Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci, katër të vdekur

By: Oldi
2 August 2025 at 13:31

Në autostradën A3, pranë Novskës, Kroaci mbrëmë kanë humbur jetën dy burra pasi kanë tentuar të kalojnë rrugën duke vrapuar. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, dhe të dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Policia e Qarkut Sisak-Moslavina njoftoi se trupat janë dërguar në spitalin e Sisakut, ku do […]

The post Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci, katër të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Kroacia kujton Ditën e Fitores dhe të Veteranëve, FA në paradën Zagrebit

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Me rastin e 30-vjetorit të Ditës së Fitores dhe të Veteranëve, Shqipëria ishte mes të ftuarve të nderit në paradën ushtarake të organizuar në kryeqytetin kroat, Zagreb.
Me ftesë të homologut të tij kroat, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, mori pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme, ku vendi ynë u përfaqësua denjësisht.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndau në rrjete sociale aspekte nga kjo ceremoni, teksa vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë krah Forcave të Armatosura Kroate dhe aleate.
“Flamurtarët tanë marshuan krah për krah Forcave të Armatosura Kroate dhe aleate. Një simbol partneriteti të qëndrueshëm, miqësie dhe bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kroacisë”, u shpreh Vengu.

/e.xh//a.f/

The post Kroacia kujton Ditën e Fitores dhe të Veteranëve, FA në paradën Zagrebit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parada ushtarake në Kroaci “zemëron” Serbinë/ Perlaskaj: Asnjë rrezik për qytetarët serbë është vetëm propagandë

29 July 2025 at 17:22

Në Kroaci mbahen këtë të martë provat gjenerale për paradën e madhe ushtarake që shënon 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”. Ky operacion shënoi betejën e fundit të madhe të luftës për pavarësi dhe një fitore kundër Serbisë.

Serbia nuk ka ngelur pa reagim. Përmes Ministrisë së Jashtme këshillon qytetarët e Republikës së Serbisë që të shmangin tubimet që sipas tyre mund të çojnë në incidente nëse ndodhen në Kroaci gjatë periudhës së lartpërmendur, ndërsa për ata qytetar që nuk ndodhen aty, kjo ministri këshillon që mos të udhëtojnë drejt Kroacisë për një periudhë 10 ditore.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Ermira Perlaskaj-Këshilltare në Ministrinë e Jashtme kroate foli për rëndësinë e kësaj parade, duke u shprehur se është një mesazh që tregon se me sa sakrificë është mbrojtur shteti kroat.

Sa i përket reagimeve nga ana e Serbisë, Perlaskaj i cilësoi thjesht si një propagandë, pasi  Kroacia ka treguar se “është qendër e stabilitetit në Ballkan”.

“Një mesazh për të treguar se sa me sakrificë është mbrojtur shteti kroat dhe se sa duhet të vazhdojë të mbrohet. Sa për rrezikun që përflitet mund të them se është vetëm një antipropagandë. Pasi Kroacia asnjëherë nuk ka bërë ndonjë promovim që ka bëjë me rrezikun dhe cënimin e kufijve serb dhe mendoj që është thjesht një lojë e Serbisë. Në këtë paradë janë të ftuar të gjithë ata që janë miq të Kroacisë. Do të jetë edhe një homazh për ata që e kanë dhënë jetën për vendin”, tha ajo.

Gjithashtu theksoi se Kroacia është duke financuar në teknologjinë e re dhe në Ushtrinë Kroate.

“Sa për teknologjinë edhe armatimin po ndan një buxhet shumë të fuqishëm, pasi është pjesë e NATO-s dhe punon edhe për sigurimin e kufijve të shteteve të tjera, do të jetë një qendër e stabilitetit këtu në Ballkan. Ndërsa interesi i Kroacisë është që të avancohet marrëveshjet me aleatët e saj si Shqipëria dhe Kosova. Por nëse dëgjojnë deklaratat e serbë mendoj që është thjesht propagandë, pasi kemi parë viktimizim të Beogradit. Ne do të kemi avancim të ushtrisë jo vetëm asaj kroatë por edhe asaj shqiptare dhe kosovare”, u shpreh ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Kroacia, paradë për fitoren/ Nisin përgatitjet, Zagrebi në krah të aleatëve strategjike

29 July 2025 at 17:09

Në Kroaci mbahen këtë të martë provat gjenerale për paradën e madhe ushtarake që shënon 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”. Ky operacion shënoj betejën e fundit te madhe të luftës për pavarësi dhe një fitore të madhe kundër Serbisë.

