Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbushi 20 vjet nga shpallja pasuri botërore e UNESCO-s, teksa mbetet një ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër organizoi sot, me këtë rast, një sërë aktivitetesh në kalanë e qytetit.

Pjesë e festimeve ishte çelja e një ekspozite fotografike, si dhe një koncert me këngë polifonike dhe valle tradicionale.

Turistë të shumtë që vizitonin kalanë iu bashkuan grupit të këngëve dhe valleve, pasi kishin dëshirë ti njihnin më shumë ato.

I konsideruar si një qytet që përbën dëshmi unike të traditës kulturore të jetës së zhvilluar në shekujt XIV-XV, në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shekullin e XIII, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa Pazari, i vendosur në qendër të qytetit, ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme me rrugica të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.

/k.s//r.e//a.f/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 July 2025 at 09:53

Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. /ATSH/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

By: Kult Plus
13 July 2025 at 17:48

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët. Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash. Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë. Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij.

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

By: V K
13 July 2025 at 08:07

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore.

Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

 

 

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris, u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët.

Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash.

Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë.

Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij.

The post UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore appeared first on Albeu.com.

Kështjellat e mbretit Ludwig trashëgimi e kulturës botërore

By: Rovena
13 July 2025 at 07:44

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët. Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash. Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Ludwig i II është konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë. Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij./DW

UNESCO i jep edhe një shans Ohrit

By: Kult Plus
12 July 2025 at 20:58

Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut iu dha një vit tjetër për të përmbushur një sërë detyrimesh dhe për të vepruar sipas rekomandimeve të vërejtura në raportet e mëparshme të Misioneve të Monitorimit Reaktiv, për të cilat do të duhet të paraqitet raport në UNESCO deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, dyzet organizata nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vende të tjera evropiane kanë të shprehur publikisht shqetësimin nga në lidhje me vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Organizatat akuzojnë Komitetin se ka injoruar përsëri rekomandimet e ekspertëve.

“Komiteti i Trashëgimisë Botërore u informua për transformimin shqetësues të pronës më shumë se dy dekada më parë. Njëzet e dy vjet më vonë dhe pasi tre misione ngritën alarmin se Rajoni i Ohrit është de-facto Trashëgimi Botërore në Rrezik, Komiteti ka vendosur përsëri të injorojë ekspertët dhe të shpërblejë shpërfilljen e Konventës me një shans tjetër. Nuk kemi arsye të besojmë se këtë herë do të jetë ndryshe. Ne besojmë se me këtë vendim Komiteti ka tradhtuar parimet mbi të cilat është themeluar dhe ka minuar në mënyrë aktive vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thonë nga Organizatat.

Kryetari Komunës së Ohrit Kirill Pecakov thotë se po përpiqet në përmbushjen e kërkesave të UNESCO-s, megjithatë kritikon Shqipërinë për mosbashkëpunim sa i takon statusit dhe përmbushjes së kërkesave.

“Kemi edhe shumë për të punuar, megjithatë ajo që më shqetëson më shumë si kryetar i qytetit të Ohrit, edhe pse Ohri është në sulm ose më aktual kur flitet për statusin e UNESCO-s megjithatë duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për rajonin e Ohrit ku varet nga dy shtete dhe nga më shumë komuna në përparimin e komunave dhe të gjithë atë që e bëjmë si Komuna. Më shqetëson se një nga problemet më të mëdha në teren është mosbashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe vërejtjet e shumta në pjesën e Shqipërisë”, tha Kirill Pecakov, kryetar i Komunës së Ohrit.

Komiteti për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s në draft–dokumentin e miratuar në kuadër të sesionit të 47-të të këtij viti kërkoi që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore dhe kulturore në rrezik. Po aty, u theksua se vazhdon degradimi i atributeve të cilët e transferuan rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur e UNESCO-s dhe u kërkua përmbushje e vërejtjeve të misionit reaktiv monitorues nga viti i kaluar./rtv21/ KultPlus.com

UNESCO: Parku “Drilon-Tushemisht” në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter

By: KultPlus
7 July 2025 at 09:01

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur shqetësimin se në javën e ardhshme UNESCO pritet të zyrtarizojë vendosjen e parkut natyror Drilon-Tushemishtit në liqenin e Ohrit në listën e pasurive të rrezikuara. Prej kohësh ky shqetësim ishte ngritur nga shoqatat mjedisore për shkak të ndërhyrjeve pa kriter në bregun e liqenit.

