Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pro Peace, QKRMT dhe YIHR përkujtojnë 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

By: Kult Plus
11 July 2025 at 19:00

Organizata Pro Peace ka organizuar një akt simbolik përkujtimor dhe solidarizues me rastin e 30 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Ky organizim erdh në bashkëpunim me organizatat partnere Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) si dhe aktivistë të shoqërisë civile.

 Ky akt simbolik u mbajt në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë./ KultPlus.com

UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Evropës – ndër to edhe ekipi shqiptar

21 June 2025 at 23:51

UEFA ka ndaluar/pezulluar 13 ekipe nga Liga e Evropës në historinë e saj, dhe arsyet variojnë nga korrupsioni te problemet financiare.

Organi qeverisës i futbollit evropian mbikëqyr turne të tilla si Kampionati Evropian, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Por ndonjëherë ata kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar disa klube të garojnë për shkak të shkeljeve të ndryshme të rregullave.

Katër klube janë ndaluar të garojnë në Ligën e Kampionëve, e cila shihet si gara kryesore e klubeve të UEFA-s, ndërsa dy kombe janë ndaluar të garojnë në Kampionatin Evropian që nga fillimi i tij në vitin 1960.

Por, cilat klube janë detyruar të mos marrin pjesë në Ligën e Evropës, garën dytësore për klube të UEFA-s?

Besiktas u përjashtua nga garat në qershor të vitit 2013 dhe vuajti një pezullim njëvjeçar për përfshirjen e tyre në trukimin e ndeshjeve vendase, siç u raportua nga BBC Sport në atë kohë.

Skuadra tjetër turke, Fenerbahce, u pezullua gjithashtu për dy vjet për përfshirje në trukimin e ndeshjeve vendase.

Milani u përjashtua nga Liga e Evropës për sezonin 2019/20 për shkak të shkeljeve të rregullave të Fair Play Financiar.

Në vitin 2012, skuadra spanjolle Malaga u pezullua dy vjet nga UEFA dhe u përjashtua nga gara në sezonin 2013/14 për shkak të faturave të papaguara. Viti i dytë u hoq pas apelit, por CAS hodhi poshtë përpjekjen e tyre për të përmbysur të parin.

Skuadra zvicerane FC Sion u përjashtua nga Liga e Evropës 2011/12 për futjen në fushë të lojtarëve të papërshtatshëm, të cilët u nënshkruan ndërsa klubi ishte ende nën një ndalim transferimesh të vendosur nga FIFA. Kjo i lejoi Celtic të rikthehej në garë në atë sezon.

Partizani i Beogradit i Serbisë u përjashtua nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës për tri sezone në vitin 2017 për shkak të borxheve të papaguara.

Rangers i Skocisë nuk mundi të garonte në garat evropiane në sezonin 2013/14, pasi “administratori i klubit… pranoi se klubi nuk është në gjendje të përmbushë afatin e 31 marsit të llogarive të vendosur nga UEFA”.

Në vitin 2013, Rapid Bukuresht u përjashtua gjithashtu për një vit nga garat evropiane të klubeve nga Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve.

Ndërkohë, Steaua u ndalua me kusht për një vit me një periudhë prove pesëvjeçare pas akuzave për trukim ndeshjesh, siç raportohet nga Sofia Globe.

Skuadra ukrainase, Dnipro, mori një pezullim njëvjeçar në vitin 2016 për shkak të problemeve financiare.

Klubi azer Inter Baku dhe Tasrgu Mureş i Rumanisë u pezulluan gjithashtu për një sezon.

UEFA tha se ndalimet do të zbatohen në sezonin e ardhshëm, nëse klubet kualifikohen për Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës për një periudhë tre-sezonale, sipas Reuters.

Në vitin 2018, skuadra shqiptare, Skënderbeu, u përjashtua për dhjetë vjet nga të gjitha garat e UEFA-s, përfshirë Ligën e Evropës, si dhe u gjobit me 1 milion euro, pasi CAS tha se paneli i saj “zbuloi me kënaqësi se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitete të trukimit të ndeshjeve” si në ndeshjet vendase ashtu edhe në ato kontinentale, sipas AP. /Telegrafi/

The post UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Evropës – ndër to edhe ekipi shqiptar appeared first on Telegrafi.

AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta

19 June 2025 at 14:34

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF paralajmëroi qytetarët shqiptarë se një platformë e dyshimtë investimesh, e quajtur “NetherexPro”, po promovohet në rrjetet sociale dhe mund të rrezikojë të ardhurat e tyre. Sipas AMF, kjo platformë nuk është e licensuar prej tyre. “Çdo investim në këtë platformë mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të […]

The post AMF denoncon një platformë të dyshimtë investimesh në kriptovaluta appeared first on Reporter.al.

Izraeli sulmon Erdoganin: Ai që pushton ilegalisht Qipron Veriore guxon të flasë

By: user 5
18 June 2025 at 19:10

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar ka “sulmuar” Rexhep Tajip Erdogan pas deklaratave të fundit të presidentit turk në të cilat ai e krahasoi Netanyahun me Hitlerin. Saar shkroi në X se Erdogan nuk mund tu predikojë të tjerëve kur ai pushton ilegalisht pjesën veriore të Qipros dhe flet për të drejtën ndërkombëtare.

“Sulltani, në një tjetër fjalim nxitës, vazhdon të flasë kundër Izraelit dhe Kryeministrit (Netanyahu). Erdogan, i cili mban rekordin e shtypjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të tij, si dhe shtypjes së opozitës në vendin e tij, guxon t’u predikojë të tjerëve”, deklaroi fillimisht Ministri i Jashtëm izraelit në postimin e tij.

Saar më pas e përshkruan si veçanërisht ironike që dikush që nuk i fsheh ambiciet e tij imperialiste dhe shton se ai që pushtoi Sirinë veriore dhe pushtoi ilegalisht Qipron veriore pretendon se flet në emër të moralit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Erdogan, në komunikimin e tij me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën Izrael-Iran, tha se Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit.

Ndër të tjera, presidenti turk i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran nuk mund ta eklipsojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza.

The post Izraeli sulmon Erdoganin: Ai që pushton ilegalisht Qipron Veriore guxon të flasë appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Avionët ushtarakë amerikanë mbërrijnë në Qipro, ndërsa bota pret vendimin e Iranit

18 June 2025 at 11:52

ATHINË, 18 qershor /ATSH-DPA/- Ministri i Mbrojtjes i Qipros, Vasilis Palmas ka konfirmuar se avionët ushtarakë amerikanë kane mbërritur në bazën ajrore, në qytetin jugperëndimor, Paphos, ndërsa sulmet ajrore që shkëmbehen nga Irani dhe Izraeli vazhdojn e ta mbajnë ishullin në ankth.

Palmas tha se avionët amerikanë nuk ishin avionë luftarakë, por avionë transporti që përdoreshin për të lëvizur personelin ushtarak dhe, nëse ishte e nevojshme, edhe civilët.

Media lokale raportoi gjithashtu praninë e avionëve cisternë – që shërbejnë për të furnizuar avionët në ajër.

Numri i saktë i avionëve amerikanë të pozicionuar në Qipro nuk është zbuluar ende.

Qipro ndodhet 250 kilometra larg Izraelit.

Palmas siguroi publikun se, megjithëse raketat ishin të dukshme, ato ishin larg.

Ai theksoi se Qiproja po luante një rol humanitar në situatë dhe nuk ishte e përfshirë në konflikt.

Gjatë fundjavës, media amerikane raportoi se Uashingtoni kishte vendosur dhjetëra avionë cisternë në Evropë – për të mundësuar dislokimin e shpejtë në Lindjen e Mesme nëse do të ishte e nevojshme.

Këta avionë luajnë një rol kritik në operacionet luftarake, në shkallë të gjerë – duke u lejuar avionëve luftarakë të qëndrojnë në ajër më gjatë dhe të arrijnë objektiva të largëta. //a.i/

The post FOKUS – Avionët ushtarakë amerikanë mbërrijnë në Qipro, ndërsa bota pret vendimin e Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Qiproja aktivizon sistemin e alarmit për gjetjen e bunkerëve

NIKOZIA, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet në Qipro kanë aktivizuar një aplikacion paralajmërimi të hershëm për t’i dhënë informacion popullsisë mbi bunkerin më të afërt në rast emergjence, ndërsa Izraeli dhe Irani bëjnë sulme raketore.

Aplikacioni ”SafeCY” gjithashtu ofron udhëzime dhe informacione të dobishme se si të kërkoni strehim në rast të një sulmi.

”Qiproja ka rreth 2 200 dhoma dhe bunkerë të sigurt”, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit të Bashkimit Evropian më të afërt me konfliktin.

Një arsye kryesore për shqetësim është se Mbretëria e Bashkuar mban dy baza në ishull që mund të bëhen objektiva për një sulm iranian.

