Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Main stream

Rikthim i magjishëm i Marigona Qerkezit, nga skenat botërore në qiellin e hapur të Prishtinës

By: Kult Plus
29 July 2025 at 22:46

Flonja Haxhaj

Mbrëmjen e kaluar, arti operistik mori jetë në zemër të Prishtinës, aty ku tingulli u bashkua emocionin dhe e shndërroi hapësirën përballë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në një skenë të magjisë muzikore. ‘Opera Night’, e zhvilluar në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival, solli para publikut kosovar sopranon shqiptare me famë botërore, Marigona Qerkezin, shkruan KultPlus.

Ky rikthim kishte një simbolikë të veçantë. Pas një karriere që ka marrë hov në skena prestigjioze të Evropës, Qerkezi u kthye në vendlindje jo vetëm si një artiste e suksesshme, por si një zë që i përket këtij publiku dhe që flet në gjuhën e shpirtit të saj. Emocionet e saj në skenë u reflektuan qartë edhe në përzgjedhjen e repertorit – një udhëtim muzikor përmes epokave, stileve dhe kulturave të ndryshme, që ndërthuri elegancën franceze, pasionin italian, ndjeshmërinë shqiptare dhe frymën amerikane të shekullit XX.

Mbrëmja u hap me një nga veprat më prekëse të repertorit lirik, ‘Après un rêve’ të Gabriel Fauré. Më tej, Qerkezi solli një nga ariet më të dashura të repertorit operistik, “O mio babbino caro” nga Giacomo Puccini, e cila u interpretua me ndjeshmëri të thellë. Në vijim, u zhyt nën emocionet që u transmetuan përmes ‘Casta Diva’ nga opera Norma, e që u vu në jetë përmes zërit të Qerkezit, shoqëruar nga pianistja, Jess Rucinski.

Pas kësaj, vëmendja u pozicionua tek pianistja Rucinski, e cila interpretoi me finesë veprën “Lied ohne Worte” të Felix Mendelssohn, duke krijuar një atmosferë melankolie përmes tingujve të pastër të pianos.

Marigona Qerkezi u rikthye më pas me një tjetër perlë të Puccinit, “In quelle trine morbide”, pasuar nga aria e fuqishme “Vissi d’arte” nga Tosca – një interpretim që ndërthurte shpirt, kontroll teknik dhe forcë dramatike, për të vazhduar më pas me veprën e fuqishme ‘Merce, dilette amiche’ të Verdit.

Pianistja Rucinski sërish erdhi me një interpretim solo teksa solli në piano veprën impresioniste “Sonatine, II. Animé” të Maurice Ravel.

Pjesa e dytë e mbrëmjes mori një ton më të ngrohtë dhe modern, me interpretimin e këngës “Summertime” të George Gershëin – një përzierje e klasikes me jazz-in, që nxori në pah fleksibilitetin vokal dhe interpretativ të Qerkezit.

Ndërkaq, me veprën “Sinfonia” të kompozitorit shqiptar Aulon Naçi, Marigona Qerkezi solli në skenë edhe frymën e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke emocionuar publikun me një ndjeshmëri të veçantë.

Pas kësaj, ajo interpretoi këngët “Non ti scordar di me” e Ernesto Curtis dhe “I Feel Pretty” nga West Side Story të Leonard Bernstein.  Në pjesën finale të koncertit, Qerkezi interpretoi “Klänge der Heimat” të Johann Strauss II, një vals që u përcoll me mjeshtëri dhe finesë të jashtëzakonshme. 

E momenti kulminant dhe më emocionues i mbrëmjes erdhi tek vepra e fundit, teksa Qerkezi solli perlën e muzikës shqiptare ‘Margjelo’ të Prenk Jakovës. Interpretuar me një mjeshtëri të rrallë, kjo performancë u përmbyll me ovacione të zjarrta nga publiku.

Si surprizë e veçantë e mbrëmjes, në skenë u ngjit tenori dhe themeluesi i festivalit, Rame Lahaj, i cili bashkë me Marigona Qerkezin solli një duet nga opera Tosca e Puccinit. Ky moment i përbashkët, përveçse një dhuratë për publikun, ishte një dëshmi e vërtetë se opera në Kosovë po jeton përmes emrave që jo vetëm përfaqësojnë vendin me dinjitet në botë, por edhe i rikthehen atij me dashuri dhe përkushtim.

Pas kësaj paraqitje dinjitoze që erdhi si një rikthim për të në Kosovë, Marigona Qerkezi tha për KultPlus se ndjehet shumë e lumtu që ishte pjesë e këtij koncerti, dhe çdo ndjenjë që ka arritur në çdo paraqitje në teatro prestigjioze, iu shtua në këtë mbrëmje teksa performoi përpara publikut të saj.