“Kjo është merita e planit të menaxhimit të AADF në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe shumë ndërhyrjeve të tjera të gabuara në vijën liqenore” – thuhet në një postim në Facebook.

Aty citohet edhe rekomandimi që ka bërë UNESCO: “Misioni i vitit 2024 konfirmon gjetjet e misioneve të mëparshme, duke arritur në përfundimin se ndikimet kumulative dhe të vazhdueshme – duke përfshirë zhvillimin urban, mangësitë në planifikimin hapësinor, ndërhyrjet e papërshtatshme, eutrofikimin e liqenit, infrastrukturën në shkallë të gjerë dhe projekte të tjera kanë shkaktuar përkeqësim serioz të atributeve kryesore të parkut, duke rezultuar në degradim të pakthyeshëm nëse nuk merren masa vendimtare, dhe konsideron se kushtet për regjistrimin e pronës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik janë përmbushur, në përputhje me paragrafët 179-180 të Udhëzimeve Operacionale” – thuhet në rekomandimin e UNESCO./ KultPlus.com

UNESCO: Parku “Drilon-Tushemisht” në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter

By: user 6
6 July 2025 at 22:03

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur shqetësimin se në javën e ardhshme UNESCO pritet të zyrtarizojë vendosjen e parkut natyror Drilon-Tushemishtit në liqenin e Ohrit në listën e pasurive të rrezikuara. Prej kohësh ky shqetësim ishte ngritur nga shoqatat mjedisore për shkak të ndërhyrjeve pa kriter në bregun e liqenit.

“Kjo është merita e planit të menaxhimit të AADF në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe shumë ndërhyrjeve të tjera të gabuara në vijën liqenore” – thuhet në një postim në Facebook.

Aty citohet edhe rekomandimi që ka bërë UNESCO: “Misioni i vitit 2024 konfirmon gjetjet e misioneve të mëparshme, duke arritur në përfundimin se ndikimet kumulative dhe të vazhdueshme – duke përfshirë zhvillimin urban, mangësitë në planifikimin hapësinor, ndërhyrjet e papërshtatshme, eutrofikimin e liqenit, infrastrukturën në shkallë të gjerë dhe projekte të tjera kanë shkaktuar përkeqësim serioz të atributeve kryesore të parkut, duke rezultuar në degradim të pakthyeshëm nëse nuk merren masa vendimtare, dhe konsideron se kushtet për regjistrimin e pronës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik janë përmbushur, në përputhje me paragrafët 179-180 të Udhëzimeve Operacionale” – thuhet në rekomandimin e UNESCO. ©LAPSI.al

The post UNESCO: Parku “Drilon-Tushemisht” në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter appeared first on Lapsi.al.

Krasniqi: AMA, potencial për të udhëhequr sfidat qeverisjes digjitale

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ishte pjesë e tryezës së punës mbi Platformat Digjitale dhe Qeverisjen e Mediave Online në Shqipëri, organizuar nga UNESCO.

Drejtuesja e AMA-s, Armela Krasniqi e përgëzoi këtë iniciativë të UNESCO-s, që po udhëheq një debat global mbi qeverisjen e Platformave Digjitale.

Krasniqi tha se ndau në këtë tryezë potencialin e AMA-s për të udhëhequr procesin midis rregullimit tradicional të transmetimeve dhe sfidave të reja që lindin në mjediset digjitale audiovizive, si dhe aftësinë e AMA-s për të kontribuar me ekspertizë, njohuri institucionale dhe përvojë rregullatore në zhvillimin e kuadrove ligjor, në fushën audio dhe audiovizive.

“Iniciativa e UNESCO-s për Qeverisjen e Platformave Digjitale, u konkretizua vitin e kaluar në Kroaci me miratimin e Rrjetit Global të Rrjeteve, ku kam qenë pjesë e themeluesve si Presidente e MNRA”, pohoi Krasniqi.