Më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 automjete dhe 40 avionë të Forcave Ajrore kroate do të shënojnë 30-vjetorin e operacionit “Stuhia” dhe Ditën e Fitores, me paradën që do të zhvillohet në Zagreb.

Mbi 2,000 anëtarë të njësive të këmbësorisë të ushtrisë kroate dhe shërbimeve të tjera mblidhen çdo ditë në bazën ushtarake Pleso, ku gjatë dy javëve të fundit kanë bërë prova për paradë historike.

Ushtria Kroate ka shtuar përgatitjet dhe ka intensifikuar ushtrimet për të gjitha njësitë gjatë dy javëve të fundit. Çdo ditë, anëtarët e njësive të këmbësorisë, si dhe anëtarët e shërbimeve të tjera, mblidhen në bazën ushtarake në Ples, në Velika Gorica dhe ecin në një itinerar prej 2.4 kilometrash pesë herë në ditë, sepse aq do të jetë gjatësia e itinerarit të paradës në rrugët e kryeqytetit kroat.

Gjithashtu do të prezantohen armë të reja dhe pajisje moderne ushtarake, të tilla si dronë Bayraktar, tanket Leopard dhe dronët e vegjël luftarakë.

Sipas mediave vendase, Kroacia ka ftuar një sërë vendesh aleate për të marrë pjesë në këtë ngjarje madhore. Në mesin e të ftuarve përmenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Franca, Gjermania, Kosova, Shqipëria, Ukraina dhe Polonia.
Këto vende konsiderohen partnerë strategjikë të Kroacisë, si në kuadër të bashkëpunimit ushtarak në NATO, ashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike.

Serbia nuk ka ngelur pa reagim. Përmes Ministrisë se Jashtme këshillon qytetarët e Republikës së Serbisë që të shmangin tubimet që sipas tyre mund të cojnë në incidente nëse ndodhen në Kroaci gjatë periudhës së lartpërmendur, ndërsa për ata qytetar që nuk ndodhen aty, kjo ministri këshillon që mos të udhetojnë drejt Kroacisë për njëe periudhë 10 ditore.

/abcnews.al/

KROACI – Përmbytje në disa zona të vendit

27 July 2025 at 12:41

DUBROVNIK, 27 korrik /ATSH/ – Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje, sipas telegrafi.com.

Ndërkohë, në afërsi të Karlovacit dhe Loshinjit ra edhe breshër, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediet kroate.

Administrata e qytetit të Dubrovnikut kishte lëshuar një njoftim ku thuhej se Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik Kroat (DHMZ) ka dhënë një paralajmërim për mot të keq për zonën e Dubrovnikut, sipas dubrovniktimes.com.
Sipas njoftimit, ekziston mundësia e stuhive të izoluara, ndërsa gjatë natës nga e shtuna në të diel priten reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe kushte të rënda atmosferike.

DHMZ paralajmëron se mund të shkaktohen dëme në prona, përmbytje të menjëhershme lokale, shpërthime ere me forcë stuhie si dhe breshër.

Po ashtu, janë të mundshme ndërprerje të aktiviteteve në natyrë dhe të transportit./
/Ad.Ab./

The post KROACI – Përmbytje në disa zona të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë

26 July 2025 at 16:45

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë) […]

The post SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Projekti filmik ‘Nëna është gjallë sot’ shpërblehet me çmim në kategorinë ‘Works in Progres’ në Kroaci

By: Kult Plus
18 July 2025 at 17:46

Projekti filmik “Nëna është gjallë sot” me regji dhe skenar nga Josip Lukic është shpërblyer me çmim në kategorinë Works in Progress, në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Pula të Kroacisë.

Ky bashkëprodhim mes Kroacisë dhe Kosovës, me bashkëproducent nga Kosova Bujar Kabashi, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin për subvencionim të vitit 2023-2024.

