Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 July 2025Main stream

Shënoi dhe asistoi kundër kampionëve, Myrto Uzuni vendos të “zhduket”, çfarë ka ndodhur me të

By: V K
17 July 2025 at 10:28

Myrto Uzuni shënoi dhe asistoi sot, ndërsa Austin fitoi me rezultatin 1-2 përballë Los Anxheles Galaksi.

Së fundmi, ka surprizuar duke mbyllur rrjetet sociale. Mungesa e tij ra në sy sidomos sot, kur edhe shkëlqeu në kampionat.

Uzuni ka shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë në MLS deri tani. Periudha e ambientimit është e vështirë në Amerikë dhe e tillë ka rezultuar edhe për Uzunin.

Kujtojmë se Austin shpenzoi 12 milionë euro, për të blerë kartonin e tij nga Granada.

The post Shënoi dhe asistoi kundër kampionëve, Myrto Uzuni vendos të “zhduket”, çfarë ka ndodhur me të appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

A e dini që UNI është institucioni i parë privat në Kosovë me akreditim maksimal 5-vjeçar?

By: KultPlus
14 July 2025 at 15:15

Ne nje kohe kur informacioni i pasakte shpesh ngjall pasiguri, eshte e rendesishme qe studentet dhe prinderit te kene fakte te qarta perpara se te marrin vendime te rendesishme per te ardhmen akademike . Nje nga pyetjet me te shpeshta qe na behet eshte: “A eshte UNI i akredituar?” Jo vetem qe UNI eshte i akredituar, por eshtee edhe i pari institucione private ne Kosove qe ka marre akreditimin institucional per periudhen maksimale prej 5 vitesh, ashtu siç parashikohet nga rregulloret e Agjencise se Kosoves per Akreditim.

https://universum-ks.org/akreditimi-antaresimi

Ky akreditim nuk eshte thjeshte simbolik. Ai bazohet ne nje proces te nderlikuar dhe plotesisht te pavarur, i cili udhehiqet nga eksperte nderkombetare me eksperience te gjere ne vleresimin e arsimit te larte. Keta eksperte analizojne me kujdes nje sere fushash, duke filluar nga misioni dhe vizioni i institucionit, perberja dhe kualifikimi i stafit akademik, struktura e menaxhimit dhe proceset e brendshme, e deri te infrastruktura fizike dhe dixhitale qe u ofrohet studenteve. Me rendesi te vecante eshte fakti se vleresimi nuk fokusohet vetem ne dokumente, por ne meryren se si institucionet krijojne nje pervoje arsimore dhe domethenese per studentin. Qellimi i ketij procesi eshte te siguroje qe studenti te marre jo vetem njohuri teorike, por edhe aftesite praktike, mendimin kritik, dhe kompetencat e nevojshme per te pasur sukses ne jete dhe karriere.

 Per me teper, akreditimi institucional i UNI-te forcohet edhe me shume nga partneriteti strategjik me Arizona State University (ASU), nje nga universitetet publike me te medha dhe me me reputacion ne SHBA. Ky bashkepunim transformon pervojen studentore ne UNI, duke i mundesuar studenteve te ndjekin nje edukim me standarde amerikane, pa u larguar nga Kosova. Nepermjet planprogrameve te harmonizuara, qasjes ne teknologjine dhe metodologjine e ASU, si dhe me trajnime te stafit nga ekspertet amerikan, studentet perjetojne nje arsim bashkekohor, interaktiv dhe te orientuar drejt zhvillimit te aftesive praktike. Per me teper, studentet kane mundesi reale te vazhdojne studimet ne SHBA dhe te marrin nje diplome amerikane nga Arizona State University, duke u bere konkurues global ne tregun e punes.

UNI – Universum International College është i menaxhuar dhe fuqizuar nga Arizona State University (ASU) – Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion dhe një nga më të mëdhenjtë në botë!

💡 Krijo suksesin tënd me edukim amerikan – në Kosovë!
📝 Apliko tani dhe fillo rrugën drejt një karriere të sigurt dhe ndërkombëtare!

Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.–/ KultPlus.com

Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

By: Oldi
13 July 2025 at 20:07

Nga Basir Çollaku Malësorët në veri e në jug, kanë lëshu kushtrimin, kanë thirr Kuvendet, janë mbledh paria e krerët e Bajraqeve, pashalleqeve, bejlerët, për me i dal zot vatanit, i rrezikuem prej armikut. As serb as turk as grek, as shkja, nuk na kanë marrë trojet tona prej 500 motesh thotë Zef Vladi, trashëgimtar […]

The post Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri

By: armand
11 July 2025 at 19:13

Walid Jarmouni është lojtari më i ri i Hassania Agadir ose i njohur ndryshe Husa. Klubi nga Maroku e ka prezantuar me një video të veçantë. Në sfond është kënga e KF Tiranës, ndërsa tregohet edhe kryeqyteti shqiptar. Mbetet për t’u mësuar sa ka përfituar Tirana nga shitja e 25-vjeçarit. Jarmouni ishte sulmuesi që spikati […]

The post Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri appeared first on BoldNews.al.

“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

2 July 2025 at 12:57

Evropa po përvëlohet nën valën e parë të nxehtësisë së kësaj vere, dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim. Por vapa është vetëm pjesa e dukshme e problemit; temperaturat e detit po rriten gjithashtu.

Në një reportazh të gjatë për vendin tonë, AFP nënvizon rrezikun e heshtur që buron nga kjo situatë. Peshkatarë si Viktor Kocaj kanë jetuar pranë detit ashtu siç kanë bërë breza të tërë përpara tij. Por tani, 56-vjeçari druhet se mënyrës së tij të jetesës në Gjirin e Vlorës po i vjen fundi, me ujërat që po ngrohen duke ia pakësuar çdo vit sasinë e peshkut të kapur.

“Në Gjirin e Vlorës, rezervat e peshkut kanë rënë me të paktën 70%. Po, 70%. Kam edhe miq që peshkojnë në anën tjetër të Karaburunit që e konfirmojnë këtë. Është një fakt që po i vë në vështirësi edhe anijet e mëdha të peshkimit të flotës detare. Rezervat e peshkut janë në rënie”, shprehet peshkatari.

Deri në fund të qershorit, uji i detit në brigjet shqiptare kishte mbërritur 25.5 gradë celsius, 1.5 gradë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Baci Dyrmishi, kreu i shoqatës së peshkimit detar në gjirin detar thotë: “Ndryshimi i klimës ka pasur efekte shkatërruese: temperaturat ndonjëherë i tejkalojnë parashikimet, ujërat mbinxehen dhe është e vështirë të gjesh peshk. Rënia është e dukshme. Ndonjëherë, thjesht nuk dalim më për peshkim sepse nuk ka peshk në det.”

Një pjesë të mirë të fajti për këtë situatë, ekspertët e gjejnë tek ngrohja globale.

“Ndryshimi i klimës është një faktor kryesor në rënien e popullatave të peshqve, veçanërisht në det. Ai ka çuar gjithashtu në ndryshime fizike në madhësinë e peshqve, si dhe në një rënie të numrit të specieve të peshqve, shumë prej të cilave po përjetojnë një rënie të shpejtë ose janë zhdukur plotësisht”, thotë studiues i biodiversitetit, Nexhip Hysolokaj. /Tch/

The post “S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Red Bull Symphonic sjell për herë të parë në Kosovë një natë magjike mes muzikës moderne dhe asaj klasike

30 June 2025 at 17:56

Një ngjarje unike muzikore do të mbahet për herë të parë në Kosovë këtë të mërkurë, më 2 korrik, në ambientet e AMC Hall në Prishtinë.

Fjala është për Red Bull Symphonic, një event ndërkombëtar që ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe që tani sjell për publikun kosovar një përzierje të veçantë mes zhanreve muzikore moderne dhe tingujve klasikë përmes një performance me orkestër simfonike.