Drejtuesja e AMA-s, pohoi se “në vijim të këtij forumi global, dhe pas publikimit të Udhëzimeve që synojnë mbrojtjen e së drejtës së lirisë së shprehjes, qasjen në informacion, si dhe të drejtat e tjera të njeriut në qeverisjen e Platformave Digjitale, sot në Tiranë u prezantuan gjetjet e studimit rajonal për Shqipërinë, me këtë temë, e që fokusohet në gjendjen aktuale të kuadrit rregullator ekzistues që rregullon platformat e rrjeteve sociale dhe mediat online, si dhe sfidat kryesore për moderimin dhe përzgjedhjen e informacionit të verifikuar, me interes publik në rrjetet sociale”.

“Objekt i këtij studimi kanë qenë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia”, tha Krasniqi.

Gjatë tryezës së punës mbi Platformat Digjitale dhe Qeverisjen e Mediave Online në Shqipëri, o...
1 nga 15

/e.i//a.f/

The post Krasniqi: AMA, potencial për të udhëhequr sfidat qeverisjes digjitale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egjeu i ndarë në dysh/ Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

18 June 2025 at 11:56

Athina e hedh poshtë kërkesën e Ankarasë drejtuar UNESCO-s që tregon Egjeun të ndarë në dysh, si ligjërisht të pakuptimtë Athina miratoi një përgjigje të matur të martën ndaj kërkesës së diskutueshme të Turqisë për hartat detare në UNESCO që në fakt ndajnë Detin Egje, me zyrtarët që e hodhën poshtë këtë veprim si ligjërisht të pakuptimtë, ndërsa monitoruan nga afër veprimet e Ankarasë.

Turqia i dorëzoi UNESCO-s hartën detare të kontestuar, që tregon Detin Egje të ndarë në dysh si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj planit të Greqisë për të krijuar një zonë të mbrojtur detare në Egjeun Jugor. Kërkesa rigjallëron tensionet e gjata midis aleatëve të NATO-s mbi ujërat territoriale dhe kufijtë detarë.

Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis minimizoi iniciativën turke, duke theksuar arritjet e fundit të Greqisë në sigurimin e njohjes evropiane të kufijve të saj detarë. “Greqia ka siguruar kufijtë më të largët potencialë të vendit me vulën evropiane”, tha Marinakis, duke e përshkruar këtë si “zyrtare, ndaj një organi kompetent që është BE-ja”, dhe diçka “që nuk është bërë për dekada të tëra dhe është bërë nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis”.

Në të kundërt, Marinakis e karakterizoi kërkesën e Turqisë në UNESCO si “asnjë rezultat ligjor” pasi përfshin “depozitimin e një plani në një organ që nuk është kompetent për të vazhduar me një veprim të tillë”. Ai akuzoi Ankaranë se po përpiqet “të shfrytëzojë, të përvetësojë zona që nuk i përkasin asaj, dhe kjo është e qartë dhe kundër ligjit ndërkombëtar dhe vetë realitetit”.

Pas dyerve të mbyllura në Rezidencën Maximos, zyrtarët qeveritarë ranë dakord se harta e Greqisë me vulën evropiane “ka vlefshmëri të vërtetë”, duke e karakterizuar reagimin e Turqisë si “spazmatik”. Burime qeveritare theksuan forcimin e mbrojtjes si përparësi, duke shmangur retorikën përshkallëzuese.

Partia opozitare SYRIZA kritikoi trajtimin e marrëdhënieve greko-turke nga qeveria. Zëdhënësi i partisë, Giorgos Karameros, argumentoi se harta e Ankarasë “është rezultat i hapësirës së lënë nga praktikat qeveritare”, duke akuzuar administratën për menaxhimin e politikës së jashtme “pa strategji kombëtare me fillim, mes dhe fund, pa një plan për provokimet turke”.

Marinakis iu kundërpërgjigj kritikëve të opozitës, duke mbrojtur dialogun diplomatik, ndërsa vuri në dukje se qëndrimet revizioniste të Turqisë pasqyrojnë qasje “të njohura” që “kundërshtojnë ndikimin e ishujve grekë dhe promovojnë një vijë të mesme midis Turqisë dhe Greqisë kontinentale”. Ai theksoi se Turqia i mori “këto qëndrime jo tani, por dekada të tëra më parë”, duke vënë në dukje se kërcënimi i casus belli ka qenë aktiv për më shumë se 30 vjet pa penguar takimet dypalëshe midis udhëheqësve grekë dhe turq.

