Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Fertilizimi in vitro”: Rruga e gjatë e çifteve për një fëmijë

1 July 2025 at 12:48

Shtatë vitet e fundit Manjola* i kujton si endje nëpër klinika. Dëshira për të pasur fëmijë me bashkëshortin, me të cilin ka 15 vite martesë, nuk e ka zmbrapsur përpos vështirësive për ta pasur një të tillë në mënyrë natyrale.

Nga analizat dhe vizitat e kryera në disa klinika rezultoi se problemi qëndronte te bashkëshorti: numri i ulët i spermatozoideve të shëndetshëm në riprodhim.

“Na thanë që nuk mund të kishte fëmijë, vetëm nëse aplikohej me ‘in vitro’, por me spermatozoide të dikujt tjetër”, kujton Manjola.

“In vitro” është termi i shkurtuar në latinisht i procesit të “fekondimit në gotë” (shqip) që nënkupton riprodhimin e asistuar jashtë trupit të njeriut. Në zhargon quhet edhe “bebe në provëz”.

Në vitin 2015, Manjola ngulmoi që ta niste këtë proces, mirëpo kushtonte shumë.

“Një analizë spermatozoidi që bënte bashkëshorti, në atë kohë, kushtonte diku te 3,500 lekë,” tregon ajo, teksa kujton se vizitat në spitalet publike ishin të kota: “Mjekët na drejtonin te klinikat e tyre private!”.

Të dy nuk kishin punë fikse. Manjola angazhohej kryesisht si aktiviste e komunitetit rom, ndërsa bashkëshorti si mekanik. Të ardhurat i kishin nën minimalen prandaj, për ta, ishte thuajse e pamundur për ta provuar procesin “in vitro”.

Situata i shtyu që në vitin 2023 të shkonin si azilkërkues në Francë dhe tashmë, dy vite më pas, të jenë në pritje për ta provuar.

“Kjo ka qenë një nga arsyet që kam ardhur këtu,” tregon Manjola, “Burrit i kanë dhënë shpresë se mund të bëjmë fëmijë. Na kanë treguar edhe analizat që nuk përputhen fare me ato që kemi bërë në Shqipëri.”

Ajo tregon se autoritetet franceze po e ndihmojnë në proces duke përgjysmuar koston falë politikave sociale që aplikojnë.

Drejt procesit “in vitro” shkoi edhe Gentjana* me bashkëshortin. Në të 35-at, pas gjashtë vitesh bashkëjetesë, ata donin të kishin fëmijë. Ndiheshin të sigurt se kjo gjë do të ndodhte në mënyrë natyrale, për aq kohë sa edhe miqtë e tyre, në të njëjtën moshë ishin bërë prindër.

“Kam qenë e para që kam folur për dëshirën për fëmijë, ata në një moment u bënë, ndërsa ne na zgjati diku te një vit e gjysmë deri sa kuptuam që duhej të bënim ndonjë analizë se pse nuk po ndodhte”, tregon Gentjana.

Këshillimi me miqtë i drejtoi ata te mjekët, nga ku rezultoi se bashkëshorti i Gentjanës vuante nga varikoçela, një anomali e enëve të gjakut, që mund të shkaktojë infertilitet.

Në këto kushte ata u gjendën përballë dy mundësish: ndërhyrje kirurgjikale te partneri, që kërkonte 1 vit e gjysmë rikuperim, ose t’i futeshin procesit “in vitro”. Faktori kohë i shtyu që të zgjidhnin alternativën e dytë.

Mes konsultash dhe sugjerimesh, çifti iu drejtua një klinike private. Nxjerrja e 25 vezëve për moshën dhe parametrat që kishte Gentjana, 36 vjeçe, ishte një lajm shpresëdhënës. Mirëpo, edhe pse mbeti shtatzënë embrioni nuk u zhvillua, duke pësuar dështim.

Por në përsëritjen e procedurës gjërat shkuan mbarë. Transferimi i kryer pak muaj më vonë rezultoi me sukses dhe Gentjana mbeti shtatzënë.

Foto ilustruese, pajisje të fertilizimit in vitro/Ministria e Shëndetësisë.

Përballja me infertilitetin

“In vitro” është një teknikë e aplikuar gjerësisht pas viteve 80-të, ku vezët e gruas pllenohen jashtë mitrës. Kësisoj, embrionet krijohen në laboratorë dhe më pas vendosen në mitër për t’u zhvilluar si shtatzëni.

Andrologu Evin Dani, vlerëson si pozitive ekzistencën e kësaj metode riprodhuese, por thekson se edhe në këtë proces mosha luan rol të rëndësishëm.

Ai thotë se pas moshës 35 vjeç, aftësia e grave për të prodhuar vezë të shëndetshme bie. Për këtë aplikohet një metodë, ku në një moshë më të hershme vezë të shëndetshme vendosen në konservim: ngrirje.

Por ndonëse shpesh pamundësia për të bërë fëmijë iu mveshet grave, statistikat tregojnë përqindje të lartë infertiliteti edhe mes burrave.

“Statistikat nxjerrin që në 60% të rasteve problem është gruaja dhe në 40% burri,” tregon andrologu Dani, i cili thekson se për të siguruar riprodhimin meshkujve iu duhet të gëzojnë numër dhe përqendrim të lartë spermatozoidesh të shëndetshëm: rreth 40 milionë.

“Kur kemi ulje të numrit të spermatozoideve, atëherë çifti do të vonojë ose nuk do të realizojë dot shtatzëni,” shpjegon andrologu.

Por, përveç numrit dhe dendësisë së lartë që të arrihet një shtatzëni duhet që spermatozoidet të kenë dhe lëvizshmëri.

“Mund të kesh numër, por jo lëvizshmëri, atëherë i bie që spermatozoidi të mos shkojë drejt vezës, të rrijë aty deri sa ta shkatërrojë organizmi”, shpjegon andrologu Dani, i cili shton se për të qenë riprodhues një burri i nevojitet të ketë në gjendje lëvizjeje të paktën 32% e spermatozoideve.

Dani shton se që një spermatozoid të quhet normal, duhet që mbi 4% e tërësisë së tyre të kenë formë morfologjike normale. Sipas tij, ndër shkaqet kryesore të infertilitetit te meshkujt është varikoçela.

“Enët e gjakut, për një arsye apo tjetër, nga dëmtimi i kllapave, do të sjellë si pasojë pellgëzimin dhe do të bëjë që të rritet temperatura e skrotumit dhe kjo sjell si pasojë atë që quhet dëmtim i spermatozoideve,” shpjegon andrologu.

Ndër shkaqe të tjera që kanë ndikim në infertilitet ai rreshton mënyrën e jetesës, ushqimin, lëndët toksike që përdoren për rritjen e frutave dhe perimeve si dhe temperatura e ambientit. Sipas mjekut, të tjerë shkaktarë janë edhe lëndët narkotike dhe duhani.

“Kemi vënë re që shumë veta që kanë dëmtim të spermatozoideve janë duhanpirës dhe me ndërprerjen e duhanit, pas 3-6 muajsh kemi rezultat”, shpjegon më tej doktor Dani.

Sipas mjekëve, djemtë dhe burrat e kanë të vështirë të flasin për jetën dhe organet e tyre seksuale. Mirëpo, së fundmi, kjo situatë ka ndryshuar falë edhe medias në sensibilizim dhe emisione të dedikuara.

“E konsiderojmë sukses sepse jeta seksuale nuk është se mbaron në një moshë të caktuar, ajo mbaron kur të mbarojë jeta,” thekson andrologu.

Prindërimi dhe kostoja e lartë e shpresës

Pas vitesh tentativë për të pasur fëmijë Erla dhe bashkëshorti iu drejtuan një klinike private në Tiranë për të nisur fertilizimin “in vitro”. Përtej përgjigjes së një mjekeje se “kurrë nuk do të bëhej nënë”, ajo gjeti forcën për të besuar te procedura.

Procesi kërkoi më tepër kohë se sa kishin menduar: gati pesë vite.

“E kam bërë disa herë procedurën dhe nuk më jepte rezultat. Unë gocën e kam me ‘in vitro’-n e katërt”, rrëfen Erla përvojën e saj.

Sot ajo është sërish shtatzënë, por në mënyrë natyrale. Fakt që i ka lumturuar pamasë të dy.