“Ishte një mbrëmje shumë e bukur dhe shumë e veçantë që me siguri do të mbetet shumë gjatë në zemrën time, një rikthim për publikun tim të dashur, një paraqitje e parë për pesë-vjetorin e këtij festivali madhështor ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, po besoj që publiku e ka shijuar shumë po aq sa e kam shijuar edhe unë. Unë erdha nga performancat e mia në Royal Opera House në Londër prej rolit të Leonorës, kjo magjia e punës dhe e asaj që kam zgjedhur ta bëj gjatë gjithë jetës që dashurinë e publikut e mbaj gjithmonë me vete dhe e kam të freskët atë të publikut londinez, ajo mu shumfishua, mu shtua dhe mu thellua edhe më shumë me publikun tim i cili është gjithmonë i veçantë dhe ajo dashuria mbizotëron dhe vullneti për të performuar para publikut tim”, theksoi Qerkezi.

Tutje ajo foli edhe për programin  duke theksuar se ka dashur të interpretojë vepra të periudhave të ndryshme, por duke mos lënë anash as krijimtarinë shqiptare.

“Ka qenë një program mjaft i pasur, me kompozitorë të ndryshëm nga periudha të ndryshme stilistike dhe përveç veprave të cilat i kam interpretuar si të plota në skenë, disa prej tyre dhe të tjera do t’i interpretoj edhe në të ardhmen. Kam zgjedhur edhe vepra të kompozitorëve tanë, interpretova veprën e kompozitorit tonë Aulon Naçi, një simfoni që e kam interpretuar për vite e vite në vende të ndryshme. Gjithashtu, përmbylljen e koncertin e kam bërë me një perlë shqiptare siç është ‘Margjelo’”, tha Qerkezi, duke shtuar mes tjerash që ndjehet e lumtur edhe për prezantimin e saj në formë të surprizës, bashkë me tenorin e mirënjohur, Rame Lahaj.

Ndërkaq, për KultPlus foli edhe pianistja Jess Rucinski, e cila përveç se e shoqëroi në piano soprano Qerkezi, dhuroi edhe momente të veçanta teksa performoi dy vepra solo.

“Ishte shumë bukur. Më pëlqeu kjo hapësirë midis qytetit. Ishte kënaqësi të shihja se sa shumë njerëz erdhën dhe se sa shumë e vlerësojnë Marigonën. Për mua, edhe pse nuk kam qenë kurrë në Kosovë dhe kisha vetëm lidhje indirekte me Festivalin, ndihem shumë e mirëseardhur me njerëzit me të cilët kam punuar dhe jam takuar”, tha Jess Rucinski.

Ju kujtojmë se Rame Lahaj International Opera Festival, vazhdon rugëtimin e tij duke sjellë performance të muzikës operistike nën interpretimin e muzikantëve vendor dhe të huaj, ku do të kurorëzohet më datë 2 gusht ku do të mbahet koncerti ‘Rame Lahaj & Friends’./KultPlus.com

Yesterday — 29 July 2025Main stream

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

29 July 2025 at 22:05

Kontitucionalisti Bledar Dervishaj tha në Euronews Albania se mbështet qëndrimin e mbajtur nga drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, lidhur me draftin e Kodit të ri Penal. Dervishaj u shpreh se hartimi i këtij drafti nuk ka qenë me pjesëmarrjen gjihthëpërfshirëse të grupeve të interesit, jo vetëm juristët dhe si i tillë nuk është […]

The post Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

29 July 2025 at 20:26

Gjykata Kushtetuese njoftoi më 29 korrik se kishte konstatuar cënim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës në praktikën e ndjekur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në sekuestrimin e një telefoni celular dhe urdhëroi asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit penal. Vendimi u mor mbi bazën […]

The post Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK appeared first on Reporter.al.

Si e përshkuante Marco Van Basten në “Corriere della Sera” ikjen nga futbolli dhe sfida e teknikut

By: berti
29 July 2025 at 20:34

Nga Albert Vataj Vjen një ditë, madje edhe për legjendat e futbollit, që gjithçka është statistikë, është histori, është një kohë e mbetur pas, një mall dhe nostalgji që të mbush shpirtin dhe të copëton zemrën. Mbeten pas gjëmimi i stadiumeve nën këmbët tuaja dhe në qiellin e magjishëm të një goli. Sa shumë janë ato gjëra që vendosin të largohen, për të të lënë jo vetëm vetëm…

Source

Korrupsioni, vepër penale apo administrative? Hoxhaj: Gjykatat të luajnë një rol më proaktiv, sidomos te aplikimi i proporcionalitetit

29 July 2025 at 21:08

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Gjykata duhet të luajë një rol me proaktiv.

