Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Investimet pa transparencë: Katet shtesë dhe 6 kullat e Kastratit te ish-Sheratoni

24 July 2025 at 16:59

Në Tiranë, investimet madhore zhvillohen përmes lejeve jo-transparente që shfrytëzojnë agresivisht hapësirën urbane.

Rasti i ish-hotel Sheratonit, i kthyer në një projekt gjigand ndërtimi nga grupi Kastrati, është ilustrimi tipik i këtij modeli ku mungon transparenca.

Në vend të një zhvillimi në harmoni me Parkun e Liqenit, Kastrati gëzoi rritje intensiteti dhe kate shtesë në projektin që nuk pa asnjë herë leje ndërtimi të zbardhur dhe ndryshoi të paktën dy herë në dy vite.

Pamja e re e “projektit të vjetër”

Prej javësh, puna në kantierin e ish-hotel “Sheraton” mes “Arenës Kombëtare” dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) është shtuar ndjeshëm.

Nga lart godina qendrore ka nisur të vishet me konceptin zigzag të fasadës së re modulare, konceptuar nga Marco Casamonti, arkitekti italian që “kullëzoi” ish-stadiumin “Qemal Stafa”.

Hoteli simbol i luksit të Tiranës së fillimviteve 2000 nuk do të ketë më fasadën prej xhami dhe do të rrethohet nga një kompleks prej gjashtë kullash të larta deri në 15 kate.

Në të gjitha anët e kantierit dallohen blloqe të mëdha me materialet e fasadave, të cilat janë ndryshe nga ato që reklamohen në renderat e projektit.

Fasada e re e ish-hotelit Sheraton/Citizens.al

Gjithçka nisi në shkurt të vitit 2018 kur Leonardi, djali i sipërmarrësit Shefqet Kastrati, njoftoi në Instagram marrëveshjen për blerjen e ish-Sheratonit.

“Tashmë ish-hotel Sheraton i përket kompanisë Kastrati, sapo u mbyll transaksioni”, njoftoi ai.

Dy muaj përpara shitjes, kompania amerikane e hotelerisë “Sheraton” hoqi emrin nga hoteli i ”MAK Albania-s” duke zyrtarizuar largimin nga Shqipëria.

MAK Albania u themelua në vitin 1992 nga familja kuvajtiane Mohamed Abdulmohsin Al-Karafi, e cila siguroi nga qeveria e kohës troje dhe incentiva si “investitor strategjik” për zhvillime kompleksesh turistike në Tiranë, Dajt dhe bregdetin e Kavajës.

Pjesë e incentivës ishte dhe trualli buzë Parkut të Liqenit, krah UPT-ës. Familja Al-Karafi nisi ta ndërtojë hotelin në vitin 1993, por mundi ta përmbyllë si një filial të markës së njohur “Sheraton” vetëm në fillimvitet 2000.

Në vitin 2018 mediat raportuan se Kastrati e bleu MAK Albanian për 30 milionë euro. Por kontrata e shitjes tregon se objekti u ble për 18 milionë. Pjesa tjetër ishte garanci për të shlyer borxhet dhe huatë e marra ndër vite.

Bilanci i vitit 2017 tregon se MAK Albania kishte rreth 14.5 milionë euro detyrime, por një kapital prej rreth 95 milionë eurosh (rreth 12 miliardë lekë) asete, ndërtesa dhe troje.

Kjo situatë duket se krijoi mundësinë e një ujde për familjen Kastrati, e cila zuri vendin e oligarkëve kuvajtianë.

Në atë periudhë Kastrati hyri fuqimisht në sektorin e ndërtimeve në kryeqytet me projekte të tjera hotelerie, rezidenciash dhe zyrash, ku spikaste projekti “Downtown One” në rrugën e Elbasanit.

Planet aspak transparente të investimeve

Rreth një vit pas blerjes së ish-Sheratonit, Kastrati siguroi leje zhvillimi nga qeveria për një projekt madhor zgjerimi.

Studiot Archea (Marco Casamonti) dhe X-Plan (Ornela Muçaj) propozuan zgjerimin e hotelit ekzistues dhe ngritjen e gjashtë kullave 7-13 kate përreth.

Koncepti fillestar parashikonte 121 mijë m2 ndërtim (69 665 m2 mbi tokë) në 30,000 m2 truall me intensitet 2.32 dhe koeficient shfrytëzimi 44.3%. Projekti parashikonte parkim 3-4 kate nën tokë.

Leja e zhvillimit u sigurua më 8 nëntor 2019. Qeveria ia delegoi kompetencën e lejes së ndërtimit bashkisë Tiranë, e cila nuk i ka bërë asnjëherë publike këto dokumenta.

Sidoqoftë, ligji detyron ndërtuesin ta shfaqë lejen e marrë në një tabelë të dukshme në kantier. Në rastin e Kastratit, ajo nuk është parë kurrë, as pas datës 10 qershor 2021 kur përfitoi leje të re zhvillimi nga qeveria.

Koncepti i ri në lejen e dytë parashikonte shtimin me rreth 36% të sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë (nga 69,665 m2 në 108,827 m2) duke shtuar intensitetin në 3.6, me lartësi deri në 15 kate dhe parkingje 5 kate nën tokë.

Nuk është e qartë se kur bashkia Tiranë ia dha lejen e parë të ndërtimit Kastratit – aq më shumë lejen e dytë – por pamjet satelitore dëshmojnë se në kompleksin e ish-“Sheratonit” vinçi ishte ngritur një muaj para se të jepej leja fillestare e zhvillimit nga qeveria: tetor 2019.

Bashkia e Tiranës, kompania Kastrat dhe studiot e arkitekturës nuk iu përgjigjën kërkesave për informim apo koment të Citizens.al rreth kësaj çështje.

Pamje satelitore ku shfaqet vinçi i ngritur në ish-Sheraton që para marrjes së lejes së zhvillimit/Citizens.al

Rasti është i ngjashëm me projektin “Downtown One” te rruga e Elbasanit, po nga Kastrati.

Leja e zhvillimit u dha nga qeveria më 14 prill 2017 për kullë 36 kate me 62,000 m2 sipërfaqe ndërtimi, intensitet 16.26 dhe koeficent shfrytëzimi trualli 45%. Dhënia e lejes së ndërtimit iu delegua bashkisë Tiranë, e cila nuk e bëri publike.