Erla kujton se në momentin kur lindi vajzën, mjeku i pati thënë që të mos provonte më me “in vitro” pasi do të kishte mundësi për shtatzëni normale.

Rrugëtim të njëjtë ka pasur edhe Brikena. Pas tri vitesh martesë ajo solli në jetë djalin e saj. Mirëpo më pas e kishte të vështirë të kalonte sërish në shtatzëni të dytë.

Shkak për këtë ishte një ndërlikim në tubat e fallopit, ku vezët e kanë të vështirë të kalojnë drejt mitrës për shkak të një bllokimi të tubave. Për këtë Brikena iu drejtua procedurës “in vitro” për të pasur mundësinë për një fëmijë të dytë.

Sot ajo gëzon edhe vajzën e saj, ndërsa gjithë procesi i fertilizimit i zgjati shtatë muaj, duke përfshirë analizat, ekot dhe transfertën e embrionit.

Ajo tregon për Citizens.al se nëse nuk do të kishte rezultuar e suksesshme që në tentativën e parë nuk do ta vijonte më tej, pasi stimulimet dhe mjekimet me hormone kanë efektet e tyre.

“In vitro e kam bërë vetëm për faktin që nesër pasnesër, kur të kalonin vitet mos të thosha pse nuk e provova, të mos më ngelej peng,” vijon ajo.

Foto ilustruese, pajisje të fertilizimit in vitro/Ministria e Shëndetësisë.

Pas çdo embrioni, një rrugëtim i lodhshëm emocional

Manjola e kujton si stresuese periudhën e analizave dhe konsultimeve në klinikat private për procesin “in vitro”. Ajo thotë se kjo i ndikoi edhe në sjelljen karshi bashkëshortit.

“Ka qenë stresuese dhe kam qenë pak agresive ato kohë. U bëra keq! Fillova ta përjetoj keq dhe ia hidhja fajin bashkëshortit”, ndan Manjola me Citizens.al

Për Gentjanën terapia te psikologu filloi paralelisht me nisjen e transfertës së dytë të fertilizimit “in vitro”.

“E kam vazhduar terapinë edhe pas lindjes. Ky është proces i ndërlikuar, por asgjë nuk është më e ndërlikuar se sa mëmësia”, rrëfen Gentjana.

Pyetjes nëse në të njëjtin proces ishte edhe partneri i saj, ajoi përgjigjet se “ata janë të lirë”.

“Partnerët mund të jenë aty të të mbështesin në proces, por e gjitha barra fiziologjike është mbi ty”, vijon më tej Gentjana.

Sipas psikologes Tana Aliaj, infertiliteti sjell sfida të shumta fizike, emocionale dhe psikologjike te çiftet. Aliaj analizon se në tërësi koncepti i shoqërisë shqiptare për familjen dhe prioriteti që i jepet krijimit të saj nxit ndjesi zhgënjimi dhe humbjeje në çiftet që nuk ia dalin dot.

Sipas saj, gratë ndikohen më shumë në këtë proces.

“Ky presion shpesh çon në izolim emocional dhe vështirësi në ruajtjen e mirëqenies mendore dhe të marrëdhënies në çift”, shpjegon më tej Aliaj.

Për Erlën, mospasja e një fëmije pas tre tentativash të fertilizimit “in vitro” solli zhgënjim pas zhgënjimi.

“Fillon pastaj një moment që fajëson veten. Nuk është se ka pasur ndonjë krisje. Kemi qenë të dy së bashku duke i dhënë kurajë njëri-tjetrit dhe duke vazhduar akoma, duke këmbëngulur”, tregon ajo.

Sipas psikologes Aliaj, edhe burrat edhe gratë pësojnë dhimbje e trishtim kur secili prej tyre mëson se është infertil. Mirëpo, ndjenja e fajit dhe vetmisë dominon më shumë te gratë, sidomos në realitetin shqiptar.

“Ato shpesh ndihen si ‘të paplota’ për shkak të perceptimit të rrënjosur se të qenit grua lidhet automatikisht me të qenit nënë. Madje, ndjenja e fajit shkon përtej vetes dhe lidhet me pritshmëritë familjare për ‘t’u bërë nënë për prindërit’ apo për të përmbushur rolin që shoqëria i ka përcaktuar”.

Aliaj thekson se ka një presion të shtuar mbi çiftet infertilë, lidhur kjo edhe me strukturat familjare tradicionale.

“Ky presion i jashtëm forcon ndjesinë se vlera e çiftit matet me aftësinë për të lindur fëmijë, duke e lënë pak hapësirë për kuptim dhe mirëkuptim,” thekson psikologia.

Në studime të ndryshme çiftet në pritje e kanë vlerësuar ankthin e fertilizimit “in vitro” si më të madh se çdo ngjarje tjetër të jetës së tyre. 

“Ndonëse zhvillimi i teknikave alternative ka ofruar shpresë për çiftet që përballen me infertilitetin është e rëndësishme të tejkalohen barrierat psikologjike dhe normat kulturore”, përfundon Aliaj.

Kosto të larta financiare, ende pak besim te “publikja”

Kostot e larta financiare dhe pamundësia ekonomike e shtynë Manjolën të shkonte jashtë shtetit, me shpresën se do të përfitonte nga programet sociale atje.

Për Gentjanën nuk ka një përgjigje të saktë të vlerës totale, pasi gjithë procesi ka qenë i fragmentarizuar në periudha të ndryshme.

“Rreth 2,500 euro ‘in vitro’ dhe nja 500 euro ilaçe. Pastaj për çdo transfertë diku te 1,000 euro,” tregon Gentjana.

Mirëpo, ajo kujton se për 14 injeksionet që ia bëri vetes për të përgatitur vezën për procesin e fertilizimit, iu desh të shkonte në Prishtinë, për shkak të kostos së përgjysmuar.

“Të nesëmem i kemi hipur makinës, shkuam në Prishtinë me firgorifer me vete. Diferenca ishte 500 euro deri në 1 mijë euro”, rrëfen Gentjana.

“Nëse dua edhe sot të provoj për një fëmijë të dytë, kam embrione në ngrirje dhe mund të shkoj ta bëj sërish procesin”, shton ajo, duke theksuar edhe kostot e analizave të herëpashershme për të gjithë procesin.

Nga ana tjetër, Brikena tregon për një kosto rreth 8,000 euro.

“Nga fillimi, analizat e mia, të bashkëshortit, pagesën që ishte 3,000 euro dhe ‘in vitro’, embrionet, vizitat, ekot e njëpasnjëshme,” rendit ajo në llogaritjen totale.

Kostoja më e lartë është paguar nga Erla, për shkak se ajo dhe bashkëshorti provuan katër herë. Sipas saj kostoja ka shkuar në 80,000 euro.

“S’do ta besosh, por ka shkuar… ka shkuar kaq sepse mjekimet dhe stimulimet janë të shtrenjta, edhe procedura kushton, analizat përsëri kushtojnë”, na tregon Erla.

Spitali Obstretik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”/Ministria e Shëndetësisë.

Në shkurt të vitit 2024, shërbimi i fertilizimit “in vitro” nisi në sistemin shëndetësor publik, pranë Spitalit Universitar Obstetrikë Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Pavarësisht se laboratori për fertilizimin u ndërtua në këtë institucion prej vitit 2013, financuar nga Bashkimi Evropian me rreth 250 mijë euro dhe trajnim të mjekëve jashtë vendit, kjo sallë nuk u hap kurrë për 11 vite.

Sipas të dhënave nga spitali “Koço Gliozheni” prej nisjes së shërbimit ka pasur shumë kërkesa nga çiftet shqiptare.

“Në vitin 2024 ka pasur 73 aplikime, ndërsa për vitin 2025 deri më tani janë 117 aplikime”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Citizens.al nga spitali obstetrikë-gjinekologjik.

Megjithatë, ky proces është përzgjedhës. Sipas formularëve që plotësohen nga çiftet që nisin këtë procedurë, mosha e grave që pranohen për të kryer teknikat e FIV-ICSI (fertilizimi in vitro dhe Injektimi Intracitoplazmatik i Spermatozoidit) nuk duhet të kalojë 42 vjeç për gratë që kanë cikël menstrual të rregullt.