Mbrëmja do të udhëhiqet nga artisti i mirënjohur PINT, i cili do të sjellë projektin e tij muzikor të rikompozuar dhe të shoqëruar nga një orkestër e plotë simfonike nën drejtimin e Dzijan Emin, dirigjent dhe kompozitor me renome ndërkombëtare.

Si mysafirë specialë të natës do të jenë edhe LLUNI dhe Shpat Deda, dy emra të dashur për publikun shqiptar, të cilët pritet të sjellin momente të veçanta artistike në skenën e këtij eventi të jashtëzakonshëm.

Red Bull Symphonic ka për qëllim të krijojë ura mes traditës muzikore dhe rrymave të reja, duke i ofruar publikut një përvojë të papërsëritshme dhe emocionale përmes bashkimit të dy botëve të ndryshme muzikore.

Për shkak të interesimit të lartë, numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar. Të gjithë të interesuarit këshillohen që të sigurojnë biletat e tyre sa më parë përmes platformës rave-travel.com.

Ky event sjell një hap të ri në zhvillimin e skenës muzikore në Kosovë dhe është një mundësi e rrallë për të përjetuar muzikën në një formë të re, inovative dhe të fuqishme.

The post Red Bull Symphonic sjell për herë të parë në Kosovë një natë magjike mes muzikës moderne dhe asaj klasike appeared first on Telegrafi.

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Dehidratohuni

27 June 2025 at 16:24

Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit që në fillim të kësaj vere.

Tirana sot regjistron 35 gradë, ndërsa dielli përvëlues ka boshatisur rrugët e qytetit. Qytetarët kërkojnë freski kudo ku munden nga uji i ftohtë e deri te hijet e pemëve nëpër parqe apo rrugica.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë. Ndërkohë, rreziku për goditje nga dielli dhe dehidratim është i lartë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Rekomandohet të qëndrojmë gjithmonë të hidratuar, të shmangim alkoolin, kafeinën, pijet energjike. Të vendosim syze dielli, kremra mbrojtës. Rekomandohet që temperaturat në ambientet e shtëpisë të qëndrojnë rreth 25-27 gradë, pra një temperaturë konstante”, tha Naun Sinani, spacialist i ISHP-së.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos nga grupet më të rrezikuara: Personat mbi 65 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që punojnë në ambiente të hapura, si ndërtues, pastrues apo bujq.

“Personat që ekspozohen më shumë në diell rrezikojnë të jetë të dehidratuar apo si quhet ndryshe humbja e lëngjeve, duke sjellë kështu marrje mendsh dhe pafuqi. Këto kategori që janë më të rriskuara, këshillohet të mos dalin në diell pasi mund të vinë dhe pasoja të tjera siç është goditja në trru”, shtoi specialisti.

Të gjithë qytetarët që ndjejnë simptoma si marrje mendsh, dobësi, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë apo konfuzion, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë, pasi këto janë shenja të qarta të goditjes nga nxehtësia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Dehidratohuni appeared first on Euronews Albania.

Jeta në vargje e poetit/ Regjisori Spiro Duni sjell dokumentin për Visar Zhitin

By: xhir jeta
27 June 2025 at 15:48

Vargjet e lira janë  mëkati ne shpinë  i Visar Zhitit .  në nje kafe me regjisorin Spiro Duni, ai tregon poezine që i mori lirinë dhe e çoi në burgun e Spaçit

Në një dokumentar pre 45 minutash vjen jeta ne vargje e rrefyer lirshem si mes dy miqsh regjisor, shkrimtar

Visar  Zhiti  u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë.

Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999. Është autor i disa veprave letrare dhe librave me kujtime nga burgu./abcnews.al

Nga Lindja e Mesme te Prishtina: A është Kosova gati për sfidat e një bote në krizë?

23 June 2025 at 19:57

Në kohën kur bota rri pezull nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasojat e mundshme të një konflikti me përmasa globale, shtetet e vogla si Kosova gjenden përballë disa pyetjeve thelbësore: sa të përgatitura janë për të përballuar një krizë që mund t’i lëkundë themelet më të qëndrueshme të sigurisë ndërkombëtare, dhe çfarë rreziqesh konkrete u kanosen atyre?