Filmi, i cili është në fazën finale të post-produksionit, është prodhuar nga Dinaridi Film, Mobius dhe Non-Aligned Films, ndërsa producentë janë Tena Gojić, Bujar Kabashi dhe Ognjen Glavonić./ KultPlus.com

Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët

By: Ardit
12 July 2025 at 18:49

Një ngjarje dramatike është shënuar mëngjesin e sotëm në fluturimin nga Dubrovniku drejt Lyon-it, kur avioni i pasagjerëve i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit dhe ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte […]

The post Panik në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët mbi Itali, shpëtojnë pasagjerët appeared first on BoldNews.al.

Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti është zyrtarisht pjesë e ‘HNK Hajduk Split’ në Kroaci.

Klubi kroat ka arritur marrëveshje me anglezët e ‘Fulham’ për transferimin e 22-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë që e mban në Kroaci deri në verën e vitit 2029, me pagë 300 mijë euro në sezon.

Pajaziti u bashkua dje me ekipin në stërvitje dhe do të mbajë fanellën me numër 4, teksa pritet të prezantohet zyrtarisht përpara medieve në një konferencë për shtyp.

Transferimi i tij shihet si një lëvizje ambicioze nga Hajduku, që ka si synim forcimin e mesfushës me një lojtar me cilësi teknike.

Pajaziti është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi kalimi nga Premier League në një klub me histori si Hajduku i jep më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në fushë.

/gj.m//a.f/

The post Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nëpërmjet rrjetit “ENFAST” në Kroaci.

Policia njoftoi sot se “në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, “ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

By: Elva
3 July 2025 at 14:35

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë. Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, […]

The post Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi! appeared first on BoldNews.al.

Rakitiç “thërret” Pajazitin/ Ylli i madh i Kroacisë e Barcelonës, telefonatë futbollistit

By: xhir jeta
1 July 2025 at 12:37

Tashmë, gjithçka u bë e sigurt. Adrion Pajaziti do të kalojë tek Hajduku në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe mediat kroate e cilësojnë si përforcimin më të rëndësishëm, që do të realizohet pasi këtë të hënë Goran Vucevic u zgjodh në postin e drejtorit sportiv.

Vucevic kishte premtuar Pajazitin nëse zgjidhej, dhe tani është në detyrë.

Gjithsesi, një rol të madh e pati ylli i madh i futbollit kroat, Ivan Rakitiç.

Legjenda e kombëtares së “të zjarrtëve” dhe e Barcelonës, por që sezonin e kaluar u bashkua me Hajdukun, I ka telefonuar shqiptarit për ta bindur plotësisht që të shkonte në stadiumin “Poljud”.

Sipas mediave kroate, “Vecernji List” e “Dalmatinski Portal”, Rakitiç I shpjegoi 22-vjeçarit se përse Hajduku është një ekip I madh, dhe është I duhuri për të.

Pajaziti po cilësohet në Kroaci si ylli I kampionatit për paraqitjet që bëri sezonin e kaluar për Goricën, pasi kaloi një pjesë të karrierës në Angli tek Fulham.

Ai shënoi 3 gola, të cilët ishin të rëndësishëm pasi sollën humbjen e Dinamos së Zagrebit dhe të Osijekut, si dhe barazimin pikërisht kundër Hajdukut.

Pritet që mesfushori ofensiv I kombëtares shqiptare të përfitojë 300 000 euro në sezon, një shifër jo e jashtëzakonshme, por e rëndësishme në klubin dalmat./abcnews.al

Situatë alarmante/ Valë e të nxehtit në Ballkan, rrezik për zjarre në këtë vend

25 June 2025 at 19:22

Autoritetet në vendet e Ballkanit janë në gatishmëri për një valë të nxehti që pritet në rajon, vetëm disa ditë pasi zjarret shpërthyen në bregdetin e Kroacisë , ku u shpall një “alarm i kuq”. Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për një rrezik në rritje të zjarreve, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona.

Në Kroaci, ku mijëra hektarë tokë u bënë shkrumb e hi gjatë fundjavës në bregdetin pranë Splitit, shefi i zjarrfikësve Slavko Tukakovic u bëri thirrje banorëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të sillen me përgjegjësi.

“Le të mos i lejojmë zjarret të bëhen rutina jonë e përditshme”, tha shefi i zjarrfikësve.

Rajone të tilla si kryeqyteti Zagreb dhe Dalmacia janë në “alarm të lartë” për këtë valë të parë të nxehtësisë së verës.