Ai pohoi se nocioni i proporcionalitetit nuk merret parasysh nga organet ligjzbatuese.

“Gjykatat duhet të luajnë një rol më proaktiv, sidomos njëherë sa i takon aplikimit të proporcionalitetit, sepse ti nuk mund ta interpretosh ligjin njësoj për të gjithë.

Parimi i proporcionalitetit as nuk aplikohet fare nga gjyqtarët, por e marrin ashtu siç vjen dhe siç ngrohet nga prokuroria dhe kjo kërkon një debat më të gjerë”, theksoi ai./abcnews.al

“BE do që korrupsioni të jetë vepër administrative, jo penale”, eksperti Hoxhaj: Nismë e Italisë

29 July 2025 at 20:17

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, i ftuar në “Real Story”, tha se me nismën e Italisë, Bashkimi Evropian kërkon që korrupsioni të mos klasifikohet si vepër penale, por si një shkelje administrative.

Ai theksoi se ky është diskutimi, i cili po bëhet sot në vendet e unionit.

“Ky është një debat i gjerë në BE, aty janë pesë vende anëtarë të BE, që nuk janë të qarta sa i takon legjislacionit dhe si interpretohet ligji sa i takon abuzimit me detyrën. Aktualisht ajo çfarë po ndodh në BE, është që duhet të vihet një direktivë sa i takon antikorrupsionit, që ato të harmonizohen në të gjithë BE. Aktualisht kërkojnë që mos të jetë vepër penale, por të jetë një vepër administrative dhe kjo është e iniciuar nga Italia”, tha ai.

Ai thekson se aktualisht jemi në kushtet kur BE kërkon ta heqë korrupsionin nga vepra penale, ndërsa vendeve kandidate u kërkojnë të rrisin rekordet penale në këtë drejtim. Kjo sipas tij krijon premisa për diskutime.

“Nëse BE kërkon që ta kthejë në një vepër administrative, atëherë çfarë i kërkon vendeve kandidate. Te vendet kandidate kërkon që ju të rrisni numrin e rekordeve sa i takon abuzimit me detyrën. Ky është dhe debati që po ndodh dhe në BE”, theksoi ai./abcnews.al

 

Me 50 gola dhe 60 asistime në 42 ndeshje – sensacioni i Chelseat po i çmend të gjithë

29 July 2025 at 19:53

Le të flasim për Ibrahim Rabbaj – talentin 16-vjeçar të akademisë së Chelseat, i cili po tërheq vëmendje të madhe për performancat e tij mbresëlënëse dhe po krahasohet me legjendën Lionel Messi.

Raportime të shumta kanë qarkulluar në rrjet rreth statistikave të tij, duke përmendur 50 gola dhe 60 asistime në 42 ndeshje në nivele të ndryshme të akademisë. Megjithatë, këto të dhëna janë të vështira për t’u verifikuar, pasi nuk është e qartë nëse përfshijnë ndeshje jozyrtare, të zakonshme për moshat e reja, dhe statistikat zyrtare nën moshën 18-vjeçare nuk janë të publikuara.

Ajo që është e sigurt, është se Rabbaj i kalon të gjitha testet “me sy”. Ai tashmë luan përtej grupmoshës së tij dhe është pjesë e kombëtares së të rinjve. Në debutimin e tij si titullar në Ligën Premier muajin e kaluar, ai shënoi dy gola brenda 23 minutave kundër Leicesterit.

Ndërkohë, Anglia dhe Maroku kanë qenë në garë për përfaqësimin e tij ndërkombëtar. Së fundmi, ai ka vendosur të përfaqësojë Marokun, pas disa vizitave në qendrën moderne stërvitore të vendit në Casablanca, ndërsa përflitet si një potencial për Kupën e Botës 2030.

Chelsea do të duhet të presë deri në janar të vitit 2026 për të nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale, kur Rabbaj të mbushë 17 vjeç.

Prejardhja dhe rrugëtimi

I lindur në Spanjë, Rabbaj është djali i Mohammed Rabbaj, i cili ishte pjesë e akademisë së klubit të njohur maroken Raja Casablanca. Familja ka jetuar për një kohë të shkurtër në Leicester, para se të kthehej në Marok me gjashtë fëmijët.

Megjithatë, talenti i hershëm i Ibrahim Rabbajt, i cili luante me top në moshën dyvjeçare, e bindi familjen të zhvendosej përfundimisht në Angli – në Ashford të Kentit – për t’i ofruar atij mundësinë për të hyrë në sistemin e akademive elitare.