Sipas ekspertit të sigurisë, Adrian Shtuni, natyra e një krize globale është e tillë që askush nuk mbetet imun ndaj pasojave të saj, por jo të gjithë preken njësoj.

“Kosova është e cenueshme përgjithësisht në mënyrë të moderuar, por krahasimisht më shumë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thotë ai, duke përmendur arsyet ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Për ekspertin e politikave ndërkombëtare, Gëzim Visoka, armiqësia e vazhdueshme e Serbisë përbën kërcënimin më të madh për stabilitetin e Kosovës – një rrezik që, në kohë krizash globale, mund të amplifikohet dhe të shfrytëzohet nga aktorë me interesa destabilizuese.

Pasojat ekonomike dhe sfidat e sigurisë për Kosovën

Adrian Shtuni, nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thekson se Kosova është veçanërisht e ndjeshme ndaj pasojave ekonomike që mund të shkaktojë kjo krizë.

Ai shpjegon se situata do të përkeqësohej ndjeshëm në rast se Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nga kalon rreth 20 për qind e konsumit global të naftës dhe gazit natyror.

Për një vend si Kosova, i cili tashmë ka përjetuar një rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike me 16% këtë vit, “rritja e mëtejshme do të ishte një shok për ekonominë”, thotë Shtuni për Radion Evropa e Lirë.

Ai nënvizon se, me një ekonomi të mbështetur fort në importe dhe remitenca – të cilat përbëjnë rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto – çdo tronditje në ekonominë globale do të përkthehej menjëherë në presion mbi familjet kosovare.

“Gjithashtu, fakti që Kosova ka një deficit tregtar të konsiderueshëm, që në dhjetor të vitit 2024 u rrit me 17.5% krahasuar me një vit më parë, e ekspozon atë akoma edhe më shumë ndaj një krize globale, që do të rriste jo vetëm çmimin e energjisë, por edhe të ushqimeve dhe mallrave të konsumit, që vendi kryesisht i importon”, thotë Shtuni.

Eksperti me seli në Uashington paralajmëron se pasojat ekonomike nuk mund të shkëputen nga sfidat politike dhe të sigurisë.

Në kohë krizash, kur vëmendja e partnerëve strategjikë është e shpërndarë, ai thotë se Kosova rrezikon të dalë edhe nga radari i aleatëve të saj më të rëndësishëm.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit, ndan shqetësim të ngjashëm.

Ai thekson se krizat globale krijojnë vakume gjeopolitike që mund të shfrytëzohen nga aktorë destabilizues për të dobësuar Kosovën.

Visoka e sheh armiqësinë e vazhdueshme të Serbisë si “kërcënimin më të madh për stabilitetin e brendshëm të vendit”.

Ai, po ashtu, paralajmëron se varësia e theksuar e Kosovës nga prania ushtarake e NATO-s, e bën atë veçanërisht të cenueshme, në rast se Aleanca detyrohet të zhvendosë trupa drejt zonave më të nxehta të konfliktit global.

“Rreziqe të tjera mund të jenë sulmet e fshehta nga qeveri joperëndimore dhe grupe joshtetërore ndaj pranisë ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në Kosovë”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën linjë, Shtuni shton se aktorët me qëllime jomiqësore ndaj Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ata që tradicionalisht janë kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE dhe NATO, mund të shfrytëzojnë amullinë e krizave globale për të destabilizuar rajonin.

Sipas tij, këto kërcënime synojnë dy pika të dobëta, Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, duke instrumentalizuar përçarjet dhe tensionet ndëretnike në këto dy vende.

Mungesa e integrimit ndërkombëtar, pengesë për menaxhimin e krizave

Të dy ekspertët theksojnë se izolimi ndërkombëtar e bën Kosovën më të pambrojtur ndaj krizave globale.

Mungesa e anëtarësimit në OKB, BE apo Interpol, thonë ata, e përjashton vendin nga mekanizmat kolektivë të reagimit dhe mbështetjes ndërkombëtare.