Në Shqipëri, zjarrfikësit vunë nën kontroll sot më shumë se 12 fronte zjarri, por kanë frikë se nxehtësia dhe thatësira do të nxisin zjarre të reja. Serbia është gjithashtu në gatishmëri, ku temperaturat mund të arrijnë 39 gradë Celsius nesër në Beograd, temperatura priten edhe për Athinën.

The post Situatë alarmante/ Valë e të nxehtit në Ballkan, rrezik për zjarre në këtë vend appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr i madh pyjor në bregdetin e Kroacisë, pushuesit vrapojnë të panikosur

By: Ela
21 June 2025 at 16:37

Një zjarr i madh pyjor shpërtheu në bregdetin Adriatik të Kroacisë. Shumë vendpushime turistike janë prekur dhe shumë pushues po ikin në panik. Flaka dhe tymi po ngrihen rreth Splitit, ndërsa bimësia në Dalmaci është shndërruar në një det flakësh. Zjarrfikësit thonë se zjarri është jashtë kontrollit. Disa vendpushime të njohura bregdetare janë gjithashtu të […]

The post Zjarr i madh pyjor në bregdetin e Kroacisë, pushuesit vrapojnë të panikosur appeared first on BoldNews.al.

KROACI – Turistë dhe banorë evakuohen pas zjarrit në bregdetin e Splitit

SPLIT, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Një zjarr shpërtheu sot paradite në Kroacinë jugore, pranë Splitit, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe turistëve nga disa fshatra bregdetare.

”Zjarri, i cili filloi në rajonin Pisak dhe Marusic, rreth 40 kilometra nga Spliti, u përhap shpejt dhe nuk mund të kontrollohej”, tha departamenti vullnetar i zjarrfikësve.

“Situata është shumë serioze. Ne kemi mobilizuar forcat shtetërore dhe policinë”, tha Slavko Tucakovic, komandant i përgjithshëm i departamentit të zjarrfikësve, për agjencinë kombëtare të lajmeve HINA.

Dy avionë me ujë u dërguan si përforcime.

Sipas zëvendësprefektit të qarkut Split-Dalmaci Stipe Cogelja, një duzinë shtëpish u dogjën deri në themel.

Zëvendësshefi i Policisë së Split-Dalmacisë, Sinisa Mihanoviç, deklaroi në një konferencë për shtyp se policia po “hetonte intensivisht një rast zjarrvënieje të qëllimshme”.

Zjarri u përhap në të dyja anët e rrugës rajonale në bregdetin e Adriatikut, duke çuar në mbylljen e një pjese të rrugës.

Radiotelevizioni Publik Kroat (HRT) raportoi se gjatë dy ditëve të fundit, zjarre kishin shpërthyer në 17 zona në Makarska dhe Omis, në bregdetin jugor të Adriatikut kroat./ a.jor.

The post KROACI – Turistë dhe banorë evakuohen pas zjarrit në bregdetin e Splitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analiza e DW: Ballkani si depo për emigrantët?

21 June 2025 at 08:43

Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015.

Që atëherë, mijëra migrantë kanë qëndruar nëBosnjë-Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjeturstrehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, rezulton i saktë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuarakanë arritur një marrëveshje me Kosovën për të strehuar rreth 50 migrantë që do të deportohen nga SHBA-ja, gjë që mund të konfirmojë njoftimet e mëparshme se administrata Trump do ta përdorë Ballkanin Perëndimor si qendër deportimi.

Trafikimi i migrantëve

Sa i përket B-H, kjo çështje është rishfaqur pas valëve të migrantëve të viteve të fundit, në të cilat dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën duke kaluar kufijtë ilegalisht. Gjithçka ka marrë edhe një dimension politik, pasi njoftimi nga Britania e Madhe për deportimin në B-H nuk mund të zbatohet derisa të nënshkruhet një marrëveshje ripranimi, e cila kërkon pëlqimin e të tre grupeve etnike në B-H, gjë që do të jetë e vështirë të ndodhë nëse nuk ka ndonjë interes të fshehur ose “shlyerje borxhi”.

Republika Serbeishte e para që kundërshtoi një plan të tillë, prandaj është planifikuar një seancë e Asamblesë Kombëtare të RS për të marrë një qëndrim mbi çështjen e migrantëve në territorin e këtij entiteti. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, nuk ka mundësi deportimi, sepse nuk ka marrëveshje për këtë.