Më e rëndësishmja është në Akrotiri në perëndim të qytetit portual të Limasolit, i cili shtrihet 275 kilometra në veriperëndim të portit izraelit të Haifës.

Baza është përdorur vazhdimisht gjatë dekadave të fundit për vendosje ushtarake.

Të shtunën, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se avionë luftarakë – të raportuar si Typhoon – po dërgoheshin në ishull.

I pyetur nëse avionët luftarakë britanikë do ta mbështesnin Izraelin në parandalimin e sulmeve iraniane, Starmer u tha gazetarëve britanikë se nuk do të jepte detaje mbi një situatë që po ndryshon me shpejtësi.

Linjat ajrore izraelite kanë fluturuar disa nga avionët e tyre në Qipro për siguri që nga fillimi i sulmeve të fundit.

Radioja qipriote RIK raportoi se po merreshin masa të rrepta sigurie rreth aeroporteve civile në Larnaca dhe Pafos.

Qiproja është mjaftueshëm afër Izraelit saqë banorët në bregdetin e saj jugor të jenë në gjendje të vëzhgojnë sulmet iraniane dhe përgjigjet izraelite nga distanca./  a.jor.

The post FOKUS – Qiproja aktivizon sistemin e alarmit për gjetjen e bunkerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 June 2025 at 13:21

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë “disa mesazhe” për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi se do të bisedojë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, më vonë gjatë ditës.

Ai nuk sqaroi se nga kush saktësisht vinin mesazhet apo çfarë përmbanin ato. Paraprakisht, ministri i Jashtëm qipriot dhe homologu i tij iranian, zhvilluan një bisedë të premten në mbrëmje.

Christodoulides tha gjithashtu se është i pakënaqur me reagimin, siç e përshkroi ai, të ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Qiproja, si shteti anëtar i BE-së që ndodhet më së afërmi Lindjes së Mesme, kishte kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, tha ai.

Raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit ishin të dukshme nga vende të ndryshme të Qipros të premten dhe të shtunën në mbrëmje.

“Nuk është e mundur që BE-ja të pretendojë rol gjeopolitik, t’i shohë të gjitha këto zhvillime dhe të mos ketë të paktën një mbledhje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm”, tha Christodoulides për gazetarët.

Qiproja ka ofruar ndihmë për evakuimin e shtetasve të palëve të treta nga rajoni dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë konfliktin. REL/

The post Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe” appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri në Qeparo vihet nën kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.

Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Falë bashkërendimit mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, u arrit të mbrohej jo vetëm mjedisi, por edhe siguria e banorëve dhe pasuria e tyre.

AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. “Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën”, thuhet në njoftim. /j.p/

 

/k.s/

The post Zjarri në Qeparo vihet nën kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ku janë fëmijët më të cenueshëm ndaj varfërisë në BE?

10 June 2025 at 23:49

Në vitin 2024, fëmijët përballeshin me një rrezik më të lartë të varfërisë ose përjashtimi social sesa të rriturit.

Megjithatë, pati një rënie të vogël prej 0.6 për qind në numrin e fëmijëve që përballeshin me këtë rrezik në Bashkimin Evropian nga viti 2023 në 2024.

Në vitin 2024, 19.5 milionë fëmijë në BE ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it.

Ndërmjet viteve 2023 dhe 2024, përqindja e fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në BE u ul pak nga 24.8 në 24.2 për qind, shkruan euronews.

Në nivel shtetëror, Bullgaria raportoi përqindjen më të lartë në vitin 2024, me 35.1 për qind, e ndjekur nga Spanja me 34.6 për qind dhe Rumania me 33.8 për qind.

E kundërta e këtyre vendeve, Sllovenia (11.8 për qind), Qipro (14.8 për qind) dhe Republika Çeke (15.4 për qind) regjistruan shifrat më të ulëta. Italia ishte i vetmi vend i BE-së që nuk përjetoi asnjë ndryshim, duke mbetur në 27.1 për qind.

“Institucionet e shtetit të mirëqenies luajnë një rol të madh në mbrojtjen e fëmijëve nga varfëria”, tha Alba Lanau Sanchez, studiuese nga Universiteti Pompeu Fabra.

“Vendet me sisteme të fuqishme të mbrojtjes sociale priren të kenë norma më të ulëta të varfërisë tek fëmijët”, shtoi ai.