Sipas spitalit “Koço Gliozheni”, në vitin 2024, nga 73 aplikime janë pranuar 30 dhe nga 117 aplikime deri më tani në 2025-ën janë pranuar 53 çifte që plotësojnë kriteret.

Në vitin 2024 ka pasur 9 rezultate pozitive, ndërsa në vitin 2025 (deri më tani) janë 12 rezultate pozitive. Por nga të gjitha këto vetëm dy lindje të shëndetshme janë shënuar në spitalin “Koço Gliozheni” përmes fertilizimit “in vitro”.

Andrologu Dani shpjegon se përse rezultatet pozitive nuk përkthehen në lindje. Ai thotë se mund të ndodhë që të jetë kryer me sukses transferta e vezëve të pllenuara në uterus, por më pas ajo të mos zhvillohet më tej.

Megjithatë, Erla dhe Brikena, të dyja pjesë e administratës publike rrëfejnë se edhe nëse do t’iu jepej mundësia për ta kryer procesin në shtet, sërish do të zgjidhnin ta merrnin këtë shërbim në privat.

“Kam besim te mjeku që jam dhe nuk do ta ndërroja. Kam ndërruar disa mjekë dhe te ky kam gjetur besim”, rrëfen Erla.

“Ne që punojmë në shtet shkojmë të privati mbarojmë punë. Punojmë vetë aty dhe na sorollasin, jo më një qytetar i thjeshtë që nuk di ku të shkojë”, shprehet me mosbesim Brikena.

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” ende në rishqyrtim nga ekspertët

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm, rreth 150 çifte të reja do të mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në dhjetor të 2024, duke u shprehur se ky shërbim brenda 2025-ës do të ofrohet edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirëpo, në aspekt ligjor fertilizimi “in vitro” u soll sërish në vëmendje përmes projektligjit “Për shëndetin riprodhues dhe atë seksual” që synon të garantojë të drejta seksuale dhe riprodhuese për qytetarët. Në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë se si do të mbështeten çiftet që nuk munden dot të bëjnë fëmijë.

“Projektligji është tërhequr nga ministria, pas konsultimeve publike që ato patën në faqen e tyre online dhe që nga ai moment, nuk ka më asnjë reagim”, tha për Citizens.al Zheni Gjergji, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.

Sipas deputetes Gjergji, ky projektligj nuk kishte asnjë paketë sociale të parashtruar për gratë në nevojë dhe që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë fertilizimin “in vitro”.

“Nuk ishte parashikuar asgjë, as nuk e citonte që do të ishte në institucionet publike, por thoshte në institucionet publike dhe jopublike. Nuk është se ishte prioritet publiku. Por ishte publike dhe private”, argumenton deputetja Gjergji.

Sipas Gjergjit, Shqipëria nuk ka ende një regjistër kombëtar të infertilitetit, duke mos pasur mundësi kësisoj të hartohen politika të duhura shtetërore.


*Emrat janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të rrëfejnë historinë e tyre për Citizens.al

The post “Fertilizimi in vitro”: Rruga e gjatë e çifteve për një fëmijë appeared first on Citizens.al.

“Nga gratë për gratë”, përvoja të sigurta në turizëm

21 June 2025 at 14:15

Oborri i shtëpisë së Jetmira Kajoshit në Shtoj të Ri u mbush me gra e vajza që kishin ardhur për t’u njohur me Shkodrën përmes duarve të një artizaneje.

Në katin e parë të shtëpisë së saj, Jetmira ka ngritur një punishte për prodhimin e sapunëve nga bimët vendase si livanda, sherebela apo çaji i malit.

Dhjetë vite më parë, ideja për të prodhuar sapunë dukej e largët. Sot, ajo është shembull i qëndrueshmërisë, kurajës dhe formalizimit të punës në tregun vendas.

“Në fillim askush nuk besonte që sapuni bëhej këtu. Me kalimin e kohës produkti u përqafua,” rrëfen Jetmira për Citizens.al.

Të bësh biznes në Shqipëri nuk është e lehtë, sidomos për gratë që ndeshen me mosbesim dhe pengesa administrative që nga dita e parë.

“Publiciteti bëhet bukur, por realiteti është ndryshe,” thotë ajo duke treguar vështirësitë që haste për të bindur klientët për produktin vendas.

Sot Jetmira administron punishten vetë. Në periudha sezoni punëson gra të tjera nga komuniteti për mbledhjen e bimëve dhe përgatitjen e sapunëve artizanalë.

Në dallim nga nismat e tjera, Jetmira e formalizoi biznesin që në fillim, edhe pse nuk kishte më shumë se 100 sapunë në magazinë.

“E hapa NIPT-in pa ditur si do shkonte. Por ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë,” kujton ajo me bindje.

Sot, sapunët e saj shiten si suvenire shqiptare në dyqane artizanale dhe në aeroportin e Rinasit, duke mbartur aromën dhe identitetin e Shtojit të Ri.

Pasdite në Shirokë me peshkatarët e liqenit

Në të njëjtën ditë, pak kilometra larg, Agim Kallmi përgatitej të nisej me varkë në liqenin e Shkodrës. Ai është një prej peshkatarëve të fundit të zonës.

Për 35 vite, Agimi ka dalë çdo ditë në liqen për të peshkuar. Sot, më shumë sesa punë, e quan këtë një mënyrë jetese.

“Kam peshkuar me vëllain pastaj dhe me nusen, por kemi punuar mirë,” thotë ai teksa shtyn varkën në ujë.

Sipas Agimit, liqeni ka shumë specie, por peshkimi është përqendruar te krapi i madh, që kalon pesë kilogramët.

Dita për të nis në orën katër të mëngjesit dhe përfundon pas perëndimit. Ai thotë se të rinjtë nuk duan më të futen në varkë, e cila mbart dhe rreziqe. Këtu merr për shembull të birin.

“Më mirë thotë rri kamerier se të rrezikoj në liqen,” tregon Agimi i mësuar me motin e paparashikueshëm.

Fuqizimi i gruas përmes turizmit

Jetmira dhe Agimi ishin pjesë e një turi të organizuar nga UN Women Albania, që synon të fuqizojë gratë përmes përfshirjes në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Sipas Irena Shtrazës, drejtuese e projektit, turizmi është një mundësi e artë për të përparuar barazinë gjinore dhe për të ndërtuar ekonomi lokale të qëndrueshme.

“Kjo nuk është vetëm tendencë, është një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës,” u shpreh ajo për Citizens.al.

Në guidë përfshihen gra nga zona të ndryshme, që ofrojnë përvoja të ndryshme: hiking, artizanat, kulinari, peshkim, apo kundrim shpendësh.

Shembuj konkretë janë: “Hello Albania” në Vlorë, “Guided Holidays” në Shkodër, apo “Balkan Pearls” në Tiranë që ofron ture për nënat me fëmijë.

Sipas Irenës, 82% e vendimeve për udhëtime në botë merren nga gratë dhe deri më 2028, ato do të kontrollojnë 75% të shpenzimeve për pushime.

“52% e grave në botë kanë udhëtuar solo me prirjen për destinacione të sigurta, fuqizuese dhe autentike nga ana kulturore,” shton ajo.

Industria turistike po përshtatet: gjithnjë e më shumë produkte dhe shërbime po krijohen për gratë që udhëtojnë vetëm, me fëmijë, apo për të takuar komunitete të tjera grash.

Kjo po nxit nevojën për një turizëm që ofron edhe përvoja njerëzore që nxisin ndërveprimin me komunitetet lokale.

The post “Nga gratë për gratë”, përvoja të sigurta në turizëm appeared first on Citizens.al.

Gazetari: Grave në burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja

15 July 2025 at 22:21

Ditët e fundit në media janë publikuar artikuj se në burgun e Drenovës apo të Reçit janë futur eskorta, vajza të njohura të showbizit shqiptar, për “takime speciale” me persona të krimit të organizuar. E teksa po diskutohej kjo temë në Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati deklaroi se ndryshe nga burrat, grave në burgun e […]

The post Gazetari: Grave në burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja appeared first on BoldNews.al.