The post Egjeu i ndarë në dysh/ Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë appeared first on Sot News | Lajme.

Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

By: redi
10 June 2025 at 21:26

Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Europë, pritet të përfshihet në listën e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe biosfera”. Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi të zhvilluar në Nice mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro si dhe drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, një mbështetëse e vazhdueshme e…

Source

Bujtina e veçantë në Berat, Rama: Dritarja më me shije

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Berati vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.

Fluksi i turistëve të huaj në qytetin që mbrohet nga UNESCO, ka diversifikuar po ashtu edhe paketën turistike duke sjellë risi edhe në shërbime.

Një prej tyre mund të konsiderohet edhe gjetja e një bujtine në rrugicat e kalldrëmta të Kalasë së Beratit, e cila i fton turistët në një mënyrë origjinale.

“Mjafton një zile dhe gota e verës është gati”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momentin kur dy turiste të huaja shërbehen nga kjo bujtinë përmes dritares. “Dritarja më me shije në Beratin e një mbi një dritareve”, tha Rama krahas pamjeve.

Për historinë, kulturën dhe arkitekturën e tij të rrallë, Berati është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

/m.m/a.f/

The post Bujtina e veçantë në Berat, Rama: Dritarja më me shije appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjesë e UNESCO-s/ Egjipti dhe Greqia bien dakord të mbrojnë statusin e manastirit të Malit Sinai

By: D Marku
5 June 2025 at 13:39

Greqia dhe Egjipti kanë rënë dakord të mbrojnë statusin e njërit prej vendeve më të vjetra të adhurimit të krishterë në botë, thanë ministrat e jashtëm të të dy vendeve vonë të mërkurën, pasi një vendim i gjykatës egjiptiane javën e kaluar, hodhi pasiguri mbi të ardhmen e tij.

Manastiri i Shën Katerinës, në rrëzë të malit Sinai të Egjiptit, u themelua në shekullin e 6-të dhe është manastiri më i vjetër i krishterë që përdoret ende për funksionin e tij origjinal, thotë UNESCO, e cila e ka listuar zonën si një vend të Trashëgimisë Botërore.

I nderuar nga të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, manastiri ndodhet në vendin ku sipas traditës biblike, Moisiu mori ‘Dhjetë Urdhëresat’.

Por javën e kaluar, një vendim gjykate egjiptiane, i parë nga Reuters, urdhëroi murgjit ortodoksë të lironin disa parcela toke që murgjit i kanë përdorur për vite me radhë, duke përfshirë vreshta dhe kopshte ngjitur me kompleksin e manastirit, me arsyetimin se ato ishin sekuestruar në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar një stuhi diplomatike midis Kajros dhe Athinës, lidhur me statusin e vendit.

“Ne ramë dakord që në të ardhmen e afërt të punojmë për mbrojtjen e të drejtave të manastirit, si dhe statusin e tij ligjor”, tha Ministri i Jashtëm Grek, George Gerapetritis, pasi u takua me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, në Kajro.

“Si Egjipti ashtu edhe Greqia synojnë të ecin përpara, bazuar në traditën e gjatë dhe statusin tashmë të vendosur të një manastiri emblematik për karakterin e tij ortodoks grek të adhurimit”.

Abdelatty tha se vendimi ruan vlerën e thellë shpirtërore dhe qëndrimin fetar të manastirit, dhe konfirmoi se murgjit do të vazhdojnë të kenë qasje dhe të përdorin manastirin dhe vendet e tij fetare dhe historike, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme.

Me një histori të gjatë të marrëdhënieve diplomatike, Greqia dhe Egjipti kanë thelluar bashkëpunimin në vitet e fundit .
Shën Katerina është një kompleks i gjerë dhe sipas traditës u ndërtua rreth një kaçubeje që digjej, ku thuhet se Zoti i foli Moisiut, siç përshkruhet në Librin e Eksodit. Biblioteka e saj është një nga më të gjerat në botë, duke përmbajtur disa nga dorëshkrimet më të hershme të krishtera në botë./ Reuters.

