tare
5 May 2025 at 14:21

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një mitingu elektoral dy ditë më parë në Himarë. Për të impresionuar qytetarët që në fakt s’kanë nevoj për show, Vullnet Sinaj kishte menduar të shoqëronte fjalimin e tij me një spektakël ajror: një parashutist do të fluturonte mbi turmën.

Por ajo që nisi si një shfaqje propagandistike për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Parashutisti, i cili rezulton të jetë 28-vjeçari Xhonatan Islami – i njohur si sportist i aventurave ekstreme dhe partneri i moderatores Roza Lati – humbi kontrollin në momentin e uljes dhe përfundoi i përplasur në një pemë, pranë zonës bregdetare ku ndodheshin edhe shumë pushues.

Fatmirësisht, Islami ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë ka pësuar një dëmtim në këmbë. Ngjarja shkaktoi panik mes qytetarëve të pranishëm, të cilët u vunë në rrezik nga ulja e pakontrolluar e parashutistit.

Policia e Himarës ka reaguar menjëherë, duke proceduar penalisht Xhonatan Islamin për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”. Materialet për këtë rast janë referuar tashmë në Prokurori.

The post Xhonatan Islami bie me parashutë në miting, nën hetim nga policia appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Himarë! Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt/ PAMJET

By: Ela
3 May 2025 at 22:52

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë gjatë një tubimi elektoral. Mësohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist në qarkun Vlorës, Vullnet Sinaj, ka bërë një ulje të gabuar duke u përplasur në një shtyllë dhe më pas në tokë. Në fotot e mëposhte shihet momenti kur parashutistit […]

The post E rëndë në Himarë! Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale të Vullnet Sinajt/ PAMJET appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote

By: V K
21 April 2025 at 15:44

Fushata elektorale po shkon drejt javëve të fundit dhe pritet që beteja midis kandidatëve, sidomos atyre në listat e hapura, të thellohet.

Përtej përplasjeve brenda llojit dhe debateve me opozitën, ka dhe deputetë të cilët po trafikojnë votën e tyre, duke përfituar nga marrëdhëniet që kanë në rrethe të ndryshme.

Një nga rastet më klasike, është ai i deputetit Vullnet Sinaj, i cili dikur deklaroi se do të largohej nga politika, më pas tashmë ka hyrë në garë, CNA ka mundur të investigojë dhe zbulojë lidhje të forta se si Vullnet Sinaj, nëpërmjet strukturave të ndryshme, bizneseve që ka në dispozicion, por dhe marrëdhënieve, siç e ka raportuar CNA, direkte, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po tenton të bëjë shkëmbim votash.

Në Tiranë, Vullnet Sinaj, ka dhënë orientime për të votuar Fatmir Xhafajn, pra deputetin e dalë nga drejtorët e dosjes “5D”. Pra, nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Erion Veliajt, në vitin 2021.

Tani në vitin 2025, Xhafaj ka gjetur një tjetër skemë, orienton njerëzit e tij në Vlorë, votoni Vullnet Sinajn dhe Vullnet Sinaj nga ana tjetër, i jep votat Fatmir Xhafajt në Tiranë.

Duket si një lojë e thjeshtë politike, midis dy kolegësh, por në fakt nuk është e tillë. CNA, ka mundur të investigojë se po bëhet një betejë e fortë nga burgu i Durrësit, për të orientuar votën, pra Erion Veliaj, është përfshirë në një aksion politik.

Gjithashtu, deputeti i drejtorëve të dosjes “5D”, Fatmir Xhafaj, është jo vetëm në listën e hapur në Tiranë, por kërkoi që me influencën e tij të “trafikojë” vota në qarqe të ndryshme, duke përfshirë kandidatë të Partisë Socialiste, “unë të jap 5 apo 10 votat e mia që kam në Pogradec, Vlorë a gjetkë dhe ti më jep mua ato në Tiranë”.

E njëjta skemë po përdoret me Vullnet Sinaj, ku jo vetëm Fatmir Xhafaj, por dhe familjarë të tij, po kërkojnë votën për Vullnet Sinajn në Vlorë, me kthimin e votës, duke votuar njerëzit e Xhafajt për Vullnetin në Vlorë. Njerëzit e Vullnetit, përfshirë këtu struktura të biznesit etj., të votojnë për Fatmir Xhafajn.

Skema është e qartë dhe ashtu siç CNA raportoi, që “Latifi” i Erion Veliajt, po kërkon të zgjidhet deputet duke bërë pazare dhe trafikim vote, nga një qark në një qark tjetër.

Megjithëse muaj më parë deklaronte se do të tërhiqej nga politika, tani jo vetëm ka hyrë në listë, por kthehet në “Latifin” e Erion Veliajt, në një bashkëpunim që nuk është vetëm nëpërmjet Fatmir Xhafajt, por edhe nëpërmjet vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Ky i fundit, është njeriu që shpërndan paratë në media për deputetin socialist dhe nëpërmjet reklamave ashtu siç CNA e ka thënë shpesh, politika kap median dhe e shfrytëzon atë për propagandën e saj.

CNA, do të sjellë të tjera detaje dhe fakte se si persona të caktuar janë përfshirë në këtë fushatë, familjarë, të afërmit e Fatmir Xhafajt, individë me të shkuar kriminale, të cilët kërkojnë votën në Vlorë për llogari të Vullnet Sinajt dhe ky i fundit më pas e kthen respektin dhe nderin e votës që merr në Vlorë, duke votuar Fatmir Xhafajn në Tiranë.