Kjo, sipas Shtunit, “përbën pengesë për bashkëpunimin sa më të fortë dhe efikas në përballjen me terrorizmin apo krimin kibernetik – probleme që mund të shtohen nëse kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet më tej”.

Edhe Visoka paralajmëron se, përderisa Kosova mbetet jashtë organizatave ndërkombëtare vendimmarrëse, ajo nuk ka mundësi reale të ndikojë në proceset globale apo të mbrojë interesat e veta.

“Zëri i Kosovës mbetet kryesisht i padëgjuar”, thekson ai.

Çfarë mund të bëjë Kosova?

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë në detyrë të Kosovës për të pyetur nëse janë marrë masa konkrete për të mbrojtur ekonominë dhe sektorin e energjisë nga një krizë globale e mundshme, por nuk mori përgjigje.

Në këtë kontekst sfidues, ekspertët nënvizojnë nevojën urgjente për forcimin e institucioneve dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Shtuni thekson se fakti që Kosova, edhe më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve, nuk ka një kuvend të konstituuar dhe qeveri funksionale, e dobëson rëndë kapacitetin e saj për të përballuar sfidat e sigurisë.

Ai e quan këtë një “dobësi të vetëshkaktuar” nga mungesa e vullnetit politik.

“Kjo përbën çarmatosjen më të dëmshme të lidershipit në Kosovë, çarmatosjen nga përgjegjshmëria politike dhe mendimi praktik për zgjidhje kompromisi. Nëse nuk ka vetëdijesim të shpejtë, kjo krizë rrezikon të sjellë pasoja të kushtueshme dhe afatgjata për vendin”, thotë Shtuni.

Visoka thekson, gjithashtu, rëndësinë e ndërtimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe thellimit të marrëdhënieve të sigurisë me aleatët kryesorë të Kosovës.

Ai shton se vëmendja duhet përqendruar edhe në forcimin e sigurisë kibernetike dhe në krijimin e platformave dhe mekanizmave, për të shmangur, siç thotë, “rreziqet që vijnë nga shpërbërja e rendit ndërkombëtar, siç janë çrregullimet me tregti ndërkombëtare, energji, shëndetësi, mjedis, si dhe konflikte kulturore dhe fetare”.

Përvoja nga lufta në Ukrainë

Se si krizat globale mund të prekin drejtpërdrejt edhe vende të vogla dhe gjeografikisht të largëta si Kosova, u dëshmua qartë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Kosova u përball menjëherë me shtrenjtimin e energjisë elektrike, rritjen e inflacionit dhe ngritjen e çmimeve të produkteve bazë – pasoja këto të drejtpërdrejta të krizës globale të furnizimit.

Me një ekonomi të mbështetur fuqishëm në importe dhe me kapacitete të kufizuara prodhuese, vendi kishte pak hapësirë për të zbutur efektet.

Qeveria ndërhyri me subvencione për kategori të caktuara të qytetarëve, por goditja ekonomike u ndje gjerësisht.

Kriza ekspozoi, gjithashtu, brishtësinë në fushën e sigurisë: Kosova, ende jashtë NATO-s, mbeti pa garanci të plota në një Evropë që po hynte në një fazë të re pasigurie.

Në këtë situatë, presidentja Vjosa Osmani kërkoi përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke paralajmëruar se mungesa e integrimit e lë vendin të pambrojtur ndaj ndikimeve ruse dhe tensioneve rajonale.

Sot, Kosova vazhdon të mbetet jashtë NATO-s, BE-së, Interpolit, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera, dhe bllokimi i anëtarësimit lidhet kryesisht me mungesën e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Për rindezjen e motorit të integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe përfitim nga avantazhet që ato ofrojnë, Kosovës do t’i duhet të adoptojë një qasje më proaktive dhe praktike, pa vonesë”, përfundon Shtuni./Radio Evropa e Lirë

The post Nga Lindja e Mesme te Prishtina: A është Kosova gati për sfidat e një bote në krizë? appeared first on Telegrafi.