Ai nisi me prova te Arsenali, për të kaluar më pas te paraakademia e Charlton Athletic dhe më vonë te Crystal Palace, ku qëndroi deri në moshën 11-vjeçare. Më pas, Chelsea e nënshkroi dhe i ofroi platformën për t’u zhvilluar më tej.

Një vit pauzë për shkak të çështjeve të regjistrimit dhe shtati i tij i shkurtër ishin sfida për Rabbajn, por cilësitë e tij teknike të jashtëzakonshme shquheshin gjithsesi. Ai është përfaqësuar në nivele të ndryshme nga të dyja kombëtaret – Anglia dhe Maroku – por tashmë ka zgjedhur zyrtarisht këtë të fundit.

Rabbaj flet arabisht me dialekt maroken dhe shpesh përmendet fjala “maktub” – që do të thotë “është shkruar” – për të përshkruar rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm që mund ta çojë në majat e futbollit botëror. /Telegrafi/

The post Me 50 gola dhe 60 asistime në 42 ndeshje – sensacioni i Chelseat po i çmend të gjithë appeared first on Telegrafi.

FAO përzgjedh Shqipërinë si shembull transformimi për sistemet ushqimore dhe zhvillimin rural

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Shqipëria është përfshirë ndër 19 vendet e përzgjedhura në raportin e ri global të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), të titulluar “Transformimi i ushqimit dhe bujqësisë përmes një qasjeje sistemike”.

Ky raport thekson rrugëtimin e vendeve që kanë kaluar nga përpjekje të fragmentuara drejt një modeli të integruar për zhvillimin rural dhe sistemet ushqimore, në përputhje me vizionin “Bujqësia 2030”.

Për Shqipërinë, vuri në dukje ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ky është një vlerësim i qartë i progresit të arritur në drejtim të një bujqësie të qëndrueshme, inovative dhe të lidhur me sektorë të tjerë strategjikë.

“Në qendër të këtij transformimi qëndron agroturizmi, i cili është shndërruar në një pikë kyçe strategjike që lidh sektorët e bujqësisë, turizmit, arsimit profesional dhe financave”, deklaroi Denaj.

Kjo qasje sistemike ka sjellë një sërë përfitimesh konkrete për komunitetet rurale dhe ekonominë kombëtare, si: rritje të përfshirjes së të rinjve në inovacionin agroushqimor; përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën rurale; krijimin e njësisë për agroturizëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR); mbështetje të konsiderueshme financiare, përmes Fondit për Zhvillim Rural në vlerën e 250 milionë eurove, si dhe Paketës së Maleve.

Ky model zhvillimi synon jo vetëm të rrisë produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor, por edhe të krijojë më shumë mundësi për ekonominë vendase, duke fuqizuar komunitetet rurale, ruajtur biodiversitetin dhe promovuar një zhvillim gjithëpërfshirës.

Përfshirja e Shqipërisë në raportin global të FAO-s është një dëshmi e qartë e vizionit dhe angazhimit të institucioneve shqiptare për ndërtimin e një bujqësie të së ardhmes, të lidhur ngushtë me natyrën, teknologjinë dhe potencialin njerëzor të vendit. /j.p/

 

The post FAO përzgjedh Shqipërinë si shembull transformimi për sistemet ushqimore dhe zhvillimin rural appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektet e përbashkëta, Malaj takim me drejtoreshën e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS Tirana), Stefania Vizzaccaro, ku u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe projektet e përbashkëta për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në fokus të bisedimeve ishin sektorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, si energjia, furnizimi me ujë, infrastruktura rrugore dhe transporti, ku AICS ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme përmes projekteve të financuara dhe ekspertizës teknike.

Ministri Malaj vlerësoi angazhimin e Italisë si një partner i rëndësishëm zhvillimi për Shqipërinë, duke theksuar se bashkëpunimi me AICS ka sjellë rezultate konkrete në terren dhe synohet të thellohet edhe më tej.

“Ndamë vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin mes institucioneve tona, si dhe ambicien për zbatimin e projekteve të reja me ndikim të qartë social dhe ekonomik”, u shpreh ministri Malaj.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme nga AICS dhe vizionin e përbashkët me Italinë për zhvillimin dhe integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat europiane.

Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) është partner aktiv në fushën e reformave ekonomike, zhvillimit rural, mbështetjes ndaj sektorit privat dhe nxitjes së inovacionit në Shqipëri, duke forcuar më tej marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve fqinje. /j.p/

1 nga 3

The post Projektet e përbashkëta, Malaj takim me drejtoreshën e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje

29 July 2025 at 16:07

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik përfundimin ndaj katër shtetasve të akuzuar për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si dhe dërgimin e kësaj çështje në gjykatë për kalimin në gjykim. Në njoftim bëhet me dije se të pandehurit Ndoc […]

The post SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

Pse është e rëndësishme të zhvilloni vetëdijen tek fëmijët tuaj: Një tipar kyç për të kuptuar emocionet

29 July 2025 at 18:00

Prindërit bëjnë shumë përpjekje për të rritur fëmijët e tyre për t’i ndihmuar ata të kenë sukses, duke u mësuar atyre fjalë, rregulla sjelljeje dhe rutina të përditshme, dhe në të gjitha këto, është e rëndësishme që ata të mësojnë një aftësi kyçe.