Ajo që dihet është se Kastrati nisi punën paralelisht me gërmimet, që u bënë te ish-parku “7 Xhuxhat” në kuadër të projektit për ndërtimin e parkingut nëntokësor publik.

Projekti në fjalë nisi në janar 2018, rreth tetë muaj pasi Kastrati kishte marrë lejen e zhvillimit për kullën.

Në të njëjtën datë kur përfitoi leje të dytë zhvillimi për ish-Sheratonin, Kastrati përfitoi rishikim të lejes së zhvillimit për “Downtown One”.

Në lejen e re të datës 10 qershor 2021 struktura fitoi 4 kate lartësi, por shtoi vetëm 92 m2 sipërfaqe totale. Për këtë ndryshim Kastrati lëshoi rreth 5% koeficient shfrytëzimi të truallit për qëllime publike për një total prej 60.5%.

Nuk është e qartë se përse është dashur ky rishikim në leje, ku praktikisht nuk është përfituar ndonjë sipërfaqe ndërtimi. Por ka gjasa ajo mund të jetë bërë për të legjitimuar gërmimet jashtë kufirit të pronës në ndërtimin e parkingut të kullës.

Kastrati ka dalë me gërmime deri në rrugën “Fatmir Haxhiu”, pjesë për të cilën ditët e fundit po ripunohet me betonarme (foto 2023; foto 2025).

Brenda kantierit të Downtown One, ku po punohet me betonarme zona fundore/Citizens.al

Shkelje të mundshme konstatohen edhe te projekti i ish-Sheratonit.

Në fillim të vitit 2022 Kastrati rrethoi pjesën para duke vijuar punimet për parkingun nëntokësor.

Pamjet satelitore tregojnë se kompania rrethoi edhe rreth 1,800 metra katrorë përtej rrugës ekzistuese të hotelit. Kjo ndërhyrje nuk ishte parashikuar në asnjë nga dy lejet e zhvillimit – të vetmet dokumente publike.

Një rrugë e re u hap krah UPT-së në atë që hartat e Kadastrës tregojnë të jetë prona 7/18 e Zonës 8160. Kështu Kastrati u zgjerua nëntokë deri në kufi të pronës së tij dhe përfitoi një rrugë që i shkon direkt në hyrjen e parkingut.

Rruga e re dhe pjesa e shtuar e hotelit të Mak-Albanias/Citizens.al

Lëvizjet në hije të “investitorëve strategjikë”

Zhvillimi i ish-Sheratonit është nisur nga Kastrati në ortakëri me sipërmarrësin Samir Mane, por sot nuk kuptohet nëse vijon e njëjta ortakëri.

Leja e parë e zhvillimit për ish-Sheratonin përmendte si zhvillues kompanitë e grupit Kastrati (Kastrati Residences dhe Kastrati Hotels & Tower) dhe Mak Elite Offices (MEO) një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Balkan Finance Investment Group (Balfin) e sipërmarrësit Mane.

Dokumentet tregojnë se në shkurt 2018 – pra, kur Kastrati bleu ish-Sheratonin – grupi bleu për 700 mijë lekë edhe 50% të aksioneve të Manes te projekti “Downtown One”, të cilat zotëroheshin nga BFI Invest – tjetër kompani e Balfin-it.

Nuk kuptohet qartë se si Balfin është tërhequr nga një projekt si “Downtown One” për kaq pak para, kur për më tepër kishin nisur punimet.

Nga ana tjetër, për MEO-n mund të themi se nuk ka pasur ecuri të gjatë. Kjo kompani e Balfinit rriti kapitalin me rreth 180 mijë euro në vitin 2020 dhe një vit më pas pezulloi dhe çregjistroi aktivitetin.

Balfin nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Citizens.al nëse vijonte të ishte e përfshirë në investimin te ish-Sheratoni, edhe pse në lejen e dytë të zhvillimit ajo nuk përmendet më.

Projekti i Kastratit u reklamua bujshëm nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj se do të tërhiqte si filiale markat ndërkombëtare të hoteleve Hyatt dhe Hilton. Në një njoftim në faqen e saj, Hilton thoshte se do të mund të niste punën në mjediset e reja nga fundi i vitit 2023.

Të dy markat ndërkombëtare nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga Citizens.al rreth arsyes së shtyrjes së këtij afati dhe periudhës se kur mund të mbarojnë punimet.

Por, rasti i ish-“Sheratonit” tregon se investimet në zemër të Tiranës nuk janë më çështje zhvillimi, por demonstrim influencash dhe pushteti.

Në një shtet ku ligji vepron selektivisht dhe informacioni mbahet i fshehur, fiton më shumë ai që ka akses te pushteti. Humb qyteti, humbin qytetarët.

The post Investimet pa transparencë: Katet shtesë dhe 6 kullat e Kastratit te ish-Sheratoni appeared first on Citizens.al.

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

12 June 2025 at 17:47

Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe.

Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur me një shkollë ku mësojnë me qindra nxënës, i zë dritën e syve fëmijëve”, thotë i revoltuar Xhaferi, i cili ka një lidhje të ngushtë me shkollën pasi është mësues.

Kulla që nxiti protestën e banorëve nuk është një rast i izoluar, por shembull konkret i një modeli zhvillimi që po përshkon të gjithë Tiranën

Citizens.al analizoi lejet e shqyrtuaranga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe Komiteti i Investimeve Strategjike (AIDA)* në periudhën 2015-2025, duke zbuluar se ky organ kolegjial i ka hapur rrugën ndërtimit të të paktën 139 kullave në kryeqytet.

KKTU drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, me fuqi të jashtëzakonshme ligjore, të cilën e ka përdorur rregullisht për të miratuar leje ndërtimi që thyejnë kriteret e planit urbanistik të qytetit.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila kryen rolin e sekretariatit mbi vendimet e KKTU-së, në jo pak raste ka dështuar të bëjë transparencë për zbardhjen e vendimeve për lejet zhvillimit dhe ndërtimit për kullat, duke bërë publike vetëm 65 nga 139 vendimet e shqyrtuara nga KKTU për objekte me lartësi nga 8 deri në 100 kate.

Janë plot 72 projekte që gjenden vetëm në rendin e ditës së mbledhjeve të KKT, për të cilat institucionet kanë injoruar detyrën për të informuar publikun nëse këto ndërtime do të realizohen, refuzohen apo ndryshohen.