STUDIMI/ Gratë u prekën më shumë se burrat nga pandemia e Covid-19

9 July 2025 at 08:07

Një studim i ri nga Universiteti i Aberdeenit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur ndikim më të madh negativ tek gratë sesa tek burrat, si në shëndetin mendor ashtu edhe në zakonet e jetesës.

Studiuesit analizuan të dhëna kombëtare nga viti 2015 deri në mars 2023 dhe zbuluan se:

Gratë raportuan më pak konsum frutash gjatë pandemisë.

Ulja e konsumit të alkoolit ishte më e vogël tek gratë se tek burrat.

Stresi psikologjik u rrit tek të dyja gjinitë, por më shumë tek gratë.

Përpara pandemisë, stili i shëndetshëm i jetesës kishte ndikim më mbrojtës për shëndetin mendor të grave. Gjatë pandemisë, ky efekt u dobësua tek gratë dhe mbeti i qëndrueshëm vetëm për burrat.

Ekspertët theksojnë se këto ndikime negative tek gratë vazhduan deri në maj 2023, të ndikuara edhe nga vështirësitë ekonomike. Ata kërkojnë që këto trende të monitorohen me kujdes për të ofruar mbështetje adekuate në të ardhmen.

 

 

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë

By: fra nc
2 July 2025 at 13:39

Për herë të parë në historinë e saj, Danimarka ka përfshirë zyrtarisht gratë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në bazë të një politike të re të barazisë gjinore në rekrutim që hyri në fuqi më 1 korrik 2025.

Ky ndryshim historik vjen pas një marrëveshjeje të gjerë të mbrojtjes të miratuar nga parlamenti danez në vitin 2023, që synonte forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe një përfaqësim më të drejtë gjinor.

Sipas rregullave të reja, gratë që mbushin 18 vjeç nga kjo datë e në vijim do të jenë subjekt i një sistemi rekrutimi me short, njësoj si meshkujt, dhe mund të thirren për të kryer 11 muaj shërbim ushtarak. Pesë muajt e parë përfshijnë trajnim bazë gjithëpërfshirës, ndërsa gjashtë muajt e tjerë përfshijnë detyra aktive në ushtri, flotë, forcat ajrore apo në Komandën e Operacioneve Speciale.

Gjenerali Michael Wiggers Hyldgaard, shef i mbrojtjes, e cilësoi reformën si një hap drejt një ushtrie moderne dhe gjithëpërfshirëse.

“Kur hapim derën si për gratë ashtu edhe për burrat me të njëjtat kushte, ne shfrytëzojmë gjithë grupin e talenteve të Danimarkës. Na jep më shumë fuqi luftarake dhe dërgon një sinjal të qartë se Forcat e Armatosura janë një komunitet modern ku të gjithë mund të kontribuojnë në mbrojtjen e Mbretërisë së Danimarkës,” tha Hyldgaard.

Ndryshimi nuk do të prekë gratë që kanë mbushur 18 vjeç përpara 1 korrikut 2025, të cilat do të mbeten nën sistemin e vjetër ku shërbimi ushtarak për to ishte vullnetar.

Përmes këtij ligji, Danimarka i bashkohet një grupi të vogël vendesh europiane që aplikojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të dyja gjinitë, duke vendosur një standard të ri për barazinë gjinore në mbrojtjen kombëtare.

The post Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë appeared first on Euronews Albania.

Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe

1 July 2025 at 13:04

Gratë në Danimarkë tani do të thirren për të kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm kur të mbushin 18 vjeç, sipas një ndryshimi ligjor të miratuar nga parlamenti danez. Ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore në ushtri dhe një masë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit mes rritjes së tensioneve të sigurisë në Evropë.

Deri tani, pjesëmarrja e grave në ushtri ishte në baza vullnetare. Por me rregullat e reja, si djemtë ashtu edhe vajzat do të regjistrohen për vlerësim dhe mund të zgjidhen për shërbim përmes një sistemi lotarie, nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zgjatja e periudhës së rekrutimit nga katër në 11 muaj.

Në vitin 2024, rreth 4,700 qytetarë danezë morën pjesë në shërbimin ushtarak, prej të cilëve 24% ishin gra vullnetare. Qeveria synon që deri në vitin 2033 ky numër të arrijë në rreth 6,500 persona në vit.

Danimarka po ndjek shembullin e vendeve nordike fqinje si Suedia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë rekrutim të detyrueshëm për të dy gjinitë.

Në të njëjtën kohë, qeveria daneze ka njoftuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 40.5 miliardë krona (5.9 miliardë dollarë) për të përmbushur objektivat e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe appeared first on Euronews Albania.

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci

24 June 2025 at 07:56

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci. Përfaqësimi i femrave në misionet diplomatike vazhdon të mbetet më i vogël se meshkujt, veçanërisht në pozicionet e rangut të lartë.

Përkundër angazhimeve globale për barazinë gjinore, gratë mbeten dukshëm të nënpërfaqësuara në diplomaci dhe udhëheqje politike, me tendencat e fundit që tregojnë regres shqetësues.

Historikisht, diplomacia ka qenë pronë e burrave, por OKB thotë se, është koha për të njohur dhe festuar mënyrat në të cilat gratë po thyejnë barrierat dhe po bëjnë ndryshim në fushën e diplomacisë.

Që nga viti 2014, 143 vende garantuan barazinë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre; 52 vende të tjera ende nuk e kanë bërë këtë angazhim të rëndësishëm.

Ndërmjet viteve 1992 dhe 2019, gratë përfaqësonin 13% të negociatorëve, 6% të ndërmjetësve dhe 6% të nënshkruesve në proceset e paqes në mbarë botën.

Në janar të këtij viti, vetëm 25 vende kishin një kryetare shteti ose qeverie femër.

Gratë përbëjnë 22,9% të ministrave të kabinetit në mbarë botën, me nënpërfaqësim në fusha kyçe si punët e jashtme dhe mbrojtja.

Që nga viti 2024, gratë përbënin vetëm 21% të përfaqësuesve të përhershëm të OKB-së, ndërkohë që prej vitit 1947, vetëm 7% të të gjithë ambasadorëve kanë qenë gra dhe 73 vende nuk kanë emëruar kurrë një përfaqësuese femër.

/a.f//r.e/

The post Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

By: Ela
21 June 2025 at 19:40

Elona, nënë e tre fëmijëve, e ka bërë thuajse të përditshme që pas pune të shkojë ose në zyrën e avokates, ose në gjykatë ose në një shoqatë vendore ku merr ndihmë psikologjike falas, për shkak të kalvarit të vuajtjeve që dhuna e bashkëshortit shkakton në jetën e saj. “Kam dhjetë vite që përballem me […]

The post Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

By: V K
13 June 2025 at 07:49

Në kuadër të raportit për barazinë gjinore të vitit 2025, femrat shqiptare, kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkujt. Renditja është bërë nga Forumi Ekonomik Global.

Shqipëria renditet e para në botë për nën-treguesin “Barazia në paga për punë të ngjashme”, që është pjesë e tregtuesi “Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë”, një prej katër grupeve kryesore që matin indeksin e barazisë gjinore, së bashku me “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”.

Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë.

Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.

Treguesi “barazia në punë për paga të ngjashme” bazohet në të dhënat e Vëzhgimit me Drejtuesit, që organizohet nga Forumi Ekonomik Global, ku mbi 11 000 udhëheqës biznesi nga 123 vende përgjigjen në shkallën 1–7 për pyetjen:

“Në shtetin tuaj, për punë të ngjashme, në çfarë mase pagat e grave janë të barabarta me ato të burrave”? (1 = jo fare, shumë më pak se burrat; 7 = plotësisht, të barabarta). Vlerat mesatare të përgjigjeve (1–7) konvertohen në një indeks 0–1, ku 1 (ose 100%) përfaqëson barazi të plotë (“fully equal”) dhe 0 (ose 0%) përfaqëson mosbarazi të plotë.

Shqipëria ka një barazi shumë më të lartë në paga në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, hendeku gjinor mbyllet në nivelin 64%, Mali i Zi 66.3%, Bosnjë Hercegovinë 60.8%, Maqedoninë e Veriut 54.6% (e fundit në Europë).

Të dhënat për Kosovën mungojnë. Ndërsa e parafundit në Europë është Italia (55%), pra me gratë që paguhen gati sa gjysma e burrave.