“Ne nuk do të jemi parking për këtë ndërsa unë drejtoj Republikën Serbe.B-H nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me asnjë vend evropian për të pranuar migrantët që i kanë ftuar të vijnë tek ata. Ne nuk i kemi ftuar ata dhe nuk duam të pastrojmë rrëmujën e tyre që kanë lënë në këtë drejtim”, tha presidenti i RS Milorad Dodik.

Ai i dërgoi një nismë parlamentit për të shqyrtuar informacionin në lidhje me migrantët në mënyrë që “të miratohen masa në lidhje me njoftimet e qeverive të Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në kohën e duhur”.

Dodik kritikoi opozitën e RS, e cila është përpjekur të largojë SNSD-në nga pushteti muajt e fundit, se është gati të bëjë gjithçka për disa pozicione në Sarajevë, përfshirë importimin e migrantëve.

Anëtari i Bordit Kryesor të SDS-së, Marinko Bozhoviq u përgjigj menjëherë.

“Nëse do t’ju ofronin heqjen e sanksioneve, nuk do të mendoheshit dy herë,” shkroi ai në Facebook, duke iu përgjigjur Dodikut.
Mbërritja e migrantëve në kampet e mbyllura?
Aktualisht ka katër kampe për migrantë në B-H – Lipa dhe Boriqi si dhe Blazhuj dhe Ushivak. Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, është krijuar nisma për të mbyllur urgjentisht kampin Blazhuj.

“Kampi i migrantëve dhe të gjitha krimet që po shohim, përfshirë vrasjet, po krijojnë një problem të madh për popullsinë lokale dhe zhvillimin e komunës Ilixha,” tha përfaqësuesi i SDP në parlament Sasha Maganoviq, i cili është nismëtari i mbylljes së kampit.

Megjithatë, për të mbyllur një kamp, ​​është e nevojshme të hapet një i ri që do të plotësonte të gjitha nevojat për pritjen e përkohshme të migrantëve, sipas Shërbimit për Çështjet e të Huajve.

“Pavarësisht se çfarëmigrantëshjanë, ne i pranuam, ndërsa ata bëjnë gjithçka. Do t’i dëboja të gjithë nga këtu. Le të ktheheshin në vendet e tyre ose të shkojnë në Evropë. Ata hapën kufijtë për ta”, thonë disa qytetarë të Sarajevës.

“Miq britanikë”

Jo shumë kohë pas krizës më të madhe të emigrantëve në B-H kur disa qendra u dogjën e disa u mbyllën, qindra emigrantë pritën me ditë të tëra një vendim nga autoritetet për fatin e tyre.

Pas kësja u krijuan katër kampe, por situata e sigurisë aty është jashtëzakonisht e pafavorshme. Popullata dhe disa politikanë kërkojnë mbylljen e disa prej tyre. Sidomos pas njoftimeve se numri i migrantëve mund të rritet nëse njoftimet për deportimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor rezultojnë të vërteta.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i B-H, Elmedin Konakoviq, thotë se nuk ka informacion në lidhje me deportimin e mundshëm të emigrantëve, por ai është gati të flasë.

“Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e zgjidhjes së problemit të dikujt tjetër. Nëse kjo është nisma e miqve tanë nga Britania e Madhe, ne do të themi seriozisht dhe me argumente se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë B-H”, thotë Konakoviq.

Depo për migrantët

Shërbimi për Çështjet e të Huajve në B-H thotë se në këto kushte, pranimi i migrantëve nga Britania e Madhe është i pamundur. “Nuk e kuptoj se si kanë ndërmend ta bëjnë këtë. B-H nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe”, tha drejtori i Shërbimit për Çështjet e të Huajve, Zharko Laketa.

Lidhur me nismën për të krijuar të ashtuquajturën Qendër Kthimi në vendet e treta për azilkërkuesit, Human Rights Watch njoftoi se Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “depo për migrantët”.

“Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një depo për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve”, kumtoi organizata e të drejtave të njeriut. Ajo përmendi shembullin e Bosnjë-Hercegovinës si një vend që tashmë po përdoret “si një vend grumbullimi për njerëzit që aksidentalisht e gjejnë veten në tranzit për në BE”./DW

The post Analiza e DW: Ballkani si depo për emigrantët? appeared first on Sot News | Lajme.