Citizens.al i është drejtuar AZHT-së me disa kërkesa për informacion, duke kërkuar transparencë mbi vendimet e pa zbardhura. Agjencia u përgjigj zyrtarisht se vendimet gjenden në faqen e AZHT-së, bashkë me hartat e planvendosjes që tregojnë ku do të ndërtohen kullat.

Për të provuar se kjo është e pavërtetë, mjafton të shqyrtojmë një nga mbledhjet e fundit të KKTU-së, atë të datës 27 shkurt 2025, ku janë shqyrtuar 59 leje ndërtimi dhe zhvillimi, nga të cilat në faqen e AZHT-së janë zbardhur vetëm 9 , ndërsa 50 të tjerat mbeten jo-transparente, në shkelje të afatit ligjor prej 90- ditësh.  

Në një tjetër rast, AZHT-së iu deshën 8 muaj për të zbardhur vendimin e kullës 33-katëshe që po ndërtohet pas Teatrit Kombëtar.

“Kullat lartësohen, transparenca ulet”

Duke analizuar të dhënat e lejeve të publikuara në 15 vitet e fundit, Citizens.al ka krijuar një hartë të vendodhjes së kullave në kryeqytet. Të dhënat tregojnë një rritje progresive e lartësisë dhe intensiteit të ndërtimeve.

Në përgjithësi, 139 kullat (65 me vendime të zbardhura) kanë një lartësi mesatare prej 26 katesh. Gjysma e këtyre objekteve shkojnë me lartësi nga 24 (mediana) deri në 100 kate.

“Ajo që po ndodh është ‘kullëzim’ i qëndrës nën arsyetimin e rigjenerimit urban apo modernizimit,” thotë urbanistja Doriana Musai për Citizens. Ajo nënvizon se në asnjë kryeqytet europian nuk lejohet ndërtimi i 30-katëshëve pranë monumenteve të shek. XVIII–XIX.

Zonat më të prekura janë ato pranë Sahatit, ish-Teatrit Kombëtar, Bankës Kombëtare dhe stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë ndërtuar ose janë në proces projekte si “Eyes of Tirana”, “InterContinental Hotel Tirana”, “Mount Tirana”, “Book Building”, “Downtown One”, etj.

Në horizont, pas Operas, është shpallur projekti fitues për qiellgërvishtësin e parë që pritet të shkojë në 300 metra lartësi “Tirana Society Towers”.

Ekspertët argumentojnë se kjo është bërë e mundur përmes një përdorimi selektiv të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kryeqytetit, që lejon “zonifikim të përzier” në shumë zona.

Zona e ish-Bllokut, është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU-së kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Bashkia Tiranë parashikonte zhvillimin e zonës me godina nga 5 deri në 9 kate, ndërsa KKTU miratoi 12 lejet ndërtimi kullash me intensitet më të lartë.

Lartësia dominuese e ndërtimit në Tiranë ka ndryshuar sipas viteve, në periudhën 2000-2009, ndërtimi ishte kryesisht i kufizuar, me ndërtesa që rrallë e kalonin pragun e 10-kateve. Midis viteve 2010-2014, filloi të vërehej prirje drejt ndërtimeve më të larta, me objekte që shkonin deri në 15-kate, megjithatë me kufizime të qarta në zonat qendrore.

Ndryshimi i vërtetë ndodhi pas vitit 2015, kur Tirana përjetoi një “boom” kullash, me projekte që tejkalojnë 40-katet, duke përfshirë ndërtimet masive edhe në zona historike apo pranë monumenteve të mbrojtura.

KKTU: Më shumë fuqi, më pak kontroll dhe standarde      

Që nga ndryshimet ligjore të vitit 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është shndërruar në një instrument qendror të vendimmarrjes për zhvillimin urban në vend.

Ky organ ka marrë kompetenca të shtuara që kapërcejnë planifikimin urban tradicional dhe përfshijnë edhe administrimin e burimeve ujore – duke u emërtuar së fundmi si Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujërave (KKTU).

Sipas urbanistes Doriana Musai, përbërja aktuale e KKTU-së – e dominuar nga ministra dhe përfaqësues të qeverisë – ka zëvendësuar modelin më të balancuar që ekzistonte më parë, duke dobësuar ndjeshëm mekanizmat e transparencës dhe kontrollit.

Përmes pesë ndryshimeve në Ligjin 107/2014 dhe dhjetë vendimeve të Këshillit të Ministrave, ky institucion ka përqendruar në mënyrë të pazakontë vendimmarrjen për ndërtimet strategjike, shpesh duke anashkaluar pushtetin vendor dhe institucionet mbikëqyrëse.

Një shembull domethënës është projekti “Hora Vertikale” – një kullë 41-katëshe pranë Universitetit të Sporteve – e cila bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), që lejon ndërtime deri në 9 kate.

Ndërtimi është planifikuar mbi një fushë sportive publike, ndërsa Bashkia e Tiranës ndryshoi destinacionin e tokës me një vendim të fundvitit 2023, duke hapur rrugën për këtë zhvillim. Ky model është kundërshtuar nga arkitektë, aktivistë dhe qytetarë, duke ngritur shqetësime edhe për raste të shpronësimeve të debatueshme që shoqërojnë projekte të ngjashme.

Musai vë në dukje gjithashtu përplasjen e praktikave aktuale me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore (nr. 27/2018), i cili parashikon që çdo ndërhyrje pranë monumenteve të marrë vlerësim paraprak nga institucionet përkatëse. Në realitet, këto vlerësime shpesh merren “post-factum” – pasi projekti është miratuar politikisht – ose anashkalohen tërësisht përmes vendimeve të veçanta të KKT-së që e justifikojnë ndërtimin si “interes kombëtar”.

Ajo thekson se mungon një sistem funksional monitorimi për ndikimin vizual dhe estetik të kullave në hapësirat historike.


*Mes listës së kullave përfshihet edhe projekti “The Cliffs” – një propozim i pakërkuar që parashikon tre kulla 18-23-30-katëshe në truall publik pranë “Bulevardit të Ri”. Një rast atipik i kaluar nga AIDA dhe i papërmendur në rendet e ditës në mbledhjet e KKTU-së. Ai ka zënë vendin e projektit të grupit saudit Al Shiddi, që parashikonte gjithashtu një kullë të lartë. I paraqitur nga kompania Adriatic Resorts (me pronarë përfitues Steven Merrill Gallaway dhe Engjëll Pasha) “The Cliffs” mori statusin e investimit strategjik në vitin 2024 dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse ka leje zhvillimi apo leje ndërtimi të miratuar.