Rreziku i varfërisë ose përjashtimit social ishte gjithashtu më i lartë për fëmijët sesa për të rriturit në vitin 2024.

Fëmijët në BE ishin në një rrezik më të lartë të varfërisë ose përjashtimit social (24.2 për qind) krahasuar me të rriturit (20.3 për qind), duke rezultuar në një diferencë prej 3.9 për qind.

Në mbarë vendet e BE-së, 20 prej tyre përjetuan një rrezik më të lartë tek fëmijët, me diferencat më të mëdha të regjistruara në Spanjë (10.5 për qind), Maltë dhe Rumani (të dyja me 7.3 për qind) dhe Francë (7.2 për qind).

Faktori i arsimit

Fëmijët, prindërit e të cilëve kishin arsim më të lartë, kishin më pak gjasa të ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Në vitin 2024, 61.2 për qind e fëmijëve në BE që jetonin me prindër me arsim jo më të lartë se niveli i mesëm i ulët (arsim i detyrueshëm) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Për fëmijët me prindër që kishin përfunduar arsimin e lartë (universitar), kjo përqindje ishte vetëm 11.0 për qind.

Kjo krijon një hendek prej 50.2 për qind në rrezikun e varfërisë bazuar në nivelin arsimor të prindërve.

Në nivel kombëtar, ky hendek ishte mbi 50 për qind në 16 vende të BE-së.

Hendeku më i vogël u vërejt në Danimarkë, Portugali dhe Estoni, ndërsa diferencat më të mëdha u regjistruan në Rumani, Çeki dhe Bullgari.

Pse është Spanja ndër vendet me normat më të larta?

Megjithëse Spanja ka një GDP më të lartë se Bullgaria apo Rumania, sistemi i saj i taksave dhe përfitimeve përmendet shpesh nga studiuesit si një nga arsyet kryesore për normat e larta të varfërisë së fëmijëve.

Në vitin 2021, Spanja shpenzoi vetëm 1.3 për qind të GDP-së së saj për politikat familjare, krahasuar me mesataren e OECD-së prej 2.3 për qind.

“Mbështetja financiare direkte për familjet ishte veçanërisht e kufizuar”, tha Lanau Sanchez.

“Skemat e përfitimeve në para të lidhura me fëmijët në Spanjë tradicionalisht kanë ofruar përfitime për dhjetëshat më të larta të të ardhurave përmes lehtësimeve tatimore, të cilat familjet me të ardhura të ulëta nuk mund t’i përfitojnë, ndërsa pak ose aspak mbështetje ka shkuar për familjet me të ardhura të ulëta”, pohoi ai.

Spanja gjithashtu ka prezantuar Ndihmën Minimale për Jetesë (IMV) në vitin 2021 dhe Shtesën për Mbështetjen e Fëmijës në vitin 2022, duke arritur në 502,310 familje, sipas të dhënave të Sigurimeve Shoqërore të Spanjës.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa shumë këto programe kanë përmirësuar kushtet e jetesës për familjet me fëmijë.

“Kritikat aktuale theksojnë mangësitë e IMV-së, përfshirë barrierat administrative (që rezultojnë në norma të larta të mos-përfitimit), kufizime ligjore për qasjen që prekin grupe të caktuara si të rinjtë, personat në situatë rruge, migrantët pa dokumente dhe ata që kanë mbërritur rishtazi, si dhe mbulim të kufizuar për familjet me të ardhura të ulëta, por jo në varfëri ekstreme”, tha Sanchez.

“Megjithatë, na mungon kërkimi akademik i thelluar për mënyrën se si IMV-ja e ka transformuar më gjerësisht sistemin e mbrojtjes sociale, duke zëvendësuar përfundimisht forma të tjera të mbështetjes, siç janë skemat rajonale të të ardhurave minimale”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

The post Ku janë fëmijët më të cenueshëm ndaj varfërisë në BE? appeared first on Telegrafi.

Hasani në Qipro takim me presidentin Christodoulides: Intensifikim i dialogut politik

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani nisi sot vizitën e parë zyrtare në Qipro.

Gjatë kësaj vizite Hasani u takua me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides.

Hasani theksoi se në takim u vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve tona.

“Në vizitën time të parë zyrtare në Qipro, pata kënaqësinë të takoja Presidentin Nikos Christodoulides me të cilin vlerësuam marrëdhëniet tradicionalisht të mira dhe miqësore mes dy vendeve tona”, theksoi Hasani.