Irani ekzekuton një shtetas të akuzuar për spiunazh për Mossadin

By: fra nc
16 June 2025 at 15:55

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë të shpallur fajtor për spiunazh në favor të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad. Lajmi u raportua nga agjencia Reuters, duke theksuar se ky është ekzekutimi i tretë në javët e fundit që lidhet me akuza për bashkëpunim me Izraelin.

Lajmi vjen në një moment kritik, teksa shënohet dita e katërt e përshkallëzimit të sulmeve me raketa midis Izraelit dhe Iranit.

Të hënën herët në mëngjes, Irani lëshoi një valë të re sulmesh me raketa drejt qyteteve izraelite. Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet izraelite konfirmuan të paktën pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e bombardimeve.

Në Tel Aviv, shpërthimet ndriçuan qiellin gjatë natës, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan shumicën e raketave. Këto sulme ndodhën pas një fundjave intensive sulmesh nga Izraeli në objektet bërthamore, instalacionet ushtarake dhe zonat e populluara në Iran.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani ekzekuton një shtetas të akuzuar për spiunazh për Mossadin appeared first on Euronews Albania.

“S’kisha as 1 mijë euro në bankë”/ Këngëtari rrëfen sakrificat pas suksesit dhe besimin që nuk e tradhtoi

By: D Marku
16 June 2025 at 14:41

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni, ka rrëfyer një aspekt më pak të njohur të jetës së tij personale, duke folur hapur për vështirësitë financiare që ka kaluar para se të njihej nga publiku.

I ftuar në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, Çuni zbuloi se deri para dy vitesh nuk kishte as 1,000 euro në llogarinë bankare, megjithatë nuk hoqi dorë nga ëndrrat dhe vazhdoi të udhëtonte dhe të investonte në karrierën e tij.

“Deri para dy viteve nuk kam pasur as një mijë euro në bankë, por udhëtoja deri në fund të botës. Njerëzit thoshin ‘ua sa lekë ka Arditi’, por në të vërtetë, unë s’kisha para kur kthehesha”, tregoi këngëtari.

Ai theksoi se gjithçka e ka arritur falë besimit në vetvete dhe këmbënguljes për të mos u dorëzuar përballë vështirësive:
“Kur ke besim te vetja, mund të gjenerosh të ardhura vetë. Të rinjtë kanë potencialin e një banke, gjithmonë ka mundësi.”

Arditi foli edhe për projektet e tij muzikore, duke përmendur pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Të du”, si dhe bashkëpunimet e suksesshme që kanë marrë miliona klikime në YouTube.

The post “S’kisha as 1 mijë euro në bankë”/ Këngëtari rrëfen sakrificat pas suksesit dhe besimin që nuk e tradhtoi appeared first on Albeu.com.

“Rrezik për destabilizim në gjithë rajonin”, Franca thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e negociatave për një marrëveshje

14 June 2025 at 19:39

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur me presidentin iranian Masoud Pezeshkian këtë pasdite.

Në një deklaratë në X, Macron tregoi se ka bërë thirrje që objektet diplomatike dhe shtetasit e vendit në Iran dhe në rajonin e gjerë “të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë”.

“Gjithashtu kërkova përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin”, tha ai. Udhëheqësi francez e ka ftuar Pezeshkian “të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje”.
“Sapo fola me Presidentin iranian Massoud Pezeshkian.Mesazhi im i parë ishte të kërkoja lirimin e menjëhershëm të bashkatdhetarëve tanë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët janë mbajtur peng nga regjimi iranian në kushte të papranueshme për më shumë se tre vjet.

Në dritën e rrezikut serioz të destabilizimit në të gjithë rajonin, bëra thirrje që objektet tona diplomatike dhe shtetasit në Iran dhe në rajonin e gjerë të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë. Gjithashtu bëra thirrje për përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin. Programi bërthamor i Iranit është një shqetësim serioz dhe duhet të zgjidhet përmes negociatave.