The post Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën appeared first on Citizens.al.

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës.

15 July 2025 at 11:31

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Në këtë hetim të dytë në ngarkim të Goros, ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut […]

The post SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës. appeared first on Reporter.al.

Hartim i planit të bashkëpunimit strategjik Shqipëri–Kosovë 2025–2028

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Hartimi i planit të bashkëpunimit strategjik Shqipëri–Kosovë 2025–2028 u diskutua në Tiranë, mes përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, ky nuk është thjesht një bashkëpunim teknik, është një marrëdhënie vëllazërore që forcohet çdo ditë, me besim, respekt dhe vizion të përbashkët për sigurinë e vendeve tona dhe të gjithë rajonit.

“FSK ka bërë hapa të mëdhenj përpara në transformimin dhe modernizimin e saj dhe Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me të gjitha mundësitë, në çdo fushë ku ka nevojë: nga arsimimi dhe stërvitja, te shkëmbimi i eksperiencave dhe ndërtimi i kapaciteteve”, thekson MM.

MM shprehu vendosmërinë për ta çuar edhe më tej këtë bashkëpunim.

/gj.m/j.p/

The post Hartim i planit të bashkëpunimit strategjik Shqipëri–Kosovë 2025–2028 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin

4 July 2025 at 10:06

Hezbollahu ka nisur një proces të gjerë rishikimi strategjik pas luftës shkatërruese me Izraelin, ku po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të rolit të tij si një lëvizje e armatosur, pa u çarmatosur plotësisht.

Ky zhvillim është bërë i ditur nga burime të njohura me diskutimet brenda grupit militant libanez, të cilat janë ende në fazën e shqyrtimit dhe nuk janë raportuar më parë.

Këto diskutime pasqyrojnë presionet e mëdha me të cilat është përballur Hezbollahu që nga arritja e armëpushimit me Izraelin në fund të nëntorit. Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë territoret ku grupi ka ndikim, duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të armëpushimit, akuza që grupi i mohon vazhdimisht.

Po ashtu, Hezbollahu po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe me kërkesa të SHBA-së për çarmatimin e tij, ndërkohë që ka pësuar një ndikim të zvogëluar politik që nga formimi i një kabineti të ri libanez në shkurt, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sfondin e këtyre sfidave, situata për Hezbollahun është komplikuar më tej nga ndryshimet sizmike në ekuilibrin rajonal të pushtetit. Lufta e kaluar me Izraelin i ka shkaktuar dëme të mëdha grupit, duke përfshirë shkatërrimin e komandës së tij dhe humbjen e mijëra luftëtarëve, si dhe asgjësimin e pjesës më të madhe të arsenalit të tij.

Një tjetër goditje për Hezbollahun ka ardhur nga rrëzimi i Bashar al-Assad-it, aleatit të tij sirian, në dhjetor, duke prerë një linjë kyçe furnizimi me armë nga Irani. Ndërkohë, Irani është duke dalë nga një luftë e ashpër me Izraelin, duke ngritur pyetje mbi mundësinë e ofrimit të mëtejshëm të ndihmës për grupin libanez.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

By: Ela
30 June 2025 at 11:29

Nga Boldnews.al Në një kohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria e Përgjithshme presin më kot prej mbi dy vitesh që të marrin fond nga qeveria për të sistemuar infrastrukturën e Gjykatës së vetme të Apelit në vend, kryeministri Edi Rama duket se ka prioritete të tjera. I gjithëpushtetshëm, me portofolin e Shqipërisë në […]

The post Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

13 June 2025 at 09:55

Vitin e kaluar, Sherif Durmishaj punësoi një duzinë punonjësish të huaj – 10 nga Filipinet, dy nga India – për të punësuar në restorantin e fshatit të tij pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Ai i punësoi ata përmes njërës prej agjencive të rekrutimit që janë përhapur si kërpudha në përgjigje të kërkesës për punë përgjatë […]

The post Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto? appeared first on Reporter.al.

Projekti SCOPE III/ Partneriteti strategjik ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane

27 May 2025 at 15:56

Me nisjen zyrtare të projektit SCOPE III, u konfirmua një nismë strategjike që synon modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve policore dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Shefit të Departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, Mathias Schaef, njëherazi edhe drejtues i projektit, u theksua se partneriteti me Policinë Federale Gjermane është kthyer në një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimit të sigurisë në Shqipëri.

Nisja e fazës së tretë është konfirmim i një besimi të ndërsjellë dhe i një partneriteti strategjik që i kalon kufijtë teknikë”. Gjatë takimit, Drejtor Proda u shpreh: “Në drejtimin e z. Schaef, projektet SCOPE I dhe II kanë sjellë rezultate konkrete dhe ndikim të drejtpërdrejtë në profesionalizimin dhe transformimin e strukturave tona.

Në kuadrin e projektit SCOPE III përfshihen nisma konkrete si: dixhitalizimi i trajnimeve, zbatimi i inteligjencës artificiale, ngritja e strukturave rajonale shkencore, shkëmbimi i hetuesve, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përfshirja në role udhëheqëse në kuadër të platformës EMPACT.

Ky projekt, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe menaxhimin e Policisë Federale Gjermane, konfirmon rolin gjithnjë e më aktiv të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rajonale dhe ndërtimin e standardeve europiane të zbatimit të ligjit.

The post Projekti SCOPE III/ Partneriteti strategjik ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane appeared first on Sot News | Lajme.

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

8 May 2025 at 17:52

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 14 Maj seancën gjyqësore ku do të shqyrtojë ankiminin e SPAK kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, që e detyron të hetojë ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj biznesmen Artan Gaçi. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e kallëzuesit Alfred Beleri, i cili […]

The post Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës appeared first on BoldNews.al.

Tor Mezini me të shkuar kriminale u shpall investitor strategjik në pronë të vjedhur

8 May 2025 at 09:53

Nga uzurpimi i tokës në Lukovë, manipulimi i drejtësisë, tek shpallja e biznesmenit me të kaluar kriminale si ‘investitor strategjik’ në Dhërmi, një histori vjedhjeje, ndikimi dhe heshtjeje shtetërore. Në brigjet e arta të Lukovës, ku deti përplaset qetësisht në breg dhe pronat kanë vlerën e arit, një hotel luksoz u ndërtua mbi një pronë […]

The post Tor Mezini me të shkuar kriminale u shpall investitor strategjik në pronë të vjedhur appeared first on BoldNews.al.