Ministri nënvizoi se, “është koha për t’i dhënë një shtysë të re intensifikimit të dialogut politik midis Shqipërisë dhe Qipros”.

Si dhe, shtoi ai, “për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik në sektorë të ndryshëm si turizmi, energjia, TIK, arsimi, farmaceutika, ndërtimi etj”. /j.p/

1 nga 4

The post Hasani në Qipro takim me presidentin Christodoulides: Intensifikim i dialogut politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi 

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi.

Më datë 2 qershor në Qipro, Hasani do të takohet me homologun qipriot Constantinos Kombos; me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides; Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu; dhe të tjerë përfaqësues të lartë. Në fokus të vizitës në Qipro, do të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi rajonal, në Evropë, e më gjerë.

Ndërsa më datë 3 qershor, Hasani do të zhvillojë vizitë zyrtare në Greqi, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis.

Në fokus do të jetë intensifikimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe nevoja për të avancuar projekte konkrete në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Në Greqi, Hasani do të pritet gjithashtu nga Presidenti Konstantinos Tassoulas, si dhe do të jetë i ftuar në Institutin ELIAMEP për të referuar mbi stadin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian. /j.p/

The post Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

23 May 2025 at 07:25

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”.

Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton chatbot-in Gemini në shfletuesin e saj të internetit, prezantoi një mjet të ri për krijimin e videove dhe një numër lajmesh dhe përditësimesh të tjera.

Modaliteti i inteligjencës artificiale i Google për kërkimin në internet do të sjellë personalizim më të madh, përgjigje më të mira përmes të ashtuquajturit “kërkim i thellë” dhe do të ofrojë aftësi të tilla si gjenerimi i grafikëve për pyetje financiare dhe sportive.

Përveç kësaj, u prezantua një mjet i ri Flow që përdor modelet Veo 3 dhe Imagen 4 për të krijuar video bazuar në pyetje tekstuale ose imazhe, transmeton Telegrafi.

Flow u lejon përdoruesve të kombinojnë skena, të shtojnë efekte zanore dhe të krijojnë video më të gjata, gjë që mundëson demokratizimin e prodhimit të filmave, sipas Google.

Kompania lansoi gjithashtu një model të ri Gemini AI (Gemini 2.5 Pro) që sjell aftësi të përmirësuara arsyetimi dhe kodimi, si dhe një modalitet “Deep Think” për pyetje komplekse matematikore dhe programimi.

Ndërsa përdoruesit përdorin Gmail në të ardhmen, inteligjenca artificiale do të gjenerojë sugjerime të personalizuara për email bazuar në përmbajtjen nga kutia e tyre postare dhe Google Drive, dhe kjo veçori do të jetë e disponueshme në anglisht përmes internetit dhe sistemeve operative iOS dhe Android duke filluar nga korriku.

Google po teston një veçori të re që u lejon përdoruesve të ngarkojnë një foto të vetes, të provojnë virtualisht rrobat që duan dhe të përcaktojnë nëse u shkon apo jo.

Kjo veçori përdor një model të inteligjencës artificiale që e kupton trupin e njeriut dhe mënyrën se si sillet veshja në trupa të ndryshëm, duke lejuar një përfaqësim realist të veshjeve tek personi që i vesh.

Projekti Starline i Google po shndërrohet gradualisht në Google Beam, një platformë që përdor teknologji të përparuar për të shndërruar transmetimet video 2D në video thirrje realiste 3D.

Komunikimi nëpërmjet platformës Google Meet do të thjeshtohet, në mënyrë që bisedat midis përdoruesve të përkthehen automatikisht në gjuhën e dëshiruar në kohë reale, shton kompania. /Telegrafi/

 

The post Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Juves e duan president, Del Piero bëhet trajner: ideja e tij për futbollin

By: user 2
21 May 2025 at 15:07

Alessandro Del Piero është bërë zyrtarisht trajner. E ka njoftuar vetë, në rrjetet sociale, me një sërë fotosh dhe me një fjali të qartë dhe të shkurtër: “Që nga sot mund të më thërrisni edhe Mister…”. Legjenda e dikurshme e Juventus ka kaluar kursin e Covercianos, dhe pas tezës me titull ‘Njëri për të gjithë (të gjithë për njërin)’ ka arritur zyrtarisht këtë arritje. Titulli i tezës, dhe sigurisht edhe përmbajtja e saj, shpjegojnë idenë e ish-kapitenit Del Piero për futbollin.