The post Pjesë e UNESCO-s/ Egjipti dhe Greqia bien dakord të mbrojnë statusin e manastirit të Malit Sinai appeared first on Albeu.com.

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

By: Ela
28 May 2025 at 19:28

Më 25 maj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur aplikimin për të përfshirë luginën e Vjosës në listën e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në shtator 2025, gjatë sesionit të 37-të […]

The post “Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten appeared first on BoldNews.al.

“Travel and Tour World”: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

28 May 2025 at 09:47

I fshehur përgjatë detit Jon, perla bregdetare e Shqipërisë, Ksamili, po ripërcakton se çfarë do të thotë të gjesh parajsën në Evropë, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Me ujërat e tij të kristalta, rërën e bardhë dhe bukurinë natyrore të pacënuar, Ksamili u ofron turistëve një përvojë të ngjashme me Karaibet – por pa çmimet marramendëse.

Nga ishujt sekretë dhe vendet e trashëgimisë së UNESCO-s deri te vija bregdetare, ky thesar i fshehur ofron një arratisje të paharrueshme – ku ndërthuret sharmi ekzotik me rrënjët e pasura kulturore – duke e bërë atë një nga destinacionet më të jashtëzakonshme dhe të përballueshme bregdetare në kontinent.

I vendosur përgjatë bregdetit jugor mahnitës të Shqipërisë, fshati bregdetar i Ksamilit është shfaqur si një nga destinacionet më tërheqëse për të udhëtuar në Evropë.

Shpesh i quajtur “Karaibet e Evropës”, Ksamili i magjeps turistët me ujërat e tij të kristalta, plazhet me rërë të bardhë dhe peizazhin mesdhetar.

I fshehur brenda Parkut Kombëtar të Butrintit dhe i vendosur në Detin Jon – kjo bukuri ballkanike i fton vizitorët në një parajsë të qetë që rivalizon atraksionet bregdetare më të famshme në botë.

Ksamili mahnit me ujërat bruz, plazhet me rërë të bardhë dhe ishujt e fshehur, duke ofruar një arratisje si në Karaibe por me një kosto shumë më të ulët.

Joshja bregdetare e Ksamilit

Ksamili ka një vijë bregdetare spektakolare. Zona bregdetare krenohet me rërën e artë që shkëlqen nën rrezet e diellit, me temperaturat e verës që arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Deti është i kristaltë dhe i qetë, duke ftuar adhuruesit e notit, zhytjes dhe plazhit të çlodhen në një qetësi perfekte.

Rëra e butë dhe e bardhë dhe ujërat e kaltra dhe të cekëta ngjajnë me destinacionet e ishujve tropikalë, duke e bërë Ksamilin vendpushimin ideal për familjet, çiftet dhe vizitorët solo.

Pavarësisht popullaritetit të tij në rritje, Ksamili ende ruan ngrohtësinë dhe autenticitetin e një fshati tradicional shqiptar.

Në Ksamil, vizitorët përshëndeten me buzëqeshje miqësore, dhe mund të shijojnë kuzhinën e shijshme lokale dhe pamjet piktoreske që shtrihen përgjatë horizontit të detit Jon.

 Një pikë turistike në zhvillim

Dikur një fshat modest peshkimi, sot Ksamili është transformuar në një nga vendpushimet bregdetare më të vizituara të Shqipërisë.

Ai fitoi vëmendje ndërkombëtare kur u rendit në listën e “20 Vendpushimeve më të Mira me Çmime të Ulëta në Evropë”, të publikuar nga “Guardian”.

Promovimi i dha Ksamilit një nxitje të konsiderueshme turistike, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota – në kërkim të një arratisjeje mesdhetare që nuk kushton shumë.

Ndërsa çmimet janë rritur gradualisht për shkak të kërkesës në rritje, Ksamili mbetet shumë më i përballueshëm se shumë destinacione të tjera evropiane bregdetare.

Hotelet e reja, shtëpitë komode dhe qiratë buzë detit – të shpërndara në të gjithë zonën – u ofrojnë vizitorëve një gamë të gjerë opsionesh akomodimi.

Qoftë duke kërkuar një qëndrim luksoz apo një pushim rural me qira, Ksamili ka diçka për çdo lloj turisti.