Domethënë, është një aftësi që përcakton nëse një fëmijë do të jetë i lumtur dhe i qëndrueshëm në jetë, dhe kjo është vetëdija. Psikologu i fëmijëve Rim Rauda, i cili ka studiuar marrëdhëniet prind-fëmijë për vite me radhë, pohon se kjo është aftësia më e rëndësishme për fëmijët.

Vetëdija do të thotë që një fëmijë mund të njohë dhe kuptojë ndjenjat, nevojat dhe zërin e tij të brendshëm. Fëmijët që ndihen të sigurt në atë që janë kanë më shumë gjasa të përballen me sfidat, të lidhen më mirë me të tjerët, të lidhen me njerëzit më lehtë dhe të marrin vendime më të mira.

Nëse u mungon një themel, vetëvlerësimi i tyre mund të shembet lehtësisht. Prindërit, përmes veprimeve të caktuara, minimizojnë emocionet me deklarata me qëllime të mira. Në këtë mënyrë, ata dërgojnë mesazhin se ndjenjat që përjetojnë fëmijët nuk janë të rëndësishme ose nuk janë të vërteta. Nëse kjo përsëritet, fëmija fillon të dyshojë në ndjenjat e tij dhe humbet kontaktin me veten. Në planin afatgjatë, kjo mund të çojë në ankth, pasiguri ose tërheqje.

Fëmijët që e kuptojnë veten janë më të aftë të përballojnë stresin dhe zhgënjimin, u besojnë instinkteve të tyre, vendosin kufij të shëndetshëm dhe janë më pak të ndjeshëm ndaj presionit të bashkëmoshatarëve. Fëmijë të tillë zhvillojnë vetëbesim të vërtetë, jo sepse të tjerët i kanë lavdëruar, por sepse e dinë se kush janë dhe se janë të vlefshëm pikërisht ashtu siç janë.

Për të zhvilluar vetëdijen tek fëmijët tuaj, duhet të konfirmoni ndjenjat e tyre, jo t’i minimizoni ato, të tregoni pranim, t’u jepni hapësirë për vendime, të flisni me ta për emocionet dhe të vëzhgoni se çfarë shkakton sjellje të caktuara.

The post Pse është e rëndësishme të zhvilloni vetëdijen tek fëmijët tuaj: Një tipar kyç për të kuptuar emocionet appeared first on Telegrafi.

Projekti që i jep fund propagandës së gjelbër me Farkën

29 July 2025 at 16:37

Ndërsa propagandohej si parku i dytë i madh i Tiranës, liqeni i Farkës u shndërrua në zonë vilash dhe kullash eksluzive. Në dekadën e fundit, kodrat e gjelbra rreth liqenit u shndërruan në kantiere të mëdha ndërtimi.

Projekti më i fundit “Albora’s Lake” parashikon plot 17 kulla dhe dhjetëra rezidenca e vila private, në atë që duket se i jep fund një herë e përgjithmonë konceptit të publikes në parkun e madh të Farkës.

Një masiv ndërtesash buzë liqenit

Projekti “Albora’s Lake” u paraqit në festivalin kontrovers të arkitekturës “Bread & Heart” që u mbajt në qershor.

Lexo editorialin: “Bukë, zemër dhe beton“.

Ai është realizuar nga studioja e arkitektit britanik Amin Taha, Groupwork, i cili ishte gjithashtu prezent në festival si i ftuar.

“Albora’s lake” parashikon një kompleks “të frikshëm” ndërtimi të shtrirë në rreth 30-35 hektarë tokë në verilindje të Liqenit të Farkës.

Sipas maketeve të shqyrtuara nga Citizens.al aty parashikohet të ndërtohen të paktën pesë rreshta me rreth 70 vila, 40 pallate (pesë deri në dhjetë kate), një impiant me qendër tregtare, galeri dhe pishinë olimpike, një park dhe pak më tutje një masiv prej 17 kullash 30-katëshe.

Pamje nga maketet e Albora’s Lake dhe etiketa shpjeguese/Citizens.al

Në etiketën shpjeguese të maketit theksohej se lejet për këtë koncept janë siguruar në periudhën 2024-2025 dhe se puna ka nisur me periudhë përmbyllëse vitet 2027-30.