Del Piero e mesazhi pas tezës

Një karrierë e ndritur, legjendare, mbi 900 ndeshje, rekordmen për paraqitje dhe gola me Juventus. Futbollin e luajtur e ka lënë prej më shumë se një dekade, por bota e tij nuk e ka lënë kurrë – prej vitesh është një talent shumë i vlerësuar në Sky. Dhe tani ish-numri 10 i Juventus është bërë trajner:

“Faleminderit FSHF-së italiane (FIGC) dhe të gjithë pedagogëve që më shoqëruan në këtë Kurs, jam mirënjohës për të gjitha personat që bashkëpunuan dhe ndanë me mua këtë rrugëtim të rëndësishëm formimi. Dhe një falënderim të veçantë për fëmijët e mi dhe për gruan time për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite studimi dhe për surprizën e mrekullueshme që më bënë sot në Firence, duke ardhur në mbrojtjen e tezës sime, e cila përmbledh një pjesë të rëndësishme të përvojave të mia profesionale dhe njerëzore, dhe vizionin tim për futbollin dhe për rolin e trajnerit. Faleminderit!”.

Tifozët e Juves e duan sërish bardhezi

Sigurisht, postimi me të cilin Del Piero ka njoftuar lajmin është komentuar shumë, me mijëra pëlqime. Një valë komentesh dhe pëlqimesh nga ish-tifozët e tij dhe tifozë të Juventusit që mezi presin ta shohin sërish me fanellën bardhezi, një ditë si trajner i parë, por ndoshta fillimisht si pjesë e stafit teknik. E ardhmja e pankinës së Juventusit është ende për t’u shkruar. Giuntoli ka deklaruar se Igor Tudor do të jetë në pankinë në Botërorin për Klube, por Antonio Conte, tani te Napoli, cilësohet, sipas disa zërave, si kandidati kryesor për pankinën e Juventus.

The post Tifozët e Juves e duan president, Del Piero bëhet trajner: ideja e tij për futbollin appeared first on Lapsi.al.

DJI Mavic 4 Pro – kamera edhe më të mira dhe rreze veprimi më e madhe

15 May 2025 at 18:15

DJI Mavic 4 Pro është shtesa më e fundit në linjën e dronëve me kamera, nga një prej markave kryesore në botë në segmentin e saj.

Pasardhësi i Mavic 3 Pro prezanton një kamerë kryesore të re 100MP me një Gimbal sferik të ridizajnuar “Infinity”, që lejon rrotullim të plotë 360 shkallë dhe anim lart 70 shkallë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu premton jetëgjatësi më të madhe të baterisë, dhe një sistem transmetimi të përmirësuar me një telekomandë të re profesionale.

DJI Mavic 4 Pro ruan sistemin me tre kamera të prezantuar në Mavic 3 Pro. Kamera kryesore me gjatësi fokale ekuivalente me 28 mm, ofron një kënd shikimi pak më të ngushtë sesa kamera 24 mm e paraardhësit të saj.

Ka një sensor CMOS të tipit 100 MP 4/3 (17.4 x 13 mm) të zhvilluar rishtazi me aperturë të rregullueshme nga F2.0 në F11.

Mbështet video 6K/60p, që është një përmirësim në krahasim me 5.1K/50p të Mavic 3 Pro. Kamera kryesore mbështet gjithashtu regjistrimin me lëvizje të ngadalta 4K/120p dhe deri në 16 ndalesa të diapazonit dinamik.

Për më tepër, kamera përmban zgjidhjen e ngjyrave natyrale të Hasselblad, e cila premton ngjyra realiste dhe të sakta.

Kamera e dytë ka një lente telefoto 70 mm të pajisur me një sensor 48MP të tipit 1/1.3 (10 x 7.5 mm), një aperturë fikse F2.8 dhe 14 ndalesa të diapazonit dinamik.

Kamera e tretë është një lente telefoto 168 mm me një sensor 50MP të tipit 1/1.5 (8.3 x 6.2 mm), një aperturë fikse F2.8 dhe 13 ndalesa të diapazonit dinamik.

Kamera telefoto e mesme mbështet regjistrimin me lëvizje të ngadalta 4K/120p, ndërsa kamera e dytë telefoto ofron një shpejtësi pak më të ulët prej 100 kuadrosh për sekondë në rezolucion 4K.

Të tre kamerat mbështesin regjistrimin e videos HDR në 4K/60fps (deri në 6K/60fps për kamerën kryesore) me profile ngjyrash 10-bit D-Log, D-Log M dhe HLG për kontroll më të madh gjatë gradimit të ngjyrave.