Femrat drejtuese në Shqipëri paguhen më shumë sesa meshkujt

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i referohen vitit 2023, Paga mesatare e femrave ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, që paguhen 72.7 mijë lekë në muaj.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 201 mijë lekë në muaj në 2023, me rritje prej 16% në raport me vitin e mëparshëm.

Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijë lekë, ose 6% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori./MONITOR

The post Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave appeared first on Albeu.com.

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

By: Ela
12 June 2025 at 11:54

Shqipëria renditet e 36-a nga 148 ekonomi në Raportin e barazisë Gjinore 2025, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, me një rezultat të përgjithshëm barazie gjinore prej 0.763 (që nënkupton që mbyll 76.3% të hendekut gjinor), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me rezultatin prej 0.780 (78.0%) dhe vendin e 23-të që zinte në 2024-ën. Indeksi […]

The post Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa e Sirisë për gratë: Vishni rroba “të gjera dhe modeste” dhe burkini në plazhe

By: gaze tare
10 June 2025 at 17:07

Autoritetet e reja islamiste të Sirisë u kërkuan grave të veshin burkini ose rroba që mbulojnë të gjithë trupin në plazhet publike, por masa përjashton komplekset private hoteliere luksoze.

Vendimi i ministrisë së turizmit erdhi gjashtë muaj pasi koalicioni islamist rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad. Duke përmendur “interesin e përbashkët”, ministria u bën thirrje pushuesve të veshin rroba “më modeste” në plazhe. Gratë në veçanti duhet të veshin burkini ose lloje të tjera rrobash banje që mbulojnë trupin. Jashtë zonave bregdetare, ato duhet të veshin rroba “të gjera”, ndërsa burrave u ndalohet të dalin me gjoks të zhveshur.

Në Siri, një vend me moral konservator, pak gra vishnin rroba banje në plazhe. Kufizimet nuk vlejnë për komplekset private hoteliere ku lejohen “rrobat e banjës në stilin perëndimor” . Hotelet e tjera duhet t’u përmbahen udhëzimeve të reja.

Përveç kësaj, ministria tha se në vendet publike gratë duhet të veshin rroba të gjera, që mbulojnë shpatullat dhe gjunjët, dhe të shmangin” veshjet transparente ose shumë të ngushta”.

Nuk u specifikua nëse sanksionet dhe çfarë lloji do të vendoseshin nëse shkeleshin rregulloret e reja.

Në platformat e mediave sociale, përdoruesit u ndanë kur u njoftuan masat, me disa që i mbështetën ato dhe të tjerë që i shihnin liritë e tyre si të kufizuara. “Siria është një vend i moderuar dhe i hapur dhe duhet të pranojë të gjithë pa përjashtim (…) ministria duhet ta rishqyrtojë vendimin “, komentoi një grua, Saza, në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Turizmit.

Në të kundërt, një burrë, Yahya Cabiso , shkroi: “Është e detyrueshme të respektohet kultura e shoqërisë siriane. Faleminderit, Ministria e Turizmit.”

Që kur islamistët morën pushtetin, shumë sirianë kanë frikë se liritë e tyre personale do të kufizohen. Në maj, një grua u vra nga persona të armatosur që sulmuan një klub nate. Në internet po qarkullojnë video në të cilat të rinjtë përsërisin slogane fetare ose bëjnë thirrje për mbylljen e bareve që shërbejnë alkool.

The post Kërkesa e Sirisë për gratë: Vishni rroba “të gjera dhe modeste” dhe burkini në plazhe appeared first on iconstyle.al.

Studimi/ Gratë që pijnë deri në tri kafe në ditë plaken më shëndetshëm

By: user 6
9 June 2025 at 23:17

Një lajm i mirë për gratë që e nisin ditën me kafenë e mëngjesit: një studim i ri afatgjatë e lidh konsumimin e moderuar të kafesë me plakje më të shëndetshme, shkruan “The Telegraph“.

Studimi 32-vjeçar i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan e Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat e mbi 47,000 grave. Rezultatet treguan se ato që konsumonin rreth 315 mg kafeinë në ditë – afërsisht tri filxhanë të vegjël kafeje, kishin 13% më shumë gjasa të përjetonin plakje të shëndetshme, si në aspektin fizik ashtu edhe njohës.

Çdo filxhan shtesë lidhej me një rritje prej afërsisht 2% të mundësisë për një plakje të shëndetshme. Por ka një kusht: efektet pozitive nuk u vërejtën tek personat që konsumonin pije të gazuara, çaj ose kafe pa kafeinë. Sipas të dhënave, pijet e gazuara ndikojnë negativisht, duke ulur me 20% mundësinë e plakjes së shëndetshme.

Autorja e studimit, Dr. Sara Mahdavi, theksoi se kafeina nuk është një “ilaç mrekullie”, por për gratë që tashmë e konsumojnë dhe e tolerojnë mirë, gjetjet janë inkurajuese. “Mosha ideale kur konsumi i kafesë duket të ketë efekt më të mirë është rreth 48 vjeç,” tha ajo, duke shtuar se zakonet e vogla dhe të qëndrueshme mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin afatgjatë, transmeton Telegrafi.

Gjetjet, të paraqitura këtë javë në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane për Ushqyerje në Orlando, ende nuk janë rishikuar nga kolegët shkencorë, por përfaqësojnë studimin e parë që vlerëson ndikimin afatgjatë të konsumit të kafesë në fusha të ndryshme të plakjes.

Deri tani nuk është sqaruar pse gratë përfitojnë më shumë se burrat nga kafeina, pasi studimi është fokusuar vetëm tek gratë. Dr. Mahdavi sugjeron se faktorët si hormonet dhe gjenetika mund të ndikojnë në metabolizmin e kafeinës.

Ajo shton: “Estrogjeni pengon një enzimë të mëlçisë që është thelbësore për zbërthimin e kafeinës, që do të thotë se kafeina mund të qëndrojë më gjatë në trupin e disa njerëzve, veçanërisht atyre që kalojnë nëpër tranzicione hormonale si menopauza, shtatzënia ose ata që përdorin kontraceptivë oralë.”

Ky faktor hormonal mund të jetë një nga arsyet pse gratë reagojnë ndryshe ndaj kafeinës, megjithëse mekanizmat biologjikë ende nuk janë kuptuar plotësisht.

Studimi mbetet një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të ndikimit të stilit të jetesës, madje edhe zakoneve të vogla si konsumimi i kafesë në procesin e plakjes. 

The post Studimi/ Gratë që pijnë deri në tri kafe në ditë plaken më shëndetshëm appeared first on Lapsi.al.

Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

By: user 6
6 June 2025 at 21:36

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj.

Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i drejtohet Majkos: “Të tëra të mirat i ke të keqen nëna, që të gjesh një burrë”.

Pas një fushate derë më derë në qarkun e Vlorës, Majko i tha BIRN se ajo që aktori tha me humor ishte në fakt një prej klisheve më të shpeshta paragjykuese me të cilën u përball vazhdimisht në terren.

“Nuk besoj që ndonjë burrë kandidat e pyesin nëse është i martuar apo ka fëmijë, por kjo mua më ndodhte shpesh,” tha Majko. “M’u krijua përshtypja se nëse do isha e martuar dhe me fëmijë, do merrja ndonjë votë më shumë,” shtoi ajo.

Ballafaqimi me stereotipet gjinore ishte vetëm ana e dukshme. Në rrjetet sociale, Majko thotë se u sulmua me komente të dhunshme dhe gjuhë urrejtjeje fillimisht se ishte pjesë e komunitetit rom dhe më pas si grua.

“Dua të them që këta janë të njëjtët persona, një racist është seksist dhe homofob njëkohësisht. Nuk mund të presësh që dikush që është seksist, të mos jetë edhe racist apo të respektojë kategori të tjera,” i tha ajo BIRN, ndërsa shtoi se “gjuha e urrejtjes ishte ende aty”

Përvoja e Majkos nuk është e izoluar. Mes 787 grave që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej tyre u targetuan në rrjetet sociale me gjuhë fyese, denigruese dhe urrejtjeje mbi bazë të gjinisë.