Aktualisht i vetmi dokument publik që flet për këtë projekt është një rend dite i mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Në mbledhjen e 28 janarit 2025, KKTU shpreh shkurtimisht se parashikohet miratimi i lejes së zhvillimit.

Nuk është e qartë nëse ky projekt realisht ka nisur të ndërtohet. Në të njëjtën zonë po ndërton edhe grupi Balfin, i sipërmarrësit Samir Mane.

Prej vitit 2023, kompania e sipërmarrësit Mane po zhvillon projektin e “Rolling Hills Liqeni” me hyrje-dalje direkte në anën lindore të “Unazës së Madhe”. 

Sipas broshurës prezantuese për shitjet (fq 14-15), kuptohet se në zonën ku mendohet të shtrihet projekti i “Albora’s Lake” është konceptuar faza e dytë e vilave dhe komplekseve rezidenciale të Balfinit.

Kush është zhvilluesi?

Projekti i “Albora’s Lake” është porositur nga “Lion Construction shpk” e sipërmarrësve Erion Gina dhe Bardhjus Bushaj, të cilët kanë një portofol të rëndësishëm ndërtimesh në Tiranë dhe bregdet dhe gëzojnë lidhje dhe kontakte me sipërmarrës të tjerë si Aleksandër Frangaj, Florenc Gjikuria, etj.

Kompania “Lion Construction” është e njohur për projektin në ish-restorantin “Lion Park” në hyrjen verilindore të Liqenit Artificial të Tiranës, që pas vitit 2019 u shndërrua në kullën 14-katëshe “Lion Residence”.

Në maj të vitit 2022, Gina dhe Bushaj i blenë Samir Manes për rreth 250 mijë euro kompaninë “Urbalb Construction”, e cila në dhjetor të atij viti mori leje ndërtimi për shndërrimin e ish-“Shkollës së Partisë” në Laprakë në një kullë 34-katëshe.

Projekti, i konceptuar nga “ylli i arkitekturës”, italiani Giacomo Garziano (GG-Loop), tanimë quhet “Lion Residence II”, në 2025 leja u rishikuar, duke shtuar një kat nëntokë.

Gina dhe Bushaj zotërojnë gjithashtu kompani të tjera si “Top Realty Albania”, “Golden Key”, “Seaside Construction”, apo “EBG Group”, me të cilat ata kanë zhvilluar projekte të tjera ndërtimi si “Drymades Village, njohur si Santorini” (2021), “Village Square” (2023), apo dhe “Park Houses Mjull-Bathore”. 

Pamje satelitore të Farkës/Google, 2015.

Farka – Nga park publik, në park rezidencial

Liqeni i Farkës ndodhet rreth 10 km nga qendra e Tiranës dhe 10 vitet e fundit është promovuar si “parku i dytë” i qytetit. Por ai ka pasur vetëm 1.1 hektarë hapësirë publike, sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së parkut është liqeni, pra pjesa ujore, rreth 75 hektarë.

Për krahasim, Parku i Liqenit Artificial, shtrihet në rreth 157 hektarë tokë dhe ka një liqen me sipërfaqe rreth 45 hektarë.

Kjo mangësi në sipërfaqe toke ka bërë që Farka të promovohej kryesisht për rekreacionet e ujit, si peshkimi, kanotazhi dhe noti.

Por në 10 vitet e fundit, investimet e bashkisë u kufizuan në shëtitore, pemë, rrugë për biçikleta dhe jo zgjerim të parkut.

Ndërkohë ndërtimet zunë kodrat përreth duke zbehur krejtësisht propagandën e gjelbër me mbjellje pemësh.

Pamjet satelitore të Google tregojnë se në vitin 2015, vetëm 3% e truallit rreth liqenit ishin të urbanizuara; ndërsa sot, ndërtimet zënë rreth 20% të kodrave dhe plani i “Albora’s Lake” synon ta çojë deri në 35%.

Në një perimetër prej rreth 195 hektarësh përgjatë liqenit 10 vite më parë kishte rreth 6 hektarë parcela trojesh me ndërtime. Pra, 97% e kodrave të Farkës ishte e gjelbër.

Sot, pamjet satelitore tregojnë për një katrahurë ndërtimesh. Kodrave u janë shtuar rreth 39 hektarë me parcela ndërtimore, të cilat zënë 20% të së njëjtës hapësirë të dikurshme.

Nëse marrim të mirëqenë se parcela që kërkon projekti “Albora’s Lake” është rreth 30 hektarë, përqindja e kodrave të urbanizuara shkon në 35% duke shuar përgjithmonë vizionin e një parku publik.