‘Çmendet’ moti/ Një stuhi e fortë godet këtë vend, raportohet për 7 të lënduar

17 June 2025 at 17:23

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike, si pasojë e një stuhie të fortë verore që ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje

Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë “mirë” dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.

Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Stuhia është qetësuar deri të martën pasdite.

The post ‘Çmendet’ moti/ Një stuhi e fortë godet këtë vend, raportohet për 7 të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

“E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti

By: D Marku
10 June 2025 at 17:17

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur këtë verë të kalojë pushimet në Ballkan, duke u kthyer më afër rrënjëve të saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ku shihet duke shijuar ditët e nxehta verore në brigjet e Kroacisë, më saktë në qytetin e bukur të Splitit.

Në këto imazhe, Bebe Rexha shfaqet në shoqërinë e familjarëve dhe pjesëtarëve të stafit të menaxhmentit të saj, duke përjetuar momente relaksi dhe argëtimi larg skenave të koncerteve dhe xhirimeve.

Fotografitë me bikini nuk munguan, teksa artistja e njohur për hitin “I’m A Mess” nuk heziton të tregojë linjat e saj trupore, duke shfaqur besimin dhe stilin e saj unik.

Ky vizitë në Ballkan nuk është vetëm një rast për pushim, por edhe një mënyrë për të qenë më pranë vendit të origjinës së saj.

Bebe Rexha vjen nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo periudhë pushimi duket se i jep mundësinë të rilidhet me rrënjët e saj kulturore dhe familjare.

Fansat e këngëtares kanë shprehur entuziazëm dhe mbështetje për zgjedhjen e saj, ndërsa Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur dhe të pëlqyer në industrinë muzikore ndërkombëtare

The post “E dua Kroacinë”, Bebe Rexha rikthehet në Ballkan për pushimet verore – publikon imazhe me bikini nga Spliti appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 June 2025 at 17:47

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit, raportojnë mediat e huaja. Ky vend ballkanik ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia, shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia. Megjithatë, […]

The post Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët appeared first on BoldNews.al.

FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci

6 June 2025 at 17:40

Togu i Xhenierëve Luftarakë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar me nder Republikën e Kosovës në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit”, e cila është zhvilluar në kuadër të ushtrimit të gjerë ndërkombëtar “Defender Europe 25” dhe komponentës së tij “Immediate Response 25” në Republikën e Kroacisë.

Në këtë garë prestigjioze, që mblodhi ekipe nga disa shtete partnere të NATO-s dhe rajonit – përfshirë Kroacinë, Gjermaninë, Slloveninë dhe Kosovën – FSK mori pjesë me dy ekipe të Togu të Xhenierëve Luftarakë.

Të dyja ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës shfaqën aftësi të larta profesionale dhe një përgatitje të shkëlqyer ushtarake, duke arritur rezultate mbresëlënëse: fituan vendin e parë dhe të tretë në mesin e 15 ekipeve pjesëmarrëse.

Gara “Dita e Unitetit” është një ngjarje vjetore që synon të forcojë ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të vendeve aleate dhe partnere, përmes sfidave që testojnë aftësitë fizike, shkathtësitë teknike, punën ekipore dhe bashkërendimin në situata të ndërlikuara taktike.

Pjesëmarrja dhe suksesi i FSK-së në këtë aktivitet dëshmon për nivelin gjithnjë në rritje të profesionalizmit dhe gatishmërisë operacionale të saj.

Ky është gjithashtu një moment historik për Togun e Xhenierëve Luftarakë, pasi për herë të parë ky njësi dislokohet jashtë territorit të Kosovës në kuadër të një ushtrimi ndërkombëtar.

Si një kapacitet i ri brenda strukturave të FSK-së, ky tog është integruar përkohësisht në Brigadën e Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Kroacisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar ushtarak dhe rritjes së kapaciteteve ndërvepruese të FSK-së me forca partnere të NATO-s dhe BE-së.

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit të FSK-së për të qenë një forcë moderne, profesionale dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Ai gjithashtu forcon pozitën e Kosovës si një kontribuues i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/

The post FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci appeared first on Telegrafi.

❌
❌