BIRN analizoi mbi 150 mijë komente të mbledhura nga faqet në Facebook të kandidateve gra nga i gjithë spektri politik në rrjetet sociale, me ndihmën e mjeteve teknologjike si Google Colab, SentiOne dhe Apify, dhe identifikoi gjerësisht përmbajtje seksiste, e cila varion deri në nëntë për qind të totalit të komenteve pa dallim force politike.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ndaj grave në politikë pati sulme të organizuara nga profile false, të cilat synonin që t’i paraqisnin kandidatet si “kukulla”, “të përdala” apo zgjatime të burrave në garë.

Kandidatet u targetuan pothuajse njësoj nga komentet fyese, denigruese apo gjuha e urrejtjes, pavarësisht partisë politike të cilën ato përfaqësojnë. Një diferencë e vogël në përqindje u vu re ndaj disa kandidateve të mazhorancës, të cilat u sulmuan disi më fort se të tjerat.

Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se një klimë e tillë online, e shoqëruar edhe me qëndrimet seksiste të liderëve të partive politike, ndikon negativisht në përfaqësimin e grave në politikë, duke ulur vetëbesimin dhe gatishmërinë e tyre për të kandiduar në të ardhmen.

“Ndikon patjetër për disa arsye: krijon klimë frike apo dhune psikologjike, forcon stereotipet gjinore duke i cilësuar gratë apo vajzat si të paafta për të përballuar emocionalisht çështjet e politikës,” thotë Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN.

“Shumë gra vendosin mos të kandidojnë apo përballen publikisht për shkak të sulmeve të mundshme apo përdorimit të figurës së tyre,” shtoi Leskaj.

Sulme seksiste të organizuara

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i dhanë një mandat të katërt pothuajse të cilësuar kryeministrit Edi Rama, numri i grave në garë si në listat e mbyllura ashtu edhe në ato preferenciale ishte i konsiderueshëm, 787 në total.

Mes tyre u zgjodhën deputete 50 gra nga katër forca politike; 34 prej të cilave nga Partia Socialiste në mazhorancë, 13 nga Partia Demokratike, 2 nga Partia Socialdemokrate dhe një mandat i diskutueshëm nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Numerikisht, gratë përbëjnë sot rreth 35 për qind të parlamentit të ardhshëm në Shqipëri ose 5 pikë më lart se kuotat e detyrueshme gjinore për promovimin e barazisë gjinore në politikë. Megjithatë, nën koracën e numrave fshihen sulme individuale apo të orkestruara vetëm për shkak të gjinisë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se një pjesë e komenteve me gjuhë seksiste dhe denigruese për kandidatet e të dyja forcave kryesore vinin nga profile false. Një grup profilesh, që kishin në URL një pseudonim apo emër e mbiemër të supozuar, të ndarë me pikë dhe përfundonin me “.2025”, u përdorën për të sulmuar me gjuhë seksiste kandidate të të dyja forcave kryesore politike. Profile të ngjashme po ashtu bënin komente pozitive, të cilat në mjaft raste ishin të njëjta.

Një pjesë e këtyre profileve ishin lehtësisht të identifikueshme si të rreme, pasi ishin krijuar pothuajse në të njëjtën kohë, kishin numër të kufizuar ndjekësish, nuk kishin postime reale dhe fotografitë e profilit i kishin të marra nga interneti. Një pjesë e profileve që përfundonin me “.2025” ndanin të njëjtët miq dhe rezultuan të fshira pas përfundimit të fushatës elektorale.

Anita Doçi punoi gjatë fushatës si menaxhere e rrjeteve sociale për kandidaten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe një ndër punët e saj ditore ishte fshirja e dhjetra mesazheve fyese dhe denigruese. Doçi thotë se kishte hasur shumë raste ku në postimet nga terreni, Tabakut i shkruanin mesazhe të llojit “rri gjithë ditën rrugëve” apo “s’mendon fare për familjen, fëmijët”.

“Komente që nuk i gjen te kandidatët meshkuj,” tha ajo.

Vetë Tabaku i tha BIRN se gjatë fushatës ishin aktivizuar grupe të organizuara me qëllimin e vetëm për të sulmuar. Sulmet, sipas saj, ishin masive në ato video që u përzgjodhën prej fushatës për të prezantuar një kandidate më normale – si për shembull një video ku ajo kishte ndaluar të vishte atletet.

“Ajo video u bë nga më të ndjekurat, nuk e di me 1 milion shikime, dhe duke u futur njerëzit atje, nuk e ke idenë lloj-lloj komentesh për një atlete që vesh,” tha Tabaku.

Ajo tha se gratë shiheshin si target më i lehtë për komentuesit edhe kur nuk ishin të organizuar nga forca politike rivale.

“Ndoshta e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë ndaj grave. U duket më e thjeshtë për të sulmuar një grua se mendojnë që ndoshta nuk ka përgjigje,” shtoi ajo.

BIRN vuri re se numri më i lartë i komenteve seksiste ishte në ato postime në rrjetet sociale që i vendosnin kandidatet në mjedise të cilat përkojnë me paragjykimet gjinore. Videot në fshat, vizitat në fasoneri si dhe takimet me fëmijë dhe të moshuar përmbanin shpesh komente seksiste dhe gjuhë të tillë. Po ashtu, postimet e grave kandidate lidhur me drejtuesit e forcave politike apo prania në të njëjtin mjedis tërhoqi më shumë gjuhë seksiste.

Në kampin e mazhorancës, kandidatet Klodiana Spahiu dhe Blerina Gjylameti thonë se u përballën me gjuhë fyese në rrjetet sociale.

“Kuptohet që nuk kanë qenë komente që të merrnin shkak nga diçka konkrete apo në lidhje me takimin, thjesht gjuhë fyese kundrejt personit tim dhe përkatësisë time partiake,” tha Spahiu.

Gjylameti, e cila nuk arriti të futej në Kuvend për një grusht votash, tha se kishte vënë re një rritje të komenteve fyese apo seksiste në javët e fundit të fushatës. Ajo theksoi gjithashtu se komente të tilla përpiqeshin që t’i fshinin për të mos nxitur më tej gjuhën e urrejtjes.

“Nga eksperienca ime personale, postimet e fushatës elektorale, sidomos në javët e fundit, u shoqëruan me vrull komentesh urrejtje politike dhe kryesisht të bazuara në të qenit grua,” tha Gjylameti.

“Çfarë përmban një gjuhë jo etike, me terminologji seksiste apo denigruese, vullnetarët që janë pjesë e stafit tim i fshijnë dhe kjo si një mënyrë që të mos nxitet më shumë gjuha e urrejtjes,” theksoi ajo.

Tolerancë institucionale dhe shoqërore

Gjuha denigruese dhe seksiste në hapësirën online konsiderohet si zgjatim i së njëjtës gjuhë të përdorur rëndom nga drejtuesit e partive politike dhe media tradicionale në Shqipëri. Për ekspertët dhe studiueset e këtij fenomeni, fushata e fundit zgjedhore vazhdoi në të njëjtin trend, duke krijuar një klimë jo të mirë për gratë që përfshihen në politikë.

Izela Tahsini, psikoterapiste dhe Profesore e Asociuar në punë sociale i tha BIRN se gjuha seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale përforconte stereotipet e dëmshshme dhe minonte besueshmërinë e kandidateve në garë.

“Sensacionalizmi dhe gjuha seksiste, për fat të keq, nuk u eliminuan, veçanërisht në seksionet e komenteve online, duke krijuar një mjedis armiqësor për gratë në politikë,” tha Tahsini.

“Rrjedhimisht, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, jam e bindur se vazhdon të mbajë jashtë politikës një sërë grash”, shtoi ajo.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit politik, mendon se komentet e personave anonimë në rrjetet sociale frymëzohen nga liderët e tyre politikë.

“Komentet tallëse të nisura nga politikanët apo mediat shtjelloheshin më tej në komente pa fre online, edhe në faqet e disa prej mediave të mëdha”, tha Gjoni. “Çdo person anonim ndjen se ka të drejtë të reduktojë kandidatet gra në stereotipe gjinore, duke minimizuar kështu zyrtarisht rolin e tyre si kontribuuese politike,” shtoi ajo.