“Investimi” që filloi me pushtim prone dhe përfundoi me titull strategjik

By: user 5
7 May 2025 at 18:44

Nga Sabina Nika

Në brigjet e arta të Lukovës, ku deti përplaset qetësisht në breg dhe pronat kanë vlerën e arit, një hotel luksoz u ndërtua mbi një pronë të kontestuar që u pasua me një zinxhir skandalesh që përfshijnë korrupsion, falsifikime dhe heshtje institucionale.

Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se kompania “Building Construction” nisi punimet për hotelin luksoz pa leje ndërtimi ndërsa pronari i saj rezulton me një të shkuar të errët.

Në mars të 2020 në policinë lokale ka pasur disa denoncime por pavarësisht kallëzimit dhe referimit të çështjes nga policia, prokuroria e Vlorës vendosi mbylljen dosjes me argumentin se denoncimi nuk përmbante elementët e veprës penale.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Posaçme zbuluan se pas vendimit për pushimin e çështjes qëndronin tentativa për të ndikuar te prokurori i rastit me pagesa të paligjshme. Avokatë, prokurorë dhe ndërtues janë përfshirë në një rrjet ndikimi për të garantuar mbylljen e hetimit dhe vijimin e projektit, pavarësisht pretendimeve të qarta për shkelje të ligjit dhe të drejtave pronësore.

Ndërkohë, biznesmeni Mentor Mezini, përfitoi statusin e investitorit strategjik pa asnjë kontroll të figurës, duke ndërtuar në pronat e kontestuara.

Kur drejtësia vret ligjin

Në mars të vitit 2020, Ashimaq Kokaveshi denoncoi në Komisariatin e Policisë së Himarës fillimin e punime për ndërtimin e një hoteli në tokën e tij. Kokaveshi u tha punonjësve të policisë se kompania “Building Construction” sh.p.k. kishte filluar punën pa lejen përkatëse dhe në një pronë të “vjedhur” që ishte toka e tij.

Sipas kallëzimit të Kokaveshit, punimet kishin përfshirë rreth 200 m2 dhe katër ullinj shekullorë në zotërimin e familjes së tij, të cilët u zhdukën për të hapur vend për një resort me pesë kate, pishinë dhe ambiente rekreative.

Bashkë me të, të njëjtat fakte kallëzuan edhe Vasillaq Gjezo dhe Dhimitër Kokaveshi. Të tre burrat pretendonin se toka e tyre u ishte “rrëmbyer” për t’i hapur rrugë ndërtimin luksoz.

Ashimaqi i tha “shteg.org”, se edhe 1000 metra katrorë të tjerë, po në atë zonë, ishin rrëmbyer nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, dhe se çdo përpjekje e tij për të rifituar pronën kishte dështuar.

Kallëzimi i tre burrave që ngrinin pretendime mbi pronësinë e e tokës ku po ndërtohej hoteli i pagëzuar “Prado Luxury” u referua më 26.03.2020 nga Komisariati i Policisë Himarë në Prokurorinë e Vlorës.

Dokumentet tregojnë se çështja u regjistrua si procedimi penal me numër 669/2020.

Prokurorit të Vlorës i janë dashur vetëm 2 muaj për të vendosur mbi fatin e pronave të banorëve, të cilët thanë se kurrë nuk janë thirrur më për të dëshmuar mbi uzurpimin që iu bë pronës së tyre.

Por, pavarësisht provave të paraqitura, më 28.05.2020, prokurori Erjon Shaqiri vendosi mos-fillimin e procedimit penal, duke e justifikuar me “mungesën e elementëve të veprës penale”.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kanë hedhur dritë mbi prapaskenat e vendimit të çuditshëm të prokurorisë.

SPAK njoftoi të shtunën më 4 janar 2025 përfundimin e hetimeve paraprake ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka dhe tre të pandehurve të tjerë të akuzuar për ushtrim ndikimi në katër çështje penale që lidhen me dosjen e “Toyota Auris”, një hetim pasuror të Suel Çelës, një person i akuzuar për krime të rënda penale.

Pjesë e hetimit, përvec ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, ishin dhe oficerja e policisë gjyqësore Eriona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi, të cilët akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm në katër çështje penale.

Në mesin e këtyre dosjeve flitet edhe për ndërtim e paligjshëm në pronën e Ashimaq Kokaveshi, i cili në vitin 2020 kishte denoncuar kompaninë “Building Construction” për pushtim prone dhe ndërtim pa leje .

Prokurori Aurel Zarka, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, u përfshi në mbylljen e kësaj çështjeje në mënyrë të dyshimtë, ndërsa nga përgjimet e SKY ECC zbulohet se një shumë prej 2,000 deri në 3,000 euro u diskutua si “pagesë” për të garantuar vendimin e mos-fillimit.

Në komunikimet e përgjuara, shtetasit Radovan Çela (avokat), Astrit Vladi dhe Aurel Zarka shfaqen duke diskutuar mënyrat e ndërhyrjes dhe shumën që do të paguhej për të siguruar mbylljen e hetimit.

Avokati Radovan Çela luan një rol kyç. Ai jo vetëm propozon një pagesë prej 2,000 deri në 3,000 euro, por edhe sugjeron mënyrën sesi ajo duhej të shpërndahej për të arritur ndikimin tek prokurori i çështjes.

Çela garanton se falë lidhjeve të tij me funksionarë të sistemit të drejtësisë, çështja do të mbyllej pa pasoja ligjore.

Avokati Çela jo vetëm që garantoi zgjidhjen “pa pasoja”, por mori përsipër edhe organizimin dhe mbikëqyrjen e ndërhyrjes në drejtësi.

“Nuk di si e mbyllën por ne na thanë se çështja nuk shkoi në gjykatë. Unë jam 80-të vjeç dhe nuk i shkoja dot nga mbrapa dyerve të prokurorisë, dhe pas kësaj ai pronari i hotelit erdhi dhe na tha se do të rregullohej me ne” – i tha “shteg.org” Ashimaq Kokaveshi.

Banorët tregojnë se pas mbylljes së hetimeve të prokurorisë së Vlorës, kompania ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e pronës.