Bashkimi i të dy kandidatëve është Erion Veliaj që ndodhet në burgun e Durrësit, por dhe një skemë, e cila përtej faktit që duket interesante është një skandal brenda socialistëve, sepse tregon një ndarje të madhe dhe një betejë të ashpër brenda llojit, duke krijuar intriga, thika pas shpine dhe skema apo skenarë për të goditur një koleg apo një tjetër, përfshirë këtu edhe sulme në media që paguhen nga Vullnet Sinaj, apo janë paguar nga inceneratorët, nga dosja “5D” e kështu me radhë./ Burimi: CNA.al

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote appeared first on Albeu.com.

Kush i ngjan më shumë?/ LaCivita gjen sozi në Shqipëri (FOTO)

By: user 6
15 April 2025 at 22:36

Ardhja e Chris LaCivita në krye të fushatës së PD-së ishte një lajm që tërhoqi goxha vëmendje. Tashmë lajm po bëhet diçka tjetër. Në rrjetet sociale qarkullojnë edhe disa sozi të tij.

Ngjashmërinë fizike me të e ka pranuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj. Në një intervistë në News 24 ai tha se nuk ka asnjë problem me kundërshtarët e tij politikë dhe se e ka vënë re se ai dhe LaCivita duken shumë të ngjashëm fizikisht.

Chris LaCivita i socialistëve, Vullnet Sinaj: Nuk kam gjë me të, por… -  Tellalli

“Nuk kam problem me kundërshtarin, nuk kam gjë me atë, por kam parë që jemi si sozi të njëri-tjetrit” – tha Sinaj.

Jemi si sozi”- Ngjashmëria me Chris LaCivita, reagon deputeti Vullnet  Sinaj: Nuk më lidh gjë me të, por… - Gazeta Shqiptare Online

Ngjashmërinë me LaCivita ia vunë në dukje edhe avokatit Edmond Petraj, por ai e hodhi poshtë.

No photo description available.

“Nuk më lidh asgjë me atë. Nuk besoj se ngjajmë” – tha ai gjatë një bisede në ABC News. ©LAPSI.al

The post Kush i ngjan më shumë?/ LaCivita gjen sozi në Shqipëri (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Sinaj: Listat e hapura na ulin me këmbë në tokë, PS synon 9 mandate në Vlorë

By: redi
14 April 2025 at 17:59

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka komentuar kandidimin e tij në listën e hapur të PS për qarkun e Vlorës, si dhe pritshmëritë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sinaj u shpreh se mbështet plotësisht vendimin e Ramës dhe kryesisë së PS për vendosjen e deputetëve aktualë në lista të hapura, duke e cilësuar si një hap që i afron më shumë me qytetarët. ”Në fillim kisha dyshime nëse duhej të…

Source

Pastori i ‘Mrekullive’/ Njeri i Zotit apo mashtrues?

By: Ardit
28 March 2025 at 22:01

Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin nëntokësor të një vile në rrugën kryesore të Saukut, kryen çdo të dielë në drekë skena qesharake ekzorcizmi përballë dhjetëra personave, me pretendimin se do ti çlirojë ata nga demonët që i kanë pushtuar. Kastrioti, nga Bilçi […]

The post Pastori i ‘Mrekullive’/ Njeri i Zotit apo mashtrues? appeared first on BoldNews.al.

Lista/ Vullnet Sinaj sërish në garë, ja kandidatët e PS-së për Vlorën

By: Ardit
12 March 2025 at 20:57

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, ka prezantuar kandidatët për deputetët në qarkun Vlorë. Qarku i Vlorës Blendi Çuçi Zamira Sina Erjona Ismaili Piro Vengu Lista e hapur Vasil Llajo Ardit Bido Gjergji Merkuri Ina Majko Vullnet Sinaj- deputet aktual Evis Allushi Klevis Kaso Brunilda Mersini […]

The post Lista/ Vullnet Sinaj sërish në garë, ja kandidatët e PS-së për Vlorën appeared first on BoldNews.al.

PD çon në Kushtetuese mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Partia Demokratike ka kërkuar interpretimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, në Gjykatën Kushtetuese.

14 deputetë të grupit parlamentar të PD-së kanë depozituar në Kushtetuese kërkesën ku kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të deputetit  Vullnet Sinaj si dhe detyrimin e Kuvendit për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të Vullnet Sinajt.

Kërkesa vjen pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post PD çon në Kushtetuese mandatin e deputetit Vullnet Sinaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD çon mandatin e deputetit socialisit Vullnet Sinaj në Kushtetuese

By: redi
5 March 2025 at 16:35

Partia Demokratike ka kërkuar interpretimin e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj në Gjykatën Kushtetuese. 14 deputetë kanë depozituar në Kushtetuese kërkesën ku kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj si dhe detyrimin e Kuvendit për…

Source

Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares ndryshon skuadër, prezantohet tek ekipi ballkanas

By: Ardit
14 February 2025 at 20:42

Lëvizje surprizë në merkato, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Jon Mersinaj, është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, teksa është prezantuar te skuadra e Osijekut, po në elitën e futbollit kroat. Për kartonin e ish-futbollistit të Laçit, skuadra e Osijekut, pagoi vetëm 200 mijë euro, duke bërë kështu një përforcim të rëndësishëm për prapavijën. Skuadra e re […]

The post Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares ndryshon skuadër, prezantohet tek ekipi ballkanas appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca mbron me votë mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

31 January 2025 at 10:21

Në një sallë gjysëm të boshatisur pas një seance të gjatë parlamentare deputetët e mazhorancës rrëzuan me 61 vota kundër dhe 12 abstenim projektvendimin “Për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtushmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj“. Në mesin e votave kundër ishte dhe ajo e deputetit të Partisë […]

The post Mazhoranca mbron me votë mandatin e deputetit Vullnet Sinaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