Edhe Marsela Dauti, autore e studimeve mbi përfaqësimin e grave në politikë, i tha BIRN se seksizmi dhe gjuha denigruese ndaj grave ishin të ngulitura thellë në politikën shqiptare.
“Kjo është shumë e vështirë, pasi gjuha denigruese shpesh konsiderohet si pjesë normale e politikës — madje edhe nga vetë gratë politikane,” tha ajo duke theksuar se këtë e kishte vënë re gjatë një studimi për dhunën ndaj grave në politikë.

“Gjuha ofenduese apo dhuna në përgjithësi perceptohen si një kosto që duhet paguar për të qenë pjesë e jetës politike,” shtoi Dauti.

Gjatë fushatës së fundit elektorale, kryeministri Edi Rama u apeloi grave dhe i lavdëroi ato, shpeshherë përmes shprehjeve të tipit “Partia Socialiste është grua” apo “Ngjyra rozë është ngjyra e grave dhe vajzave si dhe ngjyra e Partisë Socialiste”.

Por kjo narrativë konsiderohet si “seksizëm i sheqerosur” nga Dauti, e cila theksoi se shprehje të tilla ishin përdorur për të pastruar imazhin e PS gjatë fushatës elektorale për mëkatet e veta të korrupsionit.

Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, kujton një tjetër episod seksist të fushatës së Ramës, ku ai këshilloi gratë që “të përdorin aftësitë e tyre joshëse”. Në anën tjetër të spektrit politik, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u denoncua po ashtu për përdorim të gjesteve fyese dhe vulgare.

Leskaj tha se kjo gjuhë e drejtuesve politikë tolerohet. “Toleranca institucionale dhe shoqërore është e pranishme, për shkak të mendësisë se gratë në politikë nuk janë të “fuqishme”,” tha Leskaj.

Edhe UN Women vuri re tolerancë ndaj gjuhës denigruese gjatë monitorimit të fushatës së fundit.

“Në Shqipëri ka një tolerancë institucionale dhe shoqërore ndaj gjuhës denigruese, si ndaj grave ashtu edhe burrave në politikë. Kjo ndodh për disa arsye, përfshirë mungesën e mekanizmave efektivë për të adresuar dhe ndëshkuar sjellje të tilla, si dhe normat kulturore dhe stereotipet gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri,” tha organizata në përgjigje me shkrim.

Pabarazia në garë

Dhurata Çupi (Tyli), deputete e Partisë Demokratike prej vitit 2017, e humbi garën në Tiranë në zgjedhjet e fundit. Ajo thotë se fakti që ishte grua u përdor taktikisht për t’ia “trembur” votuesit.

“Ka shumë raste që takoja votues dhe pas meje takonin burra kandidatë të listës së hapur dhe influenconin votën kundër meje me argumentin që është grua”, tha Çupi. Sipas saj, diskriminimi pozitiv në ligj u përdor në krah të kundërt, për t’i bindur votuesit se gratë kishin vetëm një në tre vende dhe se një grua nuk do të dilte dot deputete.

Çupi thotë se ajo u diskriminua edhe nga forca e vet politike dhe u braktis gjatë fushatës në favor të burrave që ishin pjesë e garës. “Nga partia kam marrë zero mbështetje. Asnjë mbështetje. Përkundrazi ka patur raste kur lidershipi ka influencuar votën për kandidatët preferencialë,” tha ajo.

Kandidate të tjera ndërkohë vunë në dukje se gara ishte e pabarabartë. Sidomos në zonat rurale dhe qyteza ku gratë përfshihen pak në politikë dhe të takon të shohësh shpesh takime kandidatesh në prani vetëm të burrave.

“Në përgjithësi, shoqëria shqiptare është maskiliste dhe vëmendjen më të madhe e zënë burrat”, tha kandidatja Lindita Metaliaj, e cila garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Lezhë.

Kandidatet e intervistuara vunë në dukje gjithashtu disbalancën financiare dhe vështirësitë për të ngritur fonde.

“[Kishte] Burra biznesmenë në garë, që shpenzimet i kishin të pakrahasueshme me buxhetin tim”, tha Çupi.

“Ngritja e fondeve për fushata elektorale është një nga vështirësitë më të mëdha që gratë kanë në krahasim me burrat, aq më tepër në kontekstin kulturor shqiptar,” tha Gjylameti nga Partia Socialiste, e cila kërkoi të kishte ndryshime ligjore në këtë pikë.

Sulmet seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale apo gjuha e përdorur në media janë pengesa shtesë mbi këto pabarazi, të cilat në thelb duan t’i trembin dhe largojnë gratë nga politika. Për kandidate si Ina Majko, vështirësi të tilla të bëjnë të humbësh edhe besimin.

“Vajzat e gratë kur përfshihen në politikë nuk i besojnë dot më asnjë burri,” tha Majko, ndërsa shtoi se edhe një foto e pafajshme mund të kthehet në një mundësi për të të targetuar. “Kjo është e frikshme!”. /Marrë nga Reporter.al

The post Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Lapsi.al.

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

By: Oldi
6 June 2025 at 09:27

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i […]

The post Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on BoldNews.al.

I mbijetuari i dhunës seksuale Ramadan Nishori: Pas rrëfimit tim u lajmëruan edhe 4 të mbijetuar tjerë

3 June 2025 at 14:48

Ramadan Nishori, i cili më 14.04.2025 rrëfeu publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës në vitet 1998-1999 në Kosovë, ka treguar se katër persona të tjerë janë lajmëruar në organizata joqeveritare për të rrëfyer se edhe ata janë të mbijetuar të dhunës seksuale në luftën e fundit.

Këtë deklarim Nishori e dha në panelin me temën: “Drejt drejtësisë: Forca dhe historia e të mbijetuarve” në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, më 03.06.2025.

Nishori është burri i parë që rrëfeu në Kosovë për dhunën seksuale që ka përjetuar në luftë dhe këtë e bëri pikërisht në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës.

Por, para deklarimit se katër të mbijetuar të tjerë janë paraqitur në organizata joqeveritare për t’u rrëfyer për dhunën seksuale në luftë, Nishori ka ndarë me të pranishmit në panel se si arriti personalisht ta ndajë rrëfimin e tij.

Nishori tha se ka qenë shumë e vështirë të lajmërohej në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRTC) për ta treguar historinë e tij, por atë e ka ndihmuar Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Ai madje tha se disa herë kishte tentuar të hynte në KRTC për ta treguar historinë e tij, por ka menduar se nëse e sheh dikush duke hyrë në këtë organizatë do ta paragjykonin dhe do të qeshnin me të.

“Unë s’disa herë jam afru te organizata [KRTC] po nuk mundesha me marr guxim kurrësesi me hi brenda se më vishin ato lloj-lloj pyetje në kry se më sheh dikush t’u hi mrena në organizatë ose mundet me qëllu ndonjë i njofshëm i cili është duke punu brenda në organizatë. Po pasi kemi bisedu me Vasfijen, më tha lirisht mundesh me shku në organizatë me u lajmëru se gjithçka që thuhet aty është konfidenciale”, ka treguar Nishori.

“Më kujtohet si sot dita e parë kur kam shku- kam shku i dërrmuar- se para se me shku në organizatë, për veti kam mendu shumë herë t’i baj keq edhe vetës, po falë psikologes, ndihmës që ma kanë dhanë këta unë sot jam këtu”, ka shtuar Nishori.

Përkundër gjendjes së tij emocionale, pjesëmarrja e Nishorit në seanca me psikologen në KRTC i ka ndihmuar shumë që ta merrte veten.

“Pas disa viteve, tash nisëm me marr pjesë edhe nëpër seanca grupore me të mbijetuar të tjerë dhe nisa çdo herë edhe me marr forcë ma shumë” – tha ai.

Megjithatë, Nishori vlerëson se forca më e madhe i kishte ardhur kur i kishte treguar gruas, historinë e tij, raporton Kallxo.com.

“Te na të mbijetuarit sidomos mbramja është shumë e vështirë se në mbramje të vjen si një ngulfatje. Beso iksha gjysmë nate prej shpisë, kajsha, u shfryjsha dhe kur i kam tregu bashkëshortes m’u hjek. E hjeka një barrë bukur të rand prej vetës se ma nuk kisha nevojë me dal prej shpisë, me u shfry, po i çajshim tash hallet bashkë me bashkëshorten”, ka thënë Nishori.