Ashimaq Kokaveshi, i zhgënjyer nga reagimi institucional, zgjodhi të mos ndiqte më rrugën gjyqësore, por dhe ai u fut në një marrëveshje të drejtpërdrejtë me investitorin Mentor Mezini. Ai nënshkroi dy kontrata për kompensimin e pronës së tij, për të cilën thotë se ishte uzurpuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Kontratën e parë Kokaveshi ka nënshkruar me kompaninë “Building Construction”, për sipërfaqen prej 200 m2. Të dytën e ka nënshtruar pjesën tjetër të tokës prej 1000 m2, ku ai thotë se shtrihet hoteli luksoz.

“Me një çmim shumë të ulët kam nënshkruar dy kontrata, por deri më tani nuk kam marrë asnjë qindarkë. Ai pronari i hotelit vjen dhe na takon. Na kanë premtuar se do i kalojnë lekët, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur” – tha Kokaveshi për “shteg.org”.

E ndërsa 80 vjeçari ka pesë vite që pret të kompensohet për pronën e tij, buzë detit të Lukovës, në një nga segmentet më piktoreske dhe të lakmuara të rivierës shqiptare, “Prado Luxury Hotel” është kthyer në një destinacion për turistët e kamur vendas dhe të huaj.

I pozicionuar në një sipërfaqe të gjerë me pamje të hapur drejt Jonit, hoteli përbëhet nga një godinë 5-katëshe moderne, një pishinë panoramike, bar luksoz në hyrje, beach-bar buzë bregut dhe kënd lojërash të gjelbëruar për fëmijë.

Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se ky nuk është hoteli i vetëm që “Building Construction” dhe pronari i saj, Mentor Mezini ka në zonën e lakmuar të rivierës shqiptare.

Një vit, pasi mbylli çështjen me banorët e Lukovës, që sipas hetimeve nëpërmjet korruptimit të sistemit të drejtësisë, Mentor Mezini përfiton nga shteti statusin e “investitorit strategjik”, përmes projektit “Drymades Beach Resort”. Ky status i siguroi atij lehtësi administrative, përparësi në trajtimin e tokës dhe mbështetje nga struktura shtetërore.

Një “investitor strategjik” me të kaluar kriminale

Mentor Mezini, deri në nëntor të vitin 2024 ishte një emër i njohur në Shqipëri për aktivitetet e tij në fushën e biznesit, kryesisht në sektorin e turizmit, ndërtimit dhe tregtisë. Ai ishte pronar i disa kompanive të cilat përfshinin “Star Butik Hotel”, një kompleks turistik në Himarë dhe Tiranë, “TBC Distribucion”, që merrej me import-eksport, “Xplorer” dhe “Entire”, të cilat operonin në sektorët e ndërtimit dhe bujqësisë, si dhe “Norman Petroleum”, një kompani që merrej me tregtinë e karburanteve.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme, dhe dosjet që rrodhën në media e identifikonin atë me nofkën “Tor Lushnjari”, me një të shkuar kriminale, po ashtu dhe në marrëdhënie financiare dhe sociale me individë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Emri i Mezinit përmendet në dosjen penale që SPAK po heton ndaj tre vëllezërit Merkaj nga Berati dhe lidhjet e tyre të dyshuara me rrjete kriminale, përfshirë edhe familjen Çopja nga Elbasani.

Por, pavarësisht këtij profili, në korrik të vitit 2024, kompania e tij “Bluebay” sh.p.k. përfitoi nga Komiteti i Investimeve Strategjike statusin “Investitor Strategjik” për ndërtimin e projektit luksoz “Drymades Beach Resort” në Gjilekë të Himarës.

Vendimi, që i garanton përfitime dhe privilegje të veçanta nga shteti, u mor pa asnjë verifikim të figurës së Mezinit, një kërkesë e detyrueshme ligjore, sipas Ligjit Nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike”.

Bazuar në Ligjin Nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike”, ndër kriteret për përfitimin e statusit “investitor strategjik” një ndër pikat kryesore është që investitorët të mos kenë rekorde penale për vepra që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar apo pastrimin e parave.

Në mënyrë të pashpjegueshme, Komiteti i Investimeve nuk ka përfshirë asnjë verifikim të figurës penale të Mezinit në vendimin nr. 5, datë 11.07.2024. AIDA, që sipas ligjit ka detyrimin të bëjë kontrollin e integritetit të investitorit.

Pika 2 e Nenit 14, për procedurat e verifikimit të dokumentacionit, e detyron Agjencinë për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) të bëjë, verifikim të integritetit të aksionarëve dhe përfaqësuesve ligjorë.

Në dokumentacionin e vendimit nuk ka asnjë informacion për verifikimin penal të Mezinit, ndonëse ai ishte tashmë emër i ekspozuar në hetime publike.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, e sheh këtë rast si simptomë të një fenomeni më të gjerë dhe alarmues, siç është kapja e shtetit nga krimi i organizuar.

“Përfshirja e individëve me të shkuar kriminale në radhët e investitorëve strategjikë nuk është rastësi, por provë e bashkëjetesës së krimit me politikën”, thotë ai.

Sipas Preçit, skema të tilla shërbejnë për të legjitimuar burime të dyshimta financiare, për të siguruar privilegje fiskale dhe për të ushtruar ndikim mbi vendimmarrjen politike.

“Kjo kategori sipërmarrësish luan një funksion kompleks: nga njëra anë sigurojnë privilegje fiskale dhe përfitime të tjera që ndihmojnë në legjitimimin e burimeve të tyre financiare – qofshin ato të njohura apo të panjohura – dhe vendosen në një pozitë më të favorshme në tregjet përkatëse (si ndërtimi apo operimi i resorteve); nga ana tjetër, ata shërbejnë si burim i financimeve të paligjshme për partitë politike në pushtet dhe pasurimit të padrejtë të disa politikanëve dhe vendimmarrësve të lartë” – sqaron eksperti i ekonomisë.

Dhe në fakt, ende pa u tharë bojë mbi vendimin për investimin strategjik, në prill 2024, Mezini vendosi të shesë 100% të kuotave të “Bluebay” për një shumë prej 12 milionë eurosh.

Blerësit janë tre kompani shqiptare, “Edil Project”, “Belhaus” sh.p.k. dhe “Hotel Colosseo” të lidhura me familjen e biznesmenit Pjerin Fushaj. Sipas kontratës, pagesa do të kryhet me tre këste, ndërsa ndërmarrja do të transferohet plotësisht te blerësit.