Mavic 4 Pro premton deri në 51 minuta fluturim, që është pesë minuta më shumë se modeli i mëparshëm. I pajisur me sistemin e transmetimit OcuSync O4+ të DJI, ofron një gamë transmetimi HDR 10-bit deri në 30 km dhe një gamë totale prej 41 km.

Edhe pse nuk do të fluturonit kurrë kaq larg, gjasat e lidhjes bien në zonat urbane dhe mjediset me ndërhyrje të larta zvogëlohen.

DJI deklaron se sistemi i tij ActiveTrack 360º mund të gjurmojë një subjekt edhe në kushte me dritë të dobët, dhe ta mbajë atë në fokus edhe nëse zhduket pas pengesave si shkurret.

Gjashtë sensorë në formë syri peshku e bëjnë të mundur që të zbulojë pengesat në të gjitha drejtimet me shpejtësi deri në 18 m/s (afërsisht 65 km/orë).

Kjo do të thotë që shmangia e pengesave do të çaktivizohet në shpejtësi më të larta, si p.sh. kur droni fluturon në modalitetin Sport.

Mavic 4 Pro vjen në çiftëzim me DJI RC Pro 2 të ri, një telekomandë e pajisur me një ekran Mini-LED 7 inç. Ekrani mund të rrotullohet, gjë që, sipas DJI, do të sinkronizohet menjëherë me gimbalin e dronit për të koordinuar shkrepjet vertikale.

Gjithashtu ofron dalje HDMI dhe 128 GB memorie të brendshme. Kontrolluesi ofron deri në katër orë jetëgjatësi baterie dhe regjistrim audio, duke përdorur mikrofonin e integruar ose kur çiftëzohet me mikrofonë nga seria DJI Mic.

Versioni standard i Mavic 4 Pro përfshin 64 GB memorie të brendshme, ndërsa Creator Combo do të ofrojë 512 GB dhe mbështet kodimin e videos ALL-I 4:2:2. QuickTransfer mundëson transferime të shpejta skedarësh deri në 80 MB/s nëpërmjet Wi-Fi 6, dhe pamjet filmike mund të transferohen pa e ndezur dronin nëpërmjet një lidhjeje direkte USB-C.

DJI Mavic 4 Pro kushton 2,099 euro, nëse doni të paguani vetëm për dronin. DJI Mavic 4 Pro Fly More Combo me DJI RC 2 kushton 2,699 euro, ndërsa Fly More Combo me DJI RC Pro 2 të ri kushton dukshëm më shumë, 3,539 euro. Çmimi i telekomandës së pavarur DJI RC Pro 2 është 999 euro. /Telegrafi/

The post DJI Mavic 4 Pro – kamera edhe më të mira dhe rreze veprimi më e madhe appeared first on Telegrafi.

Fluturimi për në Qipro detyrohet të devijojë për shkak të një pasagjeri “të dehur” – turistët mbetën të bllokuar për orë të tëra

11 May 2025 at 23:32

Një aeroplan për në Qipro u detyrua të devijonte në Greqi për shkak të një pasagjeri ‘të dehur’, duke i lënë pasagjerët të bllokuar për orë të tëra.

Fluturimi LS721 u nis nga Aeroporti i Edinburgut dje pasdite me destinacion Larnacën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por pilotët u detyruan të devijonin aeroplanin për në Selanik në Greqinë kontinentale.

Kjo për faktin se siç bëhet e ditur, një pasagjer mashkull ishte i dehur dhe u bë shqetësues gjatë fluturimit.

Siç bëhet e ditur më tej, policë grekë kanë hipur në aeroplan dhe kanë folur me pasagjerët – ndërkohë që burri thuhet se u nxor nga aeroplani.

Aeroplani duhej të ulej në pikën e parë të pushimeve në Qipro në orën 22:00 sipas orës lokale mbrëmë.

Por aeroplani nuk u nis nga Selaniku deri në orën 12:30 të mëngjesit të sotëm.

Pushuesit e lodhur arritën në destinacionin e tyre rreth orës 2 të mëngjesit. /Telegrafi/

The post Fluturimi për në Qipro detyrohet të devijojë për shkak të një pasagjeri “të dehur” – turistët mbetën të bllokuar për orë të tëra appeared first on Telegrafi.

Qiprioti vallëzon me 468 gota vere mbi kokë

26 April 2025 at 21:30

Një valltar në Qipro mund të ketë thyer një Rekord Botëror Guinness duke balancuar 468 gota vere mbi kokë – ndërsa po kërcente.