Pas një kohe, ai bashkë me gruan vendosën që t’ia kumtojnë historinë e tij edhe vajzës së tyre, e cila është studente.“Unë nuk mujsha me ia shpreh me fjalë dhe e pata marr vendimin, i cili na ka pranu statusin [e viktimës] Komisioni Qeveritar, ia çes vajzës përpara. Tha: Bab, për këtë punë unë e di qe tri-katër vjet po nuk kam dasht me të tregu, pa më tregu ti i pari. Vajza u çua më kapi përqafe dhe tha: prej sot, deri tash sa e ke pasë përkrahjen time, tash e ki edhe më të madhe”, tregoi Nishori me shumë emocione.

Nishori konsideron se përkrahja e familjes është mbi të gjitha dhe shumë e madhe.

Para rrëfimit të Nishorit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pati një fjalë rasti Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Sylejmani tha se është në dijeni se si është të rritesh nën hijen e terrorit që prek çdo pjesë të jetës dhe sipas saj, trauma nuk prek vetëm një gjeneratë.

“E kam pa nënë time duke u mundu të mbijetoj për çdo ditë jo vetëm për atë çka ka ndodhur gjatë luftës, por stigma, heshtja, mungesa e drejtësisë… Gratë dhe burrat e mbijetuar të dhunës seksuale nuk janë viktima të pafuqishme, janë gra dhe burra që kanë treguar forcë për të jetuar me plagët e të kaluarës”, tha Sylejmani.

“Në emër të çdo familjari që ka paguar çmim të lartë them: Ne nuk jemi vetëm… Drejtësia është e arritshme dhe zërat e të mbijetuarve dëgjohen”, shtoi Sylejmani.

Shyhrete Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që doli publikisht brenda një viti, më 14.10.2019, për ta denoncuar dhunimin nga forcat serbe gjatë luftës pas Vasfije Krasniqi – Goodman.

Kurse, në panelin e diskutimit ku ishte Nishori, ishte edhe Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRTC), e cila tha se kur flasim për trajtimin e traumës nuk duhet të fokusohemi vetëm te i mbijetuari, por edhe te familja e të mbijetuarit.

“Mos të harrojmë se kjo natyrë e krimit nuk ka për qëllim vetëm me lëndu individin… Natyra e këtij krimi ushtrohet në prezencë të familjarëve. Trauma është prezent me të gjitha pasojat e mundshme edhe te familjarët”, ka thënë Rushiti.Pas punës me të mbijetuar të dhunës seksuale për një kohë të gjatë, ajo thekson se kanë mësuar se intervenimi në kohë është më se i domosdoshëm.

Me këtë rast Rushiti ka përmendur Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori si tri figura emblematike që kanë kaluar kufijtë e Kosovës me historitë e tyre.

“Nëse nuk e trajtojmë me kohë këtë krim të heshtur, pasojat janë të mëdha. Fatkeqësisht edhe fëmijët që lindin më vonë do të jenë bartës të këtyre traumave”, tha Rushiti.

Më 16.01.2025, Rushti njoftoi se së bashku me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT) u nominua nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Lydmilla Makvey, gazetare ukrainase e cila dokumenton krimet e luftës dhe gazetarja e parë që ka gjetur strehim në Kosovë që nga lufta në Ukrainë tha në Forumin Ndërkombëtar se njerëzit nuk janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë dhimbjen e tyre.

Makvey foli edhe për këndvështrimin e njerëzve në Ukrainë për rrëfimin apo jo të dhunës seksuale dhe sipas saj, dhuna seksuale në Ukrainë paraqitet jo vetëm në territoret e huaja por sidomos në robërimin rus.

“Në Ukrainë njerëzit janë të gatshëm që të bëjnë kontakte dhe mendoj se është shumë më e lehtë t’iu ndihmohet atyre. Në Ukrainë të mbijetuarit nuk quhen viktima, duhet të shohim pikë së pari personalitetin, kurse materialet gazetareske i quajnë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës”, tha Makvey.Ajo deklaroi se së paku 13 gazetarë ukrainas janë në robërinë ruse dhe se çdo ditë ballafaqohen me dhunë.

“Rusia nuk i ka thirrur këta si gazetarë por si terrorist dhe spiunë. Së fundi, një kolege imja ka vdekur si rob lufte… Kur është kthyer trupi në Ukrainë ka pasur shumë gjurmë të torturës dhe ka pasur vetëm 30 kg”, ka treguar Makvey.

Në Kosovë nuk dihet saktë numri i personave të përdhunuar gjatë luftës më 1999, por besohet të jetë rreth 20,000.

Nga shkurti i vitit 2018, kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, deri në qershor të 2024-tës kishin aplikuar 2,083 persona për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Mandati i Komisionit Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës në Kosovë është zgjatur deri më 15.05.2028, ndërsa afati për të parashtruar Kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës është zgjatur deri më 15.05.2027. /Kallxo.com/

The post I mbijetuari i dhunës seksuale Ramadan Nishori: Pas rrëfimit tim u lajmëruan edhe 4 të mbijetuar tjerë appeared first on Telegrafi.

Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë

2 June 2025 at 22:10

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47.

Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative.

Mira Murati, ish-drejtoreshë teknologjike e OpenAI, dha dorëheqjen në shtator 2024. Ajo ishte truri pas revolucionit të ChatGPT, modelit që ndryshoi tërësisht peizazhin e Inteligjencës Artificiale.

Gjashtë muaj më pas, Murati prezantoi Thinking Machines Lab, një startup inovativ në fushën e IA-së që ka krijuar shumë zhurmë, megjithëse ende operon në fshehtësi”

“Ndikimi i 36-vjeçares është i qartë: në mesin e majit ajo ishte pranë sigurimit të një investimi prej 2 miliardë dollarësh”, shkruan revista.

Thinking Machines Lab, ku aktualisht Mira Murati shërben si CEO, është vlerësuar me një vlerë të mundshme prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e AI-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë appeared first on Euronews Albania.

Forumi për gratë në Prishtinë, presidentja Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë

By: redi
2 June 2025 at 20:33

“Kodi i sigurisë për brezin tonë” është temë kryesore e edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që mbahet në Prishtinë nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani. Forumi u hap me rrëfimet e fëmijëve dhe të rinjve kosovarë, fëmijë të të mbijetuarve të përdhunimit, të mbijetuar nga masakrat më të rënda dhe refugjatë që tashmë kanë vendosur të punojnë drejt paqes.

Source

Osmani pret delegacionet ndërkombëtare në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

2 June 2025 at 12:52

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka organizuar një pritje të disa të ftuarve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele me diskutime, me mbi 150 folës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak më shume se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi ishin dëshmitarë të asaj që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shoh. Ishin gratë e këtij vendi të cilat na i mbajtën zemrat gjallë. Asnjëherë nuk pranuan te shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë qe kalon.

Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur, për të prosperuar dhe për të gjallëruar. Mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë”, u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani pret delegacionet ndërkombëtare në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë appeared first on Euronews Albania.

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

2 June 2025 at 11:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Kështu u shpreh ajo në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak më shume se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi ishin dëshmitarë të asaj që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shoh. Ishin gratë e këtij vendi të cilat na i mbajtën zemrat gjallë. Asnjëherë nuk pranuan te shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë qe kalon”, tha ajo.

Kryetarja e shtetit tha se fëmijët bartin barrën e luftës por edhe se janë mbrojtës të ardhshëm të drejtësisë.

“Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur, për të prosperuar dhe për të gjallëruar. Mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë”, u shpreh ajo.

Hapjen e Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, e ka bërë Venesa Sulimani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyrete Sulimani.

Ajo tha se nënës së saj, Shyretes, i janë dashur 20 vjet qe ta gjejë zërin për të treguar atë që kishte përjetuar.

“Në moshën 4 vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi te luftës. Për 15 vite të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Para dy vitesh që unë vendosa që kjo të mos na shkatërronte më. Lufta ka shumë viktima, madje edhe pasi lufta të ketë përfunduar”, tha ajo.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele diskutime, me mbi 150 folës.

Ky është edicioni i tretë, ku tema kryesore e forumit do të jetë “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”. /Telegrafi/

The post Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur appeared first on Telegrafi.

Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq

2 June 2025 at 09:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/

The post Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq appeared first on Telegrafi.

❌
❌