Resorti parashikohet të ndërtohet për një vlerë investimi prej 6.3 milionë eurosh, do të ketë 110 dhoma dhe pritet të punësojë rreth 165 persona. Por kontrasti mes kësaj shume dhe çmimit të shitjes prej 12 milionë eurosh.

Kjo është hera e parë që një projekt i shpallur “strategjik” ndërron pronar brenda pak muajve nga miratimi i statusit, dhe sipas ekspertëve këto manovra mund të kthehet në një instrument për pastrim parash, përfitim të privilegjeve shtetërore dhe për riciklim të kapitalit kriminal në ekonomi.

Agjencia e Investimeve Strategjik nuk iu përgjigj pyetjeve mbi gjetjet e “shteg.org”, po ashtu edhe Mezini refuzoi të komentonte akuzat në lidhje me të shkuarën e tij dhe bashkëpunimin me subjekte që janë nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme si të dyshuar për veprimtari të organizuar kriminale.

Ndërsa për ekspertët rasti i “Drymades Beach Resort” është një shembull ku një projekt me emërim zyrtar “strategjik” mund të kthehet në një instrument për pastrim parash, përfitim të privilegjeve shtetërore dhe për riciklim të kapitalit kriminal në ekonomi.

“Vetë përzgjedhja e projekteve të propozuara nga këta sipërmarrës është tregues i qartë i moszbatimit të kuadrit ligjor në fuqi, i mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i politizimit ekstrem të vendimmarrjeve që kanë pasoja shumë të dëmshme për buxhetin e shtetit, pasuritë publike dhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.

“Kjo situatë krijon një sërë pasojash të menjëhershme dhe afatgjata, të cilat përfshijnë aspekte themelore të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit. Disa nga këto pasoja janë: mundësimi i pastrimit të parave në shkallë të gjerë, shpesh në dhjetëra miliona euro; deformimi i konkurrencës në tregje, çka sjell dështimin apo pamundësinë e zhvillimit për bizneset e ligjshme; vënia e institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të krimit të organizuar; dhe përdorimi i fondeve të paligjshme në fushata elektorale, që dëmton rëndë integritetin e procesit zgjedhor” – thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike./ Shteg.org

The post “Investimi” që filloi me pushtim prone dhe përfundoi me titull strategjik appeared first on Lapsi.al.

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

26 April 2025 at 20:43

Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan, ka blerë hotelin “White Roads” nga kompania Gjikuria. Transaksioni është njoftuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por çmimi i shitjes nuk është bërë publik. Sipas dokumentave kontrata e shitjes së aksioneve të shoqërisë “White Roads Hotel” shpk është nënshkruar në datën 24 prill. “White Roads” është një projekt që […]

The post Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria appeared first on BoldNews.al.

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

22 April 2025 at 17:34

Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik. Në sipërfaqen prej 5512 m2, në kodrinën buzë detit jonë, në zonën e quajtur Gjilekë nuk ka asnjë shenjë dalluese që tregon se […]

The post Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë appeared first on BoldNews.al.

Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit

26 March 2025 at 17:12

Disa dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë u përplasën të mërkurën me policinë në afërsi të një zone 2.2 kilometra nga fshati ku filluan punimet për resortin turistik Blue Borgo, i cili ka marrë statusin e investimit strategjik nga qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2024. Banorët e zonës kërkuan ndalimin e punimeve deri […]

The post Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit appeared first on Reporter.al.

SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për ‘Sky ECC’

4 March 2025 at 18:37

Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv. Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në […]

The post SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për ‘Sky ECC’ appeared first on Reporter.al.

Resulaj: Aplikimi për statusin “Investitor Strategjik” deri në fund të 2026-ës

31 January 2025 at 00:27

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj ka prezantuar sot në Kuvend, nismën për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 55/2015 për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë. Ligji bashkë me 10 VKM të tjera, sipas Resulajt, u konceptua si një paketë ligjore pilot, me qëllim nxitjen e investimeve në sektorët e konsideruar strategjikë.

“Nga viti 2016 deri më sot janë trajtuar nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) 117 projekte investimi, një pjesë e tyre janë miratuar, refuzuar dhe një pjesë në proces. Vlera e parashikuar nga këto investime parashikohet të shkojë në 6.2 miliardë euro dhe të ketë rreth 30 mijë punonjës. Duke parë këtë interes të shtuar në sektorët më strategjikë dhe më prioritarë të përcaktuar për ekonominë shqiptarë është vënë re edhe një mangësi në zbatimin e ligjit, nga eksperienca tetëvjeçare që i ka trajtuar këto projekte,” u shpreh ajo.

Deputetja Resulaj tha se nisma vjen për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe për ta bërë këtë ligj më të zbatueshëm.

“Propozoj zgjatjen e afatit deri në 30 dhjetor 2026, pasi kjo situatë ka ndodhur sepse nuk ka pasur një ligj të integruar të investimeve të huaja direkte dhe atyre strategjike. Një prej rekomandimeve që vjen nga BE-ja, sipas Planit të Rritjes deri në vitin 2027 nuk duhet të kemi projekte apo ligje me diferencime dhe statuse të veçanta, duke bërë të mundur që të unfikohen në një ligj të vetëm”.

Sipas Resulajt, “nisma konsiston në përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe ligji parashikon një klasifikim të gjashtë sektorëve strategjikë: sektori energjetik dhe minerar, transport infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe peshkim, zhvillimi i zonave teknologjike dhe atyre me përparësi zhvillimi”.

“Ka pasur interes të lartë në aplikimet për përfitim të statusit investitor strategjik nga subjekte me projekte që nuk i përkasin kësaj liste në ligjin aktual. Statusin investitor strategjik, procedurë e përshpejtuar, e përfitojnë edhe projektet që pavarësisht se nuk janë pjesë e listës së sektorëve prioritarë, kanë si kriter vlerën e kapitalit më të madh se 50 milionë euro”, theksoi ajo.

Deputetja socialiste tha se ekzistojnë edhe disa ndryshime për vënien në dispozicon të bregut të detit, të parashikuar në nenin 29 të ligjit aktual.

“Përdorimi i bregut të deteve, lumenjve dhe liqeneve si stacione plazhi lejohet me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave. Shtohen edhe pika të tjera që përcaktojnë përdorimin e brigjeve deri në 30 vjet. Kompetencat i kalojnë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të lidhur marrëveshjet përkatëse me investorin si edhe tarifa e përdorimit përcaktohet nga këshilli bashkiak”.