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

27 May 2025 at 18:37

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit për përfshirjen e luginës së lumit Vjosë në listën e siteve të UNESCO.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes rrjeteve sociale e cila thotë se ky është një hap thelbësor në drejtim të njohjes ndërkombëtare të vlerave unike natyrore dhe kulturore të lumit të fundit të egër në Europë.

Për këtë ka reaguar kryeministri Rama, i cili shkruan se ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, “është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës”.

Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025.

 

The post Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere appeared first on Euronews Albania.

Vjosa gati për në UNESCO/ Reagon Rama: Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari

27 May 2025 at 11:01

TIRANË- Një tjetër hap i suksesshëm u arrit këtë javë sa i takon përfshirjes së Vjosës në listën e siteve të UNESCO-s.

Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit.

Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të të MAB, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025.

Kjo arritje e madhe për imazhin e Shqipërisë është përshëndetur edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ai thekson se ky lajm “na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë”.

Kryeministri Rama:
“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:
#UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere 🌿💚
Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës🇦🇱🇪🇺
Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm 🙌
Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, shkruan Rama/ abcnews.al

Rama: UNESCO rekomandon shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere

By: fra nc
27 May 2025 at 11:08

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajmin se UNESCO ka dhënë zyrtarisht rekomandimin për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një arritje madhore për Shqipërinë dhe një vlerësim ndërkombëtar për përpjekjet në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë thekson se ky rekomandim është rezultat i një pune të gjatë e të përkushtuar nga institucionet përkatëse dhe vjen si një hap i rëndësishëm drejt miratimit përfundimtar që pritet të ndodhë në shtator 2025 nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë:

UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere
Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar – është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës.

Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm

Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: UNESCO rekomandon shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere appeared first on Euronews Albania.

Lugina e Vjosës propozohet të shpallet “Rezervat Biosfere”, Rama: Emocion dhe krenari

By: Kult Plus
27 May 2025 at 11:39

UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “ky është një lajm që na mbush me emocion dhe krenari”.

“Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar, është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm”.

Rama u shpreh se “Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon, ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore, si një himn për natyrën dhe për njerëzit”.

Shpallja e Luginës së Vjosës si Rezervat i Biosferës do të përforcojë statusin e saj ndërkombëtar dhe do të promovojë më tej ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall më 13 mars 2023 nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes./atsh/KultPlus.com

Arkivi Marubi pjesë edicionit të 15-të të “Natës së Muzeve” në Romë

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në Romë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore ndër-evropiane që ftoi qytetarë, turistë dhe artdashës të eksploronin muzetë dhe institucionet kulturore deri në orët e para të mëngjesit, me një biletë simbolike prej vetëm 1 euro.

Shqipëria u përfaqësua me krenari në këtë festë evropiane të kulturës përmes një mbrëmjeje të kuruar me kujdes nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, në ambientin e veçantë të Sala Santa Rita – një prej hapësirave më ikonike të kryeqytetit italian. Programi,i dedikuar Arkivit Marubi, i përfshirë në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës të UNESCO-s, solli para publikut italian dhe ndërkombëtar historinë shqiptare të fotografisë.

Të pranishmit patën mundësinë të shijonin një dokumentar mbi Arkivin Marubi, që solli në ekran rrëfimin e një trashëgimie unike fotografike shqiptare, dhe gjithashtu të përjetonin një ndërthurje muzikore nga sopranoja Ana Lushi dhe pianistja Kozeta Prifti, të frymëzuara nga qyteti i Shkodrës.

Pjesë e mbi 100 aktiviteteve kulturore të ofruara në mbi 60 hapësira të ndryshme në gjithë Romën, mbrëmja shqiptare solli një copëz arti dhe historie nga Shkodra në zemër të Italisë. Reagimet e publikut ishin tepër pozitive, ndërsa shumë vizitorë u ndalën për të admiruar përfaqësimin shqiptar dhe për të mësuar më shumë për fotografinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Kjo pjesëmarrje shënoi një hap të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare në një skenë ndërkombëtare dhe tregoi sërish se arti shqiptar di të flasë fuqishëm edhe përtej kufijve. /e.i/ /a.g/

 

The post Arkivi Marubi pjesë edicionit të 15-të të “Natës së Muzeve” në Romë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