Prandaj, e ftova presidentin Pezeshkian të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje – e vetmja rrugë e qëndrueshme për de-përshkallëzim. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të mobilizojmë të gjitha përpjekjet tona për të arritur këtë qëllim.”, shkruan Macron.

Rasti i parë në Shqipëri! Një 30-vjeçar rezulton i infektuar me lijën e majmunit

11 June 2025 at 15:28

Identifikohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri. Burime për Top Channe konfirmojnë se sëmundja infektive virale shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri rreth 30 vjeç. Mësohet se i riu kishte udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë […]

The post Rasti i parë në Shqipëri! Një 30-vjeçar rezulton i infektuar me lijën e majmunit appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ 32-vjeçari tenton të djegë me benzinë të moshuarin, arrestohet (EMRI)

By: Ardit
10 June 2025 at 13:45

Një 32-vjeçar është arrestuar në Prrenjas, pasi tentoi të vriste fqinjin e tij të moshuar duke e djegur me benzinë. Bëhet fjalë për 32-vjeçari Gazmend Ozuni, i cili hodhi benzinë ndaj 75-vjeçarit S.O., në ambjentet e jashtme të shtëpisë së këtij të fundit dhe i vuri flakën atij, pas një konflikti për motive të dobëta. […]

The post E rëndë/ 32-vjeçari tenton të djegë me benzinë të moshuarin, arrestohet (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

U premtuan punë dhe mirëqenie, por përfunduan në luftën e Ukrainës – afrikanët tregojnë se si u mashtruan nga Putini

9 June 2025 at 22:41

Rusia ka rekrutuar fermerë nga Afrika dhe i ka punësuar në një fabrikë shamponi, por më pas ata u dërguan për të luftuar në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, shumë prej këtyre personave iu premtua punë dhe kushte të mira në fabrikë, por u nënshkrua kontrata ushtarake dhe u dërguan në vijën e frontit të luftës.

Një prej tyre është Jean Onana nga Kameruni, i cili kishte shkuar në Rusi me shpresën për një punë në industrinë e kozmetikës, por u gjend në frontin e luftës pas nënshkrimit të kontratës.

Ai dhe të tjerë si ai u përdorën si rekrutë për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke u bërë pjesë e një strategjie të Moskës për të plotësuar nevojat e trupave të saj.

Raportohet se këta njerëz janë sjellë nga vende të varfra dhe u është premtuar se do të kenë rroga të larta dhe kushte të mira pune, por në fakt ata janë bërë pjesë e konfliktit ushtarak.

Disa prej tyre punojnë edhe në fabrika që prodhojnë armë, përfshirë dronë që përdoren në luftën kundër Ukrainës.

Kjo praktikë është kritikuar nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që e cilësojnë si shfrytëzim dhe rrezik të madh për jetën e këtyre njerëzve.

Gjithashtu, ajo tregon për përpjekjet e Rusisë për të përdorur çdo mjet për të përforcuar pozicionet në luftë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e plotë të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

The post U premtuan punë dhe mirëqenie, por përfunduan në luftën e Ukrainës – afrikanët tregojnë se si u mashtruan nga Putini appeared first on Telegrafi.

“Ata kishin frikë të luanin”, Hysaj i motivuar, Gjimshiti: “Mund të fitonim edhe 3-0”

By: user 2
7 June 2025 at 23:23

Elseid Hysaj, një lojtarët më të mirët në fushë ndaj Serbisë, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola. Pas sfidës mbrojtësi kuqezi foli për Supersport: “Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara”.  

Mbrojtësi më pas vazhdoi, duke treguar edhe detyrat që i kishte dhënë Sylvinho: “Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot. Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.  

Hysaj evidentoi në fund edhe intimidimin që pati kundërshtari: “Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.  

Gjimshiti: “Mund të fitonim 2 apo 3-0”

Kapiteni Berat Gjimshiti, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Serbisë kishte sjellë gëzim e mërzi: “Keqardhja më e madhe? Barazimi është. Nëse sheh ndeshjen që kemi zhvilluar, jam i lumtur por edhe i mërzitur se besoj me atë penallti, nëse bëhej gol ndeshja mund të mbaronte 2 apo 3-0 për ne”.