“Një propozim tjetër është furnizimi i AIDA-s me një portofol investimi për promovim nga ana e agjencisë për një periudhë trevjeçare, së bashku me kalendarin njëvjeçar të projekteve të investimit për të cilat ministritë janë përgjegjëse. Fondi për pasuritë e paluajtshme për mbështetjen e investmeve strategjike krijohet dhe inventarizohet nga MEKI,” pohoi Resulaj.

Sipas deputetes, vendimet që merr Komiteti i Investimeve Strategjike shpeshherë kanë rezultuar të pazbatueshme dhe problematikat kryesore kishin lidhje me çështje pronësie.

“Ky projektligj rrit monitorimin fillestar të çdo projekti të propozuar. Propozime në rastet kur vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike duhen rishikuar dhe këtu bëhet fjalë për revokimin e statusit të investitorit strategjik, kur ka tejkalim të afateve për mospërmbushje të detyrime që mund të shkaktojnë një dëm mjedisor apo pasuror. Projektligji propozohen futjen e disa koncepteve si pezullim i përkohshëm, shfuqizim dhe anullim të vendimit të Komiteti i Investimeve Strategjike,” tha Resulaj.

/r.e/a.f/

The post Resulaj: Aplikimi për statusin “Investitor Strategjik” deri në fund të 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Plani Strategjik i Kuvendit 2025-2030 synon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian

29 January 2025 at 15:36

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030 me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, Përfaqësisë së OSBE në Shqipëri, kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe partnerë strategjikë.

Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e funksionimit të Kuvendit, në procesin legjislativ, kontrollin parlamentar dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, Kryeparlamentarja u ndal në arritjet gjatë zbatimit të Planit të parë Strategjik të Kuvendit  2020-2025, si dhe ndau disa nga çështjet që janë përfshirë në draftin e Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030.

“Plani Strategjik 2025-2030 përfaqëson një vizion të qartë dhe të vendosur, vizion i cili para së gjithash pasqyron Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Shqipëria nuk po pret të jetë gati. Shqipëria po vepron sot – me reforma, me përkushtim dhe Kuvendi synon të jetë zemra e kësaj përpjekjeje. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është një objektiv ambicioz, por tërësisht i realizueshëm, nëse mbajmë parasysh shpejtësinë e këtij procesi dhe thellësinë e reformave, masave e veprimeve që kemi ndërmarrë gjatë kohëve të fundit, si mbajtja e mbledhjes së dytë dhe të tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt I-Themelorët dhe VI-Politika e Jashtme dhe të Sigurisë. Strategjia e Kuvendit 2025-2030 është një pjesë e masave tona për arritjen e këtij objektivi dhe Kuvendi duhet të ngrihet në lartësinë që paraqet kjo sfidë. Ne po punojmë që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë të jetë parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian”, u shpreh Spiropali.

Duke u ndalur në shtyllat kryesore, Spropali nënvizoi se, Plani Strategjik përcakton prioritetet e zhvillimit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2025–2030 për të përmbushur me sukses vizionin dhe misionin e tij, si dhe për të arritur standardet më të larta të demokracisë parlamentare.

Duke u ndalur në disa projekte të suksesshme që janë mundësuar fal mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve strategjikë, Spiropali nënvizoi se, këto bashkëpunime dëshmojnë përkushtimin për një Kuvend më të hapur, më të përgjegjshëm dhe më të angazhuar, në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Për ne, ky plan nuk është thjesht një dokument; është angazhimi ynë për të ardhmen e përbashkët. Një angazhim që do të jetë i mundur vetëm me bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Në fund të fundit kjo është një përpjekje e përbashkët dhe ky është Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Ju ftoj të jeni aktiv në këtë proces dhe që sot të fillojmë diskutimet konkrete mbi draftin që kemi dhe mbi propozimet që keni bërë për projekte dhe nevojat që ka Kuvendi në bazë të një vlerësimi të nevojave që kemi bërë dhe po bëjmë”, përfundoi Spiropali.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, bëri një prezantim dhe detajim të disa nga objektivat e Planit Strategjik të Kuvendit 2025-2030.

Gjonçaj theksoi se, synimi final është arritja e një dokumenti, që të reflektojë kontributin e të gjithë faktorëve, të analizojë të dhëna dhe praktikat më të mirat të vendeve partnere, duke u siguruar që ky plan të adresojë si sfidat ashtu edhe mundësitë.

Ambasadorët e pranishëm në aktivitet Silvio Gonzato, ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, Niklas Ström, ambasador i Suedisë në Shqipëri, ambasadore e Austrisë në Shqipëri, Karl Bergner, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Michel Tarran, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fiona Mçluney, koordinatore e Përhershme e OKB-së, Shakira Birtwhistle, sekretare e Parë e Ambasadës Britanike në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, etj, gjatë diskutimeve të tyre shprehën vlerësimin për partneritetin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe nënvizuan përkushtimin për të vijuar punën në forcimin e qeverisjes demokratike, rritjen e efektivitetit institucional, për të ndërtuar një parlament që është transparent, gjithëpërfshirës dhe i gatshëm për të përballuar sfidat e rrugëtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të takimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri të ditur se procesi i konsultimit të draftit final të Planit të ri Strategjik të Kuvendit do të vijojë me grupet parlamentare, median, shoqërinë civile, si dhe me aktorë të ndryshëm të shoqërisë. /j.p/

1 nga 4

The post Spiropali: Plani Strategjik i Kuvendit 2025-2030 synon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’ 

27 January 2025 at 18:07

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të […]

The post Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’  appeared first on Reporter.al.

Nuk paguan taksat, vihet nën sekuestro “investitori strategjik” i Artan Gaçit

25 January 2025 at 11:13

Nga Boldnews.al Kompania “AG.TCC” e ish-deputetit socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, është vendosur nën sekuestro, për shkak të mos-shlyerjes së detyrimeve tatimore. Në Tetor të vitit 2024, administrata tatimore ka depozituar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), “Vendosje të masës së sigurimit të detyrimit tatimor, mbi tatimpaguesin subjekti ‘AG. TCC’, pajisur […]

The post Nuk paguan taksat, vihet nën sekuestro “investitori strategjik” i Artan Gaçit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