Gjurmët e urbanizimit të Farkës/Citizens.al

Parku i premtuar i Farkës ishte në fakt pronë private, e cila nuk u ble e as nuk u tjetërsua nga bashkia e Tiranës për ti shërbyer publikut.

Investimet e bashkisë për shëtitore, dekor dhe mbjellje pemësh rreth liqenit duken sot si një plan i mirëmenduar për t’i shërbyer komplekseve private dhe jo qytetarëve të Tiranës.

Ndërkohë duket e paqartë se si do të mund të ushqehet me infrastrukturë dhe shërbime kjo dyndje e madhe rezidenciale në një zonë të konsideruar “rekreative”.

The post Projekti që i jep fund propagandës së gjelbër me Farkën appeared first on Citizens.al.

Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të dr*gës

By: V K
29 July 2025 at 14:11

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka siguruar foton e personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në kërkim së bashku me Skendaj eshte edhe Ilir Lloshi.

Ndërkohë janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj e Erion Alibej.

Hetimet

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao. Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

3 armë zjarri të llojit pistoletë

43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash

3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63

1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025

2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68

16 celularë të markave iPhone dhe Samsung

19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve

Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama

1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili

Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit- Finalizohet operacioni “OROLOGI”

Ekzekutohen 6 masa sigurie. Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:

A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.

P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.

Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:

3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.

The post Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të dr*gës appeared first on Albeu.com.

Lapaj apo vajza e tezes, kush do e marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”? KAS vendos nesër

29 July 2025 at 15:52

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të shqyrtojë ditën e nesërme (e mërkurën, 30 korrik), ankesën e Adriatik Lapajt, i cili kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për t’i dhënë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli. Edhe pse Xhuveli është […]

The post Lapaj apo vajza e tezes, kush do e marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”? KAS vendos nesër appeared first on BoldNews.al.

”Mos u mërzit vlla s’ke ça me bo”/ Si u kapën 811 pako kokaine në Belgjikë të Plaurent Dervishajt

29 July 2025 at 15:42

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK, ku në bashkëpunim me autoritetet europiane, u godit një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh. Urdhër-arreste u lëshuan për Plaurent Dervishajn, Erion Alibejn, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreajn, apo edhe për biznesmenin Elidon Skëndaj, […]

The post ”Mos u mërzit vlla s’ke ça me bo”/ Si u kapën 811 pako kokaine në Belgjikë të Plaurent Dervishajt appeared first on BoldNews.al.

Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje

By: FAKTOJE
29 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla– Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzash dhe ankesash nga partitë opozitare, Prokuroria Speciale SPAK vijon hetimet për 39 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa për katër prej tyre kanë përfunduar hetimet, duke e çuar në 43 numrin total të dosjeve të hapura. SPAK tha për Faktoje se vetëm dy janë procedime për akuzën e përdorimit të funksionit publik për qëllime politike. “Një procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike) dhe një procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës)” thotë SPAK. Ndërsa në lidhje me hetimet e mundshme pas rinumërimit të kutive të votimit në Qarkun Fier, ku u konstatua devijim i konsiderueshëm votash drejt kandidatëve të listave të hapura, shprehet se: “SPAK nuk ka regjistruar procedim penal kryesisht për këtë çështje deri më tani”.

Dy procedime për një “mal” problemesh

Përdorimi i administratës publike për qëllime elektorale ishte edhe një nga shqetësimet kryesore që ngrihet në raportet e OSBE-ODIHR. “Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata brenda institucioneve publike është i ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë për presionin ndaj nëpunësve civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike”, konstatonte raporti përgjatë fushatës. Ndërsa pas përfundimit të procesit, në përmbledhje të problematikave, OSBE-ODIHR theksoi: “Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet”. Po ashtu edhe partitë opozitare, veçanërisht PD akuzoi dhe denoncoi disa raste të përdorimit të administratës dhe aseteve shtetërore në fushatë. Megjithatë, por për këtë akuzë ka vetëm dy procedime penale të pranuara nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Administratë në fushatë

Hetimet nga SPAK janë ende në fazën paraprake dhe nuk ka një vendimmarrje sesi do të procedohet. Në nenin 328/a thuhet: “Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit”.

SPAK nuk bën me dije se kush janë dy rastet specifike dhe në cilin qark të përdorimit të administratës publike përgjatë fushatës për të cilin ka ngritur edhe akuzat.