Nuk ishte fare e lehtë, sidomos me këtë tension e presion që jemi futur në ndeshje ndaj Serbisë. Kishte shumë dhe besoj se jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë në fushë e pankinë, se vetëm kështu shkohet para, nëse luhet me këtë guxim e zemër, duke lënë gjithçka në fushë.

Lexo më tejManaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Shehun u befasova që kur e pashë herën e parë në stërvitje me Andorrën dhe i pyesja lojtarët ku ka luajtur se nuk e dija. Dhe thashë ka shumë për të ecur para nëse vazhdon e punon, por duhen respektuar të gjithë se dhanë gjithçka në fushë, Hysaj, Ajeti, Broja, Mitaj, të gjithë. Ekipi është kryesori, nëse do të ecësh para, ai është i pari, nëse ekipi bën mirë, mund të arrish më pas individualisht gjithçka.

Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt: “Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për “Super Sport”.

 

The post “Ata kishin frikë të luanin”, Hysaj i motivuar, Gjimshiti: “Mund të fitonim edhe 3-0” appeared first on Lapsi.al.

Rama ndan pamjet nga gjiret mbresëlënëse të Karaburunit

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Gadishulli i Karaburunit është një destinacion turistik me bukuri unike dhe mjaft tërheqës në vijën bregdetare shqiptare, ndërsa për turistët është kthyer në një atraksion absolut për t’u zbuluar jo vetëm gjatë sezonit veror, por në çdo periudhë të vitit.

Karaburuni ka një mori gjiresh detare, nga ai i Anglezit, te gjiri i Dafinës, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut që janë vetëm disa prej bukurive natyrore që ofron bregdeti jonian.

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ndau sot pamje të një grupi turistësh që eksplorojnë këtë perlë të rivierës shqiptare, ndërsa e ka etiketuar si “gjiret mbresëlënëse të Karaburunit”.

Peizazhi natyror i gërshetuar me atë historik, e bëjnë Karaburunin një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet me ujërat e kaltra, janë disa prej elementëve që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar.

Të notosh në brendësi të një shpelle është një fenomen që nuk mund ta gjesh lehtësisht në ndonjë vend tjetër, ndaj gjiret e Karaburunit janë një ftesë natyrore për t’u eksploruar dhe me këtë bukuri që ofron bregdeti jonian.

/a.f/

The post Rama ndan pamjet nga gjiret mbresëlënëse të Karaburunit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më pak se një vit në krye të Gardës, Ervin Hoxha detyron Ermal Onuzin të japë dorëheqjen

By: M C
3 June 2025 at 20:20

Ermal Onuzi ka firmosur sot dorëheqjen e tij nga posti i kreut të Gardës së Republikës, mëson ekskluzivisht Voxnews.al.

Mësohet se Onuzi ka refuzuar të largohet, por burime për Voxnews.al bëjnë me dije se ministri Brendshëm, Ervin Hoxha, i ka kërkuar atij largimin nga detyra.

Arsyet se përse është larguar nga kreu i Gardës, apo përse ka refuzuar ai ta bëjë një gjë të tillë, janë të paqarta, ndërsa mes Onuzit dhe shefit të sigurisë së kryeministrit – me inicialet F. Z. – ka pasur edhe përplasje.

Detyrën e komandantit të Gardës momentalisht do ta mbajë një nga nëndrejtorët akualë.

Voxnews.al mëson se Onuzi është detyruar të firmosë largmin e tij pa lavdi nga Garda e Republikës ditën e sotme.

Ai u emërua në këtë post vetëm tetë muaj më parë, duke ardhur më herët nga posti si punonjës pranë një kompanie konçesionare ku ishte marrë kryesisht me sigurinë.

The post Më pak se një vit në krye të Gardës, Ervin Hoxha detyron Ermal Onuzin të japë dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

❌
❌