Dinos Kkantis interpretoi një valle tradicionale të njohur si “Valle e Gotave” gjatë një aktiviteti të organizuar të Martën e Pashkës në Aradippou.

Vallja përfshinte vendosjen e gjithnjë e më shumë tabakave me gota mbi kokën e tij ndërkohë që ai kërcente.

Kkantis arriti të kërcente me 468 gota mbi kokë, duke pasur mundësinë të marrë Rekordin Guinness për numrin më të madh të gotave të verës të balancuara mbi kokë.

Rekordi aktual prej 319 gotash u vendos nga bashkëkombësi i tij, Aristotelis Valaoritis, në maj të vitit 2023.

Videoja dhe provat e tjera nga performanca e Kkantis duhet tani të rishikohen nga Rekordet Botërore Guinness përpara se të bëhet zyrtare. /Telegrafi/

The post Qiprioti vallëzon me 468 gota vere mbi kokë appeared first on Telegrafi.

Modeli eksperimental i AI i Google “Gemini 2.5 Pro” është i disponueshëm falas

31 March 2025 at 11:28

Google ka njoftuar një përditësim të madh për përdoruesit e aplikacionit të tij Gemini.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania po e bën modelin e saj të avancuar të AI, Gemini 2.5 Pro, të disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit.

Më parë, ky model ishte i qasshëm vetëm për abonentët e Gemini Advanced të cilët paguanin 19,99 dollarë në muaj.

Tani, Google po ua ofron të gjithëve në mënyrë që më shumë njerëz të mund të përjetojnë veçoritë e tij të fuqishme.

Gemini 2.5 Pro po vlerësohet si modeli më i zgjuar i Google deri më tani.

Versioni i ri vjen me disa përmirësime, duke përfshirë “aftësi më të mira arsyetimi”.

Ai gjithashtu prezanton veçori të reja, me përditësime që thuhet se e bëjnë modelin më të gjithanshëm dhe të aftë për të trajtuar një gamë më të gjerë detyrash. /Telegrafi/

The post Modeli eksperimental i AI i Google “Gemini 2.5 Pro” është i disponueshëm falas appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në det/ Fundoset varka plot me emigrantë, raportohet për 7 persona të mbytur

17 March 2025 at 22:14

Një varkë me 20 emigrantë është fundosur në brigjet e Qipros, mesditën e së hënës. Sipas agjencisë së lajmeve të Qipros (CNA), deri tani numri i të vdekurve ka shkuar në 7.

Mbytja e varkës ndodhi rreth orës 13:00 në një zonë 30 milje detare në juglindje të Kepit Greko, brenda Zonës së Përgjegjësisë së Kërkimit dhe Shpëtimit të Republikës së Qipros (Nikosia FIR) dhe jashtë ujërave territoriale.

CNA raporton se deri më tani janë shtatë të vdekur dhe dy të shpëtuar janë nxjerrë nga më shumë se 20 personat që duket se kanë qenë në bordin e varkës.

Në një deklaratë të lëshuar më herët nga Qendra e Koordinimit të Kërkim Shpëtimit (QSR), thuhet se operacioni është akoma duke u zhvilluar nën koordinimin e SRC ku marrin pjesë një anije luftarake, një helikopter dhe një avion pa pilot i Drejtorisë së Përgjithshme të Rojes Bregdetare, katër mjete të Policisë Portuale dhe Detare, një helikopter i Policisë, infermierë të Shërbimit të Ambulancës së Qipros dhe personel i Ambulancës së Qipros.

The post Tragjedi në det/ Fundoset varka plot me emigrantë, raportohet për 7 persona të mbytur appeared first on Sot News | Lajme.

Fundoset varka me 20 emigrantë në brigjet e Qipros, mbyten 7 persona

By: Ela
17 March 2025 at 20:37

Një varkë me 20 emigrantë është fundosur në brigjet e Qipros, mesditën e së hënës. Sipas agjencisë së lajmeve të Qipros (CNA), deri tani numri i të vdekurve ka shkuar në 7. Mbytja e varkës ndodhi rreth orës 13:00 në një zonë 30 milje detare në juglindje të Kepit Greko, brenda Zonës së Përgjegjësisë së […]

The post Fundoset varka me 20 emigrantë në brigjet e Qipros, mbyten 7 persona appeared first on BoldNews.al.

❌
❌