Policisë iu pranuan më shumë

“Gjatë periudhës së raportimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime/hetime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit”, thuhet për Faktoje.al në qëndrimin zyrtar të SPAK. Ajo që konstatohet është se në total ka pasur 193 referime për dyshimin e krimeve zgjedhore në SPAK, por 150 janë refuzuar të regjistrohen dhe vetëm 43 janë pranuar dhe nisur procedimi penal. Nga 43 dosje të hapura, peshën më të madhe të denoncimeve e mban Policia e Shtetit, me 22 procedime, ndërsa 9 kanë nisur kryesisht nga vetë SPAK dhe pjesa tjetër është e shpërndarë nga shtetas të ndryshëm ose të referuar nga prokuroritë e rretheve. SPAK ka pranuar dhe nisur hetime për vetëm katër kallëzime të bëra nga subjektet politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Akuza që dominon ka të bëjë me korrupsionin aktiv. “35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje)”, thotë SPAK.

Përfundimi

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani prezantoi tre muaj parë zgjedhjeve “Task Forcën” për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Në 12 qarqe të vendit funksionoi një zyrë drejtuese me prokurorë të SPAK të cilët bashkërendonin punën me oficerë të BKH-së. Pavarësisht akuzave, denoncimeve të shumta dhe raporteve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve deri më tani ka vetëm katër të arrestuar dhe proceduar për krime zgjedhore, dy në Kukës, një në Fier dhe një në Lushnje. Ndonëse për një pjesë të dosjeve hetimet vijojnë, rezultatet mund të cilësohen të ngadalta në krahasim me pritshmëritë, por edhe denoncimeve të publikuara.

The post Vetëm dy procedime nga SPAK për përdorim të administratës në zgjedhje appeared first on Faktoje.al.

Tiranë, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, i dënuar me 18 vjet burgim

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i dënuar me 18 vjet burgim.

Policia njoftoi sot se si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi: Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

Sipas policisë 59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën Tiranë–Elbasan.

“Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale”, njoftoi Policia.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Tiranë, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, i dënuar me 18 vjet burgim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fshihet në Dubai/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës

By: Oldi
29 July 2025 at 13:56

Personi në foto është trafikanti me tre identitete për të cilën GJKKO ka lëshuar një urdhër arresti në kuadër të operacionit të SPAK kundër trafikut të drogës. Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë […]

The post Fshihet në Dubai/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI

By: Ela
29 July 2025 at 12:35

Policia ka arrestuar në Tiranë Ilir Kociaj (Koçiaj), kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare. Koçiaj është një person me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim. 59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë në autostradën “Tiranë–Elbasan”, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia. Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim […]

The post Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Format e kursimit në energji – çmimi më i ulët dhe konsum më i vogël

29 July 2025 at 11:11

Optimizimi i furnizimit me energji është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të ulur kostot e biznesit pa ndërhyrë në operacione apo investime të mëdha.

Kursimi i dyfishtë si në çmimin për kWh, ashtu edhe në sasinë e konsumuar – është një strategji reale dhe e realizueshme për tu përballur me çmimet në rritje dhe presionin për efiçiencë.

Si mund te bëhet ky kursim?

1.Negocimi i çmimit – MDA Energy ofron çmim fiks deri në 30% më të ulët se mesatarja e tregut, duke e kthyer stabilitetin në avantazh financiar që matet çdo muaj në faturë.

2.Auditimi energjetik – Për çdo klient të ri, MDA Energy ofron auditim të detajuar falas. Kjo analizë identifikon aparatet apo proceset me humbje të panevojshme, sjell rekomandime konkrete për përmirësim dhe ndihmon në uljen e konsumit pa cenuar produktivitetin. Optimizimi i shfrytëzimit te energjisë mund te sjell kursime shtesë prej 10–20%.

3.Asistencë e personalizuar – Nga analiza e kontratës aktuale, te krahasimi i ofertave dhe mbështetja ligjore, gjithçka menaxhohet nga ekipi i MDA.

Shembulli me poshtë ilustron vlerën e kursimit te energjisë

Një kompani me faturë mujore rreth 10,000 euro që kalon te MDA mund të kursejë:

-Deri në 3,000 euro/muaj nga çmimi më i ulët.

-Shtesë 1,000–2,000 euro/muaj nga ulja e konsumit përmes auditimit dhe optimizimit energjetik.

Kursim total deri në 5,000 euro në muaj, që përkthehet deri në 50,000+ euro në vit

Ky është potenciali i energjisë së menaxhuar mirë – më pak shpenzime, më shumë kontroll dhe një furnizim më i qëndrueshëm për biznesin tuaj.

Vizitoni www.mda.energy për të kërkuar analizën tuaj falas dhe për të zbuluar sa mund të kurseni që nga muaji i parë.

Zgjedhjet inteligjente sot krijojnë stabilitet të vërtetë nesër.

The post Format e kursimit në energji – çmimi më i ulët dhe konsum më i vogël appeared first on Telegrafi.

❌
❌